37.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Dhjetra mijëra metra katrorë prona publike i jepen nga Rama kompanisë “Arlis”, lidhjet me Xhafën, Veliajn e Tahirin

Rama dhe Veliaj i dhanë pa garë dhe pa transparencë kompanisë Arlis-Ndërtim hapësirën publike të zonës së ish-Uzinës Mekanike në Tiranë. Kur siguroi marrëveshje për të ndërtuar mbi hapësirën publike, kompania kishte një vit që kishte nisur të ndërtonte.

Trualli i ish-Uzinës Mekanike
Zona e ish-Uzinës ka një sipërfaqe prej rreth 30,000 metrash katror. Që prej vitit 1996 ajo ka qenë parashikuar të zhvillohej si zonë banimi. Sidoqoftë në vitin 1998 Ministria e Drejtësisë kërkoi të ndërtonte aty Gjykatën e re të Tiranës, por çështja u ndërlikua kur në vitin 2001, pas falimentimit të Uzinës, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i njohu të drejtën e pronës familjes së Qazim Nelajt.

Pas kësaj, Ministria e Drejtësisë nisi një seri gjyqesh, që përfunduan në vitin 2015, kur Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i dha të drejtë ish-pronarëve. Familja Nelaj, sipas Agjencisë së Trajtimit të Pronave, mori një sipërfaqe trualli prej 8,000-10,000 metrash katror dhe u kompensua për 11,325 të tjera.

Megjithatë, një pjesë e truallit dhe godinat e zonës mbetën sërish pronë e shtetit. Por kur çështja e pronësisë u zgjidh, zona kishte ndryshuar. Në pjesën ballore të ish-Uzinës qe vendosur administrata e Bashkisë Tiranë me Drejtorinë e Taksave dhe Policinë Bashkiake, ndërsa ana perëndimore, me rreth 12,000 metra katror, ishte kthyer lulishte.

Kompleksi Square 21
Kompania Arlis-Ndërtim, që zotërohet nga Armand Lilo, një ndërtues i afërt me qeverinë, planifikoi në zonën e ish-Uzinës një kompleks pallatesh që shtrihet në rreth 15,500 metra katror.

Projekti zinte jo vetëm lulishten që ishte bërë pas vitit 2015, por edhe godinat e ish-Uzinës dhe Policisë Bashkiake. Për këtë projekt Lilo kishte marrë dakordësinë e familjarëve të Qazim Nelajt.

Në vitin 2016, Arlis shpk paraqiti vlerësimet paraprake të ndikimit në mjedis për fazën e katërt dhe të pestë të punimeve që do të bëheshin duke prishur godinat e ish-Uzinës.

Projekti i kompleksit nga Arlis shpk, publikuar në vitin 2017 ku tregohej qartë se do të ndërtohej mbi hapësirat publike.
Por për këto faza ndërtimi, Arlis Shpk nuk kishte marrëveshje me shtetin, që zotëronte 6,399.78 metra katror truall dhe hapësirat e godinave të ish-Uzinës.

Megjithatë, pas 21 shkurtit 2017, me leje të Erion Veliajt, kompania nisi ndërtimin e një pjese të kompleksit. Anën perëndimore, anën që zuri lulishten. Në lejen e bërë publike, Arlis-Ndërtim detyrohej të paguante 1,5 milionë euro (207,478,160 lekë) taksë infrastrukture.

Por për ta mbyllur projektin nevojiteshin edhe dy leje të tjera ndërtimi, për bllokun qëndror dhe lindor të kompleksit.
Këto dy leje edhe pse, në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, rezulton se janë dhënë, nuk janë bërë publike njëjtë si leja e parë duke e bërë të paqartë se sa ka qenë taksa e infrastrukturës që Arlis-Ndërtim do të duhej të paguante për të gjithë projektin.

