29.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Tekila ju ndihmon të humbni peshë

Për disa njerëz, dietat strikte janë mënyra më e mirë për të arritur deri te humbja e peshës. Por hulumtimet e reja sugjerojnë se nëse me dietë strikte nënkuptoni edhe mos konsumimin e alkoolit, atëherë mund ta keni gabim. Lulumtimet e reja sugjerojnë se tekila mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Sipas studimit, sheqeri natyral i cili gjendet në bimën agave – e cila përdoret për ta krijuar tekilën – ka aftësinë t’i zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak, dhe rrjedhimisht t’i ndihmojë njerëzit obezë të humbin peshë.

Sipas Mercedes G. Lopez, një nga hulumtueset që ka marrë pjesë në këtë studim, elementet të cilat i përmban tekila ndikojnë në rritjen e niveleve të një hormoni i cili e zvogëlon shpejtësinë me të cilën stomaku mbetet bosh. Pra kjo ju bën të jeni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Në një studim tjetër, shkencëtarët i kanë ushqyer minjtë me dieta standarde dhe u kanë shtuar sheqer natyral, të quajtur agavin. Ata kanë zbuluar se minjtë të cilët kishin konsumuar agavine kishin ngrënë më pak ushqim dhe kishin pasur nivele më të ulëta të glukozës në gjak.

Kujdes! Mos i ekspozoni aknet në diell

Ekspozimi ynë në rrezet e diellit është mjaft i rëndësishëm, por aktiviteti i gjëndrave yndyrore të nxitura dhe temperatura e lartë që prodhojnë më shumë sebum, përkeqësojnë aknet.

Sigurisht që disa rreze mund të jenë të mira për pak kohë, falë aksionit të tyre antiseptik, por bëhet fjalë vetëm për një periudhë të shkurtër. Por, duke marrë masat e duhura mbrojtëse, ne jemi në gjendje të minimizojmë efektet negative të rrezeve të diellit.

Kontrolli i yndyrës së fytyrës
Temperaturat e larta dhe lagështia, rritin prodhimin e yndyrës, e cila mund të mbahet nën kontroll me anë të larjes së fytyrës dy herë në ditë. Nëse lëkura juaj është shumë e yndyrosur, atëherë mund të bëhet edhe një pastrim në mesditë.

Por nuk duhet bërë zakon një pastrim i shpeshtë, sepse mund të dëmtojë barrierat mbrojtëse të lëkurës duke shkaktuar një tharje të tejskajshme dhe irritim të saj, gjë që mund të përkeqësojë shpërthimin e puçrrave.

Përdorni një losion zbutës
Një zgjidhje do te ishte zëvendësimi i kremit zbutës me losion zbutës. Duke bërë zgjedhjen e duhur të zbutësit, arrihet të mbahet nën kontroll trajtimi i puçrrave tek lëkurat e thata dhe delikate.

Krem mbrojtës kundër diellit
Në shumë raste nxirja nuk është e shëndetshme për lëkurën e fytyrës me puçrra. Nxirja e tepruar shkakton një plakje të parakohshme të lëkurës dhe mund të ketë predispozita edhe për kancer të lëkurës. Rekomandohet të përdoret krem me SPF të paktën, 15 por më e mira është të jetë tek SPF 50.

Mund të përdoret edhe krem dielli i ngjyrosur (që zgjidhet në bazë të ngjyrës së lëkurës), i cili jep një mbulim të mirë të puçrrave pa pasur nevojë për preparate të tjera.

Kjo është një zgjidhje e mirë sidomos për meshkujt të cilët duan të qetësojnë skuqjen e bezdisshme që krijojnë puçrra. Gjithnjë duhet të mbuloheni me ndonjë gjë të hollë dhe të mos kaloni shumë orë në diell.

Larje pas djersitjes
Djersa mund te irritojë puçrrat. Rekomandohet larje pas punës apo pasi të jeni djersitur. Mund të përdorni një pastrues me përmbajtje acid salicilik, nëse keni pika të zeza ose me benzyl peroksid kur keni puçrra të inflamuara. Sa më shpejt të largoni djersë, aq më shumë ndihmoni në zvogëlimin e shpërthimeve të puçrrave.

