28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Bomba Zaev nuk është rrufe në qiell të hapur, por as dhe stuhi në një gotë ujë!

Sali BERISHA

Miq, nje bisede telefonike e bere publike keto dite e kryeministrit te Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev me persona te shtire si presidenti i Ukraines, ka pushtuar mediat dhe eshte vleresuar si nje “bombe”.. etj etj.

Ne te vertet biseda eshte nje denoncim ndaj projektit te Serbise se Madhe dhe rrezikun luftenxites te ketij projekti te Beogradit, i cili padyshim mbeshtetet nga Moska.

Ajo eshte gjithashtu nje goditje e re dhe e merituar per flamurmbajtesit shqipfolses te ketij projekti Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin, te cilet per lekuren, detyrimet dhe karrigen e tyre vazhdojne me kembengulje qendrimet e tyre antikombetare.

Per te gjitha keto, biseda dhe qendrimet e kryeministrit Zaev marrin rendesi te veçante.

Pas damkosjes ne samitin e Berlinit, ne te cilin si askush tjeter ne historine e nje kombi Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Argati in chef u parqiten si albanofobe apatride me hartat e Serbise se Madhe dhe te coptimit te Kosoves, ata vazhdojne me kembengulje te mbrojne projektin e padroneve te tyre.

Ne te vertet ne Berlin u perballen dy qendrime dhe dy projekte.

Nga njera ane projekti i Serbise se Madhe i mbeshtetur nga Serbia dhe Rusia si dhe trojka antikombetare Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Argati in chef.

Nga ana tjeter projekti i paqes, stabiltetit, bashkepunimit i refuzimit te Serbise se Madhe dhe coptimit te Kosoves si dhe i ndryshimit te kufijve sipas linjave te pastra etnike i mbrojtur nga kancelarja Merkel, presidenti Makron, organizatore te Samitit, dhe kreret e ekzekutivit te Kosoves dhe Bosnjes por edhe vendeve te tjera te pranishme ne Samit perveç Shqiperise.

Ne Samitin e Berlinit projekti i dyte varrosi te parin.

Po rikujtoj ketu se deshtimin e plote dhe me turp te projektit te Serbise se Madhe ne Berlin e pranoi publikisht dhe mori pergjegjesi te plote para kombit te tij Aleksander Vuçiç.

Por ndryshe nga padroni i tyre, trojka famezeze shqipfolese albanofobe u perpoq te mbulonte deshtimin e turpshem gjer dhe me deklarata banditeske si “Berlini ishte samiti i fjalimeve e boshe” se Merkelli (edhe emrin e kancelares e shqiptojne serbisht) “tash ka marre fund” se “Merkelli ka deshtuar “dhe se “per samitin nuk ishin pyet SHBA”, duke aluduar me kete se ata kishin miratimin e SHBA per projektin serbo rus te serbomadhise qe mbronin ne Samit, gje qe shkaktou pergenjeshtrimin direkt te qeverise gjermane, zedhenesi i te ciles deklaroi se “çdo gje ishte bashkrenduar me qeverine e SHBA”.

Perveç ketyre, pas kesaj disfate te turpshme, flamurmbajtesit shqipfoles te projektit te Serbise se Madhe dhe coptimit te Kosoves, Zografi Bis, Miladini Shqipfoles dhe Baton Stanishiq per te shpetuar lekuren e tyre vendosen te hidhen me shpejtesi ne treg planin B apo planin e “Bashkimit Kombetar” ne emer te Serbise se Madhe. “Na sulmuat ju per projektin qe paraqiten ne Berlin, shikoni se çfare jemi te afte te bejme tani kunder kombit shqiptar”, – do te mermerisnin neper dhembe albanofobet shqipfoles. Projektin e “Bashkimit Kombetar” ne emer te Serbise se Madhe e shpalosi ne Has, Miladini Shqipfoles.

Sipas ketij plani parlamenti i Shqiperise dhe ai i Kosoves do te miratonin deklaraten e Bashkimit te Kosoves me Shqiperine.

