14.4 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Stresi lirohet nga burgu!

Arkimed Lushaj i njohur me emrin Stresi është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës. Mësohet se ai është liruar me kusht.

Prej disa muajsh ai ishte në qeli pasi policia e arrestoi për armëmbajtje pa leje.

Stresi, reperi i njohur u arrestua nga policia në Tetorin e vitit 2018 me prova të montuara. Arrestimi i tij u bë për armbajtje pa leje, porn ë fakt ai nuk kishte armë në momentine  e arrestimit, por i vendosi policia një armë.

Biznesmeni shqiptaro-amerikan: Presidenti Meta bëri zgjedhjen e duhur për të shmangur konfliktet

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, nga SHBA, ka vlerësuar qendrimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore në kushtet e një krize politike. “Me shtyrjen e zgjedhjeve, – nënvizon Bajraktari në Fb, –  Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta largon problemet konfliktuoze që 30 qershori do të mund t’i sjellte Shqipërisë.”

“Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, vëren veprimtari i njohur, –  këto ditë ndërmori një vendim të rëndësishëm, që është kompetencë e tij, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, që ato të mos mbahen më 30 të këtij muaj derisa të gjendet një rrugë e volitshme e mbajtjes së tyre. Me këtë vendim presidenti Ilir Meta largon problemet konfliktuoze që 30 qershori do të mund t’i sjellte Shqipërisë.

Partitë politike, pozitë dhe opozitë, duhet ta gjejnë rrugën e një marrëveshje për caktimin e një data tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve lokale kur ato konsiderohen se mund të jenë të suksesshme, të lira dhe të demokratike.”

Senatori italian reagon për situatën në Shqipëri: Standartet nuk garantohen pa zgjedhje demokratike!

Senatori italian, Manuel Vescovi, pjesë e partisë së zëvendëskryeministrit Mateo Salvini, ka reaguar për situatën politike në Shqipëri.

Në një deklaratë, senatori Vescovi shprehet se kriza politike duhet të zgjidhet me dialog. Senatori i Lega Manuel Vescovi, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian, duke ndjekur përkeqësimin e situatës politike në Shqipëri shpreh shqetësimin e madh për tensionet e fundit politike, te ndodhura sidomos ditet e fundit. Ai fton partitë politike të vendosin dialogun si zgjidhjen e vetme politike paqësore dhe demokratike për vendin. Çdo zgjidhje tjetër do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet”.

Në apelin e tij, sipas “360gradë”, Vescovi shprehet se, Shqipëria duhet të ruajë standardet demokratike, të cilat janë të pamundura pa zgjedhje plotësisht demokratike. Një deklaratë e tillë nënkupton zgjedhje me opozitën.

“Presim qe Shqipëria te sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual. Italia beson që vendi i Shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmëri fenomenet e për keqësuara të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standardet demokratike te cilat do te ishin te pamundura te garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike”, tha senatori italian.

Kur trimërohet Sandër mafishja (kimiku)…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka reaguar pas incidenteve gjatë protestës të një dite më parë në Librazhd, ndaj prnasië së kryeministrit Edi Rama, i cili po merrte pjesë në një takim me sipmatiznatë të partisë së tij

Lleshaj shkruan në rrjetet sociale se, pengimi i subjekteve zgjedhore është vepër penale dhe se, kryetari i PD, Basha është përgjegjës për çdo individ që shkon në rrugën e paligjshmërisë, sipas tij.

Llesh kimiku është trimëruar dhe ka kërcënuar kreun e opozitës pa i bërë llogaritë. Është e drejtë e cilitdo që të ngrihet në protestë dhe aq më shumë ndaj shefit të tij që e ka çuar vendin në greminë. Nuk ka forcë që e ndal revoltën popullore ndaj Ramë dhe Lleshëve të tij…

Postimi i Lleshit në Twitter

Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!

Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!

Mbi 1.5 milionë shqiptarë e shohin Edi Ramën si armikun e tyre!

Nga Erl KODRA

Për hajr na qoftë!

Mbi 1,5 milion shqiptarë e shohin Edi Ramën si armikun e tyre. Fëmijet e qindra mijëra familjeve shqiptare sonte po flenë pa darkë. Me dhjetra mijëra qytetar shqiptarë të tjerë shohin tek Edi Rama armikun e tyre personal, dhe fajtorin që u ka shkatërruar ekonominë familjare, biznesin, shtëpitë. Mbi 400.000 shqiptar të tjerë kanë braktisur vendin.

Skandalet kriminale të Edi Ramës përgjatë këtyre 6 viteve kanë patur intensitet tejet të lartë, mesatarisht një skandal në tre ditë, çdonjëri prej tyre i mjaftueshëm për ta mbyllur përjetësisht në Alkatraz.

Së fundi, të paktën 20.000 shqiptarë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të mbrojtur pluralizmin, lirinë dhe demokracinë e fituar në Dhjetor 1990. Më besoni, janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën. Unë i pari. Si unë janë me mijëra.

Edi Rama, bashkë me mushkat, pelat, hienat, zagarët, këlyshët e kurvave, çakallat dhe gollomeshat që i ka nën hyqym thotë do të bëj votime me 30 Qershor.

Për hajr na qoftë!

A nuk sillej edhe Enver Hoxha njëlloj?

Bardh SPAHIA

Po vodhe në emër të këtij kryeministri, asgjë s’të gjen, edhe pse përgjime zyrtare mund të dalin në media të huaja me tirazh e ndikim të jashtëzakonshëm! Po u ngrite të protestosh kundër tij, tund prangat e prokuroria është aty, për të arrestuar këdo që i prish qetësinë kryeministrit ilegjitim!

E bëri edhe me qytetarët që protestuan dje në Librazhd në rrugën ku kryeministri kaloi. Çfarë kishte më shumë Enver Hoxha? A nuk burgoste e internonte këdo që guxonte të vepronte a fliste kundër tij një fjalë ndaj tij?

A nuk i kishte njëlloj në shërbim prokurori e gjykata për të mbjellur frikë, që të sundonte i patrazuar? A nuk janë paralizuar prej 6 vitesh të njëjtat institucione, pavarësisht skandaleve që dalin përherë e më flagrante?

Normal që BE nuk e qas një kryeministër të tillë (nuk mbahet mend takimi i fundit me ndonjë homolog të tij), që po rikthen Shqipërinë që e gjeti anëtare të NATO-s e që lëviz pa viza, në një regjim kriminal e diktatorial, ku taksat e pasuritë e vendit vidhen, qytetarët varfërohen e burgosen nëse kundërshtojnë, intelektualët largohen e BE nuk të vendos as në axhendë! Largimi i këtij kryeministri është tashmë emergjencë kombëtare!

#AsnjëHapPas#RamaIk#MisionKombëtar

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Fundi i Ramës i shpejtë, betejë deri në fitore!

Kryetari i PD, Basha deklaroi sot në një dalje për mediat se, nuk do të ketë asnjë hap pas në betejën ndaj regjimit deri në triufin e vlerave të demokracisë. Basha i bëri apel policisë te mos i binden urdhërave të paligjshem të Lleshajt. “Marku dhe Lleshaj janë dy instrumenta për ushtrimin e raprezaljes nga Rama”, tha Basha.

Basha dha një deklaratë për shtyp lidhur me arrestimet e fundit të protetsuesve në Librazhd. Basha tha ndër të tjera: “U bëj thirrje oficerëve dhe prokurorëve të mos i binden urdhrave të paligjshëm. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël, këto akte represive po thellojnë gropën ku ka rënë Edi Rama”.

“Mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të PD po mbahen paligjshmërisht në arrest, vërejti kreu i opozitës. Qindra qytetarë të tjerë që kanë protetsuar kundër qeverisë ndaj aferave të tmerrshme nëpër Shqipëri janë rrahur dhe dhunuar. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo vendi demokratik.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Edi Rama ka vendosur në vend një sistem autokratik jashtë Kushtetutës. Pasi vuri nën kontroll të gjithë pushtetet ai po i përdor kundër çdo kundërshtatri të tij. raprezaljet kanë qëllim të vetëm të intimidojnë qytetarët për t’u tërhqur nga beteja. Është plani diabolik, është rrugë pa krye që po e çon ramën drejt greminës ku do të tërheqë Shqipërinë. Ai po ndihmohet nga vegla të paskrupullta: Sandër lleshi dhe Arta Marku.

