20.6 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Pas Shkodrës dhe Tropojës, plas edhe në Lezhë: Lironi ambjentet, nuk ka zgjedhje më 30 qershor!

Pas Tropojës dhe Shkodrës, tensione në Lezhë, urdhri: Lironi ambientet e KZAZ, ose do ndërhyjmë!

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i ka dërguar një letër KQZ në këtë qytet që të lirohen ambientet e KZAZ para orës 16:00, në të kundërt, bashkia do të ndërhyjë për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Në bazë të dekretit të presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Bashkia e Lezhës ka kërkuar që të lirohen të gjitha ambientet dhe të hiqen listat e shpallura të zgjedhësve.

Ka qenë kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ai i cili ka drejtuar një letër KQZ-së.

Bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ nr. 13 në këtë bashki kërkon lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’.

Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj shkruan se do të ndërhyhet në bazë të ligjit dhe dekretit të Presidentit. Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.

Deutsche Welle: S’ka datë për çeljen e negociatave me Shqipërinë…

Ministrat e Jashtëm të BE pritet të nxjerrin vetëm një deklaratë për rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën e nuk do të japin një datë përfundimtare për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Në mbledhjen e sotme (18.06) të ministrave të vendeve anëtare të BE-së nuk duket se do të merret ndonjë vendim përfundimtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por do të lëshohet një deklaratë apo vendim paraprak që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën.

Gjermania e merr vendimin në shtator apo tetor

Ministri gjerman i shtetit për Evropën Michael Roth, para takimit tha: “Para një viti u kemi dhënë detyrat e shtëpisë dy vendeve dhe ata i kanë përmbushur. Veç kësaj Maqedonia e Veriut ka arritur të zgjidhë një konflikt 30 vjeçar me Marrëveshjen e Prespës”. “Dhe kjo është e pashembullt dhe duhet shpërblyer”, ka shtuar ai. Roth shtoi se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor.

Ndërsa ministri austriak për Evropën, Alexander Schalenberg tha, se “do të ishte një sinjal shumë i keq, nëse do t’u kthenim shpinën këtyre dy vendeve. Nuk ka rëndësi data e çeljes së negociatave, rëndësi ka që të ndodhë sa më shpejt dhe sot të arrijmë një vendim paraprak”.

Komentet e ministrit austriak i ka mbështetur edhe deklarata e ministrit të Jashtëm të Italisë, Enzo Moavera, i cili tha se do të merret një vendim paraprak mbi bazën e asaj që është arritur deri tani dhe do të pritet vendimi i Buddestagut pas përfundimit të verës.

George Ciamba, ministri rumun për Evropën, të cilët janë edhe organizatorë të takimit pasi Rumania mban presidencën e radhës në BE sqaroi, se deklarata rreth raporteve të progresit do të jetë: “E angazhuar, konstruktive dhe do të përmbajë balancën dhe rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Evropën”.

Marrë nga DW

Parlamenti ilegjitim kalon 2 kontratat e Ramës 366 milionë euro!

Nga Jorida Tabaku

Pasi qytetarët kanë lexuar me sytë e tyre dhe kanë dëgjuar zërin e kryeministrti dhe përfaqësuesve të mazhoranvës duke blerë vota apo intimiduar qytetarët për votën, në Kuvendin e Shqipërisë po përgatiten të kalohen ndër të tjera dy kontrata korruptive.

Në këto momente ka filluar diskutimi ne komisionet parlamentare i dy kontratave korruptive të rrugëve Milot-Balldren dhënë shoqërisë ANK shpk me vlerë 296 mln euro si dhe kontrata për rrugën Orikum-Porti i Jahteve dhënë kompanisë “Gjikuria” shpk me vlerë 70 mln euro. Me gjasë këto dy kontrata do të kalojnë këtë të enjte në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave.

Në mes të zhurmës së përgjimeve nuk ka asnjë akt dhe asnjë veprim që tërheq pas qeverinë për të kaluar këto kontrata korruptive.

Me shumë mundësi akti i kalimit të kontratave me një vlerë 3 fish më të lartë se sa vlera reale e tyre është i fundit në zinxhirin e turpeve abuzive dhe imoralitetit të një parlamenti të prodhuar nga paratë e drogës dhe influenca e krimit të organizuar. Sado që PD ka denoncuar bashkë me mediat këto kontrata abuzive kjo nuk ka penguar asnjë anëtar të mazhorancës nga më i korruptuarit e deri tek ata që flasin në emër të parimeve të majta, për të qenëpalë në këtë kontratë korruptive dhe abuzive.

