22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Entuziazëm i jashtëzakonshëm në Berat. Demokratët në kor: Nuk ka zgjedhje pa PD

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha gjatë rrugës drejt Beratit, është pritur nga qindra makina me fjamuj të Partisë Demokratike në rrugën kryesore që e kanë shoqëruar deri në hyrje të qytetit.

Basha deklaroi nga foltorja se, nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor dhe përcolli mesazhe të forta pas vizitës së tij të fundit që zhvilloi në Perëndim. “Asnjë hap në luftën kundër diktaturës”, tha Basha para qindra e qindra qytetarëve në Berat.

Mbështetësit e opozitës në Berat nuk janë trembur nga kërcënimet me burg të Ramës. Në një atmosferë të ndezur ne takimin me kryetarin e PD, demokratët e Beratit ia kanë dhënë përgjigjen Ramës me brohoritjet “Nuk ka zgjedhje pa PD”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Vetë Basha tha se, 30 qershori është një tentativë për grusht shteti kushtetues. Kreu i opozitës tha se, kundër kushtetuës nuk është opozita, por Edi Rama, që ka asgjesuar garduanët e Kishtetutës, Gjykatën e Kushtetutës, kundër kushtetutës është procesi monist i manipuluar, me emërim të opozitës fallco, me kandidatë fallco, kundër kushtetutës është procesi me 1.4 milionë karta identiteti.

Basha tha se bashkimi i shqiptarëve me opozitën është akti më kushtetues në shërbim të interesave më të mira të Shqipërisë.

Berisha: Takohen në Tiranë Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq, ja për çfarë biseduan!

Sali BERISHA

Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi te damkosur dhe denatyruar perfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot ne Tirane.

Ky takim kishte vetem nje qellim, te mbanin fort ne duart e tyre te zeza flamurin e Serbise se Madhe pasi projekti i tyre antikombetar antishqiptar u varros ne Samitin e Berlinit dhe ata te shperfytyruar u paraqiten ne nje rast unik ne historine e samiteve si tregtare te tokave te tyre.

Pas ketij deshtimi, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, fytyre nxire kalojne nga ekrani ne ekran duke i shnderruar ato ne shpiftore duke besuar se me gjuhen e halabakeve ordinere, shpifesve vulgar, banditeve apatride mund te mbulojne aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion krijimit te Serbise se Madhe “zgjeronin” Kosoven duke e coptuar ate.

Ne takimin e sotem, keta apatride pengje te te shkuares se tyre kriminale antikombetare, diskutuan gjeresisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos terhiqet mga projekti i Serbise se Madhe dhe per perpjekjet e tyre te reja qe duhet te bejne per te perdorur edhe me tej idene e ”zgjerimit “te Kosoves dhe “bashkimit” te saj me Shqiperine duke e coptuar ate dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe keto perpjekje antikombetare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmeroj ata se koshi i plehrave te historise do te jete banesa e turpit e tyre!

Mediat në Hollandë: Shqiptarët kontrollojnë drogën, si transportojnë paratë në Gjermani e Belgjikë

Pas medias gjermane “Bild”, e cila kishte kritika të forta për qeveritarët shqiptarë, mediat e Holandës kanë shkruar për trafikun e drogës që bëhet nga Shqipëria drejt vendit të “tulipanëve”. Media holandeze “Limburg” e nis shkrimin me arrestimin e 4 shqiptarëve të martën, tre burrave dhe një gruaje, në një aksion të madh policor kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe kryesisht goditjes së mafies shqiptare.

“Policia arrestoi tre burra dhe një grua të martën në një aksion të madh kundër një bande shqiptare të drogës. Policia dhe njerëz të drejtësisë kanë pushtuar dhjetëra ndërtesa, kryesisht në zonën e Sittard dhe Geleen.

Të dyshuarit e arrestuar janë dy burra 40-vjeçarë me origjinë marokene, një burrë shqiptar (34 vjeç) dhe një grua 36-vjeçare. Shumica e të dyshuarve në këtë rast janë vendosur në Geleen. Kishte gjithashtu disa bastisje të martën nga policia. Agjentët arrestuan një belg, një maroken dhe një grua që po tentonte të shkonte duke mbartur drogë nga Belgjika në Gjermani”, thuhet në shkrim.

Madje, operacioni i drogës u quajtur “Shqipëria”. Në artikull shkruhet se me dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Holandë kanë si aktivitet të tyrin trafikun e drogës. Shqiptarët duket se kanë përdorur një kompani që merret me transport për të paguar qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia.

Sipas mediave holandeze, një kompani në Groenstraat në Geleen, u ka paguar qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi ka qendra në këto shtete.

Mediat holandeze flasin gjithmonë e më shumë për grupime shqiptarësh, të cilët ikin në këtë vend ekskluzivisht për t’u marrë me drogë. Në artikull thuhet se në rastet te goditjes së bandave të drogës, rezulton se anëtarë të tyre janë kryesisht shqiptarët, ç’ka nënkupton se pikërisht shqiptarët kanë në dorë këtë treg ilegal trafiku, që ka fitime marramendëse.

Kujtojmë se disa ditë më parë, gazetari gjerman Peter Tiede shkroi një artikull fshikullues ndaj Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka në krye banditë dhe kriminelë. Tiede në prononcimet për mediat mbrojti ato që kishte shkruar, duke thënë se ka qenë vetë në Shqipëri dhe ka biseduar me të intervistuarit në artikull.

“Balkanweb”

Bëji një të mirë Shqipërisë, jep dorëheqjen!

Shkëlqim SELMANI

Zoti kryeministër ! Jam Shkëlqim Selmani, oficer madhor në rezervë e specislist sigurie i trajnuar për këtë tre herë nga ICITAP amerikan, këtu në Shqipëri si edhe në ShBA. Aktualisht i pa punë…. Kjo sa për një miniprezantim. Para disa ditësh bëra një postim ku deklaroja se nuk do shkruaj më për politikën partiake.

Ndihesha i lodhur, i padëgjuar dhe zhgënjyer nga kjo politikë ” bjeri Zaçe allashqiptarçe ” ndaj mendova se nuk ja vlente të lodhesha duke hedhur gurë në pus. Një pjesë e miqve të mi intelektual e politikë e aprovuan qëndrimin tim e një pjesë jo. Unë vetë e vendosa që vitet që më kanë ngelur të angazhohesha vetëm në komente e analiza që do i shërbenin më shumë Shqipërisë së sa partisë, kushdo qoftë ajo, që mendjen e kanë të pushteti dhe jo të shteti e prosperiteti i atdheut.

Po përpiqem ta mbaj fjalën dhe kjo letër për ju atë synim ka. Të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve, të paktën kështu e mendoj unë.
Z. Kryeministër ! Ju keni 21 vjet në pushtet si ministër i kulturës, kryetar i bashkisë Tiranë dhe së fundmi edhe kryeministër i Shqipërisë. Nuk u ngopët ?! E vërteta është se ju keni ngjitur shkallët e pushtetit falë punës, këmbënguljes dhe aftësive tuaja makiavelike.

E vërtetë është që keni disa aftësi të lindura për politikan, e vërtetë është se keni bërë disa gjëra të mira dhe keni përmbysur shumë tabu të modeleve qeverisëse para jush, por e vërteta më e madhe është se ju keni qeverisur duke vënë në plan të parë interesat tuaja personale dhe të atyre potencialeve politike, ekonomike e ndërkombëtare që ju kanë mbështetur në ngjitjen dhe mbajtjen tuaj në pushtet.

Në dukje normale kjo, por anormale është se ju nuk keni menduar asnjë ditë për interesat ekonomike e demokratike të popullit tuaj që ju ka votuar dhe ju mban në shpinë me gjithë këto të mira që i ke krijuar vetes dhe më tepër bashkëpuntorëve tuaj të bindur politikë, mediatikë, oligarkë e të huaj të cilët të bëjnë qejfin e të mbështesin për interesat dhe fitimet e tyre dhe sapo të shohin se ti mund të gremisesh, do të lënë menjëherë në baltë. Ti e di mirë këtë e ndaj i je qepur pushtetit më thonj e dhëmbë, por e ke gabim. Nuk është kjo rruga e drejtë që ka shpërblim, por rruga e gabuar që ka ndëshkim.

