12.1 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Studentët e Shkodrës në protestë!

Dita e sotme ka nisur me protestë studentore në Shkodër. Kanë qenë sërish studentët e Fakultetit të Drejtësisë, të cilët kanë reaguar për godinën e re e cila vijon të qëndrojë e kyçur ndonëse sipas tyre, ajo është gati për të nisur procesin mësimor.

Ato thonë se as premtimi i kryeministrit Edi Rama për çeljen e saj brenda 45 ditëve nuk u përmbush. Pas proteste ka reaguar rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi” sipas të cilit sapo të përcaktohen oraret mësimore nga dekanët e Juridikut dhe Ekonomikut do nisë mësimi aty.

Forcat speciale tentojnë të futen me dhunë në KZAZ, reagon PD: Urdhër politik i Edi Ramës!

Policia ka tentuar që në mënyrë të dhunshme dhe të paligishme të hyje në KZAZ nr.2 në Shkodër në shkelje të dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ndodhej pranë banorëve të Shkodrës të cilët kundeërshtojnë procesin fals zgjedhor, duke e vlerësuar këtë akt të dhunshëm të Policisë si urdhër politik të Edi Ramës.

Rama dërgon forcat speciale në Shkodër, policia tenton të futet me dhunë në KZAZ, tensionohet situata

Është tensionuar situata sot në Shkodër, në një nga KZAZ-të e këtij qyteti, ku Policia dhe FNSH kanë mësyrë në dyert e kësaj qendre votimi dhe kanë kërkuar të futen në të.

Por punonjësit e baskisë dhe ish-deputetë të PD-së, nuk i kanë lejuar të futen brenda dhe kanë mbyllur dyert, pasi ata kërkojnë lirimin e kësaj qendre votimi, në respekt të Dekretit të lëshuar nga Presidenti për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Në një komunikim me Fax news, Voltana Ademi deklaroi se godina në fjalë është pronë e Bashkisë, dhe se policia nuk i bindet ligjit, por vetëm urdhërave të Edi Ramës.

Bashkia Shkodër nis lirimin e ambienteve të KZAZ-ve

Në mbështetje të ligjit “Për qeverisjen vendore”, bashkia Shkodrës ka kërkuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, përmes një shkrese me firmë të kryetares Voltana Ademi, që të jetë prezente në momentin kur do të largohen materialet zgjedhore të vendosura nëpër KZAZ-të ku ishte parashikuar që do të votohej për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas kësaj kërkese, kjo pocedurë do të ndiqet në zbatim të dekretit të Presidentit lëshuar me datë 10 Qershor me të cilin ç’dekreton datën 30 Qershor si datë zgjedhjesh, dhe që sipas saj, është botuar në fletorën e zytare.

Bashkia e Shkodrës kërkon nga Policia që të jetë prezente dhe në mbështetje për lirimin e ambjenteve të caktuara për KZAZ por që janë në pronësi të bashkisë.

Çfarë po ndodh? Presidenti Meta thërret në takim ambasadorët e BE

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.

Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë, prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.

Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti do t’i sqarojë ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe do iu sqarojë se përse duhet shtyrja e zgjedhjeve, sipas dekretit.

Siç dihet tashmë kryeministri Rama nuk pranon asgjë. Nuk respekton as dekretin kushtetues të Presidentit të Republikës, i cili ka fuqi ligjore pasi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Bashkia Shkodër nis lirimin e ambienteve të KZAZ-ve, thirrje Policisë për mbështetje

Në mbështetje të ligjit “Për qeverisjen vendore”, bashkia Shkodrës ka kërkuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, përmes një shkrese me firmë të kryetares Voltana Ademi, që të jetë prezente në momentin kur do të largohen materialet zgjedhore të vendosura nëpër KZAZ-të ku ishte parashikuar që do të votohej për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas kësaj kërkese, kjo pocedurë do tqë ndiqet në zbatim të dekretit të Presidentit lëshuar me datë 10 Qershor me të cilin ç’dekreton datën 30 Qershor si dastë zgjedhjesh, dhe që sipas saj, është botuar në fletorën e zytare.

Bashkia e shkodrës kërkon nga Policia që të jetë prezente dhe në mbështetje për lirimin e ambjenteve të caktuara për KZAZ por që janë në pronësi të bashkisë.

 

Foto e papublikuar më parë, Rama dhe Gjushi drekë me bandën e Avdylajve pas vjedhjes së votave

Në foto që po publikojnë shihen Avdylajt në një drekë me Ramën dhe Gjushin pas vjedhjes së votave në vitin 2017-të. Rama dhe Gjushi kanë thirrur për drekë bandën pas “fitores” së zgjedhjeve…

Edi Avdyli, Gjush Avdyli, Saje Avdyli dhe Klos Avdyli në darkë me Avdylajt. Pa pse Rama bën si bishë dhe kap prokurorinë. Në çdo vend të botës do ishte në ndjekje penale për bashkëpunim me krimin e organizuar. Në çdo muhabet trafiku droge apo krimi del kryeministri Rama…

Skandal! Ministri i Brendshëm njofton kërcënimin me jetë të liderit të opozitës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi kërcënon dhe shantazhon liderin e opozitës, Lulzim Basha. Lesh kimiku duke shkelur çdo ligj dhe rregull, ka lajmëruar verbalisht kreun e opozitës se i kërcënohet jeta.

