19.3 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Berisha publikon Videon: Kryengritësit e pamposhtur në Roskovec i bllokojnë rrugën mostrës së pluralizmit

Pas protestës së qytetarëve në Roskovec kundër kryeministrit Edi Rama në këtë qytet dhe pas përdorimit të gazit nga ana e policisë, vjen edhe reagimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan ndër të tjera se, kryengritësit e pamposhtur i bllokojnë rrugën mostrës së pluralizmit.

“Ne Roskovec qindra kryengrites te pamposhtur i bllokojne rrugen monstres se pluralizmit!

Narko bandat me uniforme hedhin gaz lotsjelles! Nderim kryengritesve heronj te Roskovecit! Rama ik! Fitore!”, shkruan ish-Kryeministri Berisha në reagimin e tij.

Ne Roskovec qindra kryengrites te pamposhtur i bllokojne rrugen monstres se pluralizmit!Narko bandat me uniforme hedhin gaz lotsjelles! Nderim kryengritesve heronj te Roskovecit! Rama ik! Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 14. Juni 2019

Rama i rrethuar nga revolta popullore në Rroskovec, fshihet pas forcave speciale… (Foto)

Mijëra banorë të Roskovecit i bllokon rrugën kryeministrit Edi Rama. Qytetarët e revoltuar i kanë bllokuar rrugën duke e bërë thuajse të pamundur kalimin e shefit të qeverisë.

Ndërkohë raportohet se, shefi i policisë Pal Marku ka sulmuar protestuesit duke hedhur edhe gaz lotsjellës.

Edhe më herët, si në Patos ashtu edhe në Mallakastër, Rama u prit me protesta. Ndërsa për të shmangur përplasjen ndërroi sërish rrugë.

Në momentin kur kalon eskorta e kryeministrit qytetarët kanë shpërthyer me thirrjet: Rama ik!

Ashtu si një ditë më parë në Librazhd edhe sot në Roskovec, Rama e ka patur shumë të vështirë të kalojë rrugën.

Ndërkohë që ashtu siç bën tashmë në çdo qytet që viziton, edhe në Roskovec Rama, ka marrë mercenarë me vete për të mbushur karriget, që tashmë injorohen nga qytetarët.

Kryeministri Rama do të prezantojë para banorëve të Roskovecit kandidaten e Rilindjes, Majlinda Bufi, ndërkohë që ajo është dhe kandidatja më e akuzuar për vjedhje dhe shkelje të ligjit.

 

Basha: Rama rrezik kombëtar! Reagim me çdo mjet për të mbrojtur qytetarët dhe Kushtetutën

Edi Rama po bën grusht shteti dhe është rrezik kombëtar. Deklarata është bërë nga kreu I opozitës, Lulzim Basha në mbledhjen e zgjeruar të strukturave drejtuese të PD-së, ku është përcaktuar 21 qershori si data kur do të mbahet protesta e rradhës e opozitës.

Basha duke iu drejtuar të pranishmëve tha se, Edi Rama u ka shpallur luftë shqiptarëve, opozitës dhe popullit opozitar, ndaj duhet bërë çdo gjë për të mbrojtur Kushtetutën.

“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet.

Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit. Jemi në punë të panderprerë.

Ndaj, takimet me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bënë grusht shteti duhet të jenë intensive.

Edi Rama është rrezik kombëtar dhe duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve politike”, ka thënë Basha.

Më 21 Qershor protesta më e madhe që ka njohur vendi, vendimi i opozitës

Protesta e radhës e opozitës do të jetë në 21 qershor në orën 20:00. Kjo është protesta e nënte e madhe e opozitës dhe parashikohet të jetë protesta më e amdhe në vend. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e kryesisë së PD dhe ish-grupit parlamentar.

Kreu i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e kryesisë ka deklaruar se, kryeministri Edi Rama dhe bandat në pushtet ju kanë shpallur luftë shqiptarëve, prandaj duhet një tjetër reagim i fortë popullor.

