39.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Gjermania e shqetësuar për shëndetin e Merkel, qëndron ulur gjatë himnit

Angela Merkel dridhet – i gjithë vendi është i shqetësuar. Të enjten kancelarja qendroi ulur gjatë një pritjeje shtetërore. Të tregosh dobësi në politikë? Kjo nuk është më tabu në Gjermani.

Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushtarake dhe kancelarja e i ftuari i saj qëndrojnë ulur në karrike. Fare të qetë dhe pa asnjë dridhje Merkel dëgjonte himnet e të dyja vendeve.

Të mërkurën sërish një atak dridhjesh
Të mërkurën (10.07) kancelarja 64 vjeçare pësoi një atak të tretë me dridhje brenda pak javëve, në kohën që qëndronte në hollin e nderit të kancelarisë. Por pak pas kësaj Merkel u paraqit ashtu siç e njohin atë të gjithë prej shumë vitesh.

E qetë, e saktë, pa emocione të mëdha, me një buzëqeshje të lehtë: “Jam mirë. E kam thënë edhe një herë, që ndodhem në një fazë për ta kapërcyer atë që ndodhi gjatë nderimeve ushtarake së fundi me presidentin Selenskyj.

Kjo fazë duket ende nuk ka kaluar, por ka përparime. Më duhet të jetoj një farë kohe më këtë. Unë jam mirë. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar.” Këtë deklaratë ajo e bëri vetëm një orë pasi kishte pasur dridhje të forta për herë të dytë.

Shëndeti i Merkelit: Temë kryesore e gazetave bulevardeske
A është e sëmurë kancelarja? Mos vallë ajo është në forcat e fundit? Një ditë pas atakut të fundit gazeta më e madhe bulevardeske e Gjermanisë shkruan: “Nuk ka të ndalur.” Në mes të qershorit Merkel priti presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Selenskyj. Në hollin e kancelarisë ajo pati dridhje të forta. Nëntë ditë më vonë ndodhi e njëjta gjë.

Në selinë presidenciale kështjellën Bellevue bëri betimin ministrja e re e Drejtësisë dhe kancelarja qendronte e sforcuar me duart para trupit, por shumë shpejt sërish ajo mundi të lëvizë.

Thjesht sepse nuk kishte pirë sa duhet lëngje?
Në rastin e parë të atakut gjatë ceremonisë së pritjes së presidentit ukrainas, Merkel tha se nuk kishte pirë ujë mjaftueshëm. Faktikisht atë ditë në Berlin bënte shumë nxehtë. Pas atakut të dytë gazetarët nga kancelaria deklaruan, se kemi të bëjmë me sa duket me një lloj reagimi psikologjik, që Merkel tashmë e ka konfirmuar zyrtarisht.

Ajo që duket qartë dhe e kuptueshme, u trajtua nga zyra e shtypit të qeverisë si një çështje sekrete shtetërore. Pak minuta përpara se kancelarja të fliste hapur, se i duhej tani të jetonte me dridhjen e herë pas hershme, zëdhënësja Ulrike Demmer relativizoi.

Gjithçka është mirë, kancelarja nuk ka gjë: “Ajo i ka përballuar shumë mirë të gjitha takimet javën e kaluar.” Kjo është e vërtetë. Merkel nuk i ka anuluar takimet, ka negociuar në samitin e G20 në Japoni deri natën. E këtë e ka theksuar Merkeli: “Jam mirë!”

Politikanë të sëmurë? Një risi në Gjermani
Fakti që në Gjermani po flitet relativisht hapur për gjendjen shëndetësore të kancelares dhe se si pozicionohet ajo ndaj kësaj, është një zhvillim i ri në Gjermani. Informacionet për gjendjen shëndetësore të kancelarëve në të shkuarën kanë qenë përjashtim.

Willy Brandt, kancelari socialdemokrat në fillim të viteve shtatëdhjetë, ka pasur për kohë të gjatë faza depresioni, por gjermanët nuk kanë ditur gjë për këtë. Helmut Kohl e ka përballuar si kancelar më 1989 ribashkimin, e po ashtu edhe tentativat e kritikëve brenda partisë krisitandemokratë (CDU) për ta rrëzuar atë, ndonëse ai vuante prej dhimbjeve të tmerrshme nga prostati. Askush nuk mësoi gjë për këtë.

Kancelarët e dinin se çfarë bënin. Gjermanët, të cilët e çmojnë besimin tek politika, nuk duan, që udhëheqësit e tyre të kenë dobësi dhe në të shumtën e rasteve as nuk duan ta dinë këtë.

Edhe politikanëve në Gjermani më shume se në demokracitë e tjera u lejohet ruajtja e sferës private. Në vende të tjera kjo diferencohet. Sot në SHBA flitet hapur për vlerat e gjakut të presidentit, edhe në Francë nuk është e padëgjuar të flitet për shëndetin e presidentit.

or shembulli i SHBA-së tregon edhe se nuk ka qenë gjithmonë kështu: Presidentët Franklin D. Roosevelt dhe John F. Kennedy gjatë mandatit të tyre kanë qenë të sëmurë rëndë, por opinioni nuk e mësoi kurrë këtë.

Orar i plotë pavarësisht “Multipler Sklerose”
Komportimi mes daljes në publik dhe sëmundjes po ndryshon edhe në Gjermani. Kanë qenë disa raste të veçanta që kanë kontribuar në këtë drejtim. Kryeministrja mjaft popullore e landit Rheinland-Pfalz,

Malu Dreyer nga partia socialdemokrate (SPD) ka folur gjithmonë hapur për sëmundjen e saj nga Multipler Sklerose. Diktaturat dhe demokracitë e menaxhuara e kanë të vështirë këtë. Qoftë në Europën Lindore apo në Azi, në Afrikë e në Amerikën Latine: diktatorët dhe autokratët nuk sëmuren, të paktën jo zyrtarisht.

Për ta mbuluar këtë imazh Vladimir Putini kalëron me torsin e zhveshur në natyrë. Në Gjermani Angela Merkel gjatë pritjes me nderime ushtarake e ka zhveshur nga dramaciteti debatin për gjendjen e saj shëndetësore, duke deklaruar, se: “më duhet të jetoj tani për tani me dridhjen.” Ajo ka nisur të thyejë një tabu tashmë.

Nëse urreni punën që bëni, mund të sëmureni nga zemra

E urreni punën që e bëni? Atëherë ju mund të keni rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve të reja, të cilat janë publikuar në “International Journal of Environment Research and Public Health”, të pasurit një punë që e urreni është gjë e keqe për zemrën tuaj.

E kjo është veçanërisht e vërtetë nëse e keni një menaxher të cilit nuk i besoni. Hulumtuesit kanë analizuar 400,000 punëtorë amerikanë dhe ka zbuluar se ata që punojnë në punë ku nuk u besojnë shefave janë më të prirë të pinë duhan dhe të vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti, obeziteti, kolesteroli i lartë, etj.

Puna në një ambient me besim të vogël është definuar si të pasurit një punë ku nuk besoni në mirëkuptim, trajtim të barabartë dhe respekt të ndërsjellë mes mbikëqyrësit dhe punëtorit.

Në esencë, kjo nënkupton se nëse e keni një shef që nuk ju respekton apo nuk ju trajton barabartë atëherë jeni më të prirë t’i përjetoni faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare – ku këto sëmundje janë shkaktari numër një i vdekjeve në botë.

Kjo pjesërisht ka të bëjë me metodat e pashëndetshme që këta i njerëz i zgjedhin për ta ballafaquar stresin, siç është ushqimit i dobët dhe pirja e duhanit.

Stresi po ashtu ka ndikim të madh sepse shpie në rritje të shtypjes së gjakut – e cila është një faktor tjetër i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse lihen pa u trajtuar, sëmundjet e zemrës mund të shpijnë në sulme të zemrës, sulme të trurit dhe vdekje.

Prandaj, nëse veç keni një shef të keq, atëherë është mirë t’i zgjidhni problemet ose të largoheni nga ai ambient toksik i cili mund të jetë duke ju vrarë!