Nuk ka asnjë dyshim se pavarësisht se kush e nisi ideimin e tyre apo kush po e dorëzon në kuvend, mjeshtri i vërtetë i këtyre kontratave është Rama dhe emrat që ai përdor mund të ndryshojnë ditë për ditë pa ndryshuar asgjë në thelbin e abuzimit.

Këto kontrata të dhëna me vlera të fryra, me ofertë të pakërkuar, pa tender dhe pa garë, pa vlerë fikse, pa studim teknik, me kompani që qartëëiaht nuk i kanë kapacitetet të cilat do paguhen mga buxheri shtetit për 10 deri ne 15 vitet e ardhshme janë denoncuar nga partia demokratike që shtatorin e vitit të kaluar si pjesë e paketes antimafia. Prandaj nuk është habi që ky akt imoral, antikushtetues dhe anti-demokratik të kryhet pasi kryeministrin e kemi dëgjuar të gjithë duke “kërkuar” llogari apo duke përgëzuar njeriun e preferuar që merej me votat në Dibër.

Kryeministri ka vendosur ta marrë peng Shqipërinë përmes këtyre kontratave dhe blerjes së votave. Tanimë, skema e tij është e qartë në çdo detaj apo shtresë të blerjes së votave.

Sot, fatkeqësisht ajo që ne parashikuam po ndodh. Programi 1 mld i PPP po përdoret për pastrimin e parave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nxjerrë kostot më të larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 16 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande duhet të ndalet menjëherë.

Kontrata në fjalë, bashkë me të tjerat që janë në lëmin e abuzimeve dhe vjedhjeve me PPP, do të jenë të parat që kalojnë në sitën e Ligjit Anti-Mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar PD. Kjo kontratë, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet.

Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazh që mbron vendimet e njëparlamenti ilegjitim! Do të vijë një ditë kur parimi i shenjtë “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit” do të zbatohet në gërmë dhe në frymë.

Situatë e tensionuar në Tropojë, qytetarët e revoltuar përleshen me policinë në KZAZ

Situatë e tensionuar në qytetin e Tropojës. Qytetarë të revoltuar kanë thyer drtitaret dhe dyert e KZAZ nr 9, gjithathtu kanë hequr dhe materialet zgjedhore. Gjatë incidentit këta persona janë përplasur me policinë.

Ky veprim vjen pas një komunikimi me letra, teksa Bashkia e Bajram Currit i kërkonte drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzonin deri sot në orën 10:00 të gjitha materialet zgjedhore në Bashki, duke vënë në zbatim dekretin e Presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Sipas burimeve, brenda qendrës së votimit kanë hyrë pas këtij momenti simpatizantë të opozitës që brohorasin.

Pak ditë më parë Bashkia e Bajram Currit i kërkoi KQZ-së me anë të një shkrese zbatimin e vendimit të Presidentit Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë zgjedhjeje për qeverisjen vendore si dhe lirimin e mjediseve të vëna në dispozicion nga ky institucion për procesin zgjedhor. Afatai i lënë për spastrimin e ketyre mjediseve ishte ora 10:00 e paradites së sotme, çfarë ka çuar dhe në ndërhyrjen me forcë të përfaqesuesve dhe mbështetësve të bashkisë Bajram Curri.

Përplasjet mes bashkive që administrohen nga përfaqësues të opozitës vijojnë prej ditësh, sidomos në bashkinë e Shkodrës, më e madhja në qarkun e Veriut.

Përleshje në Shkodër me bandat e Ramës, nuk arrijnë të pushtojnë Pallatin e Sportit

Të mbështetur nga Policia e Shtetit, sot në mëngjes, persona të paidentifikuar kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit në Shkodër, por nuk ia kanë dalë, pas ndërhyrjes së policisë bashkiake.

• Edi Rama nuk do t’ia dalë të nënshtrojë Shkodrën dhe të asgjësojë vullnetin e shkodranëve për të votuar si qytetarë europianë në zgjedhje të lira e të ndershme!

DEKLARATË E KRYETARES SË BASHKISË SHKODËR, VOLTANA ADEMI

Policia e Shtetit është prej shumë kohësh jashtë shinave të ligjit, duke i shërbyer qëllimit krininal të Edi Ramës për të uzurpuar me forcë atë që nuk fiton dot me votë.

Bashkia e Shkodrës bën pjesë në këtë plan gjakftohtë kriminal të Edi Ramës, por që ka për t’i dështuar.