Zoti kryeministër ! Keni 6 vjet që qeverisni ! Erdhët në pushtet plot premtime e shumë bujë. Pa marrë ende drejtimin e qeverisë në 2013, nga padurimi a fiksimi, filluat mbledhjet e qeverisë që nga Kosova, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Vlora, e ku di unë ku tjetër, duke marrë më vete një shpurë ndjekësish e rojesh, duke harxhuar milona lekë shpenzime të kota, patjetër nga xhepat e popullit, e përse, për show e tangërllëk.

E morët drejtimin e qeverisë dhe puna e parë ishte marrja e borxhit të huaj 270 milionë euro për të paguar borxhet e qeverisë së mëparëshme ?! Pastaj filluat fundin e marrëzisë më llotot dhe marrëzia pas tre muajsh shkoi në majë. Më pas filluat të hidhni në erë me dinamit godina pa leje duke shkatërruar edhe ato më leje pranë tyre e duke ngjallur llahtarë të panevojshme të qytetarët, se qeveria e zë lepurin më qerre o mik dhe jo me dinamit.

Vazhdove më rritje taksa dhe tarifa deri në dhjetëfish, mbyte biznesin e vogël dhe detyrove 300 mijë shqiptarë të ikin nga sytë këmbët. Burg, burg, burg për qytetarët dhe pallë, pallë, pallë për oligarkët dhe qeveritarët. Nuk po flas se çbëre me opozitën, mediat, drejtësinë, se ti e di më mirë se kushdo. Janë me mijëra skandale që e rëndojnë qeverisjen tënde 6 vjeçare si kryeministër, edhe kur nuk e kishe të gjithë tepsinë, edhe tani që ke edhe timonin edhe tepsinë… I fundit fare ky më Beketin 110 milionë euro, që me gjithë shpenzimet gjyqesore, dëmshpërblimet për të dëmtuarit e tjerë thonë se shkon 300 milionë euro.

Mos të flasim pastaj për PPP – të, projektin e unazës, minatorët, studentët, sigurinë ushqimore, sigurinë kombëtare, politikën e jashtme, drogën, lidhjen më krimin, blerjen e votave etj, etj. Zoti kryeministër, e di që kjo pjesë do të mërziti shumë, po e lexove këtë letër të hapur, dhe sigurisht do përpiqesh të përdorësh inteligjencën dhe oratorinë tënde për t’i hedhur poshtë këto akuza që nuk i bëra unë për herë të parë,unë i gjeta midis jush të artikuluar mijëra herë nga shumë të tjerë.

Mos e bë çvlerësimin e këtyre akuzave, mendohu gjatë njëherë, se ti e di më mirë se kushdo që janë të vërteta. Ka ardhë momenti jo që t’i pranosh, mirë do ishte, por që të reflektosh dhe të kuptosh që edhe falë teje ky popull shqiptar nuk është më aq budalla sa duket dhe as aq dele sa mendohet. Ka ardhë momenti të kuptosh se nuk është mirë dhe nuk shtyhet më me mashtrime dhe keqqeverisje.

Ka ardhë koha të kuptosh, se edhe ndërkombëtarët e kuptojnë mirë situatën e rëndë politikë dhe ekonomikë që ndodhet Shqipëria edhe pas 30 vjetësh pluralizëm e gjoja demokraci dhe se ka ardhë momenti t’i jepet fund këtij tranzicioni të gjatë e të qëllimshëm. Zoti kryeministër, të lutem kuptojë se në pozicionin ku ndodhesh ke ende një as shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm në dorë.

Ky as do të shënojë në histori si kryeministrin që nuk e mundi arroganca e vet, frika e vet dhe mafia politike e ekonomike, por në momentin e duhur bëri veprimin e duhur për t’i shërbyer Shqipërisë në fillimin e një rrugë të re e kapitulli të ri në aspiratën drejt Europës, demokracisë e shtetit të së drejtës. Jep dorëheqjen Zoti kryeministër. Mos e ço popullin tënd në luftë klasore e as në përplasje civile. Kolegët e tu në botë e kanë bërë këtë edhe për një urë të rrëzuar, edhe për një premtim të pambajtur, edhe për një skandal të një ministri…. Po ti pse ke frikë ? Nga kush ? Jepe dorëheqjen Edi, kjo të lartëson !

