31.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Hahn, fushatë për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, harron Shqipërinë…

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Johanes Hahn ka disa ditë që po zhvillon një fushatë intensive me qëllim që Bashkimi Europian të vendosë për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, Shkupi duhet të shpërblehet për marrëveshjen historike të Prespës dhe përpjekjen e madhe për reforma.

‘Ne duhet të përmbushim angazhimet tona, ashtu siç po i përmbush Maqedonia e Veriut për reformat që kemi kërkuar. Është në interesin tonë të përbashkët’ është shprehur Hahn gjatë konferencës ekonomike në Vjenë.

Komisioneri i zgjerimit tha se qeveria dhe opozita e Maqedonisë së Veriut njësoj sillen në një mënyrë shumë të përgjegjshme dhe ata kishin arritur të zgjidhnin marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë dhe me Greqinë.

‘Qeveria ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të përparuar në rrugën e saj euroatlantike. Greqia ishte vendi i parë që nënshkroi protokollin e pranimit në NATO, gjë që çoi në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës. Procesi i anëtarësimit në NATO është në vazhdim dhe e ankoron vendin si një partner i besueshëm në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe më gjerë’, theksoi Hahn.

Gjatë kësaj konference, Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Johanes Hahn nuk tha asnjë fjalë për Shqipërinë edhe pse deri para pak kohësh ai ka lobuar fort për qeverinë e Edi Ramës.

Por duket se dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë dhe kundërshtimi i fuqishëm që po vjen nga disa vende të BE-së ndaj Shqipërisë, kanë bërë që edhe Hahn të tërhiqet nga lobingu i tij.

Hashim Thaçi në rolin e çakallit sipas skenarit serb të Beogradit!

Enver Bytyçi

Mbëmë Hashim Thaçi ishte i ftuar në Top Kanal. Dukej qartë se kishte shkuar me porosi të veçantë nën kujdesin e Edi Ramës dhe Ben Blushit, me qëllim që të ishte i lirë të sulmonte, pa patur nevojë të mbrohej. Tabela e sulmit të tij ishte Sali Berisha. Në fakt gjendej në gjendje shoku për dështimin e tezës së tij të ndarjes së Kosovës. As mbrëmë nuk u tërhoq, pavarësisht se në Berlin u largua me bisht nën shalë. Vazhdon të sulmojë Gjermaninë dhe Angela Merkel, si dhe këdo tjetër që e pengon në përpjekjet e tij për krijimin e Serbisë së Madhe. Madje tha se në Paris do të shkojë më 1 korrik me formulën e njohur të korrigjimit të kufijve. “Askush nuk ma mohon këtë të drejtë”, tha presidenti i Kosovës!

Por nuk dua të ndalem në çdo detaj të megallomanisë së Hashim Thaçit në intervistat që jep. E mira është se ai na dëshmon vetë se kush është dhe nuk ka nevojë për ta kundërshtuar në koncepte, projekte dhe idetë e tij proserbe. Hashim Thaçi qëndron stoik në krah të Vuçiqit dhe Serbisë e kundër interesave të Kosovës! Ajo që më bëri përshtypje në paraqitjen e mbrëmshme ka të bëjë me faktin se i gjithë diskursi i Hashim Thaçit ishte i skanarizuar, i porositur, madje i makiazhuar dhe menaxhuar sipas modelit të psikologjisë ortodokse serbe. Gjithçka që ai tha mbrëmë, sidomos sulmet e shpifjet ndaj liderit demokrat, Sali Berisha, ishte e gatuar dhe e porositur në Beograd. Regjizura kishte ngjyrën e kishës dhe akademisë së rrenave të Beogradit. Shkolla politike e aplikuar në këtë diskurs ishte e universitetit të Beogradit dhe qarqeve akademike nacionaliste të Serbisë. Skema ishte ndërtuar nën kujdesin e Stanishiqit të Kosovës dhe Dushan Mugoshës së Tiranës. Top Kanali ishte thjesht përcjellësi i një shou të grimuar me shumë kujdes.