Favorizimi dhe dhënia e hapësirave publike pa transparencë
Vetëm një vit pasi kishte dhënë lejen e parë të Square 21, Erion Veliaj do të planifikonte t’i jepte hapësirat publike privatëve për pallate.

Më 26 prill 2018, Bashkia Tiranë përcaktoi procedurat se si do të negociohej me zhvilluesit, që do të shprehnin interesin për të bashkëpunuar me Bashkinë për pronat e saj. Por në rastin e zonës së ish-Uzinës zhvilluesi ishte paracaktuar që në 2017-ën.
Me nisjen e punimeve për kompleksin Square 21, pronat e Bashkisë do t’i merrte vetëm Arlis shpk, që kishte projekt për gjithë zonën.

Më 21 maj 2018 qeveria i kaloi Bashkisë 13 parcela të ish-Uzinës Mekanike. Në vendimin e qeverisë, Armand Lilo i Arlis shpk, rezultonte gjithashtu pronar i një parcele (parcela 1/991, 554.5m2), trualli i së cilës ishte i zënë nga godina e Policisë Bashkiake.

Bashkë me truallin e tij, Lilo kishte rënë dakord me familjarët e Qazim Nelajt për të shfrytëzuar edhe trojet e tyre (1/990; 1/997; 1/998; 1,525m2), që ndodheshin pjesë të godinës së Policisë Bashkiake dhe të ish-Uzinës.

Plani i ndërtimit të Square 21, parcelat e pronave dhe godina e Policisë Bashkiake. Gjashtë muaj më vonë, më 15 nëntor 2018, Bashkia nisi procedurat e negocimit me Arlis shpk për t’i lëshuar asaj 9,394.22 metra katror truall (9 parcela: 1/180; 1/192; 1/990; 1/991; 1/993; 1/994; 1/996; 1/997; 1/998).

Nga kjo sipërfaqe, 68.2% (6399.7m2; kliko këtu për të parë tabelat) ishte pronë e Bashkisë. Negociatat e Erion Veliajt me pronarin e Arlis-Ndërtim, Armand Lilon, nuk janë bërë publike. Ndërkohë, lulishtja është zënë, ish-Uzina është shembur dhe tashmë pritet të shembet edhe godina e Policisë Bashkiake. Po kështu, nuk janë zbardhur as dy lejet e tjera që janë dhënë për kompleksin pas lejes së parë për ndërtimin mbi lulishten.

Lidhjet me qeverinë dhe ngritja e Arlis shpk
Pronari i Arlis-Ndërtim, Armand Lilo, është kushëriri i bashkëshortes së ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Leja e ndërtimit për kompleksin Square 21 është firmosur nga dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboçi, i cili mban postin e Drejtorit të Urbanistikës.

Armand Lilo rezlton i përfshirë edhe me ish-Ministrin tjetër të Brendshëm Saimir Tahiri. Në makinën e Lilos, Range Rover, me targa AA 718 OS, të cilin po e përdorte Orest Sota, policia gjeti dy patenta skafi të Tahirit dhe 863 mijë euro. Kjo ndodhi kur ish-Ministri po akuzohej për trafik ndërkombëtar droge.

Për sa i përket të ardhurave nga kompania e tij, sipas të dhënave të Open Data, Lilo pati rreth 76 mijë euro fitime në vitin 2012, ndërsa në vitin 2015 fitimet e iu shumëfishuan në 2 milionë euro.

Në vitin 2013, Armand Lilo u përfshi në një konflikt pronësie në zonën e Yzberishtit. Sipas medias, bashkë me Ervis Nakjen, ai rrahu pronarin e truallit ku po ndërtonte një pallat dhe i plagosi atij të birin.

