21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Solskjaer zbulon të vërtetën për situatën e Pogba

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se Paul Pogba nuk ka qenë asnjëherë problematik dhe se mediat bëjnë propagandë kundër mesfushorit francez.

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, tha se 26-vjeçari dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi dhe shpreson se së shpejti do të ketë një zgjidhje të përsosur për të gjitha palët.

Pogba, i cili për momentin është me skuadrën e Manchester Unitedit në Australi për turneun parasezonal, tha në qershor se kjo verë mund të jetë momenti i duhur që ai ta gjejë një sfidë të re diku tjetër.

Megjithatë, Solskjaer insiston se klubi ende nuk ka marrë asnjë ofertë për asnjë lojtar, përfshirë këtu edhe Pogban.

Në konferencën e tij të parë për shtyp në Perth të Australisë, Solskjaer iu referua një video që u publikua dje në media, të cilat raportonin se Pogba dhe bashkëlojtari i tij, Jesse Lingard, ishin zënë gjatë stërvitjes.

“Është propagandë kundër Paulit, ai është një profesionist jashtëzakonisht i mrekullueshëm, kurrë nuk ka bërë asnjë problem, ai e ka një zemër të artë”, u shpreh norvegjezi.

“Jesse dhe Paul po ecnin dje nëpër stërvitje dhe kjo u portretizua si zënkë mes këtyre dy djemve dhe unë e di se ju jeni këtu për të shitur lojtarë dhe lajme, mirëpo ata janë profesionistë”.

“Pauli kurrë nuk e ka vendosur veten jashtë skuadrës, gjithmonë e ka dhënë më të mirën e tij dhe unë nuk mund të them asgjë tjetër përveç se agjentët flasim vazhdimisht, gjatë gjithë kohës”.

“Unë nuk mund të rri këtu dhe të flas për Paulin dhe për atë që agjentët thonë. Në kontratën e tij janë edhe disa vjet të mbetura dhe ai ka qenë i mrekullueshëm”.

Manchester Unitedi e ka transferuar anësorin uellsian, Daniel James, nga Swansea City dhe mbrojtësin anësor anglez, Aaron Wan-Bissaka, nga Crystal Palace.

Përderisa Ander Herrera, Antonio Valencia dhe James Wilson janë larguar nga klubi si transferime të lira, Solskjaer bëri të ditur se ata nuk kanë marrë oferta për asnjë lojtar tjetër.

“Për aq sa e di unë, ne nuk kemi marrë oferta për asnjë lojtar. Ne jemi Manchester Unitedi, nuk kemi nevojë të shesim dhe të paguajmë më shumë. Duhet t’i kesh lojtarët e duhur për çmimin e duhur dhe nëse e shikon skuadrën tonë, kemi shumë lojtarë të mirë”.

Manchester Unitedi i ka bërë ofertë për një kontratë më të mirë David De Geas në tentim për ta mbajtur në Old Trafford portierin spanjoll dhe Solskjaer u shpreh i sigurt se klubi do ta kryente këtë punë.

Solskjaer gjithashtu pret që Alexis Sanchezi, i cili u lëndua gjatë disfatës së Kilit nga Argjentina në përballjen për vendin e tretë të Kupës së Amerikës, do të jetë i gatshëm për t’u stërvitur kur të kthehet në klub pas tri javësh.

 

Ancelotti: Nuk e di nëse James do të vijë te Napoli

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, shpreson se James Rodriguez do të nënshkruajë për klubin e Serisë A gjatë këtij afati kalimtar të verës.

James Rodriguez besohet se është shumë afër transferimit në Napoli, ku mund të bashkohet me ish-trajnerin e Real Madridit dhe Bayern Munichut, Carlo Ancelottin.

Trajneri italian e transferoi Jamesin nga Monaco gjatë kohës sa ishte në pozitën e trajnerit në Santiago Bernabeu, në vitin 2014, pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2014 me Kolumbinë.

E ardhmja e 27-vjeçarit është e paqartë pasi që kampioni i Bundesligës, Bayern Munichu, vendosi të mos e shfrytëzojë opsionin për ta transferuar në mënyrë permanente sulmuesin, pasi e kishte mbajtur për dy sezone të huazuar nga Real Madridi.

