31.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Maskat i grabisin makinën qytetarit me armën tek koka, policia fsheh krimin

Një ka denoncuar se si i është grabitur mkina nën kërcënimin e amrëve ndërsa policia nuk ka bërë asnjë veprim për të kapur autorët. Qytetari i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se janë pamjet filmike tek pika er karburantit ku ndodhi grabitja, por policia nuk vepromn.

Postimi i plotë i ish-Kryeminiastrit Berisha

Narkopolicia e Edvin Mafise dhe Gjeneral Kanabisit fshehin krimin! sb

Pershendetje doktor berisha me date 27 rreth ores 2 e 50 te karburat uldedaj pa ik ne kryqezimin e shengjinit nje audi gri na kane grabitur Makinen posh

Na kane ulur ne tok me pistoleta ne kry Jane pamjet filmike Dhe policia ende nuk ka ber dicka.

Ajo makin kishte qen 2 ore para ne kerkim te policia Po mos ti jepnin celsa do na gjunin Kjo gje shikohohet shum qart ke karburanti.

Mesazhi i fortë i Kryemadhit pas takimit me shefen e misionit të OSBE/ODIHR

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka dhënë një mesazh të fortë pas takimit me shefen e misionit të OSBE/ODIHR në vendin tonë, Aydrey Glover, të cilës i ka dorëzuar dhe një dosje me të gjitha shkeljet e 30 qershorit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se është shumë e rëndë për demokracinë shqiptare dhe turp për klasën politike që 29 vite pas vendosjes së demokracisë vazhdojmë flasim për pamundësi mbajtjesh së proceseve zgjedhore.

Sipas kryetares së LSI, votimet farsë të 30 qershorit ishin maskarada më e madhe, por edhe e fundit, duke theksuar se Shqipëria do të ketë zgjedhje demokratike.

“Sot pata kënaqësinë të takoja Ambasadoren Audrey Glover. I dorëzova asaj një dosje voluminoze me të gjitha shkeljet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për votimet moniste të 30 qershorit.

Është shumë e rëndë për demokracinë shqiptare dhe turp për klasën politiken që 29 vite pas vendosjes së demokracisë pluraliste, vazhdojmë flasim për pamundësi mbajtjesh së proceseve zgjedhore në respekt të ligjit.

Akoma nuk kemi një proces zgjedhor ku qytetarët të votojnë të lirë e në mënyrë të fshehtë pa ndikimin e krimit të organizuar dhe intimidimin e tyre me bukën e gojës apo vendin e punës, si dhe ku rezultati në reflektimin e vullnetit real të qytetarëve të jetë i gjithëpranuar nga palët.

Votimet farsë të 30 qershorit ishin maskarada më e madhe, por besoj edhe e fundit! Shqipëria do ketë zgjedhje demokratike, sipas parimeve europiane, nga të cilat do dalin përfaqësues që do rivendosin shtetin e së drejtës dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë në rrugën e duhur”, shkruan Kryemadhi.

Votuan persona që nuk ishin në Shqipëri/ PD Kukës padit komisionerët e 30 qershorit: Të verifikohet sistemi TIMS

Komisionerët e 14 qendrave të votimit të Bashkisë Kukës paditen për krimet zgjedhore të falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit. Në padi kërkohet sekuestrimi i listës së personave që kanë votuar, për ta krahasuar me sistemin TIMS, për të verifikuar praninë e tyre në vend me 30 qershor.

Dega e Partisë Demokratike të Kukësit ka paditur pranë prokurorisë së rrethit verilindor komisionerët e 14 qendrave të votimit të bashkisë së Kukësit.

Në padi theksohet se komisionerët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit.

Ndër faktet e përmendura në padi përmendet dalja e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa numrit të votuesve, fenomen i përhapur gjerësisht, jo vetëm në qytetin e Kukësit, por në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kukës.

