31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Malltezi-Ballës: Ti e di mirë sa e gjatë është rradha e atyre që janë gati të të japin një mësim të mirë…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një dokument ku pretendon fitimin e një gjyqi ku përballë kishte anëtarin e Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi.

Sipas Ballës, Malltezi u vetëdorëzua para Gjykatës italiane, duke vetëpranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ndërsa tregon edhe se si do e përdorë dëmshpërblimin prej 3000 eurosh, të pretenduar të fituar prej tij.

Por nuk mungon as reagimi i anëtarit të Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i përgjigjet kreut të grupit parlamentar socialist.

Malltezi i kujton deputetit të PS se, rradha e njerëzve që duan ti japin mësim Ballës është shumë i lartë, pavarësisht nga çmimi.

“Tualet, nuk desha të ta tund në hundë këtë punën e vendimit për keqardhje, po ti je si Shaban Qosja. Ti s’ke fituar asnjë gjyq. Pasi refuzove 2000 euro, pranove 3000 euro, si çmim për mësimin që më detyrove të të jap në aeroport. Të këshilloj mos ta përmendësh shumë se ti e di mirë sa e gjatë është rradha e atyre që pa i detyruar ti, janë gati të të japin një mësim më të mirë, pavarësisht nga çmimi”, shkruan Malltezi në reagimin e tij.

Kujtojmë që tre vite më parë, më 25 qershor të vitit 2016, Balla dhe Malltezi u konfliktuan në aeroportin e Romës, ndërsa, më pas, Taulant Balla e kallëzoi atë në polici.

 

Gjushi dhe kandidatja e Ramës shpërblejnë sekserin që u blente votat, denoncimi i Berishës

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër denoncim të një qytetari nga Durrësi, i cili tregon se si kryetari aktual i bashkisë Vangjush Dako, dhe rilindësja që do e zëvendësojë Valbona Sako, kanë shpërblyer sekserin që ju blente votat.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncon sekserin e ndrikull Sako!

Lexoni mesazhin e qytetari dixhital. sb

Pershendetje Zoti Berisha ky bark derri ketu eshte sekseri i ish drejtoreshes ose kryetares se vetzgjedhur te bashkise se Durresit Valbona Sako per sherbimin qe i beri Rilindjes ne 2017 duke blere dhe vjedhur vota u shpreblye nga Dako dhe Sako me dy apartamrnte ne dr dhe vend pune tek tatimet gjoja shofer por ne fakt ai ishte taksabledhesi direkt i Z Sako ne fakt ai ishte tmerr jo vetem per Bizneset por edhe per vet punonjesit e ndershem tatimor Ne lagjen ku jeton njifet si Radon Rrena ndersa tek tatimet spihuni i shefes Emrin e vertet e ka Radon Qerreti tani ka ndezur motoret dhe po behet gati te drejtoje Bashkine bashke me Sakon sigurisht qe kishte akses edhe me Dakon por me Sakon do kete grade me te larte .Me shume respekt Shqiptari.

“Konrad Adenauer” rrëzon votimet e 30 qershorit, Berisha: Në kosh të plehrave farsa moniste e Edvin Kristaq Mafia-s

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të raportit të Fondacionit gjerman, “Konrad Adenauer” lidhur me votimet monopartiake të 30 qershorit.

Në raportin e tij, ‘Konrad Adenauer’, ndër të tjera shprehet se, zgjedhjet e 30 qershorit ishin parodi dhe se, së bashku me bojkotin e opozitës janë kulmi i ngërçit politik në vend.

“Fondacioni Konrad Adenauer hedh në kosh të plehrave farsën elektorale moniste të monstrës së pluralizmit Edvin Kristaq Mafia. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin parodi, nuk bënë paraqitje të mirë” damkos perfundimisht Edvin Kristaq Mafinë si monstrën e pluralizmit në Europën e pasrënies së perdes së hekurt”, shkruan Berisha, ndërsa fton të lexohet raporti i fondacionit në fjalë.

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin parodi, nuk bënë paraqitje të mirë”

“Zgjedhjet lokale në Shqipëri, më 30 qershor 2019, bojkoti i opozitës, janë kulmi i ngërçit politik që po zhvillohet për muaj me radhë dhe po e zhyt Shqipërinë gjithnjë në një krizë institucionale dhe kushtetuese. Partia Socialiste (PS) e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama mori pjesë në zgjedhje, edhe pse Presidenti Ilir Meta i anuloi ato më herët për shkak të situatës së tensionuar, duke i zhvendosur në tetor.

Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë paqësore, por me pjesëmarrje shumë të ulët dhe nuk u pranuan nga opozita.
Mbetet të shihet sesi vendi do të të zhvillohet në krizën më serioze të historisë së saj gjatë dekadës së fundit.

GJENDJA ALARMANTE E DEMOKRACISË NË SHQIPËRI

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit ishin të parat në 30 vjet, kur forcat kryesore opozitare të vendit bojkotuan procesin zgjedhor. Si rezultat i këtij bojkoti, kishim në 30 komuna vetëm një kandidat të Partisë Socialiste dhe koalicionit të saj, ndërsa në 31 komuna të tjera në vend kishim dy deri në pesë kandidatët nga partitë e vogla. Bojkoti ishte akti i fundit i një konflikti të gjatë dhe të thellë ndërmjet Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike (PD) të udhëhequr nga Lulzim Basha, ndërmjet të cilit qëndron Shqipëria. Vendi ndodhet në buzë të një krize institucionale dhe kushtetuese, të cilat kanë ndikim negativ në hapjen e bisedimeve të pranimit me Bashkimin Europian (BE).

Mosmarrëveshja për zgjedhjet lokale dhe grindjet e mëparshme hodhën një dritë të keqe mbi Kushtetutën demokratike të Shqipërisë. Deri në mes të shkurtit 2019, opozita njoftoi se do të linte mandatet parlamentare. Ajo e argumentoi këtë lëvizje radikale me faktin se nuk donte të shërbente “fasadë e një regjimi jodemokratik”. Që nga dorëheqja e mandatit, kanë ndodhur disa protesta me pjesëmarrje të gjerë në Tiranë, të shoqëruara pjesërisht nga trazira të dhunshme në të dyja krahët. Si dhuna në protesta dhe dorëheqja e mandateve është kritikuar në mënyrë të përsëritur nga bashkësia ndërkombëtare. Me thirrjen “Rama Ik!”, opozita bën thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe e akuzon për korrupsion, manipulimin e zgjedhjeve dhe lidhjet me krimin e organizuar. Në janar të vitit 2019 “Voice of America” (VOA) dhe Rrjeti i Kërkimeve Investigativ Ballkanik (BIRN), publikoi përgjimet të regjistruara nga Prokuroria, që tregonin se në disa qytete krerët e lartë të PS së bashku me krimin e organizuar, manipuluan votat në zgjedhjet e përgjithshme të 2017 dhe ato lokalet të zhvilluara në Dibër në 2016. Gazeta gjermane “Bild” botoi më 5 dhe 17 qershor 2019 përgjime të tjera ku del edhe vetë Kryeministri Rama.

Opozita (tani jashtë Parlamentit) deklaroi bojkotin për zgjedhjet lokale më 30 qershor. Kjo rezultoi jo vetëm në faktin se në shumë komuna pati vetëm një kandidat për kryetar bashkie, por edhe në komisionet zgjedhore, opozita gjithashtu nuk u përfaqësua. Edhe Parlamenti, aktualisht, nuk është në gjendje të funksionojë për shkak të dorëheqjes së opozitës. Pas dorëheqjes së mandateve nga ana e deputetëve nga PD-së dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) kandidatëve të (mbyllur) vendet u plotësuan. Këta deputetë nuk njihen nga ana e PD dhe LSI si përfaqësues të opozitës; ata duhet të jenë blerë nga PS për të vepruar si manekinë.

Pjesa më e vështirë është sigurisht se gjyqësori shqiptar, dhe në veçanti Gjykata Kushtetuese, aktualisht nuk funksionon për shkak të procesit të “rivlerësimit” të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Procesi ende nuk ka sjellë rezultatet e shpresuara, por ka çuar në një paralizim të thellë të sistemit gjyqësor. Në vend të shqyrtimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve në baza individuale, procesi i lustrimit (vetingu) u krye njëkohësisht për gjykatësit dhe prokurorët më të lartë. Për shembull, në Gjykatën Kushtetuese, nga nëntë gjyqtarët, vetëm një kaloi procesin e vetingut, ndërkohë të tjerët dhanë dorëheqjet ose u shkarkuan.

Meqenëse institucionet, të cilat do të shqyrtonin dhe përzgjidhnin kandidatët e rinj, ende nuk ishin krijuar, që nga viti 2018 Gjykata Kushtetuese u bë jofunksionale. Kjo çon ndër të tjera për faktin se vendimet e ekzekutivit nuk mund të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese. Si rezultat, Shqipëria po përjeton një krizë të thellë politike vendore, pa një gjyqësor funksional, pa opozitë parlamentare dhe me një gjendje shoqërore të agravuar.
Presidenti Meta, zyrtarisht i pavarur, por më parë kryetar i LSI, tashmë parti jashtë Parlamentit, njoftoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve në 13 tetor. “Pa pjesëmarrjen e opozitës nuk ka zgjedhje të sinqerta, demokratike dhe përfaqësuese”, argumentoi ai. Kryeministri Rama, megjithatë anuloi vendimin e Presidentit dhe Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) gjithashtu insistoi në datën fillestare. Kështu, më 30 qershor, u zhvilluan zgjedhjet lokale, por për shkak të rrethanave – në veçanti, se në shumë bashki kishte vetëm një kandidat në fletëvotim – në të vërtetë nuk mund të flitet për një “zgjedhje” të vërteta.

PA DHUNË

Pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën e kaluar, kishte të paktën lajme të mira: nuk pati dhunë. Në ditët e mëparshme, ka pasur raportime për sulme ndaj qendrave të votimit për t’i ndaluar ato. Në ditën e zgjedhjeve, qeveria nxori shumë oficerë Policie për të parandaluar përplasjet gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë, ishte gjithashtu e rëndësishme që kryetari i PD-së, Basha, bëri thirrje një ditë para zgjedhjeve në mënyrë eksplicite për protesta paqësore dhe distancim nga dhuna. Prandaj, qytetarët mundën të shkonin në votime në mënyrë të rregullt. Asnjë incident i madh nuk është raportuar, përveçse në disa qytete demonstruesit protestuan, duke kënduar këngë komuniste kundër votimit monopartiak me qëllim që të talleshin me të.

Përkundrazi, zgjedhjet u zhvilluan të qeta, në kuptimin administrativ: Nga rreth 3.5 milionë votues sipas rezultateve paraprake të KQZ, vetëm 812.249 ose 22.97% morën pjesë. Pjesëmarrja më e ulët u regjistrua në komunën e Lezhës, ku vetëm 8.93% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha në një konferencë për shtyp se pjesëmarrja e votuesve ishte edhe më e ulët se ajo e raportuar nga KQZ, përkatësisht 15.12%. Për më tepër, PD vërejti shumë parregullsi në këtë proces votimi me vëzhguesit e saj, siç janë frikësimi i votuesve, blerja e votave, më shumë vota të hedhura se votues të regjistruar etj. [2]

Kryeministri Rama e quajti votimin paqësor “një fitore për një Shqipëri Europiane”. Ai i bëri thirrje opozitës për dialog dhe i ftoi ata të bashkoheshin me Reformën Zgjedhore, ndërkohë që ai tha se, duke pasur parasysh reformën e gjyqësorit, nuk mund të negociohej. Kreu i opozitës, Basha, nga ana tjetër, e përshkroi procesin zgjedhor si një farsë. Ai tha se ishte bërë një referendum anti Rama, me 85 për qind të qytetarëve shqiptarë që bojkotuan procesin zgjedhor.

“KUJDES I ULËT KUNDREJT INTERESAVE TË ELEKTORATIT”

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), e cila monitoron zgjedhjet në Shqipëri për disa vjet, publikoi një raport paraprak menjëherë pas zgjedhjeve. [3] Drejtuesja e Misionit ODIHR, ambasadorja Audrey Glover, e cila e monitoroi procesin zgjedhor me 126 vëzhgues, e paraqiti atë në një konferencë për shtyp. Ajo përmendi shumë probleme të identifikuara edhe nga PD, të tilla si:

-Zgjedhjet lokale u karakterizuan nga një kujdes i ulët kundrejt interesave të elektoratit;
-I vetmi institucion që vendos për dekretin presidencial [zhvendosja e zgjedhjes] është Gjykata Kushtetuese;
-Vendimet e KQZ u karakterizuan nga paqëndrueshmëri, gjë që çoi në paqartësi ligjore; -Ka pasur një presion të përhapur në administratë;
-Regjistrimi i Bindja Demokratike për zgjedhje ishte i paligjshëm;
-Mediat kryesore si “Top Channel” dhe “Klan TV” raportuan pozitivisht për qeverinë dhe negative për opozitën, bazuar në interesat e pronarëve të mediave.

Për opozitën, raporti ishte, pra, një konfirmim i pozitës së tyre. Megjithatë, ambasadorja Glover bëri një deklaratë të qartë për vlefshmërinë e votës.
“Ne ende po mbledhim informacione dhe ende nuk kemi një pasqyrë të qartë të procesit zgjedhor. Deri sa të marrim këtë informacion, ne nuk mund të bëjmë ndonjë deklaratë për të thënë nëse këto zgjedhje përmbushin standardet zgjedhore”, tha Glover, duke shtuar se “nuk është misioni ynë për të certifikuar zgjedhjet. Ne i monitorojmë ato dhe përgatitim një raport përfundimtar”. Me këtë, ajo e zhgënjeu shpresën e shumë prej individëve për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve.

Protesta të reja dhe nevoja për diskutim Topi tani është kthyer tek partitë shqiptare për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë, sepse kryebashkiakët e PD-së kanë deklaruar se nuk do t’i lëshojnë zyrat e tyre. Për këtë arsye, Presidenti Meta njoftoi gjithashtu një propozim në një konferencë shtypi më 2 korrik. Ai propozoi të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet për Presidentin më 13 tetor. Ai u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të veprojnë si burra shteti dhe t’i zgjidhin vetë problemet. Megjithatë, ky propozim u refuzua gjithashtu nga Kryeministri Rama, i cili vazhdon të ndezë krizën.

Të hënën, më 8 korrik, opozita mbajti protestën e dhjetë kundër Kryeministrit Rama në zemër të Tiranës. Në prag të saj, analistët politikë ngritën jo vetëm çështjen e shpërthimeve të mundshme të dhunës, por në veçanti sa njerëz do t’i bashkoheshin thirrjes së kryetarit Basha dhe çfarë mesazhi do të dërgonte ai. Në Shqipëri, për fat të keq, është një zakon politik jo vetëm transferimi i zyrave të politikanëve në rast të ndryshimit të pushtetit, por dhe i mbështetësve të partisë së mundur, të cilët punojnë në administratë, pas humbjes së të gjithë kryetarëve të komunave të mbetura, sidomos në fortesat e PD-së në Shqipërinë e Veriut, si Shkodër dhe Kukës. Prandaj, kërcënohet humbja e mijëra vendeve të punës të përkrahësve të PD-së, ku udhëheqja e partisë është gjithashtu nën presion nga strukturat e saj. Çështja e numrit të pjesëmarrësve në demonstratën e fundit u konsiderua si përcaktues për vetë kryetarin e partisë.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën për të protestuar të hënën mbrëma, të cilat përsëri u zhvilluan në mënyrë paqësore. “30 qershori ishte një referendum për të keqen. Rama, ik “, thirri Basha në turmë, duke u thënë atyre të bërtisnin më. “Shqiptarët tani duan një ndryshim të vërtetë, një ndryshim përfundimtar dhe ne do ta kryejmë atë,” tha kreu i opozitës, duke shtuar se protesta dhe veçanërisht përfshirja e shumë anëtarëve të partisë mund të shërbejnë si një konfirmim paraprak i bazës së partisë për kursin e Bashës. Do të jetë interesante, për shembull, në mes të gushtit, kur PS, pas publikimit të rezultatit zyrtar përfundimtar nga KQZ dhe konfirmimit nga Gjykata, do të përpiqet të marrë zyrat e kryetarëve të bashkisë.

Ndërkohë, Parlamenti shqiptar votoi të hënën për të ngritur një komision të posaçëm për të nisur një hetim ndaj Presidentit Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës. Rama, i cili e kishte mbështetur Presidentin në zgjedhjen e tij në vitin 2017, tani e akuzon atë si “armik i Kushtetutës shqiptare”, pasi ai u përpoq të shtyjë zgjedhjet lokale, duke hequr dorë nga dekreti i tij. Për shkak të Parlamentit aktual të dominuar nga PS, pritet që të merret vendimi për të shkarkuar Metën. Në fund të fundit, megjithatë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për të, por ajo, siç është u përshkruar më lart, aktualisht është jofunksionale.

Shqipëria po ecën për një verë që nuk është vetëm e nxehtë për shkak të motit, por edhe politikisht “e nxehtë”. Frontet politike janë ngurtësuar dhe një marrëveshje për të ardhmen e vendit aktualisht duket shumë e largët. Një qasje do të ishte një ndërmjetësim ndërkombëtar ndërmjet antagonistëve, ku nuk është e qartë se sa e fortë është gatishmëria për të folur ose gatishmëria për të zbatuar kompromiset e arritura. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, BE-ja është e zënë me veten pas zgjedhjeve europiane dhe grindjeve në posedimin e posteve të larta, kështu fokusi për situatën në Shqipëri është i pakët.

Lidhja e Shqipërisë me Perëndimin është në të vërtetë e vetmja pikë ku bashkohen dy kampet politike. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe, që nga viti 2014, një vend kandidat për në BE. Sipas sondazheve, deri në 95 për qind e popullsisë dëshiron anëtarësim në BE, vlera më e lartë në Ballkanin Perëndimor. Jo më pak, për shkak të ngërçeve politike dhe konfuzioneve të muajve të kaluar, fillimi i negociatave për anëtarësim u shty. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është një nga kërkesat kryesore të BE-së ndaj vendeve kandidate. Me këtë parodi të zgjedhjeve, vendi nuk ka bërë paraqitje të mirë në për këtë çështje.

Shef i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë

Bomba Zaev nuk “shpërtheu” rastësisht!

Nga Enver Bytyçi

Në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht. Njësoj si në skenat filmike e teatrale edhe në skenën politike veprojnë në harmoni regjisori, skenaristi, producenti, si dhe të gjithë aktorët politikë. Zaev u përzgjodh të aktrojë diçka interesante për publikun dhe për interesat gjeopolitike të caktuara. Ai nuk e kishte kritikuar hapur idenë e ‘korrigjimit të kufijve’ të Kosovës. Madje pati pranuar një zgjidhje të tillë, nëse ‘palët bien dakord’ dhe nëse ‘zgjidhja nuk destabilizon vendet e tjera’.

Në fakt Zaevi i kujdesshëm në publik lidhur me dialogun dhe konfliktin shqiptaro-serb të Kosovës, duhej shfaqur në origjinal, siç vërtet ishte, përtej iluzioneve dhe mantelit politik e diplomatik që ai donte të mbante. Telefonata që dy komedianët rusë i bënë atij dhe publikimi i bisedës, në të cilën kryeministri i Maqedonisë shfaqej i zemëruar dhe irrituar me planet e kurdisura midis Putin, Vuçiç, Ramës, Thaçit dhe Erdoganit për ndarjen e Kosovës, gjithashtu nuk mund të konsiderohet si lojë e rastit! Ose dikush në Moskë ka dashur të dijë opinionin real të Zoran Zaev, ose dikush jashtë Moskës ka dashur ta angazhojë atë kundër kauzës ruso-serbe për tjetërsimin e territoreve të shtetit më të ri në Europë. Ka më shumë gjasa të jetë kjo e dyta, po të kemi parasysh se për publikimin e bisedës duhet të jenë të interesuar fuqitë perëndimore, të cilat janë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

E gjitha ka ndodhur në një kontekst të caktuar. Vendet e rajonit, Mali i Zi, kryeministri boshnjak, Kroacia, Sllovenia, madje dhe Bullgaria, Rumania, Sllovakia e Greqia, ishin shprehur kundër ndryshimit të kufijve në rajon. Kundërshtia e tyre vinte për shkak se shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë do të shërbente si precedent për ndryshime në hartën politike të të gjitha shteteve të rajonit. Më të rrezikuara nga kjo do të ishin Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina. Ndaj duhej një pozicionim i qartë i kryeministrit maqedonas.

Telefonata na dëshmon se Zaev në prapaskenë ka vepruar fort. Ka telefonuar zonjën Merkel dhe zv. Presidentin Amerikan Pence, të cilëve u është ankuar për veprimtarinë kriminale të tre liderëve ballkanikë, Rama-Thaçi-Vuçiç në shërbim të Moskës dhe Ankarasë në lidhje me integritetin territorial të Kosovës. Ai ka shfaqur pakënaqësi dhe na dëshmon një të dhënë të rëndësishme për opinionin publik. Të dhënën se projekti për shkëmbimin apo korrigjimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës nuk ishte i Hashim Thaçit, siç ai u përpoq me forcë ta shiste te shqiptarët. Ky projekt ishte i Moskës dhe i Beogradit dhe kishte mbështetje edhe në Ankara, për shkak të ambicieve anti-europiane të presidentit turk.

Publikimi i bisedës së Zaev zbulon gjithashtu një fakt tjetër. Se miqësia e ngushtë midis kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit të Maqedonisë kishte marrë fund. Nëse para pak vitesh Edi Rama e përkrahu Zoran Zaev, kjo mbështetje kishte marrë fund me angazhimin e kryeministrit shqiptar për ndarjen e Kosovës. Ftohtësia e këtyre marrëdhënieve ishte vënë re edhe në raste të tjera. Dhe e gjitha kjo nuk ishte një rast i veçuar. Edi Rama i mbështetur fuqimisht nga Angela Merkel në vitin 2014-2015 me angazhimin e tij në projektin serbo-rus të ndarjes së Kosovës u shndërrua në njeriun më të padëshiruar në Berlin dhe jo vetëm në Berlin.

Publikimi i bisedës së zotit Zaev ka dhe një dimension tjetër. Në kontrast me kryeministrin, presidenti maqedonas u shpreh hapur gjatë fushatës presidenciale dhe pas zgjedhjes së tij kundër projektit të ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ky përcaktim i zotit Pendarovski nxiti zotin Zaev që të përforconte bindjet e tij për rrezikun që paraqiste zbatimi i atij projekti. Veçmas Maqedonia do të ekspozohej menjëherë me kërkesën e vendosur të shqiptarëve për t’iu bashkëngjitur Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo do të thoshte shkërmoqje e shtetit të Maqedonisë së Veriut, përfundimisht krijimin e kaosit dhe vatrës më të rrezikshme të konfliktit në rajon.

Një revoltë dhe kërkesë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për ndarje, do të çonte në një luftë në të cilën do përfshiheshin Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Turqia, thuajse të gjitha kundër njëra-tjetrës. Në kuptimin e aleancave nuk do të ngjante kjo luftë as me Luftën e Parë Ballkanike.

Prandaj duhet besuar se gjithçka ishte orkestruar në atë formë që Maqedonia jo vetëm të shpallej si kundërshtuese e planit serbo-rus për ndryshim të kufijve në Ballkan, por dhe për të zbuluar burimin e këtij projekti që do të duhej të fillonte me Kosovën dhe të diskreditonte rolin e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për zbatimin e tij. Mungesa e një reagimi të drejtpërdrejtë nga ana e kryeministrit në Shkup kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, solli një metodë tjetër të publikimit të qëndrimeve të qeverisë maqedonase kundër këtij akti. Kjo përforcon idenë se kufijtë në Ballkan nuk mund të ndryshojnë më. Çdo përpjekje për të tilla ndryshime do të ishte me pasoja katastrofave për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e evropian.

Tabaku reagon për raportin e KE: Jemi të fundit në rajon për çdo tregues ekonomik, shpëtimi vjen…

Komisioni Europian ka publikuar raportin tremujor të zhvillimeve ekonomike në vendet potenciale kandidate, ku mes tyre është edhe Shqipëria.

Raporti e ka vënë theksin në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Raporti thekson më tej se Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me ritme më të ngadalshme se sa në tremujorin e katërt të vitit 2018, me 1.8%, duke zvogëluar kontributin e tij të rritjes në 0.4 pikë përqindje. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve pothuajse ngecën në terma realë, me një rritje prej 0.5%.

Lidhur me këtë raport reagon edhe ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku. Sipas saj, kjo tregon se jemi të fundit në rajon për çdo tregues ekonomik.

“Gjendja është edhe më deshperuese kur besimi konsumator dhe treguesit e besimit të biznesit po përkeqësohen dita ditës. Kurse të dhënat fiskale të taksave dhe tatimeve flasin për një ngërç ekonomik të bizneseve”, shkruan Tabaku në reagimin e saj.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut

Të fundit në rajon për çdo tregues ekonomik!

Në garën rajonale për zhvillimin ekonomik Shqipëria vazhdon të jetë në fund të tabelës. Pasi qeveria dështoi të merrte qoftë edhe një projekt fitues në samitin e Poznan dhe një ditë pasi DASH raportoi se si na shohin investitorët e huaj, raporti i fundit i BE jep detaje të krizes së thellë që ka kapluar ekonominë tonë.

Sipas të dhënave për vendet e rajonit Shqipëria është e fundit në rënditje për rritjen ekonomike. Kosova dhe Maqedonia kanë rritjen me të lartë ndërsa shqiptarët konsumojnë më pak dhe kanë investimet kapitale më të ulëta në rajon. Një monedhë e dobët dhe një inflacion nën 3% e përcaktuar nga BSH vazhdon të lëndojë ekonominë tonë.

Gjendja është edhe më deshperuese kur besimi konsumator dhe treguesit e besimit të biznesit po përkeqësohen dita ditës. Kurse të dhënat fiskale të taksave dhe tatimeve flasin për një ngërç ekonomik të bizneseve.

Ka një rrugë për të shpëtuar nga ky ngërç; taksat e ulëta, shkurtimi burokracive dhe subvencionimi i punës. Ka vetëm një mënyrë për të implementuar këto parime të tregut dhe pro-biznes, një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare.

Berisha: Shqipëria e shtetit të mafies së drogës, vendi i mallkuar apo i ndaluar për investimet e huaja?!

Ish-Kryeministri Berisha duke komentuar raportin e fundit të DASH që nxin klimën e biznesit në Shqipëri shkruan se në një vend ku është instaluar mafia e krimit në drejtimin e Edvin Kristaq Ramës, nuk ka vend për investitorët e huaj, të cilët rrihen dhe shantazhohen.

‘Shqiperia e shtetit te mafies se droges, vendi i mallkuar apo i ndaluar per investimet e huaja!

Ne 6 vitet e fundit Zero investime serioze te huaja ne Shqiperi!

