12.6 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Kryetari i KQZ reagon pas deklaratës kërcënuese të 4 mercenarëve të Ramës: Zbatoj dekretin e Presidentit!

Kryetari i KQZ, Klement Zguri ka reaguar pas deklaratës kërcënuese që lëshoi pak më herët zëdhënësja e këtij institucioni në emër të katër anëtarëve të mazhorancës.

Sipas Zgurit, ky nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit dhe se ai e ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me dekretin e presidentit Ilir Meta.

“Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta”, shprehet kryetari i KQZ, Klement Zguri.

Në deklaratën e pak minutave më parë, 4 anëtarët e Ramës në KQZ kërcënojnë kryetarët e bashkive Mat, Kamëz, Kavajë, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Delvinë, Shkodër, Tropojë, Peqin, Rrogozhinë dhe Prrenjas të cilët kanë kërkuar shkresërisht lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur selitë e KZAZ-ve dhe Vendet e Numërimit të Votave, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve ose heqjen tyre nga ambjentet e shkollave që janë në administrim të bashkive pas hyrjes në fuqi të dekretit të presidentit të Republikës që zhbën 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Deklarata e 4 anëtarëve të Ramës në KQZ 

Sot, kryetaret e bashkive Mat, Kamëz, Kavajë, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Delvinë, Shkodër, Tropojë, kanë kërkuar shkresërisht lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur selitë e KZAZ-ve dhe Vendet e Numërimit të Votave, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve ose heqjen tyre nga ambjentet e shkollave që janë në administrim të bashkive.

Gjithashtu, edhe kryetarët e bashkive Peqin dhe Përrenjas, kanë ndërmarrë veprime përmes të cilave nuk po lejojnë KZAZ-të të ushtrojnë detyrat e tyre në ambjentet e selive të KZAZ-ve apo VNV-ve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor, parimeve të përgjithshme të tij, dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë përmes Rezolutës “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më datë 14 qershor:  ka kërkuar që KQZ të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019, në zbatim të dekretit të Presidentit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”;-  ka bërë thirrje për të gjithë organet publike, që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore- të datës 30 qershor 2019, të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Sa më sipër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sjell në vëmendje të kryetarëve të bashkive të sipërcituara se:

KZAZ-të, në respektim të përcaktimeve të nenit 33 të Kodit Zgjedhor, janë përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor në Bashkitë përkatëse sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ;

KZAZ-të në zbatim të detyrimit të përcaktuar në nenin 56, pika 3, të Kodit Zgjedhor kanë detyrimin për të afishuar listat e zgjedhësve pranë qendrave të votimit përkatëse.

KQZ me vendime, ka caktuar vendodhjen e VNV-vë në ambientet për të cilat kërkohet lirimi i menjëhershëm në një kohë kur ligji zgjedhor i detyron të gjithë strukturat e pushtetit vendor që ti vënë këto ambjente në dispozicion të KZAZ-ve dhe të krijojnë kushte për mbarëvajtjen e punës për përgatitjen e procesit.

Duke ndarë me opinionin publik shqetësimin për situatën e krijuar në këto bashki, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cënuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Në rast të mosreflektimit pas këtij komunikimi, vijimit të qëndrimeve apo veprimeve në cënim të punës për administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019,

KQZ në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi, për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cënojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Biba dhe tre mercenarët e tjerë të Ramës në KQZ kërcënojnë kryebashkiakët e opozitës!

Denar Biba dhe tre anëtarët e tjerë të Ramës në KQZ, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri kanë publikuar sot një deklaratë për mediat ku kërcënojnë kryebashkiakët të cilër.kanë kërkuar lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ-të.

Në një deklaratë të katër anëtarëve të PS-së në KQZ, thuhet se kryebashkiakët do të përballen me ligjin nëse bllokojnë procesin zgjedhor.

Kryebashkiakët që sot kanë kërkuar lirimin e ambienteve thjeshtë kanë zbatuar dekretin e presidentit për anulimin e 30 qershorit, por anëtarët-ushtarë të Ramës në KQZ nuk e njohin këtë dekret.

Më poshtë deklarata e 4 anëtarëve të KQZ-së:

Sot, kryetaret e bashkive Mat, Kamëz, Kavajë, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Delvinë, Shkodër, Tropojë, kanë kërkuar shkresërisht lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur selitë e KZAZ-ve dhe Vendet e Numërimit të Votave, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve ose heqjen tyre nga ambjentet e shkollave që janë në administrim të bashkive.

