22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Rama fut mik Vuçiçin për t’i mundësuar takimin e fshehtë në Beograd me Macron, Berisha publikon mesazhin

“Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç po lobon që kryeministri Edi Rama të takohet me Presidentin francez Emanuel Makron”. Kështu shkruan ish-Kryeministri Berisha në një postim në Facebook. Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një mesazh për të cilin tregon se ka ardhur në adresë të tij. Në mesazh thuhet pikërisht se Vuçiç, me kërkesë të kreut të qeverisë shqiptare, po lobon për një takim sekret të Ramës me Makron.

“Zografi bis i lutet Vuçiç t’i rregulloje nje takim te fshehte ne Beograd me Presidentin e Frances Makron, i cili viziton keto dite Serbine. Sb”, shkruan Berisha në Facebook, ku publikon edhe mesazhin në fjalë.

“Kam info shumë të sigurt nga Beogradi. Se Vuçiç po lobon tek Makron që ky i fundit të takojë Ramën në Beograd kur do vijë pas një javë. Takimi do të jetë shumë i fshehtë nëse do bëhet edhe nëse Makron do pranojë. Rama ja ka kërkuar Vuccicc këtë takim me shumë urgjëncë. Nuk e di ça po l8het por do të them nëse më thonë ndonjë ndonjë info shtesë”, është teksti i mesazhit që publikon Berisha, e që duket është dërguar në aplikacionin “Whatsapp”.

Nis seanca e gjyqit politik ndaj ish-deputetit Spahia, kërkon lirinë në Apel

Në Gjykatën e Apelit në Shkodër po mbahet seanca ndaj ish-deputetit Bardh Spahia, i cili ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Ajo që është për t’u theksuar në këtë seancë është fakti se vetë Spahia mungon, pasi askush nga policia e Tiranës nuk ka garantuar shoqërimin e tij nga banesa për në Gjykatë.

Kjo ka sjellë dhe ndërprerjen e përkohshme të seancës, deri në sqarimin e këtyre procedurave. Spahia përfaqësohet në këtë seancë nga dy avokatët e tij Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj. Ndërkohë që prokuror i çështjes është Besim Ndragjoshi dhe Marina Rrabashta relatore.

Në mbështetje të ish-deputetit ndodhet në sallën e gjyqit dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi si dhe përfaqësues të tjerë të PD-së.

Foto tronditëse nga farsa e 30 qershorit: Ja si Policia mbushi kutitë me kallash në krah

Ish-deputetja Albana Vokshi ka publikuar për herë të parë sonte në emisionin “Open” në Top Channel,  foto se si Policia e Shtetit ka hyrë në qendrat zgjedhore në votimet e 30 qershorit duke mbushur kutitë.

Siç shikohet edhe nga fotot në kundërshtim me çdo ligj të Policisë së Shtetitm efektivët e policisë jo vetëm kanë hyrë në ambientet e qendrave zgjedhore, por kanë qenë të pajisur edhe me armë zjarri.

Të gjithë këto materiale Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do tia kalojë nëpërmjet një dosje misionit të OSBE-ODHIR që do të përgatisë edhe raportin përfundimtar të votimeve të 30 qershorit.

Rama dhe Thaçi heshtin duke mos e mohuar planin për copëtimin e Kosovës të denoncuar nga Zaev

Rama në Tiranë dhe Thaçi në Kosovë kanë heshtur duke mos e mohuar deklaratën e kreut të qeverisë të Maqedonisë së Veriut, Zaev për planin që ata kanë në koordinim të plotë më Moskën dhe Beogradin për copëtimin e Kosovës. Përgjimi i Zaev nga komedianët rusë është kthyer në një kryelajm për mediat botërore.

Kryeministri maqedonas, Zaev shkon edhe më tej kur deklaron se ai ka njoftuar edhe Zv.Presidentin Pence dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Pompeo për problemet që do të sjellë në rajon ky plan, duke e ndërkombëtarizuar problemin e ndarjes së Kosovës dhe pasojat nëse nuk hidhet poshtë ky plan.

