13.9 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Zbardhet pazari i Ballës në Parlament, deputeti: Kërkoi 30 minuta pushim dhe bleu votat e…

Deputeti i futur në parlament pas daljes së opozitës, Lefter Maliqi, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në Facebook ka treguar edhe prapaskenat e votimit nga 100 deputetë të rezolutës kudër presidentit të vendit, Ilir Meta. Sipas Maliqit deputetët e futur së fundmi në parlament, fillimisht vendosën në bllok që të abstenojnë gjatë këtij votimi, por Taulant Balla përpara se të ngriheshin kartonët kërkoi 30 minuta pushim të cilat si duket mjaftuan, për të joshur dhe blerë shumicën e deputetëve të të ashtuquajturës “Opozitë e Re”. Vetëm 10 prej tyre nuk ju bashkuan votimit dhe gjyqit politik ndaj presidentit të Republikës.

“Parlament ilegjitim, turp, skandal, 100 deputet votuan pro rezolutës për shkarkimin e Presidentit. Kjo tregon që Opozita e Re ka pëlqyer joshjet ndërhyrjet, por votimi tregoj këtë të vërtet pasi në mënyrë unanime vendosëm para votimit abstenim, por Balla kërkoj 30 minuta pushim dhe ndërhyrjet dhe joshjet bënë bashkimin e madh Rilindas me 100 deputet.

I bëj thirrje Ruçit dhe Ballës që të gjithë këta deputetët e shitur të opozitës që votuan kundër presidentit dhe Republikës të shkojnë të ulen në krahun e Rilindjes me Ballën dhe kompani.

Se idealet opozitare nuk mund të qelben nga korrupsioni politik i këtyre të pamoral, që shiten e joshen dhe s`përfaqësojnë as opozitën dhe as vota në popull, përveç rreth 10 deputeteve që votuan kundër e abstenuan, sepse spranuan joshje dhe rreshtim nga Rilindja e krimit dhe bandave, që i vendosin në lista deputetesh.

Krahu i opozitës në parlament ka vend vetëm për ata që duan popullin, jo për ata që i plaçkisin edhe lekun e fundit.

Kush është burrë që do të bëjë opozitë do rrijë në atë krah, të tjerët që shiten si bagëti të shkojnë menjëhere të ulen te hauri i hajdutëve të Rilindjes.

Edhe sikur vetëm fare të mbetem, do të jem 100 herë më dinjitoz se këta 100 që i vunë njollën e zezë vendit, kushtetutës dhe që duan instalimin e diktaturës dhe çuarjen e vendit në perplasjes fizike në 30 Qershor. Populli duhet të ngrihet fortë në protesta të forta si në vitet 90-të, kur shemben diktaturën dhe tani të shembin Rilindjen bashkë me Kalorsin e saj që po varfëron çdo ditë e me shumë shqiptarët, që po i kërcënon, shantazhon me burg dhe i ka bërë, që mbi 300 mijë të ikin jashtë vendit, pasi po u vritet çdo ditë e më shumë shpresa, për ëndrën Europiane.

Unë jam me ju, zëri juaj dhe do jem me ju në Protestë, fortë dhe fuqishëm. Shteti ka rënë, Parlamenti ka rënë, kemi Prokurori politike. S`ka kthim prapa, të gjithë në këmb shpalleni 21 Qershorin nata e bardhë e rikthimit të Demokracisë”, shkruan deputeti Maliqi në faqen e tij në Facebook.

Rama anullon takimin në Devoll, fshihet tek “Princesha”

Një ditë më parë kryetari i PS i kërkon Bashkisë së Devollit leje për të tubuar në sheshin para Bashkisë.

Pasi marrin dijeni që protesta qyetare s’do lejojë asnjë tubim farsë, bëjnë njoftime për tu futur nëpër lokale periferie.

Takimet e Ramës janë si koncerte me biletë ku ftohen vetëm servilët e Rilindjes!
Për taksapaguesit shqiptarë ai nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!

Sot në Devoll, qindra qytetarë të organizuar nga “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë” do të ishin në takimet qe Rama i mban të fshehta. Për këtë kanë bërë gjithçka të informohen spiunët e Rilindjes.

Sapo u informuan për revoltën qytetare, Rama e anulloi takimin dhe e kryen atë i mbyllur në qebabtore “Princesha”.

