21.9 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Kryemadhi: Largimin i Ramës është detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi!

Pas përgjimeve të radhës publikuar nga gazeta gjermane Bild, paralelisht me Partinë demokratike, e cila mblodhi kryesinë, u mbodh edhe kryesia e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Në flajën e saj kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se Situata politike në vend është tepër e rënduar dhe se shkaku i vetëm i kësaj krizë të shumëanshme është Rama dhe rilindja.

Duke iu referuar përgjimeve, Kryemadhi deklaroi se u provua hapur se Rama si kryeministër është ilegjitim, zgjedhjet janë ilegjitime, u provua 11 % vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve.

Më tej ajo u shpreh se Rama është në krye të masakrës zgjedhore dhe se dorëheqja e tij në këto kushte është e pashmangshme. “U provua përfshirja e kriminelëve në vjedhjen e votave. Kërcënimet me vendin e punës për votat partiake e piset e rilindjes. Edi Rama kurrë nuk mund të administrojë zgjedhje.

Edi Rama është shkaku kryesor sepse dështoi hapja e negociatave”, ka deklaruar Kryemadhi

Kryatarja e LSI është shprehur se, largimin i Ramës është detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi. Ndërsa shtoi se përçarja dhe konflikti i egër është synimi i vetëm i Edi Ramës.

“Opozita është më e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin e votës së lirë dhe për të pastruar rrënjësisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantët dhe korrupsioni pa fre.

Qendresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përball qeverisë dhe parlamentit të kriminalizuar”.

Këtu duhet të ndalojmë, kësaj rradhe asgjë nuk është si më parë…

Erl KODRA

Kësaj rradhe asgjë nuk është si më parë, domethënë, nuk ka asnjë mundësi që kjo GJAMË të kalojë ngjashëm me skandalet e tjera, çfarëdo që të ngjasë, edhe sikur në planetin Tokë të ulen jashtëtokësorët.

Ndërsa po shkruaj këto rradhë, po dëgjoj në ABC News të ftuarën e ditës më të zezë të demokracisë shqiptare, zonjën e Partisë Socialiste dhe të Rilindjes, Mimi Kodheli. E pabesueshme në fakt. Kjo grua, kjo nënë, kjo femër; pa u skuqur, e qetë, e bindur, e sigurtë në ato çfarë thotë vazhdon e mbron pa pikën e turpit, turpin lakuriq të Edi Ramës, teksa ka përdhunuar masivisht shqiptarët, vullnetin dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira. Kjo grua, që grua i thënçin, vazhdon e mbron perversitetin e Edi Ramës me një lloj qetësie olimpike, pa u skuqur, pa e ndjerë fare se po mbron atë që një qenie normale njerëzore nuk mund t’a mbrojë.

Mimi Kodheli sapo e bëri.

Për fat të keq zonja Kodheli nuk është vetëm. Si ajo janë gjithë kuplaraja e Edi Ramës. Më të zellëshmit do t’i shohim në darkë nëpër televizione, duke lëpirë ndyrësitë e tij. Do t’i shohim pas ndonja një ore, teksa do të mbyten në nga llapa e vet, ndërsa Edi do t’u lëshojë mu në gurmaz topat e mëdhenj me mutin e brekëve të grisura të Shukri Xhelilit.

Nuk më vjen keq për ata që nuk duan të shkëputen nga nevojtorja Edi Rama, por më vjen keq për shqiptarët e mirë socialistë, që nuk po u ndahen dotë krimeve të ndyra, edhe pas 75 vitesh. Më vjen keq, sepse edhe ata janë shqiptarë si ne, si unë e si ti që po lexon këto rradhë. Jemi aq pak për të patur kaq shumë llum mes nesh. Jemi aq të afërt, sa gjëma në shtëpinë e socialistëve shqiptarë po mban peng Shqipërinë.

Unë nuk e di nëse ka ndonjë zë kundër Edi Ramës në Partinë Socialiste, por nëse nuk flasin sonte, le të heshtin përgjithmonë. Sepse sonte është ai momenti që ndanë dy botë, dy epoka.

E mira dhe e keqja kurrë më parë nuk kanë qenë kaq lehtësisht të dallueshme, kaq të qarta.

Shefi i policisë së Kamzës që doli në përgjimet e BILD, kunati i prokurorit të dosjes “184”

Nga Boldnews.al

Sali Skura, shefi i Komisariatit 5 në kohën e përgjimeve të dosjes “184” të vjedhjes së votave në Dibër e në vijim, rezulton se ka bërë përpjekje policore për bllokimin e qytetarëve që jetonin përkohësisht në Kamëz për të votuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016.

Në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, Sali Skura është përgjuar duke i raportuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, i cili, siç duket, ishte “koordinator” i Partisë Socialiste për vjedhjen/tjetërsimin e votave në Dibër.

Nga disa verifikime të kryera nga “Boldnews.al” rezulton se Sali Skura është kunati (burri i motrës) së një prej prokurorëve të dosjes hetimore “184” (dhe asaj me nr. 339), Vladimir Mara.

Pikërisht, ky detaj shpjegon shumë gjëra se përse dosja “184” qëndron prej më shumë se një viti në dorën e Vladimir Marës dhe kolegut të tij, Dritan Prenci, të cilët, me urdhër të shefes së tyre, Donika Prela, kanë bllokuar hetimet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Pak ditë më parë, prokurorët e dosjes “339” dhe “184”, ndër të cilët edhe Vladimir Mara, nxorën urdhërin për mos-publikimin e akteve hetimore, pas daljes së përgjimeve në gazetën “Bild” e më tej në median shqiptare.

Në atë urdhër, prokurorët e treguan veten të shqetësuar për ‘sekretin hetimor. Por, duket se e vërteta ka qenë larg asaj që u paraqit si “ligjore dhe etike”.

Prokurori Vladimir Mara, në urdhërin për mos-publikim, mesa duket ka pasur shqetësim që të mos dalin në publik edhe përgjimet e kunatit të tij, Sali Skura.

Përgjimet e fundit duket se e kanë kompromentuar së tepërmi rolin e prokurorit Mara në hetimin e dosjes “184”, por edhe “339”, të cilat kanë në fokus të dyja vjedhjet që zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste u kanë bërë zgjedhjeve lokale në Dibër, në vitin 2016, si edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në Durrës e qytete të Shqipërisë.

Përgjimet e publikuara nga “Bild” po shumëfishojnë skandalet me vjedhjet e votave nga “Rilindja”, si edhe (mos)hetimin e tyre nga prokuroria e drejtuar nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Donika Prela, mikesha e Arta Markut, e vendosur në krye të Krimeve të Rënda në kundërshtim flagrant me ligjin, është impenjuar në bllokimin e hetimeve për dosjen “339” dhe “184”.

Tashmë zbulohet edhe detaji që caktimi i prokurorit Vladimir Mara në këtë dosje nuk ka qenë rastësore. Ai, njëlloj si shefet e tij, Marku e Prela, ka interesa të drejtëpërdrejta për bllokimin e hetimeve për dosjet më të nxehta të momentit.

Nëse hetimet për dosjen 184 do të avanconin siç duhet, atëherë prokurori Mara do të ishte i detyruar të firmoste urdhër-arrestin për burrin e motrës së tij, zyrtarin e lartë të policisë, Sali Skura.

Rasti i prokurorit Mara është i dyti i zbuluar gjatë orëve të fundit nga “Boldnews.al”, ku zyrtarë të rëndësishëm të Prokurorisë kanë lidhje me personat e përgjuar në kuadër të dosjes “184”.

Më parë, “BN” raportoi se drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Cami (Keshi) ka lidhje të afërta me Arben Keshin, zyrtarin e lartë të Ministrisë së Brendshme, i cili del në përgjimet e dosjes “184” duke folur me Edi Ramën e zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste.