Dhe ndërsa bota ka lexuar pa censurë planin Rama, Thaçi, Putin dhe Vuçiç për ta copëtuar Kosovën dhepër ta kthyer rajonin në kaos, Rama dhe Thaçi kanë zgjedhur të heshtin sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Heshtja e tyre është kuptimplotë. Ata vetëm se po pohojnë atë që Zaev denoncoi në përgjimet e publikuara.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka thënë se presidenti serb Vuçiç dhe ai kosovar Thaçi kanë biseduar për të shkëmbyer territore mes Kosovës dhe Serbisë.

Zaev ra pre e disa telefonatave me mashtrues, që u hoqën si presidenti ukrainas Poroshenko dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Bisedat telefonike midis Zaevit dhe mashtruesve, të cilët ai mendonte se ishin Poroshenko dhe Stoltenberg, dyshohet se u zhvilluan në gusht 2018, janar dhe prill 2019.

Gjatë bisedës, Zaev shprehu shqetësimin e tij se negociatat mes Serbisë dhe Kosovë po bëheshin nën ndikimin e Rusisë, që kjo ta përdorte marrëveshjen mes tyre si precedent për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Krime dhe Abkazi.

Mashtruesit rusë biseduan disa herë në telefon me Zaevin. Në tre prej telefonatave, kryeministri maqedonas shprehte shqetësimin për rrezikun e arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Në një bisedë me mashtruesin që hiqej si Poroshenko, Zaev u shpreh:

Dua të ndaj një frikë për atë që po ndodh këtu në rajonin tonë. Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës kanë filluar disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve, dhe ne jemi shumë kundër kësaj. Edhe Kancelarja Merkel është kundër, dhe i gjithë rajoni është kundër, sepse mendojmë se ka një qëllim të fshehtë nga Rusia për ta përdorur këtë [si precedent në] praktikën ndërkombëtare.

Kryeministri Zaev la të kuptohet se për të njëjtën arsye, Turqia ishte gjithashtu e interesuar për një marrëveshje për shkëmbime territoriale midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën më pas mund ta përdorë si precedent për mosmarrëveshjen e saj me Greqinë për Qipron.

Edhe në bisedën me Stoltenbergun, Zaev tha:
Siç e dini, ata po përpiqen të ndryshojnë kufijtë dhe të këmbejnë territore, dhe mendoj se ka ndikim nga Rusia në këtë […]
Zaev i kërkoi Poroshenkos dhe Stoltenbergut që ata të jenë në gatishmëri dhe të kundërshtojnë një plan të tillë, që mund të “dëmtojë rëndë Ballkanin”.

Ai i informoi ata se i ka kërkuar të njëjtën gjë Kancelares Merkel, e cila është kundër shkëmbimit të territoreve, sipas Zaevit. Të njëjtën gjë ai i ka kërkuar dhe Federica Mogherinit, Mike Pence-it dhe Mike Pompeos.
“Ballkani është shumë etnik dhe do të hapë kutinë e Pandorës,” u shpreh Zaev në një prej telefonatave.

Ai i thotë Poroshenkos së rremë për një plan në dukje konkret midis Vuçiçit dhe Thaçit për të arritur një zgjidhje, e cila përfshin “dhjetë komuna nga pjesa veriore e Kosovës, që do t’i jepen Serbisë, dhe pak komuna në pjesën jugore të Serbisë, që do t’i jepen Kosovës.”

Zaev shtoi se nëse zbatohet ndonjëherë, ky plan do të “prodhonte vetëm luftëra dhe Ballkani do të ishte një bombë me sahat”.
Kryeministri i Kosovës Haradinaj ka deklaruar gjithashtu më herët se presidentët Vuçiç dhe Thaçi, me shumë mundësi, kishin negociuar shkëmbimin e territoreve. Të dy presidentët i kanë mohuar këto akuza.