Sipas informacionit të bërë publik Ministri i Brendshëm, ka thirrur në zyrë të premten në orën 15:00 shoqëruesin e Kryetarit të Partisë Demokratike për t’i kërkuar që të informojë zotin Basha se ‘si Ministër i Brendshëm, ai ka informacione të tërthorta dhe të besueshme mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës’.

Ministri i Brendshëm e ka thelluar aktin e tij të paligjshëm dhe shantazhues, kur i ka kërkuar shoqëruesit të zotit Basha, punonjës i Gardës së republikës, që t’i kthejë përgjigje me gojë e jo me shkrim, nëse PD vlerëson se kërkon masa shtesë sigurie.

Faktet janë bërë të ditura nga një letër zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ka dërguar Ministrit të Brendshëm, të cilit i kujton detyrimin ligjor që informacionet mbi rrezikun e sigurisë së kryetarit të opozitës, t’i trajtojë në rrugë institucionale, duke vënë zyrtarisht në dijeni Gardën e Republikës, si autoritetin përgjegjës.

BILD publikon sot pasdite 16 përgjime të reja të blerjes së votave, çfarë pritet të ndodhë?

Gazeta më e madhe në Europë, Bild do të botojë pasditen e sotme përgjime të reja. Këtë lajm të bujshëm e konfirmoi pak minuta më pas në gjermanisht dhe në shqip, edhe gazetari i njohur investigativ i kësaj gazete (më e madhja në Europë) Peter Tiede. 

Burimet thonë se, pasditen e kësaj të hënë do të publikohen plot 16 audio përgjime, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me blerjen dhe vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës dhe njerëzit e tij, por edhe për afera korruptive që prekin edhe sigurinë kombëtare. Duket se kjo dosje ka fakte jo vetëm për bashkëpunëtorët e kryeministrit, por edhe për atë çfarë ndodh në të vërtetë brenda strofullës së tij të ngushtë.

Sipas burimeve në rrjetën e përgjimeve kanë rënë edhe individë që punojnë në sferat më të larta të qeverisë së Edi Ramës dhe shumë afër kryeministrit në kabinet. Por një gazetar tjetër afër gazetës BILD. gr, shtoi se këto publikime të forta nuk do të ndalen. Bëhet fjalë për një dosje voluminoze (pagëzuar nga media gjermane, si `Dosja e qeverisë së Mafies`), e cila do të vazhdojë të botohet edhe ditën e enjte, vetëm një ditë përpara protestës së madhe të paralajmëruar nga  opozita ditën e premte në orën 20.00.

 Rrjeti nuk ndalet me ironi….

Gazetari gjerman i gazetës më të madhe në Europë “Bild”, Peter Tiede paralajmëroi dje se pasditen e sotme do të publikojë 16 përgjime të reja për skandalet e shitblerjes dhe manipulimin e zgjedhjeve të 2017 nga ana e mazhorancës.

Por ky lajm i bujshëm, që pritet të trondisë edhe një herë opinionin publik, ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë me fotomontazhe dhe ironi epike.

Kështu, në fotomontazhin e mëposhtëm shfaqet gazetari gjerman Peter Tiede, i cili mban në dorë një pankartë me mbishkrimin epik “Edi, si ma bëre gjumin mbrëmë?”, duke lënë të nënkuptohet, a e ka zënë gjumi mbrëmë kryeministrin apo jo, nga halli i përgjimeve dhe skandaleve, që mesa duket s’kanë të ndalur.

Arta injoron Ruçin, nuk shkon në Parlament për të raportuar për përgjimet e publikuara nga BILD

Pritej me mjaft interes raportimi i sotëm i kryeprokurores së ashtuquajtur e përkohshme, Arta Marku, e cila do të bënte bilancin e punës së organit të akuzës për vitin 2018.

Pika më e nxehtë e punë së prokurorisë është dosja 330 dhe hetimi i saj sidomos pas daljeve të përgjimeve nga gazeta më e madhe në Europë Bild, e cila sot pasdite nis serinë tjetër të publikimeve. Gjithashtu Marku do të raportonte edhe për arrestimet e shumta të bëra kohët e fundit ndaj protestuesve të opzitës.

Por duet se në këtë situata kryeprokurorja Marku, “papritur është sëmurë” dhe nuk do të marrë pjesë siç ishte parashikuar në kalendar në seancën e sotme.

Skandal! Ministrja e Ramës nxjerr tezën e matematikës që në orën 10.00, pa filluar provimi

Nga Luçiano Boçi

Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në orën 10.00 ende pa filluar provimi? Për çfarë do t’i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?! Për meritë?! Për drejtësi?! Për cilësi?!

Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.

Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?! Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion. Prandaj merreni këtë paçavure! Merreni e quajeni si të doni. Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh…

Por Maturë Shtetërore mos e quani më! Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!

Besa largohu një orë e më parë…

Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë…