25.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Rama i shkruan prapë Bashës…

Për të dytën rradhazi Rama i shkruan sërish Bashës ku e fton atë për dialog. Përgjigjen e letrës së djehsme Basha e mori nga një takim që Basha zhvilloi dje pasdite në qytetin e Durrësit. Basha deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë dialog kulisash me Ramën.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Ramën që sot të shkruajë një tjetër letër të hapur në drejtim të Bashës. Rama thotë se duhet dialoguar përpara 31 majit që të mos bllokohen zgjedhjet, ndërsa Basha e ka bërë të qartë se zgjedhje pa mopozitën nuk do të ketë.

Si iu përgjigj Basha Ramës nga Durrësi…

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur dje letrës publike të kryeministrit Rama. Lideri demokrat Basha i ka cilësuar “propozimet” e Ramës si kërkesa për kapitullim. Nga Durrësi, në një takim me qytetarët, Basha tha se, nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa shtoi se, Rama i propozon kapitullim të popullit para krimit më 30 qershor, ndërsa theksoi se do të ketë përballje me çdo qendër votimi.

Ai tha në Durrës se, “na propozon që më 30 qërshor të bëjmë sehir kur ai bën grusht shteti me zgjedhje falso”.

“Na propozon zgjedhje në Durrës me një një asistente hajdute si kryetare bashkie tani që Vangjush Dako po e përpin vorbulla e hekurave. Na propozon Taulant Ballën  dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve kur këta  do jenë para togave të zeza.”, tha ndër të tjera Basha.

Pjesë nga fjala e liderit demokrat

Edi Rama na propozon kapitullimin.

Na propozon që më 30 qërshor të bëjmë sehir kur ai bën grusht shteti me zgjedhje falso.

Kur 1.4 milion shqiptarë janë me karta të skaduara. Që janë 1.4 milion karta të falsifikuara.

Ku serveri i gjendjes civile ka rënë.

Kur regjistri i adresave është bërë lëmsh

Na propozon zgjedhje ku nga Artur Bushi dhe Tërmet Peçi rikandidojnë, ku në fakt dekriminalizimi duhet ti çonte përpara drejtësisë.

Na propozon zgjedhje në Durrës me një një asistente hajdute si kryetare bashkie tani që Vangjush Dako po e përpin vorbulla e hekurave.

E gënjen mendja se do ti shpëtojë drejtësisë duke bërë paktin me Ramën dhe duke mbetur në këmbë.

Jo, Vangjush Dako, jo,  Rama të gënjen.

Fundi yt është pas hekurave për atë që ke bërë për Durrësin dhe Durrësin

Na propozon Taulant Ballën  dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve kur këta  do jenë para togave të zeza.

Keni rënë squk prej 24 orësh, kur ju denoncova se si keni kërcënuar 4 komisionerë të KQZ-së që i thoni që të mos regjistrojnë opozitën.

Gjithcka është në tabulatet e ndërkombëtarëve.

Letra e dytë

Zoti Kryetar,

e mora reagimin Tuaj ndaj letrës së djeshme ende pa u “tharë boja” e saj dhe nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj. Por, duke qenë se detyrimi im është të këmbëngul, pa humbur durimin, në të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun, mbetem i vendosur t’Ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t’i hapur rrugë Dialogut.

Natyrisht, Ju jeni në të drejtën Tuaj ta udhëhiqni grupimin Tuaj politik drejt humnerës, duke marshuar përditë sikur jetoni në një botë paralele, pa ligje, pa rregulla, pa të tjerë që mendojnë krejt ndryshe nga Ju në këtë vend, e që janë shumica dërrmuese (përfshirë edhe shumicën e votuesve Tuaj) dhe jashtë këtij vendi – pa përjashtim të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë.

Ju jeni në të drejtën Tuaj t’u drejtoheni shqiptarëve sikur janë gjindje pa vetëdije, që s’dinë ç’është demokracia, ligji e vetë liria dhe t’i trajtoni miqtë e partnerët ndërkombëtarë të vendit sikur nuk ekzistojnë.

Ju jeni po ashtu në të drejtën Tuaj të synoni tërheqjen pas Jush të pak individëve që mbase, kushedi, mund të jenë gati të kryejnë krime zgjedhore e të humbasin lirinë e tyre, sipas parashikimeve të Kodit Penal për ato krime dhe më tej akoma, t’i thonë lamtumirë edhe lirisë së hyrjes në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Europian, si persona të padëshirueshëm në një botë që rrotullohet përmes zgjedhjeve demokratike, jo përmes dhunës mbi to.

Por, i dashur Lulzim, për fat të mirë Ju s’jeni vetëm në këtë vend dhe as ata që do vijojnë t’Ju ndjekin në aventurën Tuaj të pashoqe, gjithnjë e më të paktë, nuk janë asfare populli i këtij vendi. I cili lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur, nuk i ka marrë borxh nga Ju apo nga unë dhe po ashtu, nuk Ju’a ka borxh as Juve, as mua e askujt në botë, mosmbajtjen në kohë e në paqe të zgjedhjeve të radhës.

Kështu që përsëri Ju bëj publikisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë.

Fushata e zgjedhjeve nis zyrtarisht në 31 maj dhe ditët e numëruara që kanë mbetur, duhen shfrytëzuar për dialog politik, jo humbur me kërcënimet e dëshpërura dhunënxitëse që nuk Ju turpërojnë vetëm Juve, po edhe vendin tonë e të gjithëve ne bashkë me të.

Ejani në Dialog të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t’i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e arsyes, përpara se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t’Ju ketë degdisur në esfeltin e irrelevancës politike, megjithë grupimin Tuaj. Edhe njëherë, mua s’më duhet fati Juaj politik dhe as fati politik i atij grupimi – madje sipas meje, troç fare, rrënimi i plotë me duart Tuaja i grupimit që po udhëhiqni qorrazi është ogur i mirë për këtë vend e për vetë të ardhmen e institucionit të pazëvendësueshëm të opozitës – por ky moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t’Ju lutem të ktheni rrugë! Sepse Shqipëria s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë.

Duke Ju garantuar se jam në dispozicionin Tuaj, në çdo moment dhe pa kushte për një Dialog për Shqipërinë, si edhe duke Ju siguruar se sikur të tërë të dëshpëruarit nga Reforma në Drejtësi të hidhen përpjetë, nuk kanë për të ndalur dot as zbatimin e Reformës në Drejtësi, as zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, uroj rikthimin Tuaj sa më të shpejtë në rrugën e arsyes.

Ligji: Partia më e madhe e opozitës barazpeshon KZAZ-në, i çmenduri fshin ligjin dhe përjashton opozitën

Një vendim I çmendur I KQZ pas një urdhëri politik të të Çmendurit që drejton qeverinë për të përjashtuar nga KZAZ-të opozitën një të drejtë që është e sanksionuar në ligj dhe në kushtetutë ku thuhet se opozita barazpeshon këto komisione me mazhorancën. Kemi të bëjmë me një shkelje kriminale të ligjit nga KËZ dhe urdhëruesit politik në krye të qeverisë që i heq këtë të drejtë ligjore opozitës me urdhër.

Ja çfarë thotë ligji për KZAZ-në

KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme:

dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.
Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë; b) anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve objektive të bazuara

në: i) përzgjedhjen rastësore;

ii) shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor;

c) sekretari i KZAZ-së duhet të jetë jurist dhe propozohet nga partia, e cila propozon zëvendëskryetarin e KZAZ-së;

ç) 30 për qind e anëtarëve të propozuar përkatësisht nga partia më e madhe e shumicës dhe partia më e madhe e opozitës, në shkallë vendi, duhet të jenë nga secila gjini. 2. Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së zgjidhen nga KQZ-ja, me propozim të KZAZ-së.

