29.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Dash Shehi shpërthen ndaj Ramës: Më vjen të qesh, nuk është normal nga trutë e kokës!

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi është shprehur “i çuditur” nga paralajmërimi i Ramës se, “kush cënon procesin zgjedhor më 30 qershor nuk do të ketë të drejtë të udhëtojë në Europë apo SHBA”. Në emisionin ‘5 pyetje’, Dashamir Shehi e quan propozimin e Ramës si jo normal ndërsa shton se, nuk ka ligj që mund t’i ndalojë shqiptarët të largohen.

“Më vjen të qesh sepse më kujtohet Enver Hoxha. Nuk e kuptoj se si një kryeministër kërcënon kundërshtaret se nuk do merrni vizë. Ai flet sikur të ishte ministër i Jashtëm i Amerikës. Do prishi marrëveshjen e Shengenit ai?”, pyet Shehi duke shtuar:

“Është më shumë çështje mendore që nuk ka aspak lidhje me politikën. Ai nuk është normal nga trutë. Këto që thotë ky nuk i thotë një i ri normal. Nuk ka ligj shqiptar apo ndërkombëtar që ka lidhje me këtë”, deklaroi Shehi.

Deklarata e fortë e shkrimtarit: Rama po qeveris me 100 ujqër që s’kanë të ngopur me gjakun e popullit

Shkrimtari i njohur Zija Çela deklaroi gjatë një interviste për Adi Krastën se “Rama po qeveris me 100 ujqër që nuk kanë të ngopur jo me delet, por me gjakun e shqiptarëve”. Kjo është një nga deklaratat më të forta të një intelektuali dhe shkrimtari ndaj Ramës.

“Vendimmarrja është sot, problem është kryeministri. Ky është problemi i sotshëm. Ka qenë një kohë që zoti Rama sapo ishte bërë kryebashkiak dhe ishte bërë një përmbytje. U mbytën 100 dele. Opozita e atëhershme kërkoi dorëheqjen.

Kam kaluar shumë vite me zotin Rama, me karrierën politike si kryeministër dhe më duket se zoti Rama po e qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopen me mishin e popullit fukara. Skamja ka përhapur më tej pakënaqësi”, u shpreh ai.

Nuk do të ketë përplasje civile

Shkrimtari Zija Çela i ftuar në emisionin “A shoë” të gazetarit Adi Krasta tha se, ka dëgjuar analistë që flasin për përplasje civile, por nuk e beson këtë tezë, zemra nuk ia do të ketë dhe beson se nuk do të ketë turbullira.

“Ne kemi liderë politikë jo si në Europë, por që kanë fuqi të madhe. Ata vendosin për çdo gjë. E shoh se e keqja ka hyrë thellë dhe është krijuar jo vetëm tregu i shitjes së votave, por edhe tregu i shitjes së shpirtrave. Për fat të keq, sot kemi treg zemrash dhe kjo është e rëndë, fort e rëndë.

Unë si shkrimtar nuk më lejohet të mbajë anë, nuk më lejohet të deformoj, se më dënon Zoti, më deformohet arti, më shkatërrohet shpirti artistik. Këta liderë që kemi janë shkatërrues, fërkohen, nuk duan që ata të jenë poshtë, por lart. Këto fërkime, këto përplasje sjellin mizerje, pasoja, tmerre, tërmete.

Ka analistë që parashikojnë luftë civile. Por unë uroj që mos ketë, zemra ime thotë mos të ketë dhe nuk ka faktor që të ketë. Ndodhi në vitin 1997, por nuk e besoj të ndodhë dhe do ishte katastrofë për shqiptarët që të ndodhë ndonjë përleshje, por besoj se nuk do ta lejojnë, nuk do të lejohet e nuk do ndodhë”, tha Zija Çela.

Gazetari gjerman i përgjigjet Ramës: Kam parë laboratorin e drogës në Xibrakë, artikull tjetër për mafian

Gazetari gjerman i gazetës pestigjioze “Bild” paralajmëroi se do të ketë një artikull të ri për mafian shqiptare. “Po grumbullojmë të dhëna dhe do të kemi në reportazh për mafin shqiptare, krimin dhe drogën”, tha gazetari gjermann i pyetur nga Krasta.

Në lidhje me akuzat që janë hedhur ndaj tij nga njerëzit e Ramës në PS, se ai është paguar për të bërë shkrime të tilla, Peter Tiede deklaroi se kjo mund të ndodhë në Shqipëri, por nuk ndodh me gazetarët në Gjermani.