Bashkitë e opozitës-Ramës: Të gatshëm…

Reagim për Edi Ramën nga kryetarët e bashkive që po zbatojnë dekretin e Presidentit për anullmin e datës 30 qershor

Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri!

Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!

Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!

Bashkia e Kamzës: Lironi menjëherë ambjentet, s’ka zgjedhje me 30 Qershor

Një tjetër urdhër i prerë ka ardhur për KQZ nga Bashkia e Kamzës ku i kërkon KQZ që të lirojë menjëherë ambjentet e zëna. Bashkia e Kamzës shprehet se do të zbatojë dekretin e Presidentit dhe se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qerhsor.

Njoftimi i Bashkisë Kamëz
Pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, Bashkia Kamëz nis punën për zbatimin e dekretit të Presidentit.

Përmes një shkrese zyrtare me Nr.3271 prot. Datë 13.6.2019, drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.27, Shkolla “Ibrahim Rugova, Kamëz dhe KZAZ nr.28, Shkolla “Isa Buletini”, Njësia Administrative Paskuqan, Bashkia Kamëz. Gjithashtu në shkresë kryebashkiaku i Kamzës kërkon nga KQZ, heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), nën administrimin e Bashkisë Kamëz,si dhe në objektet e subjekteve private (nëse janë afishuar).

Vlen për t’u theksuar se PD fitoi bashkinë e Kamzës në zgjedhjet e fundit vendore të 2015, me të besuarin e saj, Z.Xhelal Mziu, për drejtimin e Bashkisë Kamëz.

Përgjimet në Tiranë, këshilltari i Ramës, spiun i Moskës, takimet e interceptuara nga shërbimet

Një skandal i madh për çështjet e sigurisë zhvillohet prej kohësh në zyrën e Edi Ramës.
Këshilltari për Sigurinë i Ramës, Gjeneral Maksim Malaj, nga burime shumë të sigurta pranë shërbimeve inteligjente shqiptare SHISH, të informuara dhe nga shërbimet partnere, rezulton se ka mbajtur lidhje si bashkëpunëtor me shërbimet ruse duke shkëmbyer informacione në lidhje me objektin e punës së QOND, përfshirë edhe lëvizjen e anijeve të NATO-s.

Maksim Malaj ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, më vonë i emëruar Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), më pas Prefekt i Qarkut Elbasan dhe aktualisht mban pozicionin si Këshilltar i Kryeministrit, Edi Rama për Sigurinë Kombëtare.

Takimet e interceptuara nga shërbimet partnere dhe ato vendase, mësohet se janë zhvilluar kryesisht tek restorant ‘Dreri’ në kryeqytet, tek Liqeni Artificial.

Në shkëmbim të kësaj detyre, raportojnë shërbimet inteligjente, Malaj është shpërblyer me dhurata dhe të holla. Në dijeni të kësaj veprimtarie spiunazhi të tij është edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Por lind pyetja?
A e di Edi Rama që për këshilltarin e tij të Sigurisë ka raporte negative nga shërbimet partnere dhe a e ka informuar kryeministrin, ish-ministrja e Mbrojtjes?

Ultimatum edhe nga Lezha: S’ka zgjedhje me 30 Qershor, lironi ambjentet, zbatojmë dekretin

Bashkia e Lezhës ashtu si nshumë bashki të tjera në vend kanë nisur zbatimin e vendimit të Presidentit Meta për të mos zhvilluar zgjedhje lokale me 30 Qershor. Bashkia e Lezhës I ka kërkuar KQZ të heqë menjëherë bazën material pasi nuk ka zgjedhje me 30 Qershor.

Bashkia e Kukësit dhe bashkia e Skraparit, e Shkodrës dhe e Gjirokastrës nisin zbatimin e dekretit të Presidentit Meta i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

Kërkesa mban datën 14 qershor 2019 dhe i drejtohet Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor përkatëse.
Në kërkesë kërkohet heqja e listave të zgjedhësve të afishuara në institucionet arsimore si dhe lirimin e ambienteve nga KZAZ.

Bashkia e Dropullit kerkese KZAZ 80
Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se Nr, 80 ne vatren e kultures ne fshatin Grapsh
Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Dropull

Bashkia Shkoder kerkese per KZAZ 5
“Ne zbatim te Dekretit te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Nr. 11199, date 10.06.2016 “Per shfuqizirnin e Dekretit nr. I 0298, date 05. I 1.2018 te Presidentit te Republikes “Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore?”, perrnes te te cilit eshte anuluar zhvillimi i zgjedhje me 30 qershor 2019 per organet e qeverisjes vend ore, kerkoj me nga ana juaj:

1. Lirimin e menjehershern te ambjenteve te KZAZ-se Nr, 4 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Azem, Hajdari”, Shkoder
2. Heqjen e listave perfundimtare te zgjedhesve te publikuara dhe te afishuara ne qendrat e e votirnit (QV) ne administrim te kesaj KZAZ-je.

Lirimin e menjehershem te arnbjenteve te KZAZ-se Nr. 5 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Xheladin Fishta”, Shkoder.
Heqjen e listave perfundimtare te zgjedhesve te publikuara dhe te afishuara ne qendrat e e votimit (QY) ne administrim te kesaj KZAZ-je
Lirimin e menjehershern te arnbjenteve te KZAZ-se Nr. 2 me adrese: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkoder.

Bashkia e Shkodrës: Nuk ka zgjedhje me 30 Qershor në Shkodër, zbatojmë dekretin e Presidentit

Nuk do të ketë zgjedhje në Shkodër me 30 Qershor. Vendimi është i prerë dhe kanë nisur procedurat edhe në Bashkinë e Shkodrës. Pjesa më e madhe e bashkive të vendit kanë nisur zbatimin e dekretit të Presidentit Meta duke kërkuar lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve.

Zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar me dekret të Presidentit të Republikës, prandaj lironi ambjentet e vëna në dispozicion nga Bashkia Shkodër për KZAZ-të dhe Qendrat e Votimit (QV). Është kjo kërkesa që Bashkia Shkodër u ka nisur KZAZ-ve Nr. 2,4,5 në territorin e saj.

Në një shkresë zyrtare, që për dijeni i drejtohet për dijeni edhe Presidentit, Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm, KQZ-së dhe Prefektit të Shkodrës, Bashkia Shkodër kërkon edhe heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të afishuara në QV-të.

Ndërkohë, për KZAZ-në nr. 3, që ndodhet në mjediset e palestrës së shkollës “Ismail Qemali”, Bashkia Shkodër njofton Universitetin e Shkodrës që është pronare e ndërtesës dhe që ia ka dhënë në përdorim Bashkisë Shkodër, se mund ta kalojë në shfrytëzim të nevojave të tij pasi nuk do të përdoret për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Gati vendimi për një nga protestat më të mëdha që ka njohur vendi

Opozita ka nisur përgatitjet për një nga protestat më të mëdha që pritet të kenë ndodhur në këto 29 vite. Ndonëse data nuk është përcaktuar ende, Kryetari i PD, Basha po konsultohet me aleatët, ndësa në orët në vijim pritet të merret edhe vendimi pas takimit që Basha do të ketë me Kryesinë, kolegjin e kryetarëve si dhe grupin e ish deputetëve.

Në përfundim të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, aleatët e tij tregojnë disa prej qëndrimeve të mbajtura në mbledhjen me dyer të mbyllura. Protesta do të rifillojnë nga fundi i javës që vjen.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se takimi me Bashën është zhvilluar për t’i dalë përballë situatës politike ku ndodhet vendi.

“Po bëhemi gati për një miting tjetër të madh në Tiranë, nga fundi i javës që vjen. Në këtë situatë Shqipërinë e solli zoti Rama që do të bëjë zgjedhje. Opozita është më e bashkuar se kurrë. Deri më datën 30 Shqipëria dhe opozita do të jetë në këmbë”,- tha Shehi.