Në KZAZ-të ku anëtari i shtatë i përket partisë kryesore të shumicës parlamentare, kryetar zgjidhet njëri nga anëtarët e KZAZ-së, përfaqësues i partisë kryesore të shumicës parlamentare, kurse në gjysmën tjetër zgjidhet njëri nga anëtarët e KZAZ-së, përfaqësues i partisë kryesore të opozitës parlamentare. Zëvendëskryetari është i përkatësisë politike të kundërt me kryetarin.

3. Anëtarët e KZAZ-së nuk punojnë me kohë të plotë. KQZ-ja përcakton orarin e punës së KZAZ-së gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe jashtë saj. Për punën e kryer anëtarët përfitojnë shpërblim në masën e përcaktuar me vendim të KQZ-së. 20 4. Renditja e partive për efekt të ndarjes së vendeve në KZAZ, sipas përcaktimeve të këtij neni, bëhet mbi bazën e numrit të mandateve që ka fituar partia politike nga zgjedhjet pararendëse për Kuvendin.

Në rastin e zgjedhjeve vendore, renditja përcaktohet mbi bazën e numrit të votave të fituara në shkallë vendi për këshillat vendorë në zgjedhjet pararendëse nga partitë parlamentare. Në rast se dy ose më shumë parti kanë të njëjtin numër mandatesh dhe nuk është e mundur të përcaktohet partia përfituese, renditja e tyre përcaktohet mbi bazën e numrit të votave të fituara në shkallë vendi. Nëse dy ose më shumë parti kanë të njëjtin numër votash, renditja përcaktohet nga KQZ-ja me short.

5. Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij Kodi, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës.

Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1 shkronja “a” të këtij neni. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje. Anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike, sipas këtij neni.

Zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, zëvendësimi kryhet jo më vonë se 5 ditë nga dita e zgjedhjeve. Procedurat për përzgjedhjen dhe trajnimin e shtetasve që mund të emërohen kryesisht përcaktohen nga KQZ-ja me udhëzim të veçantë.

6. Në rastet e zgjedhjeve të pjesshme ose të parakohshme, KZAZ-ja ngrihet jo më vonë se 10 ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve.

7. Kur vendi i një anëtari të KZAZ-së mbetet vakant, ai plotësohet në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë nen brenda 15 ditëve nga data e krijimit të vakancës. Gjatë periudhës së zgjedhjeve, vendet vakante plotësohen brenda 3 ditëve.

8. Kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KZAZ-së mbetet vakant në ditën e zgjedhjeve, propozimi në KQZ duhet të dorëzohet jo më vonë 3 orë nga çasti i krijimit të vakancës. Në rast se subjektet me të drejtë propozimi nuk propozojnë kandidaturë në KQZ, kjo e drejtë i kalon partive politike të të njëjtit grupim që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në Kuvend në zgjedhjet pararendëse.

Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.

Parlamenti, estradë me ish-prokurorin dhe gjykatësin komunist…

Kastriot DERVISHI

Përveç ministrit Lleshaj, në Kuvendin e Shqipërisë, u pa sot një estradë edhe e ish prokurorit dhe gjykatësit komunist, spartak braho. Ky si personazh skeçesh me origjinë fshatin e kooperativat, iu drejtua ministrit Lleshaj se kishte nja “dy hajdutë atje, Dervishin dhe Kaloçin”.

Për të mos ta lënë të paditur spartak brahon në këtë moshë, i cili leximit i thotë “vjedhje”, le të sqarojmë ndjekësit e punimeve të Kuvendit. Dervishi jam unë, ndërsa tjetri është Dashnor Kaloçi. Ky i fundit nuk ka punuar në Ministrinë e Brendshme dhe as ka studiuar në Arkivin e saj.

Unë dhe Kaloçi jemi takuar shumë herë në sallën e studimit në AQSH, ku kemi studiuar gjithë Arkivin e Partisë së Punës në prani të syve kureshtarë, dashamirës ose jo, të dhjetëra e qindra vetëve. Për kureshtjen e njerëzisë, dokumentet e Partisë së Punës nuk administrohen nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme.

