18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Pedagogu i njohur shpërthen ndaj Lleshit: “O dallkauk, o njeri i pazot që rri si gallof, jep dorëheqjen”!

Aktivisti i shoqërisë civile dhe pedagogu i njohur, Erion Kristo, ka “shpërthyer” me një koment në rrjetet sociale, ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Reagimi i Kristos ka ardhur pasi shtëpia e babait të tij në jug të vendit është grabitur.

“O Ministër i Brendshëm! O mishërim i paaftesisë dhe dallkaukllekut! O njeri i pazoti të lidhesh dy fjalë e të bësh një punë që do mbahet mend! Fshatrat e Jugut të Shqiperise po vidhen përditë dhe ti rri si gallof. Largohu o antishqiptar! Jep dorëheqje! Të zëntë mallkimi i babait tim që i vodhën shtëpinë! Të zëntë mallkimi i femijëve që i helmove me gaz!”, shkruan Kristo.

Më herët mediat raportuan mbi gjendjen e rendit dhe sigurisë në jug të vendit, ku të paktën 4 fshatra në qarkun e Fierit grabiteshin natën nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Dorëzimi i kufirit tek Frontex, reagon Strazimiri: Tregues i regresit të vendit deri në nivelin e narko-shtetit

Gent STRAZIMIRI

Në 28 korrik 2008, në cilësinë e Zëvendësministrit të Brendshëm, kam pritur në një takim përfaqësuesit e FRONTEX, me qëllim nisjen e bashkëpunimit reciprok në menaxhimin e kufinjve!

Siç e përshkruan edhe raportimi i prestigjozes DEUTSCHE Welle i asaj dite, vlerësimi për policinë shqiptare dhe veçanërisht Departamentit të Kufirit, ishte fakti se Shqipëria tashmë PO I RUANTE VETË madje me SUKSES MBRESËLËNËS kufinjtë e saj tokësorë dhe ujorë, përballë organizatave të trafiqeve ndërkombëtare.

Kjo përbënte arritjen e një standardi evropian që mundësonte fillimin e bashkëpunimit mbi baza reciprociteti të plotë.

Ajo që më së shumti u vlerësua, ishte fakti se Departamenti i Kufirit, përmes Ligjit të ri të Policisë së Shtetit, i ishte dhënë autonomi logjistike e teknike, madje edhe buxhetore brenda Policisë së Shtetit.

Nga ky tur takimesh të funksionarëve të lartë të FRONTEX në Shqipëri, nisi jo vetëm bashkëpunimi i parë me kufitarët e BE, por u arrit një gur i rëndësishëm kilometrik për heqjen e vizave për shqiptarët!

Sot, ndërsa bisedohet për rikthimin e vizave, shitet si “sukses” paturpësisht, fakti që FRONTEX konstaton mosmenaxhimin e kufinjve të Shqipërisë, dhe detyrohet të sjellë forca operacionale për të vepruar në Shqipëri, në një kohë që është zhbërë Ligji per Policinë e Shtetit, nxjerrë në rrugë oficerët që arrinin ta menaxhonin vetë dinamikën, zhbërë autonomia e Departamentit të Kufirit sipas sloganit “Nje shtet, nje Polici” të Sajes së Habilajve…

Ardhja e forcave operacionale të FRONTEX në Shqipëri është dëshmi e regresit të vendit deri në nivelin e narko-shtetit, narko-policisë e narko-politikës! Ditën kur operatorët e FRONTEX do të mbërrijnë numrin 800, sepse aq do vijnë, do ta kuptoni se sa “sukses” është kur kufirin të ta ruajnë të huajt….

Atë ditë kam dëshirë të dëgjoj narko-Enveristët e Tiranës duke ju thënë se sa “pranë Evropës” ju kanë sjellë!!!

 

Mijëra emigrantë do t’i bashkohen protestës së 25 majit, Berisha-Ramës: Mos guxo t’i ndalosh!…

Protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 25 maj përballë zyrave të Ramës, do t’i bashkohen edhe emigrantët që priten të vijnë nga Greqia.

Njëri prej tyre ka denoncuar zhvlerësimin e euros që ka ndodhur këto ditë në Shqipëri ku, sipas tij, në 100 euro që u dërgojnë familjeve, kanë humbur 18 mijë lekë.

Denoncimin e qytetarit e ka bërë publik edhe ish-kryeministri Berisha që i bën thirrje Ramës të mos guxojë të ndalojë emigrantët në Kakavijë dhe Kapshticë.