Përgjimet e publikuara nga “Bild” po krijojnë panoramën e plotë se përse, jo vetëm “Rilindja”, por edhe prokuroria nuk ka as vullnetin minimal për të zbardhur dhe vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët politikë të masakrave zgjedhore në Dibër, Durrës e në qytete të tjera.

 

 

FRPD thirrje Ramës: Mos provoko opozitën dhe qytetarët!

?????????????????????????????????????????????????????????

Belind KËLLIÇI

Dalja e pergjimeve te reja nga BILD dhe shantazhi i Edi Rames permes veglave te tij ne prokurori, ishte ne qender te mbledhjes se jashtezakonshme te kryesise se FRPD. Pergjimet deshmuan se Edi Rama ka marre pushtet me vota te blera, me para krimi dhe korrupsioni, me kercenime dhe shantazhe te personave me rrezikshmeri kriminale dhe drejtues organizatash nderkombetare te trafikut te droges.

Edi Rama dhe vartesit e tij moren vota duke kercenuar ne menyre kriminale punonjesit e administrates publike.

Pergjimet e dosjeve 339/1 dhe 184 deshmojne se kemi nje:

Parlament ilegjitim,
Qeveri ilegjitime,
Kryeminister ilegjitim dhe te lidhur koke e kembe me krimin.

Kercenimi dhe shantazhi ndaj Kryetarit te Opozites eshte nje perpjekje e deshperuar e Edi Rames per te hequr vemendjen nga pergjimet e BILD, qe tregojne fytyren e vertete te tij.

Perdorimi i segmenteve te caktuara te prokurorise nga Edi Rama per ti bere presion opozites eshte kriminale dhe do te marre pergjigjen e merituar.

Edi Rama dhe te kapurit prej tij ne prokurorine e Tiranes te heqin dore sa me pare nga keto akte kriminale shantazhi ndaj kryetarit te opozites dhe cdo qytetari qe eshte sot kunder krimit ne pushtet. Zjarri qe kerkon te ndeze Edi Rama me kete presion do ta djege te parin ate, e me pas me rradhe veglat e tij.

FRPD i ben thirrje prokurorise te refuzoje urdhrat politik sepse s’ka vetting qe do ti shpetoje.

FRPD i ben thirrje Edi Rames te mos provokoje opoziten dhe qytetaret sepse do te kete fund te hidhur.

FRPD cileson si tejet shqetesuese dhe alarmante moshapjen e negociatave per shkak te krimit ne pushtet dhe korrupsionin, si dhe kerkesat per rikthimin e viza e izolimin e vendit.

FRPD fton cdo te ri, cdo shqiptar kudo ku eshte, te bashkohet me 21 qershor, ne betejen jetike kunder krimit, kunder korrupsionit, per zgjedhje te lira dhe te ndershme, per Shqiperine si Europa 🇦🇱🇪🇺

Deklarata e fortë e deputetit: Kuvendi është ilegjitim, do t’i bashkohem protestës së opozitës…

Opozita përgatitet të mbajë këtë të premte në orën 20.00, protestën e saj të nëntë kombëtare. Por risia në këtë protestë duket se do të jetë edhe pjesëmarrja e një deputeti të Kuvendit, i cili mori mandatin pas djegies në bllok të mandateve nga ana e opozitës.

Ai është Lefter Maliqi i cili edhe pse vijon të mbajë mandatin e deputetit, nga studion e “Top Talk” e ka cilësuar si ilegjitim Kuvendin e Shqipërisë.

“Për mua ai Parlament është ilegjitim. Unë besoja se do të plotësoheshin 140 deputetë dhe u deklarova i pari. Ai Kuvend është me 121 mandate. Jo vetëm që është me 121 mandate, por edhe votimi i fundit ku 100 deputetë votuan pro rezolutës, u tregua hapur pazari që u bë. Të gjithë deputetët e opozitës ishin në sinkron për të qenë abstenim, përveç meje dhe 6 të tjerëve që votuan kundër rezolutës”, tha Lefter Maliqi.