Studimi: Pirja e duhanit mund të shkaktojë dhimbje të shpinës

Dhimbja e shpinës mund të ndihet në çdo pjesë përgjatë shpinës, duke filluar nga qafa e deri tek ijët, megjithëse më e zakonshme është në pjesën e fundme të shpinës. Dhimbja mund të jetë nga e lehtë e deri në më të rëndë, varësisht nga ajo se çfarë është duke e shkaktuar atë.

Për shumicën e njerëzve, qëndrimi i dobët dhe ngritja e peshave të rënda mund të jenë burim i kësaj dhimbje. Megjithatë, një studim i ri thotë se edhe duhanpirësit janë trefish më të prirë të zhvillojnë dhimbje kronike të shpinës.

Ky studim është publikuar në revistën mjekësore, “Human Brain Mapping”, ndërkaq nuk është i pari që e ndërlidhë duhanpirjen me dhimbje kronike. Studimi iu ka sugjeruar duhanpirësve të heqin dorë nga duhani nëse veç duan ta ulin rrezikun e zhvillimit të dhimbjes kronike të shpinës.

Përveç kësaj, ekspertët po ashtu kanë treguar se pirja e duhanit e zvogëlon edhe absorbimin e kalciumit dhe e parandalon rritjen e re të eshtrave, duke i lënë duhanpirësit me rrezik më të shtuar të zhvillimit të osteoporozës dhe në shërim më të ngadaltë pas frakturave, gjëra të cilat shkaktojnë dhimbje shpine.

Ushtrimet fizike ndihmojnë për tensionin e lartë të gjakut

Rreziku i hipertensionit rritet me moshën. Prandaj, është esenciale që t’i merrni hapat e nevojshëm për ta parandaluar dhe për ta kontrolluar tensionin e lartë të gjakut. Sipas studimeve të fundit, ushtrimet fizike mund të luajnë rol kyç në kontrollimin e hipertensionit.

Siç thonë ekspertët, disa minuta me aktivitet fizik çdo ditë mund të jenë shumë fitimprurëse për shëndetin dhe nuk është nevoja as të shkoni në palestër apo të filloni të vraponi maratona.

Një studim, i cili është publikuar në “British Journal of Sports Medicine” ka treguar se çdo i katërti person në Mbretërinë e Bashkuar ka probleme me tension të lartë të gjakut, i cili është faktor i madh i rrezikut për të pësuar sulm në tru apo në zemër.

Kjo mund ta prek çdo njeri, pavarësisht moshës dhe është më e zakonshme te të moshuarit.
Por, studimi gjithashtu ka treguar se ushtrimet e rregullta fizike mund të jenë shumë efektive për kontrollimin e tensionit së gjakut, pothuajse aq efektive sa ilaçet.

Një studim tjetër po ashtu ka deklaruar se nivelet e yndyrës viskerale – pra dhjami që i rrethon organet e brendshme dhe nuk shihet jashtë – mund të jenë të dëmshme për shëndetin dhe të shkaktojnë një numër të madh të problemeve shëndetësore, duke përfshirë hipertensionin.

Ushtrimet fizike janë ato të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e kësaj yndyre dhe rrjedhimisht kontribuojnë në zvogëlimin e rrezikut të tensionit të lartë të gjakut.

Sa shumë duhet të ushtroni?
Ekspertët rekomandojnë të bëni aktivitet të moderuar, i cili mund të jetë një ecje prej 30 minutave për 5 ditë në javë.

Nëse nuk keni kohë të ecni 30 minuta, të pakni mundohuni të bëni ushtrime më të shkurta, por më rigoroze, siç është vrapimi për 10-20 minuta për katër herë në javë.

Dekreti i Presidentit: Skënder Gjinushi jo kryetar i Akademisë së Shkencave!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rrëzuar zgjedhjen e Skënder Gjinushit në postin e kreut të Akademisë së Shkencave.

Meta ka dekretuar refuzimin e emërimit të Gjinushit gjatë ditës së sotme Kundër Gjinushit ka patur edhe shumë zëra akademikësh dhe intelektualesh të cilët janë deklaruar kundër një zgjedhje të tillë.

Presidenti Meta dekreton refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave.

D E K R E T

“PËR REFUZIMIN  E EMËRIMIT TË AKADEMIKUT

SKËNDER GJINUSHI  SI KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE”

Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, neneve 3, 6 paragrafi 6, 6/1 germa “c”, 11 të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi shqyrtova kërkesën dhe praktikën e përcjellë nga Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave me shkresë nr.89/41 prot., datë 24.05.2019, nëpërmjet të cilës kërkohet dekretimi për emërimin e zotit Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Dekretoj;

Neni 1

Refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11223

Tiranë, më 11.07.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Arsyet e refuzimit të emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë

Presidenti i Republikës shqyrtoi praktikën shkresore të procesit zgjedhor të zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të përcjellë me shkresë nr.89/41 prot., datë 24.05.2019 të Sekretarit Shkencor të këtij institucioni dhe administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.1567 prot., datë 27.05.2019.

Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave ka përcjellë vendimmarrjen e organeve drejtuese të Akademisë së Shkencave ku reflektohet procesi zgjedhor i zhvilluar më datë 24.05.2019 dhe i kërkohet Presidentit të Republikës emërimi i akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, pasi ai rezulton kandidat fitues për këtë pozicion.

Në shqyrtim të kësaj praktike, Presidenti i Republikës realizoi një takim me zotin Skënder Gjinushi për të diskutuar mbi çështjet e ngritura për realizimin e këtij procesi zgjedhor.

Presidenti i Republikës, për realizimin e një shqyrtimi objektiv dhe të paanshëm të procesit në tërësi, administroi dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm, si dhe kreu verifikimet e duhura për t’u njohur me faktet dhe rrethanat që do t’i shërbenin një vendimmarrjeje të drejtë dhe objektive, të mbështetur në ligj dhe në prova.

Presidenti i Republikës kreu një vlerësim gjithëpërfshirës të kuadrit kushtetues, jurisprudencës kushtetuese dhe bazës ligjore që rregullon veprimtarinë e Akademisë së Shkencave.

Në përfundim të këtij procesi vlerësimi, Presidenti i Republikës, vëren:

  1. Praktika e ndjekur për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Akademisë së Shkencave dhe paraqitja e kërkesës për emërim nga Presidenti i Republikës

Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë i është drejtuar Presidentit të Republikës me shkresën nr. 89/41 prot., datë 24.05.2019, administruar me nr. 1567 prot., datë 27.05.2019. Me këtë praktikë shkresore i kërkohet Presidentit të Republikës emërimi i akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, pasi nga procesi zgjedhor i zhvilluar pranë këtij institucioni më 24.05.2019, zoti Skënder Gjinushi rezulton kandidat fitues.

Bashkëlidhur shkresës nr.89/41 prot., datë 24.05.2019 të Sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave janë përcjellë këto dokumente:

– Vendimi nr.7, datë 24 maj 2019, i Asamblesë së Akademisë së Shkencave “Për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”;

– Procesverbali 89/38 prot., datë 24.05.2019 i procesit zgjedhor të realizuar;

– Shkresa nr.8564 prot., datë 24.05.2019 e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

– Shkresa nr.597/4 prot., datë 13.05.2019 dhe vendimi nr.296, datë 13.05.2019 i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Kërkesa e paraqitur, si dhe vendimmarrja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave, referohet në mbështetje të nenit 92 germa “g” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 11 pika 1, të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilave Presidenti i Republikës është autoriteti kushtetues, që emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës, në praktikën e dërguar është përcjellë dhe Vendimi nr.7, datë 24 maj 2019 i Asamblesë së Akademisë së  Shkencave “Për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.

Asambleja e Akademisë së Shkencave, në këtë vendim arsyeton veprimtarinë administrative dhe procedurat zgjedhore që ka ndjekur për këtë proces. Konkretisht relatohet se:

– Me vendimin nr. 4, datë 26 shkurt 2019, Akademia e Shkencave ka miratuar, ndër të tjera, caktimin e datës 24 maj 2019 si ditën e zgjedhjeve të reja për Kryesinë dhe Këshillin Ekzekutiv (për postet që kanë përfunduar mandatin).

– Për këtë proces zgjedhor është hapur thirrja për pjesëmarrje në konkurrim për funksionet vakante në Akademinë e Shkencave, kriteret dhe procedurat e konkurrimit.

– Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të Akademisë së Shkencave që përkonte me periudhën kohore 10 prill 2019-10 maj 2019, ka paraqitur kërkesën për kandidim vetëm akademiku Skënder Gjinushi, së bashku me dokumentacionin shoqërues përkatës.

– Kërkesa për kandidim e akademikut Skënder Gjinushi është paraqitur me shkresë të protokolluar nr.89/15 prot, datë 10 maj 2019. Arsyetohet se për këtë proces kandidimi, janë paraqitur nga akademiku Skënder Gjinushi edhe shkresa për dorëheqjet nga funksionet partiake (shkresa nr.89/22 prot., datë 15.05.2019), si dhe shkresa nr.192 prot., datë 15.05.2019, “Dorëheqje e parevokueshme nga funksioni si Kryetar i Partisë Socialdemokrate.

– Gjithashtu, në vendimin nr.7, datë 24.05.2019, Asambleja e Akademisë e Shkencave arsyeton se deri në datë 15 maj 2019, është kryer edhe procesi ligjor i verifikimit të pastërtisë së figurës për kandidatin Skënder Gjinushi ku në zbatim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” dhe ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Akademia e Shkencave ka mbajtur korrespondencë me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, institucione këto që kanë konfirmuar se nuk kanë të dhëna që përbëjnë kushte ndaluese për kandidim.

– Akademia e Shkencave ka vijuar me njoftimin e mbajtjes së mbledhjes zgjedhore të Asamblesë më datë 24.05.2019, ora 10.00.

– Për zhvillimin e procesit zgjedhor është mbajtur procesverbali nr.89/38 prot., datë 24.05.2019 për dokumentimin e procesit të votimit. Ky procesverbal është mbajtur nga komisioni përkatës i ngritur për këtë qëllim. Nga ky dokument rezulton se për postin drejtues të Kryetarit të Akademisë së Shkencave është paraqitur kandidatura e vetme nga akademiku Skënder Gjinushi.

– Nga të dhënat e pasqyruara në procesverbal, në votim kanë marrë pjesë 43 anëtarë të Asamblesë, nga 44 gjithsej. Nga 43 anëtarë që kanë votuar, 32 prej tyre kanë qenë të pranishëm në sallë, ndërsa 11 të tjerë kanë votuar me fletët e votimit në zarfe të mbyllur. Zarfet janë administruar nga komisioni dhe janë hapur në prani të anëtarëve të Asamblesë.Nga të dhënat e pasqyruara në procesverbal, rezulton se nga 43 (dyzetetre) fletëvotimi, 2 (dy) fletëvotimi janë shpallur të pavlefshme dhe 41 (dyzetenjë) fletëvotimi të vlefshme. Nga këto ka rezultuar se për zgjedhjen e akademikut Skënder Gjinushi për Kryetar të Akademisë së Shkencave gjenden 35 (tridhjetepesë) vota që kanë votuar “pro” zgjedhjes, si dhe 6 (gjashtë) vota që kanë votuar “kundër” zgjedhjes së tij në këtë pozicion.

Për gjithë procedurën e ndjekur, Asambleja e Akademisë së Shkencave në përfundim është shprehur me Vendimin nr.7, datë 24.05.2019  ku ka vendosur:

Akademiku Skënder Gjinushi zgjidhet në detyrën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë për një mandat 4-vjeçar.

Referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 92, germa “g”, praktika zyrtare e kandidimit dhe e zgjedhjes të Kryetarit nga Asambleja e Akademisë së Shkencave i dërgohet Institucionit të Presidentit të Republikës për emërim.

  1. Veprimtaria verifikuese e kryer nga Presidenti i Republikës

Me qëllim zhvillimin e një procesi në transparencë të plotë, të drejtë, objektiv dhe të paanshëm, Presidenti i Republikës realizoi një takim me zotin Skënder Gjinushi, në cilësinë e Kryetarit të zgjedhur të Akademisë së Shkencave, me të cilin ka bashkëbiseduar për të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjen e tij në këtë pozicion, si dhe me shqetësimet e debatit publik që ka përshirë opinionin për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve për organet drejtuese të Akademisë së Shkencave.

Pjesë e diskutimit ka qenë edhe shqetësimi i ngritur mbi mbajtjen e dy pozicioneve njëherazi si atij të anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave, ashtu dhe të postit drejtues politik të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. Në këtë takim zoti Skënder Gjinushi e njohu Presidentin e Republikës me faktin se me aktin nr.1998, prot., datë 15.05.2019, drejtuar Këshillit Drejtues Kombëtar të Partisë Socialdemokrate e Shqipërisë, ai ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të saj, për shkak të kandidimit në datën 24.05.2019 për funksionin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Për të verifikuar qartësisht funksionin e mbajtur nga zoti Skënder Gjinushi në subjektin politik Partia Socialdemokrate dhe pozitës së trajtimit sipas ligjit për ushtrimin e statusit që mbante si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe kandidat për Kryetar të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës me shkresën nr. 1567/1 prot., datë 05.06.2019, “Kërkesë për vënie në dispozicion informacioni”, i ka kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë informacionin, për sa më poshtë:

A figuron e regjistruar pranë Regjistrave të Partive Politike, Partia Socialdemokrate e Shqipërisë?

Nëse po, referuar të dhënave që ju administroni, çfarë inicialesh ka kjo parti politike dhe cili është Kryetari aktual i saj?

Sipas dokumentacionit që ju administroni dhe të dhënave të Regjistrit të Partive Politike, na informoni nëpërmjet përshkrimit kronologjik rreth faktit se sipas të dhënave të regjistrit, cili shtetas ka mbajtur funksionin e Kryetarit të Partisë Socialdemokrate e Shqipërisë, që nga çasti i regjistrimit të saj sipas ligjit, deri në ditën e sotme?

Në datën 24.05.2019, cili shtetas figuron i regjistruar në Regjistrin e Partive si Kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë?

Pas datës 24.05.2019, a është paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndonjë kërkesë nga zoti Skënder Gjinushi, apo nga organet drejtuese/ekzekutive të kësaj partie, për të zyrtarizuar sipas ligjit ndryshimin e Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë? Nëse po, kur është administruar një kërkesë e tillë dhe cila është gjendja procedurale e shqyrtimit të kësaj kërkese nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë?

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nëpërmjet shkresës nr.4721/1 prot., datë 13.06.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikë me nr.1567/2 prot., datë 14.06.2019, ka informuar Presidentin e Republikës se nga verifikimet e kryera në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike rezulton:

“Me urdhrin nr.30/1, datë 22.04.1991 të Ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi i partisë politike “Partia Social Demokrate e Shqipërisë” me iniciale PSDSH. Kryetar zoti Skënder Gjinushi.

Pranë kësaj gjykate është gjykuar kërkesa civile me nr. 643 Akti, datë depozitimi 03.06.2019, me kërkues Këshilli Drejtues Kombëtar të Partisë Social Demokrate (Gëzim Musabelliu) dhe me objekt, depozitim i dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Socialdemokrate dhe ndryshimi emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate me emrin e kryetarit të kooptuar zotit Engjëll Bejtaj.

Çështja gjyqësore është gjykuar dhe gjyqtari Neritan Cena, i cili ka marrë vendimin nr.12, datë 06.06.2019 dhe Gjykata ka vendosur:

“Pranimin e kërkesës.

Depozitimi i Vendimit nr. 2003 prot., datë 31.05.2019, të Këshillit Drejtues Kombëtar të Partisë Socialdemokrate, me anë të të cilit rezulton të jetë vendosur:

“Pas dorëheqjes së parevokueshme të datës 15.05.2019, të zotit Skënder Gjinushi nga funksioni i Kryetarit të kësaj partie, bazuar në nenin 121 të Statutit të Partisë Socialdemokrate kooptimin në detyrën e Kryetarit të Partisë Socialdemokrate zotit Engjëll Bejtaj deri në zhvillimin e Kongresit, në muajin tetor 2019)…”.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në shkresën e saj nr.4721/1 prot., datë 13.06.2019, citon ndër të tjera se ky vendim nuk ka marrë formë të prerë.

