22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Deklarata e fortë: Rama ka mentalitet nazist!

Analisti Neritan Sejamini, i pranishëm në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24  ku u diskutua paketa anti-shpifje e propozuar nga qeveria.  Ai tha se ky projektligj është një taktikë e kryeministrit, Edi Rama,  që synon censurimin e medias online.

“Nuk jam shumë i shqetësuar për pasojat direkte të këtij ligji, sepse mendoj deri diku se ky ligj ose do të zbutet, ose do të tërhiqet, ose do të zvarritet. Por, ajo që është e qartë, është se ka një përpjekje të qëllimtë dhe sistematike të kryeministrit për të mbyllur disa zëra, të cilët informojnë ose bëjnë analiza të cilat nuk i shkojnë për shtat kryeministrit. Këto janë disa portale të reja, disa inisiativa të reja, të cilat janë mediat më pak të fuqishme nga ana financiare.

Po ta shohësh pjesën tjetër të mediave, shumica e mediave, të gjitha mediat kryesore në vend, janë të financuara dhe mbahen ne jetë nga qeveria. Ose përmes subvencionimeve dhe financimeve direkte, përmes reklamave dhe kontratave direkte me qeverinë. Ose sepse mbas tyre ka biznese të cilat jetojnë me koncesione, kontrata dhe leje të cilat i jep qeveia. Pra, ka komplet median tradicionale dhe shqetësimi i tij është që, dikush, diku, thotë disa të vërteta të cilat atij nuk i pelqejnë.

E gjithë kjo tentativë bëhet për të mbyllur gojën. Më shumë se sa ai mund të dojë që t’i cojë gjërat në gjyq, megjithëse ka treguar kohët e fundit se ai ka një kapacitet të madh për të shkuar në gjyq, mund të ketë deri sot rreth 50 padi civile ndaj politikanëve, gazetarëve. Në këtë tavolinë, jemi 5 veta dhe janë 4 padi.

Problemi kryesor këtu është problemi i pushteteve. Pushtetet tradicionale, që janë legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, zoti Rama i ka kapur. Media që konsiderohet si pushteti i katërt, e ka kapur edhe atë. Atë pjesë të medias që nuk kontrollon mundohet ta sulmojë. Është një presion për të të detyruar drejt vetë-censurimit, sepse nëse dënohesh me dhjetë million, ndoshta ai nuk do ketë nevojë të të çojë në gjykatë sepse do vetë-censurohesh”-theksoi ai.

Gjithashtu Sejamini u shpreh se propozimi i qeverisë për të vendosur një pullë (pop-up), në ballinën e një portali, se ky portal ka kryer shpifje, është e ngjashme me damkosjen e hebrenjve nga nazistët.

“E di kush është krahasimi më i saktë me këtë gjë, është nazizmi. Të gjithë hebrenjtë u detyruan që të mbanin shenjën, në xhaketën e tyre të vinin yllin e Davidit. Ata nuk mund të udhëtonin në qytet pa yllin e Davidit. Kjo është tamam mentalitet nazist, që ai do ta përdorë”, u shpreh Sejamini.

Pas “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ do të kontrollojë 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime

Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD, Ivi Kaso zbulon farsën e KQZ për të fshehur manipulimin e 30 qershorit.

Në një reagim të publikuar në faqen e tij në Facebook, Ivi Kaso zbulon planin e PS për të mbuluar manipulimin. Do të hapen në Lezhë vetëm 11 kuti ku ka siguri, por nuk hap kutinë e materialeve zgjedhore që zbulon nr e vërtetë të votuesve.

“Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime.

Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!”, shkruan Ivi Kaso.

Raporti i DASH: Në Shqipëri e pamundur të bësh biznes, PPP-të kanë zvogëluar mundësitë për garë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e përvitshëm për klimën e investimeve në Botë.

Sipas DASH, Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme me një produkt vendor bruto rreth 5288 dollarë për banor.

Raporti thekson se numrin e madh të kontratave të Partneritet Publik Privat që qeveria ka nënshkruar ka zvogëluar mundësitë për garë.

