14.8 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Shqipërisë i vënë veton për negociatat, psikopati: Lajm i mirë….

Katër vende janë skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, konfirmoi këtë të martë eurokomisioneri Johanes Hahn. Ndërsa, dhoma e ulët e parlamentit holandez ka hedhur poshtë hapjen e negociatave me Shqipërinë, raportoi VOA.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, kryeministri Edi Rama shprehet se takimi në Luksemburg ishte pozitiv. Deklaratën e bën në një postim në Twitter, ku si përherë sulmon dhe opozitën.

“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse ,Shqipëria po reziston. Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30 qershor”, shkruan ai.

BE i mbyll dyert Ramës: Nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë!

Dyert e Bashkimit Evropian do të rrinë ende të mbyllura për Shqipërinë. Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn tha sot se nuk është arritur të merret një vendim në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë verë, duke theksuar se BE kërkon më shumë kohë për të vlerësuar rekomandimet e KE.

“Dua të falënderoj presidencën rumune. Ka pasur përpjekje të suksesshme. Ne kemi bërë progres në fakt. Nuk jemi aty ku do donim por kemi bërë progres. Këshilli ka thënë se është mjaft i rëndësishëm integrimi në BE. Shpresojmë që këto vende të Ballkanin Perëndimor të integrohen në BE. Ka disa vende që nuk janë të gatshme për të pranuar hapjen e negociatave me Shqip e M. Veriut, megjithatë Be mendon se këto vende duhet të shpërblehen. Nuk është vetëm në interes të këtyre 6 vendeve të B.Perëndimor por edhe në interesin tonë.

Është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë me këto vende që përmirësojmë kushtet. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale. Sipas rezultateve zgjerimi ndikon në paqe, në stabilitet në rajon pra është investim për to., megjithatë një vendim nuk është arritur të merret në lidhje me hapjen e negociatave. Nuk është arritur të merret këtë verë. Kërkojnë më shumë kohë për rekomandimet tona që të bëjnë vlerësimin e tyre”, deklaroi Hahn.