Ne 6 vite u larguan nga Shqiperia per shkak te klimes armiqesore per investime te instaluar nga Edvin Kristaq Mafia, rrahjes shtazore dhe kercenimeve me jete, investitore te huaj tejet serioz qe do investonin rreth 2.8 miliard euro ne turizem, energji, miniera, banka.

Investimet e huaja te ketyre 6 viteve si TAP, Devoll, Fan, etj etj jane te gjitha nga kontrata te firmosura nga qeveria e meparshme.

Shkaqet e kesaj klime armiqesore ndaj investimeve te huaja ne Shqiperi analizohen shume qarte ne Raportin e fundit te DASH (Departamentit Amerikan te Shtetit)

Nder keto shkaqe jane:

1-Korrupsioni i papermbajtur ne te gjitha nivelet qeveritare qe ka bere qe Shqiperia te jete delja e zeze e korrupsionit, vendi me i korruptuar i Ballkanit dhe Europes.

2-Sundimi dhe diktati i krimit te organizuar

3-Mosrespektimi i kontratave nga narkoqeveria, shkaterrimi i sigurise ligjore. Po rikujtoj ketu se vetem ndrikull Reformato krenarisht deklaroi se po prish 80 kontrata per HEC duke gjobitur per banditizem zyrtare ligjore takspaguesit e varfer shqiptar, qindra e qindra milion euro. Nderkohe qe thuhet se per çdo kontrate te re kjo ndrikull nuk pranon kurre me pak se 200 mije euro. Po rikujtoj ketu se vetem me anullimin banditeske te kontrates se biznesit te nje investitori, konkretisht Bechetit, Arbitrazhi Nderkombetar i Bankes Boterore ne Ëashington gjobiti dy muaj me pare Shqiperine me 110 milion euro.

4-Mungesa e sistemit te drejtesise, paraliza, korrupsioni dhe kontrolli i saj nga qeveria.

5-Klientelizmi i 200 PPP te qeverise. Po rikujtoj ketu se vetem tre deputete dhe kunati i Edvinit kane “fituar“ keto vite 1620 tendera etj etj.

6-Bandat dhe krimi i organizuar ato te lidhura me Edvin Kristaq Mafine, me hanxharet e tyre percaktojne fituesit e garave ne PPP dhe prokurime publike.

Ketu me poshte keni nje permbledhje te Raportit te fundit te DASH per Klimen e Investimeve ne Shqiperi. sb

https://www.state.gov/…/2019-investment-climate-s…/albania/…

Vendi më i korruptuar’/ DASH shuplakë Ramës: Shqipëria lëngon në thatësirën ekonomike dhe të investimeve të huaja

Departamentit Amerikan i Shtetit i jep një tjetër shuplakë kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.

Në raportin e vitit 2019 mbi Klimën e Investimeve në Shqipëri, DASH e cilëson si problematikë këtë klimë, duke cituar edhe shkaqet, që sipas saj janë se “korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste.”

“Ndërkohë që vendi lëngon në thatësirën ekonomike dhe të investimeve të huaja, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit raporton arsyet se përse ne vuajmë. Në raport shkruhet se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste”, thuhet në raport.

Raporti citon problemet që po has Shqipëria me projektet PPP që në shumicën e rasteve janë të pastudiuara dhe jo të konsultuara siç duhet. Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe e drejta e pronës, në raport thuhet se pronarët nuk marrin pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist.

Ndërkohë që citon që edhe shumë shqiptaro-amerikanë nuk i marrin dot pronat apo dëmshpërblimet për pronat e sekuestruara nga regjimi komunist. Shumë prej investorëve amerikanë janë larguar nga Shqipëria si pasojë e këtyre problemeve jetike për biznesin dhe investitorët.

DASH përmend se qeveria Shqiptare miraton shpesh ligje të vështira në interpretim ashtu që ajo të ketë mundësi për të larguar bizneset duke favorizuar ato që i interesojnë asaj. Njëkohësisht bizneset e huaja citojnë se qeveria ndërhyn tek ato për të detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë.

Raporti i plotë i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri:

Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme me një GDP për banor prej 5,288 USD (2018) dhe një popullsi prej rreth 2.9 milion njerëz, rreth 45 për qind e të cilëve jetojnë në zonat rurale. Sipas vlerësimeve të FMN-së, PBB-ja reale u rrit me 4.2 për qind në vitin 2018 dhe rritja pritet të bjerë gjatë vitit 2019 por mbetet në afërsi të 4 për qind në periudhën afatmesme. Shqipëria mori statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian (BE) në qershor 2014 dhe që atëherë ka kërkuar të hapë negociatat e pranimit. BE ka inkurajuar Shqipërinë që të vazhdojë përparimin në reformat lidhur me pesë prioritete kryesore: reformën e administratës publike, reformën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave që i përkasin pakicave dhe pronës drejtat.

Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Në vitin 2016, qeveria shqiptare (QSH) miratoi amendamente gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë edhe verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjegueshme. Ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët e shumtë janë shkarkuar nga një komision verifikimi për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje të krimit të organizuar, investitorët e huaj e perceptojnë si një problem klimën e investimeve dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes.

Investitorët raportojnë shqetësimet e vazhdueshme që rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar ose jo konsistente si mjete për të fshehur investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplote me komunitetin e biznesit; pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet rregullatore dhe legjislative.

Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politikë specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri. Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (3P) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave 3P janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P deri në fund të vitit 2018.

Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi që titulli i qartë është i vështirë për t’u marrë. Ka pasur raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t’u arritur dhe joadekuat. Agjencia e ngarkuar me heqjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat.