“Exit.al”

Kush e rrahu Gaz Demin? Historia e bizneseve dhe koncesioneve me familjen “Rama”

Në vëmendje për SHBA-BE/ Fuqia dhe paprekshmëria “Gaz Demi” në këto 30 vite tranzicion, ku shteti dhe ligji sundues, kanë qenë e janë kjo kategori “të fortë skutash”, që flirtojnë me çdo pushtet politik të inkriminuar, tregon se edhe kryeministri Edi Rama, para se të ngrinte perandorinë e korrupsionit, caktoi bandën qeveritare dhe oligarkët, që do të zhvillonin pazaret, si dhe krijoi falangat e krimit, për të trembur, blerë e kërcënuar mediat dhe gazetarët e fjalës së lirë; zyrtarët, kryepolicët, prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, për të mos publikuar e mos ndëshkuar aferat qeveritare, siç po ndodh edhe prej 2 vitesh nën sundimin “Rama”.

Prej disa kohësh, shtetasi Gazmend Demi, me status biznesmen enigmatik oborresh e skutash të zeza pushteti, aktualisht pjesë aktive e “Trustit Rama”, po shantazhon me telefonata, tellallë e mesazhe, publicistin Gjergj Zefi, Editor i “PAMFLETI”.
Nuk është sulm, por presion skuthi, që po bëhet për shkak të shkrimeve të provuara, të publikuara nga “PAMFLETI”, me objekt lidhjet e konfirmuara klienteliste të Gaz Demit, me kupolën dhe familjen kryeministrore.

Vetëm 24 orë më parë, Editorit Gjergj Zefi, i është dërguar mesazhi i radhës nga Gaz Demi, me fyerje kërcënuese, që përdoren vetëm nga trafikantë droge dhe tutorë e eleminues prostitutash, të pandëshkuar as nga të dëmtuarit, të cilët, për shkak të lidhjeve me kupolat e politikës e pushteteve, vazhdojnë e hiqen si “trima” kundër mediave e kujtdo, që u denoncon krimet.
Gaz “trimi” që sot bën të fortin me mediat, para tre muajsh u rrah me shuplaka brenda ambjenteve të lokalit të tij në bllok. Dhunimi u bë pikërisht për afera korruptive dhe sekserizma.

Redaksia e adreson rastin, në vëmendje të SHBA-BE, duke konfirmuar, se shkak i këtij shantazhi paralajmërues e tashmë kërcënimi faktik me “gjyqe kryeministrore”, të bëra nga Gaz Demi, ka lidhje me ushtrimin e misionit, që po realizon “PAMFLETI”, si media e lire dhe e pavarur.

Ja ato çfarë kemi denoncuar, që kanë prishur qetësinë 30-vjeçare të “punëve” të Gaz Demit
Kemi publikuar fakte, nga pazaret e PPP-ve, ku ka “thelat” e përfitimit ndërmjetësues biznesmeni Gaz Demi, ortak në 4 aktivitete legale offshore dhe në 3 aktitivitete ilegale me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, lidhur me të pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet.

Kemi publikuar faktin, që për shkak të lidhjeve ortakërore me vëllain e kryeministrit dhe; për shkak të shërbimeve jo ligjore që i bën kryeministrit e bashkëshortes së tij, ortaku familjar i tyre Gaz Demi, ka emëruar sekserë, shoferë e trupëroja të tij, me dosje si trafikantë, pengmarrës e grabitës banesash, në detyra shteti si shefa tatimesh, doganash e inspektoratesh nafte, ushqimesh, mjedisi, turizmi, uji, minierash etj

Kemi publikuar indicie e fakte, për mos-pagim ose pagim minimal energjie, uji, taksash e detyrimesh fiskale për bizneset; për shitje-blerje lojtarësh; për bilance kontabile fiktive të bizneseve; për mos-kontroll aktiviteti tatimor e doganor faktik nga shteti.
Kemi publikuar fakte, nga mos-veprimi i Bashkisë Tiranë, Durrës, Vlorë e Sarandë dhe nga IKMT, për zaptim e tjetërsim mjedisesh publike; për mos kontroll policor në “kthinat” e bar-kafeve, hoteleve, moteleve, magazinave, restoranteve e lojërave të fatit të tij.