‘Narkoshteti i Edvinit gjobit emigrantet shqiptare me qindra milione euro!”

Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb

Mirembrema doktor Berisha.

Hallet dhe problemet qe po vuan Shqiperia si pasoje e keqqeverrisjes se Rames kane mberritur deri tek emigrantet e Greqise. Kurre me pare nuk kemi pare te zhvleresohet euroja si me qeverrine Rama dhe kete e ndjejne familjet tona dhe prinderit tane ne Shqipëri qe per cdo 100 euro qe ju dergojme ata humbasin 18 mije leke.

Keto dite nje numer i madh emigrantesh ka shprehur vullnetin per tju bashkuar popullit protestues ne Tirane dhe deri tani jane disa qindra emigrante qe do te udhetojne me autobus nga Athina, Patra, Kallamata dhe Selaniku per tju bashkuar protestes kunder qeverise se korruptuar te Rames.

I themi shqipetareve se ne do te jemi aty per tju bashkuar uraganit te zemerimit popullor per ta rrezuar krye te korruptuarin dhe krye drogmenin edvin droga si shkaktarin kryesor te varferise dhe rrenimit te atdheut tone.

Duam me kete rast te paralajmerojme fallangat e pushtetit ne doganat e Kapshtices dhe Kakavijes qe te mos guxojne te pengojne apo vonojne qellimisht autobuzet me emigrante pasi do te perballen me zemerimin tone te dyfishte.’

Fotot e pritjes madhështore të Bashës në Berat!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha është pritur nga qindra makina me fjamuj të Partisë Demokratike gjatë rrugës për në Berat. Në rrugën kryesore qindra e qindra qytetarë e kanë shoqëruar liderin e opozitës deri në hyrje të qytetit të Beratit.

Ndërsa në sallën e mbushur plot e përlot, Basha është pritur me ovacione dhe brohoritje; “Basha, Basha”, “Nuk ka zgjedhje pa PD”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Thirrja e fortë e studentes: Nesër në orën 12:00 bashkohuni me ne për…

Klea SPAHO 

Ashtu si në protestat e dhjetorit të mahnitshëm do e riprovoj edhe njëherë atë emocion që rallë herë ndodh. Pavarësisht kërcënimeve unë nesër do të jem në atë shesh ku kërkohen të drejtat e mia dhe çdo studenti shqiptar, aty ku arsimi është pika më thelbësore por mbi të gjitha do të jem aty për të afërmit e mi që janë larguar për arsye të një arsimimi më të mirë jashtë vendit…

Shqipëria ka të gjitha mundësitë për të patur një arsim cilësor ndaj zgjidhja e vetme është të zgjohemi ne studentët për të ardhmen tonë…

ÇOHU RINI

ZERI I NDRYSHIMIT BEHU TI …

Ftoj çdo student, çdo pedagog, çdo prind që nesër në orën 12:00 të na bashkohen në protestën për një ARSIM CILESOR DHE TE ARDHME TE SIGURTE…

MOS HESHTNI PROFESORE QE MOS U MUNGOJNE STUDENTET

MOS HESHTNNI PRINDER QE MOS U MUNGOJE FEMIJA

MOS HESHT AS TI PUSHTETAR QE MOS TE MUNGOJE VOTUESI…

MOS HESHT STUDENT POR LUFTO…

FLISNI PER TE ARDHMEN TUAJ…

ME Studentët

PER Studentët

BASHKOHU!

Deklarata e fortë e Bashës: Balla e Gjiknuri kërcënuan KQZ-në, tabulatet i kanë ndërkombëtarët

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha ka bërë një denoncim të fortë ndaj Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit gjatë takimit në Berat. Basha i ka akuzuar dy eksponentët e lartë të PS se, kanë kërcënuar anëtarët e KQZ-së me qëllim që këta të fundit të bëhen palë në manipulimin e zgjedhjeve.

Basha tha se, Balla dhe Gjiknuri janë kapur në tabulate duke kërcënuar anëtarët e KQZ-së, dhe se këto tabulate tashmë u janë dërguar ndërkombëtarëve.

“Kjo është nje betejë për jetë a vdekje! Do të prevalojë diktati i krimit, diktati i të korruptuarve deri në palcë, shkelja e kushtetutës, shkelja e Kodit Zgjedhor, emërimi i kandidatëve me rekorde kriminale dhe pastaj fallsifikimi masiv më 30 Qershor, për të cilin kanë filluar përgatitjet që sot?