Në Nenin 326  të Kodit Penal, thuhet se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet, ndërsa në Nenit 327, Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.

Partia Demokratike dega Kukës, në padinë e vet i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësin e provave, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verfikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019.

Berisha zbulon si Soros me Ramën, Thaçin dhe Baton Stanishiqin projektuan coptimin e Kosovës

Ish-Kryeministri Berisha zbulon të gjithë projektin e Sorosit për të ndarë Kosovën. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, si bashkëpunëtorë në këtë copëtim Soros ka marrë edhe bekimin e Edi Ramës në Shqipëri dhe të Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut në Kosovës, tashmë të nxjerrë të zbuluar nga telefonata e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zaev i cili zbardhi se kush ishin hartuesit e projektit.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Soros Kosova perpiqet te pergenjeshtroje Soros Beogradin!

Te dashur miq, Kryespekullanti i planetit, ne te gjitha qendrimet e tij nje armik i eger i shqiptareve, George Soros, qe ka vendosur te gjithe potencialin e tij per krijimin e Serbise se Madhe, eshte njekohesisht edhe hartuesi me fondacionin e tij ne Beograd i variantit me te fundit te ketij projekti luftenxites per Ballkanin.

Projekti i Fondacionit Soros Beograd i coptimit te Kosoves per llogari te Serbise se Madhe u publikua dhe komentua gjeresisht nga mediat e vendit dhe rajonit. Ai u afishua me krenari ne faqen zyrtare te ketij Fondacioni.

Ne funksion te ketij projekti u angazhuan me te gjithe fuqite, pabesite dhe poshtersite e tyre trojka antikombetare Zografi Bis, Miladini Shqipfoles dhe Baton Stanishiq.

Ne funksion te ketij projekti ishin edhe udhetimet e shpeshta te kryespekullantit te planetit Soros ne aksin Beograd-Prishtine-Tirane.

Qendrimet antishqiptare pro serbe te Soros dhe fondacionit te tij datojne me fillimin e viteve 90, periudhe ne te cilen u perzune nga Shqiperia si agjent te sherbimit sekret te Serbise perfaqesuesit te fondacionit ne Tirane, Fran Nazi dhe Fred Abraham.

Ajo qe te ben pershtypje eshte perpjekja absurde e Fondacionit Soros ne Prishtine per te mbuluar e maskuar origjinen e projektit te Serbise se Madhe per coptimin e Kosoves.

Ketu me poshte keni nje pergjigje te kesaj perpjekje nga drejtuesi i portalit Hashtag.al! sb

Laku no? gospodin Shllaku

Nga Habjon Hasani

Në një intervistë të datës 8 korrik në “Koha.net”, drejtori i Fondacionit Për Shoqërinë e Hapur (Soros) në Kosovë Luan Shllaku ndër të tjera ka shpalosur qëndrimin e Fondacionit edhe në lidhje me një shkrim ekskluziv të Hashtag.al në Maj 2019, ku për herë të parë zbulohej roli i Fondacionit Soros Dega Beograd, në procesin e pezulluar për këmbimin e territoreve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Hashtag.al pasi publikoi dje të plotë intervistën e Shllakut, konstatoi se zoti Shllaku në tentativë për të zhbërë efektin e zbulimit të këtij raporti, ka keqinterpretuar faktet, ka paragjykuar median Hashtag.al dhe ka përhapur informacione të rreme në lidhje me publikimin tonë.

Në cilësinë e editorit dhe poseduesit të Hashtag.al, do përpiqem të sqaroj dhe të argumentoj se ku çalojnë pretendimet e zotit Shllaku dhe pse ato janë të rreme.

I marrim me radhë, një për një.

Pretendimi 1 –

Zoti Shllaku pretendon se Hashtag.al ka manipuluar opinionin publik, duke ia përveshur autorësinë e raportit Fondacionit Soros Dega Beograd, sipas tij nuk është fondacioni autor i këtij raporti, por se disa ekspertë serbë i ishin lutur fondacionit për financimin e studimit dhe fondacioni i kishte financuar, siç bën me dhjetëra studime të tjera.