Gjate verës, mund të jeni të prirur për t’u prekur nga aknet mekanike. Këto akne, zhvillohen kur lëkura i nënshtrohet një nxehtësie të tepërt, kjo gjithashtu e kombinuar edhe me fërkimin e rrobave ose të pajisjeve të tjera (psh sportive) që njeriu mban veshur.

Telefonata Thaçi-Zaev pas përgjimeve, Hashimi sërish nuk mohon planin për copëtimin e Kosovës, por…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjten se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i ka kërkuar ndjesë për deklaratat që u bënë publike në një rreng ku ai kishte rënë pre dhe kishte përmendur përfshirjen e presidentit Thaçi në bisedime për ndarjen e Kosovës.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ishte vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, të cilët përmes telefonit i janë prezantuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në bisedën telefonike që u publikua të hënën mbrëma, është folur edhe për bisedimet Kosovë-Serb dhe kryeministri Zaev kishte shprehur shqetësimin se Kosova dhe Serbia “po përpiqen të shkëmbejnë territore” duke u hamendësuar nga ana tjetër se këtu mund të ketë ndikim rus dhe duke theksuar frikën për të ardhmen e Ballkanit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për të sqaruar deklaratat e tij.

”Më ka thënë shumë qartë se ka qenë një rrethanë në të cilën ka ra pre e mashtrimit dhe të gjitha çka ka folur për gjoja për dhjetë komunat e Kosovës që do t’i jepen Serbisë i ka folur duke u bazuar në thashetheme, në dezinformata dhe në të dhënat apo lansimet e gazetës Sputnik dhe thashethemeve ruse. Këto janë fjalë të cilat m’i ka thënë”, tha presidenti Thaçi.

Ai tha se kryeministri Zaev ka kërkuar ndjesë për deklaratat e publikuara.
“Më ka kërkuar falje mua personalisht por edhe Kosovës, në të njëjtën kohë ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e kanë thirrur në telefon, janë gjëra që nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe në të njëjtën kohë ka potencuar qartë se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidence, asnjë informacion zyrtar nga askush për ato që ka deklaruar, por të gjitha i ka të dëgjuara nga thashetheme lokale e ndërkombëtare e në të njëjtën kohë nga thashethemet në veçanti të prezantuara dhe lajmet e rrejshme sipas tij të gazetës Sputnik dhe informatave tjera ruse”, tha ai.

Presidenti Thaçi, tha se ka pasur përpjekje që edhe ai të bëhet pre e rrengut të humoristëve rusë të cilët e kanë bërë këtë edhe me shumë politikanë në botë.
Publikimi i deklaratave të kryeministrit Zaev, nxitën reagime në Kosovë ku Lëvizja Vetëvendosje bëri thirrje për largimin e presidentit Thaçi nga detyra, për shkak të siç u tha “planeve dashakeqe” për Kosovën.

Pa e përmendur drejtpërdrejtë rastin, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkroi në rrjetet sociale se “Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”.

Një vit me parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçic dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hodhën idetë për prekjen e kufijve në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Derisa presidenti serb flet për vënie kufiri, duke nënkuptuar shkëputjen e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe bashkimin me Serbinë, presidenti Thaçi angazhohet për “korrigjimin e kufijve”, përkatësisht bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumice shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Idetë kishin nxitur shumë reagime jo vetëm në Kosovë e Serbi por edhe në botë.
Aktualisht procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë mbetet i pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa Prishtina kërkon që bisedimet të mos kushtëzohen.

Basha: Beteja e PD për të bërë realitet ndryshimin që i jep fund tranzicionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot në Selenicë me strukturat partiake në këtë bashki, e cila drejtohet nga Përparim Shaneti i Partisë Demokratike.

Duke e konsideruar të pavlefshëm, antikushtetues dhe antilgjor farsën e 30 Qershorit, kreu i opozitës tha se “Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”-u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 Qershori: 85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. “Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar”- tha kreu i opozitës.

“Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, – shtoi Basha, – por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë” Në Selenicë, lideri i opozitës vuri në dukje rëndësinë jetike për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë, në mënyrë që Partia Demorkatike të fitojë besimin e sa më shumë votuesve që refuzuan regjimin e Edi Ramës në 30 Qershor.

Zoti Basha theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore. Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.

• “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit,
• 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël
• Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,
• Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”.

Strazimiri: E verteta e hidhur që fshihet pas hapjes së zyres së Europolit në Tiranë

Me demek, meqenëse “D.E.A.” amerikane ka hapur zyrë permanente operacionale në Tiranë në kohën e Saje qorrit, qenkemi “integruar de facto në SHBA”, madje për meritë të Saje qorrit, “të pandehurit” më të suksesshëm që keni patur?!

E vërteta është krejt e kundërta! Shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti!

Askush prej partnerëve nuk ka fonde e njerëz tepër, për t’i angazhuar në një vend ku policia e bën vetë punën e saj, kontrollon vetë territorin, godet vetë kontigjentin kriminal, si deri në vitin 2013 kur Policia e Shtetit dërgonte oficerë të infiltruar për ndihmë në BE, në luftën kundër organizatave kriminale shqiptare.

E vërteta është se: – prania permanente e operacionale e D.E.A. në Shqipëri tregon se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për ne, por edhe për amerikanët. * prania e permanente, e operacionale e FRONTEX në Shqipëri, tregon se ky vend nuk i ruan dot kufinjtë e vet.

* prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofkull të të shumëkërkuarve që “menaxhojnë” organizatat kriminale në Evropë! Kjo është e vërteta, karagjoz! Karagjoz ti, dhe cilido që të vjen pas fijes në këtë dramë krimnaliteti!

“Je plehrë e Gramoz Ruçit”, klientët përzënë nga lokali Adriatik Alimadhin

Deputeti i ri i opozitës në Kuvend, i cili drejton dhe partinë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, është përballur me një situatë të sikletshme në një lokal, pasi e kanë sharë, duke e detyruar të dalë jashtë.

Siç dëgjohet edhe në videon e mëposhtme, disa persona që ndodhen në lokal i “sulen” deputetit me sharje, duke i kërkuar të dalë jashtë. “Herën tjetër do ta mbushim me pula, jo me mish të pjekur”, i drejtohet njëri prej qytetarëve në lokal.

“Një gjë të kërkoj, vetëm në emër të popullit mos flisni”, shton ai, ndërsa një tjetër i thotë me zë të fortë “Jeni plehra, plehra!”.
Më pas, qytetarët që i kërkuan të largohet, i drejtohen Alimadhit, duke i thënë: Kush merret me Gramoz Ruçin është plehër, plehër.

Euronews lajm kryesor për protestën e 8 korrikut, Berisha: Cunami si akt-akuzë ndaj Edvin Kristaq Mafisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për vëmendjen që i kanë dhënë mediat ndërkombëtare protestës së fuqishme të shqiptarëve të 8 korrikut 2019 para kryeministrisë. Sot Berisha ka publikuar kronikën që u shfaq në edicionin kryesor të “Euronews”.

Berisha shkruan: “Euronews në anglisht, lajm kryesor, cunamin e 8 korrikut, si aktakuzë ndaj Edvin Kristaq Mafisë për dhunimin e zgjedhjeve, lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin”.

Euronews ne anglisht lajm kryesor cunamin e 8 korrikut si aktakuze ndaj Edvin Kristaq Mafise per dhunimin e zgjedhjeve, lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin. sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 11. Juli 2019

Grupi i strukturuar kriminal në komisionin hetimor për të shkarkuar Presidentin, Ulsiu kryetar…

Nga Endrit Braimllari

Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë pasi ky i kishte shërbyer në fushatën e Dibrës.

Ulsiu i thoshte: “ti je për më nalt, me kap ndonje gjë të madhe se na duhesh”.

Për ç’fare i duhesh Ulsiut për të ndarë paratë e trafiqeve?! Ulsiu sot duhet të ishte nën hetim pa imunitet dhe në arrest nëse do kishim një Prokurori të Pavarur dhe jo të emëruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu me 18 dhjetor, kur votohej në kundërshtim me Kushtetutën për Prokurorin e Përgjithshem ishte aq shume aktiv dhe e mbronte me zell të madh.