Keshtu qe ne kete projekt te Serbise se Madhe, ne funksion te tij nuk do te ishte vetem Veriu i Kosoves me 3-4 komunat e tij por meqe Kosova dhe Shqiperia do bashkoheshin, Serbia do mund te zmadhohej edhe me shume.

Miq, defakto kjo do ishte thjesht nje ndarje e Kosoves midis Serbise se Vuçiçit, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit nga njera ane dhe Shqiperise se Zografit bis nga ana tjeter. Prandaj dhe kryeministri Zaev ne biseden e tij bene fjale per se paku 10 komuna te Kosoves qe do ti kalonin tashme Serbise per ta bere ate edhe me te madhe.

Ky ka qene ekzakt plani i Serbise se Madhe i Sllobodan Millosheviçit qe ne fillimin e viteve 90-te.

Ne zbatim te ketij projekti te rilindur pas tre dekadsh nga trojka apatride, zedhenesit e saj hapen lajmin se parlamenti i Tiranes do mblidhet per te marre nje vendim historik me daten 13 qershor dmth per te votuar deklaraten e Bashkimit Kombetar ne emer te Serbise se Madhe.

Por kryengritja popullore ne Shqiperi beri te pamundur nje votim te tille aventuresk antikombetar dhe me sa duket edhe Parlamenti i Kosoves refuzoi te perfillte nje ide apo kerkese te tille antishqiptare te trojkes famezeze.

Ne kuadrin e ketyre zhvillimeve mund te thuhet me plote goje se Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev ne biseden e tij me komiket e shtire te Putinit ka pohuar me pergjegjesi te plote para popujve te rajonit dhe botes te verteten tashme universalisht te njohur se Zografi Bis per llogari te karriges se tij, Miladini shqipfoles per llogari te dosjes se tij ne Gjykaten e Hages, pra te lekures se tij, dhe argati in chef ne permbushje te detyrave te tij po bejne gjithçka me urdher te Vuçiç dhe Putin per zbatimin e projektit te Serbise se Madhe dhe se me keto qendrime ata po i fryjne zjarrit te nje konflikti te ri ne Ballkan.

Nje element tjeter qe del nga biseda e Zaev eshte se projeki i Serbise se Madhe mbeshtetet jo vetem nga Cari Putin por edhe presidenti i Turqise Erdogan.

Ne realitet Turqia dhe vet presidenti Erdogan kane qene nder mbeshtetesit me te vendosur te pavaresise se Kosoves dhe kane ndihmuar ne njohjet nderkombetare te saj.

Por e verteta eshte gjithashtu se Presidenti Erdogan pas acarimit dhe nderlikimit te problemit kurd dhe konfliktualitetit ne rritje per Qipron, sipas mediave ka deklaruar se pavaresia e Kosoves ishte e gabuar dhe ka mundesi qe edhe ai te jete i perfshire ne projektin e Serbise se Madhe me qellimin e “korrigjimit te gabimit“ dhe shperberjes se shtetit te pavarur te Kosoves per interesa te vendit te tij.

Si perfundim mund te thuhet se biseda e Kryeministrit Zaev nuk eshte nje rrufe ne qiell te hapur por as dhe nje stuhi ne nje gote uje. Ajo eshte nje denocim i projektit te Serbise se madhe qe i ka kushtuar rajonit nje seri luftrash te pergjakshme dhe shqiptareve pothuaj nje milione viktima. Prandaj dhe kryeministri i Maqedonise se Veriut duhet falenderuar per qendrimet e tij! sb

Raporti i Departamentit të Shtetit: Shqipëria, vendi më i korruptuar në Ballkan, reagon Tabaku

Jorida TABAKU

Ndërkohë që vendi lëngon në thatësirën ekonomike dhe të investimeve të huaja, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit raporton arsyet se përse ne vuajmë. Në raport shkruhet se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste.