Kemi publikuar denoncime, indicie e fakte, pse Sektori i Hetimit Tatimor, i cili drejtohet nga shoferi i tij grabitës banesash, Romeo K. Shehu, nuk bënë asnjë kontroll, ose bënë raporte kontrolli false, për bizneset hije të Gaz Demit, në Shqipëri e deri në Kosovë, Qipro, Turqi, Bosnjë, Rusi, Greqi e Maqedoni.

Kemi publikuar denoncime e indicie, lidhur me faktin, se përse Drejtoria e Parandalimit të Parave të Pista, që në këto 6 vite pushtet të Edi Ramës, drejtuar nga deputeti Alket Hyseni dhe deri së fundi nga një “djalë i Soros”, ortak OJF-je me Linda Ramën, nuk po hetojnë burimet e pasurive të Gaz Demit dhe 42 info e denoncime të tjera, të dhëna nga SHISH, nga agjenci të huaja, nga burime bankare e biznese, për transaksione të pista dhe përqëndrime (shitje-blerje) biznesesh.

NE DO VAZHDOJMË, të publikojmë dosje të plota, që nga dita e parë, kur Gaz Demi ka kaluar “torbën” parë me drogë dhe “çetën” e parë me femra, në “Pikën Kufitare Qafë Botë” e në Likojan të Sarandës; që nga koha kur “përkëdhelte” me qese dollarësh Sokol Nanon, për të krijuar miqësi (pazare). Nga viti 97 e deri në 2005 Gazi përdorte Sokol Nanon për të pasur vemendjen e Fatosit; nga 2005 e deri në 2013 përdori Shkëlzenin për t’iu lëpirë Saliut dhe nga 2013 e sot është ortak me Olsin për PPP e Ramës.

Kështu Gaz, ne…
DO PUBLIKOJMË fakte, nga milionat e faturave të KESH, të cilat me urdhër të Fatos Nanos, dorëzoheshin në Hotel-Motel-Kazino-Magazinë Mielli “Lady Diana” në Tiranë; fakte nga godina e spitalit privat në Tiranë dhe pazaret me Hotel “Butrinti” në Sarandë; fakte nga bizneset ilegale në Kosovë, bërë me familjarë politikanësh, oligarkësh e trafikantësh edhe serbë e boshnjakë; madje që nga historia me tatimet për biznesin e lojërave të fatit “TOP BAST”; e deri në aktivitetin e 4-5 viteve të fundit, në ortakëri me Olsi Ramën, Vangjush Dakon dhe një biznesmen pulash.

Presionet e bëra prej këtij “demi gërdallë”, ose këtij lloj “gazi ndotës”, por jo djegës, kanë nisur qysh në momentin, kur Editori Gjergj Zefi, shpërfilli paralajmërimet dhe “ftesat” e tij, për “bisedime si me të tjerët e bërë nëpër media”, për të hequr shkrimet e publikuara nga faqja online; dhe për të ndërprerë publikimet në vazhdim, për “punët” e tij të bëra me shumicë edhe nën “strehën” e pushtetit Rama.

SË FUNDI, për sot, i bëjmë të qartë Gaz Demit, “kryeministrit” të PPP-ve, ndërtimeve, kazinove, doganave e Tatimeve, se pas dështimit të pazareve e kërcënimeve të forcës, nuk trembemi as nga gjyqet, të këshilluara e garantuara për “fitore”, nga ortaku Olsi Rama dhe kapobanda juaj Edi Rama, i cili ka ende në shërbim, gjyqtarë e prokurorë, mbrojtës dhe pastrues krimesh, për të goditur, ndëshkuar e asfiksuar mediat e pavarura.