Edi Rama është në grahamat e fundit, më 21 Qershor të gjithë në shesh…

Edvin Kristaq Drama po perdor te gjitha mjetet, administraten shteterore, parate e droges, lidhjet me krimin, korrupsionin, intimidimin e votuesve te opozites, blerjet masive te votave, prokurorine, KQZ-ne, mediat e kapura dhe blera me parate e krimit te organizuar, burgosjen e kundershtareve politike per te mbajtur pushtetin. Keshtu, ai po perdor te gjithe makinerine shteterore te bere njesh me krimin e organzuar për të mbajtur karrigen e tij.
Kete fakt e vertetoi edhe publikimi i pergjimeve nga gazeta me madhe gjermane, Bild ku vete Rama dhe ministrant e tij dhe zyrtaret e PS dalin ne pergjime ne blerjen e votave ne zgjedhjet locale ne 2016 ne Diber.
Perballe uzurpimit te pushtetit nga nje njeri skizofren, opozita dhe lideri i saj, Lulzim Basha eshte ngritur ne kembe per te larguar qeverine e korruptuar dhe te lidhur me krimin e organizuar.
3 muaj proteste 24/24 ne çadren e lirise, 18 shkurt-18 maj 2017 treguan se Basha kishte te drejte kur deklaromte se Rama po e drejton qeverine me kriminelet dhe bandat.
Dhe ja ku jemi sot!
Nje situate e rende, e percipituar me shpejtesi te frikshme drejt nje perplasje civile terresisht te panevojshme, thjesht per tekat e nje KM te semure dhe drogaxhi !
Ne grahamat e fundit jane diktatoret qe sillen ne kete menyre, jane te gatshem qe drejt fundit te tyre te terheqin dhe te rrezikojne jete te pafajshme njerzish, te sjellin bashke me fundin e tyre shkaterrim, urrejtje dhe lufte.
I tille eshte dhe Edvin Kristaq Drama!
Eshte nje panorama me e erret dhe e rende se ajo e parazgjedhjeve te para te 31 Marsit 1991.
Ne 31 Mars 1991 – Partia e Punes se Shqiperise me makinerine e saj shteterore, Sigurimin e Shtetit, Median dhe TV, por pa para krimi e droge kunder popullit te varfer qe perfaqesohej me Opoziten me 3 muaj jete!
Dhe sot e gjithe Makineria Shteterore e kapur nga krimi i organizuar me parate e droges dhe korrupsionit galopant ne keto 6 vite, perballe popullit opozitar qe kerkon zgjedhje te lira dhe te ndershme!
Nuk ka me zi! Situate me te rende nuk mund te kete!
Nese do heshtim dhe sot duhet te heshtim pergjithmone!
Mendojne se me Blinda, Gaz dhe FNSH do te trembin nje popull te tere!
Mendojne se kane pranga per te gjithe ne!
Mendojne se do na gjunjezojne te heshtim dhe te pranojme fatin qe kane parashkruar pushtetaret e kapur me ze dhe figure me boten e krimit!
Nese nuk fitojme sot jemi te humbur pergjithnje!
Kanceri qe ka kapur kete vend duhet shkulur me çdo mjet!
Asnje iluzion tjeter nuk na shpeton prej mafies qe ka kapur shtetin ne çdo qelize, vec largimit nje sekonde e me pare te kokes se krimit te organizuar dhe sherbetoreve te tij ne cdo institucion te shtetit.
Çdo dite dnese do jete e nevojshme do jem ne proteste per shkuljen e kesaj te keqje qe me ka zene frymen!
Sot fjalen e ka sovrani per te shpetuar vetvehten dhe te ardhmen e femijeve te tij.
Me 21 Qershor populli do te vershoje ne shesh per te shporrur Edi Ramen dhe banden e tij ne qeveri. Te premten do te jete protesta me amdheshtore qe ka qene ndonjehre ne vendin tone.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE POR ATDHEU I SHQIPTAREVE!
Beneta SHENA
18 Qershor 2019
Tirane

Përgjimet tregojnë se Rama, qeveria e tij dhe PS kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë pushtetin dhe…

• Përgjimet tregojnë se Edi Rama, qeveria e tij dhe PS kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme.

• Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me rradhë duhet të ishin sot në burg për vjedhjen e votave.

• Për shqiptarët tani është e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve, vepër për të cilat që nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me rradhë duhet të ishin sot në burg.

Durrësi dhe Dibra janë dy krime të rënda elektorale, që vërtetojnë se Edi Rama di vetëm të vjedhë, të kërcënojë, të shantazhojë e të blejë vota, duke përdorur krimin, policinë dhe administratën.

Por Durrësi dhe Dibra nuk janë thjesht dy krime të shkëputura dhe rastësore. Përgjimet faktojnë se vjedhja e zgjedhjeve, në bashkëpunim me krimin, është një skemë e ngritur nga Edi Rama dhe e zbatuar nga bashkëpunëtorët e tij.

Edi Rama, Qeveria dhe Partia Socialiste kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme.

Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Arben Keshi, Drini Gjeçi, Artan Gaçi, Sali Skura, Bekim Krashi dhe çdo person tjetër që i garanton Edi Ramës funksionimin e skemës së tij kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve janë sot e kësaj dite të pandëshkuar nga drejtësia.

Të gjithë janë të shpërblyer me poste dhe detyra të larta shtetërore, nga vetë Edi Rama, i cili si autori dhe urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i kësaj skemë, ka dal garant që politikanët dhe bandat që bashkëpunojnë për të vjedhur zgjedhjet, të jenë mbi ligjin e drejtësinë dhe të mos ndëshkohen.

Në vend që Pjerin Ndreu të ishte para drejtësisë, për kërcënimet kriminale ndaj votuesve, ai sot është promovuar nga Edi Rama si kandidat për Bashkinë e Lezhës.

