19.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Paralajmërimi i fortë nga Unaza e Re: 25 maji, ditë e tmerrshme për Ramën…

Protesta e 25 majit do të të jetë një ditë e tmerrshme për çdo njeri që kërkon të shkatërrojë pluralizmin.

Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

“Ju keni vetëm një hall. Halli juaj është data 25 maj, se do jetë një ditë e tmerrshme për çdo njeri që kërkon të shkatërrojë pluralizmin.

Ju ftoj që të mbrojmë gjithë bashkëqytetarët tanë. Nuk ka qytetar që si rrezikohet jeta nga bandat e Edi Ramës, ndaj ju ftoj që në 25 maj të marrim pjesë në protestën madhështore”, u shpreh Balliu.

Mbyllet përfundimisht edhe Gjykata e Lartë, Halimi: Drejtësia në kolaps, 60 mijë dosje nuk gjykohen

Ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili shkarkoi nga detyra gjyqtarin Edmond Islamaj, duke nxjerrë jashtë funksioni Gjykatën e Lartë.

Në një postim në facebook, Halimi thotë se Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Sipas Halimit, shkarkimi i Islamaj ishte i qëllimshëm për të mbyllur Gjykatën e Lartë.

Postimi i tij i plotë
Mbyllet perfundimisht Gjykata e Larte. Nga sot Shqiperia i vetmi vend ne Europe pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte. Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit te Gjykates se Larte Edmond Islamaj (te cilin e njohin te gjithe si nje gjyqtar korrekt) ka si qellim te vetem mbylljen perfundimtare te Gjykates se Larte.

Nga sot Shqiperia eshte jo vetem pa Gjykate Kushtetuese por dhe pa Gjykate te Larte. Nga sot nuk mund te shqyrtohet ASNJE nga 40.000 dosjet qe prisnin ne rradhe dhe drejtesia perfundimisht eshte futur ne kolaps total.

Ate qe Komisioni i Venezias thoshte ne dhjetor 2015 po dalin cdo dite. Dhe ne kete pike ata qe vuajne nga mungesa e ekzistences se nje sistemi gjyqesor normal hirearkik jane padyshim qytetaret e thjeshte dhe po aq shume bisnesi.

Sikur gjykata e larte te krijohet ne fund te vitit kur te jene me shume se 60.000 dosje, cdo qytetari dhe cdo kompanie do ti duhej te pakten 7-8 vjet pritje per ti ardhur rradha.

Dokumenti/ Rama-Klosi grabisin 800 milionë lekë për 4 muaj!

Përmes një dokumenti, Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD-së, ka denoncuar grabitjen e një fondi prej 800 mln lekë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, e drejtuar nga Blendi Klosi.

Kjo ministri ka njoftuar për një tender “shërbim konsulence” për studim masterplani për zonat turistike.

Afati i mbylljes së dorëzimit të dokumenteve është data 3 qershor 2019.

Por studime mbi atë çka kërkon sot të bëjë Ministria e drejtuar nga Klosi dhe qeveria e Ramës, janë bërë në vitin 2006-2007 nga Eptisa. Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për të parë studimet që janë kryer nga Eptisa në Shqipëri në fushën e turizmit, si dhe specifikisht në zonat turistike, qofshin këto në bregdet apo në mal, për të kuptuar se këto studime ose kanë mbetur në sirtarët e institucioneve, ose sot gjendet një mënyrë për të grabitur fonde në emër të studimeve që do të kryhen.

Përmes një postimi në rrjet, Malltezi denoncon skandalin.

“Ja si Rama-Klosi përlajnë 680,000 euro për studime, të cilat i kanë në sirtar qysh prej 12 vitesh!!! Duan studime në zonat bregdetare ndërkohë që këto studime janë kryer nga prestigjozja Eptisa qysh në 2006-2007!

680,000 euro për 4 muaj punë?! Këta janë veç për të rrjep paratë publike dhe me nda llokmat e tokës me trafikantë e oligarkë që ndajnë paratë pa as nuk kanë lidhje me memorien institucionale dhe as me shërbimet ndaj qytetarëve. Gjynah!”, shkruan Malltezi.

Aksidenti i rëndë në Rumani, vdes zyrtari i lartë shqiptar dhe bashkëshortja e tij

Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Tjetër goditje nga Franca për Ramën, Nathalie Loiseau: Jo hapjes së negociatave për Shqipërinë

Hapja e negociatave me Bashkimin Europian u shty për në shtator, por duket se dhe atëhere nuk do të realizohet pasi lajme të këqija na vijnë nga Franca.

Ish-Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau është shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Nathalie Loiseau deri në marsin e këtij viti, ka deklaruar se Franca do të votojë kundër hapjes së negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

Loiseau është aleatja e ngushtë e presidentit Emmanuel Macron është kandidatja e tij kryesore deputete në zgjedhjet e Parlamentit Europian

Gjatë një interviste për RTL ajo ka treguar se gjatë kohës që ishte ministre ka bllokuar hapjen e negociateve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2017.

“Kur isha ministre e punëve europiane, unë bllokova zgjerimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Europian. Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi nuk është i mundur”, deklaroi Nathalie Loiseau në RTL.

Basha: Nuk do të ketë pakt kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe…

Basha u shpreh nga Durrësi se, kjo betejë nuk do të mbarojë thjeshtë me largimin e Edi Ramës. “Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociushëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës.

Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët.