Nga gjithë informacioni i administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe, së fundmi, i përcjellë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, rezulton e provuar se:

– Zoti Skënder Gjinushi rezulton ligjërisht të ketë mbajtur funksionin si Kryetar i Partisë Socialdemokrate në mënyrë të pandërprerë që prej themelimit të saj më 22 prill 1991, deri më 06.06.2019 kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndryshimin e emrit të Kryetarit të kësaj force politike (PSD), për shkak të dorëheqjes së tij nga posti i Kryetarit. Ky vendim ende në datë 13 qershor 2019 nuk ka marrë formë të prerë. Pra, deri në datën 06.06.2019 zoti Skënder Gjinushi vazhdon të konsiderohet ligjërisht si Kryetar i kësaj force politike.

– Sipas këtij informacioni më 24 maj 2019, ditë e realizimit të procesit zgjedhor për Kryetar të Akademisë së Shkencave, zoti Skënder Gjinushi ligjërisht figuron në postin drejtues të Kryetarit të Partisë Social Demokrate.

– Këtë cilësi, si Kryetar i PSD-së, zoti Skënder Gjinushi, e ka mbajtur edhe në çastin kur ka paraqitur kërkesën nr.89/15 prot., datë 10.05.2019 ku ka shprehur interesimin për të kandiduar për Kryetar të Akademisë së Shkencave. Për më tepër, në çastin e shprehjes së interesit për kandidim në datën 10 maj 2019, zoti Skënder Gjinushi, nuk kishte dhënë as dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të PSD-së, akt ky (dorëheqja) që është formalizuar 5 ditë më vonë, në datën 15.05.2019.

– Rezulton se zoti Skënder Gjinushi ka mbajtur për një periudhe të gjatë paralelisht dy funksione, njëri politik si Kryetar i PSD, dhe tjetri si anëtar i rregullt i një institucioni shkencor. Kjo gjendje ka bashkekzistuar për një kohë të gjatë dhe ka vijuar në mënyrë të njëjtë në çastin e shprehjes së interesimit për kandidim për Kryetar të Akademisë së Shkencave më 10 maj 2019, por dhe në çastin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe shpalljes fitues më 24 maj 2019.

III. Vlerësimi i Presidentit të Republikës.

Duke shqyrtuar të gjithë praktikën e administruar gjatë këtij procesi, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, në vlerësim tërësor të situatës së krijuar për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Presidenti i Republikës çmon sa më poshtë vijon:

Procesi i zgjedhjeve, i zhvilluar në datën 24.05.2019 në Akademinë e Shkencave për pozicionin e Kryetarit të këtij institucioni është realizuar sërish duke iu referuar ligjit në fuqi nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Në këtë ligj përcaktohet mënyra e organizimit, vendimmarrjes, zgjedhjes dhe funksionimit të organeve drejtuese të Akademisë së Shkencave.

Midis të tjerave ky ligj përcakton procedurat e zgjedhjes së organeve drejtuese të Akademisë së Shkencave, si dhe kushtet ligjore që duhet të plotësojnë kandidatët konkurrent në këto procese zgjedhore.

Në nenin 11 pika 1, të ligjit nr.9655/2006, parashikohet shprehimisht:

“1. Kryetari i Akademisë përzgjidhet drejtpërdrejt me votim të fshehtë nga Asambleja, nga radhët e anëtarëve të rregullt ose të përhershëm. Kryetar zgjidhet kandidati, i cili merr më shumë se gjysmën e votave të të githë anëtarëve të Asamblesë. Kryetari i zgjedhur nga Asambleja emërohet nga Presidenti i Republikës.”

Sipas dispozitës së mësipërme, zgjedhja e zotit Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave, formalisht duket se i është përmbajtur plotësimit të parashikimeve të këtij neni, pasi ai është një nga anëtarët e rregullt të Akademisë së Shkencave dhe, për zgjedhjen e tij si Kryetar, kanë votuar më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të këtij institucioni.

Ndërkohë, ligji nr.9655/2006 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, në dispozita të tjera të tij, parashikon përbërjen dhe kushtet ligjore që duhet të plotësojë individi që legjitimojnë qenien e tij si anëtar i rregullt apo i përhershëm në Akademinë e Shkencave.

Konkretisht në nenin 5, pika 1 të ligjit nr. 9655/2006, parashikohet shprehimisht:

“1.  Akademia ka në përbërje anëtarë të rregullt, anëtarë të përhershëm, anëtarë të asociuar dhe anëtarë nderi.”

Konkretisht në nenin 6, paragrafët 1, 2  dhe 6 të ligjit nr. 9655/2006, parashikohet shprehimisht:

“Anëtarët e rregullt të Akademisë zgjidhen nga radhët e shkencëtarëve të shquar me titull “Profesor”, që kanë ose kanë pasur shtetësi shqiptare, të cilët, nëpërmjet punimeve origjinale, veprave përgjithësuese, me një nivel të lartë shkencor, kanë zgjidhur, teorikisht dhe praktikisht, probleme të një rëndësie të veçantë në fushën e shkencës, të ekonomisë, artit dhe kulturës, si dhe kanë dhënë ndihmesë në formimin universitar e pasuniversitar të shkencëtarëve të rinj.  Anëtarë të rregullt të Akademisë  zgjidhen edhe nga radhët e shkencëtarëve të shquar shqiptarë, që nuk e kanë fituar titullin “Profesor” në Shqipëri, por kanë gradën shkencore “PhD” ose “Doktor”, që punojnë aktualisht pranë universiteteve dhe qendrave kërkimore jashtë vendit dhe kanë kontribute akademike, që tejkalojnë parashikimet e akteve ligjore e nënligjore në fuqi për kërkimin e titullit “Profesor.”

Në raste të veçanta, anëtarë të rregullt të Akademisë mund të zgjidhen edhe personalitete me merita të shquara në fusha të ndryshme të krijimtarisë.

Personat që kanë funksione të larta administrative dhe politike, nuk mund të kandidojnë për t’u zgjedhur anëtarë të rregullt dhe të asociuar të Akademisë gjatë ushtrimit të këtyre funksioneve.”

Për më tepër, në nenin 6/1, pika 1, germa “c” të po këtij ligji parashikohet:

“1.  Statusi i anëtarit të rregullt, atij të asociuar, dhe i çdo funksioni tjetër drejtues të lidhur me këto funksione në zbatim të neneve 9 dhe 10 të këtij ligji, përfundon kur anëtari:

  1. c) zgjidhet apo emërohet në funksione drejtuese në parti politike apo organe kushtetuese;

Në vlerësim të të gjithë dispozitave të sipërcituara të ligjit nr. 9655/2006 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, që në thelb garantojnë zbatimin e parimit kushtetues të autonomisë dhe lirisë akademike të parashikuar nga neni 57, pika 7 e Kushtetutës, parim ky i elaboruar nga Gjykata Kushtetuese në Vendimin nr.36, datë 15.10.2007, është e qartë se:

Statusi i anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave nuk mund të ushtrohet paralelisht me kryerjen e funksioneve drejtuese të larta në parti politike.

Në këtë mënyrë, ka qenë në përgjegjësinë e organeve drejtuese të Akademisë së Shkencave që, në përmbushje të kërkesave të Kushtetutës që në çastin e miratimit të ligjit nr.9566/2006 apo të ndryshimeve të këtij që përcaktonin këto ndalime ligjore, duhet t’i kishin kryer menjëherë dhe shumë kohë përpara të gjitha praktikat e nevojshme administrative me qëllim që në zbatim të ligjit, të bënin të mundur shmangien e gjendjes së papajtueshmërisë së ushtrimit të statusit të anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave me funksionet drejtuese në parti politike.

Papajtueshmëria ligjore në ushtrimin e statusit si anëtar i rregull i Akademisë së Shkencave, e bën tërësisht procesin zgjedhor të pavlefshëm. Kjo, sepse çdo anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave që ka papajtushmëri të statusit si anëtar i rregullt i saj me funksione drejtuese në parti politike, rrjedhimisht është në kushtet e ndalimit ligjor për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në funksionet drejtuese të Akademisë së Shkencave ku përfshihet dhe funksioni i Kryetarit.