Shpjegimi 1–

Rezulton se zoti Shllaku nuk thotë të vërtetën. Përgjegjësinë për autorësinë e këtij raporti, e ka marrë vet Fondacioni Soros Dega Beograd.

Ka dy të dhëna që e vërtetojnë këtë.

E para, në asnjë faqe të raportit, nuk shkruhet ndokund se mendimi i ekspertëve serbë që e hartuan raportin, është i shkëputur nga qëndrimi i Fondacionit Soros Dega Beograd.

Në raport nuk ka asnjë paragraf apo klauzolë që sqaron distancën e fondacionit me grupin e ekspertëve. Raporti mban vulën e Fondacionit Soros Dega Beograd.

E dyta, pretendimet e zotit Shllaku bien plotësisht në kundërshtim me deklarimet e drejtoreshës së Fondacionit Soros Beograd në vitin 2018, zonjës Jadranka Jelincic. Zonja Jelincic ka organizuar dhe një prezantim publik të këtij raporti, ku në fjalën e saj (lexoje këtu) ajo është shprehur se ky raport është porositur, e përsërisim, porositur nga Fondacioni Soros Dega Beograd, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Sot, më datë 9 korrik 2019, në faqen zyrtare elektronike të Fondacionit Soros Dega Beograd (shikoje këtu), gjendet ende njoftimi i afishuar për daljen e këtij raporti dhe ky njoftim në serbisht fillon me këto tre fjalë:

“Na inicijativu Fondacije..” – “Me iniciativë të Fondacionit”

Pra në njoftimin publik të bërë nga vetë Fondacioni Soros Dega Beograd, që në tre fjalët e para, ky fondacion bën të ditur se ishte iniciativë e fondacionit hartimi dhe publikimi i këtij raporti. Iniciativë do të thotë se ishte fondacioni që e nisi këtë punë, ishte fondacioni që kishte qëllimin, intencionin, e më pas u pajtuan ekspertët serbë.

Në këto rrethana dhe përballë këtyre evidencave që janë mbledhur nga deklarimet e vet Fondacionit Soros (Dega Beograd), dy janë mundësitë logjike:

ose po gënjen zoti Shllaku i Fondacionit të Kosovës, ose po gënjen Fondacioni Soros në Serbi.

Le ta zgjidhin mes tyre këtë punë, Hashtag.al i është referuar deklarimeve që ka bërë Fondacioni Soros Dega Serbi, për sa kohë që është kjo degë që ka vënë vulën mbi raport. Jo vetëm që nuk kemi spekuluar, por kemi cituar në mënyrë të përpiktë ato çfarë ka deklaruar vet Fondacioni Dega Serbi.

Pretendimi 2.

Zoti Shllaku pretendon se Hashtag.al ka spekuluar me shkrimin, duke orientuar se Fondacioni Soros Dega Serbi kishte kërkuar të aplikohej patjetër këmbimi i territoreve.

Shpjegimi 2.

Zoti Shllaku mashtron hapur. Hashtag.al ka raportuar (lexoje shkrimin e Hashtag) në mënyrë të përpiktë atë çfarë vet Fondacioni Soros Dega Serbi ka deklaruar. Ka raportuar se ky fondacion ka hartuar një raport studimor mbi skenarët e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes Shqipërisë e Kosovës. Hashtag.al ka paraqitur të tre skenarët që identifikonte ky studim dhe ka cituar paragrafët e studimit, ku ekspertët serbë shpreheshin se skenari i këmbimit të territoreve ishte më i leverdisshmi për ta.

Janë ekspertët serbë që i organizoi Fondacioni ata që e kanë shkruar këtë gjë, raporti përmban në mënyrë të detajuar dhe analizën për Trepçën, leverdinë e marrjes së Trepçës në rastin e këmbimit të territoreve. Janë të gjitha në raportin e vulosur nga Soros Beograd.