Mos u shqeteso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga një drejtësi e pavarur.

Thaçi paraqitet në Gjykatë, ja pse është thirrur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin e rastit të njohur si “Syri i Popullit”, ndaj të akuzuarve për vepra penale kundër rendit kushtetues.

Në këtë rast akuzohen Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Presidenti Thaçi, në këtë rast ka cilësinë e të dëmtuarit. Por, kjo seancë më pas është mbyllur për publikun me kërkesë të prokurorit Sylë Hoxha.

Në seancën e së enjtes, është paraparë vazhdimi i mbrojtjes së të akuzuarit Sadri Ramabaja, i cili e ka nisur mbrojtjen e tij, që në seancën e 3 korrikut të këtij viti.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 shkurt 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana për vepra të ndryshme penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Avni Llumnica me dashje që i akuzuari Murat Jashari të vriste për hakmarrje të dëmtuarin Azem Vllasin, i kishte dhënë ndihmë Jasharit në kryerjen e veprës penale.

Llumnica thuhet se më 6 mars 2017, e kishte sjell nga Zvicra në Kosovë të akuzuarin Murat Jashari, e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ndërsa një ditë më vonë e kishte dërguar në motel “Fontana” në Veternik, ku ia kishte paguar edhe fjetjen në këtë motel.

Ndërsa, sipas pretendimeve të Prokurorisë, kur i pandehuri Murat Jashari kishte kryer vepër penale ndaj Azem Vllasit, ai bashkë me të akuzuarin Llumnica ishin takuar në qytet dhe pasi që kishin dashur të largoheshin për në shtetin e Zvicrës në orën 12 të mbrëmjes ishin arrestuar nga Policia e Kosovës.

Me këtë, Llumnica akuzohet se ka kryer veprën penale “ hakmarrje në ndihmë” nga neni 396 I KPRK-së.

Llumnica sipas kësaj aktakuzë sa ishte në Qendrën e paraburgimit në Lipjan më 16 maj 2017 thuhet se duke përdorur kanosjen dhe forcën ka dhunuar të dëmtuarin N.Z  duke e futur në banjo të dhomës së paraburgimit dhe duke e detyruar të njëjtin që t’i bëj seks oral. Sipas akuzës Llumnica edhe para se të ndodhte rasti disa ditë më parë e kishte ngacmuar seksualisht të dëmtuarin në fjalë.

Llumnica akuzohet për veprën penale “dhunim” nga neni 230 i KPRK-së.

Të pandehurit Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topalla, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha, pretendohet se më 15 maj 2017, siç thuhet në aktakuzë, si pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturin ‘Avni Rrustema’ diku në një shtet të Evropës kishin filluar aksionet e kundërligjshme me qëllim që të destabilizonin ose shkatërronin strukturat themelore politike, ekonomike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të njëjtit thuhet se kishin planifikuar sulme dhe  vrasje ndaj personaliteteve të lartë shtetëror të konsideruar si ish funksionarë të viteve 1980-1991 si tradhtar të vendit. Këto sulme, sipas aktakuzës, ata kishin planifikuar t’i kryenin ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeministrit Isa Mustafa, ish-ministrit Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj duke vazhduar me komandantë të luftës së UÇK-së, drejtorin e ATK-së, klerikët fetarë etj.

Sipas akuzës, ky grup me qëllim të vrasjes së këtyre personave që i konsideronin si tradhtar kishin themeluar fondin “Liria e Atdheut” dhe si organizatë “Syri i Popullit” kishin një strukturë të ndarë në bazë të hierarkisë, kishin emra të koduar dhe detyra të ndara thuhet ndër tjera në aktakuzë.

Ndërsa, i pandehuri Murat Jashari thuhet se kishte tentuar të vriste Azem Vllasin si ish-funksionar i cili sipas tyre ishte vlerësuar si i pari në listën e tradhtarit të vendit.

Me këtë, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 144 I KPRK-së.