“Rritja e numrit të kontratave të Partneritetit Publik Privat ka zvogëluar mundësitë për garë për investimet në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë duke futur këtu dhe investitorët e huaj. Analiza e dobët e kostove dhe përfitimeve dhe mungesa e ekspertizës teknike dhe monitoruese të kontratave me PPP janë shqetësime në rritje. Qeveria ka nënshkruar më shumë se 200 kontrata të Partneritetit Publik Privat deri në fund të vitit 2018”

Gjithashtu në raportin e DASH për klimën e investimeve shkruhet dhe për reformën që Shqipëria ka nisur në sistemin e drejtësisë.

Pjesë nga raporti i DASH

“Në vitin 2016 Qeveria Shqiptare miratoi disa ndryshime kushtetuese për të reformuar sistemin e drejtësisë në vend dhe për të përmirësuar shtetin e së drejtës. Implementimi i reformës në drejtësi është ende duke vijuar duke përfshirë dhe procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët për pasuritë e tyre të pajustifikuara. Edhe pse një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh janë larguar nga detyra nga komisioni i vettingut pasi nuk e justifikonin pasurinë e tyre dhe për lidhje me krimin e organizuar, investitorët e huaj e shikojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria është ende një vend i vështirë për të bërë biznes”.

Kërcënimet e Krimit

Ka rrezik të konsiderueshëm nga krimi në Tiranë. Qeveria shqiptare po bën një përpjekje të bashkërenduar për të përmirësuar aftësitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe për të zvogëluar korrupsionin. Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri, me një rrjet të organizatave kriminale të përfshira në trafikimin e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion dhe trafikim njerëzor.

Statistikat e fundit të krimit tregojnë një rënie në kategoritë e shumta të krimit të dhunshëm; kjo përfshin vrasje / vrasje në tentativë, plaçkitje me forcë dhe plaçkitje të armatosura. Krimi në rrugë është mjaft i zakonshëm në zonat urbane, kryesisht gjatë natës. Krimet më të dukshme janë vjedhjet dhe dhuna në familje.

Sulmet seksuale dhe ngacmimet janë një çështje kryesisht në qytetet më të vogla. Viktimat kanë tendencë të jenë femra.

Komuniteti i emigrantëve nuk është i shënjestruar në mënyrë specifike, edhe pse anëtarët mund të bëhen viktima për shkak të rrethanave ose afërsisë.

Ndjenjat anti-amerikane janë të rralla në Shqipëri dhe për komunitetin ndërkombëtar ka opinion përgjithësisht të mirë.

I njëjti gazetar në dy debate televizive në të njëjtën kohë!

Ajo që habit në debatet televizive është tkurrja ku është ngushtuar rrethi i debatuesve që i serviren publikut aq sa të njëtin gazetar mund ta shohësh në të njëjtën kohë në shumë televione njëherazi.

Rasti flagrant ëshstë  këtë të enjte. Gazetari Enton Alibekaj ka habitur shikuesit që po e shikojnë tani direkt edhe në emionin “Opinion” të Fevziut edhe në emision “TPZ” të Rakipit.

Në emisionin e Fevziut, Alibekaj po flet për emigracionin dhe tkurrjen e popullsisë, ndërsa në emisionin “TPZ” po flet për ligjin e ri të qeverisë për mediat që rikthen censurën dhe dënimet ndaj mediave. Të dy emisionet pretendojnë se janë direkt, ndërsa në këtë rast kemi të bëjmë me mos korrektëse ndaj opinionit.

Që të dy emisionet të jenë direkt duhet të besojmë se Alibekaj është në të njëjtën kohë edhe tek Klani edhe tek News24 dhe për të besuar këtë duhet që të besojmë se gazetari ka aftësi të tilla sa mund të gjendet në dy vende në të njëjtën kohë. Të paktën të sqarohet opinion publik se ku është Alibekaj i vërtetë dhe ku është me regjistrim.

OSBE në Vienë jep alarmin: Qeveria “Rama” po shkel të Drejtat e Njeriut dhe lirinë e fjalës

OSBE vlerësoi të enjten pasdite se në paketën anti-shpifje të paraqitur nga qeveria se ka përmirësime të dukshme, por theksoi se legjislacioni i ri duhet të respektojë standardet ndërkombëtare për të mos cënuar lirinë e shprehjes.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias në Vjenë, Harlem Désir publikoi një deklaratë dhe analizën e projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri.