Samiti i Berlinit, i thirrur nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, u duk se i dha një goditje këtij plani të supozuar për shkëmbime territoresh. Pas samitit, Vuçiç pranoi se ideja për këtë plan ishte e tija, por se tashmë ajo kishte dështuar në samit. Megjithatë, menjëherë pas Vuçiçit, Thaçi deklaroi se ai dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk kishin hequr dorë nga ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Basha: Rama për pushtet është gati të sakrifikojë gjithçka!

Pas Fierit dhe Mallakastres, kryetari i PD Lulzim Basha u takuar me strukturat e deges se Lushnjes. Gjate fjales se tij ne kete takim, Basha vuri theksin tek dhuna e Rilindjes ndaj punonjesve te administrates per te dale me detyrim ne votimet moniste te 30 qershorit.

“Detyroi me dhune dhe presion me buken e gojes mijra punonjes administrate dhe mori ate qe meritonte prej tyre. Vetem ne Lushnje nxorri ne votime me dhune rreth 1700 mesues. Refuzim dhe mesazh te qarte qe duhet te largohet. Dhe do largohet per te cliruar edhe punonjesit publik nga presioni me buken e gojes”, vuri ne dukje lideri i opozites.

Basha theksoi mesazhin se tashme 85 perqind e shqiptare kerkojne ndryshimin e madh qe nis me largimin e Edi Rames.

“85 perqind e qytetareve treguan qe e refuzojne regjimin e Edi Rames dhe se duan ndryshimin. Ata duan jo thjeshte te iki nje parti dhe te vije nje tjeter.
Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, tha Basha.

Basha theksoi se ne 30 Qershor Edi Rama kishte nje skenar per gjakderdhje mes shqiptareve.

“Pergjegjshmeria jone provon edhe njehere se jemi ndryshe nga Edi Rama. Ai per pushtet eshte i gatshem te saktifikoje gjithcka, edhe jeten e shqiptareve. Nderkohe qe per ne demokratet kjo eshte e papranueshme”.

Çfarë po ndodh? Burgjet lihet pa drejtorë, denoncimi te Berisha

Një punonjës policie ka denoncuar tek ish-Kryeministri Berisha mungesën e drejtorëve në burgjet e vendit. Sipas denoncuesit, pothuajse të gjitha burgjet në vend janë prej disa muajsh pa drejtues.

“Narkoshteti dhe burgjet e tij!”, shkruan Berisha në postimin e tij, ndërsa fton të lexohet mesazhi i policit dixhital.

“Ne ç’vend te botes mund te kete situate te tille. Burgu i Zaharise ne Kruje ka mbi nje vit pa dretor, burgu i Korçes ka 5 muaj pa drejtor,burgu i Rrogozhines ka 7 muaj pa drejtor,burgu i Vlores ka 4 muaj pa drejtor, burgu 302 ka 1 muaj pa drejtor, burgu i Elbasanit ka 2 muaj pa drejtor, z/v.drejtori i pergjithshem i komanduar 4 muaj,107 punonjes te administrates se burgjeve jane te komanduar, forcat operacionale pa drejtues 8 muaj, sektori i paraburgimit 5 muaj pa drejtues. Ne kete gjendje e ka çuar Agim Ismaili drejt.pergj.i burgjeve dhe MD”.

Akademiku i njohur: Shqipëria po kalon një nga krizat më të rënda, si në kohë lufte…

I ftuar në Ora News, akademiku Artan Fuga është shprehur se, kriza që po kalon Shqipëria është një nga krizat më të rënda institucionale.

Sipas tij, një krizë e tillë institucionale mund të ketë pasur vetëm në kohën e luftërave ballkanike.

“Unë e shikoj si një krizë politike, që u shoqërua me një krizë porceduriale lidhur me procesin zgjedhor, e cila ka çuar në një krizë institucionale ku ne kemi probleme me institucionin e Presidentit, të cilin institucioni i Kuvendit nuk e njeh. Me institucionin e Kuvendit, sepse një pjesë e deputetëve nuk dihet a janë të ligjshëm apo jo.

