14 C
Tirana
E premte, 16 Maj, 2025

Nën pandehjen e të pa-pandehurve të zakonshëm…

Gent STRAZIMIRI

PPP-të e propozuara në zinxhir nga qeveria “339” dhe emëruar pa Kushtetutë nga mazhoranca “339” në prokurori, janë urdhëruar të pandehin çdo pandehmë që u serviret nga të pa-pandehurit e dosjeve “339” dhe “184”!

Sot numri i pandehmave të tyre, arriti në 9, dhe rasti e sjell që të gjithë të pandehurit, janë drejtues dhe deputetë anti-“Avdulaj”!

Sot, pas Enkelejd Alibejat, Flamur Nokës, Ervin Salianjit, Klevis Balliut (i pandehur 2 herë), Sahit Dollapit, Andon Frrokajt, Arben Ristanit, Ilir Dervishit dhe Gent Strazimirit, pandehmat e PPP-ve arritën edhe nivelin më të lartë politk: Lulzim Bashën!

E gjithë kjo, ndodh kur PPP-të pritej të pandehnin të paktën se kishte ndonjë pandehmë mbi të pa-pandehurit e dosjes “339”.

Kjo pandehej publikisht të ndodhte veçanërisht tani që po e publikon gjigandja evropiane “BILD” me zë e numra personalë telefoni, nën përgjimin edhe të vetë asaj prokurorisë shqiptare, kur PPP-të ende s’e kontrollonin…

Kësaj pandehme publike, PPP-të iu përgjigjën më 2 urdhëra që asgjesuan njëri-tjetrin, dhe me mos-pandehje të askujt prej gjushëve që pandeheshin publikisht për shkak se publikisht dhe krenarisht e kishin pranuar “që në krye të herës” përgjimin e prokurorisë që e nxori “Bild”…

Por lista e mos-pandehmave të PPP-ve është më e gjatë se kaq, dhe përfshin refuzimin për të pandehur autorët e:

– kanabizimit të 219 mijë hektarëve dhe trasportit të drogave me avionë, të të pa-pandehurit Edvin Rama;

– skandalit “Unaza e re” me 44 milionë euro, dhënë një kompanie me letra falso e që për më tepër po vazhdon nën ministër të ri, e drejtor të ri rrugësh;

– skandalit të inceneratorëve me 170 milionë euro;

– skandalit të “check-up”, të “sterilizimit” të të pa-pandehurit Ilir Beqaj;
– skandalit “Geron” të të pa-pandehurit Fatmir Xhafaj,

– të dosjes 184 me të pa-pandehurin Damian Gjiknuri etj.;
– “Ardit Gjoklaj” të të pa-pandehurit Erjon Veliaj, e kështu me radhë të të pa-pandehurve “Rrahja-Balla”, “Balla-Bego”… etj., etj., etj.!

Në këtë mos-pandehje të madhe ndaj “Avdulajve”, dhe të një pandehje intensive të anti-Avdulajve, një gjë nuk është më pandehmë:
PPP-të e dala nga duart e “Avdulajve”, “Shullazëve”, “Habilajve” do të pandehin cilindo kundërshtar të krimit, veç krimin JO!

Ndryshe nuk kalojnë “edvingun”, ç’ka gjithashtu s’është më pandehmë, por qartësi publike!
Kush pandeh se shkon gjatë në këtë rrugë, pandeh krejt gabim dhe shtrëmbër!
Fytyra e organi “të pandehjes” deri dje, kishte sigurisht njolla, por sot është një foto e identikitit të asaj më të rrezikshmes për një shoqëri të lirë: MAFIAS!
Madje një identikit pa pandehma, me qartësi digitale!

MOS HESHT! QËNDROJU PËRBALLË! SOT!!!!!!

Rilindja shpërndan formularët që detyrojnë të punësuarit dhe familjarët e tyre të votojnë PS-në

Një skandal i paparë po shënohet këto ditë në jug të vendit. Drejtuesit e Organizatave Socialiste në Tepelenë dhe Memaliaj madje edhe në Gjirokastër, po shpërndajnë formularë të punësuarve në administratën publike për të garantuar numrin e votave në favor të PS.

Mësohet se edhe drejtorë të Rilindjes kryesisht në Tepelenë dhe Gjirokastër, po shpërndajnë formularë të tillë që nuk janë asgjë tjetër veçse, detyrim të dhunshëm për diktimin e votës në favor të PS. Në formularë shënohet njësia vendore, data, numri i personave, emri i tyre dhe të dhëna personale për babanë, të ëmën, motrën, vëllain e deri tek daja e xhaxhai që të votojnë detyrimisht PS.

Kjo është eksperienca e parë në 28 vite pluralizëm politik që një parti siç është PS, ndërmerr një hap të tillë të paprecedentë që stimulon votën me dhunë pasi në të kundërt, personi që plotëson këtë formular dhe nuk qëllon të konkretizohet me votë, atëherë penalizohet me shkarkim nga puna të tij dhe të gjithë familjarëve të tij që janë pjesë e administratës shtetërore.