“Legjislacioni i ri duhet të respektojë standardet dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend” – theksoi zoti Desir.

Në këtë dokument vkerësohet heqja e dispozitave të mëparshme mbi regjistrimin dhe bllokimin e emrit të domenit dhe OSBE mirëpret faktin që ndryshimet prekin vetëm legjislacionin e medias dhe jo atë të telekomunikacionit.

Zoti Désir theksoi se bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes, ndaj pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.

“Zyra ime ka qenë e përfshirë në një proces të gjatë konsultimi gjatë hartimit të këtij legjislacioni dhe nga bashkëpunimi konstruktiv me autoritetet u bënë përmirësime të shumta. Megjithatë, ende nevojiten përmirësime të mëtejshme të ligjit gjatë shqyrtimit parlamentar”, – tha ai.

Një element tjetër pozitiv, sipas OSBE-së, është heqja e kompetencës Komitetit të Pajtueshmërisë për të përcaktuar respektimin moral, etik ose profesional si dhe heqjen nga kompetencat e AMA-s të bllokimit të mediave në rastet e “shkeljeve të dispozitave të ligjit”.

Përfaqësuesi i OSBE-së, Harlem Désir,theksoi se “Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk duhet të zëvendësojë gjyqësorin e pavarur apo mekanizmat vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes”, duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin për përmbajtjen, gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e së drejtës për t’u përgjigjur.

Përfaqësuesi i OSBE-së vuri në dukje se kompetencat e AMA lidhur me “bllokimin e përkohshëm apo kufizimin e aksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre raste të qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimi i akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt.

Qarqet mediatike shqiptare shprehën shqetësimin e tyre mbi miratimin pa transparencë nga qeveria të një grupi ndryshimesh ligjore të mbiquajtura prej saj si paketa anti-shpifje.

Qeveria tha se e ndërmori këtë hap për të shmangur lajmet e rreme, duke sjellë rregullime në ligjet për shërbimet e medias, si dhe publikimeve elektronike.

Ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se kohët e fundit shoqëria shqiptare është shqetësuar nga përhapja e lajmeve të pavërteta, që cënojnë jetën dhe dinjitetin e familjarëve.

“Platformat online nuk janë transparente dhe as të regjistruara, ndaj ligjet po rishikohen për të shmangur keqinformimin dhe lajmet e rreme” – tha zonja Gjonaj.

Qeveria tha se me paketën anti-shpifje, ajo po ndërhynn në ligjin për mediat audio-vizive, për komunikimet elektronike dhe për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe në një vendim për mbrojtjen e fëmijëve.

Sipas saj, ndërhyrja parashikon masa të shpejta mbi ankesat për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve që ankohen për lajme të rreme dhe krijimin e një regjistri me këto media online si persona të tatueshëm.

Por Besar Likmeta, një përfaqësues i Rrjetit Ballkanik të Gazetarëve investigativë BIRN, thotë se Shqipëria nuk ka problem masiv lajmet e rreme nga mediat.

“Problemi ynë më i janë madh lajmet e rreme dhe propaganda që përhap qeveria, e cila kopjon ligje nga vende me tendenca autokratike si Rusia” – tha zoti Likmeta.

Qeveria thotë se regjistrimi i portaleve i shërben transparencës, shmangies së konfliktit të interesit, ndikimit të papërshtatshëm të politikanëve, pavarësisë së gazetarëve dhe pluralizmit të medias.

Por përfaqësuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, thotë se amendamentet e treguara në dhjetor u përshkruan nga organizatat ndërkombëtare si antidemokratike dhe nuk dihet nëse qeveria ka rimarrë dhe ka miratuar dje po ato.

“Fakti që nuk konsultohet me mediat dhe përfaqësues të medias, tregon se qëllimi i qeverisë është që t’u mbyllë gojën mediave online, ndërkohë që amendamentet e reja shtrënguese nuk prekin median online personale të vet kryeministrit” – tha zoti Cukali.