Për të tërhequr investimet e huaja direkte dhe për të nxitur investimet vendase, qeveria pritëse miratoi një ligj mbi investimet strategjike në vitin 2015. Ligji përcakton stimujt e investimeve dhe ofron procedura administrative të shpejta për investitorët strategjikë vendas dhe të huaj, varësisht nga madhësia e investimeve dhe numri i vendeve të punës krijuar. Qeveria gjithashtu miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDAs), si zona të tregtisë së lirë. Zhvillimi i TEDA-s të parë, në Spitalle, Durrës, iu dha një konsorciumi të kompanive lokale në gusht 2017, por vetëm pasi tenderi dështoi tre herë. Zhvillimi i TEDA ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit ka kundërshtuar vendimin në gjykatë.

Indeksi i Transparency International i Perceptimit të Korrupsionit 2018 renditi Shqipërinë në vendin e 99 nga 180 shtete, një rënie prej tetë vendesh nga viti 2017.

Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

Edhe pse është përmirësuar me dy vende, 63, në sondazhin e Bankës Botërore “Doing Business” të vitit 2019, Shqipëria vazhdon të shënojë rezultate të dobëta në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës, dhënies së lejeve të ndërtimit dhe sigurimit të energjisë elektrike.

Sistemi ligjor shqiptar duket se nuk bën diskriminim ndaj investitorëve të huaj. Traktati i Investimeve Dypalëshe të SHBA-së, i cili hyri në fuqi më 1998, siguron që investitorët e SHBA të trajtohen me kombësi më të favorizuar. Ligji për Investimet e Huaja përshkruan mbrojtje specifike për investitorët e huaj dhe lejon 100 përqind të pronësisë së huaj të kompanive në të gjithë, por në disa sektorë.

Energjia dhe fuqia, turizmi, furnizimi me ujë dhe kanalizimet, rruga dhe hekurudha, minierat dhe teknologjia e komunikimit të informacionit paraqesin perspektivat më të mira për investimet e huaja direkte në Shqipëri gjatë disa viteve të ardhshme.’

Basha takon ish-kryeministrin e Kanadasë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper.

Në një postim në Twitter, Basha shprehu vlerësime dhe mirënjohje për Harper, ndërsa e cilësoi atë një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

“Nderi dhe privilegji im për të mirëpritur sot një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, ish-kryeministrit të Kanadasë dhe Presidentit të IDU Stephenharper. Mirënjohës për mbështetjen e tij për demokracinë dhe sundimin e ligjit si një rrugë e vetme përpara për Shqipërinë në BE”, shkruan Basha.

Raporti i Komisionit Europian: Në Shqipëri po ngadalësohet rritja reale ekonomike

Komisioni Europian ka publikuar raportin tremujor të zhvillimeve ekonomike në vendet potenciale kandidate, ku mes tyre është edhe Shqipëria.

Raporti e ka vënë theksin në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

“Rritja reale e PBB-së në Shqipëri vazhdoi të ngadalësohet nga 3.1% në tre muajt e fundit të vitit 2018, në 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2019. Nga ana e kërkesës, konsumi privat ra përsëri, por mbetet komponenti më i fuqishëm në rritje në tremujorin e parë (+ 2.25%), ndërkohë që konsumi qeveritar u rrit lehtë deri në 0.5%. rënia e prodhimit të energjisë ndikoi në ngadalësimin e rritjes, që u kompensua disi nga zgjerimi i shërbimeve”, theksohet në raport.

Raporti thekson më tej se Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me ritme më të ngadalshme se sa në tremujorin e katërt të vitit 2018, me 1.8%, duke zvogëluar kontributin e tij të rritjes në 0.4 pikë përqindje.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve pothuajse ngecën në terma realë, me një rritje prej 0.5%.

“Në terma tremujorë, eksportet shënuan një rritje të lehtë të pjesëmarrjes së tyre në PBB në 28.5%, por mbetën 1.5 pikë përqindje nën nivelin në tremujorin përkatës të vitit 2018. Rritja e importit, veçanërisht e shërbimeve, ngadalësohet pak, nga 2.6% në 2.5%, duke ulur pjesën e importit në GDP me 1 pikë përqindje në 41.6% krahasuar me tremujorin e parë 2018. Ashtu si në në tremujorin e fundit të vitit 2018, eksportet neto i hoqën 0.9 pikë përqindje rritjes së GDP-së”, thekson ndër të tjera raporti.

Edhe në raportin e djeshëm të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit theksohej se, Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon dhe aspak i favorshëm për tërheqjen e investimeve të huaja.

John Travolta kërkoi të ringjallte të birin me ndihmën e Kishës Shkencologjike

Sam Domingo, ish bashkëshortja e tenorit me famë botëtore Placido Domingo, ka bërë disa deklarata shokuese mbi Kishën Shkencologjike dhe disa yje që janë ndjekës të saj.

Sam ka qenë për 22 vjet pjesë e kësaj kishe. Ajo deklaroi se ylli hollivudian John Travolta ka tentuar të rikthejë në jetë të birin e tij. 51 vjecarja rrëfen se fillimisht John ishte përpjekur dëshpërimisht ta shpëtonte djalin e tij 16 vjecar, Jett, në kohën që gjendeshin në autoambulancë gjatë rrugës në spital, pasi adoleshenti kishte kaluar një krizë të rëndë epilepsie.

Pastaj, ka kryer një ritual për rikthimin e tij në jetë. “Shkencologët besojnë se shpirti Thetan nuk e zgjedh një trup përvecse në lindje. Ata mendojnë se kur njeriu vdes, shpirti Thetan mund të dalë e të kërkojë një trup tjetër, dhe ta vazhdojë udhëtimin që ndërpreu“, thotë ajo.