Pas spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e Jamesit, Ancelotti u tha gazetarëve: “Nuk e di nëse ai do të vijë, por shpresojmë se do ta bëjë këtë gjë”.

“E njoh atë shumë mirë. Ai mund të luajë në të gjitha pozicionet në mesfushë. Unë e kam përdorur atë si sulmues anësor, si numër dhjetë dhe madje edhe në krahun e djathtë”.

“Pozita e tij në fushë nuk është një problem. Ai është i përshtatshëm, ai mund të luajë në shumë pozita”.

“Sa i përket fanellës me numër 10, e rëndësishme është që ai ta veshë fanellën e Napolit. Numri i tij nuk është i rëndësishëm. Megjithatë, atij i duhet kohë dhe durim”.

Napoli dëshiron ta marrë Jamesit në formë huazimi, mirëpo Real Madridi preferon ta shesë atë në mënyrë permanente në mënyrë që 42 milionët e fituara nga shitja e tij t’i shfrytëzojë për blerjen e ndonjë lojtari tjetër.

Presidenti Erdogan kritikon politikat e BE-së për zgjerimin

Presidenti turk Tayyip Erdogan kritikoi politikat e Bashkimit Evropian për zgjerimin.
“Kohët e fundit kemi vërenjtur se disa qarqe populiste të mjegullta kanë bllokuar politikat e Bashkimit Evropian për zgjerimin.

Prirjet negative drejt ndarjes dhe diskriminimit që po përhapen në të gjithë kontinentin rrezikojnë jo vetëm paqen brenda Evropës por edhe të ardhmen e saj dhe potencialin për dhënë shpresë,” tha zoti Erdogan.

Presidenti turk i bëri komentet në samitin e 12 vendeve të Ballkanit të organizuar në Bosnjë. i pranishëm nga Shqipëria ishte Presidenti Ilir Meta.

Disa udhëheqësit ballkanikë theksuan zhgënjimin e thellë për mungesën e zbatimit të premtimeve për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të kundërshtuara nga disa vende të bllokut.

Në qershor, qeveritë e Bashkimit Evropian papritmas pezulluan një vendim për fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, duke hedhur dyshime mbi strategjinë egzistuese të bllokut përballë pranisë gjithnjë e më të madhe të Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

Dëshira e Bashkimit Evropian për zgjerim të mëtejshëm është dobësuar nga ndjenjat e votuesve kundër imigrantëve si dhe nga shtimi i kritikave për proceses tejet komplekse të vendimarrjes së bllokut që përbëhet nga 28 vende anëtare.

Franca dhe Holanda me mbështetje edhe nga Danimarka mund të kërkojnë kushte të mëtejshme si më shumë reforma për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Kosova, një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, e bojkotoi takimin ndërsa vendi mikpritës dhe që synon Bashkimin Evropian, Bosnja nuk e ka njohur Prishtinën.

“Bosnja-Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën dhe ne po ndjekim dhe mbështesim bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve. Bosnja-Hercegovina është e gatshme të pranojë çdo marrëveshje të arritur me Prishtinës dhe Beogradit”,- u shpreh Milorad Dodik, kryetar i presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Bosnja, e cila është e ndarë në dy rajone me bazë etnike nën një qeverisje të dobët qendrore, nuk e ka njohur Kosovën si rezultat i kundërshtimit të pjesës serbe të Bosnjës e cila ndjek të njëjtën politikë si Serbia.

Komplikohet transferimi i Griezmann tek Barcelona

Barcelona synonte ta përfundonte procesin e transferimit të Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi këtë javë, mirëpo vështirësitë financiare kanë rezultuar të jenë një pengesë e madhe në këtë proces.

Drejtuesit në Camp Nou kanë qenë duke punuar këtë javë me qëllim për ta paguar klauzolën prej 120 milionë eurove për shkëputjen e kontratës së Antoine Griezmannit me Atletico Madridin sot.

Pas kësaj, lojtari do të arrinte në kryeqytetin katalonas dhe do të mund të prezantohej si futbollist i Barcelonës të premten, kur edhe do ta bënte fotografinë tradicionale në dyqanin në Camp Nou dhe të hënën do të mundë t’i fillonte stërvitjet me klubin e tij të ri.

Megjithatë, negociatat e vazhdueshme të Barcelonës me bankat që mund ta miratojnë pagën prej 120 milionë eurove kanë ndërhyrë në planet e klubit blaugran. AS raporton se kjo gjë mund ta detyrojë Barcelonën ta shtyjë këtë proces, duke e bërë pagesën javën tjetër.

Kjo është arsyeja pse kampioni spanjoll tentoi, por pa sukses, të negociojë me Atletico Madridin, për ta blerë Griezmannin në një mënyrë. Për Barcelonën do të ishte më e lehtë të arrinte marrëveshje me Atleticon sesa ta blejë Griezmannin përmes klauzolës në kontratën e tij.

Megjithatë, për shkak të zemërimit me mënyrën se si rivalët e tyre e kanë bindur Griezmannit t’u bashkohet, Atletico Madridi e refuzoi këtë ide menjëherë dhe tani opsioni i vetëm i Barcelonës është t’i paguajë 120 milionë eurot e klauzolës për shkëputjen e kontratës së francezit.

Kjo është shqetësuese për departamentin financiar të Barcelonës dhe AS raporton se punëtorët e klubit katalonas janë paguar tri ditë me vonesë për muajin qershor.

Deutsche Bank në vështirësi, shkurton 18,000 vende pune

Deutsche Bank (Banka Gjermane) la vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në këtë koncern. Pas humbjeve në kuartalin e dytë të këtij viti prej 2,8 miliardë euro, banka ka vendosur që deri në viti 2022 të bëjë ndryshime që do të kushtojnë rreth 7,4 miliardë euro, kumtoi koncerni.

Banka ka vendosur po ashtu që me tërheqjen nga burza të kursejë rreth 17 miliardë euro shpenzime. Deri në vitin 2022, Deutsche Bank do të shkurtojë rreth 18.000 vende të punës. Pas këtij shkurtimi, ky koncern do të ketë edhe 74.000 punojnjës të përhershëm. Mediat më parë kanë njoftuar për shkurtimin e mundshëm të 15.000 deri 20.000 vendeve të punës.

Në të ardhmen pa punë me aksione
Banka Gjermane planifikon të ndërprejë punën me aksione dhe t’i përshtatet tregut, në veçanti atij me interesat bankare. Deutsche Bank do të krijojë edhe një “Bad bank”, e cila ka për qëllim uljen e bilancit negativ prej rreth 74 miliardë euro me letrat tepër të rrezikshme me vlerë.

Në vitin 2007 dhe 2008, kur ka shpërthyer edhe kriza e fundit e madhe, Investmentbanking ka qenë një minierë e vërtet e Deutsche Bank. Pikërisht kjo fushë ka sjellë fitime të mëdha. Por kriza financiare ka treguar tërë anën e errët të këtyre punëve bankare. Koncerni është përballur për vite të tëra me aktakuza dhe është detyruar të paguajë denime në vlerë prej miliarda euro.

Ndërsa kohët e fundit koncerni ka shënuar rezultate negative bankare. Drejtori i bordit Christian Sewing tha se këtu bëhet fjalë për transformimin më të madh të Deutsche Bank në disa dekadat e fundit duke shtuar se Banka do t’i kthehet punës fillestare – punës me klientë.

Sindiaktat mbështesin reformën
Organizatat sindikale të Deutsche Bank e kanë mbështetur reformën e propozuar. Shefi i sindikatës Ver.di Frank Bsirske thotë se nga Deutsche Bank pret që ky koncern duhet të heqë dorë nga largimi me dhunë i punëtorëve nga puna dhe duhet të ketë kujdes edhe për anën sociale.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU) thotë se Deutsche Bank luan në ligën e parë, ndaj reforma është e domosdoshme. Deutsche Bank gjendet para sfidave, sikur e gjithë ekonomia, pohon Altmeier. “Digjitalizimi ka ndryshuar botën e ekonomisë. Jam i bindur se Deutsche Bank do të kryejë me sukses reformat.”
(Banka Gjermane) la vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në këtë koncern. Pas humbjeve në kuartalin e dytë të këtij viti prej 2,8 miliardë euro, banka ka vendosur që deri në viti 2022 të bëjë ndryshime që do të kushtojnë rreth 7,4 miliardë euro, kumtoi koncerni.