“Ajo që duhet ti japë përgjigje Rama është të përballet me faktet se përse nuk funksionon Gjykata Kushtetuese”, tha gazetari gjerman. Ai tha se ka parë fusha të mbjella me kanabis kur ka qenë në Shqipëri dhe është njohës i mirë i trafikut të drogës që mbërrin në vendet Europiane nga Shqipëria duke kujtuar ngarkesat e kokainës nga porti i Durrësit si dhe ato të heroinës. “Kam parë labaoratorin e drogës në Xiubrakë”, tha Tiede.

KJo fjali e fundite cituar nga gazetari gjeramn duket se ëhstë një paralajmërim i fortë për Ramën. Jo më kot ai i ka kujtuar Ramës laboratorin drogës të Xibrakës. Hetimi i këtij laboratori ishte fillimisht në duart e autoriteteve gjermane, të cilët duket se kanë të dhënë të reja në lidhje me atë që nuk mund të jetë hetuar nga laborator droge.

Një nga njerëzit e farët të familjes Rama, vëllai I tij Olsi është përfshirë direkt në këtë laborator dhe ish-Kryeministri Berisha ka treguar me prova lëvizjet e Olsi Ramës me kreun e bandës së trafikut të drogës të laboratorit të Xibrakës.

Eshtë momenti ynë, ejani të bëhemi pjesë e ndryshimit!

Enkeljeda RICA

Ejani behemi pjese e ndryshimit!

Eshte momenti yne.

Për të qene më shumë në shesh ,për ti thëne jo kësaj qeverie bandite, kriminale, oligarke, hajduteve të xhepave tanë.

Trokitni në cdo dere,takoni te aferm miq shoke e dashamir,përhapeni lajmin e shpreses, thuajni tani me zë të lartë koha jote ka mbaruar, zgjedhje me 30 qershor nuk ka e as nuk do kete.#Ramaik #Lleshiik Shqiperia është e Shqiptarëve,është e Jona.

#Shperndajeni_mblidhuni_në_shesh_ti_tregojme_botes_se_ne_mundemi_dhe_e_duam_Shqiperine_si_Gjithe Europa
#Per_zgjedhje_të_lira✌️

Shpërthen rrjeti nga memet: Ja me kë ngjan servili i Elisës së Skënderbeut…

Memet në rrjetet sociale po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Trendi më i ri janë memet me fokus politikanët.

Në një meme të shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale është bërë krahasimi mes kandidatit për Bashkinë e Kolonjës Erion Isai dhe një miu.

Së fundmi memet me ish-aktorin e Portokallisë janë shtuar për shkak të servilizmit të tij ndaj Rilindjes.

Basha: Betejë për jetë a vdekje, tirania e krimit do të rrëzohet

Kryeministri Edi Rama këmbëngul që data kushtetuese e zgjedhjeve nuk do të levizë, pra do të mbetet 30 qershori, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha nga Shkodra i është kundërpërgjigjur duke thënë se për të ndaluar një tirani të krimit ja vlen çdo sakfrificë.

Basha është shprehur se protestat e opozitës dhe qytetarëve janë një betejë për jetë a vdekje dhe saj është përcaktuar, fitorja e të gjithë shqiptarëve dhe fund ii atyre që sipas tij duan të kthejnë tiraninë.

“Mendoj se mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarje kaq të rëndësishme janë kaq aktuale. Për të ndaluar një tjetër tirani të krimit ia vlen çdo sakfrificë, çdo çmim. Unë, PD dhe të gjithë shqiptarët e bashkuar do të jemi më të bashkuar se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani të krimit, një tjetër monizëm, por kësaj radhe të veshur me krim, korrupsion, oligarki babëzitëse që ka shkatërruar vendin dhe i ka mbyllur dyert e Europës.

Kjo është tashmë një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është përcaktuar. Do të jetë fundi i atyre që duan të kthehen në tirani dhe fitorja e të gjithë shqiptarëve dhe popullit të bashkuar”, tha Basha.

Basha: Betejë për jetë a vdekje, tirania e krimit do të rrëzohet

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar sot nga Shkodra, se shqiptarët nën udhëheqjen e PD dhe opozitës së bashkuar do të bëjnë gjithçka për të ndalur tiraninë e krimit dhe korrupsionit.

Ai tha se sot ja vlen të sakrifikosh çdo gjë për të ndalur këtë të keqe.

‘Mendoj se mesazhet që kemi dhënë sot janë shumë aktuale. Për të ndaluar një tjetër Tirani të krimit ja vlen çdo sakrificë. Ne jemi gati të ndalojmë një tjetër tirani. Kjo është një betejë për jetë a vdekje, që do të jetë fundi i atyre që duan të instalojnë tiraninë’, u shpreh Basha për mediat.

Pyetje: Zoti Basha, më 31 Maj Rama nis zyrtarisht fushatën. Si edhe sot ripërsëriti që do të ketë zgjedhje. A jeni të vendosur t’i pengoni?

Lulzim Basha: Mendoj që mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarjeje kaq të rëndësishme janë shumë aktuale. Për të ndaluar një tirani të krimit, bëhet çdo sakrificë me çdo çmim. Unë, PD, opozita dhe gjithë shqiptarët e bashkuar do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani, një tjetër monizëm, por, kësaj rradhe të veshur me krim, me korrupsion dhe oligarki babëzitëse, që e ka shkatërruar vendin dhe ka mbyllur dyert e Europës. Kjo është një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është tashnë i përcaktuar. Do të jetë fundi i atyre që duan të rikthejnë tiraninë dhe fitorja e gjithë shqiptarëve të bashkuar.

Nuk ka për të patur edhe një krim tjeter elektoral më 30 qershor

Nuk ka për të patur edhe një krim tjetër elektoral më 30 Qershor! #ShqiperiasiEuropa #25Maj

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 20. Mai 2019

Kjo është kandidatja e Ramës për Bashkinë e Kurbinit, në 2017 Ministria e ka kallëzoi në Prokurori

Majlinda Cara do të jetë kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Kurbinit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Por sipas asaj që denoncon një qytetar tek e ish-Kryeministri Sali Berisha, Drejtoresha e Zyrës Arsimore në Laç, dy vite më parë shkeli ligjin e nëpunësit civil duke marrë pjesë aktivisht në fushatat elektorale të PS-së.

Për më tepër, që në vitin 2017, ka qenë vetë Ministria e Arsimit që e ka kallëzuar në Prokurori për këtë çështje.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Kriminelet elektoral, kandidate te partise kanabiste ne farsen elektorale!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.Berisha,
Sot ne kete krize politike Rama nuk ka ndermend te mbaje zgjedhje te lira dhe te ndershme, kjo per faktin se ka zgjedhur te jape mesazhin se kush shkel ligjin per interesa te tij jo vetem qe nuk rrezikohet nga ligji por edhe shperblehet.

Rasti me konkret eshte kandidatja për bashkine e Kurbinit Majlinda Cara e cila ne 2017 drejtonte Zyren Arsimore te ketij qyteti, ku edhe ka shkelur ligjin e nepunesit civil me te dy kemnet pasi ka marre pjese hapur ne fushaten elektorale te PS (shiko foto), gjate orarit te punes, duke detyruar jo vetem nxenesit por edhe stafin qe drejtonte te ishin pjesë e mitingjeve te PS.

Sipas njoftimit te bere nga MAS ne 2017 M. Cara eshte kallezuar ne prokurori per kete shkelje te ligjit. Personi ne fjale nuk u penalizua nga drejtesia e Rames per kete shkelje te ligjit, dhe sot Rama e ka gradur duke e kandiduar per Bashkine e Kurbinit me te vetmen arritje, ate qe ajo i ka sherbyer si kamikaze pyshtetit te Rilindjes.

Deklarata e fortë e ish-ministrit: KQZ, gropë mbeturinash që riciklon plehrat e Edi Ramës!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-ministri Petrit Vasili e ka cilësuar Komisionin Qëndror Zgjedhor si gropë mbeturinash që riciklon plehrat e Edi Ramës, kjo pas vendimeve të fundit të KQZ-së që duket hapur që është futur në tutelën e Ramës.

Vasili shkruan më tej se kjo KQZ regjistron dhe ç’regjistron sipas urdhërave të Edi Ramës, këdo që ajo do, mjafton tu fishkëllejë Rama.

Postimi i plotë i Vasilit

KQZ-ja si gropë mbeturinash, që riciklon plehrat e Edi Ramës!!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në çdo veprim e qëndrim po dhunon ligjin sheshit dhe pacipësisht.

Regjistron gjithfarë partish deputetësh, kandidatë për kryetarë bashkie e për këshilla.

I regjistron në drekë i ç’rregjistron në darkë.

I fut me dokumenta pa dokumenta, me dokumenta të fallsifikuara dhe me dokumente të supozuara.