Pra më thjeshtë. Nëse një punonjës i administratës nuk siguron votën e familjarëve të tij në favor të PS në këtë “kontratë” paraprake, i kushton vendin e punës atij po e po, por edhe I familjarëve të tij që gëzojnë një vend pune në shtet.

Me këtë rast Prokuroria e Gjirokastrës duhet të fillojë menjëherë procedurat në ngarkim të shpërndarësve të këtyre formularëve dhe orientuesve të tyre pasi është tërësisht shkelje ligjore intimidimi dhe presioni për votën.

Provat i administron Jugunews.net

Berisha: Librazhdi i thyen turinjtë Edvin Kristaq Krimit!

Kryeministri Edi Rama nuk do e kishte imagjinuar kurrë që edhe në zonën e Taulant Ballës do të pritej me protesta nën thirrjet Rama ik, me të shara dhe kapsolla.

Dhe veç kësaj, duket se Rama ka shtuar masat e sigurisë, pasi përveç eskortës që e shoqëron kudo, janë shtuar edhe disa mjete të policisë.

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon ku Rama pritet me protestë dhe në një postim në Facebook shkruan; shikoni si përzënë varrmihsin e pluralizmit!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Librazhdi i thyen turite Edvin Kristaq Krimit!
Miq, Librazhdi ja bene fora. Shikoni si perzene varrmihsin e pluralizmit! Ju lumte kryengritesve guximtare te Librazhdit!Rama Ik! Fitore!! sb

 

 

Protestuesit i bllokojnë rrugën Ramës në hyrje të Librazhdit, eskorta hedh në kanal policin (Video)

Eskorta e kryeministrit Edi Rama raportohet se ka aksidentuar një punonjës policie, ndërsa e ka hedhur në kanal.

Aktivisti i shoqërisë civile shkruan në rrjetet sociale se disa banorë të zonave periferike të Librazhdit janë organizuar në një protestë kundër Edi Ramës, duke kapur në befasi grupin e tij të shoqërimit.

Postimi i Aulon Kalaja

Me njoftojne tani nga Librazhdi se Kryeministri Rama i ka rene nga mali, pasi nje mase protestuesish qe kerkonin ikjen e tij, i kane bllokuar rrugen.

Nga disa banore te zonave periferike te Librazhdit mesohet se eskorta e Rames, e gjendur ne befasi, ka perplasur dhe ka hedhur ne kanal nje polic, nga shpejtesia me te cilen ka levizur.
I bej thirrje Policise se Shtetit, qe te zbardhe ngjarjen dhe te beje publik emrin e policit.

“Pritja” per Ramen ne Librazhd…Prandaj terbohet e çmendet cdo dite e me shume…Shihni çfare eskorte ka me vete!

Gepostet von Edi Paloka am Donnerstag, 13. Juni 2019

Populli pret me protesta psikopatin kudo ku shkel

Rama pritet me protesta popullore kudo që shkon. Sot pasdite edhe në qytetin e Librazhdit ai është pritur me protesta. Me thirrjet “Rama ik”, qytetarët janë mbledhur në shesh kundër Ramës dhe shpurës së tij.

Në orën 19:00 Rama ka bërë prezantimin e kandidatit të Partië Socialiste për kryetar bashkie, Kastriot Gurra, por është dashur ndërhyrja e policisë për të mbrojtur Ramën nga revolta popullore.

Nën thirrjet Rama Ik, qytetarët me tymuese në duar kanë hedhur parrulla kundër Ramës, i cili më herët ka qënë në Përrenjas për të prezantuar kandidatin Nure Belba, ku pësoi një dështim spektakolar, pasi karriget e vendiosura nga Taulant Balla ishin bosh.

Çudira lleshiane/ Nuk mban fare syze, por policia e gjobit për drejtim mjeti me syze optike, pse ishte në protestë

Një rast i paprecedentë i ka ndodhur një drejtuesi mjeti i cili është gjobitur nga Policia Rrugore në mungesë pasi sipas tyre kishte vënë syze optike gjatë drejtimit të automjetit.

Sigurisht që ky është një rast absurd pasi personi i quajtur, Kledis Duro me banim në Këlcyrë jo vetëm nuk mban syze optike, por gjoba i është vënë në mungesë, siç shkruhet në fletën e gjobës.

Në fakt kjo gjobë duket se më shumë është një hakmarrje politike, pasi Duro ka qenë pjesëmarrës në protestën e fundit të zhvilluar nga Opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në profilin e tij në Facebook, Duro shkruan: “Kshu eshte kur del ne proteste dhe kush me njeh nuk mbaj syze optike! Dhe jo prezent ne mjet???? Per te trembur po ke gjeten???? Rama ik?”.

Braktisja e madhe e Ramës nga populli, shikoni dështimin spektakolar në Prrenjas

Rama po braktiset nga të gjithë. Edhe në qytetatin e Prrenjasit sot ai është pritur nga një pakicë shumë e vogël njerëzish, siç duket edhe nga fotot që po publikojmë.