Banka ka vendosur po ashtu që me tërheqjen nga burza të kursejë rreth 17 miliardë euro shpenzime. Deri në vitin 2022, Deutsche Bank do të shkurtojë rreth 18.000 vende të punës. Pas këtij shkurtimi, ky koncern do të ketë edhe 74.000 punojnjës të përhershëm. Mediat më parë kanë njoftuar për shkurtimin e mundshëm të 15.000 deri 20.000 vendeve të punës.

Në të ardhmen pa punë me aksione
Banka Gjermane planifikon të ndërprejë punën me aksione dhe t’i përshtatet tregut, në veçanti atij me interesat bankare. Deutsche Bank do të krijojë edhe një “Bad bank”, e cila ka për qëllim uljen e bilancit negativ prej rreth 74 miliardë euro me letrat tepër të rrezikshme me vlerë.

Në vitin 2007 dhe 2008, kur ka shpërthyer edhe kriza e fundit e madhe, Investmentbanking ka qenë një minierë e vërtet e Deutsche Bank. Pikërisht kjo fushë ka sjellë fitime të mëdha. Por kriza financiare ka treguar tërë anën e errët të këtyre punëve bankare. Koncerni është përballur për vite të tëra me aktakuza dhe është detyruar të paguajë denime në vlerë prej miliarda euro.

Ndërsa kohët e fundit koncerni ka shënuar rezultate negative bankare. Drejtori i bordit Christian Sewing tha se këtu bëhet fjalë për transformimin më të madh të Deutsche Bank në disa dekadat e fundit duke shtuar se Banka do t’i kthehet punës fillestare – punës me klientë.

Sindiaktat mbështesin reformën
Organizatat sindikale të Deutsche Bank e kanë mbështetur reformën e propozuar. Shefi i sindikatës Ver.di Frank Bsirske thotë se nga Deutsche Bank pret që ky koncern duhet të heqë dorë nga largimi me dhunë i punëtorëve nga puna dhe duhet të ketë kujdes edhe për anën sociale.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU) thotë se Deutsche Bank luan në ligën e parë, ndaj reforma është e domosdoshme. Deutsche Bank gjendet para sfidave, sikur e gjithë ekonomia, pohon Altmeier. “Digjitalizimi ka ndryshuar botën e ekonomisë. Jam i bindur se Deutsche Bank do të kryejë me sukses reformat.”

Europa thirrje Iranit të respektojë marrëveshjen bërthamore

Vendet evropiane, që janë nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Iranin, i bën thirrje Teheranit të tërhiqet nga hapat e fundit për të rritur nivelin e uraniumit të pasuruar.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar më 9 korrik, Gjermania, Britania, Franca dhe Bashkimi Evropian shprehën “shqetësim të thellë se Irani nuk po përmbush disa nga angazhimet e tij, sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015”.

Irani njoftoi më 8 korrik se kishte pasuruar uraniumin, përtej nivelit të pastërtisë prej 3.67 për qind, të lejuar sipas marrëveshjes, duke kaluar nivelin 4.5 për qind.

Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes, gjithashtu u bën thirrje të gjitha palëve “të veprojnë me përgjegjësi drejt uljes së tensioneve të vazhdueshme”.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani ka kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, në maj të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja duke thënë se kushtet e saj nuk ka kanë qenë të ashpra mjaftueshëm, sa për ta penguar Iranin nga krijimi i armës bërthamore.

Që atëherë, SHBA-ja ka rikthyer sanksionet kundër Iranit.

Tradhëtia ndaj interesave kombëtare, Vasili 5 pyetje Ramës…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një dalje për mediat tha se, kryeministri Edi Rama ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm për një kohë të gjatë të një sipërmarrje të tillë për ndyshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë shumë të rrezikshme politike.

Vasili tha se, Qeveria Shqiptare sot edhe kësaj dite nuk një qëndrim publik zyrtar të qartë dhe të prerë për këtë çështje, ka vetëm një qëndrim periferik jozyrtar, të ish ministrit të Jashtëm shqiptar në një intervistë dhënë në një media të huaj.