Po po! Taulant Balla, Damian Gjiknuri, tabulatet tuaja anë depozituar tashmë tek partnerët ndërkombëtarë, teksa u bëni presion 4 anëtarëve të KQZ-së që të marrin një vendim të paligjshëm për të eliminuar anëtarët e opozitës nga KZAZ-të, për të kryer një tjetër krim kushtetues. Mendoni se nuk ju sheh njeri? E keni gabim!
Mendoni se shktaërruat Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kapët Prokurorinë? E keni gabim!

Sytë e opozitës, sytë e shqiptarëve, sytë e partnerëve tanë euroatlantikë po ju vëzhgojnë çdo minutë! Ju, o sejmenë të Edi Ramës, nuk keni asnjë shans!”, u shpreh Basha nga Berati.

 

Gazetari i “Bild” reagon përsëri: Laboratorin e heroinës e kam parë tani, jo në 2016…

Që kur postoi një lajm për Shqipërinë në murin e faqes së tij në Facebook, Peter Tiede, gazetari gjerman i të përditshmes më të madhe në vend, Bild, e ka gjetur veten në mes të një furtune.

Nga një faqe e thjeshtë pa shumë aktivitet, ajo u kthye në një vend debati, ku shqiptarë të shumtë e përgëzonin për atë që kishte shkruar, ndërsa një pjesë e akuzonin se ishte i paguar.

Vetë Tiede në disa raste iu përgjigj miqve të tij se, ishte i qetë dhe se e dinte se çfarë e priste.

Aq e madhe ishte vala e reagimeve, sa fundjavën që shkoi, Tiede e kaloi në Spanjë. Prej andej postoi vetëm një foto, por një mik i shkruante: “Shpresoj që të jesh sa më larg Shqipërisë”.

Të hënën, Tiede e nisi sërish me Shqipërinë, duke folur për Adi Krastën. Komentet e tij u ‘përpinë’ nga mediat shqiptare, që raportuan se ai jo vetëm ka parë kanabis në Shqipëri (madje Tiede qeshi kur u pyet nëse ka parë drogë në vendin tonë), por ka parë edhe laborator droge.

Në portale u tha se ai e ka parë laboratorin e drogës në vitin 2016, kur tha se kishte qenë në Shqipëri. Por në Facebook, Tiede ka sqaruar: “Ka qenë një mangësi në përkthim: Laboratorin e heroinës e kam parë tani, jo në vitin 2016”.

“Ishte kënaqësi që të thosha gjëra, që kolegët shqiptarë nuk mund t’i thonë, të paktën jo aq lehtë”, e komenton ai intervistën para Adi Krastës.

Basha: Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal të Ramës…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se, ai dhe gjithë shqiptarët do të jenë në ballë për të ndalur aktin kriminal të Ramës për ta ndaluar këtë grusht me çdo çmim!

“Kam një paralajmërim të qartë për atë që bëhet gati të konsumojë veprën penale të grushtit të shtetit dhe tradhëtisë së athdheut, duke zëvëndësuar zgjedhjet e lira me një process të korruptuar ligjor dhe të inkriminuar politikisht.

Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri dhe demokraci.

Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Nuk e dorëzojmë Kushtetutën, nuk e dorëzojmë demokracinë”, u shpreh Basha.

Basha: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh prerë dhe i vendosur nga Berati se, nuk do të ketë asnjë marrëvëshje me Ramën, dhe se e vetmja marrveshje është largimi i tij.

“Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka pazar me Edi Ramën. Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do ti bindej sobvranit për të djegur mandatet. Kjo ndodhi!

Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm për t’i hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira”, tha Basha.

Bashkimi më i madh popullor ka tmerruar pakicën e Edi Ramës me krimin dhe oligarkët

“Kurrë nuk ka qënë një bashkim popullor më i madh se ky. Kurrë nuk ka qenë më e tmerruar, më e çoroditur, më në panic, pakica që kemi përballë. Pakica e Edi Ramës dhe e një grushti banditësh dhe horrash, një grushti oligarkësh, hajdutësh dhe hyzmeqarësh, të cilët për 6 vite me rradhë ishin padronët, zotërit në shtëpinë e shqiptarëve, kapën të gjithë pushtetet, ulën në sofër krimin, asgjesuan drejtësinë e pavarur dhe shkatërruan kësisoj qindra mijëra ekonomi familjare”, u shpreh Basha në Berat.