Reagimi i Salianjit

Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë një demaskim me foto, të mitingjeve elektorale të kryeministrit në bashki të ndryshme të vendit dhe ku për shkak të pritjes së tij me protesta, po ndodhin edhe situata qesharake si ajo në Devoll.

Salianji tregon në Facebook: “Një ditë më parë kryetari i PS i kërkon bashkisë së Devollit, leje për të tubuar në sheshin para bashkisë. Pasi marrin dijeni që protesta qytetare s’do lejojë asnjë tubim farsë, bëjnë njoftime për t’u futur nëpër lokale periferie.

Takimet e Ramës janë si koncerte me biletë ku ftohen vetëm servilët e Rilindjes!  Për taksapaguesit shqiptarë ai nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!

Sot në Devoll, qindra qytetarë të organizuar nga “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë” do të ishin në takimet qe Rama i mban të fshehta. Për këtë kanë bërë gjithçka të informohen spiunët e Rilindjes. Sapo u informuan për revoltën qytetare, Rama e anulloi takimin dhe e kryen atë i mbyllur në qebabtore “Princesha”’, vëren Salianji me ironi.

Protestë edhe në Kosovë kundër Ramës, bllokohen në kufi automjetet: Hiqni taksën në Rrugën e Kombit!

Qindra automjete dhe dhjetëra autobuzë me pasagjerë nga Shqipëria për në Kosovë janë ndaluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Doganën e Morinës nga pala kosovare.

Ndalimi i autobuseve është bërë me urdhër të Ministrisë së Infrastrkturës dhe Transportit të Kosovës.

Bëhet e ditur se, kjo masë është marrë nga autoritet kundër Shqipërisë për të hequr tasën në Rrugën e Kombit vendiosur nga qeveria e Ramës.

Burimet nga vendngjarja bëjnë të ditur se, autokolona e makinave është mbni 2 kiliometër, ndërsa pasagjerët kanë shpërthuyer në revolrtë për shkak edhe të temperaturave të larta.

Bushati nxerr zbuluar Ramën tek Haradinaj për shitjen e Kosovës, biseda…

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për përplasjet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai thotë se është përshëndetur edhe me të gjatë shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke theksuar se nuk ka pasur rast të sqarohet me të për mosmarrëveshjet pas Samitit të Berlinit.

“Unë i përshëndeta publikisht edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, është mirë që kanë ardhur. Nuk kam pasur rast të sqarohem. Unë e pata ftuar edhe në hapjen e Autostradës “Arbën Xhaferi”, ai më pati premtuar që do të vijë, por nuk erdhi, pastaj nuk kam pasur rast”, ka thënë ai.

Ai tha se etiketimet që ia kanë bërë njëri-tjetrit në distancë, nuk duhen marrë si të tilla.
“Etiketimet nuk duhet me i marrë si të tilla. Unë mund t’ia konfirmoj opinionit që kam shprehur respekt dhe mbështetje për të majtën, por këto nuk i kam thënë në ndonjë axhendë. Unë e kam treguar një të vërtetë që ka ndodhur në Berlin, e që në mënyra të ndryshme e konfirmuan edhe vet”, deklaroi ai në “Interaktiv”.

Më tej, kreu i ekzekutivit foli për një samit të mëparshëm të organizuar në Durrës, kohë kur në krye të diplomacisë shqiptare ishte Ditmir Bushati.

Haradinaj thotë se në atë kohë, Bushati i kishte thënë se nuk mund të dalë e të kundërshtojë idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Ishte samiti i Durrësit dhe erdhi ministri Markovic, më vonë u bashkua komisionari Hahn dhe në një rast i thash Ditmir Bushatit, ‘i nderuar ministër, si ka mundësi që ju nuk e keni një qartësi në respektim të territoreve të Kosovës dhe si nuk dilni kundër lëvizjes me territore për Kosovën’, ai më tha që ‘unë e kam shef Edi Ramën dhe nga ai varet se sa do të jem në Qeveri’”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nga këto përvoja e bëjnë që të ketë kujdes. Ai thotë se ishte angazhim direkt edhe i Thaçit edhe i Ramës që ai të reflektojë për shkak të autoriteteve të larta evropiane.

Kërcënimi që vjen nga arrestimi i Suela Mustës!

Armand MAHO

Suela Musta, eshte vajza e Agim Mustes qe ka kaluar nje jete burgjeve e internimeve! E njoh prej gati 20 vjeteve, qe kur punonte tek Top Albania Radioa. Jeton me prinderit ne nje pallat te kohes se diktatures, dhe ende ka shume prej mobiljeve te asaj kohe.