I pyetur se përse vijon të jetë deputet, ai tha se aty është një zë kritik i kësaj qeverie. Ai madje deklaroi se këtë të premte do t’i bashkohet opozitës në protestë.

PD Lushnje me kryetar të ri, Saimir Korreshi: Do të punoj për fitoren, jo për interesa të ngushta personale

Sot në Lushnjë janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku ka dalë fitues Saimir Korreshi perballë Pandeli Bocit. Korreshi ka studuar drejtësi në universitetin La Sapienza, ai është avokat dhe ka një reputacion të shkëlqyer në Lushnjë.

Pas fitores, kryetari i ri indegës së Lushnjës garantoi demokratët se do t’i pëkushtohet fitores së PD dhe jo karrierës apo përfitimit personal.

Fjala e Saimir Korreshit pas fitores së zgjedhjeve në degën e PD në Lushnjë:

“Falë mbështetjes suaj, nga sot karriera ime politike ka marrë një drejtim të ri, si Kryetar i Degës së Partisë Demokratike Lushnje.

Për këtë ju jam thellësisht mirënjohës, secilit prej jush, emër për emër!

Besimin tuaj e konsideroj jo vetëm si vlerësim të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha si përgjegjësi të cilën duhet ta menaxhoj me kujdes, duke patur gjithmonë në konsideratë që të mos zhgënjej kurrë besimin e marrë sot prej jush.

E shkuara shumë e afërt e Degës sonë na ka treguar se për interesa të ngushta personale, pavarësisht mbështetjes së sinqertë që demokratët të kanë dhënë, mund të rrënosh besimin e tyre brenda ditës. Mund të marrësh vendime të rëndësishme politike pa i pyetur ato dhe pa u interesuar për sakrificën dhe interesat e tyre. Mund të largosh dhjetra demokratë, vetëm për shkak se nuk ndajnë të njëjtin mendim me ty. Ky model arrogant i drejtimit të Degës sonë fatmirësisht mori fund njëherë e përgjithmonë që nga 16 Shkurti 2019.

Unë do jem në drejtimin e Degës për t’i shërbyer demokratëve dhe qytetarëve të Lushnjes, për ta shndërruar Partinë Demokratike fituese në Lushnje, jo për përfitime personale, jo për karrierë personale, dhe për luftë me personalitetet me kontribut në Degë. Secili demokrat do jetë pa asnjë dallim bashkëpunëtori im. Interesi ynë i përbashkët është dhe do të mbetet Partia Demokratike, familja e vlerave europiane, lirisë dhe shpresës për shqiptarët.

Dua të shpreh mirënjohjen time edhe për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, për besimin që më dha duke me kandiduar për pozicionin e Kryetarit të Degës. Dua ta garantoj atë, në emrin e çdo demokrati lushnjar, se kemi qenë dhe do të jemi, krah tij, në betejën për Shqipërinë si gjithë Europa.

Partia Demokratike mbi interesin personal. Ky është modeli që unë do vë në jetë, duke filluar nga sot.

Edhe njëherë, shumë faleminderit për mbështetjen dhe kam bindjen se ajo do të jetë e vazhdueshme, për të arritur objektin tonë të përbashkët: Fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike.

Mijëra vetë mblidhen tek selia e PD pas publikimit të përgjimeve nga Bild: Rama ik!

Disa mijëra mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë e kësaj partie, vetëm pak orë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “BILD”.

Qytetarët janë mbledhur në oborrin e selisë së PD-së, nga ku ndoshta mund të ketë një përshpejtim të vendimmarrjes përsa i takon zhvillimeve në ditët në vazhdim, deri të premten kur opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare.

Ndërkohë Lulzim Basha mësohet se ndodhet në selinë e PD-së, ndërsa mbështetësit e kanë pritur me ovacione.

