21.3 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Takimi aleatëve me Bashën: Rama ka sjellë vetëm rrënim, ja pse duhet të ikë!

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka takuar për 1 orë krerët e partive aleate.

Duke folur për mediat, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu pasi ka qenë i pranishëm në takimin e aleatëve opozitarë me Bashën, tha se Edi Rama ka sjellë vetëm rrënim.

Mediu u shpreh se Rama kur ka ardhur në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO dhe me liberalizim vizash, kurse sot vendi ka degraduar në një situatë të tmerrshme.

‘Nëse Edi Rama kur erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO, ai ka sjell vetëm rrënim, e prandaj duhet të ikë që mos pengojë integrimin e vendit.

Ne kemi thënë që  duhet të ikë Rama, duhet qeveri tranzitore’, deklaroi Mediu.

Ish-Kryeministri Meksi: Të zbatohet dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve

Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi, ka dalë në krah të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

Për më tepër ai nuk pajtohet me institucionet që nuk e zbatojnë dekretin.

“Një vendim që botohet në fletoren zyrtare duhet të zbatohet detyrimisht. Politikanët duhet të bëjnë politikë dhe të zgjidhin krizën”, tha Meksi për “Ora News”.

Sipas tij, nëse ka vullnet mund të zgjidhet kriza.

Edhe Presidenti Meta duke ju referuar KQZ, paralajmëroi se çdo institucion që refuzon zbatimin e dekretit të Presidentit do të përballet me pasoja ligjore.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor.

Stresi lirohet nga burgu!

Arkimed Lushaj i njohur me emrin Stresi është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës. Mësohet se ai është liruar me kusht.

Prej disa muajsh ai ishte në qeli pasi policia e arrestoi për armëmbajtje pa leje.

Stresi, reperi i njohur u arrestua nga policia në Tetorin e vitit 2018 me prova të montuara. Arrestimi i tij u bë për armbajtje pa leje, porn ë fakt ai nuk kishte armë në momentine  e arrestimit, por i vendosi policia një armë.

Biznesmeni shqiptaro-amerikan: Presidenti Meta bëri zgjedhjen e duhur për të shmangur konfliktet

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, nga SHBA, ka vlerësuar qendrimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore në kushtet e një krize politike. “Me shtyrjen e zgjedhjeve, – nënvizon Bajraktari në Fb, –  Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta largon problemet konfliktuoze që 30 qershori do të mund t’i sjellte Shqipërisë.”

“Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, vëren veprimtari i njohur, –  këto ditë ndërmori një vendim të rëndësishëm, që është kompetencë e tij, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, që ato të mos mbahen më 30 të këtij muaj derisa të gjendet një rrugë e volitshme e mbajtjes së tyre. Me këtë vendim presidenti Ilir Meta largon problemet konfliktuoze që 30 qershori do të mund t’i sjellte Shqipërisë.

Partitë politike, pozitë dhe opozitë, duhet ta gjejnë rrugën e një marrëveshje për caktimin e një data tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve lokale kur ato konsiderohen se mund të jenë të suksesshme, të lira dhe të demokratike.”

Senatori italian reagon për situatën në Shqipëri: Standartet nuk garantohen pa zgjedhje demokratike!

Senatori italian, Manuel Vescovi, pjesë e partisë së zëvendëskryeministrit Mateo Salvini, ka reaguar për situatën politike në Shqipëri.

Në një deklaratë, senatori Vescovi shprehet se kriza politike duhet të zgjidhet me dialog. Senatori i Lega Manuel Vescovi, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian, duke ndjekur përkeqësimin e situatës politike në Shqipëri shpreh shqetësimin e madh për tensionet e fundit politike, te ndodhura sidomos ditet e fundit. Ai fton partitë politike të vendosin dialogun si zgjidhjen e vetme politike paqësore dhe demokratike për vendin. Çdo zgjidhje tjetër do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet”.

Në apelin e tij, sipas “360gradë”, Vescovi shprehet se, Shqipëria duhet të ruajë standardet demokratike, të cilat janë të pamundura pa zgjedhje plotësisht demokratike. Një deklaratë e tillë nënkupton zgjedhje me opozitën.

“Presim qe Shqipëria te sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual. Italia beson që vendi i Shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmëri fenomenet e për keqësuara të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standardet demokratike te cilat do te ishin te pamundura te garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike”, tha senatori italian.

