21.9 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Prestigjozja gjermane plas ‘bombën’: Shqipëria narko-shteti i Evropës, qeveria Rama është mafia!

Gazeta politike gjermane, “Spiegel” raporton mbi sjelljen alarmante të qeverisë socialiste në Shqipëri, ku përmend kryeministrin Rama  dhe ministrin  Lleshaj duke dhënë edhe linqet e të përditshmes “Bild”, e cila publikoi bisedat e përgjuara që tregonin lidhjen e funksionarëve të lartë socialistë me elementë mafiozë.

Mafia e drogës dhe partia në pushtet e Ramës po bashkëpunojnë. Që nga viti 2017 janë në dispozicion dokumentet e plota të prokurorisë shqiptare, rezultatet e hetimit nuk janë publikuar, procedurat duket se kanë përfunduar.

Kryeredaktori i gazetës është pyetur se çfarë vlerësimi ka për situatën në Shqipëri, ndërkohë që ai është përgjigjur se, mafia nuk heton veten, ‘qeveria Rama është mafia’. Nëse e gjithë kjo provon të jetë e vërtetë, BE-ja nuk mund të flasë më me qeverinë e Rama nëse është në të vërtetë një qeveri e mafias, e paimagjinueshme për qytetarët amerikanë, evropianë dhe të Europës Lindore.

“Që nga marrja e qeverisë nga Rama në vitin 2013, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, trafikimi i drogës, korrupsioni dhe fluturimi në masë janë rritur ndjeshëm. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë në Shqipëri, është vendosur jofunksionale nga qeveria Rama për rrethnjë vit e gjysmë, për këtë arsye parlamenti është gjithashtu jofunksional dhe administrata e qeverisë përfshin edhe zyrën e prokurorisë publike, është konsideruar ndërkombëtarisht e korruptuar”, shkruan ndër të tjera gazeta gjermane.

Ajo shprehet se të vetmet institucione të mbetura demokratike janë presidenti dhe opozita e zgjedhur në mënyrë demokratike, drejtuar nga kryetari Lulzim Basha.

“Qeveria e mafias” tani po heton atë nën supozime të dyshimta nga zyra e prokurorit dhe kryeministri Rama me sa duket po kërcënon të burgosë udhëheqësin e opozitës. Është e çuditshme që prokuroria tani mund të ndërmarrë veprime, por kur bëhet fjalë për lidhjet mafioze me qeverinë dhe partinë qeverisëse, është joaktive. Presidenti i Republikës tani ka nxjerrë një dekret sipas nenit 93 të Kushtetutës Shqiptare. Edhe ky vendim kushtetues nuk njihet nga qeveria mafioze e Ramës”. Kryetarët e bashkive të qyteteve shqiptare kanë iformuar qeverinë se do ti binden dekretit të presidentit për mos zhvillimin e zgjedhjeve me 30 Qershor.

Pra, koha ka ardhur me siguri për Europën, nga njëra anë, për të marrë një qëndrim të qartë se, në këto kushte antidemokratike në Shqipëri dhe përkushtimit shumë të qartë të mafias, nuk do të hapen negociata për anëtarësim me Shqipërinë. Qytetarët evropianë nuk do ta pranojnë këtë, mafiozët nuk do t’u jepet një dorë. Negociatat në këto kushte me Kryeministër  Ramën, duhet të jenë tërësisht jashtë diskutimit”, shkruan gazeta gjermane.

Video/ Rama bllokohet në Bilisht, reagon Berisha: Kryengritësit guximtarë i bllokojnë rrugën monsters…

Banorët e Bilishtit kanë bërë që kryeministri Rama dhe eskorta e tij tia mbathë me të shpejtë nga zona e tyre. Aq i traumatizuar ka qenë Rama nga pritja e devollinjve sa kjo është konstatuar edhe në portretin e tij gjatë fjalimit të shkurtër që mbajti në një fidanishte në këtë zonë.

Duke publikuar edhe njëherë videon e pritjes së Devolli i bëri Ramës, ish-kryeministri Berisha shkruan:

“Kryengritesit guximtar te Bilishtit i bllokojne rrugen monstres se pluralizmit. Nderim devollinjve te pamposhtur per aktin e tyre guximtar! Rama ik! Fitore! Sb”

Kryengritesit guximtar te Bilishtit i bllokojne rrugen monstres se pluralizmit. Nderim devollinjve te pamposhtur per aktin e tyre guximtar! Rama ik! Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 15. Juni 2019

PD rikthen përgjimet e BILD: Rama të largohet me sa më pak kosto!…

Javën e ardhshme Bashkimi Europian do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i hapen apo jo negociatatat për anëtarësim. Fatkeqësisht, çdo media serioze ndërkombëtare, së fundmi, edhe Reuters, EU Observer, Euroactiv kanë të njëjtin motiv, kur citojnë zyrtarë të lartë europianë që refuzojnë nisjen e bisedimeve me vendin tonë: “Shqipëria është një problem i madh dhe nuk është aspak premtuese”.

Për fat të keq, janë vendet më me ndikim sot në Bashkimin Europian ato që kundërshtojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë, për faktin e vetëm se Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe nga një kryeministër, që njihet në të gjithë Europën si kryeministri më i korruptuar, që ka blerë pushtetin në pakt me krimin e organizuar.

Përgjimet e publikuara pak ditë më parë në gazetën gjermane Bild, me qarkullimin më të madh në Europë, provuan si plotësisht të vërtetë çdo denoncim të Partisë Demokratike se Edi Rama nuk ka vullnet për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, se Edi Rama, për pushtetin dhe pasurinë e tij personale, bën pakt edhe me djallin. Në përgjimet e gazetës gjermane Bild gjendet arsyeja përse Europa refuzon të pranojë në familjen e vet një vend, ku bandat dhe krimi i organizuar janë zotër të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, blejnë vota dhe kërcënojnë kundërshtarët politikë për llogari të kryeministrit Edi Rama.

Po risjellim edhe një herë në vëmendjen e publikut përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild, përgjime të cilat po e detyrojnë Edi Ramën të sajojë çdo marrëzi, për të larguar vëmendjen prej të vërtetës – Edi Rama ka blerë pushtetin me krimin, ai është kryeministër ilegjitim dhe ai duhet të largohet me sa më pak kosto për vendin.

Rama ndërron rrugë prapë nga frika e qytetarëve, u detyrua të hyjë si klandestin maleve për në Korçë

Edi Rama ndërron rrugë prapë. Nga frika e qytetarëve, që i bllokuan rrugën, u detyrua të hyjë si klandestin maleve për në Korçë.

Rama u prit me protesta edhe në bashkinë e Devollit. Simpatizantë të opozitës dhe qytetarë të shumtë, të mbështetur edhe nga ish-deputetët Ervin Salianji, Klevis Balliu, por edhe kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati, kanë bllokuar aksin Bilisht-Korçë.

Në rrugën ku janë grumbulluar protestuesit ka edhe prani të shtuar të forcave të policisë, ku herë pas herë ka pasur edhe përplasje verbale.

Përfundon me 200 vetë i fshehur në fidanishte në Devoll

Kryeministri Rama është parë në humor jo fort të mirë këtë pasdite në Devoll, ku ka lënë mënjanë batutat dhe ka vazhduar sulmin ndaj qytetarëve që edhe këtu e kanë pritur me thirrje Rama ik dhe bidona me ujë.

Portreti i lodhur i Ramës ka reflektuar edhe shpejtësinë me 120 km në orë me të cilën i është dashur tia mbathë me eskortën e tij nga protestuesit që kishin dalë ta prisnin në hyrje të rrugës Bilisht-Korçë.

Organizatorët ishin kujdesur që mitingun ta organizonin në një fidanishte në mënyrë që Rama të ndihej i sigurtë.

Ndryshe nga herët e tjera fjala e Ramës në Devoll ka zgjatur shumë pak, ndërkohë humori i prishur e ka shoqëruar deri në fund.