Raporti citon problemet që po has Shqipëria me projektet PPP që në shumicën e rasteve janë të pastudiuara dhe jo të konsultuara siç duhet. Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe e drejta e pronës, në raport thuhet se pronarët nuk marrin pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist. Ndërkohë që citon që edhe shumë shqiptaro-amerikanë nuk i marrin dot pronat apo dëmshpërblimet për pronat e sekuestruara nga regjimi komunist. Shumë prej investorëve amerikanë janë larguar nga Shqipëria si pasojë e këtyre problemeve jetike për biznesin dhe investitorët.

DASH përmend se qeveria Shqiptare miraton shpesh ligje të vështira në interpretim ashtu që ajo të ketë mundësi për të larguar bizneset duke favorizuar ato që i interesojnë asaj. Njëkohësisht bizneset e huaja citojnë se qeveria ndërhyn tek ato për të detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë.

Megjithëse këto tema janë prekur vazhdimisht nga opozita, qeveria ka këmbëngulur që të paraqesë një realitet tjetër. Kryeministri krenohet për rritjen e investimeve të huaja ndërsa raporti i DASH nënvizon se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Një përshkrim shumë i saktë për qeverinë Rama e cila vazhdon të këmbëngulë në rrugën e gabuar ekonomike.

Raporti është një këmbanë alarmi drejtuar një qeverie dhe mazhorance që ka vendosur t’i shkojë deri në fund rrugës së verbër të koncesioneve klienteliste, tenderave për oligarkët dhe thatësirës së IHD-ve. Sado ligje gjoja pro-investitorë të votojë kjo mazhorancë, fryma anti-biznes e kësaj qeverie do të jetë përherë pengesë dhe barrierë për investitorët e huaj në Shqipëri. Nga shtatori 2013 në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë investim i huaj direkt, kryeministri Rama dhe gjithë ministrat e tij janë krenuar me atë çfarë trashëguan nga qeverisja demokratike.

Opozita zotohet që do të zhbëjë këtë mentalitet anti-biznes, që sulmon investitorin e huaj. Premtimi jonë nuk është vetëm ulja e taksave por edhe krijimi i gjithë kushteve politiko-ekonomike në favor të IHD-ve, për të rikthyer Shqipërinë në një konkurente të denjë në rajon.

Pjesë nga raporti

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për “Klimën e Investimeve për 2019-ën” publikuar këtë të enjte është një shuplakë e fortë për qeverinë shqiptare. Qeveria amerikane e sheh me shqetësim situatën ekonomike në vend duke ngritur si shqetësime kryesore korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, zbatimin e dobët të kontratave si dhe peripecitë që heqin investitorët e huaj në Shqipëri të cilët e thonë troç se “Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes”.

“Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Zbatimi i reformës në gjyqësor është duke u vijuar, duke përfshirë edhe verifikimin e pasurive të pashpjegueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Teksa gjyqtarë dhe prokurorë të shumtë janë shkarkuar nga një komision verifikimi për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje të krimit të organizuar, investitorët e huaj e perceptojnë si një problem klimën e investimeve dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes” – citon lapsi.al në raportin e DASH.

Një tjetër kritikë e fortë e Departamentit Amerikan të Shtetit për qeverinë shqiptare është mënyra si ajo i lexon ligjet.
“Investitorët raportojnë shqetësimet e vazhdueshme si autoritetet përdorin ligjin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën.

Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplota me komunitetin e biznesit. Pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet rregullatore dhe legjislative” – thuhet në raportin e DASH që më pas citon se investitorët e huaj janë edhe nën presionin e politikës.

“Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politika specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri” – citon lapsi.al raportin e DASH.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit u jep një tjetër goditje prokurimeve të bëra nga qeveria që i quan korruptive ndërsa PPP-të sipas saj kanë hequr konkurrencën.

“Raportet e korrupsionit në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë duke përfshirë edhe investitorët e huaj.

Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2018” – shkruan DASH, citon lapsi.al.

“Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titujt e qartë është të pronësisë janë të vështirë për t’u marrë. Ka pasur raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë të arrihet dhe joadekuat.

Agjencia e ngarkuar me heqjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat” – shkruan DASH që vijon me të tjera kritika të forta për zvarritjet në krijimin e Zonave të Lira Ekonomike.