Kur trimërohet Sandër mafishja (kimiku)…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka reaguar pas incidenteve gjatë protestës të një dite më parë në Librazhd, ndaj prnasië së kryeministrit Edi Rama, i cili po merrte pjesë në një takim me sipmatiznatë të partisë së tij

Lleshaj shkruan në rrjetet sociale se, pengimi i subjekteve zgjedhore është vepër penale dhe se, kryetari i PD, Basha është përgjegjës për çdo individ që shkon në rrugën e paligjshmërisë, sipas tij.

Llesh kimiku është trimëruar dhe ka kërcënuar kreun e opozitës pa i bërë llogaritë. Është e drejtë e cilitdo që të ngrihet në protestë dhe aq më shumë ndaj shefit të tij që e ka çuar vendin në greminë. Nuk ka forcë që e ndal revoltën popullore ndaj Ramë dhe Lleshëve të tij…

Postimi i Lleshit në Twitter

Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!

Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!

Mbi 1.5 milionë shqiptarë e shohin Edi Ramën si armikun e tyre!

Nga Erl KODRA

Për hajr na qoftë!

Mbi 1,5 milion shqiptarë e shohin Edi Ramën si armikun e tyre. Fëmijet e qindra mijëra familjeve shqiptare sonte po flenë pa darkë. Me dhjetra mijëra qytetar shqiptarë të tjerë shohin tek Edi Rama armikun e tyre personal, dhe fajtorin që u ka shkatërruar ekonominë familjare, biznesin, shtëpitë. Mbi 400.000 shqiptar të tjerë kanë braktisur vendin.

Skandalet kriminale të Edi Ramës përgjatë këtyre 6 viteve kanë patur intensitet tejet të lartë, mesatarisht një skandal në tre ditë, çdonjëri prej tyre i mjaftueshëm për ta mbyllur përjetësisht në Alkatraz.

Së fundi, të paktën 20.000 shqiptarë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të mbrojtur pluralizmin, lirinë dhe demokracinë e fituar në Dhjetor 1990. Më besoni, janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën. Unë i pari. Si unë janë me mijëra.

Edi Rama, bashkë me mushkat, pelat, hienat, zagarët, këlyshët e kurvave, çakallat dhe gollomeshat që i ka nën hyqym thotë do të bëj votime me 30 Qershor.

Për hajr na qoftë!

A nuk sillej edhe Enver Hoxha njëlloj?

Bardh SPAHIA

Po vodhe në emër të këtij kryeministri, asgjë s’të gjen, edhe pse përgjime zyrtare mund të dalin në media të huaja me tirazh e ndikim të jashtëzakonshëm! Po u ngrite të protestosh kundër tij, tund prangat e prokuroria është aty, për të arrestuar këdo që i prish qetësinë kryeministrit ilegjitim!

E bëri edhe me qytetarët që protestuan dje në Librazhd në rrugën ku kryeministri kaloi. Çfarë kishte më shumë Enver Hoxha? A nuk burgoste e internonte këdo që guxonte të vepronte a fliste kundër tij një fjalë ndaj tij?

A nuk i kishte njëlloj në shërbim prokurori e gjykata për të mbjellur frikë, që të sundonte i patrazuar? A nuk janë paralizuar prej 6 vitesh të njëjtat institucione, pavarësisht skandaleve që dalin përherë e më flagrante?

Normal që BE nuk e qas një kryeministër të tillë (nuk mbahet mend takimi i fundit me ndonjë homolog të tij), që po rikthen Shqipërinë që e gjeti anëtare të NATO-s e që lëviz pa viza, në një regjim kriminal e diktatorial, ku taksat e pasuritë e vendit vidhen, qytetarët varfërohen e burgosen nëse kundërshtojnë, intelektualët largohen e BE nuk të vendos as në axhendë! Largimi i këtij kryeministri është tashmë emergjencë kombëtare!

#AsnjëHapPas#RamaIk#MisionKombëtar

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Fundi i Ramës i shpejtë, betejë deri në fitore!

Kryetari i PD, Basha deklaroi sot në një dalje për mediat se, nuk do të ketë asnjë hap pas në betejën ndaj regjimit deri në triufin e vlerave të demokracisë. Basha i bëri apel policisë te mos i binden urdhërave të paligjshem të Lleshajt. “Marku dhe Lleshaj janë dy instrumenta për ushtrimin e raprezaljes nga Rama”, tha Basha.