Prano kushtet e opozitës për qeveri tranzitore, kjo të nderon ! Bëj thirrje ti dhe të gjithë drejtuesit e partive të tjera shqiptare për zgjedhje të lira e të ndershme. Organizoni zgjedhje të lira e të ndershme dhe historia e populli do qetësohet e do ju falë gabimet, mashtrimet, kusaritë dhe ligësitë që i keni bërë këtij populli dhe do ju vlerësojë, se ja më në fund e bëtë diçka shumë të mirë për popullin, demokracinë e Shqipërinë.

Fitoji ti sërish zgjedhjet po munde Edi Rama, por pa mashtrime, pa vjedhje e pa blerje votë, pa të fortë e pa dhunë, se këto jo vetëm që shkatërrojnë sistemin e votës së lirë e të ndershme, por të bëjnë edhe peng të mafies e krimit, që në fund, si pasojë, e paguan vetëm populli i thjeshtë.

Unë jam kundër protestave të dhunshme, jam kundër përplasjes civile, jam kundër kthimit të partive në ushtri antagoniste në luftën për pushtet të individëve, por para kësaj jam kundër arrogancës, jam kundër qeverisjes së keqe e skandaleve qeverisëse të cilat çojnë në zemërim popullor e ndoshta edhe në përplasje civile, gjë që ka ndodhur në Shqipëri e pasojat e saj i vuajmë ende edhe sot…

Që kjo të mos ndodhë e keni më shumë nga të gjithë ju në dorë. Jep dorëheqjen jo vetëm se ta kërkon opozita dhe protestuesit, por se në këtë situatë e kërkojnë interesat e larta të vendit. Kaq kisha për të thënë, pa urrejtje, modestisht e sinqerisht Zoti kryeministër.

E di që kjo letër në leximin e parë nuk do të pëlqej as ty, as të tuve e as të mive, por në leximin e dytë do të më jepni të drejtë, e po nuk më dhatë ju do më japin ata qindra e mijëra shqiptarë të thjeshtë që e duan Shqipërinë dhe begatinë e sigurinë e familjeve të tyre më shumë se partinë dhe armiqësinë. Faleminderit !

Shkëlqim Selmani, kolonel në rezervë, specialist sigurie.

“Kemi dëgjuar se je djalë punëtor,” kujdes Bindja të propozon Kryetar me sms, e padëgjuar më parë

E ashtuquajtura parti me emrin “Bindja” ka vendosur një rekord të ri politik në përcaktimin e drejtuesve të degëve të saj. Duke mos gjetur asnjë njeri që ti shkojë nga pas, kjo parti e krijuar nga Rama në momentet e fundit të afateve në KQZ, ka gjetur një mënyrë të re për të caktuar njerëzit që ajo po kërkon në qytete të ndryshme.

Ajo i dërgon mesazhe njerëzve të ndryshëm duke i propozuar që të bëhen Kryetarë të degëve të kësaj partie. Deri tani thuajse askush nuk ka pranuar që të jetë pjesë e kësaj partie në pjesën më të madhe të vendit.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale shikohet se si kjo parti i propozon individëve të ndryshëm të bëhën kryetarë të Partisë. Në një tjetër mesazh i kërkon që të bëhen kandidatë për kryetarë bashkish dhe në një mesazh tjetër, të pranojnë të kryesojnë listën e këshilltarëve të kësaj partie.

“Përshëndetje, kontaktojmë nga selia e Bindjes Demokratike, do dëshiroshim që ju të jeni Kryetari i Bindjes Demokratike Elbasan . Kemi informacion se jeni djalë puntor, urojmë që mesazhin që po përcjell ta arsyetoni. Faleminderit Bindja DEmokratike”. Ky është një nga mesazhet që i ka shkuar një qytetari, I cili ka vendosur ta ndajë atë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Sikurse mund të shikohet në mesazh, ajo që bie në sy është edhe gabimet e shumta ortografike në mesazhin e përcjellë duke lënë të kuptohet se ata që i dërgojnë nuk dinë as të shkruajnë. Ndërkohë edhe ata pak njerëz të kandiduar nga kjo parti po japin dorëheqjet publike.

Pas Salvador Kaçajt, një tjetër kandidat i Bindjes demokratike është tërhequr nga kandidimi për zgjedhjet lokale.
Bëhet fjalë për kandidatin për bashkinë e Kavajës, Bledar Sinella. Ky i fundit ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u çregjistruar nga gara me arysetimin se ai as nuk kishte firmosur në dokumentet e regjistrimit.