I pandehuri Bajrush Konjusha, akuzohet edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “pasi që me rastin e bastisjes në shtëpinë e tij ishte konfiskuar një pistoletë e gazit dhe një pushkë ajrore me diabolla 250 copë.

Ndërsa, Murat Jashari nga PSRK-ja, është duke u ngarkuar për veprat penale “hakmarrja” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria pretendon se Jashari, duke qenë në gjendje të paaftësisë mendore për t’i kuptuar  dhe kontrolluar veprimet e veta për shkak të sëmundjes nga çrregullimi skizoafektiv-tipi maniak, me karakter të përhershëm, më 13 mars 2017 ka shkuar në banesën e të dëmtuarit Azem Vllasi në Prishtinë, që ta privojë nga jeta si ish-udhëheqës i lartë i LKJ-së dhe ish-udhëheqës i Kosovës, duke e konsideruar të njëjtin si tradhtar për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me demonstratat e vitit 191 dhe çështjes kombëtare.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Jashari, fillimisht është interesuar që Vllasin ta angazhojë si avokat në çështje civile, ndërsa ai i ka thënë se nuk merret me çështje civile, duke e sugjeruar të drejtohet te një avokat tjetër dhe pas kontaktit të dytë me të, i akuzuari e ka nxjerrë pistoletën e tipit “Crvena Zastava”, me shurdhues duke ia drejtuar në ballë të dëmtuarit.

Me tej, prokuroria pretendon se Vllasi ia ka kapur pistoletën Jasharit dhe e ulur, që ka ndikuar që plumbi ta godet Vllasin në pjesën e majtë të kraharorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas kësaj, Jashari kishte tentuar edhe njëherë të shkrep me armë në drejtim të viktimës por Jasharit iu kishte bllokuar arma dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, për tu takuar me të pandehurin Avni Llumnica, për tu arrestuar nga polica në motel “Fontana”, në Veternik.

Sipas aktakuzës, pasi policia kishte bërë një kontroll në motel “Fontana”, te Jashari ishte gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit “Crvena Zastava”, model 70 e kalibrit 70-65 mm, me shurdhues dhe një karikator me 7 fishekë, që e ka përdorur pa leje. /Express

 

«Interneti i ka bërë të gjithë të papjekur»

Jaron Lanier: «Le ta azhornojmë kapitalizmin, të dhënat që japim duhen paguar»

«Mënyra me të cilën kemi future teknologjitë dixhitale në jetët tona e ka përkeqësuar qytetërimin njerëzor. Ama mund ta korrigjojmë akoma tendencën, duke provuar që të punojmë për një kapitalizëm ndryshe, të përshtatur me epokën e internetit. Secili prej nesh duhet të marrë mbi vete përgjegjësitë e tij».

Jaron Lanier jeton dhe punon në Silicon Valley: informaticien, pionier i realitetit virtual, eseist, për momentin i punësuar nga Microsoft, provon që t’i godasë nga brenda stonaturat e epokës dixhitale. Flet me «Corriere della Sera», i ftuar nga nga Fondacioni “Carla Fendi” për të marrë pjesë në programin e takimeve për shkencën Ecce Robot, me rastin e Festivalit të 2Botëve.

Cilat janë «emergjencat» nga ku të fillohet?

«Kemi përfunduar duke krijuar një shoqëri në të cilën shumë besojnë tek lajmet false apo në teoritë konspiracioniste e pseudoshkencës, ku shumë janë më shumë të zemrëruar nga sa ka qenë në të kaluarën, me efekte negative mbi vetë demokracinë. Flitet për populistëm për autokratë, por ky i sotmi është një model i ri pushteti: arrin të nxjerrë në kah atë që di të kanalizojë irritueshmërinë dhe paranojën e krijuar nga interneti».

Çfarë lloj lideri kemi përpara?

«Njeriu i fortë i së kaluarës thoshte: “Jam unë shefi yt, kam të drejtë unë, të gjithë të tjerët e kanë gabim”. Perosnaliteti i tij ishte mbi të gjithë. Kurse sot – nuk flas për Italinë pasi nuk e njoh aq sa duhet, por mendoj për Shtetet e Bashkuara, për Brazilin, që e kam vizituar kohët e fundit, apo për Turqinë – stili i ri i liderit ka diçka shumë emotive dhe vulnerabël. Tek ne Trump mund të thotë shprehje të tilla si: “Ky person është i preferuari im” ose “Unë nuk i pëlqej këtij apo atij”. Është një fjalor fëminor, duket si ai i një fëmije në kopësht».