Në lidhje me certifikatën e sigurisë që Braho akuzoi punonjësit e ISKK-së se e kanë apo nuk e kanë, pajisja me të është kusht për t’iu paraqitur arkivave që posedojnë informacion të klasifikuar. ISKK nuk administron informacion të klasifikuar e për rrjedhim
nuk e ka të domosdoshme një realizim të tillë.

Nëse ka arkiva që i kanë dhënë ISKK-së informacion të klasifikuar, përgjegjësia eshtë e tyre dhe jo e ISKK-së. Shpresoj që braho të shkojë i lumtur në festimet e 75-vjetorit pas lapidarëve e guralecëve me yje të kuq sovjetikë dhe mos përsërisë gabime të tilla. Ta kisha pjesë së organizatës së dikurshme do ta ktheja nga anëtar në kandidat partie.

 

Skandali në KQZ, i mohohet opozitës e drejta ligjore të ketë komisionerë në KZAZ

Ka nisur me debate mbledhja e radhës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku është rrëzuar kërkesa për regjistrimin e komisionerëve të PD dhe LSI në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Ivi Kaso, përfaqësues i PD në KQZ tha se PD ka të drejtë të ketë komisionerë dhe listoi shkeljet që sipas PD, KQZ ka bërë me regjistrimin e Partisë Bindja Demokratike. Ai shkoi edhe më tej, kur tha se anëtarët e KQZ janë kërcënuar që të mos lejojnë regjistrimin e komisionerëve të opozitës jo-parlamentare.

Kaso iu bëri thirrje që të regjistrojnë komisionerët, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore. Kjo për Denar Bibën, anëtar të KQZ, ishte një shantazh i rëndë.

Ivi Kaso u shpreh në një deklaratë për media pas vendimit të KQZ-së tha se: “I mohuan opozitës së bashkuar të drejtën e garantuar nga kodi zgjedhor për të pasur anëtarë në KZAZ. E drejtë që opozitës i buron nga Kodi Zgjedhor”.

Ai ka paralajmëruar anikimimin e vendimit në Kolegjin Zgjedhor dhe se do ti drejtohet antarëve ndërkombëtarë, në vençanti OSBE-së.

Denoncimet do të bëhen me emër dhe mbiemër duke filluar nga KQZ, tha Kaso. Ai shtoi se PS në dnërshtim me ligjin ka katër anëtarë në këtë insiticion nga dy që duhte të kishte.

Pastrimi i parave te drogës me ndërtime shkrin euron, arrin 122 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.4 lekë, duke rënë me 0.21 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët që nga 24 tetori 2008, kur euro u këmbye me 122.38 lekë.

Që nga e premtja e javës që kaluar, nënçmimi i euros është përshpejtuar dukshëm. Në 4 ditë euro ka humbur 0.69 lekë.
Aktorët e tregut pohojnë se përveç faktorëve të zakonshëm, që kanë ndikuar në dobësimin e euros vitet e fundit, të lidhura me ofertën e lartë në raport me kërkesën, në nënçmimin e fortë të ditëve të fundit ka ndikuar dhe një transaksion i madh këmbimi i kryer nga një prej bankave të mëdha në vend, çka ka ulur kuotimin e euros.

Për të dytën ditë radhazi, në rënie kanë qenë edhe të gjithë valutat e tjera. Dollari ra me 0.29 lekë, në 109.24 lekë, paundi me 0.61 lekë në 138.92 lekë dhe franga zvicerane u këmbye me 108.53 lekë, me rënie 0.33 lekë.

Që nga fillimi i këtij viti, euro ka rënë me 1.03 lekë. Ekspertët e tregut pohojnë se monedha e përbashkët pritet të jetë e dobët edhe në muajt në vijim për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me shtimin e prurjeve të valutës nga turistët, që edhe këtë vit pritet të jenë të shumtë. Tradicionalisht gushti është muaji më i dobët për euron, për shkak të parave që sjellin emigrantët po dhe shpenzimet e turistëve.