Qeveria i miratoi këto amendamente ligjore pak ditë pasi përcolli një mision prej 7 organizatash ndërkombëtare të lirisë së medias, të cilat raportuan për një përkeqësim të gjendjes dhe lirive të mediave shqiptare.

Në raportin e tyre ato i quajtën masat e reja për regjistrim të detyruar të medias në internet dhe krijimin e një organi për të gjobitur dhe mbyllur median online e atë të huaj pa një urdhër gjykate, si hapa që bien në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare mbi vetë-rregullimin dhe mund të kenë ndikim të dëmshëm mbi lirinë e shprehjes e të informimit dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

“Në takimin tonë me kryeministrin, ai na informoi se një version i ri i përditësuar i projektit të

amendamenteve do të bëhet publik së shpejti pas kritikave ndërkombëtare. Ai deklaroi se në draftin e ardhshëm mundësia për mbyllje do të eliminohet dhe gjobat do të jenë shumë më të ulëta se sa ishin në projektin fillestar. Ne i mirëpresim këto ndryshime dhe rikujtojmë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që thonë se “shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrim të detyruar të medias online si parakusht për punën e tyre për shkak se kjo mund të ketë efekt shumë negativ mbi lirinë e medias” – thuhet në raportin e 7 organizatave.

Sipas tyre, qeveria duhet të sigurohet që ky legjislacion të jetë tërësisht në përputhje me praktikat më të mira të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe praktikat më të mira të BE-së.

“Ne jemi të shqetësuar mbi mungesën në vijimësi të transparencës në lidhje me konsultimet mbi projektligjin, i cili u prezantua përgjatë pushimeve të Krishtlindjeve dhe iu dha një periudhë ekstremisht e shkurtër konsultimi. Ne inkurajomë qeverinë e Shqipërisë të sigurojë që të ndërmerret një proces kuptimplotë konsultimi me gazetarët dhe shoqërinë civile me draftin tjetër të amendimeve” – deklaruan së bashku në një raport 7 organizatat, që vizituan Shqipërinë, Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias në Europën Juglindore (SEEMO).

Miliona euro vjedhje nga Vilma, ish-ministri: Check-upi të fshin edhe kur ke sëmundje…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas raportit të KLSH-së, i cili theksonte se buxheti i shtetit ka pësuar dëme të mëdha në miliona euro, për shkak të konçensionit që qeveria Rama i dha Vilma Nushit.

Manjani e ka quajtur një dështim të plotë, që nuk ka diagnostifikuar asnjë sëmundje.

Postimi i plotë i Manjanit

Check up…

======

Nuk kam dëgjuar asnjë, që pasi ka bërë check up e shtetit, të thotë se zbuloi ndonjë sëmundje.

Madje edhe sëmundjet që i dinë njerëzit se i kanë, check up ua fshin…. Kjo kategori dalin disi “të lumtur”.

Kam dëgjuar edhe raste të tjera që 1 muaj pas check up janë diagnostifikuar me kancer.

Nuk kam asnjë ngarkesë negative me kompaninë, por me të gjithë strukturën e shetit që lidhi një kontratë të tillë dhe që nuk e mbikqyr se çbëhet!!!

Raporti i KLSH konfirmon se pavarësisht se analizat e Check up-it i ka kryer vetëm 26 % e popullsisë, kompania e Vilma Nushit, kliente dhe sponsore e Edi Ramës është paguar me 22 milionë euro, 7 prej të cilave për analiza të pakryera kurrë. Ky abuzim skandaloz është vënë në dukje dhe nga KLSH, duke theksuar dy linja korruptive që favorizojnë kompaninë sponsorizuese të kryeministrit.

Koha që Partia Socialiste të kalojë në opozitë!

Nga Red VARAKU

Edi Rama nuk i ka fituar asnjëherë zgjedhjet parlamentare. Në vitin 2013 ai erdhi në pushtet me marrëveshje politike me LSI. Pa një marrëveshje të tillë, ai nuk do të vinte kurrë në pushtet, dhe rrezikonte dështimin si kryetar i PS, çka do t’i jepte të drejtën dinozaurëve të fjetur të kënetës socialiste ta flaknin në rrugë .