Vasili tha më tej se, në një situatë të tillë është shumë e qartë roli destruktiv i Edi Ramës, bërja palë e tij me axhenda të errëta antishqiptare dhe jo transparente të cilat ka zgjedhur ti mbulojë me heshtje ose me shpresën se projekti do të ecte përpara, e pastaj do të rishfaqej në rrolin e protagonistit, i cili kishte qëndruar në prapaskenë për të marrë përfitimet e këtij projekti.

Në fund ish-deputeti adresoi 5 pyetje për kryeministrin Rama.

Deklarata e plotë e Vasilit

Të nderuar qytetarë dhe qytetare, dje opinioni publik është njohur me qëndrimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut z. Zoran Zaev lidhur me projektin shumë të rrezikshëm të ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Zaev dje ka bërë disa pohime tronditëse të cilat unë do doja ti ndaja me ju. Ai pohon se ky është një nga projektet me rrezikshmëri të jashtëzakonshme dhe që do të nxiste tensione dhe konflikte të frikshme duke i vendosur zjarrin fuçisë së barutit, ashtu siç është konsideruar historikisht Ballkani. Zaev konfirmon së dyti një fakt shumë të rëndësishëm, se ai ka informuar zv. Presidentit e SHBA-ve Mike Pence, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, Kancelaren Gjermane Angela Merkel, znj. Mogherini dhe gjithë faktorët më relevant për rrezikshmërinë shumë të lartë të kësaj sipërmarrje politike. Ai pohon gjithashtu që pas këtij projekti, janë interesa që lidhen me shtete si Rusia ndoshta dhe Turqia dhe që projekti nuk përfaqëson në asnjë rast interesat më të mira dhe që shkojnë në sinkron me prioritet e partnerëve Europiane dhe Euroatlantik.

Kryeministri Edi Rama ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm për një kohë të gjatë të në sipërmarrje të tillë shumë të rrezikshme politike. Kjo është pohuar nga ish Kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, nga kryetarja e komisionit të Helsinkit Sonja Biserko, nga ish ministri i jashtëm Vuk Jeremi?, nga kryenegociatorja Edita Tahiri dhe nga shumë personalitete shumë shumë të larta të jetës politike Kosovare, deklarata të cilat të gjitha në bllok kurrë nuk janë përgënjeshtruar nga Edi Rama. Qeveria Shqiptare sot edhe kësaj dite nuk një qëndrim publik zyrtar të qartë dhe të prerë për këtë çështje, ka vetëm një qëndrim periferik jozyrtar, të ish ministrit të Jashtëm shqiptar në një intervistë dhënë në një media të huaj. Në një situatë të tillë është shumë e qartë roli destruktiv i Edi Ramës, bërja palë e tij me axhenda të errëta antishqiptare dhe jo transparente të cilat ka zgjedhur ti mbulojë me heshtje ose me shpresën se projekti do të ecte përpara, e pastaj do të rishfaqej në rrolin e protagonistit, i cili kishte qëndruar në prapaskenë për të marrë përfitimet e këtij projekti. Me gjithë atë ka disa pyetje shumë të rëndësishme e të pakapërcyeshme, të cilat ne duam t’i ndajmë së bashku me ju për këtë Kryeministër që kemi fatkeqësinë të jetë në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë.

Së pari, përse Edi Rama hesht ndërkohë që Angela Merkel është tepër e qartë dhe e prerë në qëndrimin e saj kundër këtij projekti?

  1. Kush e pengon Edi Ramën që të jetë dhe ai i prerë dhe i qartë ashtu si Kancelarja Merkel?
  2. Përse Edi Rama nuk e ka ndarë këtë shqetësim të këtij projekti me një rrezikshmëri tepër të lartë me të gjithë partnerët strategjik më të rëndësishëm, ashtu sikurse ka bërë kryeministri Zaev, i cili ka komunikuar me të gjithë ata, por Edi Rama ka zgjedhur të mos komunikojë dhe të rrezikojë stabilitetin e rajonit, pavarësisht ndjeshmërive maksimale dhe shumë të mëdha që ky projekt do të kishte.
  3. Kush e ka shtyrë dhe interesave të kujt i shërben kryeministri i Shqipërisë që përfshihet në veprimet dhe mosveprimet e tij në një projekt kaq të rrezikshëm me pasoja kaq të rënda të integritetit territorial të Kosovës, por me pasoja tepër të rënda për rajonin dhe mjaft më gjerë se kaq, ashtu sikurse dhe kryeministri Zaev nënvizon në prononcimet e tij?
  4. Përse dhe në interes të kujt, Edi Rama rrënoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe paqe në rajon dhe u përfshi në axhenda të tilla destabilizuese dhe konflikt nxitëse?