Qytetarët bllokojnë Rrugën Korcë-Bilisht, duke pritur perballjen me Ramën. Ervin Salianji debat me zv-drejtorin e përgjithshëm Gjovalin Loka: je në xhepin e bajreve.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Samstag, 15. Juni 2019

Integrimi në Eu(G)ropë që garanton Rama

Oerd BYLYKBASHI

10 vjet me pare, ne 2009, u pranuam anetare te NATO-s, ODIHR i certifikoi zgjedhjet si zgjedhje qe “arriten shumicen derrmuese te Angazhimeve [standarteve]‎ te OSBE, Shqiperia aplikoi per antaresim ne BE, kerkesa u pranua dhe na u dha Pyetesori nga Komisioni Europian. Me pas ne 2010, Komisioni Europian ‎pranoi pergjigjet per Pyetesorin, dhe hoqi vizat per shqiptaret. Ne vitin 2010, vetem per shkak se Shqiperia konsideroj vend i sigurt, partner dhe aleat ne NATO, qe prodhonte siguri ne Rajon, investimet e huaja arriten 2 miliard dollare.

Ja ku jemi 10 vjet me pas ne 2019 dhe Kryeminister eshte Edi Rama. Holanda kerkon zyrtarisht kthimin e vizave dhe vende te tjera po behen gati te kerkojne te njejten gje. Serish, per te disaten here, na refuzohet hapja e negociatave dhe ne shtator kjo duket po aq e pamundur. Aleatet tane ne NATO tashme na konsiderojne nje vend problematik, qe me politiken tone prodhojme pasiguri ne Rajon, kriminalitet te organizar dhe nderkombetar, droge dhe emigrante. Me sa duket, aleatet tane ‎e kane harruar qe jemi antare te NATO-s dhe aleate me ta. Jo vetem investime te reja nuk ka me prej vitesh, por po terhiqen investitoret dhe bankat eropiane.

Duhet shporrur Rama, te behen zgjedhje te lira e te ndershme ku zgjedhesit perfaqesohen realisht, duhet ringritur Republika qe sot eshte nje rrenoje, me nje sistem te ri kushtetues kontrolli dhe balancash, ‎ku partite politike te demokratizohen dhe nuk jane reparte ushtarake, ku roli mbytes i partive ne shoqeri, shtet dhe kudo tjeter te reduktohet ne favor te profesionisteve, shoqerise civile, inteligjences dhe akademise se vertete (jo asaj te fosileve politike) dhe biznesmeni te behet edhe i madh po te mundet, por te mos guxoje te percaktoje ai vendimet shteterore dhe te tmerrohet nga ideja se mund te quhet oligark. Nje Republike ku shteti (tatimet, doganat, ZRPP, Agjensia e Pronave, ALUIZNI etj) eshte i drejte pa patur nevoje te shkosh fare ne gjykate sepse administrata te beri padrejtesi.

Vetem atehere do te filloje udhetimi yne ‎pa kthim drejt Europes (pa G ne mes, qe i rri si grope ne mes te udhes).

 

Ish-Presidenti Nishani nderohet me titullin “Qytetar nderi” nga komuna Viti e Kosovës

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është nderuar me titullin “Qytetar nderi” nga komuna Viti e Kosovës. Në mesazhin e tij publikuar sot në Fb, Nishani shpreh falenderimet e tij dhe mirënjohjen për këtë respekt:

“Falenderoj me mirënjohje të gjitha autoritetet përfaqësuese të komunës Viti në Kosovë për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” duke më nderuar pa masë.

Përulem me respektin më të thellë ndaj qytetarëve të Viti-së për mikpritjen dhe miqësinë e ofruar veçanërisht në një ditë siç ishte ajo e çlirimit të kësaj zone, e cila nderohet veç të tjerash edhe për hapjen e të parës mësonjëtore shqipe në tërë Kosovën. Zoti e bekoftë Vitinë dhe të gjithë Kosovën!”, përfundon Nishani.

Llesh kimiku hesht për ngjarjen e rëndë në Librazhd, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar gjatë paradites së sotme masazhin e një qytetari për ngjarjen në Librazhd para dy ditëve, i cili shkruante se njëri nga bodigardët ka vdekur ndërsa tjetri është në gjendje të rën. Ndërkohë pak momente me parë Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një reagim.