Pra, më shumë sesa fitore, 2013 ishte një dorëzim pa kushte i kauzave opozitare në emër të frikës nga dështimi dhe lakmisë për pushtet . Pasojat e kësaj marrëveshjeje, Ilir Meta po i vuan në kurriz sot e kësaj dite.

Ajo që çdo socialist idealizonte dhe mbështeste kishte dështuar, që në lindje.Sigurisht, që rotacioni i 23 qershorit 2013, do të prodhonte vetëm dështim, sepse ishte një marrëveshje e pamoralshme, bazuar vetëm në epshin dhe interesin për pushtet të z. Rama.

Në mënyrë të pamoralshme, Edi Rama hoqi dorë nga kauzat dhe akuzat për zullume dhe vjedhje, vetëm në emër të projektit të tij për të kapur shtetin dhe të gjitha pushtetet.

Ndërsa në 2017, mënyrë të paprinciptë dhe krejt kriminale , Rama erdhi në pushtet jo nga ndonjë marrëveshje politike, por nga aleanca imorale që zgjidhi të bënte me krimin e organizuar, e vërtetuar kjo edhe nga përgjimet e BILD.

Kjo është arsyeja, që prej dy vjetësh ai nuk qeveris dot më, sepse është peng i asaj marrëveshje. Kjo është edhe arsyeja pse reformën në drejtësi e drejton Ulsiu.

Kjo është arsyeja që në krye të çdo institucioni janë vendosur krijesa, që nuk kanë asnjë kontribut shoqëror dhe politik, përveç faktit se janë pjella të përdhunimit që krimi i ka bërë PS.

Ata që e kanë patur edhe motiv politik ardhjen e të majtës në pushtet, kanë arsye që të mos ndjehen krenarë, madje kanë arsye të ndjehen të fyer, kur shohin këtë trashëgimi që po lë pas rilindja. Rilindja kurrë nuk ishte dera e hapur për socialistët , por ishte dera e hapur për çdo horr, kriminel dhe batakçi.

Sigurisht që kjo nuk ka qenë ëndrra e socialistëve të ndershëm. Ata kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin një qeveri, që ja për qëllim përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre. Por, kurrë një qeveri që cënon dinjitetin dhe moralin e shqiptarëve dhe përkeqëson jetën e tyre.

Të gjithë e kanë të qartë sot që kjo qeveri ka dështuar.

Kjo sepse, udhëheqësi i Partisë Socialiste, i dha fund betejës për një Shqipëri si të gjithë Europa, në emër të lakmisë për para dhe pushtet.

Ai zgjodhi një rrugë të lehtë dhe të shkurtër. Ai zgjodhi ëndrrën për pushtet, para sakrificës për të bërë shtet. Ai u shndërrua në arkitekt të kapjes së shtetit në emër të pushtetit.

Ai u shndërrua në frymëzues të kapjes së medies, në frymëzues të antiopozitarizmit, në arkitekt të korruptimit të klasës politike, në arkitekt të përdorimit të pushtetit për të fuqizuar klanin e tij.

Ai u shndërrua në frymëzues të luftës së paprinciptë për të dobësuar opozitën, për të gjobitur dhe nënshtruar bizneset, që dikur kishin qenë afër të djathtës.

Ai u shndërrua në ekspert të kapjes së sistemit gjyqësor, në inxhinjer të njeriut të ri të tranzicionit , i cili e konsideron shtetin si pronë private.

Përpjekja e Ramës për të rilindur të majtën, përfundoi siç shihet në një akt që ringjalli vetëm hijen e një diktatori.

Edi Rama nuk ka më asnjë shans të jetë udhëheqësi i së majtës dhe aq më tepër rilindasi i saj.

Ai është thjesht ringjallësi i fantazmave më të tradhtare të historisë, dhe pikërisht për këtë populli shqiptar e ndëshkoi rëndë me mospjesëmarrje në farzën e 30 Qershorit, përkundër presionit dhe parave që u ofruan.