Të nderuar qytetarë, nga kjo foltore, në mënyrë të vazhdueshme kam tërhequr vëmendjen tuaj dhe të të gjithë opinionit publik se Integrimi Europian nuk ka qenë, dhe nuk është axhenda e Edi Ramës dhe as e rilindjes që ai ka nga pas, por përkundrazi pengimi i Integrimit Europian me çdo mjet, instrument të dukshëm e të padukshëm ka qenë prioriteti i tij madhor në funksion të krimit e të alibisë për integrimin e realitete të tjera që shohin gjithmonë jo nga perëndimi, jo nga euro-atlantizmi, jo nga Brukseli dhe Ëashingtoni, por shohin nga lindja.

Besoj konfirmimin e keni marrë shumë të qartë nga pohimet shumë tronditëse të Kryeministrit Zaev. Këto pohime tronditëse të kryeministrit i Maqedonisë së Veriut Zaev sjell për të gjithë opinionin publik, shpjegoj qartë edhe qëndrimin, sjelljen e shtetit policor, votimet moniste dhe gjithçka që bën Edi Rama, pasi dihet që të gjitha këto faktorë janë faktorë që nuk e çojnë përpara Shqipërinë në integrimin europian e lënë atë jashtë Europës dhe njëherazi i lehtësojnë dhe i mundësojnë Edi Ramës i cili thotë qartë dhe thjeshtë që ngaqë Europa nuk më pranoi unë jam i detyruar të shoh realitete të tjera ashtu siç edhe ai i ka bërë publike edhe në mes të Brukselit pa iu dridhur syri fare pasi si duket garancitë në lidhje kanë qenë shumë më të pëlqyeshme për të dhe më të kënaqshme për të se sa shteti ligjor që kërkon Bashkimi Europian, funksionimi i ligjit, demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të gjitha ato që e bëjnë Shqipërinë një vend normal dhe një vend europian.

Sigurisht që pyetjeve të mësipërme unë dhe shqiptarët nuk presin që të kenë ndonjë përgjigje nga kryeministri i tyre pasi ai ka qenë ideator pikërisht i axhendave të tilla por me gjithë atë një përgjigje shumë të fortë ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me gjithçka të errët që bën brenda vendit dhe gjithçka të errët që bën edhe jashtë vendit Edi Rama e ka marrë me 30 Qershor.

Kjo është një betejë e hapur pasi shpëtimi i Shqipërisë nga njerëz që përfaqësojnë pjesën më të errët që Shqipëria nuk do të donte që ta përfaqësonte kurrë siç është Edi Rama është një detyrë për çdo qytetarë por jo vetëm për Shqipërinë, pra siç vetë e kuptoni sepse ky mund të bëhet dhe po bëhet një shqetsim edhe shqiptarët në Kosovë, edhe për shqiptarët në Maqedoni, edhe për shqiptarët në Mal të Zi edhe për tërë rajonin edhe më gjerë së kaq.

 

Masakra e votimeve të 30 qershorit/ Kryebashkiakia e Shkodrës i drejtohet KQZ: Na jepni materialet zgjedhore

Pas partive opozitare, edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i është drejtuar me një kërkesë KQZ-së, ku i kërkon t’i vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 qershorit për qarkun e Shkodrës.

Në parashtrimin e arsyeve se pse kërkon akses në këto materiale, Ademi thotë se nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ketë mospërputhje të tillë masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes me votat që gjenden në kuti ashtu sikurse rezulton sot.

Kërkesë për Informacion

Lënda: Kërkesë për informacion lidhur me materitalet zgjedhore të votimeve të 30 qershorit 2019

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,

  1. Klement ZGURI
  2. Denar BIBA

z, Bledar SKËNDERI

  1. Rezarta Bitri

Të nderuar,

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka nxjerrë akoma edhe sot. më datë 10 korrik 2019 të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga sistemi online i përpunimit të të dhënave për Zonat e Administrimit Zgjedhor (ZAZ) në territorin e Bashkisë Shkodër, përkatësisht në ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.