“Lutem ndjekjen e procedurave ligjore për mosregjistrimin apo çregjistrimin tim si kandidat, përsa kohë unë nuk kam shprehur dakordësinë time për kandidim dhe nuk kam plotësuar personalisht deklaratën e kandidimit për Kryetar Bashkie apo Formularin e Dekriminalizimit.”, shkruan Sinella.

Në letrën dërguar KQZ-së, Sinella shkruan se është e vërtetë që është kontaktuar nga Bindja Demokratike për kandidimin në Kavajë, por ai ka pranuar parimisht pasi të mblidhte firmat e qytetarëve. Por më pas në media, ka mësuar se ishte kandiduar zyrtarisht për bashkinë e Kavajës.
“Disa ditë më parë, jam kontaktuar nga Bindja Demokratike për të vlerësuar mundësinë për kandidimit tim për Bashkinë Kavajë. Kam shprehur dakordësinë në parim, me premtimin se do të diskutoja përfundimisht mbi këtë mundësi në një moment tjetër, pasi të mblidhja edhe firmat mbështetëse të qytetarëve.

Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ, pa marrë dakordësinë time përfundimtare mbi këtë veprim dhe pa më dhënë mundësinë që të testoja mbështetjen nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, siç ligji e kërkon. Për këtë arsye, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se unë nuk kam paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej meje as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nisur nga mungesa e mbështetjes nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, si dhe situatës politike në vend, duke qenë i ndërgjegjshëm mbi pasojat që ka për Kavajën dhe Shqipërinë zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, gjykoj se unë nuk mund të bëhem pjesë e këtyre zgjedhjeve.”, shkruhet në letrën e firmosur nga Sinella.

Mes të tjerash, ish-trajneri thotë se nuk mund të shërbejë për rikthimin e një regjimi tjetër njëpartiak në vend, duke i konsideruar fasadë zgjedhjet pa opozitën.

Si qytetar i Kavajës, qytet i cili ka nisur i pari përpjekjet për rrëzimin e regjimit diktatorial, emri dhe figura ime nuk më lejon që unë të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer edhe një herë në Shqipëri një regjim tjetër njëpartiak. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale dhe kur zhvillohen në një klimë që mundëson shpalosjen e alternativave për qytetin. Kjo nuk është e mundur të ndodhë në 30 Qershor.

Vlerësoj se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë. Në këto rrethana, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Kavajës.“, thuhet në letrën e Sinellës për tërheqjen nga kandidimi.

Bledar Sinella është kandidati i dytë që tërhiqet nga gara, pas kandidatit për Bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj. Ky i fundit dha dje dorëheqjen nga kandidimi i tij duke e quajtur procesin farsë elektorale.

Rama, tre javë i ngujuar dhe izoluar në zyrë nga protestat dhe revolta popullore, nuk del nga Tirana

Prej të paktën tre javësh Rama është ngujuar në zyërn e tij në Kryeministri. Ka anulluar të gjithë axhendën e takimeve në zona të ndryshme. Për më shumë ai nuk mund të kalojë dot as Unazën e Re.

Dalja e tij e fundit nga zyra për një takim publik daton me 7 Maj, ditën kur një viztë e tij në një fabrikë mielli u kthye në një përleshje mes banorëve të Unazës së Re dhe policisë që e shoqëronte Ramën që çoi edhe në arrestimin e ish-deputetit Balliu.

Që nga ajo ditë, Rama është mbyllur në zyrën e vet dhe nuk del prej saj. Ai ka dhënë dy konferenca shtypi brenda 24 orësh me 12 dhe 14 Maj dhe më pas sërish është zhdukur nga shfaqja publike dhe takimet. I vetmi që e ka takuar ka qenë gazetari Fevziu, ku rrugës për në Surrel ndaloi tek Klan dhe dha një intervistë.

Kjo është axhena e Ramës në këto tre javë. Asnjë lëvizje jashtë Tiranës. Njeriu i batutatve dhe humorit shfaqet në media i nxirë. Po kështu dhe rrethimi i lakejve të tij politikë. Situata duket se është mjaft e rënduar për Ramën. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një Kryeministër të ngujohet nga protestat popullore në zyrën e tij për më shumë se tre javë.