Me Ramën, Partia Socialiste në votimet e 30 Qershorit kapi minimumin historik të votave.30 Qershori ishte një mesazh i qartë i shqiptarëve për PS, se populli tashmë e kishte braktisur.

Ata u shprehën qartë dhe të vendosur, që Partia Socialiste nuk ka se çfarë mund t’i ofrojë më shqiptarëve.

Ata e dhanë verdiktin e prerë se ka ardhur koha që Partia Socialiste duhet të kalojë në opozitë dhe të largojë prej saj parazitët rilindas.

Të largojë prej saj ata, që e përdorën këtë parti si mjet për të realizuar projektin e tyre dhe të etërve të tyre për para dhe pushtet.

Denoncimi i Vokshit: Zgjedhje farsë edhe për Bordet e Universiteteve, ministrja emëron kandidatin humbës…

Ish-deputetja Albana Vokshi ka denoncuar një tjetër rast të votimeve farsë që mund ti bëjë vetëm Rilindja e Edi Ramës, që pasi manipuloi votimet farsë që krijoi vetë, tani manipulon edhe votimet në universitete.

Në Universitetin e Korçës tjetër kanë votuar si përfaqësues të tyre studentët për në Bordin e Administrimit të Universitetit dhe tjetër emëron Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

‘Zgjedhjet farsë edhe për Bordet e Universiteteve

Tallja e rëndë e Ministres Shahini me Studentët!!!

Në Universitetin e Korcës tjetër votojnë studentët për në Bordin Administrimit të Universitetit si përfaqësues të tyre… tjetër emëron Ministrja Shahini…

Në foton e parë është vendimi i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit Fan Noli, Korcë, ku fituese me diferencë votash është znj. Konstanca Doku.

Por për Ministren nuk ka rëndësi vota e studentëve. Në foton e dytë është vendimi i Ministres Shahini për emërimin e z. Artur Balli përfaqësues të studentëve ne Bordin e Administrimit.

Ministrja Shahini të bëjë publik arësyetimin mbi ç’bazë e cilat janë kriteret ku është bazuar për skualifikimin e znj. Doku dhe enerimin e z. Balli në Bordin Administrativ të Universitetit??

Studentët Votojnë. Ministrja zgjedh

Të dashur studentë, refuzoni zgjedhjet farsë për Bordet e Universiteteve!! Turp!!’, denoncon Vokshi.

Ministrja e Ramës mashtron, Berisha publikon dokumentin e rritjes së çmimit të naftës: Kemi të bëjmë me një grup gangsterësh të rrezikshëm…

Ish-Kryeministrit Berisha ka reaguar pas mashtrimit të bërë nga ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj se, “nuk do të ketë rritje të çmimit të naftës”. Berisha ka publikuar një document të qeverisë ku shkruhet se do të ketë rritje të çmimit të naftës dhe nga kjo rritje do mblidhen 14 milionë dollarë më shumë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ndrikull falimenti mashtron pa u skuqur shqiptaret!

Ajo deklaron se nuk rritet çmimi i naftes. Kurse ligji i miratuar thote se nga kjo rritje do mblidhen 14 milione dollare me shume. Naryrisht ndrikulla vet e ka falas!

Meqe minstrja kembenguli qe rritja e çmimit te naftes ishte nje sajese nga Basha; ky dokument tregon qe vertet kemi te bejme me nje grup gangsterresh te rrezikshem dhe mashtruesa ordinere! sb

Qeveria do të vendosë një tarifë të re

Më poshtë do të mundohemi ta shprehim sa më thjeshtë, me një gjuhë tejet të thjeshtë, që ta kuptojë mundësisht kushdo që e lexon.

Qeveria do të vendosë një tarifë të re (taksë të re) mbi çdo litër naftë që blejmë ne dhe konsumojmë. Pra, përveç taksave aktuale, qeveria do të shtojë dhe një taksë të re mbi naftën, thotë ligji. Lekët që do të mblidhen nga kjo tarifë e re, do të përdoren për blerjen e sasisë së rezervës (rreth 300.000 ton naftë/diesel/benzinë etj.) që thuhet në ligj, si dhe për funksionimin e Agjencisë. Pra, ndryshe nga ç’thotë Ministrja në Tëitter, që s’do të ketë rritje taksash, ligji i ri thotë ndryshe – pra, që në fakt do të kemi një taksë shtesë për çdo litër naftë (mbi ato taksa që paguhen aktualisht) dhe këtë e përcakton Pika 1, Nënpika 1.1.