Pretendimi 3.

Zoti Shllaku pretendon se Hashtag.al ka spekuluar kur ka shkruar se qëndrimi i Fondacionit Soros Dega Serbi mbi këmbimin e territoreve është tërësisht në favor të palës serbe dhe interesave të shtetit serb. Analizës së Hashtag.al ku shtrohet pyetja se pse Fondacioni Soros nuk financoi një studim të ngjashëm dhe me grupe ekspertësh në Kosovë apo Shqipëri, e më pas nga krahasimi i raporteve të dilte me një qëndrim, zoti Shllaku i është përgjigjur se Fondacioni Soros në Kosovë ka financuar me dhjetëra studime.

Shpjegim 3.

E ftojmë zotin Shllaku të paraqesë dhe të bëjë menjëherë publik studimin analog, ku ekspertë të Kosovës janë pajtuar nga Fondacioni Soros dhe kanë parashtruar skenarët e zgjidhjes së marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

Drejtoresha e Fondacionit Soros në Beograd ka deklaruar në vitin 2018 se raportin e këtij fondacioni do ua jepte si udhëzues palëve politike në Beograd dhe Prishtinë, tani e ka radhën zoti Shllaku të na informojë se çfarë raporti ose udhëzuesi u ka paraqitur palëve politike në Beograd dhe Prishtinë dega e Fondacionit në Kosovë. E presim të na informojë sepse deri më sot nuk kemi parë diçka të tillë.

Pretendim 4.

Zoti Shllaku thotë se përkthimi që i ka bërë Hashtag.al raportit nga serbishtja është bërë në mënyrë amatore.

Shpjegim 4.

Ftojmë zotin Shllaku dhe çdo njësi të Fondacionit, të identifikojë menjëherë gabimet ose keqinterpretimet e raportit origjinal me pjesët e përkthyera në shqip nga Hashtag.al.

Dua të bëj të ditur se përpara se të nisnim përkthimin e paragrafëve kryesorë të këtij raporti, kemi kontaktuar përfaqësues të Fondacionit Soros në Tiranë dhe i kemi pyetur nëse posedonin ndonjë variant të raportit në gjuhën angleze ose shqipe.

Këta përfaqësues të Soros në Tiranë na thanë se nuk posedonin variante të tilla të raportit.

Përkthimi në Hashtag.al është realizuar me ndihmën e përkthyesëve të licensuar në Tiranë për gjuhën serbo-kroatishte.

Në vend të një epilogu

E kuptoj shumë mirë pozitën e vështirë të zotit Luan Shllaku. Ai është shqiptar, si unë. Përfaqësues lokal i një Fondacioni të fuqishëm me ndikim global.

Konjuktura Soros ku zoti Shllaku punon, me publikimin e këtij raporti në Hashtag është kompromentuar rëndë.

Jam plotësisht i vetëdijshëm për dëmin që i ka bërë Fondacionit publikimi i raportit në Hashtag.

E para, e ka ekspozuar Fondacionin si faktor me ndikim në procesin e negociatave Kosovë-Serbi, duke e paraqitur ashtu siç është, i rreshtuar në favor të skenarëve që synonte qeveria e Serbisë.

E dyta, Hashtag.al njohu opinionin mbarëshqiptar me këtë rol pro-Serbisë të Fondacionit Soros, ndërsa publikimi i raportit është shfrytëzuar maksimalisht dhe në korridoret diplomatike për të goditur tentativën Thaçi-Vuçiç-Rama (plus Alex Soros) për një marrëveshje këmbimi territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Zoti Shllaku apo cilido përfaqësues tjetër i Sorosit, nuk e demonton dot shkrimin tonë, pasi shkrimi ka informuar në mënyrë tepër rigoroze ato çfarë ka deklaruar vet Fondacioni Soros Dega Serbi.