Edhe nëse Rama, do lejohet nga SHBA-BE, të miratojë ligjin sovjetik anti-media, po e ftillojmë “trimin” Gaz Demi, se as presionet me mesazhe, as fyerjet prej halabaku dhe as gjyqet e paguara me lekë trafiqesh, bixhozi, PPP-je e kalimesh në “Veting” të gjyqtarëve dhe prokurorëve; nuk do ta trembin stafin e “PAMFLETI”, sidomos Editorin Gjergj Zefi, në vendosmërinë për të luftuar kundër çdo rasti abuzimi, që bëhet me të drejtën e qytetarëve dhe pasuritë kombëtare.

SHËNIM/ Gjithë mesazhet fyese e kërcënuese dhe materialin e investiguar e të ardhur në redaksi, po e përgatisim në formë raporti të detajuar; dhe do ta depozitojmë në Ambasadat e SHBA-BE në Tiranë. /Pamfleti

Aksioni i guximshëm i agjentëve amerikanë për të ndaluar nëndetësen me 7 ton kokainë

Aksioni i guximshëm i agjentëve të Rojes Bregdetare Amerikane për të ndalur trafikun e drogës, ka bërë që Presidenti Donald Trump të mos kursejë lëvdatat.

Një nëndetëse që po trafikonte një ngarkesë të konsiderueshme me kokainë është zbuluar nga agjentët kufitarë. Këta të fundit afrohen me skafe dhe hidhen mbi nëndetësen në lëvizje gjysmë të zhytur.

Nëndetësja ishte gjurmuar fillimisht nga një avion i mbikëqyrjes së Rojes Bregdetare. Më pas u desh ndërhyrja nga deti i agjentëve. I impresionuar nga aksioni, Presidenti Trump shkroi në Twitter: “A mund ta besoni këtë formë trimërie? Sekuestrohet ngarkesë e madhe droge”.

Në bordin e nëndetëses u sekuestruan 7 ton kokainë dhe 423 kilogramë marijuanë.

 

Basha: Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takim me drejtues të sturkuturave dhe ish deputetë gjatë ditës së sotme për të diskutuar mbi atë se çfare do të bëjë opozita në ditët ne viji.

Fjala e kryetarit Basha në mbledhjen e Kryesisë dhe grupit

Kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime.

Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur.

30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Rames.

Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat.

Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese.

30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Rames.

Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat.

Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese.

 

Basha: 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës mujore, prioritet absolut mbetet dhënia fund e qeverisë së korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri të ditur sot gazetarëve se si do të vijojë aksioni politik i Opozitës së Bashkuar. Basha deklaroi se, siç ka vazhduar do të vazhdojë! Deklarata u dha pas takimit që Basha zhvilloi me Kryesinë e PD në selinë blu.

Deklaratë e Kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për gazetarët nga selia e PD

Vendi po kalon momente dramatike. Drama e më e fundit është ajo që kemi parë është që njerëzit nuk kanë para për të blerë bukën e gojës.

31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës mujore. Ky është prioriteti i vërtetë dhe absolut i vendit.

Ndaj gjithë energjia jonë është përqendruar në dhënien formë të ndryshimit që pret çdo shqiptar. Që gjendja ekonomike të ndryshojë duhet të zgjidhim krizën politike.

Kjo krizë zgjidhet vetëm me standarte perëndimore: fund kapjes së votave, ndëshkimit këtij regjimi që nuk rezistoi dot pa vjedhur edhe veten e vet dhe kthimit të sovranitetit, qytetarëve. Janë qytetarët ata që do të vendosin qeverisjen e tyre.

Prioritet absolut mbetet dhënia fund e qeverisë së korrupsionit.

Ja pse Edi Ramës iu mbyll çdo derë. Doli nga Poznani me zero financim. Si mund t’i besoheshin?

Ndaj prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i kësaj qeverie të korruptuar dhe kjo nuk ndodh sa kohë në krye të vendit  ai njeri.

Siç ka vazhduar do të vazhdojë!

Gjithë fokusi ynë do të vendoset tek prioritetet e vërteta të njerëzve, punësim dhe mirëqenie.

Beteja që ka nisur do të vazhdojë deri në kurorëzimin e saj me fitoren të plotë.

Brukseli ka konstatuar greminën ku po përmbyset Shqipëria, shkaktari është Edi Rama dhe qeveria e tij

Nënkrytari i LSI, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë por mediat gjatë ditës së sotme. Vasili deklaroi se, Komisioni Europian pra Brukseli ka analizuar me thellësi të gjithë gjendjen e ekonomisë shqiptare, ka konstatuar greminën ku ajo po përmbyset dhe sigurisht i ka vënë dhe emrin shkaktarit që është Edi Rama dhe qeveria e tij.

Deklarata e plotë

Komisioni Europian pra Brukseli ka analizuar me thellësi të gjithë gjendjen e ekonomisë shqiptare, ka konstatuar greminën ku ajo po përmbyset dhe sigurisht i ka vënë dhe emrin shkaktarit që është Edi Rama dhe qeveria e tij.

Për të qenë më konkret po futemi në ato që raporti konstaton të cilat janë besoj gjetjet më të rënda dhe faktet më të rënda të konstatuar ndonjëherë, dhe që Brukseli zyrtar i vë në dukje qartë dhe prerë lidhur me këtë krye bandë e cila po shkatërron ekonomikisht vendin. Të futemi në shifrat konkrete. Raporti pohon që projektet më partneritet  publik, privat pra koncesionet siç i njihni ju të nderuar qytetarë, paraqesin rreziqe kyçe dhe minojnë reduktimin e borxhit publik, pra atij borxhi që po u rri si mal Shqiptarëve në kurriz.

Çfarë thotë raporti, ato zënë 31% të prodhimit të brendshëm bruto dhe priten të shtohen me 15 % të tjera. Për ju të nderuar qytetarë dua që të jem shumë konkret dhe shumë i qartë. Gjithë kjo masë e madhe e koncesioneve shkon në mbi 40 % të prodhimit të brendshëm bruto, do të thotë 4 miliard e gjysëm euro një borxh për hiç gjë, për bishta rrugësh për të vjedhur 90 % të këtyre parave, dhe që ju ta kuptoni më mirë se çdo të ndodhte me këtë sasi stërmadhe parash të cilën do të jetë një borxh i madh që nuk prodhon asgjë, po jua konkretizoj se çfarë humbasin Shqiptarët, që në vend që ti kishin, do ti kenë barrë  ata, fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre.

Me kaq para shëndetësia Shqiptare do të garantonte së paku 30 vjet të gjitha barnat gatis, do mund të ndërtonte 15 qendra spitalore universitare Nënë Tereza si kjo që kemi por edhe më të mira dhe më moderne se ajo, do të mund të ri ngrinte dhe rindërtonte nga e para të gjithë spitalet e Shqipërisë duke shënuar sistemin më modern të rajonit për sa i përket shëndetësisë. Do mund të blinte të gjitha llojet e vaksinave dhe ato  që nuk I blen dot, që kanë të bëjnë jo vetëm me fëmijët por dhe me mbrojtjen e shëndetit të grave dhe parandalimin pse jo të disa llojeve kancerave të cilat marrin jetën e mjaft nënave e motrave tona.

Ndërsa sa i takon qendrave shëndetësore ato mund të bëheshin edhe mund ribëheshin disa herë. Po të shkojmë tek arsimi, tek ky problem kaq madhor për shqiptarët, çfarë mund të bëheshin me kaq para?

Firmat e Ramës për ndërtimin dhe legalizimin e objektit, taksapaguesit do paguajnë 1 miliardë

Zëdhesja e Partisë Demokratikë Ina ZHupa ka bërënjë deklatë për shtyp ku ka akzura ashpër krun aktual të bashksië Tiranë.
“Kryemashtruesi Erion Veliaj që nuk kursen as jetën e femijëve për para, mashtroi edhe sot për të fshehur një aferë tjetër korruptive”.

“Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë”, tha Zhupa.