Në rastin konkret, kjo kërkesë e ligjit nr. 9655/2006 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, rezulton të jetë një fakt i pranuar edhe nga kandidati Skënder Gjinushi, pasi pikërisht dorëheqja e tij nga funksioni si Kryetar i Partisë Socialdemokrate, është bërë në datën 15 maj 2019 për shkakun se ai po konkurronte për një funksion drejtues të Akademisë së Shkencave, siç është Kryetari i Akademisë së Shkencave.

Kjo dorëheqje nuk e justifikon faktin që shprehja e interesit për kandidim e paraqitur në cilësinë e anëtarit të rregullt të akademisë më 10.05.2019, rezulton të jetë ushtruar në kushte të papajtueshmërisë dhe ndalimit ligjor.

Për më tepër, dorëheqja nga funksioni i Kryetarit të Partisë Socialdemokrate e paraqitur nga zoti Skënder Gjinushi më 15.05.2019, nuk është formalizuar me një vendimmarrje ligjore përpara kohës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar të Akademisë së Shkencave në datën 24.05.2019.

Rezulton se as organet drejtuese të Partisë Socialdemokrate (Këshilli Drejtues Kombëtar) dhe as Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk kanë marrë një vendim as përpara datës 10.05.2019 apo 24.05.2019 për të pranuar dorëheqjen nga ushtrimi i funksionit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate.

Rezulton se Këshilli Drejtues Kombëtar i PSD-së, ka shqyrtuar dhe ka marrë vend për pranimin e kërkesës për dorëheqje të Kryetarit në datën 31.05.2019, ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka pranuar këtë kërkesë dhe vendimmarrjen e organeve drejtuese të PSD-së vetëm në datën 06.06.2019.

Në këtë mënyrë rezulton që në datën 10.05.2019, kur është bërë shprehja e interesit për kandidim dhe në datën 24 maj 2019, ditë kur janë zhvilluar zgjedhjet për Kryetar në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, zoti Skënder Gjinushi, ligjërisht figuron Kryetar i Partisë Socialdemokrate.

Kjo pozitë juridike krijon papajtueshmëri të ushtrimit të statusit si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave, çka përbën shkak ligjor ndalues për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur Kryetar i Akademisë së Shkencave.

Në këto kushte, referuar nenit 57, pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe parashikimet e neneve 3, 6 paragrafi 6,  nenit 6/1, pika 1 germa “c”, 11 të ligjit nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, rezulton se procesi zgjedhor i zhvilluar në datën 24.05.2019 në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, paraqet problematikë të theksuar ligjore.

Kjo gjendje paligjshmërie e bën të pamundur që Presidenti i Republikës të ushtrojë kompetencën e tij të parashikuar në nenin 92/g të Kushtetutës, për të emëruar Kryetarin e Akademisë së Shkencave.

Presidenti i Republikës nuk mundet të dekretojë emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në kushtet kur procesi zgjedhor, i realizuar për këtë funksion, është kryer në shkelje të përcaktimeve të ligjit nr.9655/2006.

Kushtetuta i ka dhënë një rol të veçantë Presidentit të Republikës që nuk mund të jetë kurrsesi formal për t’u shprehur bazuar vetëm mbi një kërkesë zyrtare të paraqitur.

Në cilësinë e Kreut të Shtetit, Presidenti i Republikës, si një institucion asnjanës dhe mbi palët, ka për detyrë që të verifikojë nëse mekanizmat ligjorë dhe kushtetues kanë funksionuar siç duhet, në mënyrë që të mos cenohen parimet kushtetuese dhe të mos shkelen parashikimet e ligjit specifik.

Ushtrimi i kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës, për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, parashikuar në nenin 92/g të Kushtetutës, kërkon domosodshmërisht shprehjen e vullnetit nga Presidenti i Republikës, vullnet ky i cili formohet vetëm pas verifikimit dhe vlerësimit jo vetëm të procedurës së ndjekur nga organet respektive që kanë realizuar procesin zgjedhor, por dhe verifikimin e vlerësimin e çështjes për të vënë në dukje faktin nëse i gjithë ky proces është i mbështetur ose jo në ligj dhe në prova.

Kushtetutëbërësi i ka dhënë Presidentit të Republikës kompetenca për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, pikërisht për të garantuar zbatimin e paanshëm të parimit kushtetues të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllim shmangien e çdo lloj ndikimi politik në këtë institucion, në mënyrë që të garantohet jo vetëm autonomia dhe liria akademike, por dhe respektimi i ligjit sipas frymës së Kushtetutës.

Për sa u parashtrua më sipër, referuar mënyrës sesi janë zhvilluar zgjedhjet për Kryetar të Akademisë së Shkencave në datën 24.05.2019, si dhe duke vlerësuar në tërësi rrethanat, provat dhe bazën ligjore që rregullon mënyrën e organizimit të Akademisë së Shkencave, Presidenti i Republikës, mbështetur në nenin 57 pika 7,  92/g,  93, të Kushtetutës, nenit 3, nenit 6 paragrafi 6, nenit 6/1 germa “c”, nenit 11 të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ka arritur në konkluzionin:

– Procesi i kandidimit dhe ai zgjedhor i zhvilluar dhe i përfunduar në datën 24.05.2019 për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, paraqet shkelje të parashikimeve të ligjit nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Për këtë arsye të vetme ligjore, Presidenti i Republikës ka vendosur refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave me shkresë nr.89/41 prot, datë 24.05.2019.

Sinqerisht,

Ilir Meta

 

Berisha: Shqipëria shpallet delja e zezë e korrupsionit, 320% më i lartë se në vendet e tjera të rajonit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas publikimit nga mediat të një anketimi nga Baromenti i Ballkanit, sipas të cilit shqiptarët paguanjnë tarifa korrupsioni tre herë më shumë se vendet e tjera të rajonit.

“Shqipëria shpallet delja e zezë e korrupsionit, shkruan Berisha në Facebook, vendi më i korruptuar në Ballkan dhe në Europë! Korrupsioni në Shqipëri, 320% më i lartë se në vendet e tjera të rajonit Korrupsioni në Shqipëri u rrit me 30% krahasuar me një vit më parë. Këto janë rekordet e zeza më të fundit të Edvin Kristaq Mafisë. Këtu më poshtë keni permbledhjen e studimit të Barometrit të Ballkanit për Korrupsionin”,vijon Berisha shënimin e tij.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Shqiperia shpallet delja e zeze e korrupsionit,
vendi me i korruptuar ne Ballkan dhe ne Europe!

Korrupsioni ne Shqiperi 320% me i larte se ne vendet tjera te rajonit
Korrupsioni ne Shqiperi u rrit me 30% krahasuar me nje vit me pare

Keto jane rekordet e zeza me te fundit te Edvin Kristaq Mafise.

Ketu me poshte keni permbledhjen e studimit te Barometrit te Ballkanit per Korrupsionin. sb

Shqiptarët, tre herë më shumë pagesa korruptive se rajoni

Edhe për vitin 2018 shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike me shumë se vendet e tjera të Rajonit. Barometri i Ballkanit gjeti se 13 % e familjeve shqiptare kishin paguar tarifa korrupsioni për marrë një shërbim publik i cili ofrohet falas. Kjo përqindje ishte shumë më e lartë se vendet e tjera.

Pas Shqipërisë Kosova renditet e dyta për pagesat korruptive, pasi 8 për qind e familjeve e kanë pohuar këtë fakt, ndërsa Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanë më të kufizuar fenomenin e pasi vetëm 4 për qind e familjeve kanë paguar për shërbimet publike.
Sipas të dhënave më të fundit korrupsioni mbetet mjaft i përhapur në Shqipëri edhe pse qeveria ka angazhuar portale të hapura online për të denoncuar rastet.

Anketa tregoi përkeqësim në krahasim me vitin 2017, ku 10 për qind e qytetarëve pohuan se kishin paguar korrupsion.

Korrupsioni shënoi përkeqësim gjatë vitit të kaluar edhe sipas indeksit të Transparency International, organizata udhëheqëse e shoqërisë civile që lufton korrupsionin në mbarë botën.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i rendit vendet në një shkallë nga 0 deri 100, ku vendet me pikët më të ulëta janë ato me nivel më të lartë të korrupsionit të perceptuar.
Që nga viti që Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi, vihet re përgjithësisht një trend rritës i performancës së saj në këtë aspekt. Megjithatë, për dy vitet e fundit rezulton një përkeqësim i situatës, bazuar në uljen e pikëve.