Nuk ua kemi dhënë luksin për të gjetur defekte në raportimin tonë, sepse nuk kemi spekuluar, por kemi informuar.

Besoj se çdo shqiptar që punon për Fondacionin Soros është ndjerë keq kur është njohur me këtë iniciativë pro-serbe të Fondacionit, por nëse këta punonjës shqiptarë të Soros nuk kishin fuqi që aty brenda Fondacionit të ndikonin në favor të Shqipërisë dhe Kosovës (se nuk i pytet njeri ndoshta), aq më pak kanë shanse që sot pasi është dekonspiruar roli i Soros në këtë histori, të arrijnë e të godasin publikimin e Hashtag.al.

Nuk e bëni dot. Është kolegia juaj serbe, zonja Jadranka Jelincic, e cila me deklarimet e saj dhe njoftimet publike të Fondacionit në Serbi, ju përgënjështron juve.

Mund të keni një problem me zonjën Jelincic, por jo me publikimin tonë.

Laku no? gospodin Shllaku (Hashtag.al)’

Mjekët italianë solidarizohen me Bardh Spahinë: Jemi të gjithë me ty!

Mbështetje për Bardh Spahinë edhe përtej Adriatikut. Ish-deputeti i PD-së, që ndodhet prej disa ditësh në arrest shtëpie, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shfaq disa kolegë të tij, mjekë italianë, të cilët solidarizohen me ish ligjvënësin e Shkodrës.

“Mirënjohje e thellë për kolegët e mi kirurgë të Ospedale Maggiore di Crema, Itali. Grazie mille ragazzi. A presto”, shkruan Spahia në postimin e tij.

Më 22 qershor, gjykata e Shkodrës vendosi të lërë në ‘arrest shtëpie” ish-deputetin Bardh Spahia i akuzuar për ngjarje e ndodhura 3 ditë më parë KZAZ-të e Shkodrës.

Basha: Farsa e 30 Qershorit vulosi fatin e Ramës. Agron Kapllanaj kryetar legjitim i Mallakastrës deri në…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve informale me strukturat e partisë për të dikskutuar mbi zhvillimet e pritshme politike. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe kryebashkiaku Agron Kapllanaj, kreu i opozitës ishte në Mallakastër, ku u shpreh se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie.

“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama”, u shpreh Basha, i cili vuri në dukje se më 30 Qershor, Edi Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten.

“Bashkia Mallakaster ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj. derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj”, u shpreh lideri i opozitës në takimin informal me drejtuesit e degës së PD në Mallakastër.

Dy mënyra si mandatet e paligjshme të 30 qershorit mos bëhen efektivë dhe shteti i së drejtës të triumfojë mbi mafian

• Gjyqtarët të mos vërtetojnë si të vlefshëm mandatet, ose të pezullojnë gjykimin derisa dekreti i presidentit të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI Të dashur bashkëqytetarë!

Këmbëngulja kriminale e Edi Ramës për të zhvilluar votimet e paligjshme dhe antikushtuese të 30 Qershorit e ka çuar vendin 30 vjet mbrapa, në prag diktature, ku çdo pushtet e ka nën kontrollin një njeri i vetëm.

Sot, askush nuk mund të pohojë se votimet e 30 qershorit ishin demokratike, se ato respektuan Kushtetutën, respektuan të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe u kryen në funksion të interesit publik.

Me pohimin se “Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të bëjë vlerësimin e kushtetueshmërisë së Dekretit të Presidentit”, Misioni i ODIHR-it, i ka vënë 30 Qershorit, de fakto, vulën e paligjshmërisë. Si një vend me kornizë ligjore kushtetuese demokratike, ekziston akoma mundësia që votimet e 30 qershorit të refuzohen edhe “de juro” si të paligjshme.

Këtë mund ta bëjnë gjykatat në të gjithë Shqipërinë. Të nderuar qytetarë! Sipas ligjeve të vendit, që një Kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të Dekretit të Presidentit.

Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me veting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve.

Gjyqtarët, ku kandidatët e votimeve të shfuqizuara me dekretin e Presidentit, do të paraqiten për të marrë mandatin e paligjshëm, kanë dy mënyra për të mbrojtur shtetin e së drejtës nga sundimi mafioz i një personi të vetëm.

Të mos japin mandatet, duke vërtetuar pavlefshmërinë e 30 Qershorit. 2. Të pezullojnë gjykimin, për shkak se çështja nuk mund të zgjidhet para se Gjykata Kushtetuese të vendosë për dekretet e Presidentit të Republikës.

Sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur, Dekretet e Presidentit të Republikës janë në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim. Kushdo që pohon të kundërtën, nxit anarkinë, nxit vetëgjyqësinë, nxit anormalitetin.

Këta gjykatës kanë dorë të vendosin nëse shqiptarët do të kenë mundësi të nisin së shpejti bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian apo do të jenë njerëz të izoluar, që jetojnë në një diktaturë të re në shekullin e 21.

Kjo është pengesa e fundit institucionale mes demokracisë dhe diktaturës! Është pengesa e fundit institucionale që Edi Rama të marrë nën kontroll të plotë, me votime të paligjshme, edhe hallkën e fundit të pushtetit në vend, pushtetin lokal. Ne nuk kemi për ta lejuar kurrë që kjo të ndodhë, por mënyra për ta ndaluar me sa më pak kosto për vendin është që gjyqtarët t’i binden ligjit dhe të bëjnë drejtësi përmes ligjit.

Kritikoi Trumpin, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, njoftoi të mërkurën dorëheqjen, duke shtuar se e kishte të pamundur të vazhdonte rolin e tij pas rrjedhjes së informacionit të kabllogrameve diplomatike në të cilat ai kritikonte Presidentin amerikan Donald Trump.

“Edhe pse mandati im nuk përfundon deri në fund të këtij viti, besoj se në rrethanat aktuale qëndrimi i përgjegjshëm do të ishte lejimi i emërimit të një ambasadori të ri”, tha zoti Darroch në një deklaratë. Kim Darroch ka qenë diplomati kryesor i Britanisë në Uashington që prej vitit 2016.

Sipas kabllogrameve të bëra tashmë publike zoti Darroch e karakterizonte Presidentit Trump si një udhëheqës “të ngathët”, “të pasigurtë” e “të paaftë” dhe administratën e tij si “jofunksionale”.

Pas publikimi të tyre Presidenti Trump reagoi me një postim në Tëitter duke e quajtur zotin Darroch “shumë budalla” dhe një “një njeri të trashë e pompoz”. Ai shkruante gjithashtu se “nuk do të merrej më” me të.

Kabllogramet e publikuara, u dërgoheshin ministrave të lartë britanikë dhe nëpunësve civilë, por zyrtarët besojnë se personi që ia ka dhënë ato shtypit, është politikan apo zyrtar britanik dhe nuk i takon një qeverie të huaj.

Reagon Haradinaj: Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të homologut të tij maqedonas se ende është në tavolinë ideja për shkëmbim me territore e se e njejta ka prapa Rusinë e Turqinë.

Përmes Facebook’ut i pari i Qeverisë së Kosovës, ka shkruar se askush nuk do të ndajë Kosovën.

Tutje, ai ka shtuar se sovraniteti, integriteti dhe paprekshmëria e Kosovës do të mbrohet me çdo cmim.

Vetëm një ditë më parë është bërë e ditur se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përmes një telefonate që mori nga dy komedianë rus, duke menduar se po fliste me ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe të Turqisë.

Në një telefonatë që është publikuar në faqen e dy komikëve në YouTube, Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve kanë rënë dakord edhe dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Angela Merkel është totalisht kundër idesë.