Pyetjet e gazetarëve ishin të parapërgatitura po në Beograd, sepse askush nuk e pyeti Hashim Thaçin se si qëndron e vërteta për akuzat që i janë bërë për vrasjen e Ali Ukës më 1997! Askush nuk i tha atij pse në qershor 1999 e ndaloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të çlironte veriun e Mitrovicës dhe në vend që rojet serbe, urën ta kontrollonte UÇK! A ishte ky akt i tij preludi I projektit të ndarjes së Kosovës, të cilin e propagndon sot?! Askush nuk kujtohet ta pyesë e t’i kërkojë shpjegim pse vuri veton në Rambuje dhe marrëveshjen e nënshkroi tri javë me vonesë! A ishte kjo një taktikë e orientuar nga shërbimet antishqiptare që t’i jepej kohë Milosheviçit të përgtiste operacionin “Patkoi” për ekzekutimin dhe dëbimin e shqiptarëve?!

Askush nuk i kërkoi Hashim Thaçit të japë një përgjigje se si qëndron e vërteta me lidhjet e tij më shërbimin sekret francez! Nuk u pyet pse pesë herë radhazi u premtoi qytetarëve të Kosovës afate për liberalizimin e vizave dhe pesë herë i mashtroi ata pa kurrëfarë droje! Dhe nuk kërkoi njeri sqarim nëse është mashtrim ose jo “marrëveshja” e famshme e tij me presidentin e Malit të Zi, me të cilën u premtoi institucioneve të Kosovës se do të rishikohej dhe korrigjohej marrëveshja për demarkacionin, e nënshkruar prej tij! Nuk u pyet gjithashtu ai pse urdhëroi t’i vendosë bombën eskortës së Ibrahim Rugovës! Pse e kërcënoi gjatë luftës dhe pas luftës me jetë atë dhe pse në mënyrë të përsëritur e akuzoi për tradhëti! Nuk i kujtoi askush se në të tilla kushte a është hipokrizi dhe a përpiqet të fshehë krimin antiRugovë me përuljet e tij para varrit të Presidentit historik të Kosovës!

Ka plot akuza të tjera publike për vrasje dhe krime kundër shqiptarëve, për të cilat Hashim Thaçi do të japë llogari në Gjykatën Speciale në Hagë. Kjo gjykatë u ngrit pas akuzave të Dick Mary-it. Aso kohe, më 2011-ën, Hashimi qe betuar se me Dick Marty do të ballafaqohej në gjyq ndërkombëtar, se do ta padiste atë. Por u tërhoq me bisht nën shalë. Dhe mbrëmë do të duhej një nga anëtarët e panelit pa pyeste se pse ndodhi kjo, pse u tërhoq ai që sot bën si çakall kundër të gjithë atyre që kundërshtojnë idenë e tij të çmendur për t’i dhënë territore Serbisë në këmbim të paqes, sikur paqen ta kenë cënuar shqiptarët e jo serbët!

Përmenda sjelljen e tij antiRugovë, sepse ajo sjellje ishte bazuar në shpifje dhe denigrime, e tillë siç është dhe sjellja e Hashim Thaçit sot përballë Sali Berishës. Vesi i Hashimit është i njëjtë me vesin e Edi Ramës. Kur ndjehen të rrezikuar bëjnë rolin e çakallit! Eshtë ky gjithashtu një rol serbësh! Si çakall u soll mbrëmë në emisionin Open të Top Kanalit, duke sulmuar atë që ka meritë të padiskutueshme për mbrojtjen e territorit të Kosovës, pra Sali Berishën! Si çakall sillet prej muajsh kundër Angela Merkel, për të njëjtën arësye, pse ajo mbron integritetin e Kosovës! U përpoq para disa ditësh të hedhë një shashkë kundër Ilir Metës, po për të njëjtën arësye. Ndërsa Ramush Haradinajn vjen dhe e sulmon nga Tirana, sepse në Prishtinë nuk ia mban. Kryeministri i Kosovës thotë se Hashimin e “ka vëlla”! Por ky vëllai me emrin Hashim Thaçi sillet shumë më ngrohtë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, sesa me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn!

Këto janë paradokset e egos së presidentit të Kosovës me emrin Hashim Thaçi! Si rezultat i kësaj egoje ai jo vetëm nuk heq dorë nga ideja e rrezikshme e ndarjes së Kosovës, por ka vënë në fronte lufte politikën shqiptare në Kosovë e në Tiranë, madje dhe në Maqedoni. Me sjelljen dhe idetë e tij të rrezikshme po e përçan faktorin shqiptar, duke realizuar një prej skenarëve më ogurzi të laboratorëve që prodhojnë antishqiptarizëm në Beograd!

Eshtë mirë që dikush t’i thotë Hashim Thaçit se këto sjellje të tij nuk i mban as varri i Hasan Prishtinës, as varri i Ibrahim Rugovës! Ndërsa shpirti i Nënë Terezës rënkon! Eshtë mirë që dikush t’i thotë Hashim Thaçit se kanë ndodhur kompromise me efekt të përkohshëm, të cilat janë klasifikuar si tradhëti ndaj atdheut, por nuk kanë ndodhur asnjëherë, as në rastin e Esat Pashë Toptanit, kompromise me efekt negativ të përhershëm, siç ndodh me iniciativën tënde të ndryshimit të kufijve! Sa kohë që presidenti i Kosovës do të sulmojë nga pozitat e Beogradit të gjithë ata që e mbrojnë Kosovën dhe integritetin e saj, aq kohë e aq më shumë ai zhytet në llumin e tradhëtisë ndaj atdheut, në vend që të reflektojë dhe kërkojë ndjesë për dëmin e madh që ka shkaktuar edhe me kaq sa ka bërë në shërbim të Serbisë së Madhe!

Tiranë, më 21.05.2019

Berisha jehonë protestës: Uragan studentor kundër mashtrimeve të Edvinit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë jehonë stinës së re të protestave studentore, që do të rifillojnë të mërkurën. Në një mesazh në Facebook, Berisha shkruan: Nesër në ora 12:00, studentët nga e gjithë Shqipëria protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër mashtrimeve të Edvinit dhe kakistokracisë së tij.

Postimi i ish-Kryemibnistrit Berisha

Rikthehet fuqishem Uragani Studentor!

Neser ne ora 12:00 studentet nga gjithe Shqiperia protestojne para Ministrise se Arsimit kunder marshtrimeve te Edvinit dhe kakistokracise se tij. sb

Nesër protesta kombëtare e studentëve, zbardhet skenari dhe kërkesat

Studentët nga të gjitha universitetet e Shqipërisë do t’i rikthehen protestave kombëtare të mërkurën, më 22 maj. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkan Web” se dje në qytetin e Korçës është organizuar një mbledhje prej 6 orësh me përfaqësues nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, lidhur me pakënaqësitë e studentëve me “Paktin për Universitetin” dhe kërkesave të papërmbushura.

Pas mbledhjes mësohet që studentët të kenë dalë me një vendim zyrtar, asaj të një proteste studentore kombëtare me një vendim të unifikuar nga të gjithë studentët që duan të jenë pjesë e saj.

Mësohet se mënyra e protestës do të jetë e ndryshme për çdo student, disa do të jenë të pranishëm në protestën e Tiranës ndërsa pjesa tjetër do të protestoje në forma të ndryshme në qytetet përkatëse. Për qytetin e Korçës, mënyra se si do të organizojnë protestën do të vendoset nga vetë studentët në një vendim tjetër.

Studentët e Korçës do të protestojnë për mosplotësimin e pikave të paktit “Për universitetin” dhe kërkesa për hartimin e programeve për punesimin e të rinjve, tha Ismeralda Sejdolli, kryetarja e Këshillit Studentor.

Deklarata

Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.

Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë:

Portali i transparencës të bëhet funksiona; Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %; Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar;

Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj; Stazhet të paguhen të plota; Rankimi i programeve të studim; Përmirësimi i kurrikulave mësimore; Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi; Afrimi i provimit  të licencës (1 muaj mbas stazhit).

I gjithë shteti në këmbë për check up-in e Vilmës!

Albana VOKSHI

Para disa ditësh, Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Hasanaj, bëri një mbledhje me Drejtorët e Njesive Vendore të Kujdesit Shëndetësor Vlorë, Shodër, Elbasan, Tiranë si dhe të gjithë drejtorët e parësorit në Shqipëri. Në mbledhje, Drejtoresha Hasanaj, mësohet të ketë thënë:

“Performanca juaj matet në bazë të check up. Dua që mjekët tuaj të bëjnë check up sepse po skadojnë reagentet e koncesionarit.” (Cit. Mirela Hasanaj).