U bëj thirrje oficerëve dhe prokurorëve të mos i binden urdhrave të paligjshëm. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël, këto akte represive po thellojnë gropën ku ka rënë Edi Rama”, u shpreh Basha.

Policia ka vënë në pranga pasditen e djeshme kryetarin e PD në Librazhd, Bujar Vreto, ish-deputetin e Qarkut të Elbasanit, Aurel Bylykbashi, Kryetarin e PD, Librazhd, Bujar Vreto, sekretarin, kryetarin dhe sekretarin e PD Prrenjas si dhe drejtues të tjerë të degëve lokale, pas protestës kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prrenjas dhe Librazhd.

Deklarata e plotë e Kryetarit Basha

Të nderuar bashkëqytetarë!

Dje gjatë mbrëmjes dhe vonë gjatë natës policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë dhe mbështetës së Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd dhe ka arrestuar:

− dy drejtuesit e Partisë Demokratike të Librazhdit, Kryetarin, zotin Bujar Vreto dhe Sekretarin zotin Erlind Gurra;

− dy drejtuesit e PD-së Prrenjas, Kryetarin zotin Arjan Karriqi dhe Sekretarin zotin

Leonard Ozuni;

− ish-deputetin dhe ish-kryetarin e PD-së Elbasan, zotin Aurel Bylykbashi;

− si dhe dy mbështetës së Partisë Demokratike Dashamir Boja nga Gostima dhe Bujar Kllojku nga Librazhdi.

Këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës.

Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje.

 

Qindra qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë nga Kukësi në Shkozë, tek Unaza e Re dhe kudo në Shqipëri janë ndaluar, keqtrajtuar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.

Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo i një vendi demokratik europian.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Parlamenti është shpartalluar. Administrata publike është militantizuar në ekstrem.

Tashmë nuk ka më asnjë iluzion. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundraligjshëm.

Pasi vuri nën kontroll të gjitha pushtetet, tani ai po I përdor ato si vegla për të ushtruar dhunë, përndjekur dhe kërcënuar çdo kundërshtar dhe kritik të regjimit të tij.

Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik:

Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal.

Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë.

Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

U bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të autokratit të korruptuar dhe të inkriminuar Edi Rama dhe të veglave të tij.

Askush të mos ketë dyshimin më të vogël:

Këto akte represive për t’u mbyllur gojën dhe goditur kundërshtarët politikë thjesht po thellojnë me shpejtësi gropën, ku ka rënë Edi Rama.

Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.

Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin.

Reagimi i fortë i Presidentit: Të izolojmë të Çmendurin, vetëm zgjedhje të lira!

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një tjetër deklaratë të fortë, kur tha se parlamenti i sotëm është jo legjitim.

-A e lexuar rezolutën e shumicës?

Meta: Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.

-A do të ulni në tryezë zotin Rama dhe zotin Basha?

Meta: Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me të gjithë, po mbahen shënim me shumë kujdes e të gjithë institucioneve që po shkelin ligjin.

-Po nëse kolegji vendos për rrëzimin e dekretit tuaj, do ta pranonit këtë vendim?

Meta: Presidenti kërkon që të izolohet çdo i çmendur që shkel ligjin. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë, ne na lind e drejta që t’i ftojmë të kthehen në rrugën e ligjshmërisë. Mund ta çoni dhe në gjykatën e Skraparit po të doni, po vendimin për dekretin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese.

Dinosauri dhe gangsteri Rama duhet të largohet urgjentisht nga politika!