Duke dhënë tutje detaje, Zaev është deklaruar se kjo nënkupton që Kosova t’ia japë Serbisë 10 komuna.

Të martën në një konferencë për shtyp, Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar.

Lista me të gjitha problemet që Icardi i ka shkaktuar Interit

Edhe kur Mauro Icardi e kishte mbajtur shiritin e kapitenit të Inter në krahun e tij, në mesin e tifozëve kishin pasur shumë persona që e vlerësonin atë të padenjë për këtë përgjegjësi, veçanërisht për shkak të disa problemeve që ai i kishte shkaktuar në skuadër.

Sulmuesi argjentinas u bë pjesë e skuadrës së Interit më 9 korrik të vitit 2013, kur kaloi nga Sampdoria për 13 milionë euro. Kjo verë mund ta sjellë fundin e karrierës së tij në San Siro, pasi që për të kanë shprehur interesim shumë skuadra.

Në mesin e skuadrave që kanë shprehur më së shumti interesim për argjentinasin janë Juventusi, Napoli dhe Atletico Madridi, ndërsa drejtori i Interit, Beppe Marota, praktikisht i ftoi ato klube të bëjnë oferta për Icardin në një intervistë me Sky Sport Italia.

“Jemi të gatshëm të negociojmë me këdo që e dëshiron Icardin, duke e respektuar vlerën e lojtarit”, kishte thënë Marotta.

Por, përveç golave të tij të shumtë e të rëndësishëm, çfarë do të mbajnë mend tifozët e Interit nga koha kur Icardi ishte pjesë e skuadrës së tyre të preferuar, nëse argjentinasi largohet këtë verë?

Shkurt 2014

Ish-agjenti i Icardit e postoi një video për ditëlindjen e lojtarin duke e shqyer një fotografi të Diego Militos dhe duke thënë se tifozët duhet ta harrojnë legjendën e Interit pasi që tani në klub është Icardi.

Po të njëjtin muaj, futbollisti shënoi kundër Palermos dhe nuk festoi pasi që kështu ishte këshilluar nga agjenti i tij, i cili po negocionte me Interin për një kontratë të re.

Qershor 2016

Një tjetër rinovim i kontratës po negociohej se Icardi nuk pranoi të luajë të turneun parasezonal në Amerikë, duke pretenduar se e kishte të lënduar shpatullën.

Korrik/gusht 2016

Icardi i del në mbrojtje bashkëshortes dhe agjentes së tij, Wanda Naras, për vendimin e kësaj që t’i bëjë publike negociatat për transferim në Napoli.

Tetor 2016

Icardi e publikoi një autobiografi, ku i goditi ultrasit e Interit.

Maj 2018

Wanda Nara doli në televizion dhe tha se Icardi dëshiron t’i përzë disa lojtarë.

Shkurt 2019

Interi ia merr shiritin e kapitenit të Interit dhe Icardi përgjigjur duke mos pranuar të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen kundër Viennas në Ligën e Evropës.

Icardi e përjashtoi veten nga skuadra, duke pretenduar se kishte probleme me gjurin e tij.

Klubi e detyroi Icardin t’i bëjë disa teste për gjurin e tij dhe testet treguan se argjentinasi nuk ishte i lënduar.

Edhe kur Lautaro Martinezi e pati të pamundur të luajë në ndeshjen kthyese kundër Frankfurtit në Ligën e Evropës, Icardi refuzoi të luajë. Kjo bëri që Spalleti t’u japë hapësirë adoleshentëve Merola dhe Esposita për të debutuar për klubin. Kjo nuk mjaftoi dhe Interi u eliminua nga Liga e Evropës.

Mars 2019

Icardi e punësoi avokatin dhe shokun e Morattit, Paolo Nicolettin, për të ndërhyrë dhe për ta kthyer atë në skuadër.

Interi e mposhti Milanin në derbi, mirëpo argjentinasi nuk hyri në zhveshtore për ta uruar skuadrën.