Bild e nxori në përgjimet për blerjen e votave, si e shpërbleu Rama Arben Keshin duke e bërë drejtor policie

Ky është Arben Keshi, një ndër personat kyc në skemën e blerjes së votave në Dibër. Sipas përgjimeve të publikuara sot nga ‘Bild’, me të dëgjohet të komunikojë edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e pyet Keshin nëse e ka arritur apo jo objektivimin. Sipas përgjimeve të gazetës gjermane, Arben Keshi ishte drejtor në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë në një reagim të mëvonshëm, kryeminsitri Edi Rama, ka mohuar që Keshi të ketë punuar në Policinë e Shtetit asokohe.

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: “AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama.

Por ndërkohë në një kronikë të Top Channel në nëntor të vitit 2017, rezulton se Arben Keshi, ishte shef komisariati në Bulqizë. Sidoqoftë përgjimet janë realizuar në vitin 2016. Në shkurt të vitit 2016, ai është denoncuar nga Partia Demokratike si një prej njerëzve të Edi Ramës, që blinte vota në zgjedhjet për Bashkinë Dibër. Mbetet për t’u verifikuar nëse Edi Rama gënjen për Arben Keshin apo askohe ai vërtet s’ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. E megjithatë kjo ka pak rëndësi. Keshi del nga përgjimet si truri i skemës së ngritur në Dibër për të blerë votat dhe për t’u bërë presion njerëzve.

Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, ishte denoncuar nga Partia Demokratike për pjesëmarrje në manipulim votash në Dibër që në zgjedhjet e parakohshme lokale në këtë rreth.

Edhe pse e di që Kodi Zgjedhor është i qartë për dënimin që marrin pjesë në intimidimin e votuesve, Keshi ka vazhduar normalisht i mbrojtur edhe nga Rama në misionin e tij për të manipuluar votat në Dibër. Sipas të dhënave, Këshi që i zotohet Ramës se do të kapë rezultatin maksimal në Dibër, ishte drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Parregullt në Republikën e Shqipërisë.

3 vite më parë Partia Demokratike dorëzoi në Prokurorinë për Krime të Rënda një kallëzim penal, ku shkruante se në Dibër po vepronte një grup i strukturuar kriminal, që po blente votat dhe kërcënonte votuesit dibranë për llogari të kandidatit të mazhorancës, Muharem Rama.

Në listën me emrat që Partia Demokratike ka dorëzuar asokohe në Prokurori dhe që sipas saj, ishin pjesë e grupit kriminal që po blente votat dhe kanoste votuesit dibranë ishte dhe emri i Arben Keshit, i cili kryente veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Maqellarës.

Por asnjë nga emrat që dërgoi Partia Demokratike nuk u hetuan nga Prokuroria e Përgjithshme.

Dokumenti i mëposhtëm, tregon se Keshi është pjesë e policisë, me gradën e komisarit dhe me rrogë 80 mijë lekë.

Dokumenti qartëson se ai është me profesionin “officer policie” me kohë të plotë.

Referuar këtij dokumenti, Keshi ka gradën komisar, ndoshta për shkak të arritjeve që pati me zgjedhjet në Dibër.

Biseda e Keshit me Ramën

Arben Keshi: Hë shefi!

Edi Rama: Hë mo si duket?

Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.

Edi Rama: Ashtu është?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?

Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja.

Edi Rama: Çfarë do të bënin ty ata?

Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka.

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo!

Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.

Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?

Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?

Arben Keshi: Po po në rregull.

Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao.

Arben Keshi: Ishalla, faleminderit.

Gazetari i Bild i përgjigjet Ramës: Doni të më padisni? Cila gjykatë punon në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama kërcënoi sot gazetarin gjerman të BILD, Pete Tiede se do ta padisë në gjykatë për nxjerrjen e përgjimeve.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i gazetarit gjerman, Tiede, i cili shkruan se përgjimet janë reale dhe nuk ka aspak frikë nga kërcënimet e Ramës.

Me një shënim në faqen e Facebook të gazetës Bild, Tiede i shkruan Ramës se, pse nuk e padit në Shqipëri, apo nuk ka ku, sepse nuk punon asnjë gjykatë.

Reagimi i plotë i Peter Tiede

Zoti kryeministër, doni të më padisni?