Ja deklarata e plotë e zëdhënses së PD, Ina Zhupa
Kryemashtruesi Erion Veliaj që nuk kursen as jetën e femijëve për para, mashtroi edhe sot për të fshehur një aferë tjetër korruptive.

Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë.

Kjo leje, e dhënë nga Edi Rama, tani do t’u kushtojë shqiptarëve miliona euro kompensim financar.
Vetem 4 muaj më parë, Rama dhe Veliaj, edhe pse e dinin se godina do të prishej, e legalizuan. Madje dy punonjës të ALUIZNIT u shkarkuan vetem sepse nuk pranuan legalizimin.

Pyetja eshte se kush është përfituesi i vërtetë i kompensimit financiar që do të bëhet për këtë godinë? Rama? Veliaj? Apo të dy?
Për të mbuluar të vërtetën dhe skandalin pas këtyre pyetjeve, Erjon Veliaj zgjedh të bëjë atë që di më mirë, mashtruesin.
Propaganda bajate nuk e mbulon dot të vërtetën se Erion Veliaj është bashkëpunëtor në pastrimin e parave të krimit nëpërmjet betonizimit të Tiranës.

Kjo është një nga arsyet pse qytetarët e Tiranës refuzuan drejtimin e qytetit prej tij, njësoj siç refuzojnë qeverisjen e Edi Ramës. Ai do të jape shpejt llogari para drejtesise se pakapur dhe para qytetarëve shqiptare për çdo aferë kriminale, nga Teatri Kombetar dhe zhvendosja e Lanës, tek vrasja e Ardit Gjoklaj.

Bashkëngjitur janë dy dokumente:
1. leja e firmosur nga Edi Rama në 2002
2. Legalizimi i bërë nga qeveria e Edi Rames.

Kryemashtruesi i Tiranës prish objektin e ndërtuar me lejen e Ramës, do paguajmë edhe 1 miliardë lekë

Nuk rresht ky mashtrues i rëndomtë! Vërtet mendon se Tirana nuk ka kujtesë?!

Kryemashtruesi në krye të Bashkisë së Tiranës po prish një objekt para stadiumit pasi Rama i dha leje në kundërshtim flagrant me ligjin (Leja nr. 13, date 13.06.2002), pasi ALUIZNI disa më muaj më parë miratoi leje legalizimi, me qëllim që Rama t’i miratonte dëmshpërblimin prej 1 miliardë lekësh.

Ky individi, që ka miratuar më shumë se 500 leje ndërtimi e po prish një godinë të ndërtuar me lejen e Ramës kundrejt dëmshpërblimit, duhet t’i japë përgjigje publikut përse nuk dëmshpërblen pronarët e vjetër?

Për cilat arsye po e prishin? Sigurisht që për interesa okulte, të cilat shumë shpejt do të dalin në dritë.

Departamenti i Antikorrupsionit në PD

Zëdhesja e Partisë Demokratikë Ina ZHupa ka bërënjë deklatë për shtyp ku ka akzura ashpër krun aktual të bashksië Tiranë.
“Kryemashtruesi Erion Veliaj që nuk kursen as jetën e femijëve për para, mashtroi edhe sot për të fshehur një aferë tjetër korruptive”.

“Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë”, tha Zhupa.

Ja deklarata e plotë e zëdhënses së PD, Ina Zhupa
Kryemashtruesi Erion Veliaj që nuk kursen as jetën e femijëve për para, mashtroi edhe sot për të fshehur një aferë tjetër korruptive.

Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë.

Kjo leje, e dhënë nga Edi Rama, tani do t’u kushtojë shqiptarëve miliona euro kompensim financar.
Vetem 4 muaj më parë, Rama dhe Veliaj, edhe pse e dinin se godina do të prishej, e legalizuan. Madje dy punonjës të ALUIZNIT u shkarkuan vetem sepse nuk pranuan legalizimin.

