14.4 C
Tirana
E premte, 16 Maj, 2025

Ka nisur kryengritja, qytetarët i bllokojnë rrugën, frikacaku ndryshon rrugë dhe fshihet ferrave

Një revoltë e vërtetë popullore ka shpërthyer sot në vizitën që Rama kishte planifikuar në Librazhd dhe Prrenjas. Mijëra qytetarë kanë bllokuar rrugën kryesore dhe kjo e ka detyruar Ramën që të ndryshojë rrugë dhe të fshihet ferrave. Kjo është një paralajmërim i fortë i reagimit të vendosur popullor kunmdër zgjedhjeve kriminale të Ramës.

Në takimin e sotëm me qytetarët e Librazhdit, Rama u prit me protesta nga simpatizantët e Partisë Demokratike, të cilët qëlluan me vezë dhe sende të forta eskortën e kryeministrit Rama.

Për të shmangur incidentin, eskorta ka devijuar menjëherë rrugën dhe për pak ka goditur një gardist, i cili po mundohej të orientonte makinën. Ende nuk ka detaje lidhur me këtë incident.

Në video shihet konfrontimi me forcat e policisë, si dhe reagimi i menjëhershëm i gardës, e cila ka devijuar menjëherë rrugën.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale, në Librazhd dhe Prrenjas. Gjatë këtyre takimeve, Rama u prit me protesta dhe incidente, ku mbështetësit e PD-së, qëlluan me vezë eskortën e Ramës, teksa po hynte në Librazhd.

Kryeministri ironizoi incidentin, duke i quajtur protestuesit mjeranë. Rama i ka kërkuar sërish tërheqjen presidenti Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.

Largimi i Ramës, i panegociueshëm, protestat nuk ndalen, cili është skenari rus i Ramës

Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga Edi Rama në bashkëpunim me mafian e drogës, përmes ndihmës së të cilës erdhi në pushtet.

Askush nuk ka më asnjë dyshim se zgjedhjet parlamentare 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi i votuesve të opozitës.

Për më shumë se dy vite, Prokuroria, e kapur nga Edi Rama, fjeti mbi dosjet e blerjes së zgjedhjeve në Dibër dhe në Durrës, ku janë përfshirë kupola e PS Gjiknuri, Dako, Ballën, Ndreu, Sterkaj, Manja, Qefalia

Edi Rama e nisi bashkëpunimin e tij me bandat e krimit të organizuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pas forcimit financiar nga pastrimi i parave të krimit, mori PS dhe e kriminalizoi plotësisht.

2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Edi Ramës kryeministër me krimin e organizuar, duke futur në Parlament 19 kriminelë. Në 2015 emëroi kriminelët në bashki dhe në 2017 bleu zgjedhjet me krimin.

Vendimi i Holandës hedh poshtë propagandën e Edi Ramës. Parlamenti thotë qartë se mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë arsyet e refuzimit për hapjen e negociatave.

Kriminelët më në zë shqiptarë janë në zyrën e Edi Ramës. Ata nuk arrestohen, letrat e Interpolit për ta zhduken, sepse për Edi Ramën ata nuk janë kriminelë, por ortakët e pushtetit të tij të paligjshëm.

30 qershori dhe shkarkimi i presidentit janë teatër i vënë në skenë nga Edi Rama, i cili është përballë kërkesës për largimin e tij, krijimin e qeverisë tranzitore dhe një parlament që e zgjedh populli, jo krimi.

Teatri i Ramës me votime në 30 qershor ka për qëllim të largojë vëmendjen nga fakti se Europa e di që në krye të vendit kemi një bandit, që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar.

Përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik, megjithëse as zyrtarisht nuk përbën më një datë zgjedhjesh, synon të mbajë me serume kufomën e tij politike.

Javën e ardhshme, ne do të humbim për herë të katërt shansin për të hapur negociatat me Europën. Arsyeja është e shkruar e zezë mbi të bardhë në vendimin e Hollandës: “Nuk luftohet korrupsioni, nuk luftohet krimi”.

Edi Rama e ka jetike mos hapjen e negociatave, që ai dhe bashkëpunëtorët e tij tij në krimin e vjedhjes së zgjdhjeve dhe të vjedhjes së pasurive të shqiptarëve, të mos dalin para drejtësisë.

Qëllimi i Ramës është ta devijojë gjithë debatin politik në diçka pa pikë vlere, datën 30 qershor, e cila ka të njejtën vlerë sikur unë të shpallja datën 7 korrik si datën e zgjedhjeve parlamentare.

Rruga e vetme për zgjidhjen krizës është vota e lirë, një sistem i ri politik me ndarjen dhe balancim të vërtetë pushtetesh, me një parlament përfaqësues të vullnetit të popullit dhe jo të kryetarëve të partive apo krimit.

Edi Rama është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet 2017. Ai është ekspozuar para të gjitha kancelarive perëndimore si një kryeministër ilegjitim.

Telenovela “President-30 qershor” do të dështojë, siç i dështoi pjesa e parë e saj. Largimi i tij është i panegociueshëm dhe është e vetmja rrugë politike për të zgjidhur krizën në vend.

Dy gënjeshtrat e Ramës janë që beteja jonë dëmton Shqipërinë dhe jo Ramën, si dhe synon të ndalojë reformën në drejtësi. Përgjgijen për të parën e ka marrë nga Hollanda, duke mos luftuar krimin dhe korrupsionin.

Sa herë është kapur në skandale për të cilat duhet të jepte dorëheqjen, si me Tahirin, Xhafën, Ballën, Unazën e Re etj Edi Rama thotë “po pengoni reformën në drejtësi”.

I vetmi person i interesuar për të ndalur reformën në drejtësi ose për ta kapur atë është ai që shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë, sepse i duhet të mbyllë dosjet e pushtetit të tij të kriminalizuar.

Pa largimin e Edi Ramës, makineria kriminale e ndërtuar prej tij, do të vazhdojë të bëjë atë për të cilën është ndërtuar- të vjedhë shqiptarët, të dhunojë zgjedhjet dhe të mbajë Shqipërinë bazë ndërkomëbtare të krimit të organizuar.

Nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Protestat do të vazhdojnë, nuk ka asnjë pauzë në detyrën tonë për mbrojtjen e rendit kushtetues.
Nëse ka një skenar rus për Shqipërinë, zbatuesi i këtij skenari rus e ka emrin: Edi Rama Avdylaj. Sepse nuk ka investim më të madh për të destabilizuar Shqipërinë sesa ta shkrish në një shtetin me krimin.

Çdo gjë tjetër që ai thotë janë broçkulla të shtrenjta, të paguara me paratë e shqiptarëve. Janë dhjetëra milonë euro të Besos me shokë. Shpresoj shumë se këto do të dalin në një komision hetimor të Kongresit Amerikan.

BASHKËBISEDIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA .

Të nderuar bashkëqytetarë, me lejoni të nis me një mirëseardhje për të gjithë gazetarët e pranishëm në këtë bashkëbisedim dhe, në veçanti, po kështu, edhe për kolegët e huaj, të shtypit të huaj nga Al Jazeera International, të cilët i janë bashkëngjitur kësaj konference për shtyp.

Këtë bashkëbisedim e zhvillojmë në kushte të jashtëzakonshme, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga mafia e drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe kupolën e tij, tashmë të faktuar të ardhur në pushtet, jo përmes votës së qytetarëve, por përmes ndihmës së narkomafias.

Në këto kushte, kur tashmë nuk ka asnjë iluzion, asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga shitblerja masive e votës, nga rrjetet kriminale të drogës, nga Avdylët, në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër, tek Habiljat, tek Xhafajt në Vlorë, nga Sanxhaktarët dhe Çelët në Elbasan, tek bandat e çobejve dhe Rragamit në Korçë, ku, anembanë Shqipërisë, rrjetet kriminale të vlerësuara si të tilla nga raporti i DASH mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave të pista, këto rrjete kriminale dy vite më parë përmes një skeme të mirëmenduar, të mirëplanifikuar dhe te ekzekutuar në terren, me urdhër të Edi Ramës dhe kupolës socialiste, asgjësuan procesin politik të vitit 2017.

Ne e denoncuam këtë që prej ditës së parë. Raporti i ministrave teknikë, i publikuar në fund të korrikut të vitit 2017, zbuloi qartësisht shkallën masive kriminale të shitblerjes së votës dhe të kërcënimit të votuesve nga rrjetet kriminale. raporti i OSBE/ODIHR-it e cilësoi shitblerjen e votës problemin prioritar numër një në Shqipëri, ndërkohë, për më shumë se dy vite, Prokuroria, e kapur tërësisht nga Edi Rama, fjeti mbi dosjet “339/1” e vitit 2017 dhe “184” e vitit 2016. Me qëllim që të mbronte kriminelët e kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe SHISH duke bashkëpunuar me Damian Gjiknurin, Vnagjush Dkaon, Taulant Ballën, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkaj, me një duzinë zyrtarë të lartë të PS, përfshi kreun aktual të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën dhe ish kreun e Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalinë, kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerjes së votës dhe dhunimit të procesit elektoral ishte shkaku i i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017-ës dhe për maxhorancën fiktive, në fakt, kriminale të Edi Ramës, nga e cila buron edhe qeveria e tij ilegjitime.

Bashkëpunimi i Edi Ramës me rrjetet kriminale nuk nisi në pranverën e vitit 2017.
Të gjithë mbajmë mend se si në vitin 2015, Edi Rama kandidoi për kryetarë bashkish kriminelë të dënuar për trafik droge, njerëz të kërkuar nga Interpoli dhe Europoli, njerëz me 2,3,4,5,6 dhe 7 emra, nga Elvis Roshi tek Artur Bushi, Klement Ndoni, Artur Bardhi, nga Termet Peçi e kështu me radhë anembanë vendit.

Por edhe kjo nuk është fillesa e bashkëpunimit të Edi Ramës me krimin e organizuar.
Kthehemi dy vite më parë se 2015-a, ku në parlamentin e vitit 2013, plot 19 deputetë të grupit parlamentar të PS erdhën me rekorde të tmerrshme kriminale nga burgjet,apo si persona në kërkim të drejtësisë europiane për veprat më të tmerrshme të krimit të organizuar, nga trafiku i drogës tek trafiku i grave dhe vajzave shqiptare, tek trafiku i armëve dhe vrasje në lidhje me aktivitetin e krimit të organizuar.

2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Edi Ramës kryeministër me krimin e organizuar.
Por edhe kjo në vetvete fsheh një të vërtetë që shumëkush mund ka ketë pluhurosur nën harresën e paevitueshme të diktuar nga intensiteti i ngjarjeve politike në këtë vend dhe shumëkush në moshë të re mund edhe të mos e ketë dëgjuar.
Edi Rama e nisi bashkëpunimin e tij me bandat e krimit të organizuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Të gjithë bandat e krimit të organizuar në Tiranë gjetën tek Edi Rama kryebashkiak mundësinë për të pastruar paratë e tyre të pista të aktivtetit të tyre kriminal. Gjatë kohës që Edi Rama qeverisi Bashkinë e Tiranës gjatë atyre viteve, Tiranës nuk iu dha kurrë një plan i përgjithshëm urban, me të vetmin qëllim që Edi Rama të ishte vetë ligji dhe Maliqi, të ishte vetë Ali dhe vetë Kadi që të vendoste ku do të ndërtohej, si do të ndërtohej dhe sa do të ndërtohej.