Shqipëria ka rezultuar me 36 pikë, duke u renditur në vendin e 99-të dhe me dy pikë më pak se vitin e mëparshëm.

Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në vendin me pikët më të ulëta të CPI-së, duke rezultuar si vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Vendi më pak i korruptuar pas Shqipërisë në rajon rezulton Maqedonia dhe Kosovës me 37 pikë secila. Vendi me performancën më të mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor rezulton Mali i Zi me 45 pikë, duke u renditur në vendin e 67-të./MONITOR marre nga Syri.net

Kryebashkiaku i Stambollit…

Dashuri dhe mirësjellje si strategji: duken të mundshme? Është sfida e Imamoglu në Stamboll.

Ndërsa kryebashkiaku i ri i Stambollit Ekrem Imamoglu ulej në zyrën e tij në Bashkinë e Madhe të Stambolit për herë të dytë në pak më pak se 3 muaj, qarkullonte zëri se pushtetet e tij, tashmë të kufizuara, dhe ato të kryebashkiakëve të tjerë të opozitës do të kufizohen edhe më shumë. Duhet të janë tashmë gati ligje të tjera që i zhveshin akoma më shumë nga pushtetet kryebashkiakët e qyteteve të mëdha të përfunduara thuajse të gjithë në dorën e opozitës. Kështu, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mund të rimarrë kontrollin e humbur të qyteteve duke qenë se nuk arriti ta pengojë me përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll humbjen e qytetit më të madh të Turqisë, qendër nevralgjike e vendit nëpërmjet të cilit, në harkun e 25 viteve nën administrimin e partive të islamit politik, ka hedhur atë lumë të madh të parasë publike, që me dhënien e tenderave për veprat e mëdha publike ka ushqyer partinë – shtet të tij,

Partinë për Drejtësi e Zhvillim, AKP-në. Erdogan mendon të përqëndrojë në duart e tij edhe pushtetet e administrative lokale që humbur në zgjedhje. Edhe përpara se Imamoglu të rifitonte më 23 qershor postin e kryebashkiakut të Stambollit pas përzënies së tij – e ndodhur më 6 maj – si pasojë e presioneve të ushtruara ndaj Këshillit Suprem Eelektoral (YSK) nga Presidenti, ka dalë se pushtetet e kryebashkiakëve në të gjithë vendin tashmë po kufizohen, për shkak të dekreteve presidenciale të miratuara midis votës së Stambollit më 23 mars, më pas e anulluar, dhe asaj të 23 qershorit. Dekrete të tilla janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të penguar punën e kryebashkiakëve të opozitës, që tani drejtojnë njësi më parë të administruara nga AKP-ja.

E përditshmja hisotrike opozitare “Cumhuriyet” raporton se me një qarkore të Ministrisë së Tregtisë, të botuar në muajin maj, qeveria ua ka hequr kryebashkiakëve autoritetin e emërimit të drejtuesve të bizneseve bashkiake, duke ia transferuar këshillave të distrikteve që kontrollohen akoma nga AKP-ja. Bëhet fjalë për kompani me një faturim vjetor prej rreth 24 miliard lirash turke (3.7 miliard euro), si ato të gjigandit të hortikulturës “Agaç ve Peyzaj” dhe i furnizuesit me gaz “Igdas”. Por kryebashkiaku Imamoglu nuk duket aspak i trazuar nga pengesat e mundshme që Erdogani dhe partia e tij vazhdojnë që të paraqesin dhe njofton se do të rivazhdojë me ekipin e tij punën e vështirë që synon të nxjerrë në dritë shpërdorimet e parasë publike që ka ndodhur sidomos në 5 vitet e administratës AKP në Stamboll.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pak ditë pas fitores së jashtëzakonshme elektorale, e kemi pyetur se cili është projekti i tij. “Kemi marrë mandatin për ta transformuar Stambollin, për ta bërë që të jetë një qytet i të gjithëve dhe për të gjithë”, ka qenë përgjigja e tij. “Si gjë të parë, administrata jonë duhet të jetë transparente, e barabartë dhe, për pasojë, e drejtës, pasi duhet të jetë afër me të gjithë, me të gjitha diversitetet sociale, etnike dhe fetare. Kanë filluar ditët ku duke filluar nga Stambolli do t’i lëshojmë mesazhe pozitive të gjithë Turqisë”. Dhe akoma: “Është një fillim i ri: në këtë qytet do të ketë një administratë e cila do të ketë si vija drejtuese respektimin e së Drejtës (Hukuk) e të Drejtësisë (Adalet)”. Këto qenë fjalët kryesore e historikut Marshim për Drejtësi nga Ankaraja në Stamboll.

Imamoglu, 49 vjeçar, ka lindur në Akçaabat, në rajonin e Detit të Zi, nga një familje konservatore e fetare, ka një bekgraund si ataturkist, mysliman respektues dhe ka dalë si lider politik më 2010 në Partinë Republikane të Popullit (CHP), më e vjetra e Turqisë, e themeluar nga Atatürk në vitin 1923. U bë virale një video ku paraqitej gjatë fushatës elektorale teksa recitonte një hadith të Kuranit në arabisht në një xhami pas sulmit terrorist të Christchurch në Zelandën e Re. CHP-ja ka qenë e damkosur për një kohë të gjatë nga denigruesit e saj si parti elitare, e lodhur dhe e mërzitshme, armiqësore ndaj myslimanëve respektues dhe ndaj pakicave etnike. Në fillimvitet ’90 dhe në vitet e para të 2000, partia është drejtuar nga kemalisti Deniz Baykal. Anëtarët e saj përdornin shpesh një retorikë polarizuese që ushqente armiqësi kulturore midis nacionalistëve laikë, konservatorëve fetare dhe kurdëve.

Sipas Imamoglu, për CHP-në pengesa kryesore në fitoren elektorale përbëhej nga mënyra me të cilën liderët e saj politikë ndërvepronin me elektoratin. Kjo parti evokon akoma në një pjesë të madhe të popullsisë turke, fetare, pushtetin që historikisht kanë pasur ushtarakët, xhandarmëria, që i pengonin studentët të studionin Kuranin, që transformonin xhamitë në magazine dhe varnin njerëzit që nuk vendosnin fes në kokë. Strategjia e re komunikuese e Ekrem Imamoglu është kështu fruti i ndryshimeve të nisura qysh kur Kemal Kilicdaroglu, më 2010, u bë President i CHP-së. Qe qysh nga ajo datë e prapa që në Partinë Republikane filloi të bëjë rrugë një gjeneratë e re politikanësh që adoptuan një strategji komunikuese që i riu i atëhershëm Imamoglu, Kryetar i CHP-së për distriktin Beylikdüzü të Stambollit, nisi ta studiojë dhe ta praktikojë. Duke krijuar rreth vetes një ekip shumë koheziv politikanësh dhe administratorësh. Gjithçka qe e mundur falë hapjeve të Kilicdaroglu që synonte ta tragetonte Partinë Republikane nga pozicioni i saj historik ideologjik e anakronik i ideologjisë kemaliste në atë socialdemokrat.

Gjuha e Imamoglu nuk është shumë ndryshe se ajo e përdorur nga Kilicdaroglu në Marshimin për Drejtësi Ankara – Stamboll historik, i nisur më 16 qershor 2017. “Marshojmë sepse jemi të etur për drejtësi. Çdo segment i shoqërisë është i etur”. E më pas shtonte: “Na shajnë, na provkojnë, na gjuajnë me gurë, na hedhin plehra në kokë, vendosin plumba përgjat rrugës tonë në shenjë kërcënim, por gjithçka që na hedhin për ne janë trëndafila. Sulmeve të tyre u përgjigjemi me një buzëqeshje, me një gjest dashurie, me tolerancë sepse mbrojmë edhe për jut ë drejtën e secilit për ta shprehur opinionin e tij dhe luftojmë që të ketë drejtësi edhe për ju”. Një mesazh ky shumë i fortë në një vend si Turqia, e mbushur me plagë të thella në indin e saj njerëzor e shoqëror. E ashtuquajtura filozofi e “dashurisë radikale” që është në themelin e strategjisë komunikuese të Imamoglu synon që të kundërshtojë “kibir”-in, fjalë turke që do të thotë arrogancë, kotësi.