Basha dha një deklaratë për shtyp lidhur me arrestimet e fundit të protetsuesve në Librazhd. Basha tha ndër të tjera: “U bëj thirrje oficerëve dhe prokurorëve të mos i binden urdhrave të paligjshëm. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël, këto akte represive po thellojnë gropën ku ka rënë Edi Rama”.

“Mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të PD po mbahen paligjshmërisht në arrest, vërejti kreu i opozitës. Qindra qytetarë të tjerë që kanë protetsuar kundër qeverisë ndaj aferave të tmerrshme nëpër Shqipëri janë rrahur dhe dhunuar. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo vendi demokratik.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Edi Rama ka vendosur në vend një sistem autokratik jashtë Kushtetutës. Pasi vuri nën kontroll të gjithë pushtetet ai po i përdor kundër çdo kundërshtatri të tij. raprezaljet kanë qëllim të vetëm të intimidojnë qytetarët për t’u tërhqur nga beteja. Është plani diabolik, është rrugë pa krye që po e çon ramën drejt greminës ku do të tërheqë Shqipërinë. Ai po ndihmohet nga vegla të paskrupullta: Sandër lleshi dhe Arta Marku.

U bëj thirrje oficerëve dhe prokurorëve të mos i binden urdhrave të paligjshëm. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël, këto akte represive po thellojnë gropën ku ka rënë Edi Rama”, u shpreh Basha.

Policia ka vënë në pranga pasditen e djeshme kryetarin e PD në Librazhd, Bujar Vreto, ish-deputetin e Qarkut të Elbasanit, Aurel Bylykbashi, Kryetarin e PD, Librazhd, Bujar Vreto, sekretarin, kryetarin dhe sekretarin e PD Prrenjas si dhe drejtues të tjerë të degëve lokale, pas protestës kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prrenjas dhe Librazhd.

Deklarata e plotë e Kryetarit Basha

Të nderuar bashkëqytetarë!

Dje gjatë mbrëmjes dhe vonë gjatë natës policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë dhe mbështetës së Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd dhe ka arrestuar:

− dy drejtuesit e Partisë Demokratike të Librazhdit, Kryetarin, zotin Bujar Vreto dhe Sekretarin zotin Erlind Gurra;

− dy drejtuesit e PD-së Prrenjas, Kryetarin zotin Arjan Karriqi dhe Sekretarin zotin

Leonard Ozuni;

− ish-deputetin dhe ish-kryetarin e PD-së Elbasan, zotin Aurel Bylykbashi;

− si dhe dy mbështetës së Partisë Demokratike Dashamir Boja nga Gostima dhe Bujar Kllojku nga Librazhdi.

Këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës.

Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje.

 

Qindra qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë nga Kukësi në Shkozë, tek Unaza e Re dhe kudo në Shqipëri janë ndaluar, keqtrajtuar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.

Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo i një vendi demokratik europian.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Parlamenti është shpartalluar. Administrata publike është militantizuar në ekstrem.

Tashmë nuk ka më asnjë iluzion. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundraligjshëm.

Pasi vuri nën kontroll të gjitha pushtetet, tani ai po I përdor ato si vegla për të ushtruar dhunë, përndjekur dhe kërcënuar çdo kundërshtar dhe kritik të regjimit të tij.

Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik:

Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal.

Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë.

Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

U bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të autokratit të korruptuar dhe të inkriminuar Edi Rama dhe të veglave të tij.

Askush të mos ketë dyshimin më të vogël:

Këto akte represive për t’u mbyllur gojën dhe goditur kundërshtarët politikë thjesht po thellojnë me shpejtësi gropën, ku ka rënë Edi Rama.

Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.

Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin.

Reagimi i fortë i Presidentit: Të izolojmë të Çmendurin, vetëm zgjedhje të lira!

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një tjetër deklaratë të fortë, kur tha se parlamenti i sotëm është jo legjitim.

-A e lexuar rezolutën e shumicës?

Meta: Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.

-A do të ulni në tryezë zotin Rama dhe zotin Basha?

Meta: Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me të gjithë, po mbahen shënim me shumë kujdes e të gjithë institucioneve që po shkelin ligjin.

-Po nëse kolegji vendos për rrëzimin e dekretit tuaj, do ta pranonit këtë vendim?

Meta: Presidenti kërkon që të izolohet çdo i çmendur që shkel ligjin. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë, ne na lind e drejta që t’i ftojmë të kthehen në rrugën e ligjshmërisë. Mund ta çoni dhe në gjykatën e Skraparit po të doni, po vendimin për dekretin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese.