15.3 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Ultimatum edhe nga Lezha: S’ka zgjedhje me 30 Qershor, lironi ambjentet, zbatojmë dekretin

Bashkia e Lezhës ashtu si nshumë bashki të tjera në vend kanë nisur zbatimin e vendimit të Presidentit Meta për të mos zhvilluar zgjedhje lokale me 30 Qershor. Bashkia e Lezhës I ka kërkuar KQZ të heqë menjëherë bazën material pasi nuk ka zgjedhje me 30 Qershor.

Bashkia e Kukësit dhe bashkia e Skraparit, e Shkodrës dhe e Gjirokastrës nisin zbatimin e dekretit të Presidentit Meta i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

Kërkesa mban datën 14 qershor 2019 dhe i drejtohet Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor përkatëse.
Në kërkesë kërkohet heqja e listave të zgjedhësve të afishuara në institucionet arsimore si dhe lirimin e ambienteve nga KZAZ.

Bashkia e Dropullit kerkese KZAZ 80
Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se Nr, 80 ne vatren e kultures ne fshatin Grapsh
Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Dropull

Bashkia Shkoder kerkese per KZAZ 5
“Ne zbatim te Dekretit te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Nr. 11199, date 10.06.2016 “Per shfuqizirnin e Dekretit nr. I 0298, date 05. I 1.2018 te Presidentit te Republikes “Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore?”, perrnes te te cilit eshte anuluar zhvillimi i zgjedhje me 30 qershor 2019 per organet e qeverisjes vend ore, kerkoj me nga ana juaj:

1. Lirimin e menjehershern te ambjenteve te KZAZ-se Nr, 4 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Azem, Hajdari”, Shkoder
2. Heqjen e listave perfundimtare te zgjedhesve te publikuara dhe te afishuara ne qendrat e e votirnit (QV) ne administrim te kesaj KZAZ-je.

Lirimin e menjehershem te arnbjenteve te KZAZ-se Nr. 5 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Xheladin Fishta”, Shkoder.
Heqjen e listave perfundimtare te zgjedhesve te publikuara dhe te afishuara ne qendrat e e votimit (QY) ne administrim te kesaj KZAZ-je
Lirimin e menjehershern te arnbjenteve te KZAZ-se Nr. 2 me adrese: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkoder.

Bashkia e Shkodrës: Nuk ka zgjedhje me 30 Qershor në Shkodër, zbatojmë dekretin e Presidentit

Nuk do të ketë zgjedhje në Shkodër me 30 Qershor. Vendimi është i prerë dhe kanë nisur procedurat edhe në Bashkinë e Shkodrës. Pjesa më e madhe e bashkive të vendit kanë nisur zbatimin e dekretit të Presidentit Meta duke kërkuar lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve.

Zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar me dekret të Presidentit të Republikës, prandaj lironi ambjentet e vëna në dispozicion nga Bashkia Shkodër për KZAZ-të dhe Qendrat e Votimit (QV). Është kjo kërkesa që Bashkia Shkodër u ka nisur KZAZ-ve Nr. 2,4,5 në territorin e saj.

Në një shkresë zyrtare, që për dijeni i drejtohet për dijeni edhe Presidentit, Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm, KQZ-së dhe Prefektit të Shkodrës, Bashkia Shkodër kërkon edhe heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të afishuara në QV-të.

Ndërkohë, për KZAZ-në nr. 3, që ndodhet në mjediset e palestrës së shkollës “Ismail Qemali”, Bashkia Shkodër njofton Universitetin e Shkodrës që është pronare e ndërtesës dhe që ia ka dhënë në përdorim Bashkisë Shkodër, se mund ta kalojë në shfrytëzim të nevojave të tij pasi nuk do të përdoret për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Gati vendimi për një nga protestat më të mëdha që ka njohur vendi

Opozita ka nisur përgatitjet për një nga protestat më të mëdha që pritet të kenë ndodhur në këto 29 vite. Ndonëse data nuk është përcaktuar ende, Kryetari i PD, Basha po konsultohet me aleatët, ndësa në orët në vijim pritet të merret edhe vendimi pas takimit që Basha do të ketë me Kryesinë, kolegjin e kryetarëve si dhe grupin e ish deputetëve.

Në përfundim të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, aleatët e tij tregojnë disa prej qëndrimeve të mbajtura në mbledhjen me dyer të mbyllura. Protesta do të rifillojnë nga fundi i javës që vjen.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se takimi me Bashën është zhvilluar për t’i dalë përballë situatës politike ku ndodhet vendi.

“Po bëhemi gati për një miting tjetër të madh në Tiranë, nga fundi i javës që vjen. Në këtë situatë Shqipërinë e solli zoti Rama që do të bëjë zgjedhje. Opozita është më e bashkuar se kurrë. Deri më datën 30 Shqipëria dhe opozita do të jetë në këmbë”,- tha Shehi.

Presidenti Meta nis procedurat për shpërndarjen e Parlamentit, letra…

Presidenti Meta ka marrë hapat e parë institucionalë drejt shpërndarjes së Kuvendit, pasi përmes një letre i ka kërkuar informacion KQZ lidhur me numrin e deputetëve që janë sot legjitim.

Përmes letrës që i ka drejtuar Klement Zgurit, Meta pyet kreun e KQZ lidhur me numrin e deputetëve që ka aktualisht Kuvendi, dhe ndarjen e tyre sipas qarqeve dhe subjekteve zgjedhore.

Nuk dihet se çfarë është duke bluar në kokë kreu i shtetit, po edhe sot teksa dha një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se Kuvendi që kishte votuar rezolutën kundër tij ishte ilegjitim.

Meta u shpreh sot se: Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.

”Presidenti kërkon që të izolohet çdo i çmendur që shkel ligjin. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë, ne na lind e drejta që ti ftojmë të kthehen në rrugën e ligjshmërisë. Mund ta çoni dhe në gjykatën e Skraparit po të doni, po vendimin për dekretin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha me tej presidenti.

Arrestimet politike të protestuesve, reagon Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ndjehet tejet e shqetësuar nga vala e dhunës dhe arrestimeve të kundërshtarëve politikë nga qeveria që kulmon me arrestimet mbrëmë në qarkun e Elbasanit. Vërejmë me shqetësim të madh se shumica e të arrestuarve politikë nga qeveria si sot edhe në protestat e kaluara të opozitës janë të përndjekur politikë antikomunistë apo pjesëtarë të këtyre familjeve për të cilët besojmë se janë shënjestra të zgjedhura politikisht sipas parimeve të luftës së klasave të zbatuara nga komunistët që nga viti 1943 e deri me sot. Sot më qartë së kurë shihet që vendi po rrëshket drejt rikthimit në diktaturë gjë që ne të përndjekurit politikë antikomunistë e kemi paralajmëruar publikisht në mënyrë të vazhdueshme.

Në protestën tonë të organizuar në shator të vitit 2017 për të kundërshtuar zgjedhjen e në krye të Kuvendit të Shqipërisë të ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës komuniste Gramoz Ruci, ne konstatuam dhe paralajmëruan faktin që në Shqipëri po përgatitej rikthimi i diktaturës komuniste dhe vetëm dy vjet më vonë paralajmërimi ynë është bërë një realitet. Sot Shqipëria ka me qindra të arrestuar e të penalizuar politikë, një parlament pa opozitë, pa Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Lartë, me një prokurori e institucionet e tjera të drejtësisë e sigurisë të kapura politikisht nga qeveria e të mbushura me xhelatë të komunizmit, autorë të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocid dhe nën kërcënimin e izolimit pas vendimeve e tendencës së disa vendeve Evropiane për rikthimin e vizave për shqiptarët. Të gjitha këto janë prova të qarta që diktatura komuniste është rikthyer de fakto e de jure duke u bërë kërcënimi nr 1 për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Në këto kushte ne të përndjekurit antikomuniste kërkojmë ndalimin e dhunës dhe arrestimeve politike si dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë.

Ne të përndjekurit politikë antikomunistë kemi mbështetur dhe mbështesim aksionin dhe reagimin e opozitës për ndalimin e rivendosjes së diktaturës në Shqipëri dhe i kërkojmë lidershipit e saj të organizojë e t intensifikojë qëndresën ndaj përpjekjeve të qeverise ish komuniste për të rikthyer regjimin e etërve të tyre politikë e gjenetikë. I kujtojmë kryeartit te PD z. Lulzim Basha se e kemi paralajmëruar dy vjet më parë për rrezikon që i kanosjes opozitës dhe vendit nga rikthimi në pushtet i xhelatëve komunistë. I kemi thënë që do ti nxjerrin nga parlamenti, do ti arrestojnë madje edhe do ti pushkatojnë dhe kjo tani është një realitet të cilin ne e kishim vuajtur 75 vjet, me të cilët po përballet tani edhe vetë PD. Ne besojmë se ky është një moment ku opozita ka detyrimin politik të reflektojë në qëndrimet e saj ndaj komunizmit dhe komunistëve në se dëshiron seriozisht ti jap fund pushtetit të tyre dhe përpjekjeve për rikthimin e diktaturës në Shqipëri. I kujtojmë z. Basha dhe drejtuesve të tjerë të PD-së se marrëveshjet me komunistët janë të pa mundura dhe për ketë kemi dëshmitarë historinë. Të gjitha që keni bërë me ta, nga marrëveshja e Mukjes në 1943 e deri tek ajo Basha- Rama në 2017 janë tradhëtuar e braktisur prej tyre. Ne dhe ata kemi pasur e kemi qëllime e ideale të ndryshme: në Shqipërinë, lirinë dhe demokracinë ata pushtetit me çdo kusht e mjet e ngado që të vijë. Ka arsye e prova të mjaftueshme që këtë situatë e moment vendimtar opozita të ndërtojë e organizojë një rezistence e aksion politik që jo vetëm do të mund të ndalonte revanshin neokomunist por të shkëpuste një herë e mirë vendin nga peng marrja e komunizmit dhe komunistëve. Lulzim Basha ka detyrimin të ndalojë rikthimin e diktuarës dhe ndalimi i votimeve komuniste të 30 qershorit si vendim e deklarim politik e publikë i rivendosjes se diktaturës është një kusht i panegocieshëm.