Tani është AKP-ja ajo që ngjan me CHP-në e kohëve të vjetra. Partia e Erdoganit duket e kalcifikuar, ideologjike dhe jashtë botës reale. AKP-ja ka krijuar elitën e saj, të ngjashme me elitën shekullare të së kaluarës, që gjeneroi një mëri të madhe. Në të kaluarën, CHP-ja përdorte një gjuhë shumë antipopullore që tregonte përbuzje për masat konservatore dhe fetare, për stilin e tyre të jetesës. Me këtë gjeneratë të re politikanësh partia duket se ka hequr dorë nga pretendimet e saj “civilizuese ndaj masave në Anadoll”. Për pasojë, shumë konservatorë fetarë nuk e konsiderojnë më CHP-në si një kërcënim siç ndodhte në të kaluarën.

Ekrem Imamoglu e ka ndërtiuar karrierën e tij pikërisht në ato vite, më 2010, kur Kilicdaroglu humbi kontrollin e partisë. Ka programuar të gjitha sukseset e tij, nëpërmjet një punë të mirëplanifikuar që i ka mundësuar ta mundë për tri herë AKP-në e Erdoganit. Herën e parë, kur u bë kryebashkiak i distriktit Beylikdüzü të Stambollit, të dytën më 31 mars të këtij viti dhe të tretën në përsëritjen e votimeve të 23 qershorit. Çdo herë që merrte një post të ri, zeronte gjithçka, nga kuadrot e partisë tek projektet e vjetra të konsideruara si joefikase, duke synuar mbi ristrukturimin dhe riorganizimin, që janë edhe 3 lejtmotivet e tij. Ekrem Imamoglu nuk është i inkuadrueshëm në asnjë prej skemave politika ekzistuese deri më sot në Turqi.

Thekson se cilësia, impenjimi dhe puna e rëndë mund të arrihen edhe me njerëz me ide të ndryshme. Ka përfshirë gjithmonë femrat në ekipin e tij, që prej rreth 50% përbëhet prej tyre. I bën një përdorim masiv rrjeteve sociale me biesa të drejtpërdrejta thuajse të përditshme. Por në bazën e strategjisë së tij të komunikimit është “të qënit i sjellshëm”, duke hyrë në kontakt me të gjithë, me nivelet më të varfëra të popullsisë, duke folur nëpër bare dhe me një derë më derë të fuqishme, deri tek pjesëmarrja si në martesa, ashtu edhe në funeralet e qytetarëve të distriktit që administronte. Ka hapur shtëpi të shumta solidariteti dhe asistence për të varfërit. Imamoglu i ka shumë të qarta objektivat dhe projektet e tij, e di mirë se çfarë do.

Dhe dëshiron t’i ndjekë me forcë e vendosmëri, por me metodat e tij të sjellshme e përfshirëse, strategjinë e re komunikuese, të quajtur “gjuha e dashurisë radikale”, e konceptuar nga i riu Ates Ilyas Bassoy, përgjegjës i fushatës elektorale të CHP-së. kjo qasje e re e Partisë Republikane të Popullit synon që të tejkalojë fushatat agresive dhe përçarëse të zbatuara deri më tani. “Nisemi nga demokratizimi i Stambollit për të demokratizuar të gjithë Turqinë, mund të bëjmë sepse kemi dashurinë në zemër, dashuri për të gjithë, pa përjashtime dhe jemi shpresa për këtë vend”, ka përsëritur Imamoglu gjatë gjithë fushatës së tij shumë të gjatë elektorale, të bërë derë më derë.

“Mos humbisni shpresën”, përsëriste, nesër “do të jetë gjithçka shumë e bukur” (Her sey çok güzel olacak), ishte ky slogani që ka shoqëruar fushatën e tij të fundit elektorale. Një slogan i tillë u lëshua të nesërmen e natës së 6 majit, kur Këshilli Suprem Elektoral e anulloi mandatin e tij me një motivacion që dukej krejtësisht politik, por Imamoglu nuk ka rënë në dëshpërim dhe i është paraqitur turmës së distriktit të tij duke i thënë se do ta rregullonte padrejtësinë. Qe 16 vjeçari Berkay Gezgin ai që lëshoi sloganin “Her sey çok güzel olacak”: ndoqi për 3 kilometra autobuzin me të cilin udhëtonte Imamoglu në udhëtimin e tij electoral në një distrikt të Stambollit, duke e detyruar që ta ndalonte. Kryebashkiaku deshi ta përqafonte dhe Berkay shqiptoi ato fjalë shprese.

Padyshim që humbja historike e Stambollit për partinë e Erdoganit është përcaktuar edhe nga reçisioni i rëndë ekonomik që ka goditur vendin, me rritjen e papunësisë, e kostos së jetesës dhe e mallrave të konsumit të përditshëm, me një lirë që është dobësuar ndjeshëm dhe me një ekonomi me një varësi të fortë nga tregjet e huaja. Kjo nuk ka sesi të mos e përshpejtojë tendencën e shkërmoqjes nga brenda të vetë partisë AKP të Erdoganit. Është e njohur se Ali Babacan, ish Ministër i Ekonomisë i qeverive të para të Erdoganit, po planifikon të krijojë një parti të re në shtator, i mbështetur nga ish Presidenti Abdullah Gül.

Gjatë këtyre ditëve të fundit qenë përhapur zëra nëpërmjet disa mediave turke, sipas të cilave do të ishin gati të dilnin nga partia e Erdoganit nga 30 deri në 40 parlamentarë për të aderuar në një prej dy partive të reja të qendrës së djathtë që duhet të krijohen, në atë të Ali Babacan apo në atë të Ahmet Davutoglu, ish Kryeministër. Tani që ka humbur qytetin më të mëdha të vendit, për të shmangur që të mos humbasë edhe Turqinë, Erdoganit i duhet që të gjejë një ilaç ndaj problemit kryesor që i kushtoi Stambollin, domethënë çmimeve në qiell, papunësisë dhe humbjes preokupuese të vlerës së lirës turke.

Impakti i këtyre tri faktorëve tejet të dëmshëm është amplifikuar nga fakti që qeveria nuk ka paraqitur një paketë të plotë dhe të besueshme masash kundër rëndimit të krizës ekonomike. Veç kësaj, humbja e Stambollit mund të shënojë fundin e aleancës midis AKP-së së Erdoganit dhe MHP-së së Bahçelit, nga momenti që kjo e fundit kontribuon për të anashkaluar të gjithë votën kurde konservatore. Dhe një gjë e tillë do të shkaktonte një dobësim të mëtejshëm të pushtetit të Erdoganit.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Maskarada e KQZ me hapjen e 11 kutive, PS nuk pranon të krahasojë votat me listën e votuesve

KQZ ka nisur hapjen e 11 kutive në Lezhë, gjoja për t’u hedhur hi syve shqiptarëve se gjoja “jemi të hapur dhe pa manipulime”.

Por nga ana tjetër PS nuk pranon që votat e gjetura në kuti t’i krahasojë me listën e zgjedhësve, për të parë nëse ka më shumë vota se votues.

Propozimi i kreut të KQZ, Klement Zguri është hedhur poshtë dje nga ushatrët e Edi Ramës në KQZ me 4 vota, duke tentuar që ti hedhin hi syve popullit dhe ndërkombëtarëve.

Kjo është një tentativë e PS gjoja për te treguar se janë transparentë por në të vertetë po mundohen të fshehin farsën e 30 qershorit duke përdorur edhe levat e tyre dhe partitë anonime që u perfshinë me urdhër në këtë proces.

Farsa e KQZ për hapjen e 11 kutive u dencua dje nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD. Në një reagim të publikuar në faqen e tij në Facebook, Ivi Kaso denoncoi planin e PS për të mbuluar manipulimin. Do të hapen në Lezhë vetëm 11 kuti ku ka siguri, por nuk hap kutinë e materialeve zgjedhore që zbulon nr e vërtetë të votuesve.

“Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime.

Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!”, shkruan Ivi Kaso.

Besueshmëria e vrarë dhe pushtimi nga ilegjtimiteti

ASLLAN BUSHATI

Në Shqipërinë tonë të dashur, kohët e fundit kanë ndodhur e po ndodhin cdo ditë gjëra që na cudisin, na bëjnë të vemë duart në kokë, e të turpërohemi para botës. Dukshëm këto dukuri, janë të papranueshme për një shtet normal që synon BE-në, që synon të bëhet modern e europiano-perendimor, që synon tju shërbejë me devotshmëri qytetarëve të vet e në të njejtën kohë të jetë i drejtë me to.

Gjëja më kryesore në këtë rrëmujë shqiptare, është fakti që besueshmëria (gati për cdo gjë ), ka shkuar në zero. Kështu, Institucioni i Presidentit parë nga këndshikimi i Qeverisë dhe shumicës së atyre që ngrohin vezët në Parlament, jo vetëm që ka shkuar në zero, por është vrarë, është vënë në arkivol dhe po përgatitet ceremonia për ta cuar në varrezat politike.

Pra besueshmëria është vrarë nga vetë PS-ja pasi ajo e zgjodhi Ilir Metën President, me fuqinë e kartonave të deputetëve të saj. Por a e ka interesin e përgjithshëm publik kjo gjë? Për Qeverinë, rilindjen socialiste, pjesën e tyre parlamentare dhe militantët e PS-së , opozita shqiptare është tradhëtare e interesave të Shqipërisë, kundërshtare e hapjes bisedimeve me BE-në, bllokuese e reformës në drejtësi, e lidhur me para të pista të firmave ruse etj.

Krerët e opozitës (sipas tyre), me të përfunduar reforma në drejtësi do të shkojnë shpejt prapa hekurave të burgut. Pra,me këtë qëndrim ata na tregojnë se janë vetë qeveri, vetë prokurori, vetë gjykatë e gjithcka tjetër dhe se besueshmëria e tyre tek opozita është zero. A është i përfshirë interesi i gjithë publikut shqiptar në këtë qëndim?

Parë nga kënshikimi i opozitës, vecanërisht pas publikimit në media të përgjimeve të bildit gjerman, ku denoncohen hapur vjedhjet e zgjedhjeve të përgjithëshme të 2017-tës dhe ato lokale të Peshkopisë (2016), sipas tyre Parlamenti aktual dhe Qeveria e Edi Ramës janë ilegjitime.

Fakti që ata jo vetëm kanë vjedhur, por edhe dukshëm janë të lidhura me bandat kriminale, besueshmëria ndaj tyre është zero. Sipas opozitës, pa daljen para drejtësisë të hajdutërisë së zgjedhjeve dhe pa largimin e Edi Ramës si Kryeministër (kryehajdut), nuk ka zgjedhje të lira , demokratike e të nderëshme dhe nuk do të ketë asnjë bashkpunim.

Pra shkurt pabesueshmëria e opozitës për pozitën, është e dukëshme edhe e tejskajshme, por pyetja shtrohet: a ka ndonjë derë hapur për komunikim dhe gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët?

Besueshmëria publike tek qeveria, drejtësi, prokuroria, policia, shërbimet ndaj qytetarit, zgjedhjet e lira , KQZ-ja, organizmat e funksionarët e shtetit etj, është afër zeros. Pyetja më e thjeshtë dhe e një qytetari të theshtë në këto kushte është : pse erdhëm në këtë derexhe?

Pse një luftë e re klasash, e urrejtjeje ndërshqiptare po ndodh kaq shëmtuar tridhjetë vite pas shembjes së diktaturës? Kjo klasë politike a ka ndonjë përgjegjësi (pyet qytetari i thjeshtë) për këtë situatë që mund ta emërtojmë si:” koha e besueshmërisë zero”?.

Qeveria që me ligj është përgjegjëse për organizimin, drejtimin e mbarvajtjen e vendit a ka përgjegjesi për pushkatimin që ajo vetë i ka bërë besueshmërisë? Unë mendoj se:” PO”me të madhe e kapitale dhe se ata që e kanë bërë zollumin mullarë, duhet të largohen nga politika e drejtimi i punëve të shtetit sa më parë.

Pabesueshmëria , dukshëm është përzierë edhe me megallomaninë, fodullëkun, pacipsinë, paditurinë, paturpësinë e karnavalitetin e Edi Ramës e të shpurës rreth tij, duke sjellë si pasojë iligjimitetin legal. Tashmë ai (ilegjimiteti), ka pushtuar gjithë aktivitetin shtetëror e shoqror dhe është këthyer në një rreth vicioz ku cdo gjë ilegjitime propagandohet si legjitime dhe asasjelltas. Ku po shkojmë kështu pyet qytetari i thjeshtë e intelektuali i pa angazhuar në partitë politike?

Presidenti nisur nga shmangia e ndonjë përplasje civile, anulli me dekret zgjedhjet e 30 qershorit duke dekretuar 13 tetorin. Kurse Qeveria edhe pas publikimit të tij në fletoren zyrtare nuk njeh dekretin. Madje shkon më tutje ku shtynë KQZ-në të veprojë sipas urdhrave partiak të PS-së duke zhvilluar zgjedhje e duke e cuar për vlerësim dekretin e Presidentit në një gjykatë që ska asgjë lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

Të ashtu quajturit të zgjedhur të 30 qershorit duan të shkojnë në zyrat e bashkive në gusht, ata legjitimët aktual thonë zgjedhjet janë më 13 tetor etj etj, një rrëmujë e vërtetë ligjore në një vorbull ilegjitimiteti spektakolarë për të qeshur e për të uluritur.

Besueshmëria zero dhe veprimtaria e shumfishtë ilegjitime, kanë prodhuar edhe ndëshkueshmërin zero të politikanëve e drejtuesve të lartë shtetror. Për pasojë , pandëshkueshmëria ju ka dhënë shumë krah e mbështetje grupeve kriminale sepse ata në këtë rrëmujë ligjore e shtetrore e ndiejnë vehten më të qetë e më të mbrojtur.

Madje disa nga kjo sërë, janë të prirur ti bëjmë presion Edi Ramës që të mos luaj nga posti i Kryeministrit (të mos jap dorheqjen) se ata do të humbasin parat që kanë investuar për ta sjellë atë në këtë post.

Kur besueshmëria midis palëve është zero, kur është bërë rregull ilegjimiteti dhe kur pandëshkueshmëria e politikanëve është bërë kult, cfarë shprese ka për ringritjen dhe vendosjen e shtetit e të shoqërisë mbi baza të shëndosha kushtetuese, ligjore e institucionale?

Personalisht jam i prirur të besoj në tre faktorë. Më së pari pritshërinë e kam tek opozita ,duke menduar se ajo do të bëhet një forcë e thellë reformuese, më e besueshme e më gjeneruese e energjive kombëtare, për gjithë shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm për antarët e militantët e saj. Shpresoj se ajo do të largohet nga disa qëndrime jashtë realitetit politik shqiptar dhe do të shpalos idetë e saj për reformën zgjedhore, në ekonomi, arsim, shëndetsi etj.

Në radhë të dytë kam prirjen dhe dëshirën të besoj që intelektualët e pavarur, njerëz me vision të gjërë, të ndershëm e të pa kompromentuar, të cdo fushe dhe studentët, të bëhen nisëmtar dhe promotorë të një lëvizjeje “alternativa atdhetare”(jo parti politike) për cuarjen e shoqërisë përpara.

Kjo lëvizje të jetë flamurtarja e atdhetarisë e cliruar nga dogmat komunisto-majtiste dhe nga ato djathtisto ekstremiste. Lëvizja intelektuale shpresoj se do ta mbështes opozitarizmin që shtetit të bëhet funksional e në sherbim të njerzve.

Dhe më se fundi (gjë që nuk e dëshiroj shumë), kam mendimin se ndërkombëtarët (në radhë të parë amerikanët), duhet ta shohin realitetin shqiptar drejt në sy, të mbështesin forcat dhe individët e pakompromentuar dhe të përpiqen që kriza te kapërxehet sa më shpejt që të jetë e mundur.