Për shkak se i kam bërë dëm madhërisë suaj apo pse?

Përgjimet janë reale. Apo keni dyshime tek materiali i prokurorëve tuaj.

Në Shqipëri, nuk mund të më padisni, cila gjykatë punon?

Më vjen mirë që e pranoni këtë…

 

PD i denoncoi në vitin 2016 zyrtarët që publikoi sot Bild për vjedhjen e votave, Prokuroria nuk hetoi

Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste janë kapur fort pas faktit sipas tyre që Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë denoncim në KQZ për manipulimin e zgjedhjeve, por në fakt e vërteta rezulton e kundërta.

Partia Demokratike kishte denoncuar kasaphanën që po bëhej me zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër që në 1 shtator 2016, ku me emra denonconte të gjithë drejtuesit e PS në këtë qark nga drejtor tatimesh deri në ato të arsimit që ishin bashkë për të manipuluar votat, tashmë e zbuluar me urdhër të kryeministrit Rama.

Midis emrave që denoncoi PD, tre vite më parë, janë edhe ato të kapur në pergjimet e BILD sot, si Arben Keshi që flet me Ramën dhe Drini Gjeci që kërcënon një drejtor shkolle.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

‘Ishte data 1 shtator 2016, kur Partia Demokratike thotë se prej 10 ditësh në Dibër po vepron një grup i strukturuar kriminal, që po blen votat dhe kërcënon votuesit dibranë për llogari të kandidatit të maxhorancës, Muharrem Rama.

Lidhur me këtë, opozita ka dorëzuar në Prokurorinë për Krime të Rënda një kallëzim penal.

‘Me emra të përveçëm, Partia Demokratike ka renditur faktet se si prej mbi 10 ditësh ky grup po ushtron presion tek votuesit në Dibër duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës, por edhe të kanosjes direkte të qytetarëve dibranë’, thuhet në një deklaratë të PD.

Sipas opozitës, ky grup kriminal është i përbërë nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, të cilët sipas saj, janë vënë në shërbim të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.

‘Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjeherë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë këta kriminelë të votës së lirë, të veshur me pushtet nga Edi Rama dhe lidhjet e tij kriminale’, mbyllet deklarata e PD.

Partia Demokratike ka dorëzuar listën me emrat, që sipas saj, janë pjesë e grupit kriminal që po blen votat dhe kanos votuesit dibranë.

  1. a)            Afrim Mikli, Kryetar i PS Dibër, bashkëpunëtor i ngushtë i shtetasit Ymer Lala, person i njohur për precedent të mëparshëm penal, sëbashku dhe vec e vec, kryejnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhrrit dhe Selishtit;
  2. b)            Arben Keshi, drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Maqellarës;
  3. c)            Agron Malaj, Drejtor Rajonal i OSHEE per Veriun , kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Peshkopisë;
  4. d)            Ylli Mikli, Administrator i njësisë administrative Muhurrit, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhurrit;
  5. e)            Spartak Koltraka, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kastriotit;
  6. f)             Nuri Meta, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zona të caktuara të Bashkisë Dibër;
  7. g)            Qamil Leta, person me precedent penal, eksponent i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kalasë së Dodës.

Nga ana tjetër, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, janë edhe 3 persona që mbajnë funksione publike dhe të angazhuar në veprimtarinë kriminale të kanosjes së zgjedhësve, kryesisht punonjësve të administratës publike, ku përfshihen, por pa u kufizuar, punonjësit e arsimit dhe ato të shëndetësisë. Konkretisht, ushtrimi i presionit ndaj zgjedhëve, në formën e kanosjes, kryehet nga:

  1. a)            Jetmir Leshi, mjek, me detyrë anëtar i Komisionit Mjekësor të përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KEMP);
  2. b)            Drini Gjeci, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër;
  3. c)            Sonila Braha, me detyrë Drejtore e Shërbimit Social;
  4. d)            Robert Aga, Shef i Komisariatit të Policisë Peshkopi.