Ne të përndjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë me besimin tek vlerat e parimet e demokracisë perëndimorë i bëjmë thirrje qeverive e përfaqësive diplomatike të vendeve dhe organizatave mike e partnere SHBA, Gjemani dhe vendeve të tjera të BE. NATO, OSBE etje të ushtrojnë gjithë ndikimin e presionin e mundshëm për të ndalur rikthimin e diktaturës në Shqipëri. Fillojeni duke mos përkrahur më qeverinë neokomuniste të Ramës. Mos bëni serish gabimet e paraardhëseve tij në 1944-45 që ndihma instalimin e komunistëve në pushtet.

I bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë antikomuniste dhe të gjithë antikomunistëve shqiptarë të ndjekin me vëmendje zhvillimet, të kuptojnë e të reagojnë ndaj përpjekjeve të hapura të qeverisë neokomuniste për të rikthyer lemerinë politike të etërve të tyre. Ne e dimë më mirë se kushdo se çfarë është diktatura prandaj na del detyrymi të reagojmë të parët e me çdo mënyrë e mjet në dispozicion kundër rikthimit të saj. Rezitenca antikomuniste ishte dhe mbetet detyrimi e objektivi ynë parësor.

Numërimi mbrapsht ka filluar!

Kryetari

Nebil Çika

Presidenti i kërkon KQZ-së listën e plotë të deputetëve aktualë të Kuvendit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka bërë një tjetër lëvizje. Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës i ka bërë një letër kreut të KQZ-së Klement Zguri ku kërkon informacion se sa është numri i deputetëve aktualë që ka parlamenti i Shqipërisë.

Gjithashtu Meta ka kërkuar nga KQZ-ja edhe listën e plotë të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkia e Kukësit paralajmëron KQZ-në: Lironi ambjentet!

Autoritetet vendore kanë nisur punën për zbatimin e dekretit te presidentit të vendit, Ilir Meta në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve të datës 30 qershor.

Kështu administrata vendore në Kukës, ka kërkuar që të lirohen ambientet që janë zënë nga KZAZ-të.

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka kërkuar që të lirohen ambientet e zëna në dy shkollat e qytetit.

Gjithashtu ai ka kërkuar leje edhe për të hequr listat e zgjedhësve për të afishuara në institucionet parashkollore.

Më poshtë dokumenti i Bashkisë së Kukësit:

Takimi aleatëve me Bashën: Rama ka sjellë vetëm rrënim, ja pse duhet të ikë!

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka takuar për 1 orë krerët e partive aleate.

Duke folur për mediat, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu pasi ka qenë i pranishëm në takimin e aleatëve opozitarë me Bashën, tha se Edi Rama ka sjellë vetëm rrënim.

Mediu u shpreh se Rama kur ka ardhur në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO dhe me liberalizim vizash, kurse sot vendi ka degraduar në një situatë të tmerrshme.

‘Nëse Edi Rama kur erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO, ai ka sjell vetëm rrënim, e prandaj duhet të ikë që mos pengojë integrimin e vendit.

Ne kemi thënë që  duhet të ikë Rama, duhet qeveri tranzitore’, deklaroi Mediu.

Ish-Kryeministri Meksi: Të zbatohet dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve

Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi, ka dalë në krah të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

Për më tepër ai nuk pajtohet me institucionet që nuk e zbatojnë dekretin.

“Një vendim që botohet në fletoren zyrtare duhet të zbatohet detyrimisht. Politikanët duhet të bëjnë politikë dhe të zgjidhin krizën”, tha Meksi për “Ora News”.

Sipas tij, nëse ka vullnet mund të zgjidhet kriza.

Edhe Presidenti Meta duke ju referuar KQZ, paralajmëroi se çdo institucion që refuzon zbatimin e dekretit të Presidentit do të përballet me pasoja ligjore.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor.

Stresi lirohet nga burgu!

Arkimed Lushaj i njohur me emrin Stresi është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës. Mësohet se ai është liruar me kusht.

Prej disa muajsh ai ishte në qeli pasi policia e arrestoi për armëmbajtje pa leje.

Stresi, reperi i njohur u arrestua nga policia në Tetorin e vitit 2018 me prova të montuara. Arrestimi i tij u bë për armbajtje pa leje, porn ë fakt ai nuk kishte armë në momentine  e arrestimit, por i vendosi policia një armë.