Në vend që Vangjush Dako, të ishte në burg për bashkëpunim me krimin dhe bandat, po gëzon pension të qetë politik, i pandëshkuar. Cdokush nga kupola e krimit, me të cilin Edi Rama ka blerë dhe kapur pushtetin në mënyrë të paligjshme, është i pandëshkuar nga drejtësia.

Përgjimet tregojnë se vetë Edi Rama duhet të ishte para drejtësisë. Ai është arkitekti i vjedhjes së zgjedhjeve, krimineli gjakftohtë që është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për pushtetin dhe pasurinë e tij personale.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama mori nën kontroll të plotë prokurorinë, pasi një prokurori e pavarur do të kishte hetuar këto qindra prova të gatshme dhe do ta kishte kërkuar dënimin me burg të Edi Ramës dhe çdo krimineli tjetër që ka marrë pjesë në zbatimin e skemës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve.

Prej tre vjetësh, prokuroria nuk bën asnjë hetim, nuk ka thirrur një herë të vetme një prej politikanëve që shqiptarët i kanë dëgjuar vetë sesi shesin, blejnë, kërcënojnë, shantazhojnë qytetarët në emër të pushtetit të vjedhur të Edi Ramës.

Për shqiptarët tani është e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat.

Kolegët Alibeaj dhe Gjata do të sqarojnë opinionin publik më konkretisht se ëfarë veprash penale ka kryer grupi i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Edi Rama për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

Biba i Ramës kërcënon me burg kryebashkiakët…

KQZ i ka drejtuar një apel kryebashkikëve të opozitës që të reflektojnë dhe të mos ndërmarrin veprime që cënojnë procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Pas përplasjeve të krijuara në Shkodër dhe Tropojë, KQZ bëri të ditur se kërkesat e kryebashkiakëve për lirimin e ambienteve që janë në varësi të tyre janë tejkalim kompetencash.

KQZ paralajmëroi kryebashkiakët që me veprimet e tyre mund të konsumojnë vepra penale, duke shtuar se ata nuk duhet të ndërhyjnë në kompetencat e KQZ.

“Disa kryetarë bashkie kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të vendeve të numërimit të votave, si dhe ndërprerjen e afishimit të listave zgjedhore në institucionet nën varësi të bashkive.

Këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave të kryebashkiakëve. Kryebashkiakët të reflektojnë dhe të shmangin veprimet që cënojnë procesin. Pengimi i subjekteve zgjedhore përbën vepër penale”, tha Zëdhënësja e KQZ.

Gazetari gjerman reagon sërish ndaj Ramës

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, gazetari gjerman, që tronditi poltiikën shqiptare me përgjimet e publikuara në prestigjozen Bild, ka  goditur sërish kryeminsitrin Rama.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një përgjim të ri por për një status në të cilin shpjegohet koincidenca e çuditshme.

‘Ditën kur Kryeministri Rama më kërcënoi se do të më padiste për publikimin e përgjimeve, një grup delegacioni zbarkon në Tiranë lidhur me liriën e medias, fjalës së lirë nga Bashkimi Europian.

Delegacioni pritet të qëndrojë në Tiranë nga data 18 deri më 21 qershor duke marrë parasysh edhe tensionet e pasqyruara nga media dhe pozicioni i saj kritik në Shqipëri.

Loja e Ramës me shkarkimin e Metës

Komisioni i Ligjeve futi sot në rendin e ditës kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Presidentit Meta. Komisioni pasi të diskutojë mbi kërkesën, do të propozojë ngritjen ose jo të një komisioni hetimor për të parë nëse Presidenti Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Një ditë më parë, Partia Socialiste dorëzoi kërkesën për shkarkimin e Metës, e firmosur nga 55 deputetë socialistë.
Por, të gjitha veprimet e ndërmarra nga socialistët për shkarkimin e Metës, duken më shumë si teatër i drejtuar nga Kryeministrit Rama, se sa si një akt politik i bazuar në ligj dhe në Kushtetutë. Sepse socialistët e dinë shumë mirë që sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që ka kompetencën për të shkarkuar Presidentin.