Nena e saj e semure nga skleroza ndare nga jeta pak kohe me pare te vetmen perkujdesje kishte Suelen! Agimi eshte ne moshe te shtyre dhe ska me energjine e para disa viteve, kur e takova heren e fundit me tha qe dilte shume rralle nga shtepia ( koleget po me thone qe dhe ai paska zene shtratin)! Pra ka nje mije e nje halle.

Tani po lexoj se i paska mesyre renea ne shtepi per ta arrestuar se medemek paska nderhyre per te marre nje licence per TV Kabllor nga fisi Çapja ne Elbasan. Ne fakt une se di, por Suela ka qene vetem nje antare e thjeshte e AMA, besoj se nuk eshte ajo qe vendos per licensat. Por megjithate, une mendoj se arrestimi i njerzve si Suela Musta, do te thote se ky pushtet ka kaluar cdo limit.

Arrestimi i saj nuk eshte ai qe thuhet por eshte nje hakmarrje e paster politike! Suela ka qene pjese e zyres se shtypit te PD, ka punuar ne zyren e shtypit te kuvendit, por eshte po ajo Suele qe kam njohur ketu e 20 vjet me pare. Ky njeri qe ka vene cdo media, e cdo redaksi lajmesh ne nen kembet e bandave, tashme ka marre vete ne dore kercenimin e gazetareve qe nuk jane pjese e borderose se tij.

Ky arrestim pa shkak, vjen pas shkarkimit te gazetareve nga puna per rastin e Ardit Gjoklajt, vetem se nga buka e gojes ka kaluar te hekurat e burgut. Eshte nje shembull qe i thote cdo gazetari qe ka nje ze ne kete vend, se neser mund ta kete radhen ai! Pra mos u habisni kur ato pranga te jene neser ne duart e cdo kujt prej nesh.

Shpejt, madje shume shpejt, po arriti te beje zgjedhje me 30 qershor, sepse ne gazetaret kemi mbetur i vetmi kercenim i madh per pushtetin e tij! Une per vete nuk habitem me, sepse te gjithe jemi fajtor, po po te gjithe , qe me veprimet a mosveprimet tona lejuam kete monster te merrte pushtetin!

Braktisja e madhe e Ramës, shikoni dështimin spektakolar në Patos

Edhe socialistët e kanë braktisur në turin e takimeve në disa qytete, ndërsa nga ana tjetër është një popull i tërë i ngritur në revolt që e rrethon kudo ku shkon. Kjo foto është bërë sot në takimin që Rama ka patur në Patos. Sikurse shihet qartë në foto, nuk janë më shumë se 200 persona që kanë dalë të dëgjojnë psikopatin.

Kjo brakstisje e madhe, të cilën Rama po e konstaton në çdo takim është edhe arsyeja kryesore që ai kërkon të shkojë në zgjedhje pa opozitën dhe në shkelje të hapur të dekretit të Presidentit, Meta. Nëse do të shkonte në zgjedhje me opozitën dhe në kushtet kur vota e lirë nuk preket ai do të njihte një humbje që do të çonte në shkrirjen e PS-së.

Më shumë njerëz ka në protestat që e rrethojnë Ramën se san ë takimet që ai zhvillon. Nuk duhet harruar se edhe ato pak njerëz që shikohen në këto foto janë pjesë e administratës dhe janë dërguar në takime me detyrim me listë dhe mungesa të marra. Nëse njëri prej tyre do të mungojë, atëhere do të penalziohet duke u larguar nga puna.

Psikopati po njeh verën e vetmisë së madhe, ndërsa Shqipëria është e gjithë në këmbë dhe në një revolt historike që sot ka emrin “Rama ik!”.

Arrestimet e drejtuesve të PD me urdhër të Ramës, qytetarët rrethojnë komisariatin e Policisë

Qytetarë e simpatizantë të Partisë Dekomkratike janë mbledhur para komisariatit të policisë në mbeshtetje të 7 ndaluarve që penguan kryeministrin Edi Rama në Librazhd.

Nën thirrjet ‘Rama Ik’, ata kërkojnë  lirimin e drejtuesve lokal në Elbasan mes tyre ish-deputetit Aurel Bylykbashi.

Policia e Shtetit  ka proceduar 23 protestues dhe ka arrestuar 7 prej tyre për protestën e organizuar mbasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit, gjatë së cilës i bllokuan rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama; Rama do të zhvillonte takimin elektoral me socialistët për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak.