Të famshme, famëkeqe janë rastet e vrasjeve me armë, madje edhe me antitank të bandave në mes të Tiranës, në këtë pazar të ethshëm për të pastruar paratë e drogës dhe të krimit, në këtë pazar të ethshëm për t’i shndërruar ato në pallate shumëkatëshe.
Këto 11 vite shërbyen që Edi Rama të akumulonte muskulin financiar dhe aleancën kriminale me anë të së cilës erdhi në krye të PS dhe nsi kriminalizimin total të kundërshtarit tonë historik politik, duke e shndërruar atë nga një kundërshtar ideologjik i spektrit të majtë, pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë me synime dhe prirje socialdemokrate, në një kupolë të krimit të organizuar.

Zëri i socialistëve të thjeshtë dhe të vërtetë dëgjohej gjithmonë e më pak, nën ulërimat e kriminelëve dhe banditëve të dalë nga burgjet e Europës, me të cilët Edi Rama ndante gjithë kohën e tij, gjithë vëmendjen e tij, gjithë pushtetin e tij në funksion të kapjes së më shumë pushteti dhe pasurie në bashkëpunim të këtyre grupeve kriminale.

Kjo pra është historia e një njeriu i cili e lidhi fatin e tij politikë që ditën e parë në pushtet me krimin e organizuar dhe kriminelët me bandat e trafikut të drogës dhe me vrasësit. Me ta u mësua të diktonte procese elektorlae, me ta erdhi në pushtet, me ta dhe për ta e mban pushtetin.

Se ku ndodhet sot ky bashkëpunim mjafton të shohim vendimin e fundit të një prej vendeve themeluese të Bashkimit Europian, Mbretërisë së Holandës, e cila duke hedhur poshtë propagandën e shpëlarë tashmë të qeverisë së Holandës, ka cituar qartësisht vendimin e parlamentit arsyet përse refuzon hapjen e negociatave me Shqipërinë, është mungesa e luftës kundër krimit të organizuar, mungesa e luftës kundër korrupsionit.

Njësoj si Mbretëria e Vendeve të Ulëta, po kështu, edhe autoritetet ligjzbatuese dhe figura më të larta në Gjermani, në Francë, në Belgjikë, në Danimarkë, në Britaninë e Madhe, në Itali dhe Greqi, në Zvicër dhe në SHBA tashmë ka një radiografi të plotë se çfarë ka ngjarë në Shqipëri gjatë 6 viteve të sundimit të Edi Ramës.

Pas ardhjes në pushtet me bandat kriminale, pas futjes në parlament të plotë 19 deputetëve nën siglën e PS por pa asnjë ditë stazh në PS, në të kundërt, me dhjetëra vite stazh në burgjet e Holandës, Belgjikës, Britanisë së Madhe, Zvicër dhe vende të tjera të BE, për drogë, për prostitucion, për trafikun e vajzave dhe grave shqiptare, për vrasje, për trafik armësh, pra, me ardhjen e tyre në pushtet, pushteti i Edi Ramës u bë njësh me pushtetin e kriminelëve.

Ishin këta kriminelë të veshur tashmë me imunitetin parlamentar, që ndalonin operacionet policore dhe strehonin kriminelët në kërkim, siç është rasti i operacionit të përbashkët shqiptaro-italiano malazez ku krimineli Pllana gjeti strehim në makinen e një prej deputetevë të Edi Ramës dhe ku policët kurajozë morën urdhrin direkt nga kupola e korruptuar e Policisë së Shtetit, atëherë nën drejtimin e Saimir Tahirit, për të mos arrestuar kriminelin, ndërkohë që operacioni vazhdonte.

Ky u bë standardi dhe etaloni i sjelljes së policisë me kriminelët, ndërkohë që dhjetëra, qindra qytetarë shqiptarë u arrestuan dhe u dergjen burgjeve për pamundësinë e pagesës së faturës së energjisë elektrike apo për të tjera shkelje minore të supozuara të ligjit. Ndërkohë që shumë prej tyre humbën jetën në kushte çnjerëzore, shtazarake, u shtynë drejt vetëvrasjes, kriminelët më në zë të Shqipërisë dhe Europës bridhnin të lirë në makinat e tyre luksoze, bridhnin dhe bredhin të lirë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga restorantet ku paguajnë fatura mijëra euro drejt zyrës së Edi Ramës.

Dhe në këtë proces as nuk ndalohen, as nuk kontrollohen, as nuk shoqërohen, as nuk arrestohen, as nuk çohen para gjyqtarëve dhe as nuk dënohen, por nderohen, mbrohen. Letrat e Interpolit zhduken në mënyrë misterioze. Sepse këta për Edi Ramën nuk janë kriminelët, por janë ortakët e pushtetit të tij të paligjshëm.

Këta njerëz, në një kohë fare të shkurtër, diktuan emërimet në Policinë e Shtetit, diktuan emërimet në Dogana, në Tatime, në të gjitha institucionet qendrore dhe vendore të vendit. Asnjë tender publik, asnjë leje ndërtimi, asnjë licencë apo leje për shfrytëzim ekskluziv të pasurive të vendit shqiptar nga bregdeti tek minierat, nga nafta tek fushat bujqësore, nuk jepet pa kaluar tek duart e Edi Ramës dhe ministrave të tij të korruptuar dhe pa u vulosur më parë nga vula e përgjakur e përfaqësuesve të krimit të organizuar shqiptar në Parlament.

Kështu u dhanë lagunat kriminelëve në veri dhe në jug. U dhanë minierat, u dhanë koncesionet në bashkëpunim me një grusht oligarkësh grabitqarë, të cilat janë pjesë përbërëse e mekanizmit që pastron paratë e pista të këtyre kriminelëve, paratë e drogës, paratë e krimit të organizuar shqiptar, që është sot, bashkë me Edi Ramën, pengesa kryesore dhe e vetme për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Nuk u mjaftuan me kaq. Në vitin 2016 me një plan të dirigjuar drejtpërsëdrejti nga kupola socialiste, me ideator dhe frymëzues Edi Ramën dhe kryeekzekutor Saimir Tahirin, Shqipëria u kthye në Kanabistan. Të gjithë e dinë, e gjithë bota e di që në vitin 2016 Shqipëria u bë prodhuesi dhe eksportuesi numër një i kanabisit në Europë. Ne qëndruam fort, e denoncuam, morëm kosto politike, u përballëm me ato që thonin se “ç’të keqe ka të bëjnë pak lekë shqiptarët.”

E vërteta e hidhur është se shqiptarët u skllavëruan, që mijëra fermerë u detyruan të punojnë si skllevër në tokat e tyre ose u përzunë nga tokat dhe kullotat e tyre, që mijëra të rinj u rekretuan dhe u bënë ushtarë të mafias për të mbrojtur lëndinat e kanabisit, që qindra të tjerëve iu dha detyra e transportimit të tyre dhe mijëra të tjerëve të shpërndarjes së tyre në Europë dhe kthimit të parave për t’i pastruar në Shqipërinë e Edi Ramës, ku kriminelët e kapur apo të gjurmuar nga zyrtarët ligjzbatues, nga policitë e vendeve europiane vinin në Shqipëri, jo vetëm nuk procedoheshin penalisht, por bëheshin biznesmenë, bëheshin parlamentarë, bëheshin kryetarë bashkish.

Nga kanabisi kaluam tek heroina, nga heroina kaluam tek kokaina, nga kokaina tek pastrimi i parave të pista. Shqipëria sot nuk prodhon asgjë, nuk eksperton asgjë me vlerë.

Kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin shkatërron edhe ato pak biznese të ndershme që kanë mbetur dhe i vënë ato me shpatulla pas murit. Cili nga bizneset mund të konkurrojë me një kontenier bananesh që sjell 600 milionë euro kokainë, trefishin e shpenzimeve vjetore të Policisë së Shtetit?!

Qindra milionë euro në duart e krimit të organizuar i dhanë Edi Ramës dhe krimit të organizuar pushtetin për të ndikuar tërësisht ekonominë e vendit dhe politikën e vendit. Në këtë mënyrë, në këtë vend, të vogël, por të bekuar nga Zoti, u asgjësua liria e çdo individi për të punuar e për të jetuar me djersën e ballit, sepse asgjë nuk mund të bëhet më në këtë vend, pa patur lejen e krimit, pa patur lejen dhe bekimin e njeriut që e solli krimin në pushtet, Edi Ramës.

Në shkelje të kushtetutës, në shkelje të ligjeve, në shkelje të çdo norme juridike, çdokush që kërkon të përparojë e të bëjë progres në jetën e tij apo të saj, përmes punës së ndershme, jetës së ndershme, në çdo fushë të jetës, nga fermeri tek sipërmarrësi i vogël, nga profesionisti tek financieri, tek juristi, tek inxhinieri, tek mjeku, gjen dhjetëra, qindra, mijëra pengesa, sepse të vetmit që çajnë në këtë Shqipëri të Edi Ramës janë një grusht kriminelësh, një grusht oligarkësh grabitqarë që pastrojnë paratë e këtyre kriminelëve dhe, përmes tyre, kanë kapur të gjitha mediat kryesore në vend.

Dhe, Edi Rama me një grusht ministrash të korruptuar, 3 vite pas kalimit të reformës në drejtësi, Saimir Tahiri i kapur duke bërë trafikun e drogës me kushërinjtë e tij, i ekspozuar si koka e planit famëkeq të 2016-ës, është akoma i lirë. Procesi ndaj Emiljano Shullazit është bërë si udhëtimi i Odisesë. Dritan Dajtit i është ulur dënimi njësoj si një grushti tjetër kriminelësh të dënuar përjetë, për vrasje dhe për veprat më të rënda të krimit të organizuar.

Vetëm 8 ditë më parë, gazeta më e madhe, me tirazhin më të madh në Evropë, e përditshmja “Bild”, botoi 6 përgjime zyrtare të prokurorisë shqiptare, 6 përgjime të cilat, në pohimin e vetë prokurorisë shqiptare dhe në verifikimin e shërbimeve të specializuara gjermane janë autentike, zyrtare dhe pjesë e dosjes hetimore 339/1.

Çdokush u trondit, edhe pse të gjithë e dinë se si u bënë zgjedhjet e vitit 2017, kur dëgjoi kryekriminelin e Shijakut Astrit Avdylajn, tek urdhëronte drejtuesit e administratës në qytetin e Durrësit, të drejtorive qendrore dhe lokale, të mblidhnin punonjësit, t’i krihnin veç listat për mbështetësit e opozitës, sepse do të vinte ai t’i tundte.

Çdokush dëgjoi bisedat e tij për blerjen e votës, me funksionarët më të lartë të Partisë Socialiste, për vendosjen e Ilir Ndraxhit si përfaqësues i bandës së Avdylajve dhe për pamundësinë e vendosjes së Elton Arbanës deputet, por që ai lart i kishte premtuar se do të merrte gjithçka tjetër. Dhe sot është kandidati i Astrit Ramës dhe Edi Avdylajt për kryetar të bashkisë së Shijakut.

Të gjithë dëgjuam se si ky kriminel, i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik heroine, dinte me minuta axhendën zyrtare publike dhe vendndodhjen fizike, jo vetëm të vartësit të tij numër 1 në Durrës, Vangjush Dakos, bankës personale të Edi Ramës, krahut të djathtë të Edi Ramës, të pandashmit në udhëtimet me çarter të Edi Ramës, por edhe të vetë Edi Ramës.