“Qeveria miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDA), si zona të tregtisë së lirë. Zhvillimi i TEDA-s së parë, në Spitalle, Durrës, iu dha një konsorciumi të kompanive lokale në gusht 2017, por vetëm pasi tenderi dështoi tre herë.

Zhvillimi i TEDA ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit ka kundërshtuar vendimin në gjykatë” – shkruan DASH që në fund citon raportin e Transparency International i Perceptimit të Korrupsionit 2018 që renditi Shqipërinë në vendin e 99-të në 180 vende me një rënie prej 8 vende nga viti 2017.

“Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që është përmirësuar nga dy vende, deri në 63, në sondazhin e Bankës Botërore “Doing Business” të vitit 2019, Shqipëria vazhdoi të shënojë dobët në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës, dhënies së lejeve të ndërtimit dhe sigurimit të energjisë elektrike” – citon lapsi.al raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Shkarkimi” i Presidentit, telenovela verore e Ramës për të zhurmuar vjedhjet dhe refuzimin e 85% të shqiptarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, shkruan se Edi Rama e ka të qartë se telenovela për shkarkimin e Presidentit është vetëm një sajesë vere dhe abuzim me fondet publike për të fshehur aferat e tmerrshme korruptive.

‘Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor.

Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidenti është vetëm nje sajesë vere dhe abuzim me fondet publike.

Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist.

Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve 184 dhe 339 të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve.

Do qe të mos flitet për tarifen e re për karburantin;

Do qe të mos flitet për koncesionin e ri 250 milionë euro të Milot Balldre;

Do që të mos flitet për mungesën nga korrupsioni të rreth 60 milionë eurove në 6 muaj nga doganat dhe tatimet;

Do që të mos flitet për borxhin e lartë publik, të fshehur tek PPP-të;

Do që të mos flitet për kapjen e drejtësisë;

Do që të mos flitet për lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar;

Do që të mos flitet për dështimin e tij në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian; dhe, mbi të gjitha,

Do që të mos flitet për refuzimin plebishitar, që 85% e shqiptarëve i bënë regjimit të tij, për ndryshimin që duan shqiptarët.

Me apo pa telenovelën e verës së Edi Ramës, shkelësit më të madh të Kushtetutës, sot një gjë është e qartë: Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik. Ndersa votimet moniste të 30 Qershorit, siç shprehet edhe OSBE/ODIHR, u mbajte?n pa e marre? fare ne? konsiderate? interesin e qytetareve”, shkruan Bardhi.

Lirohet edhe nga arresti shtëpiak, Bardh Spahia

Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Në sallën e gyqit ka qenë prezente edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bashkë me avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj.

Kujtojmë këtu se Spahia u arrestua pas sulmeve që disa militantë të opozitës kryen ndaj shkollës Shenjnaze Uka ,i cila shërbente si KZAZ për materialet zgjedhore të 30 qershorit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”.

Basha: Qeveria e Ramës më antipopullorja. Refuzimin e 85% të shqiptarëve ta kthejmë në maxhorancë kombëtare për ndryshim

Lideri i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi në Vlorë një takim me strukturat e partisë, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, për të diskutuar për situatën politike pas 30 Qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës në funksion të betejës “për t’u siguruar shqiptarëve ndryshimin e madh, që ata presin dhe meritojnë”, siç u shpreh kreu i opozitës.

Basha tha se Vlora spikati me refuzimin që i bëri Edi Ramës më 30 Qershor, ku morën pjesë vetëm 14% e vlonjatëve. “Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit”, tha Basha.

Duke iu referuar refuzimit masiv të qytetarëve ndaj qeverisë më 30 Qershor, Lulzim Basha u shpreh se PD e ka marrë leksionin e 30 Qershorit dhe po vazhdon të punojë pa ndërprerje për ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që duan shqiptarët, në mënyrë që këtë masë refuzuese ta kthejmë në një maxhorancë kombëtare për ndryshim.