Sam shpjegoi se e shoqja e John-it, Kelly Preston, mbeti shtatzënë disa muaj më vonë dhe mendoi se tek djali i tyre i vogël Ben, ka hyrë pikërisht shpirti i Jett-it.

Kisha Shkencologjike është një sekt i dyshimtë dhe nga shumë konsiderohet edhe si satanist, por në të bëjnë pjesë njerëz të famshëm në Amerikë dhe pasanikë, mes të cilëve kryesori është aktori Tom Cruise, i cili është ndarë nga dy gratë e fundit, pikërisht për shkak të kushtëzimeve të kësaj kishe.

Prej 6 vitesh, ylli i “ Mission Impossible“ nuk ka asnjë kontakt me të bijën 12 vjecare, Suri, vajza e vetme biologjike e aktorit ( Tom ka dhe dy fëmijë të adoptuar me Nicole Kidman). Shkaku që Tom është shkëputur nga Suri, është besimi i tij tek Shkencologjia.

Krerët e kishës, thotë revista Star, e kanë ndaluar të shohë fëmijën, pasi ajo nuk ndjek rrugën e tyre, dhe ai nuk e ka kundërshtuar këtë vendim, ndonese sipas një personi të afërt, nuk e ka pasur të lehtë ta vërë atë në jetë.
Vogëlushja ndërkohë jeton në Nju Jork dhe Los Angeles me të ëmën, Katie Holmes, e cila ka fituar kujdestarinë e plotë të saj.

Zëri i Amerikës: Shqipëria, vendi më i korruptuar në Ballkan

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019.
Në pjesën për Shqipërinë, thuhet se investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme që vazhdojnë në Shqipëri.

Në vitin 2016, qeveria shqiptare miratoi ndryshime gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Zbatimi i reformës së gjyqësorit është në vazhdim e sipër, duke përfshirë edhe verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguara.

Ndërsa gjyqtarë dhe prokurorë të shumtë janë shkarkuar nga një komision verifikimi për pasuri të pashpjeguara ose për lidhje me krimin e organizuar, investitorët e huaj e perceptojnë si problem klimën e investimeve dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes.

Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme për faktin që rregullatorët përdorin legje dhe rregullore që janë të vështira për t’u interpretuar ose jo konsistente si mjete për të larguar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën, thuhet në raport.

Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit, vijon raporti, ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit; pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet e rregulloreve dhe ligjeve.

Investitorët e mëdhenj të huaj njoftojnë për presione për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politika specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.

Raportet për korrupsion në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme, thuhet në raportin e DASH. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (3P) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave 3P janë shqetësime të vazhdueshme. Deri në fund të vitit 2018, qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P.

Të drejtat e pronës, vijon raporti i DASH, mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi është vështirë marrja e titullit të qartë të pronësisë. Ka pasur raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës.

Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t’u arritur dhe jo i mjaftueshëm. Agjencia e ngarkuar me prishjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat.

Për të tërhequr investimet e huaja direkte dhe për të nxitur investimet vendase, qeveria pritëse miratoi një ligj mbi investimet strategjike në vitin 2015. Ligji përcakton stimujt e investimeve dhe ofron procedura administrative të shpejta për investitorët strategjikë vendas dhe të huaj, varësisht nga madhësia e investimeve dhe numri i vendeve të punës krijuar.

Qeveria gjithashtu miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDA), si zona të tregtisë së lirë. Zhvillimi i TEDA-s së parë, në Spitallë të Durrësit, iu dha një konsorciumi të kompanive lokale në gusht 2017, por vetëm pasi tenderi dështoi tre herë. Zhvillimi i TEDA-s ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit e ka kundërshtuar vendimin në gjykatë.

Treguesi i Transparency International për Perceptimin e Korrupsionit në 2018 e renditi Shqipërinë në vendin e 99 mes 180 vendeve, një rënie prej tetë pikë nga viti 2017. Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë që Shqipëria është përmirësuar me dy vende, duke e çuar në 63, në sondazhin e Bankës Botërore “Doing Business” për vitin 2019, ajo vazhdoi të jetë dobët në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës, dhënies së lejeve të ndërtimit dhe sigurimit të energjisë elektrike.

Sistemi ligjor shqiptar nuk duket se bën diskriminim ndaj investitorëve të huaj, thuhet në raport. Traktati i Investimeve Dypalëshe SHBA-Shqipëri, i cili hyri në fuqi më 1998, siguron që investitorët e SHBA të trajtohen sipas klauzëlës së kombit më të favorizuar. Ligji për Investimet e Huaja përshkruan mbrojtje specifike për investitorët e huaj dhe lejon 100 përqind pronësi të huaj në të gjithë sektorët, përveç disave sektorëve.

Në bazë të vlerësimeve të FMN-së, thuhet në raportin e DASH, Prodhimi i Brendshëm Bruto në shifra reale u rrit me 4.2 për qind në vitin 2018 dhe rritja pritet të bjerë gjatë vitit 2019 por mbetet në rreth 4 për qind për periudhën afatmesme.

Në raport thuhet se vendi mori statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian (BE) në qershor 2014 dhe që atëherë ka kërkuar të hapë negociatat e pranimit. BE-ja e ka inkurajuar Shqipërinë që të vazhdojë përparimin në reformat lidhur me pesë përparësitë kryesore: reformën e administratës publike, reformën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave që i përkasin pakicave si dhe të drejtat e pronës.