E megjithatë, prokuroria shqiptare, e kthyer në një shtojcë të Edi Ramës dhe të krimit të organizuar, jo vetëm që nuk ndërmori asnjë veprim, por kërcënoi median e huaj e atë kombëtare dhe urdhëroi për 24 orë ndalimin e botimit të përgjimeve zyrtare, derisa kuptoi që ky ishte një akt i paparë, i padëgjuar ndonjëherë në planet, me përjashtim të Koresë së Veriut.

Kjo është gjendja ku kemi ardhur sot. Dhjetëra kryeministra gjatë 3 muajve të fundit kanë dhënë dorëheqjen në Evropë dhe në Ballkan, disa prej tyre për çështje që nuk kanë të bëjnë aspak me ta dhe përgjegjësitë e tyre politike. Nikola Gruevski u largua nga drejtimi i qeverisë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për një të njëmijëtën e kësaj që kemi parë e kemi dëgjuar deri më tani dhe, nëse i përmbahemi asaj që ka premtuar gazeta “Bild”, nuk kemi dëgjuar asgjë akoma.

I vetmi që qendron me thonj pas karriges është Edi Rama, ndonëse vendi, prej 4 muajsh, zien nga një krizë e paprecedentë politike, ekonomike dhe sociale, ndonëse është ai dhe vetëm ai përgjegjësi për këtë situatë. Është ai që i solli kriminelët në parlament, është ai që e ktheu Shqipërinë në hambar droge, është ai që shkeli kushtetutën dhe ligjin për të kapur të gjitha pushtetet, duke përfshirë prokurorinë dhe gjykatat e vendit, është ai që shkatërroi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën Supreme për t’i pasur duart e zgjidhura, është ai që urdhëroi lirimin e kriminelëve më të rrezikshëm dhe uljen e dënimit të tyre, është ai që u fali çdo pasuri oligarkëve të babëzitur, për të pastruar bashkë me kriminelët, paratë e pista të drogës dhe paratë e pista të korrupsionit qeveritar.

Është ai që u kap me aferën tek Unaza, 40 milionë euro për 2 kilometra, 30 milionë prej të cilave do të zhdukeshin në një kompani fantazëm, me letra të falsifikuara të qeverisë amerikane, pa asnjë përgjegjës deri më sot, por me të paktën 3 nëna me këmbë të thyera nga brutaliteti policor dhe, dhjetëra të tjerë të shoqëruar në polici, gjatë muajve të protestës së banorëve të Unazës së Re.

Është ai, i cili i trimëruar nga ndofarësoj njerëzish, nën ndikimin e tij, të cilët nuk e shohin korrupsionin, nuk e shohin krimin, nuk e shohin drogën, por flasin kodra pas bregut, teksa trashen e majmen me verën dhe ushqimet e mira shqiptare, në lokale luksoze, jo vetëm që nuk çoi njeri para drejtësisë për skandalin e Unazës, por kaloi në aferën e Milot-Balldrenit, 269 milionë euro për 17 kilometra në fushë, 15 milionë euro kilometri.

Ndërtuesi, një ish-deputet i Partisë Socialiste, daja i një ndërtuesi tjetër, i cili ka marrë, po kështu, 250 milionë euro koncesionin e Rrugës së Arbrit, ku sapo u shemb tuneli. Dajë e nip, 500 milionë euro, sepse pas tyre qendron Edi Rama, pas tyre qendrojnë bandat që pastrojnë paratë e pista të krimit.

Ndërkohë, gjendja në vend ka arritur në kushtet më të rënda ekonomike dhe sociale. E kam thënë edhe më parë dhe, dua ta përsëris se është i vetmi vend në Evropë, në të cilin sot, 300 mijë qytetarë ushqehen vetëm një herë në ditë, sepse nuk kanë mundësi të ushqehen më shumë, 1 në 10 banorë. 50 mijë prej tyre janë fëmijë, 60 mijë fëmijë të tjerë nën moshën 14 vjeç punojnë ilegalisht, në punët më të rënda për të nxjerrë bukën e gojës. 500 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi, 130 mijë të rinj janë larguar nga bankat e shkollës, ndërkohë 1 miliardë euro janë shpenzuar nga Edi Rama për zyra, orendi, për karburant për qeverinë, për bileta udhëtimesh dhe për luksin e administratës së organizatës kriminale të “Rilindjes”.

Shëndetësia falas ka përfunduar në shëndetësinë si frëngu pulën, ku 385 milionë euro shkojnë për 4 njerëz, 4 koncesione korruptive, ndërkohë që në pediatri nuk gjendet as paracetamoli lëng, ndërsa urgjencat dhe trajtimi spitalor është kthyer në standardet afrikane të viteve ’80.

2,2 miliardë euro janë paratë e shqiptarëve që Edi Rama u ka ndarë 10 oligarkëve të babëzitur, me kosto 5, 10 deri 15 herë të punimeve, sipas manualeve zyrtare të shtetit shqiptar dhe, qartësisht, në pastrim të parave të pisëta të krimit. 140 milionë euro është fatura e gjykatave për largimet e padrejta nga administrata, faturë e cila vazhdon e rritet nga dita në ditë.

Kjo është gjendja e vendit, ky është kolapsi në të cilin ka arritur një shoqëri, që ka toleruar dhe ka mbyllur sytë para krimit për tepër gjatë. Por jo më. Ka 4 muaj populli është vetëdijësuar, është çuar dhe është bashkuar në një lëvizje popullore kombëtare dhe evropiane që ka një dhe vetëm një qëllim, të kthejë në Shqipëri standardet dhe normat evropiane të bashkëjetesës demokratike, si garancia e vetme që secili të garantojë dinjitetin, lirinë dhe mundësinë për të jetuar normalisht në këtë vend.

Në valën e këtyre zhvillimeve, ku kërkesa e parë dhe kryesore është largimi i përgjegjësit për këtë gjendje, krijimi i qeverisë tranzitore dhe rikthimi i legjitimitetit politik përmes një parlamenti të zgjedhur nga populli dhe jo nga kriminelët, Edi Rama ka vënë në skenë teatrin e shkarkimit të presidentit dhe zgjedhjeve të 30 qershorit.

E gjithë logoreja e sotme e parlamentit ilegjitim, e njerëzve të emëruar nga krimi apo të blerë nga krimi, pavarësisht se në cilën anë të korridorit ndarës ulen, e gjithë logoreja ka vetëm një qëllim, të shfokusojë vëmendjen tuaj, të dashur bashkëqytetarë, të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik nga fakti se e gjithë Evropa dhe bota e civilizuar perëndimore, e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar, një njeri që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimitet, një njeri që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, një njeri të zhytur në krim e të kapur nga krimi.

Dhe ky është Edi Rama. Mos kini asnjë iluzion.
Farsa e sotme për shkarkimin e presidentit përfundoi në rezolutë dhe tani po vazhdon të konsumojë orët e pasdites, për t’u shndërruar në një qortim dhe në një pendim të Edi Ramës, nuk është asgjë tjetër veçse pjesë e këtij teatri, për të cilin Edi Rama ka nevojë jetike.

Ka nevojë jetike ta largojë vëmendjen nga kriza e thellë, ku ju ka zhytur ju dhe familjet tuaja, sipërmarrjen, fermerët, shëndetësinë, arsimin, studentët, pedagogët, elitën intelektuale, artistët, pensionistët dhe vogëlushët shqiptarë.
Ka nevojë ta largojë vëmendjen nga fakti që është kapur duke vjedhur zgjedhjet, që është kapur duke ju vjedhur ju, buxhetin tuaj, paratë tuaja, pasuritë tuaja publike, për t’ia dhënë atë një grushti njerëzish, me të cilët ka ardhur në pushtet.

I gjithë ky është një teatër që ka për qëllim ta zhvendosë aksin e përballjes midis një shumice dërrmuese shqiptarësh pa dallime politike dhe një grushti minjsh të kapur në çarkun e së vërtetës, që duan me çdo kusht të ruajnë pushtetin e paligjshëm dhe pasuritë marramendëse që kanë fituar mbi djersën tuaj, mbi gjakun tuaj, mbi xhepat tuaj, mbi tavolinat e zbrazura, ku ulen natë për natë fëmijët tuaj, prindërit tuaj.

Gjatë 48 orëve të fundit shumë miq të Shqipërisë më kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i shqiptarëve, interesi publik dhe Edi Rama t’i hapë rrugë një procesi politik, i cili kërkon asgjë më shumë, por asgjë më pak se një standard normal evropian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një parlament legjitim, nga populli, të popullit dhe për popullin. Jo nga kriminelët, të kriminelëve dhe për kriminelët.

Sfidimi i hapur që Edi Rama bën, përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatiti politik, ku tashmë 30 qershori zyrtarisht nuk përbën më nga pikëpamja kushtetuese një datë zgjedhjesh, por përbën nga pikëpamja politike dhe njerëzore, mbajnë me serume kufomën e tij politike dhe organizatën e shpartalluar kriminale të Rilindjes në panik, nga zbulimet e deritanishme dhe ato të pritshme të aktivitetit të tyre kriminal dhe korruptiv.

Por ora nuk pret. Koha është e pamëshirë. Ne do të humbim javën e ardhshme për herë të katërt shansin për të hapur negociatat me Europën. Përse-ja është e shkruar e zezë mbi të bardhë në vendimin e një prej vendeve që ka zakon të flasë hapur dhe shkoqur, Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

“Nuk luftohet korrupsioni, nuk luftohet krimi”.
Edi Rama është mëse i kënaqur me këtë situatë, ai e ka tmerr dhe frikë hapjen e negociatave.
Ai e ka tmerr dhe frikë hapjen e kapitujve 23 dhe 24, të cilët do të shtrojnë pikëpyetjen që është në mendjen dhe gojën e çdo shqiptari pavarësisht prej shkollimit apo informacioneve që ka.

Çfarë u bë me Sajmir Tahirin? Çfarë u bë me Fatmir Xhafën? Çfarë u bë me dosjen e Xibrakës? Çfarë po bëhet me dosjen 339? Kush i mbron Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj, Taulant Ballën me shokë, të kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin e organizuar duke pastruar paratë me “Toyota Yaris”, duke devijuar lumenj për ndërtime, për pastrim parash, duke grabitur milionat e shqiptarëve që nuk kanë bukë të hanë për të ndërtuar inceneratorë, që ndosin ajrin dhe punojnë me 30% të kapaciteve, për të shkatërruar shëndetësinë shqiptare? Cfarë po ndodh? Përse nuk po dënohen? Pse nuk shkojnë para drejtësisë?
Edi Rama e ka jetike mos hapjen e negociatave.

Qëllimi i tij është ta devijojë gjithë debatin politik në diçka pa pikë vlere, datën 30 qershor, e cila ka të njejtën vlerë sikur unë të shpallja datën 7 korrik si datën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Ndaj, ju ftoj në këto momente shumë të vështira për vendin, ta shohim të vërtetën kështu siç është.

Ta përbuzim teatrin e propagandës dhe të mos sillemi si ato foshnjet, të cilave u tërhiqet vëmendja me një rrake-take, si kjo që po zhvillohet pak metra prej këtej, pikërisht për të tërhequr vëmendjen tuaj.
Së dyti, të mbani fort dhe lartë kurajon me të cilën jeni përballur me të keqen këto katër muaj.
Rruga që vendi ka përshkruar në këto katër muaj është e mahnitshme.
Kemi çarë errësirën e censurës qeveritare, kemi shpartalluar propagandën prej dhjetëra milionë eurosh që Edi Rama paguan në Europë dhe Uashington për këtë propagandë.

I kemi treguar botës se këtu ka një narkoshtet, i cili ka kapur të gjitha pushtetet. Ka një kryeministër të bërë njish me krimin dhe se ka një popull që nuk e pranon këtë. Ka një popull europian që kërkon dhe lufton për standardet, normat, vlerat europiane.
Ju kërkojmë që të jemi bashkë, të jemi gati, të jemi në këmbë, të fortë, kurajoz dhe të vendosur, të bashkuar dhe me pjesëmarrjen më masive për të mbrojtur fatin tuaj, fatin e vogëlusheve tuaj, fatin e Shqipërisë.

Orët dhe ditët e ardhshme do të përcaktojnë se si Shqipëria do të jetë në 10 apo 15 vitet e ardhshme.
A do të jetë ajo Shqipëria e pakicës së kriminelëve, oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar me Edi Ramën që është Zot në dhomën tuaj të gjumit, në kuzhinën tuaj, ne tavolinën tuaj të bukës, në shkollat e fëmijëve tuaj, në spitalet e të afërmve tuaj, në rrugët, sheshet, në pasuritë publike të shqiptarëve.

A do të jetë Shqipëria në duart e kësaj pakice absolute që e duan Shqipërinë kështu, për veten e tyre, të drobitur, të shkurajuar, të vjedhur, të dhunuar, të nënçmuar, të gënjyer, të braktisur, të errësuar apo do të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, ku të gjithë të kenë mundësi të gëzojnë pasuritë publike të vendit tonë të mrekullueshëm, ku të gjithë të kenë mundësi për trajtim jo me dy, por me një strandard përpara ligjit dhe para gjykatave, ku çdokush të ketë mundësinë të jetojë me punë të ndershme dhe me dinjitet dhe t’i shkojë puna mbarë, pavarësisht nga kushdo që qeveris dhe e vetmja mënyrë për ta garantuar këtë, është që, kushdo që qeveris, përsa kohë që qeveris, qeveris vetëm për shkak të votës suaj dhe shkarkohet me votën tuaj sa herë që ju e gjykoni.

Kështu veprojnë vendet e Europës drejt së cilave janë drejtuar miliona shqiptarë në këto 30 vite. Këto janë themelet e vendeve demokratike që bëjnë të mundur që një vend i pasur si Shqipëria, por i vjedhur si Shqipëria të mos vidhet më, por të prodhojë mirëqenie, të mira për çdo shqiptar.

Kjo nuk do të jetë e lehtë.
Kjo rrugë nuk do të jetë e shkurtër, por duhet ta fillojmë një orë e më parë.
Ta fillojmë duke ndërtuar themelet e bashkëjetesës demokratike, pavarësisht prej bindjeve tona politike, të majtë apo të djathtë, shtet i vogël, apo shtet i madh, taksa të ulëta dhe liri ekonomike apo taksa të larta dhe rishpërndarje shtetërore.
Të jenë qytetarët ata që të vendosin se cilat politika publike do të ndjeke qeveria e zgjedhur nga ta, se ku do të shkojnë paratë tuaja. Se sa do të taksohen dhe sa do të mbeten në xhepat tuaj dhe ku do të shkojnë ato që takstohen.
Këto do të vijnë vetëm po të kemi një kryeministër dhe një qeveri që nuk e ka lidhur fatin me kriminelët, por që e ka lidhur fatin me ju.

Kush e lidh fatin me kriminelët, qeveris me kriminelët, ndan pushtetin me kriminelët.
Ndaj është themelore ta vazhdojmë këtë betejë pa u ndalur.
Rruga e vetme për zgjidhjen e kësaj krize është vota e lirë, zgjedhjet e lira, një sistem i ri politik me ndarjen dhe balancim të vërtetë pushtetesh, me një parlament realisht përfaqësues të vullnetit të popullit dhe jo vullnetit të kryetarëve të partive apo aq më pak të krimit të organizuar dhe oligarkisë.

Një parlament, i cili nuk kalon ligje brenda natës vetëm për të vjedhur si tek Teatri Kombëtar apo tek koncesionet e shëndetësisë, apo tek inceneratorët, apo tek rikthimi i oligarkëve grabitqarë i dividentit brenda natës në mënyrë antikushtetuese, por me një sistem të hapur, transparent, ndaj publikut, të ligjbërjes. Për këtë arsye kam propozuar parlamentin me dy dhoma ku asnjë ligj nuk kalon dot pa kaluar në të dyja dhomat.

Me një president me kompetenca të plota kushtetuese i gatshëm dhe i aftë të ndalë përpjekjen e çdo grupi njerëzish që mendojnë se mund të dalin mbi kushtetutën, të kapin të gjitha pushtetet e t’ia nbënshtrojë Shqipërinë krimit.
Me një drejtësi siç e kemi votuar në korrikun e vitit 2016 që nuk i mbron, po i ndëshkon pushtetarët e korruptuar dhe kriminelët e kapur duke vjedhur votat dhe duke vjedhur Shqipërinë.
Me të gjitha instrumentat ku forca juaj të jetë forca absolute e vendimmarrjes, duke përfshirë referendumet vendore dhe referendumet kombëtare.

Unë pres me padurim, kur këto dhe shumë ide të tjera që kam dëgjuar nga përfaqësues të elitës, mendjes dhe shpirtit shqiptar, t’i diskutojmë, dhe t’i kthejmë në vendime dhe mbështetje të madhe popullore, por më parë na pret çuarja përpara e betejës.
Në kushtet kur Edi Rama dhe banda në pushtet e kriminelëve, oligarkëve dhe politikanëve të kapur në flagrancë me ta, po shkon drejt konsumimit të qartë të grushtit të shtetit, është detyra e çdo shqiptari të bëjë atë që bën çdo popull i civilizuar, kur kërcënohet me grusht shteti: të rezistojmë, të qëndrojmë, të luftojmë, dhe të firtojmë për Shqiupërinë, për demokracinë dhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Al Jazeera: Kërkoj ndjesë, nëse i keni dhënë përgjigje tashmë kësaj pyetjeje. Kemi parë deklaratat e kryeministrit Rama, deklaratat tuaja dhe fjalimet në protesta dhe sigurisht pozicionin e fundit të Presidentit Meta. Por duket se asgjë nuk ka ndryshuar për momentin. Pozicionet janë deklaruar, kryeministri Rama insiston tek ajo që do të ndodhë më 30 qershor. Dua t’ju pyes, përveç bojkotit të zgjedhjeve, çfarë mund të bëni tjetër që të mos polarizojë dhe rrezikojë sigurinë publike për të cilën Presidenti është i shqetësuar dhe çfarë mendoni se do të ndodhë në ditën e 30 qershorit?

Lulzim Basha: Ju faleminderit për pyetjen. Shumë ka ndryshuar në javët që kanë kaluar dhe shumë ka ndryshuar që në ditën, kur jemi parë herën e fundit ,kur ju më intervistuat. Ndryshimi më thelbësor është se 30 qershori nuk është më një datë kushtetuese për zgjedhje. Që prej të hënës, dekreti i Presidentit është publikuar dhe ka hyrë në fuqi. Në situatën aktuale, ku Shqipëria për herë të parë në historinë e Republikës Parlamentare është pa një Gjykatë Kushtetuese, nuk ka asnjë autoritet të vetëm mbi autoritetin e Presidentit që të vendosë për një çështje, për të cilën Presidenti është shprehur në mënyrë ekskluzive.
Sipas fjalëve, të miqve tanë ndërkombëtarë, ne kemi një situatë të re politike në vend, që nga dekreti i Presidentit për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Kjo situatë e re politike ishte perceptuar nga disa si një shans për t’i sjellë qeverisë ilegjitime të Edi Ramës të kuptojë se tani është koha për t’i dhënë fund me një zgjidhje politike përplasjet midis një grushti të politikanëve të korruptuar, bosëve të krimit të organizuar, miqve të qeverisë dhe pjesës tjetër, qytetarëve shqiptarë.
Këtu diçka ka ndryshuar. Jo për ne, por për ata që deri tani kishin iluzione për motivet e zotit Rama.
Zoti Rama, siç edhe ju e cituat, ka thënë se do të vazhdojë me një proces që tani, jo vetëm është i diskretituar si ilegjitim dhe kriminal, por gjithashtu edhe antikushtetues.

Kjo do të thotë se Shqipëria do të shkojë drejt kushteve për një grusht shteti “Coup d’état”.
Përgjatë këtij bashkëbisedimi u kam bërë thirrje qytetarëve të përgatiten për të bërë ato të cilat qytetarët europianë janë të detyruar të bëjnë, kur ata përballen me pasojat e një coup d’état.
Kam besimin e plotë se fuqia e bashkimit do të mbizotërojë mbi lojërat e pushtetit që zoti Rama dhe një grusht kriminelësh po luajnë në kurriz të rendit kushtetues, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore demokratike.

Al Jazeera: A do të thotë kjo se ju do të mobilizoni njerëzit që të rezistojnë në lidhje me datën e zgjedhjeve më 30 qershor?
Lulzim Basha: Është thelbësore për ju dhe shikuesit tuaj që të kuptoni se nuk ka zgjedhje më 30 qershor. As në mënyrë ligjore, as në mënyrë kushtetuese. Çdo proces që është planifikuar nga njerëzit që duhet të ishin pas hekurave për trafik droge, trafik të grave, por në fakt garojnë për kryetarë bashkish, ose po menaxhojnë fushatën për llogari të grupit të zotit Rama, çdo lloj procesi që është planifikuar, nuk do t’i përngjajë zgjedhjeve as formalisht, as në thelb dhe, pa dyshim, as në mënyrë kushtetuese. Nëse ka një këmbëngulje mes një grupi njerëzish për të vazhduar në një situatë të tillë në një proces të rremë votimi, kjo dhe hapat e tjerë që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren, janë tentativë për grusht shteti dhe opozita politike do t’i bëjë thirrje popullit shqëiptar që të bëjë, as më pak e as më shumë, së atë që do të bënin shoqëritë e qytetaruara perëndimore në kushte të ngjashme.
Ju jeni qytetar europian, çfarë do të bënit, nëse në vendin tuaj kryeministri, në mënyrë ilegjitime, uzurpon drejtësinë, uzurpon pushtetin parlamentare, që nuk i takon, asgjeson Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bosët e krimit të organizuar, është ekspozuar si i tillë në disa përgjime zyrtare të prokurorë së antimafias nga media ndërkombëtare, nga gazeta më e madhe në Europë “Bild”, fut në garë si kryetarë bashkish persona të cilët duhet të ishin në burg, mobilizon fuqinë e parasë të bosëve të krimit të organizuar për t’i mbështetur ata dhe refuzon t’i bindet dekretit të Presidentit që 30 qershori nuk është më një ditë zgjedhjesh.
Pra, keni kohë që të mendoni se cili do të ishte reagimi i njerëzit në vendin tuaj dhe unë kam kohë të përfitoj prej kësaj për të përmirësuar njohuritë dhe këshillat për qytetarët shqiptarë për mënyrën se do të duhej të reagojnë.