Chelsea shkarkon Sarrin, Lampard trajneri i ri

Drejtuesit e Chelsea tashmë kanë vendosur ta shkarkojnë Maurizio Sarrin nga pozita e trajnerit në fund të këtij sezoni dhe në vend të tij ta emërojnë Frank Lampardin, sipas Sky Sports Italisë.

Trajneri i Derby Countyt, Frank Lampard, ka qenë i përfolur për një kthim në Stamford Bridge që kur e filloi karrierën si trajner në Pride Park këtë sezon.

Gazetari i famshëm sportiv, Gianluca Di Marzia, që punon për Sky Sports Italia, tani pretendon se Chelsea ka vendosur ta shkarkojë Sarrin, pas vetëm një sezoni, dhe ta emërojnë legjendën Lampard në pozitën e trajnerit.

“Klubi tashmë ka vendosur ta ndryshojë trajnerin dhe ta emërojë Lampardin”, shkruan Di Marzio.

Lampardi është duke e shijuar një sezon fantastik në drejtimin e Derby Countyt, të cilët mund të arrijë edhe t’i promovojë në Premierligë për sezonin e ardhshëm.

Derby do të përballet me Aston Villan në finalen e play-offs të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, të hënën.

Në anën tjetër, drejtuesit e Juventusit tashmë thuhet se i kanë kontaktuar përfaqësuesit e, pasi që ata besojnë se italiani mund të jetë personi i duhur për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

E ardhmja e Sarrit në Chelsea është ende e dyshimtë, pasi që ai e ka pasur të vështirë ta përmirësojë marrëdhënien e tij me tifozët e klubit, pasi ishte fishkëllyer dhe kritikuar shumë herë gjatë këtij sezoni debutues të tij në Angli.

Ai vendosi të mos i duartrokasë dhe të mos i përshëndetë tifozët në dy ndeshjet e fundit, ku është vërejtur numri i ulët i të pranishmëve në stadium. Tifozët janë të irrituar edhe me stilin e lojës të Sarrit.

Pochettino mund ta zëvendësojë Allegrin te Juventusi

Mauricio Pochettino mund të largohet nga Tottenhami për t’iu bashkuar Juventusit, thotë kushëriri i tij.

Argjentinasi është një ndër kandidatët për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin, që konfirmoi largimin pas triumfit në Serie A.

Pochettino ishte lidhur në të kaluarën me Manchester United dhe Real Madrid, para se këto skuadra të blindohen me Ole Gunnar Solskjaer dhe Zinedine Zidane.

47-vjeçari disa herë ka përsëritur se ky mund të jetë sezoni i fundit te Tottenhami dhe sipas kushëririt të tij, Daniele, që jeton në Itali, Pochettino është i hapur shkojë te Juve.

“Për mendimin tim, është e mundshme që (Pochettino ta zëvendësojë Allegrin), sepse Mauricio është trajner që ka treguar se di të punoj dhe arritja në finale me Tottenham është shembulli më i mirë”, tha ai për Tutto Juve.

“E kam takuar atë disa muaj më parë, është person shumë i mirë. Natyrisht, objektivi i “Zonjës së Vjetër” është Champions League dhe kushëriri im është trajneri i duhur për këtë klub”.

“Ai ka treguar se ka eksperiencën e duhur për të drejtuar në Evropë. Të gjithë familjarët do të donin të shohin atë në Juventus”.

Gënjeshtrat dëmtojnë rëndë shëndetin fizik dhe mendor

Sipas një studimi amerikan, duke thënë shpesh gënjeshtra, mund t’i shkaktoni një gjendje tensioni dhe ankthi shëndetit. Duke qenë të sinqertë, favorizoni një mirëqenie psiko-fizike

A ju ndodh shpesh t’i zmadhoni pak gjërat, për shembull një histori normale ta ktheni në tragjedi? Apo t’i arsyetoni vonesat, duke përdorur çdo ditë nga një justifikim absurd? Ose më keq akoma, të shtireni sikur papritur nervozoheni me kolegët për punën, se doni të dilni me partnerin për të pirë një birrë?

Duhet të dini se në të gjitha rastet, keq është për atë që mërzitet, sepse përveç shqetësimit moral dhe psikologjik që shkakton kjo te disa persona, vihet në rrezik edhe shëndeti juaj.
Duhet të dini se duke thënë gënjeshtra, i bëni keq vetes.