Gjithashtu, edhe kryetarët e bashkive Peqin dhe Përrenjas, kanë ndërmarrë veprime përmes të cilave nuk po lejojnë KZAZ-të të ushtrojnë detyrat e tyre në ambjentet e selive të KZAZ-ve apo VNV-ve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor, parimeve të përgjithshme të tij, dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë përmes Rezolutës “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më datë 14 qershor:  ka kërkuar që KQZ të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019, në zbatim të dekretit të Presidentit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”;-  ka bërë thirrje për të gjithë organet publike, që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore- të datës 30 qershor 2019, të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Sa më sipër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sjell në vëmendje të kryetarëve të bashkive të sipërcituara se:

  1. KZAZ-të, në respektim të përcaktimeve të nenit 33 të Kodit Zgjedhor, janë përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor në Bashkitë përkatëse sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ;
  2. KZAZ-të në zbatim të detyrimit të përcaktuar në nenin 56, pika 3, të Kodit Zgjedhor kanë detyrimin për të afishuar listat e zgjedhësve pranë qendrave të votimit përkatëse.
  3. KQZ me vendime, ka caktuar vendodhjen e VNV-vë në ambientet për të cilat kërkohet lirimi i menjëhershëm në një kohë kur ligji zgjedhor i detyron të gjithë strukturat e pushtetit vendor që ti vënë këto ambjente në dispozicion të KZAZ-ve dhe të krijojnë kushte për mbarëvajtjen e punës për përgatitjen e procesit.

Duke ndarë me opinionin publik shqetësimin për situatën e krijuar në këto bashki, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cënuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Në rast të mosreflektimit pas këtij komunikimi, vijimit të qëndrimeve apo veprimeve në cënim të punës për administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019,

KQZ në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi, për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cënojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Mallakastra në shesh kundër Ramës, ndërhyn policia për ta marrë në mbrojtje (Foto)

Mijëra banorë të Mallakastrës janë ngritur në protestë ndaj Ramës duke hedhur parrulla kundër tij. Është dashur ndërhyrja e policisë që Rama t’i shpëtonte revoltës popullore. Edhe Në Ballsh Rama e ka zhvilluar takimin e planifikuar irrethuar nga forcat e policisë dhe forcat speciale.

Qyteti i Ballshit i uroi në mënyrën e duhur mirëseardhjen sot pasdite kryeministrit Rama, i cili kishte marrë me vete edhe autobusë me militantë.

Mijëra banorë të Mallakastrës janë ngritur në protestë ndaj Ramës, sa kanë sfiduar edhe numrin e pjesëmarrësve jabanxhinj që Rama kishte marrë me vete.

Rama sin ë çdo qytet ku shkon, edhe në Mallakastër kishte marrë me vete disa autobusë të mbushur me miltinatë të PS dhe punonjës bashkish për të mbushur sheshin ku zhvillon taklimet e tij farsë. Edhe në Mallakastër karriget ishin bosh.

Berisha publikon Videon: Kryengritësit e pamposhtur në Roskovec i bllokojnë rrugën mostrës së pluralizmit

Pas protestës së qytetarëve në Roskovec kundër kryeministrit Edi Rama në këtë qytet dhe pas përdorimit të gazit nga ana e policisë, vjen edhe reagimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan ndër të tjera se, kryengritësit e pamposhtur i bllokojnë rrugën mostrës së pluralizmit.

“Ne Roskovec qindra kryengrites te pamposhtur i bllokojne rrugen monstres se pluralizmit!

Narko bandat me uniforme hedhin gaz lotsjelles! Nderim kryengritesve heronj te Roskovecit! Rama ik! Fitore!”, shkruan ish-Kryeministri Berisha në reagimin e tij.

Ne Roskovec qindra kryengrites te pamposhtur i bllokojne rrugen monstres se pluralizmit!Narko bandat me uniforme hedhin gaz lotsjelles! Nderim kryengritesve heronj te Roskovecit! Rama ik! Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 14. Juni 2019

Rama i rrethuar nga revolta popullore në Rroskovec, fshihet pas forcave speciale… (Foto)

Mijëra banorë të Roskovecit i bllokon rrugën kryeministrit Edi Rama. Qytetarët e revoltuar i kanë bllokuar rrugën duke e bërë thuajse të pamundur kalimin e shefit të qeverisë.

Ndërkohë raportohet se, shefi i policisë Pal Marku ka sulmuar protestuesit duke hedhur edhe gaz lotsjellës.

Edhe më herët, si në Patos ashtu edhe në Mallakastër, Rama u prit me protesta. Ndërsa për të shmangur përplasjen ndërroi sërish rrugë.

Në momentin kur kalon eskorta e kryeministrit qytetarët kanë shpërthyer me thirrjet: Rama ik!

Ashtu si një ditë më parë në Librazhd edhe sot në Roskovec, Rama e ka patur shumë të vështirë të kalojë rrugën.

Ndërkohë që ashtu siç bën tashmë në çdo qytet që viziton, edhe në Roskovec Rama, ka marrë mercenarë me vete për të mbushur karriget, që tashmë injorohen nga qytetarët.