Policia e Librazhdit njoftoi se bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Bundestagu gjerman si Hollanda: Negociatat hapen për Maqedoninë e Veriut, jo për Ramën

Feierstunde des Deutschen Bundestages aus Anlass des 100. Geburtstages des ehemaligen Bundestagspräsidenten D. Dr. Herman Ehlers, CDU/CSU Fraktion, (1950-1954)., Am Rednerpult Wolfgang Thierse, SPD, Bundestagspräsident, Abgeordnete, MdB und die Berliner Cellhamoniker, Regierungsbank, Bundesratsbank, Adler vorne, Totale Ordnungsnummer: 1401083 Ereignis: Gedenkstunde, Fest/Feier Gebaeude: Reichstagsgebäude, Plenarsaal Fotograf: Siegfried Büker Bildnachweis: Deutscher Bundestag/Siegfried Büker Nutzungsbedingungen: http://www.bundestag.de/wissen/archiv/sachgeb/bilda/bildnutz.html Es werden nur einfache Nutzungsrechte eingeräumt, die ein Recht zur Weitergabe der Nutzungsrechte an Dritte ausschließen

Ministri i Jashtëm gjerman, Maas shprehet në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë, por sipas lajmit të DW është Bundestagu gjerman që e kundërshton këtë hapje të negociatave me Shqipërinë, ndërsa është në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Shefi i diplomacisë gjermane e përforcoi edhe njëherë pozitën e ministrisë së jashtme të Gjermanisë pro çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke argumentuar në adresë të skeptikëve dhe frenuesve se duhet mbajtur premtimi i dhënë një vit më parë, pasi të dy këto vende i kanë përmbushur kushtet. “Në se i kthejmë shpinën Ballkanit Perëndimor, këtë vakuum do ta mbushin fuqi të tjera”, tha Maas. Ai pranoi se çelja e negociatave diskutohet në mënyra të ndryshme në vendet e BE-së.

Lobim i përforcuar
Kohët e fundit Shqipëria ka dërguar një sërë ministrash për të bërë lobim në Gjermani për çeljen e negociatave me BE-në. Javën e kaluar ishin ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe kryetari i grupit parlamentar të socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla. Ndërsa të enjten, përveç ministrit Cakaj, në Berlin ndodhej edhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila u takua me homologen e saj, Ursula von der Leyen.

Vendimin për çeljen e negociatave qeveria gjermane duhet ta kalojë nga parlamenti gjerman, Bundestagu. Ky pritet të merret në shtator me këtë çështje, megjithëse këshilli i ministrave më 26 qershor 2018 kishte marrë vendim se do ta shqyrtonte çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin e BE-së, në 18 qershor 2019.

Por deputetët demokristianë, sidomos nënkryetari i grupit parlamentar, Johann David Ëadephul, janë të mendimit, se nuk mjafton afati deri në qershor. Ëadephul ka edhe rezerva të tjera ndaj Shqipërisë për shkak të mosfunksionimit të organeve gjyqësore të larta dhe krizës aktuale në Shqipëri.

Maqedonia e Veriut para Shqipërisë
Për Maqedoninë e Veriut parlamenti gjerman duket se ka tjetër mendim. Edhe deputetët e CDU/CSU-së, sipas qarqeve diplomatike dhe deputetëve në Bundestag, janë të mendimit se sidomos pas zgjidhjes së konflikteve me vendet fqinje, ajo e meriton çeljen e negociatave. Zyrtarisht kancelarja gjermane ende nuk e ka dhënë mendimin e saj. Javën e kaluar ajo raportoi në komisionin e Bashkimit Evropian se vendimi nuk mund të merret në qershor, por në shtator, për shkak të nevojës së harmonizimit të opinoneve brenda partisë së vet.

Një shtyrje, që Maqedonisë së Veriut nuk i pëlqen aspak, pasi nuk dëshiron të bëhet peng e Shqipërisë. Te enjten kancelarja gjermane priti në Berlin homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, dhe ministrin e jashtëm të Maqedonis. Nikola Dimitrov. Biseda ishte konfidenciale, por pas takimit, Zaev ishte shprehur besimplotë se Maqedonia e Veriut do të hapte negociatat deri në fund të vitit.