Sipas nenit 131, pika 1 (dh) e Kushtetutës përcakton qartë se “Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij”.

Por Gjykata Kushtetuese ka rreth dy vite që nuk funksionon për shkak se nga nëntë anëtarë që duhet të ketë, aktualisht ka vetëm një. Paradoksi qëndron se tre nga anëtarët e kësaj gjykate do të zgjidhen nga Presidenti. Në këto kushte do ishte absurde të mendohej se ky i fundit do të zgjidhte anëtarët në një kohë të afërt, kur çështja e parë që do shqyrtonin do të ishte pikërisht shkarkimi i tij.

Më poshtë, Exit.al sjell procedurën ligjore që duhet të ndiqet për shkarkimin e Presidentit.
Kushtetuta në nenin 90 përcakton:
“2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. “

Sipas pikës së mësipërme për të nisur procedurën e shkarkimit duhen plotësuar 2 kushte:
1.Presidenti të jetë në shkelje të rëndë të Kushtetutës.
2.Presidenti të ketë kryer një krim të rëndë.

Pika e tretë e po këtij neni të kushtetutës përcakton se për të nisur procedurën për shkarkimin e Presidentit duhet jo më pak se 35 deputetë. Taulant Balla në një konferencë për shtyp deklaroi se janë mbledhur rreth 55 firma të deputetëve socialistë.
Neni 112 i Rregullores së Kuvendit rendit hapat nga momenti i depozitimit të kërkesës së 35 deputetëve në Kuvend e deri në përfundim të procedurës.

Kërkesa e depozituar nga ky kuorum i deputetëve duhet të përmbajë në mënyrë të detajuar, arsyet dhe faktet përse Presidenti ndodhet në një nga dy rastet e përcaktuara nga kushtetuta.

Kjo kërkesë i paraqitet Kryetarit të Kuvendit , i cili njofton menjëherë Kuvendin dhe Presidentin për kërkesën e depozituar, së bashku dhe me argumentet e paraqitura. Kryetari i kuvendit ja dërgon Komisionit të ligjeve kërkesën e deputetëve dhe propozon ngritjen ose jo të një komisioni hetimor.

Komisioni i ligjeve mbas shqyrtimit të propozimit, harton një raport nëse duhet të ngrihet ose jo një komision hetimor. Brenda 7 ditëve nga momenti i dorëzimit të raportit në Kuvend, duhet të zhvillohet seanca plenare për të diskutuar lidhur me raportin e komisionit të ligjeve.

Nëse votohet kundër këtij raportit , procedura e shkarkimit ndërpritet, por nëse pro tij votojnë shumica e deputetëve, brenda dy ditëve ngrihet komisioni hetimor.
Nga njëra anë, komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë presidentin dhe t’i japë kohën e mjaftueshme për tu dëgjuar, në lidhje me propozimin për shkarkim.

Nga ana tjetër, nëse Presidenti kërkon të dëgjohet në komision, pavarësisht nëse ka një komision hetimor, atëherë komisioni i ligjeve është i detyruar ta dëgjojë duke i lënë kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen dhe për të dhënë sqarime lidhur me faktet e paraqitura nga deputetët.

Në përfundim të hetimit komisioni hetimor duhet të paraqesë përpara Kuvendit arsyet dhe motivet për shkarkimin e Presidentit. Brenda 20 ditëve nga paraqitja e raportit caktohet seanca plenare nga Konferenca e Kryetarëve.
Në përfundim, Kuvendi vendos për shkarkimin e presidentit me 93 vota. Ky vendim i dërgohet Gjykatës Kushtetuese brenda 5 ditëve dhe vetëm kjo e fundit ka kompetencën për të shkarkuar Presidentin.

“Exit.al”

Thirrja urgjente e Metës…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon.

Të gjithë i mbajmë mend radhët e gjata përpara dyerve të ambasadave, me familjarë të dëshpëruar në kërkim të një mundësie për të ritakuar fëmijët, të afërmit, apo të mundësisë për të studiuar dhe udhëtuar jashtë vendit, etj.

Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve!’, thuhet në deklaratën e bërë publike të Presidencës.

Revolta në Tropojë, populli thyen me forcë derën e KZAZ dhe djeg materialet zgjedhore

Pas Shkodrës edhe në Tropojë ka pasur përplasje për shkak të vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.
Siç shihet edhe nga pamjet një grup personash kanë hyrë në ambientet e KZAZ në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri, duke hequr që aty materialet zgjedhore, dhe duke i hedhur ato në rrugë.

Punonjësit e policisë bashkiake dhe qytetarët kanë thyer dyert dhe xhamat e Pallatit të Sportit, ku ishte ngritur KZAZ-ja duke dëmtuar materialet zgjedhore.”Në orën 10:00 policia bashkiake të përkrahur nga një numër simpatizantë dhe punonjës të bashkisë ndërhynë me forcë duke marrë materialet zgjedhore dhe i kanë nxjerrë jashtë”, raporton gazetari Ismail Buçpapaj.

Po ashtu gazetari Buçpapaj informon se nga thyerja e xhamave një polic ka mbetur i lënduar lehtë.Policia ka rrethuar ambientin dhe mësohet se janë arrestuar 4 persona ndërsa priten edhe arrestime të tjera.Në zbatim të dekretit të Presidentit Meta, Bashkia e Bajram Currit i kërkon drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzojnë të gjitha materialet zgjedhore në Bashki.

Lajmi i fundit: Ministrat e BE pëzenë Ramën, bllokojnë hapjen e negociatave

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian në mënyrë unanime kanë vendosur që të bllokojnë negociatat me Ramën. Lajmi është zyrtar dhe kjo nënkupton përjashtim të Ramës nga Europa. Ndërkohë, nga ky vendim penalizohen edhe të gjithë shqiptartë të cilët sërish mbeten jashtë dyerve të BE. Vendimi ëhstë një ndëshkim i hapur politik ndaj Ramës.

Në mbledhjen e sotme (18.06) të ministrave të vendeve anëtare të BE-së për Punët e Jashtme dhe të Evropës nuk duket se do të merret ndonjë vendim përfundimtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por do të lëshohet një deklaratë apo vendim paraprak që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën. Franca, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezerva, shkruan dpa, por një ndër arsyet e mosmarrjes së vendimit është edhe mungesa e vendimit të Bundestagut gjerman.

Gjermania e merr vendimin në shtator apo tetor
Ministri gjerman i shtetit për Evropën Michael Roth, para takimit tha: “Para një viti u kemi dhënë detyrat e shtëpisë dy vendeve dhe ata i kanë përmbushur. Veç kësaj Maqedonia e Veriut ka arritur të zgjidhë një konflikt 30 vjeçar me Marrëveshjen e Prespës”. “Dhe kjo është e pashembullt dhe duhet shpërblyer”, ka shtuar ai. Roth shtoi se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor.

Ndërsa ministri austriak për Evropën, Alexander Schalenberg tha, se “do të ishte një sinjal shumë i keq, nëse do t’u kthenim shpinën këtyre dy vendeve. Nuk ka rëndësi data e çeljes së negociatave, rëndësi ka që të ndodhë sa më shpejt dhe sot të arrijmë një vendim paraprak”.

Komentet e ministrit austriak i ka mbështetur edhe deklarata e ministrit të Jashtëm të Italisë, Enzo Moavera, i cili tha se do të merret një vendim paraprak mbi bazën e asaj që është arritur deri tani dhe do të pritet vendimi i Buddestagut pas përfundimit të verës.

George Ciamba, ministri rumun për Evropën, të cilët janë edhe organizatorë të takimit pasi Rumania mban presidencën e radhës në BE sqaroi, se deklarata rreth raporteve të progresit do të jetë: “E angazhuar, konstruktive dhe do të përmbajë balancën dhe rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Evropën”.