Nga Adriatik R.DOSTI

Reagimi amerikan…

Shqiptarë… mos e humbisni së lexuari…

Dinosauri dhe Gangsteri Rama duhet te largohet urgjentisht nga politika por edhe nga Shqiperia …e le te shkoje te plaket ne Antalia me Aleatin e tij besnik Erdogan…

Shkruan Analisti i njohur amerikan i CNBC – David L.Phillips

Me ne fund …nje qendrim i duhur, i sakte, i qarte dhe tipik amerikan edhe pse jo zyrtar dhe jo ne emer te DASH…ka mberritur nga pertej Oqeanit ne drejtim te Tiranes ku prej kohesh eshte ulur e qeveris kembekryq me krimin krye-horri krye-minister i shqiptareve Edi Rama …

Kete radhe eshte David.L.Phillips – analisti i njohur i CNBC ekspert i zeshem i politikes se jashteme amerikane dhe Drejtor i programit per hapesiren paqesore
dhe te drejtave te njeriut ne Universitetin e Columbias…USA…. qe i eshte perveshur Rames dhe bandes se tij si askush tjeter deri me tani …

Ja me poshte shkrimi i permbledhur e i sakte i analistit amerikan ne fjale…

…Rama duhet te largohet urgjentisht nga posti i kryeministrit dhe te heqe dore nga politika… e nis artikullin e tij Phillips…

Presidenti Meta me te drejte dhe ne baze te kushtetutes c’dekretoi daten e zgjedhjeve lokale te parashikuara te mbaheshin me 30 qershor…por ky veprim i Presidentit nxiti Ramen ta kercenonte ate me shkarkimin nga posti qe mban…

Sulmi i Rames eshte nje perpjekje e hapur e tij per te kosoliduar pushtetin me te gjitha menyrat…duke margjinalizuar kundershtaret e tij qe kerkojne qeverisje me te mire dhe pergjegjesi per korrupsionin..vazhdon autori….

Sulmi i Rames ndaj Metes ka te beje me se shumti me marrjen plotesisht ne duart e tij te te gjitha llojeve te pushteteve ne Shqiperi permes gjuhes e veprmit te arrogances e konfrontimit…

Departamenti amerikan i shtetit nese vertet e sinqerisht e mbeshtet Reformen ne Drejtesi ne Shqiperi duhet menjehere te distancohet nga politikanet shqiptare si Edi Rama…

Sepse Rama po vepron me teper si nje Gangster se sa si nje Burre Shteti….thekson analisti i njohur amerikan..

Mijera shqiptare jane ne proteste prej muajsh te tere pasi ata tashme besojne e jane te bindur se Rama ne bashkepunim me banda te organizuara kriminelesh e banditesh ne disa qytetet e rethe te vendit …ju kane vjedhur Votat…

VOA kohet e fundit ka qene teper kritike ne disa komente te sajat per menyren e qeverisjes se Rames dhe perpjekjeve te tija per te pasur gjithcka nen kontrollin e vet…sepse…

…..Rama eshte bere nje siklet kombetar per Shqiperine e shqiptaret ndaj eshte koha qe ai te shkoje…

Largimi i Rames nga politika sipas Phillips duhet te jete pjese e planit 4 pikesh per te stabilizuar Shqiperine…dhe ky plan mund te funksionoje vetem me mbeshtetjen e perkrahjen e SHBA-ve…

1-Rama menjehere duhet te jape doreheqjen si kryeminister …ai do merrte imunitet nga ndjekja penale me kusht qe te heqe dore perfundimisht nga politika ne te ardhmen..

2-Te krijohet nje qeveri e perkoheshme multi-partiake teknokratike per te menaxhuar ceshtjet politike dhe ekonomike te vendit

3-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqiperise te rikonstituoet me pjesmarrjen e eksperteve nga zyra Zgjedhore e OKB..dhe Zyra e OSBE per Institucionet Demokratike dhe te Drejtat e njeriut…

4-KQZ e rindertuar do te mbaje zgjedhje lokale dhe kombetare ne harmoni me 30 qershor te 2020,,ku vezhguesit vendore dhe nderkombetare do te punonin per te siguruar qe fletevotimet te jene te lira dhe te ndershme ..