Referuar tabelës së publikuar në faqen zyrtare web të KQZ http://cec.org.al/wp-content/uploads/2019/07/Pjesemarrja_-ora-19-00.pdf, rezulton se në Bashkinë Shkodër kanë marrë pjesë në votim më 30 Qershor, 15913 votues. Referuar përsëri të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ http://cec.org.al/informacion_paraprak_2019rezulton se numri i votuesve të kandidatit të vetëm është 16534. Sikurse shihet ka një mospërputhje prej 621 votuesish për kandidatin më shumë se sa vetë pjesëmarrja në total e votuesve!!!

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ketë mospërputhje të tillë masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes me votat që gjenden në kuti ashtu sikurse rezulton sot.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga KQZ që publikut, çdo qytetari të Shkodrës t’i mohohet e drejta për t’u njohur me rezultatet e pjesëmarrjes për çdo qendër votimi, sipas Zonave të Administrimit Zgjedhor, të dhëna që, të përditësuara orë pas orë, duhej të ishin publike.

  • Në kushtet e mohimit të pranisë së opozitës në administrimin e procesit të votimeve të 30 Qershorit, në kushtet e mohimit të përfaqësimit me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore, sikurse Kodi Zgjedhor përcakton;
  • Në vijim të konstatimeve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se administrata zgjedhore e paekuilibruar politikisht, cënon besimin e publikut tek procesi dhe ngre shqetësim të thellë mbi paanshmërinë dhe besueshmërinë e të gjitha komisioneve të të gjitha niveleve;
  • Në vijim të konstatimit të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se në vendimin e përbërjes së niveleve të ulëta të administrimit zgjedhor, KQZ-ja e zbatoi ligjin në mënyrë që tregonte njëanshmëri;
  • Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se në rreth 10 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara, zgjedhësit nuk e shënjuan fletën e tyre të votimit gjithmonë në mënyrë të fshehtë.
  • Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se gjatë numërimit, pjesa ballore e fletës së votimit nuk u ekspozua gjithmonë në kamera.
  • Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se sa i përket verifikimit të materialeve zgjedhore, procesverbalet e mbylljes së votimit nuk u gjetën gjithmonë brenda kutisë së votimit.
  • Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se kopje të tabelës së rezultateve për qendrat e votimit nuk iu dhanë vëzhguesve.
  • Në funksion të transparencës së plotë dhe besimit në integritetin e procesit dhe rezultateve të votimeve të datës 30 Qershor 2019, që janë realizuar me shpenzime të mbuluara nga Buxheti i Shtetit;

Unë ju drejtohem si qytetare e Bashkisë së Shkodrës, e cila ka përgjegjësinë, njëkohësisht, të drejtimit dhe administrimit të kësaj Bashkie.

Në mbështetje të neneve 4, 5, 6 e vijuese të Kodit të Procedurave Administrative, neneve 3 dhe 11 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” si dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, që nuk i trajton dokumentet e procesit zgjedhor si “sekret shtetëror” dhe transparencën e ka element kyç për një proces të rregullt zgjedhor,

KËRKOJ:

Të më vihen në dispozicion, në kohë sa më të shpejtë të mundshme, por jo më vonë se afati ligjor 10 ditor, dokumentacioni dhe materialet zgjedhore si më poshtë:

  1. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për Bashkinë Shkodër nga KQZ-ja, përkatësisht tabelat përmbledhëse të rezultatit për ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4, dhe ZAZ 5.
  2. Kopje e vërtetuar e Tabelave Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore të Bashkisë Shkodër nga Komisionet Zonale të Adminsitrimit zgjedhor, përkatësisht tabelat përmbledhëse të rezultatit për ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4, dhe ZAZ 5.
  3. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit, përkatësisht sipas ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.
  4. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për çdo qendër votimi, përkatësisht sipas ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.
  5. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe përkatësisht nga KZAZ 2, KZAZ 3, KZAZ 4, KZAZ 5, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.
  6. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.
  7. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambjenteve të brendshme të KZAZ-ve.