Kemi probleme me zgjedhjet dhe me KQZ. Kemi probleme se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe kushdo merret me interpretime që nuk i takojnë. Pra kemi një krizë të madhe institucionale.

Kemi një pushtet lokal, i cili ka dalë nga disa zgjedhje që jo vetëm janë me probleme, por edhe janë të administruara nga një kod zgjedhor, që pa pjesëmarrjen e të tërë partive do apo nuk do ndokush është jo adekuat. Pra kemi një krizë institucionale në disa rrafshe, që për mua është e barabartë me krizë të shtetit. Është një nga krizat më të rënda që kalon shtetit shqiptar në një shekull e më tutje.

Një nga krizat më të rënda. Ndoshta në kohën e luftërave ballkanike ka pasur këtë krizë institucionale. As në kohën e diktaturës, ti lëmë natyrën e institucioneve, një të tillë paqëndrueshmëri, ku në mënyrë sistemike, strukturore mbi bazën e legjitimitetit institucional, të gjitha institucionet janë vënë në dyshim prej njëra-tjetrës”, është shprehur akademiku Artan Fuga.

 

Basha në Fier: Ne jemi opozita proeuropiane që garanton ndryshimin e kërkuar nga 85% e shqiptarëve

Në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Fier, lideri i opozitës huazoi nga mediat botërore togfjalëshin “protestues proeuropianë”, që ata po e përdorin së fundmi për mbështetesit e opozitës, në mënyrë qe të tregojë ndryshimin me Edi Ramën.

“Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit pro-europianë- tha Basha, i cili shtoi se “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim”.

Duke vënë dukje gjendjen shumë të veshtirë ekonomike të qytetarëve të zakonshëm, lideri i opozitës tha në Fier se PD duhet t’i dalë për zot vendit, të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85 përqindësh që refuzuan regjimin e Edi Ramës, duke treguar se PD, njësoj si ata, kërkon ndryshimin e vërtetë.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos perseritet më kurrë”, tha Basha. Ai theksoi se qëllimi i këtij ndryshimi është mirëqenia e qytetarëve.

18-vjeçarja rrëfen për Zërin e Amerikës ngjarjen tronditëse: Policia nuk më mbrojti nga babai përdhunues

Një vajzë 18-vjeçare në Tiranë kërkoi ndihmën e mediave për t’u mbrojtur nga abuzimet seksuale, që sipas saj, kryente i ati me të prej 3 vjetësh.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, e intervistoi vajzën denoncuese, e cila tha se policia nuk veproi për ta mbrojtur.

Vajza thotë se denoncoi dhunën disa muaj më parë në polici me ndihmën e një avokati, por pas një jave u detyrua ta tërheqë denoncimin për shkak të presioneve.

Mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisnin asaj i vinin edhe gjatë intervistës së sotme.

“Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”.

Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë”, tha vajza denoncuese.

Vajza thotë që i kish marrë si kërcënime thëniet e policëve, se do të dënohej, nëse dëshimtë e saj nuk dilnin të vlefshme.

Ajo e tërhoqi denoncimin dhe u fejua më pas me një djalë, por përsëri babai i kërkonte favore seksuale, ndaj ajo bëri regjistrime të bisedave me të.

Vajza thotë se babai ka miq e shokë brenda radhëve të policisë, që e mbrojnë duke i treguar të dhëna sekrete nga denoncimet dhe hetimet. Ajo theksoi se pasi zhgënjye nga policia, mendoi t’u drejtohej mediave si një rrugë shpëtimi.

“Babai i mësoi të gjitha se kush e bëri denoncimin, me cilin numër u bë denoncimi, dhe me çfarë linje dhe profili Facebook-u u bë denoncimi. Këto të dhëna në shtete të tjera janë mjaft private, ndërsa në qytetin tonë dolën të gjitha” – tha vajza denoncuese.