Pyetje: Si e shpjegoni që kryeministri u tërhoq nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. ashtu siç ju e paralajmëruat pak ditë më parë?
Lulzim Basha: Anisa, është shumë e thjeshtë dhe e qartë. Siç ju thashë pak ditë më përpara dhe siç po ju them dhe sot, e gjitha kjo është një teatër banal. Është një telenovelë që Edi Rama po e vendos para shqiptarëve për të hequr vëmendjen nga problemet që sapo parashtrova. Edi Rama është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2017-të.

Është kapur dhe është ekspozuar para të gjitha kancelarive perëndimore si një kryeministër ilegjitim, si një qeveri ilegjitime, një parlament ilegjitim. Në kushte normale ballkanike, jo europiane se në kushte europiane duhet të ishte në burg tani, duhet të ishte në arrest. Po të ishim në kushte europiane, ky kryeministër duhet të ishte në arrest, por në kushte ballkanike ky duhet të ishte një njeri i larguar nga detyra e kryeministrit, për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje politike. Kjo është zezana, së cilës do që t’i ikë Edi Rama. Kjo është gjendja e vendit.

Kjo është kriza që ka shkaktuar pasojat për të gjithë qytetarët. Dhe pikërisht për t’i ikur kësaj, për t’i ikur kësaj përgjegjësie dhe për t’i ikur fatit të pashmangshëm që e pret çdo tiran të korruptuar, ka vendosur telenovelën “President-30 qershor”. Do të dështojë. Siç po dështon pjesa e parë e telenovelës, do të dështojë edhe pjesa e dytë e telenovelës. Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për të gjitha ato për të cilat është kapur dhe ekspozuar. Largimi i tij është i panegociueshëm dhe është e vetmja rrugë politike për të zgjidhur krizën në vend.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se përpjekja e kryeministrit për të shkuar në zgjedhje me 30 qershor, në fakt ka një qëllim. Sipas jush kjo bëhet në mënyrë që kryeministri të negociojë për kokën e tij, por nga ana tjetër kryeministri ju akuzon, se mospjesëmarrja në zgjedhje bëhet, sepse ju i druheni reformës në drejtësi. A fle në fakt lepuri të Reforma në Drejtësi?

Basha: Dy gënjeshtrat e Ramës janë: që kjo po bëhet për të dëmtuar Shqipërinë dhe jo Ramën. Dhe e dyta, se kjo po bëhet për të ndalur reformën në drejtësi. Sa për të parën, përgjigjen fatkeqe e kemi marrë tashmë prej orësh nga parlamenti hollandez: “Shqipërisë nuk i hapen negociatat se nuk Lufton krimin dhe nuk lufton korrupsionin.” Kjo besoj është e qartë apo jo? Sepse hollandezët e kanë zakon që flasin drejtëpërdrejtë dhe me pak fjalë. Ndërsa pjesa e dytë është një gënjeshtër, të paktën 2 vjeçare e Edi Ramës.

Sa herë është kapur Edi Rama në skandale që do të detyronin çdo kryeministër të jepte dorëheqjen, ka thënë se kjo po bëhet për të penguar reformën në drejtësi. U kap me skandalin e Xibrakës, tha “po pengoni reformën në drejtësi”. U kap me Saimir Tahirin, tha “po pengoni reformën në drejtësi”. U kap me Fatmir Xhafën dhe vëllain e tij trafikant droge, tha “po pengoni reformën në drejtësi”. U kap duke mbrojtur Rrahman Rrajen dhe duke e kthyer krejt shtetin kokëposhtë për ta çuar në azil nënkomisar Nuhun, të cilit iu vu pistoleta në kokë ngaRrrahman Raja dhe Taulant Balla me shokë për të mos zbatuar ligjin, tha “po pengoni reformën në drejtësi”.

U kap në aferën e Unazës së Re, tha “Po bëhet për të penguar reformën në drejtësi.” U kap me Milot-Balldre, tha “po bëhet për të penguar reformën në drejtësi’ Kjo reforma në drejtësi ka një dhe vetëm një qëllim: që në të gjitha këto raste, përsonat përgjegjës, të paktën të pyeteshin dhe pastaj të procedoheshin, të ngriheshin akuzat, të shkonin para gjyqtarëve dhe të shkonin prapa hekurave.

Pra, për këdo që ka dy fije mend për të menduar, jo thjesht për të dëgjuar me gojën hapur si peshk se çfarë u thotë Edi Rama, kuptohet që i vetmi person i interesuar për të ndalur reformën në drejtësi ose për ta kapur atë plotësisht, është i njëjti person që shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, është i njëjti person që shkatërroi Gjykatën e Lartë, është i njëjti person që shkatërroi Prokurorinë e Përgjithshme duke emëruar një prokurore të Përgjithshme të Përkohshme antikushtetuese, që po mbush dy vjet në detyrë. Është i njëti person që urdhëroi këtë prokurori të emëronte një tjetër prokurore, që duhet të ishte në burg, sepse është kapur në flagrancë duke marrë 50 mijë euro për të liruar kriminelë, për të mos thënë se duhet të ishte pushuar dy herë, kur ju grabit posta sekrete e prokurorisë së Durrësit.

E vuri në krye të Krimeve të Rënda, pikërisht, për të mbyllur dosjen 339, për të mbyllur dosjen 184, për të mbyllur dosjen e Xibrakës, për të mbyllur apo kontrolluar hetimin ndaj Saimir Tahirit, për të mbyllur apo kontrolluar hetimin ndaj Geron Xhafës. Ky është i vetmi njeri që nuk e do reformën në drejtësi. Emri i tij është Edi Avdylaj ose Astrit Rama. Sepse të dy sot janë nji, nuk janë veç e veç. Janë një! Një kanë qënë gjithmonë.

Pyetje: Zoti Basha, ju keni kërkuar largimin e kryeministrit Rama si kusht për t’u ulur në dialog, por sot kryeministri vertetoi se nuk do të largohet. Çfarë do të bëni ju për ta zgjidhur krizën politike? Dhe e dyta, për aq kohë sa ju e konsideroni parlamentin ilegjitim, a do t’i kërkoni dhe a i keni kërkuar presidentit shpërbërjen e tij?

Lulim Basha: Unë nuk i kam kërkuar asgjë dhe nuk do t’i kërkoj asgjë Presidentit të Republikës, sepse nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize vjen përmes akteve të Presidentit të Republikës. Edi Rama ka faktuar se nuk do t’ia dijë për Kushtetutën, nuk do t’ia dijë për ligjin, nuk do t’ia dijë për gjykatat, nuk do t’ia dijë për drejtësinë, nuk do t’ia dijë as për miqtë ndërkombëtarë. Kjo për një arsye të thjeshtë: është kapur në krim dhe i kapur nga krimi. Është edhe i zhytur në krim dhe korrupsion, është edhe i kapur nga krimi.

Ndaj, e vetmja forcë që mund ta ndalë rënien përfundimtare të kësaj shoqërie nën tiraninë e krimit, korrupsionit, me në krye një ilegjitim si Edi Rama, është forca e njerëzve të bashkuar. Kështu ka ndodhur kudo ku shoqëritë e civilizuara janë përballur me sprova të tilla. Kështu po ndodh edhe këtu. Ndaj ftesa ime ndaj çdo qytetari është të heqë çdo iluzion se do të ketë një zgjidhje “deus ex machina”, me dorën e Zotit.

Natyrisht dorën e Zotit e duam, e urojmë, i lutemi dhe i shprehim falenderimet tona, por, siç thotë ajo thënia e vjetër shqiptare, duhet dhe dora e çdo shqiptari të ndershëm, të cilët në këto katër muaj kanë zgjuar vetëdijen e shqiptarëve, kanë rikthyer kurajon qytetare dhe jam i bindur se do të jenë forca e papërballueshme dhe e pandalshme e kësaj bande kriminale që po shkon drejt grushtit të shtetit.

Pyetje: Zoti Basha, Presidenti ka nisur konsultimet me partitë politike për një datë të re për zgjedhjet vendore. Çfarë do t’i parashtrojë Partia Demokratike, Presidentit, dhe a keni ju një datë?
Lulzim Basha: Do të preferoja t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje, kur të vijë ai moment, sepse sot mendoj se kemi folur gjerë e gjatë për çeshtje të aktualitetit dhe, kur t’i vijë aktualiteti kësaj çeshtjeje, do t’i përgjigjem. Por një gjë dua t’ju them sot: nuk është çështje date.

Pyetje: Para disa ditësh, rreth një muaj më parë, PD ka publikuar një platformë të qartë për zgjedhje të lira e të ndershme. Në kushtet kur situata politike është e tensionuar dhe ju thatë se po shkojmë drejt një grushti shteti, a është e gatshme PD të lëvizë nga qëndrimi i saj nëqoftëse kryeministri pranon këtë platfomë, por pa dhënë dorëheqjen nga posti i tij?

Lulzim Basha: Problemi ka nisur me një njeri që ka ngritur një sistem kriminal në vend. Ai që ka shkaktuar problemin, nuk mund të jetë zgjidhja e problemit. Paketa këtë synon, sepse vetëm largimi i tij nuk e zgjidh problemin. E ka ngritur, ingranazhet e krimit funksionojnë dhe këto i mban bashkë Edi Rama. Tani, këtij që ka ngritur makinerinë kriminale, që ka sjellë kriminelët në Parlament, që ka bërë Shqipërinë Kanabistan, që ka kaluar nga heroina te kokaina, ua ka bërë shesh ndërtimi për pastrimin e parave të pista, u ka dhënë koncensionet, u ka dhënë taksat e shqiptarëve, u ka dhënë tenderat, tani t’i themi: shiko, kemi dhe këtë platformën, a nuk e ndal t’i këtë makinerinë që të prodhon ty qindra milionë euro, që të jep pushtet pa vota, që të ka dhënë mundësinë të shkatërrosh të gjithë institucionet e shtetit, që të ka dhënë miliona euro për të bërë të bardhen të zezë e të zezën të bardhë e për t’ia bërë trurin dhallë atyre që nuk e njohin Shqipërinë dhe flasin kodra pas bregut?!

Pse nuk e le ti këtë makinerinë e të votojmë si njerëz, si europianë dhe ne se s’po kërkojmë më shumë?! Ky është propozimi. E kuptoni sa qesharak është?! Pa largimin e Edi Ramës, makineria do të vazhdojë të bëjë atë për të cilën është ndërtuar- të vjedhë shqiptarët, të dhunojë zgjedhjet dhe të mbajë Shqipërinë, në fjalët e DASH, bazë të rrjeteve kriminale nga Amerika e Veriut në atë të Jugut, nga Lindja e Mesme në Europë. Ikja e Edi Ramës është vetëm fillimi. Shkatërrimi i kësaj makinerie është garancia për zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe platforma jonë synon pikërisht këtë, shkatërrimin e kësaj makinerie. Edhe kjo vetë nuk mjafton, sepse në vend të saj të gjithë shqiptarët e ndershëm të ngrejmë themelet e bashkëjeteses demokratike sipas standarteve dhe vlerave europiane, për të cilat pata rastin të shprehem pak më sipër.