Pyetja eshte se kush është përfituesi i vërtetë i kompensimit financiar që do të bëhet për këtë godinë? Rama? Veliaj? Apo të dy?
Për të mbuluar të vërtetën dhe skandalin pas këtyre pyetjeve, Erjon Veliaj zgjedh të bëjë atë që di më mirë, mashtruesin.
Propaganda bajate nuk e mbulon dot të vërtetën se Erion Veliaj është bashkëpunëtor në pastrimin e parave të krimit nëpërmjet betonizimit të Tiranës.

Kjo është një nga arsyet pse qytetarët e Tiranës refuzuan drejtimin e qytetit prej tij, njësoj siç refuzojnë qeverisjen e Edi Ramës. Ai do të jape shpejt llogari para drejtesise se pakapur dhe para qytetarëve shqiptare për çdo aferë kriminale, nga Teatri Kombetar dhe zhvendosja e Lanës, tek vrasja e Ardit Gjoklaj.

Putini i gatshëm të takojë udhëheqësin e ri të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se është gati të takohet me presidentin e ri të Ukrainës për të negociuar që t’i jepet fund konfliktit vdekjeprurës midis dy vendeve fqinjë.

Njoftimi i së enjtes i zotit Putin erdhi si përgjigje e ofertës së Presidentit ukrainas Volodimir Zelenskiyt për të mbajtur bisedime me udhëheqësin rus, ndërsa Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të jenë në funksionin e ndërmjetësit.

Zoti Putin tha megjithatë, se bisedimet e propozuara nuk ka gjasa të mbahen para se Ukraina të zgjedhë një parlament të ri muajin e ardhshëm.

Pas zgjedhjes në muajin maj, Volodimir Zelenskiy u zotua t’i japë fund konfliktit në Ukrainën lindore, që i ka marrë jetën më shumë se 13,000 njerëzve që nga viti 2014.

Marrëdhëniet mes të dy vendeve u keqësuan ndjeshëm kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe mbështeti separatistët e armatosur në rajonin Donbass të Ukrainës lindore.

Turqia sfidon SHBA-të, fillon vendosjen e sistemeve ruse S-400

Ministria turke e Mbrojtjes tha se dërgesa e parë e sistemit mbrojtës raketor rus, S-400, arriti në Turqi, vend anëtar i NATO-s, një zhvillim që mund të përshkallëzojë tensionet me Shtetet e Bashkuara që kanë paralajmëruar sanksione ndaj Ankarasë. Dërgesa e parë arriti në bazën ajrore Murted, afër Ankarasë, thuhet në një njoftim të ministrisë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë punimeve të G20-tës muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë sanksione ndaj Ankarasë për shkak të blerjes së sistemet S-400. Presidenti Trump tha se Turqia nuk ishte trajtuar në mënyrë të drejtë, por ai nuk i përjashtoi sanksionet.

Shtetet e Bashkuara thonë se sistemet S-400 nuk përputhen me rrjetin e mbrojtjes që përdor NATO-ja dhe mund të vënë në rrezik avionët luftarakë F-35 të kompanisë amerikane Lockheed Martin, për prodhimin e të cilëve ka ndihmuar edhe Turqia ndërsa ka planifikuar dhe blerjen e tyre.

Nën sanksionet e mundshme amerikane, Turqia mund të përballet me përjashtimin nga programi i blerjes së avionëve F-35. Washingtoni ka ndërprerë tashmë trajnimin e pilotëve turq në Shtetet e Bashkuara për avionët F-35.

Marrëveshja me Rusinë, e para marrëveshje e tillë ndërmjet Rusisë dhe një vendi anëtar të NATO-s, ka nxitur shqetësime se Turqia po orientohet më afër sferës së ndikimit të Moskës.

Turqia ka refuzuar t’i nënshtrohet trysnisë amerikane, duke ngulur këmbë se zgjedhja se çfarë pajisjesh mbrojtëse të blejë, është çështje e sovranitetit të saj.