Të alarmuar se mos skadojnë reagentet e Vilmës, Rama ka ngritur gjithë shtetin në këmbë për interes të saj:

– Asnjë shërbim tjetër nuk jepet për pacientët pa bërë check up;

– Mjekët nuk vlerësohen më në bazë të punës, përkushtimit, eksperiencës, shërbimit ndaj pacientit, por vlerësohen vetëm nëse plotësojnë numrin e check up;

– punonjësit e administratës detyrohen të bëjnë check up, përndryshe mund te humbasim dhe vendin e punës;

– familjet në ndihmë ekonomike apo viktimat e dhunës, nuk marrin asiatencë nëse nuk bëjnë check up;

– para pak javësh u kujtuan që edhe të burgosurit mund të rrisin numrin e check up;
– QSUT dhe spitalet e tjera rajonale lëngojnë mungesat e kurave, ilaceve, madje dhe pajisjeve me elementare sepse fondet shkojnë për check up e koncesione abuzive.

Shëndetësia e Ramës nuk është në shërbim të qytetarëve, por të oligarkëve.

6 vjet në Qeverisjen e Rilindjes Rama, Kjo është fytyra e SHENDETËSISË FALAS!!

#Protesto25Maj
#RamaIk
#ShqipërisSiEuropa

Shkërmoqet partia e Patozit, tërhiqet edhe kandidati për Kavajën: Nuk është firma ime…

Një tjetër kandidat i partisë së Astrit Patozit është tërhequr nga kandidimi. Bledar Sinella i cili ishte regjistruar si kandidat i BD-së në Kavajë është tërhequr. Ai ka dorëzuar në KQZ një letër në të cilën kërkon ç’regjistrimin nga zgjedhjet.

Por më e rëndë është fakti se ai është shprehur se nuk është firma e tij në dokumentet me të cilët është bërë regjistrimi i tij në KQZ për zgjedhjet lokale.

DREJTUAR: KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

KOMISIONIT ZONAL TË ADMINISTRIMIT TË ZGJEDHJEVE (KZAZ) KAVAJË NR. 42

LËNDA: SHPREHJE VULLNETI PËR TË MOS KANDIDUAR DHE NJOFTIM PËR TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI

Disa ditë më parë, jam kontaktuar nga Bindja Demokratike për të vlerësuar mundësinë për kandidimit tim për Bashkinë Kavajë. Kam shprehur dakordësinë në parim, me premtimin se do të diskutoja përfundimisht mbi këtë mundësi në një moment tjetër, pasi të mblidhja edhe firmat mbështetëse të qytetarëve.

Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ, pa marrë dakordësinë time përfundimtare mbi këtë veprim dhe pa më dhënë mundësinë që të testoja mbështetjen nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, siç ligji e kërkon. Për këtë arsye, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se unë nuk kam paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej meje as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nisur nga mungesa e mbështetjes nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, si dhe situatës politike në vend, duke qenë i ndërgjegjshëm mbi pasojat që ka për Kavajën dhe Shqipërinë zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, gjykoj se unë nuk mund të bëhem pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Si qytetar i Kavajës, qytet i cili ka nisur i pari përpjekjet për rrëzimin e regjimit diktatorial, emri dhe figura ime nuk më lejon që unë të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer edhe një herë në Shqipëri një regjim tjetër njëpartiak. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale dhe kur zhvillohen në një klimë që mundëson shpalosjen e alternativave për qytetin. Kjo nuk është e mundur të ndodhë në 30 Qershor.

Vlerësoj se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë.

Në këto rrethana, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Kavajës.

Lutem ndjekjen e procedurave ligjore për mosregjistrimin apo çregjistrimin tim si kandidat, përsa kohë unë nuk kam shprehur dakordësinë time për kandidim dhe nuk kam plotësuar personalisht deklaratën e kandidimit për Kryetar Bashkie apo Formularin e Dekriminalizimit.

Me konsideratë të lartë,

BLEDAR SINELLA

Bashkia Kamëz ofron ambiente të reja për aplikimin për Karta Identiteti dhe Pasaporta Biometrike

Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu kanë prioritet absolut shërbimin ndaj qytetarëve. Veç shërbimeve të saja model, bashkia me qëllim që qytetarët t’i kenë sa më të përqendruar shërbimet për të mos humbur kohë, brenda sportelit të saj One Stop Shop i ka ofruar zyrë dhe Postës Shqiptare si dhe Ministrisë së Brendshme dhe ALEAT, zyrën e aplikimit për Letërnjoftim Elektronik si dhe Pasaportë Biometrike.

Me qëllimin e vetëm, ofrimin së më të mirë të shërbimit dhe sa më pranë të aplikimit për karta dhe pasaporta, Bashkia Kamëz përmes një komunikimi zyrtar më 15 maj i ka kërkuar dhe ofruar Ministrisë së Brendshme ambiente të reja si dhe i ka kërkuar që në zyrën e aplikimit në Paskuqan të krijohet mundësia që qytetarët të aplikojnë për Pasaportë Biometrike të Përshpejtuar.