Pyetje: Ditën e protestës së 8 qershorit, ju keni tërhequr mbështetësit nga Parlamenti pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta, ndërkohë nuk ka një datë tjetër për protestën e rradhës së opozitës. Kjo pauzë dhe kjo klimë relaksuese, a është në funksion të një marrëveshjeje?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Nuk ka pauzë. Nuk ka për të pasur pauzë. Protestat do të vazhdojnë, kanë vazhduar dje në Lushnje, po vazhdojnë sot në Librazhd dhe do të vazhdojnë në Tiranë më fuqishëm se kurrë më parë. Sepse është detyra e qytetarëve të mbrojnë shtëpitë e tyre, të mbrojnë Kushtetutën dhe rendin demokratik.

Pyetje: Kryeministri Edi Rama në një nga mitingjet e tij elektorale ju ka akuzuar se po bëni gjyqe publike pa pasur hetime, referuar çështjes së Bild, ndërkohë që vetë jeni hetuar dhe po hetoheni në SHBA për 1 milion dollar të cilat nuk dihet se nga erdhën, thotë ai. A është e vërtetë…

Lulzim Basha: Jo, ai nuk thotë nuk dihet nga erdhën, çojeni deri në fund…
Pyetje: Ai ju akuzon për financim rus…
Lulzim Basha: Kështu pra, ta themi tamam. Ai thotë se PD merr lek nga rusët, këtë thotë Rama. Tani t’i ekzaminojmë pak faktet thjesht fare. Cili është shteti më pro rus në Ballkan? Mos më zhgënjeni. Serbia. Republika e Serbisë. Cili është presidenti i Republikës së Serbisë? Si e ka emrin? Aleksandër Vuçiç, i cili konsideron Putinin vëllain e tij të madh. Cila është marrëdhënia midis Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç?

Është marrëdhënia që çoi deri në tentativën e çmendur për të destabilizuar Ballkanin, për të ndryshuar kufijtë, për të copëtuar Kosovën, vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike që Edi Rama ka në Shqipëri dhe nga problemet që kanë të tjerët në shoqëritë e tyre. Nëse ka një skenar rus për Shqipërinë, zbatuesi i këtij skenari rus e ka emrin: Edi Astrit Rama Avdylaj.

Sepse nuk ka investim më të madh për të destabilizuar Shqipërinë se sa ta shkrish shtetin në një me krimin. Të tjerat që ai thotë dhe broçkullit nëpër mitingje, janë broçkulla të shtrenjta, të paguara me paratë tuaja. Dhjetëra milionë euro! Dhjetra milonë euro të Besos me shokë. S’e përmenda kot Beson atë ditë unë. Por do të dalin dhe këto dhe shpresoj nuk do të dalin thjesht në artikuj të gazetave amerikane, por shpresoj shumë se do të dalin në një komision hetimor të Kongresit Amerikan.

Pyetje: Ju thatë se nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën, por nëse Presidenti i Republikës do t’ju ftojë në një tryezë të përbashkët, do të uleni me Edi Ramën për të gjetur një zgjidhje për krizën?
Lulzim Basha: Nuk ka asnjë ulje me Edi Ramën sa kohë që Edi Rama është kreu i qeverisë ilegjitime.

Pyetje: Pas publikimit të përgjimeve të Bild, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se këto përgjime kanë dalë nga selia e PD dhe i janë dhënë gazetës gjermane. A i ka disponuar PD këto përgjime zoti Basha?
Lulzim Basha: Ulsi Manja është në konflikt interesi, sepse duhet të ishte një nga të pandehurit kryesorë të dosjes 184 të shitblerjes së votave në Dibër.

Pyetje: A i ka PD këto përgjime?
Lulzim Basha: Unë them ai duhet të jetë prapa hekurave, ti më thua komento mbi çfarë thotë ai! Mos më ver në këtë pozitë. Sigurisht që jo. PD dhe unë jemi tronditur nga këto përgjime, në të njëtën masë si gjithësecili prej jush.

Pyetje: Ju thatë se 48 orët e fundit, shumë miq të Shqipërisë kanë kërkuar që të mbizotërojë arsyeja nga ana e kryeministrit për zgjedhje të lira e të ndershme, por, në fakt, nga qendrimet e ardhura nga Brukseli, i referohem këtu zonjës Koçiançiç dhe kreut të OSBE, Lajçak, i kërkohet Shqipërisë që zgjedhjet të mbahen brenda afateve ligjore dhe kushtetuese.
Lulzim Basha: Shqipëria ka shumë miq. Disa janë të painformuar dhe po informohen. Disa janë të informuar dhe po veprojnë, jo çdokush zgjedh ta bëjë këtë në mënyrë mediatike. Rruga për të shmangur konfrontimin total dhe të pakthyeshëm midis bashkimit popullor dhe narkoshtetit, rruga e betejës finale për të mos lejuar narkoshtetin të triumfojë mbi demokracinë, përmes një grushti shteti është e pandalshme.

Pyetje: Edhe pse ju keni deklaruar se do të bllokoni zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor, maxhoranca është duke zhvilluar takimet e saj elektorale. Keni një strategji ose aksion se si do t’i bllokoni zgjedhjet?
Lulzim Basha: Nuk jam këtu për të bërë sesionin e strategjisë opozitare, por të jesh i sigurtë që opozita, PD dhe qytetarët kanë forcën, kurajon dhe vendosmërinë për të mos lënë që Shqipëria të kalojë në kushtet e grushtit të shtetit.
Pyetje: Zoti Basha, me datë 23 dhjetor 2003 Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim nr 38, e cila thotë që dekretet e presidentit…
Lulzim Basha: Nuk jam këtu për të folur për dekretet e Presidentit. Sapo ju thashë që kjo është një telenovelë që luhet me qëllim që të tërheqë vemendjen nga situatë e rëndë politike në vend. Kështu që, për çdo pyetje që të keni për juristët, do t’ju vëmë në dispozicion juristët e PD.

Pyetje: Ju thatë se nuk do të uleni me Ramën, por a do të shkoni të Presidenti për t’u konsultuar mbi datën e zgjedhjeve?
Lulzim Basha: Nëqoftëse ftohem, do të shkoj.
Faleminderit!

Rama nis hakmerrjen pse dështoi në Prrenjas, urdhëron arrestimin e kryetarit të PD dhe sekretarit

Rama ka urdhëruar arrestimin e kryetarit të PD Prrenjas sekretarit pas dështimit të tij në takimin me mbështetësit e PS.

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi shkruan në një postim në Facebook se, arrestimet do të kryen natën me urdhër të Ramës.

“Pas përbuzjes që Prrenjasi i rezervoi Ramës, ky i fundit i tërbuar nga çmenduria, ka urdhëruar arrestimin e Kryetarit të PD Arjan Karriqi dhe sekretarit Leonard Ozuni. Dhe anëtarë të tjerë të PD.

I arrestojnë natën si hienat.
Arrestimet politike po arrijnë kulmin!
Njerëz mos keni iluzione!!!

Regjimi po kërkon të instalohet.
Kundër tij duhet angazhim total qytetar!!!!”, shkruan Boçi.

Arrestohet në Kosovë vëllai i ministres së Ramës, kërkohej nga FBI

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën biznesmenin nga Kosova Imer Shahinin, vellai i Besa Shahinit, ministre e Arsimit ne Tirane. Njekohesisht Imer Shahini eshte edhe miku i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, raporton Insajderi.

Shahini, i cili është në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është arrestuar të martën në Fushë Kosovë nën akuzat se ka kryer mashtrime milionëshe.

Burime të Insajderit brenda autoriteteve shtetërore të drejtësisë kanë konfirmuar se Imer Shahini pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Imer Shahini, vëllai i Remzie Shahini-Hoxhës, bashkëshortes së zv/kryeministrit Hoxhaj, është në mesin e shtatë personave të akuzuar nga FBI-ja për përfitim të jashtëligjshëm dhe mashtrim në Distriktin Jugor të New York-ut. Kosovari, në bashkëveprim me gjashtë persona të tjerë, disa prej tyre tashmë të arrestuar, akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimeve.

Aksioni i Policisë së Kosovës, i cili nisi me arrestimin e Imer Shahinit të martën, ka vazhduar edhe të mërkurën.

Një ditë pas arrestimit të Shahinit, Policia ka arritur të arrestojë edhe Binak Gjergjajn dhe Ramiz Borduniqin, po ashtu të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Binak Gjergjaj, nga Klina, dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të gruas së tij në Amerikë, disa vite më parë, raporton Insajderi.

Ndërkaq, Ramiz Borduniqi, akuzohet nga autoritetet amerikane për mashtrime milionëshe me trafikim të narkotikëve.

Imer Shahini akuzohet për përfshirje në një skemë mashtrimi milionëshe.

Skema e mashtrimit në të cilën ishte përfshirë Shahini, parashihte që fshehurazi të merreshin nën kontroll miliona aksione të kompanisë ‘Gerova Financial Group Ltd’, të cilat fshehurazi do të duhej edhe të shiteshin.

Plani parashihte që gjysma e këtyre aksioneve t’i kalonin në pronësi Shahinit. E për tu realizuar kjo skemë, Vëllezërit Galanis, po ashtu të akuzuar nga FBI-ja për mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm, ishin përkujdesur t’ia hapnin një llogari Shahinit, ‘Shahini Accounts’, ku do të kaloheshin aksionet e shitura fshehurazi në mënyrë që në ‘Gerova’ të mos vihej re se kush ishte pronari i vërtetë i tyre.

Rrjedhimisht, njeri prej vëllezërve Galanis, Jason, do të vazhdonte ta mbante nën kontroll kompaninë ‘Gerova’ duke përfituar gjithashtu miliona para dhe duke vazhduar ta kontrollonte tregun edhe nga shitja e stoqeve të Gerova-s. Deri në fund të kësaj kurdisjeje, ky grup përfitoi përmes mashtrimit 20 milionë dollarë.

Imer Shahini, i cili është kunati i zv/kryeministrit Enver Hoxhaj, prej disa vitesh është kthyer në vendlindjen e tij dhe banon në Prishtinë.

Në kryeqytetin kosovar, Imer Shahini figuron të jetë bashkëpronar i kompanisë ‘Dorian & Pan Illyrian Partnership’. Ortaku i tij në këtë firmë është një nga bashkëpunëtorët e tij edhe në skemën e mashtrimeve që e ka hetuar FBI-ja, Jason Woodruff Galanis.

Sipas asaj që thuhet në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës(ARBK), kjo kompani merret me shërbimet e ndërmjetësimit për letra me vlerë dhe kontrata të mallit, nxjerrjet e naftës së papërpunuar dhe me aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës.

 

Përse duhet “vrarë” Rama?!

Nga Basir Çollaku

Sigurisht duhet vrarë, asgjësuar, ekzekutuar, zhdukur njëherë tej çdo karrigeje në Shqipëri. Mos dalldisim nëpër plumba. Jo jo. Ta marrim shtruar forcërisht. Ai si model e do në lulë të ballit.

Përse?
Emiljano Shullazi, Dritan Dajti, Lul Berisha, Frroket, Ndokët, Elvis Rroshi, Termet Peçi, Ymer Lala, Avdylët, Habilajt, Balili, Veliaj, Bushi, janë deputetët, kryebashkiakët, aleatët e Edi Ramës. Këta kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar drogë, kanabis, heroinë dhe kokainë, pastruar para. Të gjithë bashkë. Nga burgjet në pushtet. Me leje e me firmë të Edi Ramës. Kjo ishte afërsisht ushtria elektorale e Edi Ramës ku me plumba e marifete krimi prodhuan pushtetin e kësaj mazhorance.