Deputetë të zgjedhur drejtëpërdrejtë në 100 zona maxhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli.

Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën.

Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli”, u shpreh Basha.

Basha i përgjigjet Ramës: Ftesa jote është kapitullim, misioni ynë është mision kombëtar…

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur letrës publike të kryeministrit Rama. Lideri demokrat Basha i ka cilësuar “propozimet” e Ramës si kërkesa për kapitullim.

Nga Durrësi, në një takim me qytetarët, Basha tha se, nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa shtoi se, Rama i propozon kapitullim të popullit para krimit më 30 qershor, ndërsa theksoi se do të ketë përballje me çdo qendër votimi.

Ai tha në Durrës se, “na propozon që më 30 qërshor të bëjmë sehir kur ai bën grusht shteti me zgjedhje falso”.

“Na propozon zgjedhje në Durrës me një një asistente hajdute si kryetare bashkie tani që Vangjush Dako po e përpin vorbulla e hekurave. Na propozon Taulant Ballën  dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve kur këta  do jenë para togave të zeza.”, tha ndër të tjera Basha.

Pjesë nga fjala e liderit demokrat

Edi Rama na propozon kapitullimin.

Na propozon që më 30 qërshor të bëjmë sehir kur ai bën grusht shteti me zgjedhje falso.

Kur 1.4 milion shqiptarë janë me karta të skaduara. Që janë 1.4 milion karta të falsifikuara.

Ku serveri i gjendjes civile ka rënë.

Kur regjistri i adresave është bërë lëmsh

Na propozon zgjedhje ku nga Artur Bushi dhe Tërmet Peçi rikandidojnë, ku në fakt dekriminalizimi duhet ti çonte përpara drejtësisë.

Na propozon zgjedhje në Durrës me një një asistente hajdute si kryetare bashkie tani që Vangjush Dako po e përpin vorbulla e hekurave.

E gënjen mendja se do ti shpëtojë drejtësisë duke bërë paktin me Ramën dhe duke mbetur në këmbë.

Jo, Vangjush Dako, jo,  Rama të gënjen.

Fundi yt është pas hekurave për atë që ke bërë për Durrësin dhe Durrësin

Na propozon Taulant Ballën  dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve kur këta  do jenë para togave të zeza.

Keni rënë squk prej 24 orësh, kur ju denoncova se si keni kërcënuar 4 komisionerë të KQZ-së që i thoni që të mos regjistrojnë opozitën.

Gjithccka është në tabulatet e ndërkombëtarëve.

Basha: Edi Rama i ka kapur të gjitha pushtetet dhe në to ka ulur krimin, por ka kundër të gjithë popullin

Edi Rama i ka kapur të gjitha. Ka sot qeverinë, pseudo parlamentin, pseudopolicinë, pseudo drejtësinë, mediat kryesore. Ai ka kapur ekonominë me oligarkët. Një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën I kanë kapur të gjitha.

Atëherë, ku janë asetet tona?

Ku është forca jonë?

Ku janë mjetet tona?

Po, ai I ka kapur të gjitha, por pikërisht sot e ka të gjithë popullin kundër. Të gjithë njerëzit e bashkuar e të vendosur për ti dhënë fund këtij teatri të shëmtuar politik që na kushton çdo ditë mijëra vende pune, spitale pa ilaçe, arsimin në kolaps, mijëra emigrant çdo ditë.

Përballja ka sot nga njëra anë pakicën më të tkurrur të horrave, zuzarëve, gangsterëve të politikanëve të korruptuar, pakicën e vesit dhe antivlerave para shumicës më të bashkuar dhe morale që Shqipëria ka pasur. Që kurrë më qeveria të mos jetë peng i kriminelëve, kjo betejë nuk do të përfundojë thjesht dhe vetëm me largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi ramës është hapi i parë i panegociueshëm, hapi që do t’i hapë rrugë zgjidhjes politik të krizës.

Rama cakton rojtarë të zgjedhjeve dy hajdutët Balla e Gjiknuri, të dy të kapur në përgjime duke vjedhur votat

Basha u shpreh gjatë fjalës së tij në Durrës se, Rama cakton rojtarë të zgjedhjeve dy hajdutët e zgjedhjeve Balla e Gjiknuri, të dy të kapur në përgjime duke vjedhur zgjedhjet.

“Rama na propozon Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve, dy njerëez që po të hetoheshin sic do të hetohen 339-a dhe 184-a, po kështu do të jenë para togave të zeza të drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar.

Dhe meqë ra fjala, keni rënë squkë ka 24 orë qëkur kam denoncuar aktin kriminal ku me urdhër të Edi Ramës, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, kanë ushtruar presion mbi 4 anëtarët e KQZ-së që në mënyrë të kundërligjshme të mos regjistrojnë përfaqësuesit e opozitës në KZAZ. Gjithçka është në tabulatet e dorëzuara parnterëve ndërkombëtarë. Nuk keni shans, nuk keni shpëtim”, tha Basha.

Basha: Nuk luajmë lojën me portat e vogla të krimit si Edi Rama, nuk ka asnjë hap pas!

Basha u shpreh në gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët e Durrësit se, misioni ynë është një mision kombëtar.

“Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mission të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj.

Ne e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në krah të njerëzve. Ne jemi në krah të projektit tonë me të cilën lindëm, projektin për Shqipërinë si gjithë Europa.

Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik.

Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan I babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama.

Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë.

Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike”, u shpreh Basha.