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi shkruan në një postim në Facebook se takimi i Ramës në Prrenjas ishte si “budallai i fshatit” që shëtit me karrige në brez!

“Ja dhe takimi i Ramës në Prrenjas.
I shkuan karriget kot…
Braktisja e madhe ka filluar.
Nuk ka më nerva njeri të dëgjojë shfazimet e një puçisti institucional, hajduti serial e një mashtruesi maniak.
Zgjedhje më 30 Qershor nuk ka!
Këtë e dinë të gjithë, përveç “budallait të fshatit” që shëtit me karrige në brez!!!!!, shkruan Boçi.

Kreu i PDIU flet pas daljes nga Presidenca: Rama t’i thërrasë arsyes, është koha për…

Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar sot Presidenti i Vendit ishte dhe takimi me Kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në përfundim të takimit Shpëtim Idrizi deklaroi:

“Është koha  dhe momenti që ata që e kanë në dorë t’i thërrasin arsyes. Momenti i rëndësishëm për demokracinë.

Kauza e opozitës janë zgjedhjet të lira dhe të ndershme

Kemi parë gjithë këto ditë çudira  të mëdha.

E kanë bërë KQZ si gjykatë.

Akti i Presidentit ka natyrë individuale, por e drejta e dekretimit të zgjedhjeve është e presidentit. Pluralizmi politik,  është ajo që shqipëria të bëjë zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Është koha e përgjegjësisë politike, që forcat politike të bëjnë një pakt të madh.

Edi Rama duhet t’i thërrasë arsyes”.

Idrizi iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve se, nëse ishte i gatshëm të ulej në një tryezë me Edi Ramën. “Kur bëhet fjalë për tryezë, çdo njeri që është kryetar partie duhet të jetë aty”, tha Idrizi.

Basha: Rama përdor Prokurorinë me akuza politike, as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje Edi Ramës dhe prokurorisë së komanduar nga ai, në lidhje me hetimin që është hapur. Kreu i opozitës shkruan në reagimin e tij se, Rama po përdor metoda putiniane gjoja për të trembur opozitën.

Shqiptarët tani po shohin fytyrën e vërtetë të prokurorisë politike të Edi Ramës: institucioni që ndihmon dhe mbron Edi Ramën, Olsi Ramën, Linda Ramën, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Arben Ahmetajn, Qazim Sejdinin, Jurgis Çyrben, Ilir Ndraxhin, Elvis Roshin, Pjerin Ndreun dhe kriminelët e tjerë, që mbron qeveritarët e korruptuar deri në palcë, punon vetëm për të luftuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe qytetarët që ngrenë zërin kundër tij’, shkruan Basha.

Reagimi i plotë i kreut të PD, Basha

Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike.

Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!

Edi Rama ka një vit e gjysmë që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun.

Këto metoda alla Putin dhe Maduro, për t’u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama dhe do ta bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të tij. Edhe fundin e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.

Shqiptarët tani po shohin fytyrën e vërtetë të prokurorisë politike të Edi Ramës: institucioni që ndihmon dhe mbron Edi Ramën, Olsi Ramën, Linda Ramën, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Arben Ahmetajn, Qazim Sejdinin, Jurgis Çyrben, Ilir Ndraxhin, Elvis Roshin, Pjerin Ndreun dhe kriminelët e tjerë, që mbron qeveritarët e korruptuar deri në palcë, punon vetëm për të luftuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe qytetarët që ngrenë zërin kundër tij.

Sot, shqiptarët e kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet: ka një prokurori të mbushur me prokurorë politikë dhe të korruptuar, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërkohë që Kuvendi gjytyrym është i mbushur me politikanë të kriminalizuar ose përfaqësues direkt të krimit.

Ky është sistemi i kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni që ne duhet të shembim! Asnjë hap pas nga beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për Shqipërinë si Europa!

Dokumenti i prokurorisë pa firmë dhe pa vulë, i shpërndarë në mënyrë urgjente nga prokurorët e çështjes për median pas urdhërit të Ramës

Rama pritet me protesta edhe në Librazhd, poshtërohet Taulant Balla…

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Librazhdit, i cili pritet të ketë një takim sot pasdite. Me thirrjet “Rama ik” qytetarët janë mbledhur në shenjë proteste. Deputeti i PS për Librazhdin, Taulant Balla është ndjerë keq para Ramës dhe i ka kërkuar falje për këtë ngjarje.

Në orën 19:00 Rama do të bëjë prezantimin e kandidatit të partië Socialiste për kryetar bashkie, Kastriot Gurrën.

Por duket qytetarët, simpatizantë të Partisë Demokratike e kanë pritur kryeministrin me protesta.

Nën thirrjet Rama Ik, qytetarët me tymuese në duar janë në pritje të Ramës, i cili më herët ka qënë në Përrenjas për të prezantuar kandidatin Nure Belba.