Jo vetëm kaq.
Zbresim të pjesa kryesore e mekanizmit masakrues të ekonomisë e cila ka kthyer bordin e frikshëm të kapjes bashkë me ushtrinë e sipërpërmendur.
Vilma Nushi, Ramë Geci, Bashkim Mulaj, Shefqet Kastrati, Samir Male, Edmond Bego, Shkelqim Fusha, Gjoka, Salillari, firma e rrugës Balldrenit, e disa të tjerë u bënë magazina e administrimit të pastrimit të interesave. Janë adresat ku Rama hedh paranë publike dhe pastaj e ndan me këto klientë.

Jo vetëm kaq. Iu deshën pushtetarë të përdorshëm për ta bërë këtë.
Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja, Termet Peçi, Artur Bushi, Erion Veliaj, modele abuzimi kanibal të pushtetit në mënyrën më kriminale të mundshme. blen dhe mbjell 6000 euro një shkurre bashkiaku i Tiranës por ligjëron si të kishte thyer padashje një vezë. Të tjerët e këtij grupi janë të gjithë më dosje por njëherësh të gjithë të lumtur.

Dhe jo vetëm kaq. Duhet një garanci. Arta Marku, Donika Prela, Gent Ibrahimi, Helidon Bendo, Ardian Dvorani, e 11 komisionerët e vettingut dhe ato të Kolegjit të Apelimit janë në radhë për të bërë qokat e Ramës si fasoneri e lodhur. Kështu ka drejtësinë nëpër duar sipas kokrrës së qejfit.

Dhe jo vetëm kaq.
Bernd Boshard, Luigi Soreca, Ish-Vlahutin, Johanes Han, Flankeshtejn, Mogherini, Juncker, dhe shunë eurokratë të Xhorxh Soros në sulm kundër opozitës. Soros erdhi disa herë në Tiranë dhe gjezdisi edhe në Beograd e Prishtinë për t’u pjekur me Thaçin e Vuçiç për një treshe ushtarësh të tij.

Dhe jo vetëm kaq. 200 milionë dollarë tha OSCE ka bërë Edi Rama. Aq dinin aq thane. Unë them se ka bërë mikiarda euro??!
Dhe jo vetëm kaq. Janë larguar 500 mijë shqiptarë. BE ka marrë ne shqyrtim zyrtarisht kthimin e vizave për qytetarët e këtij vendi. Janë falur miliarda koncensione miliarda në arbitrazh miqve e miqve të miqve, një shtet në faliment financiar.
Dhe janë tmerr shumë nëse hetimi shkon deri ne fund. Dalin pafund tmerre kundra ketij vendi.

Ndaj Edi Rama duhet vrarë. Jo si individ. Por si dukuri rrënuese e shkatërruese për vendin. Opozita nuk duhet të ndalojë pa e bërë këtë vrasje. Dhe ta shënojë si model vrasjeje për këdo tenton ti ngjajë..Duhet nisur me këtë lloj vrasjeje…

“Shijak tv”

20 vjet SIGAL UNIQA, Avni Ponari dekorohet me “Grand Decoration of Honour” nga Presidenti i Austrisë

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, festoi këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave 20 vjetorin e themelimit të saj.

Ky përvjetor i kompanisë lider në treg, mblodhi së bashku me qindra të ftuar e personalitete të fushave të ndryshme, përfaqësuesë biznesesh, trupa diplomatikë, qeveritarë, institucione financiare, partnerë, staf dhe bashkëpunëtorë të SIGAL UNIQA Group Austria.

SIGAL bën plot 20 vjet që nga koha e themelimit më 1999 nga Avni Ponari dhe bashkëpunëtorët e tij të fillimit dhe që prej vitit 2002 kjo kompani ka qenë gjithmonë e para në tregun e sigurimeve me standartet më të larta europiane dhe shërbim e korrektësi maksimale ndaj qindra mijëra klientëve të saj.

“Rrugëtimi 20-vjeçar, që nga 1999 kur ne themeluam Sigalin dhe ishim vetëm 5 veta dhe kishim një kapital vetëm 400 mijë USD, e deri më sot ku jemi mbi 1500 veta dhe me një kapital mbi 35 milionë euro, ka qenë një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm, me shumë sfida por edhe i bukur kur shikon se sa shumë besim u kemi dhënë shqiptarëve kudo në Ballkan dhe këtë e vërteton edhe prania juaj sonte.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë klientët, që janë me qindra mijëra në Shqipëri-Kosovë e Maqedoni, të cilët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë. U them që ne çdo ditë do të përpiqemi të përmirësojmë punën tonë dhe do të bëjmë çdo gjë që duhet për të rritur gjithmonë e më shumë cilësinë e shërbimit ndaj tyre, në mënyrë që ky besim që na mban së bashku të shënojë vetëm rritje.

Dua t’ju them faleminderit bashkëpunëtorëve, atyre që ishin më mua që në fillim dhe të tjerët që na u bashkuan rrugës.
Pozicioni që ne kemi sot tregon se unë si kapiten anije kam zgjedhur gjithmonë bashkëpunëtorë shumë të mirë dhe me sukses kemi shkuar në destinacionet e përcaktuara pavarësisht stuhive të detit apo erërave të forta të politikës në rajon dhe shpresojmë të ecim më tej së bashku në kursin e suksesit.

Një falënderim i madh i shkon stafit të SIGAL UNIQA, një staf i përkushtuar dhe kualifikuar për të cilin unë jam krenar dhe pa të cilin sigurisht SIGAL nuk do të ishte këtu ku është sot.
Faleminderit të gjithë miqve, dashamirësve të gjithë ju që jeni këtu me ne sonte në këtë 20-vjetor të SIGAL UNIQA-s dhe uroj që së bashku të festojmë edhe shumë përvjetorë të tjerë”, -tha ndër të tjera CEO i SIGAL UNIQA Group Austria në fjalën e tij për të pranishmit.

Ndërsa CEO i UNIQA Group Austria, Andreas Brandstetter e vlerësoi me superlativa bashkëpunimin me Z. Ponari dhe SIGAL dhe tha se nuk ishte penduar kurrë që vendosi të bashkëpunojë me SIGAL 12 vjet më parë, përkundrazi është shumë i kënaqur edhe për faktin se SIGAL është lidere në treg dhe ka një rol të rëndësishëm në grupin UNIQA.
“20 vjet më parë SIGAL UNIQA nuk ekzistonte, nuk ishte fare aty. Së bashku me një grup të vogël prej disa personash Avni

Ponari vendosi të ngrinte një kompani nga hiçi dhe sot SIGAL UNIQA është grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e cila mbështet miliona klientë për të pasur një jetë më të mirë, më të gjatë dhe më të sigurtë. Jemi kaq krenarë që kemi SIGAL Uniqa pjesë të familjes tonë Europiane.

SIGAL UNIQA është një kompani e cila jo vetëm mbledh të ardhura, por i kthen mbrapsht ato në shoqëri, jo vetëm përmes dëmshpërblimit të klientëve por edhe për komunitetin, duke ndihmuar dhe mbështetur financiarisht aktivitete të llojeve të ndryshme. Këto janë kompanitë e mëdha dhe këto janë njerëzit e mëdhenj si Avniu,”, -u shpreh CEO i UNIQA Group Austria, Andreas Brandstetter.

Duke folur për Avni Ponarin, CEO i UNIQA-s tha se ai është një lider i vërtetë, një lider i fortë, i cili e do vendin e tij më shumë se çdo gjë dhe që i del për zot vendit të tij.
“Gjëja më e veçatë është se Avniu nuk do vetëm vendin e tij por do edhe Europën. Dhe kjo është të qenurit një lider i fortë Europian. Ta themi troç z. Ambasador do të isha i lumtur nëse do të kishte më shumë liderë të tjerë si Avniu në situatën aktuale të Europës”, -tha ndër të tjera Brandstetter.

Përreth SIGAL UNIQA Group Austria
SIGAL UNIQA përgjatë 20 viteve ka udhëhequr tregun jo vetëm në market share, me 30% të tregut, por dhe në cilësi dhe korrektësi në shërbimin ndaj klientëve.
SIGAL UNIQA i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është shndërruar në një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në rajon.

Mbi 1500 punonjës iu shërbejnë mbi 1 milionë klientëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Që prej vitit 2002 renditet e para në tregun e sigurimeve me mbi 65 milionë euro prime në vit dhe rreth 300 milionë euro dëme të paguara ndër vite dhe 121.100.000 Euro ASETE.
Që prej vitit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Group Austria, me një histori 200-vjeçare në tregun europian të sigurimeve, i cili numëron 7 miliardë euro prime në vit dhe zotëron 33 miliardë euro asete.

Të dhëna mbi SIGAL UNIQA Group Austria:
Grup rajonal me 8-të Kompani Sigurimi, Risigurimi dhe Fond Pensioni Privat
3 shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni
Kompania e parë që futi investimet e huaja në kompani: Fondi Shqiptaro-Amerikan u bë pjesë e SIGAL në vitin 2003 dhe më pas në 2007-ën UNIQA Group Austria.
Që prej 2002 udhëheq tregun shqiptar me 30%
mbi €65 milionë Prime/vit
€ 121.1 milionë Asete
300 milionë Euro dëme të paguara ndër vite
1.000.000 klientë ( AL KS MK )
1 500 punonjës dhe agjentë
Mbi 900 zyra në 3 shtete
Të parët në blerjen online të siguracioneve
E vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimit
Të parët në sigurimet e Jetës, Jo-jetës dhe Pensioneve

CEO i SIGAL UNIQA, Avni Ponari, nderohet me dekoratën “Grand Decoration of Honour” nga shteti i Austrisë
Mbrëmja e 20-vjetorit të SIGAL UNIQA shënoi edhe një tjetër ngjarje të rëndësishme për themeluesin dhe drejtuesin e kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend, Avni Ponarin.

Ponari u nderua nga shteti i Austrisë me dekoratën “Grand Decoration of Honour”, të cilën ia dorëzoi Ambasadori i Austrisë në Shqipëri zoti Johann Sattler në emër të Presidentit të Austrisë.
Ky është vlerësimi i parë që i bëhet një biznesmeni në Shqipëri nga shteti i Austrisë dhe për këtë z. Ponari u shpreh mirënjohës dhe i nderuar që vlerësohet me një dekoratë të tillë.

“Jam i prekur nga nderimi i Presidentit të Republikës së Austrisë Shkëlqesia e Tij, Z. Alexander Van der Bellen, që më akordoi medaljen “Grand Decoration of Honor” dhe prania Juaj sonte në këtë event të rëndësishëm më bën të ndjehem krenar dhe më i përkushtuar.

Me këtë rast përcjell falënderimet e përzemërta dhe mirënjohjen time të thellë Shkëlqesisë së Tij si dhe shtetit të Austrisë për këtë vlerësim që më bënë, nëpërmjet Ambasadorit të Austrisë, Zotit Johan Sattler.
Natyrisht kjo dekoratë është e rëndësishme dhe ja dhuroj të gjithë klientëve të Sigalit, stafit të SIGAL që punoi së bashku me mua në këto 20 vite, ju të gjithëve që jeni me mua këtu si dhe familjes time që ishin pranë meje.