Zv. sekretari amerikan i shtetit per ceshtjet europiane M.Palmer pohon se SHBA …eshte e perkushtuar te perdore te gjitha mjetet demokratike e qe duhen per te mbeshtetur luften kunder krimit te organizuar, per te mbeshtetur llogaridhenien, luften kunder krimit e korrupsionit, transparencen e nje qeverisje te mire etj…

Tingellon bukur por biseda eshte e ”lire” ka theksuar jo pa ironi eksperti amerikan Phillips…

SHBA -te jane ne anen e gabuar te debatit te brendeshem politik te sotem ne Shqiperi dhe se pari Amerika duhet te beje pergjegjes Ramen qe urdheroi policine e tij per te perdorur dhunen dhe gazin lotsjelles kunder proestuesve opozitare dhe lirise se shprehjes…

Departamenti yne i shtetit gabon rende teksa fajeson Opoziten per ushtrimin e lirise se protestave dhe lirise se shprehjes.. ne vend qe te fajesoje rende Ramen per menyren se si ju eshte pergjigjur protestave dhe protestuesve ….ben te kunderten…

Rama duhet kritikuar e fajesuar rende edhe per kufizimin e kontrollin mediatik si dhe ligjin e nxjerre me kete rast…thote Phillips…

Pse SHBA qendrojne prane Rames kur ai kaq qarte shihet se eshte nje pjese e madhe e problemit?…pyet jo pa shqetesim autori…

Sjellja e Rames sjell vetem turp per shqiptaret e nderuar …fjalori i tij i ndotur eshte gjuhe e pa hijeshme per nje zoteri jo me pak se kreu i qeverise…

Rama i dale jashte binareve denigroi Zerin e Amerikes teksa e etiketoi si ”kazan plehrash”…ai miratoi ligjin qe kufizonte lirine e mediave c’ka u denua ashper nga Federata Europiane e Gazetareve . Qendra Europiane per Lirine e Medias , PEN International dhe Reporteret pa kufij …

Largimi i Rames perpos qe i ben mire vertet Shqiperise do te krijonte gjithashtu nje hapesire te re dhe ndryshe ne vete udheheqjen e re te PS…

Institucionet e Shqiperise …jane ne rremuje …pa gjykate Kushtetuese..me Kryeprokurore te perkoheshme te komanduar … pa Gjykate te Larte…me KQZ partiake…etj etj…

Publikimet e pergjimeve mafioze qe beri publike Bild e rendojne se tepermi vete Ramen e qeverine e tij qe eshte ne pushtet qe prej 2013,,,e ne vazhdim ..

Largimi i Rames do te rriste besimin e shqiptareve tek demokracia…dhe do tu jepte me shume frymemarrje partive te tjera politike ne vend…

Une nuk kam asgje personale me te por ai duhet te largohet sa me pare…thote ne fund te shkrimit te tj David L.Phillips …duke shtuar se ….

…..Dhe ky lloj Dinosauri ..pas largimit mund te shkoje ne Antalia e te plaket se bashku me Aleatin e tij besnik Rexhep Tayyip Erdogan…

Une kam 30 vjet qe punoj per ceshtjen shqiptare dhe e kam dashur dhe e dua Shqiperine ndaj me dhimbset ai vend e ai popull….perfundon shkrimin e tij Phillips…

Rama urdhëroi arrestimi e drejtuesve të PD Librazhd dhe Prrenjas, nuk ka pranga për gjithë popullin…

Mesnatën e mbrëmshme me urdhër të Ramës janë arrestuar kryetari i PD, Librazhd Bujar Vreto, sekretari i PD të këtij qyteti, kryetari i PD, Prrenjas Arjan Karriqi,  sekretarit Leonard Ozuni si dhe 20 qytetarë të tjerë pse protestuan kundër Ramës.

Rama tashmë pritet me protesta kudo që shkel por nuk mund t’a dalë të arrestojë të gjithë popullin. Protestat nuk do të ndalen as pas kërcënimeve dhe arrestimeve të urdhëruara nga psikopati.

Policia bëri të ditur se janë arrestuar 7 persona dhe 23 të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me protestën e djeshme në Librazhd, kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas policisë, es të arrestuarve është dhe arrestuar Bujar Vreto, 48 vjeç, Kryetari i PD-së Librazhd.

Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të ‘Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme’, dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ ‘Pengim i subjekteve zgjedhore’, konkretisht: B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd); A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD); A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi; E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd); D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik; L.O., 31 vjeç, nga Piskashi; B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë. Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike. Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan“, thuhet në njoftimin e Policisë.