Kjo është vërtetuar edhe nga një studim. Disa shkencëtarë amerikanë të universitetit të “Notre Dame” (Indiana) kanë zbuluar se thënia e gënjeshtrave mund të nxisë shqetësime të tilla si dhembje koke dhe ftohje, por edhe shfaqjen e shenjave të melankolisë e depresionit.

Zbulimi i studiuesve amerikanë është fryt i një analize që ka zgjatur dhjetë javë dhe që është provuar te 100 vullnetarë të të dyja gjinive, me moshë nga 18 deri në 71 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit u ftuan t’i nënshtroheshin, javë pas jave, makinës së të vërtetës dhe t’i përgjigjeshin disa pyetjeve rreth zakoneve të përditshme.

Në fakt, eksperimenti kishte një ndryshim: njërit grup pjesëmarrësish, ekspertët i rekomanduan të thoshte gjithnjë të vërtetën dhe të merrte në konsideratë faktin që nëse grupi tjetër gënjente, mund të mos përgjigjeshin për pyetjen në fjalë dhe të kërkonin që të kalonin te tjetra. Grupit tjetër të vullnetarëve nuk iu tha asgjë.

Përfundimi? Grupi i parë i vullnetarëve, ose më saktë ata që nuk mundën t’u përgjigjeshin disa pyetjeve në vend që të gënjenin, tregoi se gëzonin shëndet të plotë dhe kishin një gjendje më të mirë psiko-fizike. Nga ana tjetër, vullnetarët që gënjyen, dhe në veçanti ata që thanë të paktën tri gënjeshtra në javë, treguan shenja shqetësimi.
Arsyeja?
Të thuash gënjeshtra do të thotë ta zhysësh trurin në një punë të vështirë, që i kushton shtrenjtë shëndetit dhe dihet që stresi është shumë i dëmshëm. Për pasojë, mund të shkaktojë dobësim të sistemit imunitar – që ndryshe përkthehet në dhimbje shqetësuese siç është ajo e kohës, dhimbja e fytit, ftohja – dhe prekjen më lehtë nga problemet e depresionit.

Kjo nuk është hera e parë që vesi i të gënjyerit studiohet shkencërisht. Në të kaluarën, studimet e bëra përtej oqeanit janë marrë me llogaritjen sesa gënjeshtra thonë amerikanët mesatarisht në 11 javë.

Duke treguar të vërtetën, ulet niveli i stresit. Nuk është aspak mirë të gënjesh, sepse përveçse jeton me një konflikt të brendshëm, shton edhe peshën e rëndë të tensionit në jetën e përditshme. Ndaj specialistët këshillojnë që si terapi, çdo njeri të praktikojë ndershmërinë.

Holanda e alarmuar: Shqipëria po na mbyt me drogë!

Holanda alarmohet nga droga qw futet nga Shqipwria. Kjo vërtetohet edhe në një operacion të Policisë Holandeze, e cila ka zbuluar një laborator ku rritej kanabis. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar nga Shqipëria, 2 marokenë si dhe një grua.

‘Hetimi penal ka treguar se kryesisht njerëz me prejardhje shqiptare janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit’, u shpreh në një deklaratë Policia Holandeze.

Madje operacioni kishte emrin ‘Shqipëria’.

Deklarata e Policisë Holandeze vjen pikërisht ditën që në këtë vend, ndodhet për vizitë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, bashkë me disa deputetë, në mënyrë që të lobojnë për hapjen e negociatave.

Zbulimi i grupit që merrej me rritjen e kanabisit u realizua pasi një agjent i fshehtë ra në kontakt me shqiptarin, i cili dyshohet se drejtonte bandën. Droga u zbulua në rajonin e Limburgut, i cili është një ndër rajonet më të mëdha në Holandë.

Shqiptarët duket se kanë përdorur një kompani që merret me transport për të paguar qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia.

Sipas mediave holandeze një kompani në Groenstraat në Geleen, u ka paguar qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi kishte qendra në këto shtete.

Mediat dhe policia holandeze po japin gjithmonë dhe më shumë alarmin, se shqiptarët janë rreziku nr.1 për drogën.

‘Të gjitha rastet e fundit që është zbuluar drogë, rezulton se janë shqiptarët të përfshirë. Ata kanë në dorë këtë treg’, thonë mediat holandeze.