Në përputhje të plotë me ligjin, në zbatim të dekretit në fuqi të Presidentit të Republikës, i botuar edhe në Fletoren Zyrtare, i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion shtetëror dhe i zgjedhur, Bashkia e Shkodrës ka kërkuar nga KQZ lirimin e mjediseve, që janë pronë e saj.

Bashkia e Shkodrës ka kërkuar zyrtarisht bashkëpunimin e Policisë së Shkodrës për të zbatuar dekretin e Presidentit, i cili ka shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. Deri tani që flasim, nuk ka asnjë përgjigje zyrtare, asgjë me shkrim, siç normalisht duhet të funksionojë komunikimi në mes institucioneve të shtetit. Përgjigja e vetme e policisë, siç po e shohin përditë shkodranët, e kudo, nuk është ajo e një institucioni në shërbim të interesit publik, por e një bande, që synon nxitjen e konfliktit dhe përdorimin e dhunës.

Si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës kam detyrimin ligjor të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të Bashkiës, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës, që drejtojnë Policinë, Prefekturën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Çdo akt që persona me uniformën e policit kryejnë kundër punonjësve të bashkisë, në këtë rast policisë bashkiake, e cila ka përgjegjësinë ligjore të administrojë pronën e Bashkisë së Shkodrës, në këtë rast pallatin e sportit, i cili është tentuar të uzurpohet edhe mëngjesin e sotëm nga militantët e Ramës, do të marrë përgjigjen e duhur. Të mbështetur nga Policia e Shtetit, sot në mëngjes, persona të paidentifikuar kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit, por nuk ia kanë dalë, pas ndërhyrjes së policisë bashkiake.

Për këtë cënim të rëndë të autonomisë vendore nga qeveria e Edi Ramës kam vënë në dijeni institucionet dhe organizmat nderkombëtare, për të cilat qeverisja vendore e qyteteve, është e shenjtë.

Edi Rama mund t’ia ketë dalë me çfarëdo makinacionesh të asgjesojë dhe të minojë institucionet që kontrollojnë pushtetin e tij, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, por nuk do t’ia dalë të nënshtrojë Shkodrën dhe të asgjesojë vullnetin e shkodranëve për të votuar si qytetarë europianë në zgjedhje të lira e të ndershme!

Rama pritet me protesta në Londër: Qeveria është kapur duke blerë votat, i gjithë populli në këmbë…

Shqiptarët në Londër kanë protestuar kundër kryeministrit Edi Rama pasi qeveria shqiptare është kapur në përgjime në bashkëpunim me mafian për vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2017.

Me pankarta dhe thirrjet “Rama ik” qytetarët kanë kërkuar largimin nga detyra e kryeministrit të Shqipërisë pas publikimit të bisedave ku provohet blerja e votës me paratë e krimit.

Kryetari i PD-së në Londër Naim Hasani tha se, gazeta më e madhe në Europë BILD ka publikuar përgjime të cila dëshmojnë se kjo qeveri ka ardhur në pushtet nëpërmjet mashtrimit, krimit elektoral, blerjes dhe shitjes së votës.

Z. Hasani tha se në çdo vend të Europës po të kishin dalë tmerre dhe regjistrime të tilla origjinale, autentike nga vetë autoritetet ligjzbatuese shqiptare, i gjithë populli do të ishte në këmbë.

“Sot protestojmë vëllezër dhe motra shqiptare kudo që na ndiqni nga Londra z. Rama, kryeministrit të kasetave të krimit dhe turpit shqiptar. Shqiptarët nuk mund ta tolerojnë një diktaturë të re në Europë, nuk mund ta tolerojnë sundimin e Shqipërisë, nga një oligark, nga një kryekriminel. Ju kërkojmë të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, liria, demokracia, barazia përpara ligjit, e drejta e votës, janë principet kryesore të çdo shoqërie demokratike”.

Shqiptarët në Londër kundërshtojnë me forcë që qeveria shqiptare të qëndrojë në detyrë për sa kohë Shqipëria cilësohet delja e zezë e Europës.

https://www.facebook.com/oligert.musta.9/videos/2791137690901349/?id=100007901088199

https://www.facebook.com/oligert.musta.9/videos/2791137690901349/?id=100007901088199

Voltana Ademi paralajmëron Ramën: Shkodra nuk nënshtrohet, nuk do të këtë porces farsë!

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas përpjekjeve të policisë së Shtetit për të shpërthey dyert e një prone të bashkisë ku ishte programuar të bëhej KZAZ.