Niveli më i ulët historik i euros, që kur ajo ka dalë si monedhë fizike në vitin 2002, është arritur në 18 dhjetor 2007, prej 120.18 lekë, sipas serive kohore të publikuara nga Banka e Shqipërisë, apo rreth 2.2 lekë më pak se niveli i këmbimeve aktuale.

Guardiola tek Juventusi, zbulohet paga marramendëse!

Vetëm pesë ditë pasi u konfirmua largimi i Massimiliano Allegrit nga pozita e trajnerit, Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, të cilin do ta paguajë 24 milionë euro në vit. Për këtë gjë raporton agjencia më e madhe e lajmeve në Itali, Agenzia Giornalistiva Italia (AGI).

Sipas raportimeve të gazetarit italian Adriano del Monte, që punon në Radio Sportiva, Pep Guardiola tashmë e ka arritur një marrëveshje katërvjeçare me klubin italian Juventus.

Tani, AGI raporton se me këtë kontratë katërvjeçare me Juventusin, Guardiola do t’i fitojë 24 milionë euro në sezon, në krahasim 17 milionë eurot në vit që i merr në Manchester City.

Kjo agjenci shton se marrëveshja do të nënshkruhet më 4 qershor, para se të zyrtarizohet dhjetë ditë më vonë. Pikërisht për 14 qershor, Juventusi i ka anuluar të gjithë rezervimet për turne në stadiumin Allianz.

Takimi

Trajneri i Manchester Cityt u takua të martën në Milano me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paraticin. Guardiola besohet të jetë opsioni i parë i “Zonjës së Vjetër” për pozitën e trajnerit, pasi që Massimiliano Allegri nuk do ta drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.

Suksesi i së tashmes dhe i së ardhmes

Së fundi, Guardiola shkroi historinë duke u bërë klubi i parë anglez që arrin t’i fitojë trofetë e tri garave vendore brenda një sezoni, përkundër që në Premierligë e pati njërin prej kundërshtarëve më sfidues në histori, Liverpoolin.

Megjithatë, suksesi i mëtutjeshëm në Ligën e Kampionëve mbetet qëllimi kryesor për ish-trajnerin e Barcelonës dhe Bayern Munichut dhe Juventusi beson se ai mund të jetë personi që mund t’ia fitojë klubit trofeun e parë të garës më prestigjioze të Evropës që nga viti 1996.

 

Presidenti Meta i përgjigjet Sorecës dhe Ramës: Nuk u ndalojmë të këndoni ‘na fitorja në fitorje’…

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas reagimit të Delegacionit të BE-së në Tiranë në lidhje me deklaratat e djeshme.

‘Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. BE-ja do ta vazhdojë mbështetjen e saj për procesin e reformës dhe do të sigurojë monitorimin e duhur të standardeve në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të,’ thuhej në reagimin e djeshëm të delegacionit të BE-së.

Por sot, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehur dje nga ambasadori i BE dhe kryeministri Rama për reformën në drejtësi sqaron se:

Kam vetëm një qëndrim për të dy.

Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë.

Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë ‘na fitorja në fitorje’, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.

Denoncimi: Ministrja e Financave bën namin me gjoba ndaj biznesmenëve në dogana

Një denoncim i fortë është bërë sot ndaj Ministres së Financave, Anila Denaj nga biznesmenë që po gjobiten rregullisht në Dogana për shkak të një urdhri që synim real ka gjobitjen në masë të tyre.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e biznesmenit për të treguar pasojat e vendimeve absurde të një ministreje, e cila në CV-në e saj ka si sukses falimentimin e institucioneve ku ka punuar më herët, siç Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

“Ndrikull Falimenti, rrezik madhor për bizneset! Vendos gjoba masive armiqësore në dogana! Lexoni mesazhin e biznesmenit dixhital”, shkruan Berisha.

Përshëndetje.
Dua të them për një abuzim, që po ndodh në Doganë dhe nuk ka asnje zgjidhje, sepse po vendosen penalitete për biznezet që importojnë thjesht nga një urdhër që “duhen vendosur sa më shumë gjoba”.

Nuk është problem se biznesi do të paguajë 20.000 lekë për vendosjen e klasifikimit të produktit (nomeklaturën) edhe kur klasifikimi bazohet në fletën e eksportit, dhe gjejnë si justifikim që duhet vendosur një kod tjetër – edhe kur ky kod ka të njëjtin përshkrim me të parin – dhe nga klasifikimi i vendosur në zhdoganimin e produktit, nuk ka asnjë devijim të detyrimeve dhe taksave që duhen paguar.

Kjo problematikë është absurde dhe qytetari nuk ka asnjë fuqi para disave që lëshojnë urdhra sipas dëshirës, ku kjo cenon mirëqënien e Shqipërisë dhe sjell një frymë të keqe pa shpresë, sikur nuk dot kemi dot forcë për t’u përballur edhe kur qytetari ka të drejtë.

Po ju shkruaj me shpresë që ky problem të ketë një zgjidhje apo të dëgjohet se çfarë po ndodh. Ju uroj gjithë të mirat dhe kjo të ngelet anonim, sepse çfarë nuk ndodh në Shqipëri.

Tallja me bluzat e bardha, turpi i rradhës i kryeministrit!…

Orjola PAMPURI

Nese je mjek i kualifikuar, s’ka shperblim.
Tallja me bluzat e bardha, turpi i rradhes i kryeministrit.
Koha qe sistemi shendetesor te ngrihet ne kembe kunder delirantit mashtrues, Edi Rama.

Qe nga nentori i vitit te kaluar, ministrja e shendetesise madje dhe kryeministri “u keputen” me premtimin per rritjen e pagave te mjekeve e cila do te niste ne prill te ketij viti dhe shtesa 7% do te kalohej ne muajin maj.

Mjeket qe atehere mbajten frymen, per tu ndjere perfundimisht te vleresuar nga shendetesia e check-up-it te diletanteve. Ja ku jemi ne dhjetediteshin e fundit te majit, edhe pse mjeket heshtin, mes tyre psheretijne per zhgenjimin e rradhes, ku shperblim marrin vetem ata mjeke pa tituj, madje dhe mes tyre, jo te gjithe. Mjekeve me tituj shkencore nuk u takon shperblimi. Turp.

Keto jane incentivat e adhamudheve qe kane marre peng shendetesine. Dhe per te mos permendur shperblimin, i cili eshte thjesht nje ofendim per punen, kontributin e kushtet me te cilat heronjte e shendetsise ofrojne sherbim e nga ana tjeter, ata qe shperblehen jane don kishotet e rilindjes dhe miqte e tyre.

Turp per ju qe parate e sistemit me te rendesishem i hodhet per denglat e salloneve me pupla te te perkedhelurve te bllokut, e mjekeve u dhate shkelmin e pacientet po i lini ne meshire te fatit. Eshte momenti qe bluzat e bardha te ngrihen e te kerkojne shperblim per mundin e tyre.

Bluzat e bardha s’kane nevoje per 7%, ata kane dhene e japin shume, kane nje mision te rendesishem, shendetin e qytetareve.

Paga minimale 1200 euro per mjeket e 700 euro per infermieret, eshte nje nga premtimet e Partise Demokratike. Mjeket jane elita e ketij vendi e meritojne vemendje. Mjaft u tallet me ta.

Cunami po afron, Berisha-Ramës: Përsëri do t’ja mbathësh nga zyra?!

Kur kanë mbetur edhe më pak se 48 orë nga protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë, ish-Kryeministri Berisha përshëndet qytetarët kryengritës. Në një postim në Facebook, Berisha I drejtohet Ramës: Përsëri do t’ja mbathësh nga zyra?!

“Cunami po afron. Nderim qytetareve kryengrites! Edvin o turp, perseri do t’ja mbathesh nga zyra?! sb”, shkruan Berisha.