Në shkresën e kryebashkiakut Xhelal Mziu për Ministrinë e Brendshme shkruhet se: “Bashkia Kamëz ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e zyrave të aplikimit për dokumente identifikimi.

Në mënyrë që shërbimi të vazhdojë të jetë sipas standardit, ju bëjmë me dije se është e nevojshme që të hapet një zyrë e re në Njësinë Administrative Bathore ashtu siç ka qenë më përpara, ku aty do të aplikojnë qytetarët e Bathores si dhe të Zall Herrit.

Kërkojmë nga ana juaj që në zyrën e Aleat të aplikimit në Paskuqan të krijohet mundësia që të aplikohet edhe për pasaportë biometrike me procedurë të përshpejtuar”.

Haradinaj, takim me kancelaren Merkel në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet së shpejti të takohet personalisht me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Mediat në Prishtinë raportojnë se takimi do të mbahet në Berlin më datën 6 qershor, ndërsa nuk bëhet e ditur agjenda e bisedimeve.

Njoftimi vjen më pak se një muaj nga Samiti i Berlinit, ku Haradinaj u raportua se ishte ndjerë në trysni përballë kryeqeveritares gjermane dhe shtetarëve të tjerë kur në tryezë ishte shtruar çështja e dialogut me Beogradin, dhe kryesisht e taksës maksimaliste kundrejt Serbisë.

Ndërkaq, vetëm një ditë më parë Haradinaj konfirmoi se dy qeveritë vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai bëri të ditur pozicionin e Gjermanisë për t’i dhënë zgjidhje kërkesës së ligjshme të Prishtinës për liberalizimin e vizave pasi janë përmbushur kriteret e nevojshme.

Vizat por edhe sqarimi i pozicioneve rreth konfliktit Kosovë-Serbi pritet të dominojnë takimin dypalësh.

Haradinaj mbetet nga të paktët kryeministra të Kosovës që priten në Gjermani nga Merkel.

Vetë presidenti Hashim Thaçi apo kryeparlamentari Kadri Veseli kanë pasur raporte më të acaruara me Berlinin zyrtar dhe janë takuar me kancelaren gjermane vetëm në kuadër të samiteve të ndryshme, edhe në kohën kur kreu aktual i shtetit shërbente si kryeministër.

Nën hetim prokurori që shpëtoi nga burgu Veliajn dhe disa zyrtarë të Ramës

Ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha do të hetohet nga Krimet e Rënda. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se e ka dërguar dosjen e Fushës tek Krimet e Rënda.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, z. Petrit Fusha, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë. Lidhur me rastin, Komisioni ka vënë në dijeni edhe Prokuroren e Përgjithshme”, njofton KPK.

Lidhjet me Veliajn – Fusha është akuzuar si prokurori që shpëtoi Veliajn nga përgjegjësia penale në rastin e humbjes së jetës së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, në gusht 2016. Kryebashkiaku i Tiranës ishte personi përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve në landfill.
Pas kësaj ngjarje, familjarë të prokurorit, drejtues të kompanisë së ndërtimit “Fusha” shpk, fituan tenderin për ndërtimin e Sheshit “Skënderbej”.

Pa mbaruar mirë këtë projekt, “Fusha” aplikon për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, në territorin ku gjendet Teatri Kombëtar. Qeveria “Rama miratoi një lig, i cili njihet si “ligji Fusha”, me anën e të cilit i hapet rruga shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar. Megjithatë, kjo ende nuk është arritur falë rezistencës së aktorëve, të cilët janë kundër shembjes së ndërtesës së teatrit.

Dorëheqja – Petrit Fusha ka ushtruar detyrën e prokurorit nga viti 1997 deri më 28 shkurt 2019, kur vendosi të largohej me dorëheqje nga sistemi. Ai ka punuar në prokurorinë e Tiranës për një periudhë 15 vjeçare dhe u emërua drejtues i kësaj prokurorie në vitin 2013. Në vitin 2017, Fusha u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të magjistratit, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Fushën, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës. Në vendimin e zbardhur, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thekson gjithashtu se Fusha ka humbur të drejtën për të punuar në sistemin e drejtësisë së çdo niveli për një periudhë 15-vjeçare. /boldnews/