Ku qëndron epoka dixhitale në gjithë këtë?

«Interneti i ka bërë të gjithë më të papjekur, më të irritueshëm, më të sikletosur, kështu që kur liderët tanë aktualë  tregojnë këto aspekte të personalitetit të tyre, qytetarët identifikohen me ta».

Si të korrigjohet kursi?

«Lloji i përvojës njerëzore të prodhuar nga rrjeti është e ndryshme nga çdo version i mëparshëm i botës. Në të kaluarën, kur hyhej në kontakt me dikë, ekzistonte një motiv për ta bërë. Kurse sot, kur ndërveprojmë me një përdorues online, kërkojmë parasëgjithash që të tërheqim vëmendjen ose, për të mos u përqeshur nga diskush tjetër, e vëmë ne të parët në vështirësi. Më shumë se për marrëdhënie, duket se bëhet fjalë për “lojëra mendore”. Dhe ato që i inkurajojnë janë kompanitë teknologjike si Google dhe Facebook, pasi e ndërtojnë biznesin e tyre pikërisht rreth bindjes, varësisë, modifikimit të sjelljes. Kjo është shumë e rrezikshme, parasëgjithash sepse është sikur vlera e njerëzve të përcaktohej nga kjo dinamikë ku kërkojmë që të mashtrojmë e të bindemi radhë pas radhe gjithë kohën. Zgjidhja e vetme është të paraqitet një lojë e ndryshme».

Cila do të ishte?

«Interneti duhet të bëhet një instrument për të fituar bukën e gojës, ku secili të ketë një kuotë dhe për të cilin ushqen interes. Shumë thonë se problem është kapitalizmi, i cili duhet eliminuar. Unë eci në drejtimin e kundër: kapitalizmi duhet rilançuar në kontekstin e ri të uebit. Ideja ime, ndoshta budallaçkë, është që çdo individ duhet të paguhet për të dhënat që jep. E propozoj edhe për një motiv tjetër: të njëjtat kompani teknologjike tregojnë se robotët do të t’i bëjnë të prapambetur qeniet njerëzore, thonë se do të humbasim punën dhe se do të mund të jetojmë vetëm falë një të ardhure bazë apo të një sistemi welfare. Gjë që rrit ndjesinë se qenia njerëzore nuk ka vlerë dhe se, pikërisht, po përjetojmë atë “lojë” të çuditshme ku gjithçka është mashtruese. Por inteligjenca artificiale nuk është diçka reale: është vetëm një mënyrë për të mbledhur të dhëna dhe për t’i aplikuar në një program. Të dhëna që, pikërisht, vijnë nga njerëzit. Kështu, sikur të paguheshim, do të fitonim më shumë në momenti në të cilin do të kishte më shumë robotë. Do të lindte një botë me punësim të plotë».

Kurse për sa i përket sistemit më tradicional me pagesë nga ana e përdoruesve, për shembull për lajmet, ju keni sugjeruar një model abonimi në stilin Netflix.

«Është një mundësi. Ama dua të saktësoj se ne jemi tashmë duke paguar, edhe atë që duket falas. Të dhënat tona janë para dhe në këtë moment po vidhen nga kompanitë teknologjike, që për më tepër i përdorin për të na mashtruar e për ta na bërë të varur. Kështu që po, mund ta paguajmë përmbajtjen sipas modelit Netflix, ama – e përsëris – duhet edhe të shpërblehemi për të dhënat tona. Fluksi duhet të shkojë në të dyja drejtimet».

Çfarë ideje keni krijuar për Libra-n, kriptovalutën e njoftuar nga Facebook?