Babai tashmë i arrestuar ishte në dijeni të çdo lëvizjeje të vajzës drejt kryeqytetit, madje edhe kur shkoi në televizionin Top Channel.

Vajza thotë se edhe më parë e kishte denoncuar babanë në polici si kultivues i bimëve narkotike, por doli shpejt nga qelia për ato.

Ndërsa pas denoncimit të abuzimit seksual, ai i thoshte vajzës që nuk kishte ku të shkonte tjetër dhe se në fund përsëri do të mbetej në dorë të tij.

Zëri dhe emri i saj janë fshehur për arsye sigurie.

E pyetur nga Zëri i Amerikës mbi pretendimet e vajzës, policia deklaroi se çdo thënie e saj do të hetohet me kujdes, dhe se i ati u arrestua të martën.

Programi i njohur investigativ “FIKS FARE” publikoi në televizionin Top Channel denoncimin e një vajze 18-vjeçare, sipas të cilës babai e dhunonte seksualisht prej 3 vjetësh.

Vajza thotë se denoncoi dhunën disa muaj më parë në polici me ndihmën e një avokati, por pas një jave u detyrua ta tërheqë denoncimin për shkak të presioneve.

Mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisnin asaj i vinin edhe gjatë intervistës së sotme.

“Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë” – tha vajza denoncuese.

Vajza thotë që i kish marrë si kërcënime thëniet e policëve, se do të dënohej, nëse dëshimtë e saj nuk dilnin të vlefshme.

Ajo e tërhoqi denoncimin dhe u fejua më pas me një djalë, por përsëri babai i kërkonte favore seksuale, ndaj ajo bëri regjistrime të bisedave me të.

Vajza thotë se babai ka miq e shokë brenda radhëve të policisë, që e mbrojnë duke i treguar të dhëna sekrete nga denoncimet dhe hetimet. Ajo theksoi se pasi zhgënjye nga policia, mendoi t’u drejtohej mediave si një rrugë shpëtimi.

“Babai i mësoi të gjitha se kush e bëri denoncimin, me cilin numër u bë denoncimi, dhe me çfarë linje dhe profili Facebook-u u bë denoncimi. Këto të dhëna në shtete të tjera janë mjaft private, ndërsa në qytetin tonë dolën të gjitha” – tha vajza denoncuese.

Babai tashmë i arrestuar Ishte në dijeni të çdo lëvizjeje të vajzës drejt kryeqytetit, madje edhe kur shkoi në televizionin Top Channel.

Vajza thotë se edhe më parë e kishte denoncuar babanë në polici si kultivues i bimëve narkotike, por doli shpejt nga qelia për ato.

Ndërsa pas denoncimit të abuzimit seksual, ai i thoshte vajzës që nuk kishte ku të shkonte tjetër dhe se në fund përsëri do të mbetej në dorë të tij.

“Qofsha vajza e fundit me këtë lloj historie dhe shpresoj që shumë vajza të tjera, që janë në të njëjtën pozitë, le ta bëjnë edhe ato një denoncim të tillë dhe mos të frikësohen nga askush” – tha ajo.

E pyetur nga “Zëri i Amerikës” mbi pretendimet e vajzës për mosreagim dhe presion nga forcat e rendit, policia njoftoi se nuk mund të komentonte ngjarjen, përderisa ka filluar një hetim nga prokuroria.

Një zyrtar i saj pohoi për VOA-n se çdo pretendim i vajzës, çdo thënie e saj dhe çdo veprim policor që është kryer gjatë kësaj periudhe do të verifikohet nga prokuroria dhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, e njohur si SHÇBA.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Kurbin bënë arrestimin e shtetasit Sh.I., 48 vjeç, banues në atë qytet, thuhet në njoftimin e djeshëm të policisë.

“Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë konsumuar vepren penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin”, njoftoi policia të martën në mbrëmje.