Ademi ka dalë në një konferencë për shtyp në Bashkinë e Shkodrës. Ajo ka denncuar skenarët e policisë për të pushtuar pronat e bashkisë Shkodër.

Disa persona kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit. Edi Rama nuk do t’ja dalë të nënshtrojë Shkodrën dhe shkodranët për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Çfarë ndodh në KZAZ e tjera në Shkodër?

Dje në mëngjes kemi dërguar letër policisë së Shtetit, ku kërkojmë mbështetje për lirimin e ish-KZAZ, kudo ku ato janë. Kemi informuar që do e kërkojmë mbështetjen në momentin e duhur. Dua të them, se e kemi vënë në dijeni policinë në mbështetje të ligjit. I kam dërguar tjetër letër prefektit të qytetit dhe policisë, duke  kërkuar lirimin e KZAZ. S’mund të jenë në funksion të dhunës. Shkodra dhe Shqipëria duhet të jenë të lira. Larg dhunës dhe larg cënimit të institucioneve të shtetit. Unë po kërkoj të ruhet qetësia.

Ndërkohë, përplasjet kanë vazhduar edhe ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Njësoj si dje, simpatizantët e Partisë Demokratike nuk kanë lejuar hapjen e derës së KZAZ nr. 2 në kryeqendrën e veriut.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin që anëtarët e KZAZ-së kanë shkuar për të hapur derën e bllokuar janë ndaluar nga policia bashkiake dhe simpatizantë të PD-së.

Ne këtë moment ka ndërhyrë policia e rendit, teksa nuk kanë munguar debatet, tensionet dhe shtyrjet mes efektivëve.

Incidentet kanë ndodhur pasi kryebashkiakja, Voltana Ademi vendosi të zbatojë dekretin e presidentit Ilir Meta.

Rama kërkon shpëtim nga Soros, ja qëllimi i vizitës së tij në Londër

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ndërsa zyrtarisht është raportuar se do të marrë pjesë në një forum të organizuar nga Financial Times, ku gjithashtu do të jenë prezent liderë nga Ballkani Perëndimor.

Në të njëjtën ditë që Rama ka udhëtuar drejt Londrës, në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ndodhet edhe George Soros dhe djali i tij, Aleksi.

Nuk dihet nëse Soros, plaku apo i riu, do të jenë pjesë e forumit ku është pjesëmarrës Rama, por ndoshta arsyeja e vërtetë e udhëtimit drejt Londrës të kryeministrit është pikërisht një takim me ta.

Sa herë që Rama është ndodhur në vështirësi, ai ka marrë suportin nga Soros, i cili ka lobuar që në momente të vështira të sjellë në Shqipëri si negociatorë politikanë që janë mbështetës ose janë suportuar prej tij.

Ndoshta kjo mund të ndodhë edhe këtë herë, ku nuk është çudi që si ndërmjetës për zgjidhjen e krizës të ofrohet një prej emrave që ndodhen në listat e Soros.

Tronditet futbolli botëror, arrestohet Platini

 Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është arrestuar për shkak të parregullsive rreth vendimit të dyshimtë për t’i dhënë Katarit organizimin e Kampionatit Botëror 2022

Michel Platini është arrestuar në orët e hershme të së martës.

Ish-presidenti i UEFA-s është arrestuar nga policia për shkak të vendimit për t’ia dhënë Katarit të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror 2022.

Për këtë vendim ishte çuar pluhur në atë kohë dhe ishin vënë dyshime se votimi nuk kishte shkuar në rregull.

Prandaj, legjenda franceze duhet të japë llogari për atë vendim.

Bomba tjetër e gazetarit të BILD: Kemi përgjimet të tjera, ja çfarë do të dëgjoni…

Një tjetër deklaratë e fortë e gazetarit të Bild gjatë intervitës të dhënë për gazetarin Krasta. “Do të publikojmë përgjime të reja të lidhjeve të krimit me votat.Gazetari gjerman tashmë shumë i njohur edhe për shqiptarët Peter Tiede, pikërisht për shkak të publikimit të dhjetëra përgjimeve ka folur sonte në “A shoë” në Neës24.

Në një lidhje ‘skype’ Tiede tha ‘live’ se puna e tij nuk ka të bëjë me opozitën ashtu siç është akuzuar nga kryeministri shqiptar por se është çështje gazetarie, detyrë e tij.“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime”, – tha Tiede nga Gjermania. Ai paralajmëroi publikime të tjera për Shqipërinë.

“Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në”, – tha ndër të tjera gazetari i “Bild”, duke falënderuar në shqip.