Lideri i opozitës tha se për nga vendimet e marra, kjo është qeveria më antipopullore, më antikonbëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada. Basha tha se akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët  e qeverisë, është vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për letër. Lideri i opozitës tha se, të tilla vendime qe varfërojnë njerezit, i fusin duart e kryeminstrit në xhepat e qytetarëve, e bëjnë të domosdoshëm largimin e kësaj qeverie të korruptuar.

“Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor”, tha Basha, i cili theksoi se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, do të punojë për njerëzit, jo për klientët e kryeministrit.

Basha: Ulje e çmimit të naftës me 300 lekë për litër dhe ulje deri në 20% të çmimit të energjisë

Gjatë takimit në Selenicë, lideri i opozitës, Basha vuri në dukje rëndësinë jetike për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë.

Basha theksoi se, fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore.

Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.

  • “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit,
  • 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël,
  • Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,
  • Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”.

Rritja e çmimit të naftës, Shehaj: Kjo është filozofia e Ramës: u merr paratë qytetarëve dhe ua jep klientëve

Nga Agron SHEHAJ

Edi Rama do të rrisë taksën e naftës. Justifikimi i tij është mbledhja e fondeve për të blerë dhe ruajtur një sasi karburanti rezervë kombëtare, për raste krizash apo fatkeqësish natyrore.

Taksa e re do të jetë 2 lekë për litër dhe bazuar në konsumin vjetor të naftes, vlera totale e taksës së re do jetë mbi 14 mln euro në vit.

Deri tani, detyrimin për të mbajtur me koston e tyre, një sasi naftë rezervë e kishin kompanitë e naftës: nxjerrësit, depozituesit dhe importuesit e naftës.

Por tani koston do ta përballojnë qytetarët. Kurse fitimet do i ketë privati, sepse Rama ka vendosur ta japë me koncesion mbajtjen e depozitave, të financuar nga paratë e shtetit.

Kjo është filozofia ekonomike e Ramës: u merr paratë qytetarëve dhe ua jep klientëve; ua merr të dobëtve dhe ua jep të fortëve; ua merr të vegjëlve dhe ua jep të mëdhenjve.

Ne do ta ç’bëjmë këtë politikë. Ne do ta ç’bëjmë sistemin oligarki-klientelist që sundon sot ekonominë. Ne do u kthejmë qytetarëve dhe sipërmarrësve taksat e ulta dhe ekonominë e lirë.

30 qershori, goditja finale për ta çuar këtë tranzicion në një pikë të vdekur…

Ergys MERTIRI

Natyrisht, institucionet shqiptare kanë qenë gjithmonë të korruptuara dhe jofunksionale, por politika, ndonëse tepër e ndotur, ka qenë deri diku e arsyeshme dhe ka toleruar rrjedhje të pushtetit edhe te kundërshtari. Për tri dekada, kjo ka mundësuar funksionimin e rotacionit, qoftë edhe si një mënyrë për shfryrje të tensioneve.

Ardhja e Edi Ramës e ka thyer këtë rregull. Ai ka arritur të shtjerë në dorë gjithçka, duke e çimentuar pushtetin e tij edhe nëpërmjet kontrollit absolut mbi zgjedhjet. Falë vetë Edi Ramës, sot jemi në një situatë ku sistemi ka ngecur në cektinë, gjë që mund të shërbejë si një moment reflektimi për t’ia nisur nga e para.

Për të dalë nga kjo krizë, ka nevojë doemos për një marrëveshje të madhe. Jo për një dakordësim, si një litar që na nxjerr nga pusi, por për një kontratë të re që rithemelon rregullat e lojës. Thelbi është ta shpëtojmë sistemin nga kapja dhe ta çlirojmë vendin nga rrëshqitja në autokraci. Zgjidhja nuk duhet të kërkojë vetëm një rrugë që opozita të rihyjë në sistem, por një rrugë që sistemi të ribëhet për të garantuar opozitën.