Zyrtare, qeveria gjermane nuk legjitimon 30 Qershorin, i lë përgjegjësinë e dialogut qeverisë

513548574

Pas Shteteve të Bashkuara edhe Gjermania nuk e legjitimon 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve lokale. Qëndrimi vjen pas deklaratave dhe takimit të ministrit të Jashtëm gjerman, Maas me të deleguarin e Ramës, Cakaj. Gjatë një konference shtypi, Maas ka kërkuar dialog për të zgjidhur krizën politike duke përsëritur edhe qëndrimin për adresim në institucione të kësaj krize, por në asnjë rresht të deklaratës së bërë nga ministri i Jashtëm gjerman nuk flitet për legjitimim të 30 Qershorit.

Maas tha se “është mirë që po vihet re një gatishmëri për dialog tek të dyja palët” dhe shtoi: “Nëse të gjithë aktorët veprojnë me përgjegjësi atëherë demokracia shqiptare ka shansin të dalë më e fortë nga kjo krizë”, tha ai duke pasur parasysh konfliktin e brendshëm aktual në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës. “Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, tha ministri.

Ajo çfarë duhet kuptuar përmes këtyre rreshtave është gjuha e qartë diplomatike e qeverisë gjermane në drejtim të Ramës ku i adreson atij dhe qeverisë direkt përgjegjësinë për dialogun politik, “Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, tha ministri duke folur për dialogun me opozitën.

“Konfliktet duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve demokratike”, tha ministri Maas në adresë të opozitës. “Bojkoti sipas mendimit tonë, është rrugë e gabuar”, ka vijuar ministri i Jashtëm gjerman, i cituar nga Dojçe Welle.

Cakaj ka deklaruar se qeveria nuk do të pranojë shtyrejn e datës se zgjedhjeve, por kjo deklaratë e Cakajt nuk ka miratim publik nga ministri Maas në konferencën e shtypit.

Rama dërgon në Gjermani për lobim 4 ministra dhe Taulant Pallën

Kohët e fundit Shqipëria ka dërguar një sërë ministrash për të bërë lobim në Gjermani për çeljen e negociatave me BE-në. Javën e kaluar ishin ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe kryetari i grupit parlamentar të socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla. Ndërsa të enjten, përveç ministrit Cakaj, në Berlin ndodhej edhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila u takua me homologen e saj, Ursula von der Leyen.

Vendimin për çeljen e negociatave qeveria gjermane duhet ta kalojë nga parlamenti gjerman, Bundestagu. Ky pritet të merret në shtator me këtë çështje, megjithëse këshilli i ministrave më 26 qershor 2018 kishte marrë vendim se do ta shqyrtonte çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin e BE-së, në 18 qershor 2019.

Por deputetët demokristianë, sidomos nënkryetari i grupit parlamentar, Johann David Ëadephul, janë të mendimit, se nuk mjafton afati deri në qershor. Ëadephul ka edhe rezerva të tjera ndaj Shqipërisë për shkak të mosfunksionimit të organeve gjyqësore të larta dhe krizës aktuale në Shqipëri.

Ish-deputeti paralajmëron Ramën: Guxo të shkelësh sërish në Dibër…

Situata politike duket se ka marrë përmasa jo të qeta. Pas vendimit të Presidentit Meta për të mos u zhvilluar zgjedhjet në 30 qershor dhe këmbënguljes së kryerministrit për të bërë zgjedhjet me ose pa dëshirën e palës tjetër, reagimet kanë qenë të shpeshta.

Një nga këto reagime nga ardhur edhe nga ish deputeti i djathtë  i qarkut Dibër, Xhemal Gjunkshi u shpreh se me 30 qershor nuk do të lejohet asnjë kuti votimi për t’u zhvilluar procesi zgjedhor në qarkun e Dibrës.

“Jemi në një situatë të një demokracie të rënë dhe në një situatë të një grushti shteti, ku kryeministri Edi Rama po kërkon një përplasje të qytetarëve jo vetëm në qarkun e Dibrës po në të gjithë vendin. Jemi në kushtet kur presidenti i Republikës me dekret ka ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, i cili me këtë akt po mbron vendin nga lufta civile. PD e Dibrës dhe mbështetësit e saj janë kundër këtij veprimi te çmenduar të kryeministrit Rama. Ai ishte të dielën e 9 qershorit në Dibër, por le të guxojë të shkelë edhe njëherë në Dibër e të provojë se çfarë e gjen”, u shpreh Gjunkshi.