Ai shpjegon se e ka publikuar mesazhin pasi strukturat e shtetit nuk jepnin asnjë informacion për ngjarjen e Libarzhdit.

“Pikërisht për shkak të kësaj heshtje akuzuese publikova mesazhin e qytetarit dixhital me kërkesën drejtuar gazetarëve që të ndërmarrin ndonjë hetim për verifikimin e lajmit të kobshëm”, shkruan Berisha.

“Duke shprehur kenaqesinë që nuk ka jetë të humbura, dënoj, thuhet në postimin e ish Kryeministrit, me ashpersinë më të madhe heshtjen dy ditore ndaj lajmeve të mediave nga gjeneral Kanabisi dhe narkodrejtori Geron Velia.

Postimi i plotë i ish-Kryeminbistrit Berisha

Reagim!

Lajmi për aksidentimin dhe plagosjen e badiguardëve të Edvin Kristaq Krimit ka mbi 48 orë që qarkullon në mediat e shumta dhe rrjetet sociale. Ndaj këtij lajmi Vasal Kimiku dhe Geron Velia, që mbushin çdo ditë ekranet dhe valët televizive me shpifje ndaj opozitës, nuk thanë asnjë fjalë, asnjë përgenjështrim.

Pikërisht për shkak të kësaj heshtje akuzuese publikova mesazhin e qytetarit dixhital me kerkesën drejtuar gazetarëve që të ndërmarrin ndonjë hetim për verifikimin e lajmit të kobshëm.

Duke shprehur kenaqesine qe nuk ka jetë të humbura, denoj me ashpërsine më të madhe heshtjen dy ditore ndaj lajmeve të mediave nga gjeneral Kanabisi dhe narkodrejtori Geron Velia.

Une gjithashtu dënoj ashpërsisht përdorimin çnjerezor të badiguardeve njëlloj si Kim Il Jongu nga Edvin Kristaq Krimi! sb

Zbardhet pazari i Ballës në Parlament, deputeti: Kërkoi 30 minuta pushim dhe bleu votat e…

Deputeti i futur në parlament pas daljes së opozitës, Lefter Maliqi, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në Facebook ka treguar edhe prapaskenat e votimit nga 100 deputetë të rezolutës kudër presidentit të vendit, Ilir Meta. Sipas Maliqit deputetët e futur së fundmi në parlament, fillimisht vendosën në bllok që të abstenojnë gjatë këtij votimi, por Taulant Balla përpara se të ngriheshin kartonët kërkoi 30 minuta pushim të cilat si duket mjaftuan, për të joshur dhe blerë shumicën e deputetëve të të ashtuquajturës “Opozitë e Re”. Vetëm 10 prej tyre nuk ju bashkuan votimit dhe gjyqit politik ndaj presidentit të Republikës.

“Parlament ilegjitim, turp, skandal, 100 deputet votuan pro rezolutës për shkarkimin e Presidentit. Kjo tregon që Opozita e Re ka pëlqyer joshjet ndërhyrjet, por votimi tregoj këtë të vërtet pasi në mënyrë unanime vendosëm para votimit abstenim, por Balla kërkoj 30 minuta pushim dhe ndërhyrjet dhe joshjet bënë bashkimin e madh Rilindas me 100 deputet.

I bëj thirrje Ruçit dhe Ballës që të gjithë këta deputetët e shitur të opozitës që votuan kundër presidentit dhe Republikës të shkojnë të ulen në krahun e Rilindjes me Ballën dhe kompani.

Se idealet opozitare nuk mund të qelben nga korrupsioni politik i këtyre të pamoral, që shiten e joshen dhe s`përfaqësojnë as opozitën dhe as vota në popull, përveç rreth 10 deputeteve që votuan kundër e abstenuan, sepse spranuan joshje dhe rreshtim nga Rilindja e krimit dhe bandave, që i vendosin në lista deputetesh.

Krahu i opozitës në parlament ka vend vetëm për ata që duan popullin, jo për ata që i plaçkisin edhe lekun e fundit.

Kush është burrë që do të bëjë opozitë do rrijë në atë krah, të tjerët që shiten si bagëti të shkojnë menjëhere të ulen te hauri i hajdutëve të Rilindjes.

Edhe sikur vetëm fare të mbetem, do të jem 100 herë më dinjitoz se këta 100 që i vunë njollën e zezë vendit, kushtetutës dhe që duan instalimin e diktaturës dhe çuarjen e vendit në perplasjes fizike në 30 Qershor. Populli duhet të ngrihet fortë në protesta të forta si në vitet 90-të, kur shemben diktaturën dhe tani të shembin Rilindjen bashkë me Kalorsin e saj që po varfëron çdo ditë e me shumë shqiptarët, që po i kërcënon, shantazhon me burg dhe i ka bërë, që mbi 300 mijë të ikin jashtë vendit, pasi po u vritet çdo ditë e më shumë shpresa, për ëndrën Europiane.

Unë jam me ju, zëri juaj dhe do jem me ju në Protestë, fortë dhe fuqishëm. Shteti ka rënë, Parlamenti ka rënë, kemi Prokurori politike. S`ka kthim prapa, të gjithë në këmb shpalleni 21 Qershorin nata e bardhë e rikthimit të Demokracisë”, shkruan deputeti Maliqi në faqen e tij në Facebook.

Rama anullon takimin në Devoll, fshihet tek “Princesha”

Një ditë më parë kryetari i PS i kërkon Bashkisë së Devollit leje për të tubuar në sheshin para Bashkisë.

Pasi marrin dijeni që protesta qyetare s’do lejojë asnjë tubim farsë, bëjnë njoftime për tu futur nëpër lokale periferie.

Takimet e Ramës janë si koncerte me biletë ku ftohen vetëm servilët e Rilindjes!
Për taksapaguesit shqiptarë ai nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!

Sot në Devoll, qindra qytetarë të organizuar nga “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë” do të ishin në takimet qe Rama i mban të fshehta. Për këtë kanë bërë gjithçka të informohen spiunët e Rilindjes.

Sapo u informuan për revoltën qytetare, Rama e anulloi takimin dhe e kryen atë i mbyllur në qebabtore “Princesha”.

Reagimi i Salianjit

Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë një demaskim me foto, të mitingjeve elektorale të kryeministrit në bashki të ndryshme të vendit dhe ku për shkak të pritjes së tij me protesta, po ndodhin edhe situata qesharake si ajo në Devoll.

Salianji tregon në Facebook: “Një ditë më parë kryetari i PS i kërkon bashkisë së Devollit, leje për të tubuar në sheshin para bashkisë. Pasi marrin dijeni që protesta qytetare s’do lejojë asnjë tubim farsë, bëjnë njoftime për t’u futur nëpër lokale periferie.

Takimet e Ramës janë si koncerte me biletë ku ftohen vetëm servilët e Rilindjes!  Për taksapaguesit shqiptarë ai nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!

Sot në Devoll, qindra qytetarë të organizuar nga “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë” do të ishin në takimet qe Rama i mban të fshehta. Për këtë kanë bërë gjithçka të informohen spiunët e Rilindjes. Sapo u informuan për revoltën qytetare, Rama e anulloi takimin dhe e kryen atë i mbyllur në qebabtore “Princesha”’, vëren Salianji me ironi.

Protestë edhe në Kosovë kundër Ramës, bllokohen në kufi automjetet: Hiqni taksën në Rrugën e Kombit!

Qindra automjete dhe dhjetëra autobuzë me pasagjerë nga Shqipëria për në Kosovë janë ndaluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Doganën e Morinës nga pala kosovare.

Ndalimi i autobuseve është bërë me urdhër të Ministrisë së Infrastrkturës dhe Transportit të Kosovës.

Bëhet e ditur se, kjo masë është marrë nga autoritet kundër Shqipërisë për të hequr tasën në Rrugën e Kombit vendiosur nga qeveria e Ramës.

Burimet nga vendngjarja bëjnë të ditur se, autokolona e makinave është mbni 2 kiliometër, ndërsa pasagjerët kanë shpërthuyer në revolrtë për shkak edhe të temperaturave të larta.