Natyrisht, e gjithë kjo kërkon një garanci të fortë ndërkombëtare, por fillimisht ndërkombëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se deri më sot ata kanë kontribuar në formimin e këtij sistemi. Me bekimin dhe këmbënguljen e tyre janë bërë të gjitha ligjet, reformat, marrëveshjet, institucionet, e gjithçka tjetër që ka funksionuar keq në këta 30 vjet.

Mbi këtë reflektim mund të ndërtohet një qasje e re, e cila nuk sakrifikon më demokracinë për hir të stabilitetit, – gjë që na ka sjellë një realitet ku nuk ka as demokraci as stabilitet, – por një qasje që krijon kushtet për rritjen e nivelit të përfaqësimit të qytetarit në politikë.

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin goditja finale për ta çuar këtë tranzicion në një pikë të vdekur. Prej këndej, demokracia shqiptare ose do të varroset plotësisht, ose do të gjejë rrugë drejt një ringritjeje të re. Kjo do të thotë se, nëse gjërat do të ndryshojnë dhe situata do të shkojë drejt një zgjidhjeje të tillë, këto zgjedhje do të jenë funerali i tranzicionit shqiptar dhe një premisë e mirë për një fillim të ri. Përndryshe, ato mund të bëhen funerali i demokracisë dhe një ogur i keq për të ardhmen e vendit.

Si të kuptoni nëse një vezë është e shëndetshme dhe organike

Nëse jeni në mesin e personave që vazhdimisht brengoset se a i konsumon vezët të shëndetshme dhe organike, atëherë ky artikull do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë.
Ekspertët e nutricionit së fundmi kanë treguar se si mund ta dalloni një vezë organike dhe të shëndetshme.

Sipas tyre, sekreti gjendet në ngjyrën e të verdhës së vezës, prandaj duhet t’i konsideroni vëmendje kësaj ngjyre. Nëse ajo mban ngjyrë të verdhë të mbyllur, atëherë kjo nënkupton se pula është ushqyer shëndetshëm dhe ka jetuar në ambient natyral me mjaftueshëm rreze diellit.

Pra, kjo ngjyrë e pjesës së verdhë të vezës nënkupton se mund ta konsumoni atë lirshëm.
Në anën tjetër, nëse e verdha e vezës mban ngjyrë të lehtë, atëherë pula është rritur me ushqim të pashëndetshëm dhe është mbajtur në vende ku nuk ka pasur mjaftueshëm rreze të diellit.

Meta: I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë është vetëm respektimi i votës së lirë…

Presidenti Ilir Meta priti sot dhe zhvilloi një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, David Harris.

Meta e njohu delegacionin zyrtar të AJC-së me situatën aktuale në Shqipëri, krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin, si dhe me propozimin e tij si President i Republikës për zgjidhjen e saj nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: zgjedhjeve vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli.

‘I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithe ne’, u shpreh Kreu i Shtetit.

Gjithashtu Presidenti Meta e siguroi zotin Harris dhe delegacionin që e shoqëronte se miqësia mes shqiptarëve dhe komunitetit hebreo-amerikan do të vazhdojë të forcohet, dhe se bashkëpunimi ekonomik duhet të intesifikohet më tej.

Nga ana e tij, zoti Harris theksoi se: ‘Miqësia tradicionale e Shqipërisë dhe e kombit hebre është e skalitur në kujtesën tonë kombëtare jo vetëm për rolin fisnik të shqiptarëve në shpëtimin, mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por dhe për historitë tona të ngjashme si dy popuj që kanë vuajtur përgjatë shekujve të ekzistencës së tyre’.

‘Ne vijmë këtu me ndjenjën e mirënjohjes së përhershme për popullin shqiptar, dhe do të jemi përjetësisht së bashku për të përballuar sfidat edhe në të ardhmen. Jemi gjithashtu të gatshëm të ofrojmë mbështjen tonë për të rritur rolin e diasporës shqiptare në SHBA, me qëllim që të ndikojmë për çështjen shqiptare në politikën dhe administratën amerikane’, u shpreh Drejtori Ekzekutiv i AJC-së.