Kërkesa për informacion bazohet në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Lutemi të më njoftoni nëse për marrjen e informacionit në formatin e vlerësuar si të përshtatshëm nga ana juaj, duhet të parapaguhet tarifa e shërbimit, duke caktuar edhe vlerën totale të saj.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mbetem në pritje të përgjigjes tuaj,

Me respekt

Voltana Ademi

 

Pesë shenja që tregojnë se keni probleme me zemrën

Të dyja gjinitë janë të prekura nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsyeve të ndryshme që lidhen me një mënyrë jetese të caktuar. Megjithatë, ka shumë shenja dhe paralajmërime që na informojnë për problemet e zemrës dhe ju duhet të jeni më të vëmendshëm.

Bright Side ka mbledhur 5 sinjale shumë të zakonshme që lidhjen me sëmundjet e zemrës. Bëni mirë të mos i neglizhoni:

Dhimbje që përhapet në krah
Shumë meshkuj përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa gratë përjetojnë të njëjtën dhimbje në të dy krahët. Disa gra kanë thënë gjithashtu se përjetuan një dhimbje të pazakontë në bërryl para se të kishin një atak në zemër.

Kjo ndodh për shkak se dhimbja nga zemra juaj shkon në palcën kurrizore ku shumë nerva të trupit tuaj janë të lidhura dhe truri hutohet dhe mendon se keni dhimbje në krah, kur në të vërtetë nuk ndodh kështu.

Kollitja
Kollitja mund të vijë nga çështje të ndryshme dhe mund të jetë gjithashtu shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kollitja e vazhdueshme që prodhon një lëng të kuqërremtë që përmban gjak është shumë e zakonshme kur keni probleme me zemrën.

Nivele ekstreme dhe të pazakonta të ankthit
Disa studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ankthi ekstrem në moshë të re në jetën e tyre, janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Ankthi mund të shkaktohet nga mënyra jetese shumë stresuese ose çrregullime të ndryshme.

Disa nga efektet e ankthit në zemrën tuaj përfshijnë tahikardinë, presionin e lartë të gjakut dhe uljen e ritmit të zemrës.

Këmbët e fryra
Kur zemra juaj nuk po pompon mirë, lëngu nga enët e gjakut rrjedh në indet rreth këmbëve dhe ato vuajnë shumë për shkak të gravitetit.

Kjo quhet edemë periferike dhe shumë njerëz që e kanë atë nuk kanë sëmundje të zemrës. Por gjithsesi, kjo është një simptomë shumë e zakonshme në mesin e pacientëve të sëmurë me zemër dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje.

Mungesa e oreksit dhe ndjenja e përzierjes
Shumë pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës tregojnë një mungesë oreksi dhe kanë të përziera, edhe nëse kanë ngrënë shumë pak. Arsyeja për këtë është rritja e lëngjeve rreth mëlçisë dhe zorrët që ndërhyjnë për tretje.

Këto simptoma zakonisht ndiqen nga dhimbja abdominale dhe nëse i përjetoni të gjithë së bashku, duhet të vizitoni menjëherë mjekun tuaj.

Depresioni shkakton probleme me kujtesën

Personat që vuajnë nga depresioni mund të kenë probleme mes dallimit të kujtimeve të ngjashme. Jeta me depresion mund të shpie në një numër problemesh, përfshirë problemet me gjumë dhe nivelet më të larta të stresit.

Por, së fundi shkencëtarët kanë zbuluar edhe këtë: ekziston një lidhje mes depresionit dhe kujtesës. Më saktësisht, personat që vuajnë me depresion e gjejnë veten të paaftë për të kuptuar informacione të reja si pasojë e mendimeve apo kujtimeve nga e kaluara.

Pas analizimit të të dhënave të 98 të rriturve, shkencëtarët amerikanë treguan se personat me nivele më të larta të depresionit kanë probleme t’i dallojnë objektet e ngjashme. Por kjo nuk do të thotë se ata vuajnë nga amnezia; por thjesht se disa detaje të vogla të memories mund të mungojnë si rezultat i shëndetit të dobët mendor.

Vlen të ceket se një studim tjetër, po ashtu nga shkencëtarë amerikanë, ka zbuluar se ata të cilët përpiqen t’i shtypin emocionet negative janë më të aftë ta reduktojnë ndikimin e kujtimeve negative.