Pika 3., më poshtë përcakton që vlera e kësaj tarife (pra, sa do të jetë taksa shtesë që do të paguhet për një litër) do të vendoset nga Këshilli i Ministrave (Qeveria) çdo vit. Pra, është përcaktuar fakti që do të ketë një tarifë shtesë për çdo litër dhe masa e kësaj tarife (pra, do të jetë 5 lekë, 10 lekë, 20 lekë apo 40 lekë për litër) do ta vendosë qeveria çdo vit, bazuar në nevojat që ata kanë për fonde (për lekë).

Tek neni 8 më poshtë ligji thotë që kjo tarifë do të paguhet në doganë nga kompanitë e importit të naftës. Dhe, rrjedhimisht, kompanitë, pasi ta paguajnë, do ta fusin tarifën (taksën) shtesë në çmimin e shitjes që do ta shesin naftën nëpër pikat e karburantit. Pra, nëse tarifa do të jetë (për shembull)10 lekë/ltr për vitin 2020. Kompanitë që sjellin naftë nga jashtë ose e blenë atë tek Armo për ta shitur në Shqipëri, do të paguajnë në llogari të doganës një vlerë prej 10 lekësh për çdo litër të blerë ose të sjellë në port.
Ky 10 lekësh më pas, së bashku me TVSH 2 lek (20% e 10 lekshit), që së bashku bëjnë 12 lekë, do t’i shtohen çmimit aktual. Pra, nëse çmimi sot është 180 lekë/ltr, nëse tarifa për vitin tjetër nga KM do të jetë 10 lekë/ltr, çmimi i naftës në karburant do të shkojë minimalisht 192 lekë/ltr (sepse mund të rritet edhe pak më shumë). Nëse tarifa do të jetë 20 lekë/ltr, çmimi do të shkojë 204 lekë/ltr (180+24)”.

Mustafaj: Vendi në situatë “çmendurie dhe antikushtetuese”, opozita ka arritur një fitore dhe duhet ta kapitalizojë politikisht

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj duke komentuar krizën politike në News 24, tha se vendi ndodhet në një situatë “çmendurie dhe antikushtetuese”.

Ai tha se ekonomia shqiptare është e “zhytur” në krizë dhe kjo është konfirmuar edhe nga INSTAT.

“Shteti ka rënë, pushteti është në këmbë. Situata në vend është antikushtetuese. Ekonomia jonë është përtokë, kjo e konfirmuar edhe sipas INSTAT. kur nuk funksionon ekonomia, shteti i së drejtës, çfarë situate është kjo? Sigurisht kjo është një situatë e çmendur”, tha ai.

Duke u ndalur te zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Mustafaj tha se pjesëmarrja e ulët në votime ishte një mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama për t’i treguar se qeveria që ai drejton është e “deligjitimuar”.

Por si duhet të veprojë opozita pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Mustafaj dha këtë përgjigje:

“Ne jemi në kushtet ku opozita ka vetëm rrugën për të bërë politikë. Hapësira e vetme që i ka ngelur opozitës për të bërë politikë është vetëm protesta. Qeveria u deligjitimua me rezultatin që pati në 30 qershor. Kjo qeveri tregoi është e gatshme të vjedh edhe vetëveten. Opozita ka arritur një fitore dhe duhet ta kapitalizojë politikisht.

Ligjërimi i saj  duhet të përmirësohet dhe të përshtatet me situatë, që të drejtohet edhe pjesës më të madhe, e cila është kundërshtuese e qeverisë.  Opozita duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Elektorati “Gri” është me rëndësi të veçantë për opozitën. Ne nuk kemi një mundësi për të kryer  me shpejtësi një studim sociologjik se kush nuk shkoi  dhe pse nuk shkoi të votonte. Protesta janë e vetmja rrugë, unë nuk shoh zgjidhje tjetër”, tha Mustafaj.