Çdo lloj mbeturine politike mund të hyjë atje pa u tutur hiç si në një fushë mbeturinash. Në fakt edhe këto të fundit kanë me shumë rregulla.

Matufet e Edi Ramës në KQZ, mjafton që ai tu fishkëllejë dhe ata sulen si qeni pas sallamit që të përmbushin çdo skizofreni të tij.

KQZ nuk ka parë ditë më të zeza as në ditët më tragjike të ndryshimit të sistemeve.

Çdo veprim i saj dhe i anëtarëve të KQZ është në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Është e sigurtë që ata që marrin këto vendime duke dhunuar hapur ligjin do të goditen rreptë nesër nga drejtësia, askush nuk do ti falë sepse asgjë nuk harrohet….

Këta anëtare të KQZ do t’ju njihet vetëm një “merite”, ajo që e shndërruan KQZ në një gropë mbeturinash ku riciklohen mbeturinat e Edi Ramës.

Basha: Vesi dhe krimi komunist nuk u ndëshkua, por u lartësua…

Gjatë ceremonisë së inagurimit të memorialit të viktimave të regjimist komunist, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se, vesi dhe krimi komunist nuk u ndëshkua, por u lartësua. Ai tha se, do e kthejmë ligjin për ish-të përdnjekurit në shinat e Kushtetutës.

“Sot është rasti të hedh një hap pas nga retorika politike që është e nxehur tej mase, sepse e nxehur tej mase është e nxehur edhe kriza politike në Shqipëri dhe që kërkon zgjidhje dhe zgjedhje.

Të hedh një hap pas dhe në praninë e nderuar dhe të ndriçuar të kësaj sale, të kuptojmë se një nga arsyet pse kundërshtarët tanë politikë, vazhdojnë të promoovojnë me këmbëngulje vesin, krimin, është sepse vesi me krimin kurrë nuk u denuan ashtu siç duhet. Në fakt u lartësuan, u rehabilituan, ndërsa vlerat për të cilat u sakrifikuan shumë shqiptarë, burra fisnikë dhe trima të pushkës, të mendjes dhe të penës.

Gra kurajoze, si ato që Europa i ka ngritur në mitet e saj këto 400 vjet. Fëmijë që u poqën para kohe dhe që sot i kemi mes nesh me thinja në kokë.

Një nga arsyet kryesore, pra është, se ne e lamë harresën të mbizotëronte mbi kujtesën, dhe kësisoj nuk i dhamë ndëshkimin e merituar moral, total, diktaturës komuniste dhe krimet e saj të përbindëshme. Përtej çdo dëshpërblimi, financiar, moral, personal, që ky komb dhe ky shtet i ka borxh çdo të përndjekuri dhe çdo familjari apo pasardhësi, dhe për të cilin: po, për t’i kthyer përgjigje zonjushes që më pyeti nëse do të ketë një ndryshim të ligjit, për të rivendosur atë  në binarët e kushtetutshmërisë dhe për ta larguar nga modeli i poshtër që kaloi para disa vitesh, për të ndëshkuar familjarët e të përndjekurve”, u shpreh Basha.

Basha u shpreh nga Shkodra se, ata nuk duhen quajtur viktima, por heronj e martirë. “Edhe sot është i njëjti model. Jo i veshur me petkun e ideologjisë, por me petkun e servilit, hajdutit, të njeriut pa besim në Zot e në atdhe e që përbuz familjen e punën e ndershme. Këtë betejë mund ta fitojmë vetëm nëse rivendosim si kudo në Europë të vlerave mbi vesin dhe jo vesin mbi vlerën.

Në respektin më të thellë të familjarëve të atyre që u vranë e u burgosën, t’ju lus mos i quajmë viktima, ata janë herojnë, martirë, pa të cilët kombi nuk mund të ketë filtrin e qëndresës dhe ngritjes. Ata janë heronj, nuk ka fitore të vlerave pa herojnë e pa sakrifica sublime. Zoti e bekoftë Shkodrën martire dhe Shqipërinë”, e mbylli fjalën e tij Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Shkodër ku mori pjesë në inagurimin e Memorialit të vikimave të regjimit komunist

Memoriali është ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë me të persekutuarit politikë, organizatën “Drejtesi dhe Paqe” dhe me bashkëfinancimin Renovabis e donatorë vendas e të huaj.

Një memorial që lartëson realitetin e vuajtjes së intelektualeve, hoxhallarëve e priftërinjve, burrave e grave, të rinjve, që vuajtën tmerrin, u masakruan, u internuan e u vranë.