Kjo medalje iu takon bashkëpunëtorëve te mij, bashkëmbështetësve, juve që jeni sonte këtu. Vetëm besimi e mbështetja Juaj dhe atyre që nuk janë sonte këtu më kanë mundësuar të bëj më të mirën, në gjithë këto vite, duke filluar vetëm me 5 veta dhe një kapital modest për të arritur këtu ku jemi sot që ju e ndoqët edhe në dokumentarin e shkurtër.
Unë jam krenar që përmes SIGAL i solla Shqipërisë dhe jo vetëm por edhe Kosovës e Maqedonisë investitorin e parë strategjik në industrinë e sigurimeve UNIQA Group Austria.

Biznesi Shqiptar dhe Shqipëria aspiron për tu bërë pjesë e Europës, por kam kënaqësinë tu them se me standartin, produktin, shërbimin e garancitë e SIGAL dhe stafi i tij janë pjesë e Europës prej 12 vitesh”, -u shpreh Ponari.

Ambasadori i Austrisë, Johan Sattler, tha se në emër të Presidentit të Austrisë dhe shtetit të Austrisë është i lumtur që i dorëzon dekoratën ‘Grand Decoration of Honour” një personaliteti si Avni Ponari, i cili përveçse një biznesmen i sukseshëm në Shqipëri dhe kontribues për vendin tij, ka dhënë një kontribut të veçantë edhe për shtetin e Austrisë.

Edi Rama ishte i pikëlluar në Prishtinë për shkak të mikut të tij, Aleksandër Vuçiç!

Enver Bytyçi

Më 12 qershor në Prishtinë u bënë manifestimet në përkujtim të ditës së çlirimit të vendit nga Aleanca Politiko-Ushtarake më e madhe e kohës – NATO. Të pranishëm ishin personalitete politike te SHBA-ve, si dhe presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë u komentua shumë fakti që presidenti Bill Clinton nuk i dha dorën kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Dikush tha se ‘nuk e ka njohur’! Logjika thotë se një person i renditur në radhë me tre liderët kryesorë të Kosovës si dhe me presidentin e Shqipërisë, duhej takuar nga ana e presidentit Clinton ose kushdo tjetër. Por heroi amerikan i Kosovës nuk ia dha dorën, Edi Ramës, sepse ky i fundit qëndroi krejt indiferent ndaj Clinton. Nuk hoqi madje as syzet e diellit.

Edi Rama nga merathonomak për të kapë Donald Trump për një foto, nga një i çiftëzuar më Bilalin në Amerikë për një foto me Obamën, nuk lëvizi nga vendi gjatë ceremonisë së datës 12 në sheshin ‘Skënderbej’ të Prishtinës. Nuk u zgjat në drejtim të presidentit Clinton e nuk ia hodhi madje sytë atij. Nuk mori mundimin as të hiqte syzet e diellit në respekt të atij burri që i dha Kosovës lirinë! Ndërkaq as heroi i lirisë së shqiptarëve të Kosovës nuk tregoi interes për ta takuar atë!

Si ndodhi kjo? Si qe e mundur që kryeministri ynë ishte aq indiferent dhe mospërfillës ndaj simbolit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës?! Disa e kanë trajtuar këtë ngjarje të lidhur me një hatërmbetje të Edi Ramës, për shkak se protokolli i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka lejuar të mbajë ‘fjalimin programatik’ në atë ceremoni. Unë e përjashtoj këtë mundësi, pra hatërmbetjen. Hashim Thaçi duhej të ishte më i marrë sa ç’është, nëse do ta lejonte Edi Ramën të fliste në Prishtinë, derisa aty ndodhej kreu i shtetit shqiptar, presidenti i Republikës, Ilir Meta. Nëse do të duhej që dikush nga Tirana të fliste, këtë të drejtë e kishte Ilir Meta. Por Thaçi nuk donte të fliste Meta, sepse atë e sheh si ‘armikun’ e tij personal, pasi presidenti i Shqipërisë pati një kontribut të rëndësishëm në varrosjen e përpjekjeve të Thaçit dhe Ramës për ndarjen e Kosovës. Për pasojë nuk mund t’ia jepte fjalën as Edi Ramës! Të dy nuk mund të flisnin. Po të fliste Meta, Rama do të çmendej!

Kësisoj Thaçi ia ia bëri një favor mikut të tij, Edi Ramës! Nuk la të fliste në atë manifestim madhështor kundërshtarin e tij, Ilir Metën. Kush mendon se presidenti i Kosovës nuk është marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë për këtë, është i gabuar. Për rrjedhojë Ramës nuk kishtë pse t’i ngelej hatri pse nuk iu dha fjala në Prishtinë. Një gjysmë suksesi ai e ka arritur aty – ka mundur që nëpërmjet Thaçit të mos lejojë fjalën e Ilir Metës! Ndërsa Tomë Gashi ia fuste kot sot, kur krahasonte kontributin e Shqipërisë me atë të Amerikës.

Dhe nga ana tjetër nëse do flitej për kontribute të Shqipërisë, nga dy protagonistët e Tiranës është presidenti që ka luajtur rol në kohën e luftës. Rama ka vetëm një rol, atë të vëllazërim-bashkimit me persekutorët e shqiptarëve të përfaqësuar nga miku i tij, Aleksandër Vuçiq. Po! Ka dhe një meritë tjetër, i dha çelësin e Tiranës një këngëtari të Sllobodan Milosheviçit për krimet e luftës kundër shqiptarëve, Goran Bogdanoviçit!

Atëherë pse Rama bëri atë që mund të quhet ‘sfidë’ e tij ndaj organizatorëve dhe të ftuarve të nderit, përfshirë dhe presidentit amerikan, Bill Clinton?! Shumë e thjeshtë – Edi Rama e ka mik për kokë Aleksandër Vuçiqin! Edhe Daçiçin, sepse nuk e harron serenatën e tij me mandolinë me rastin e ditëlindjes në Paris para tri vitesh! Për pasojë donte të dërgonte sinjale në Beograd, se ‘nuk është i entusiazmuar’ as nga bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, as nga përkujtimi i 20 vjetorit të atyre bombardimeve në Prishtinë. Madje më shumë akoma – Rama donte t’iu jepte miqve të tij në Beograd edhe një mesazh tjetër, t’u thoshte se ‘ashtu si ju, edhe unë nuk e kam shumë qejf këtë njeriun e fuqishëm, që ju bombardoi ju në vitin 1999’!

Më shumë se hatërmbejtje për pamundësinë e mbajtjes së një fjalimi, qëndrimi i ftohtë i Edi Ramës në manifestimet e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës ishte një solidarizim me pikëllimin që ndjen Vuçiq nga bombardimet e NATO-s me urdhërin e 24 marsit 1999 të Bill Clinton!

Tiranë, më 13.06.2019

Hasa publikon videon: Pamjet tregojnë Ramën e vertetë, një frikacak që i bie rrugës së malit si klandestin

Kryeministri Edi Rama sot ishte i pranishëm në Librazhd në një takim elektoral me banorët e zonës por u prit me protesta me thirrje “Rama ik”.

Në videon e publikuar nga ish-deputeti i PD, Endri Hasa duket momenti kur kryeministri mbërriti në Librazhd dhe eskorta e tij goditet nga protestuesit me vezë dhe kapsolla, edhe pse kishte aktivizuar dhjetra forca policore duke përfshirë dhe ato të FNSH-së për ta mbrojtur.

Nga videoja duket se Rama ka shtuar edhe masat e sigurisë, pasi përveç eskortës që e shoqëron kudo, janë shtuar edhe disa mjete të policisë.

“Pamjet tregojne nje Edi Ramen e vertete, nje frikacak qe, megjithese i rrethuar nga qindra police me dhe pa uniforme, me dhe pa skafandra, i bie rruges se malit, si klandestin. Kryeministri ilegjitim, qe i fryn me kenaqesi perverse ererave te konfliktit civil, ta harroje se duke perdorur policine, prokurorine, sherbimin sekret apo cilindo institucion tjeter te kontrolluar prej tij, do te mund te shpetoje nga verdikti i popullit.

Koha e tij po numerohet mbrapsht, prandaj ai ka frike! Shume frike!”, shkruan Hasa.

Pamjet tregojne nje Edi Ramen e vertete, nje frikacak qe, megjithese i rrethuar nga qindra police me dhe pa uniforme, me dhe pa skafandra, i bie rruges se malit, si klandestin. Kryeministri ilegjitim, qe i fryn me kenaqesi perverse ererave te konfliktit civil, ta harroje se duke perdorur policine, prokurorine, sherbimin sekret apo cilindo institucion tjeter te kontrolluar prej tij, do te mund te shpetoje nga verdikti i popullit. Koha e tij po numerohet mbrapsht, prandaj ai ka frike! Shume frike!#RamaIK #ShqiperiasiEuropa

Gepostet von Endri Hasa am Donnerstag, 13. Juni 2019

Bardhi: Kanë marrë fund, udhë të mbarë drejt humnerës që ju pret!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook lidhur me thirrjen nga Prokuroria si të pandehur të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha lidhur me akuzat për fonde të financuara nga lobim rus.

Bardhi ka renditur disa momente kur Prokuroria ka ngritur akuzat ndaj PD-së që kanë të bëjnë me momentet më të vështira ku ndodhej Rama, siç ishte çështja Tahiri për trafik ndërkombëtar  të lëndëve narkotike, skandali i vëllait të Fatmir Xhafaj, apo kur o provua që Vangjush Dako bashkëpunonte me krimin për vjedhjen e votave në Durrës.

Deklarata e plotë

Akuza politike dhe qesharake, kundër Kryetarit të Opozitës dhe dy kolegëve të Partisë Demokratike z. Ristani dhe z. Dervishi, është përdorur nga prokurorët e tij të korruptuar, sa herë shefi i tyre politik Edi Rama ka patur një hall të madh dhe ka qenë e nevojshme shfokusimi i vëmendjes së qytetarëve nga skandalet e Kryeministrit të Avdylajve.

Të gjithë mbajnë mend se:

  • Çështjen e nisën në kohën kur kërkohej arrestimi i Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe Edi Rama pengonte prokurorinë të bënte detyrën, derisa e vuri atë nën kontroll të plotë.
  • Çështjen e sollën në vëmendje kur doli në publik skandali i vëllait të Fatmir Xhafës, akuzuar po ashtu si trafikant ndërkombëtar droge, dhe u provua se Qeveria kishte manipuluar hetimet.
  • Çështjen e risollën në vëmendje të opinionit publik, deri me deklarata të paprecedenta të prokurorisë, kur u provua bashkëpunimi i Vangjush Dakos për të blerë votat me një trafikant ndërkombëtar droge.
  • Çështjen e rihedhin për konsum publik edhe tani, kur Edi Rama është faktuar se është organizatori i skemës së bashkëpunimit të Partisë Socialiste me krimin e organizuar.

Shqiptarët nuk janë budallenj, edhe pse 4 prokurorë të korruptuar, bashkë me urdhëruesin politik të tyre Edi Rama, i kujtojnë për të tillë! Budallenjtë e vetëm janë këta që nuk kanë kuptuar ende që kanë marrë fund, dhe detyrohen të bëjnë veprime të dëshpëruara.

Udhë e mbarë drejt humnerës që ju pret!