Kryeministri Rama do të prezantojë para banorëve të Roskovecit kandidaten e Rilindjes, Majlinda Bufi, ndërkohë që ajo është dhe kandidatja më e akuzuar për vjedhje dhe shkelje të ligjit.

 

Basha: Rama rrezik kombëtar! Reagim me çdo mjet për të mbrojtur qytetarët dhe Kushtetutën

Edi Rama po bën grusht shteti dhe është rrezik kombëtar. Deklarata është bërë nga kreu I opozitës, Lulzim Basha në mbledhjen e zgjeruar të strukturave drejtuese të PD-së, ku është përcaktuar 21 qershori si data kur do të mbahet protesta e rradhës e opozitës.

Basha duke iu drejtuar të pranishmëve tha se, Edi Rama u ka shpallur luftë shqiptarëve, opozitës dhe popullit opozitar, ndaj duhet bërë çdo gjë për të mbrojtur Kushtetutën.

“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet.

Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit. Jemi në punë të panderprerë.

Ndaj, takimet me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bënë grusht shteti duhet të jenë intensive.

Edi Rama është rrezik kombëtar dhe duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve politike”, ka thënë Basha.

Më 21 Qershor protesta më e madhe që ka njohur vendi, vendimi i opozitës

Protesta e radhës e opozitës do të jetë në 21 qershor në orën 20:00. Kjo është protesta e nënte e madhe e opozitës dhe parashikohet të jetë protesta më e amdhe në vend. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e kryesisë së PD dhe ish-grupit parlamentar.

Kreu i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e kryesisë ka deklaruar se, kryeministri Edi Rama dhe bandat në pushtet ju kanë shpallur luftë shqiptarëve, prandaj duhet një tjetër reagim i fortë popullor.

Bashkitë e opozitës-Ramës: Të gatshëm…

Reagim për Edi Ramën nga kryetarët e bashkive që po zbatojnë dekretin e Presidentit për anullmin e datës 30 qershor

Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri!

Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!

Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!

Bashkia e Kamzës: Lironi menjëherë ambjentet, s’ka zgjedhje me 30 Qershor

Një tjetër urdhër i prerë ka ardhur për KQZ nga Bashkia e Kamzës ku i kërkon KQZ që të lirojë menjëherë ambjentet e zëna. Bashkia e Kamzës shprehet se do të zbatojë dekretin e Presidentit dhe se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qerhsor.

Njoftimi i Bashkisë Kamëz
Pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, Bashkia Kamëz nis punën për zbatimin e dekretit të Presidentit.

Përmes një shkrese zyrtare me Nr.3271 prot. Datë 13.6.2019, drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.27, Shkolla “Ibrahim Rugova, Kamëz dhe KZAZ nr.28, Shkolla “Isa Buletini”, Njësia Administrative Paskuqan, Bashkia Kamëz. Gjithashtu në shkresë kryebashkiaku i Kamzës kërkon nga KQZ, heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), nën administrimin e Bashkisë Kamëz,si dhe në objektet e subjekteve private (nëse janë afishuar).

Vlen për t’u theksuar se PD fitoi bashkinë e Kamzës në zgjedhjet e fundit vendore të 2015, me të besuarin e saj, Z.Xhelal Mziu, për drejtimin e Bashkisë Kamëz.

Përgjimet në Tiranë, këshilltari i Ramës, spiun i Moskës, takimet e interceptuara nga shërbimet

Një skandal i madh për çështjet e sigurisë zhvillohet prej kohësh në zyrën e Edi Ramës.
Këshilltari për Sigurinë i Ramës, Gjeneral Maksim Malaj, nga burime shumë të sigurta pranë shërbimeve inteligjente shqiptare SHISH, të informuara dhe nga shërbimet partnere, rezulton se ka mbajtur lidhje si bashkëpunëtor me shërbimet ruse duke shkëmbyer informacione në lidhje me objektin e punës së QOND, përfshirë edhe lëvizjen e anijeve të NATO-s.

Maksim Malaj ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, më vonë i emëruar Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), më pas Prefekt i Qarkut Elbasan dhe aktualisht mban pozicionin si Këshilltar i Kryeministrit, Edi Rama për Sigurinë Kombëtare.

Takimet e interceptuara nga shërbimet partnere dhe ato vendase, mësohet se janë zhvilluar kryesisht tek restorant ‘Dreri’ në kryeqytet, tek Liqeni Artificial.

Në shkëmbim të kësaj detyre, raportojnë shërbimet inteligjente, Malaj është shpërblyer me dhurata dhe të holla. Në dijeni të kësaj veprimtarie spiunazhi të tij është edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Por lind pyetja?
A e di Edi Rama që për këshilltarin e tij të Sigurisë ka raporte negative nga shërbimet partnere dhe a e ka informuar kryeministrin, ish-ministrja e Mbrojtjes?