«Kompania e Mark Zuckerberg ka dështuar në mbrojtjen e përdoruesve, na ka gënjyer dhe na ka zhgënjyer shumë herë. Kështu që është e vështirë të jem optimist, le të themi se provoj. Dyshimi im është se për momentin Facebook ka karakteristika, për shembull kontrollin e centralizuar, që duken të papajtueshme me kriptovalutën».

Vitin e kaluar ju keni shkruar «10 arsye për të fshirë menjëherë llogaritë tuaja në rrjetet sociale», botuar në Itali nga shtëpia botuese Saggiatore, njëlloj si librat e tjerë tuaj. Mendoni akoma se duhet të dalim nga Facebook, Instagram, Twitter?

«Natyrisht që e di se për shumë është e pamundur. Ama të ngresh pikëpyetjen është gjithsesi një mënyrë për të shtyrë të mendosh, të paktën edhe për një sekondë “Çfarë po bëj me këto llogari?”, “Është e drejtë që t’i nënshtrohem survejimit të një kompanie manipuluese?”».

E kanë influencuar rrjetet sociale zgjedhjen e Donald Trump?

«E vështirë të thuash me siguri. Ka studiues që e mbështesin. Por informacionet më të rëndësishme që mund të na e thonë vërtet se çfarë ka ndodhur ndodhen brenda Google dhe Facebook. Ajo që me siguri mund të nënvizojmë është se afirmimi bashkëkohor i tendencave politike të ngjashme në pjesë të ndryshme të botës, nga Brazili në Filipine, nga India në Shtetet e Bashkuara në vende të ndryshme europiane. Sigurisht, mund t’i kërkohet motivi duke i analizuar faktorë si përqëndrimi i pasurisë, fenomenet migratore, të dhënat anagrafike të popullsisë. Por nëse disa shpjegime vlejnë për disa vende, nuk funksionojnë për të tjerë. Elementi i vetëm që me siguri e kanë të gjithë të përbashkët përfaqësohet nga Google dhe Facebook».

A mund të ketë vërtet një peshë në këtë kontekst mbyllja e llogarive të veçanta?

«Bota ndryshon kur lloje të ndrysme veprimesh ndodhin në nivele të ndryshme në të njëjtën kohë. Në kompanitë teknologjike një pushtet real për korrigjimin e sistemit është në duart e inxhinierëve e të shkencëtarëve: është e rëndësishme që të jenë parasëgjithash ata që të pyesin se ajo që po bëjnë është apo jo etike dhe për fat, pjesërisht, po ndodh. Ja, në këtë skenar, mbyllja e të gjitha llogarive nga ana e përdoruesve të veçantë mund të jetë kështu e dobishme për të ushtruar një presion mbi ata që punojnë në kompanitë e mëdha».

Në vitet ’80 ju keni qenë një pionier i realitetit virtual dhe, lidhur me këtë temë, në shtator në Itali do të botohet një libër – memuar, i titulluar «Mëngjesi e gjithçkaje të re». cilët janë kufijtë e ardhshëm në këtë aspekt?

«Disa vite më parë ime shoqe ka pasur kancer dhe, për ta operuar, mjeku ka përdorur një procedurë në realitetin virtual. Kemi zbuluar në vijim se ishte specializuar me një bashkëpunëtorin tim e mbi 30 viteve më parë. Domethënë, sa kishte ndërtuar, ishte sikur të më ishte kthyer: ka qenë mrekulli. Por, pavarësisht kësaj, edhe e ardhmja e realitetit virtual do të varet nga mënyra sesi do të vendosim ta menaxhojmë ekonominë e internetit: mund të bëhet edhe forma më e tmerrshme e kontrollit mendor ose një përvojë prej ëndërre».

Në manifesitn tuaj «Ti nuk je gadget» (2010), ju kritikoni edhe Wikipedia. Pse?

«Respektisht gjithçkaje që ka ndodhur më pas, mund të imagjinoj se sot duket një temë e vogël. Por Wikipedia vazhdon ta ketë një problem: ushqen iluzionin se interneti mund të përkufizojë një të vërtetë unike. Përpara ekzistonin enciklopedi të veçanta, secila me pikëpamjen e saj. Koncepti i një të vërtete të vetme globale më sikletos dhe më frikëson».

Përgatiti

ARMIN TIRANA