24.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Basha pranon gabimet: Do ta çojmë deri në fund atë që nuk është arritur me të Përndjekurit Politikë…

Gjatë ceremonisë së inagurimit të memorialit të viktimave të regjimist komunist, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se, gjithçka që është arritur për dëmshpërblimin e ndaj të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, është meritë e Partisë Demokratike dhe gjithçka që nuk është arritur është e jona.

‘Jam shumë i privilegjuar sot që me ftesë të Bashkisë Shkodër dhe organizatorëve të tjerë jemi në një moment domethënës për të sotmen e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë.

Zonja dhe zotërinj unë jam këtu si Kryetar i Partisë Demokratike, ndaj dua t’ju them se vij këtu me vetëdijen e plotë të peshës që kam unë dhe Partia Demokratike, të vetëdijshëm gjithçka që është arritur për dëmshpërblimin e ndaj të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, është meritë e Partisë Demokratike dhe gjithçka që nuk është arritur është e jona, dhe zotimi është i yni për ta çuar deri në fund.

Sot ajo që na pengon është lartësimi i vesit, i krimit, po kështu me sulmet denigruese ndaj atyre që kërkojnë të zbardhin të vërteën, duke sulmuar Agron Tufën, Çelo Hoxhën, dhe të gjithë të tjerët.

Një nga arsyet kryesore është së lamë harresën të ngrinte krye mbi kujtesën dhe nuk i dhamë ndëshkimin final.

Përtej çdo dëmshpërblimi financiar, përtej kësaj bëhet fjalë për diçka më të madhe që është dënimi i krimit në nivel kombëtar. Dhe koha ka ardhur”, tha Basha para të pranishmëve të shumtë.

Do e kthejmë ligjin për ish-të përdnjekurit në shinat e Kushtetutës

Basha u shpreh se, vesi dhe krimi komunist nuk u ndëshkua, por u lartësua. Ai tha se, do e kthejmë ligjin për ish-të përdnjekurit në shinat e Kushtetutës.

“Sot është rasti të hedh një hap pas nga retorika politike që është e nxehur tej mase, sepse e nxehur tej mase është e nxehur edhe kriza politike në Shqipëri dhe që kërkon zgjidhje dhe zgjedhje.

Të hedh një hap pas dhe në praninë e nderuar dhe të ndriçuar të kësaj sale, të kuptojmë se një nga arsyet pse kundërshtarët tanë politikë, vazhdojnë të promoovojnë me këmbëngulje vesin, krimin, është sepse vesi me krimin kurrë nuk u denuan ashtu siç duhet. Në fakt u lartësuan, u rehabilituan, ndërsa vlerat për të cilat u sakrifikuan shumë shqiptarë, burra fisnikë dhe trima të pushkës, të mendjes dhe të penës. Gra kurajoze, si ato që Europa i ka ngritur në mitet e saj këto 400 vjet. Fëmijë që u poqën para kohe dhe që sot i kemi mes nesh me thinja në kokë.

Një nga arsyet kryesore, pra është, se ne e lamë harresën të mbizotëronte mbi kujtesën, dhe kësisoj nuk i dhamë ndëshkimin e merituar moral, total, diktaturës komuniste dhe krimet e saj të përbindëshme. Përtej çdo dëshpërblimi, financiar, moral, personal, që ky komb dhe ky shtet i ka borxh çdo të përndjekuri dhe çdo familjari apo pasardhësi, dhe për të cilin: po, për t’i kthyer përgjigje zonjushes që më pyeti nëse do të ketë një ndryshim të ligjit, për të rivendosur atë  në binarët e kushtetutshmërisë dhe për ta larguar nga modeli i poshtër që kaloi para disa vitesh, për të ndëshkuar familjarët e të përndjekurve”, u shpreh Basha.

Basha u shpreh nga Shkodra se, ata nuk duhen quajtur viktima, por heronj e martirë. “Edhe sot është i njëjti model. Jo i veshur me petkun e ideologjisë, por me petkun e servilit, hajdutit, të njeriut pa besim në Zot e në atdhe e që përbuz familjen e punën e ndershme. Këtë betejë mund ta fitojmë vetëm nëse rivendosim si kudo në Europë të vlerave mbi vesin dhe jo vesin mbi vlerën. Në respektin më të thellë të familjarëve të atyre që u vranë e u burgosën, t’ju lus mos i quajmë viktima, ata janë herojnë, martirë, pa të cilët kombi nuk mund të ketë filtrin e qëndresës dhe ngritjes. Ata janë heronj, nuk ka fitore të vlerave pa herojnë e pa sakrifica sublime. Zoti e bekoftë Shkodrën martire dhe Shqipërinë”, e mbylli fjalën e tij Basha.

 

Basha: Pengesa më e madhe për bashkëpunim me PS është lartësimi i vesit dhe kriminelëve, njësoj si diktatura komuniste

Basha u shpreh nga Shkodra se, edhe sot, ashtu si në komunizëm, po ndiqet i njëjti model nga Partia Socialiste.

“Jam këtu me vetëdijen e plotë të peshës dhe përgjegjësisë që kam unë dhe partia ime. I vetëdijshëm  që gjithçka që është arritur në raport me borxhin e pashlyeshëm të mirënjohjes kombëtare, morale, ndaj të përndjekurve politikë, familjarëve dhe pasardhësve të tyre, është meritë e PD-së dhe gjithçka që nuk është arritur, është përgjegjësi e Partisë Demokratike. Nuk mund ta kërkoni dhe as nuk dua ta kërkoni askund tjetër. Përgjegjësia është e jona. Ndjesa e thellë për gjithçka që nuk është arritur, është e jona.

Zotimi është i imi dhe i PD, për ta çuar deri në fund!

E them këtë me hidhërim të thellë në zemër, sepse kjo duhet të ishte një nga çeshtjet që duhet të na bashkonte, të gjithë partitë politike, në veçanti partitë kryesore në vend. Por e dimë fare mirë, se diçka na pengon ta bëjmë këtë duke I shtrirë njëri-tjetrit. Akoma na pengon!

Na pengon edhe këto ditë, kur nesër bëhemi gati të përkujtojmë Spaçin e pasnesër  35 vjetorin e Qafë Barit. Na pengon jo thjeshtë dhe vetëm prej rotorikës, por për shkak të falsifikimit brutal të historisë, lartësimit të vesit të kriminelëve, që i shërbyen vesit dhe zhytjes së Shqipërisë në mjerimin më të madh human që ka njohur Europa”, u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Shkodër ku mori pjesë në inagurimin e Memorialit të vikimave të regjimit komunist

Memoriali është ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë me të persekutuarit politikë, organizatën “Drejtesi dhe Paqe” dhe me bashkëfinancimin Renovabis e donatorë vendas e të huaj.

Një memorial që lartëson realitetin e vuajtjes së intelektualeve, hoxhallarëve e priftërinjve, burrave e grave, të rinjve, që vuajtën tmerrin, u masakruan, u internuan e u vranë.

 

Shpallet protesta kombëtare e studentëve, përfaqësues nga të gjitha universitetet u mblodhën sot në Korçë

Përfaqësues të studentëve nga të gjitha universitetet e vendit janë mbledhur sot në Korçë ku kanë diskutuar mbi ecurinë e “Paktit për Universitetin” të shpallur nga kryeministri Edi Rama gjatë protestave që nisën në Dhjetor.

Sipas tyre, pasi diskutuan me njëri-tjetrin kanë konstatuar se shumica e pikave që përmban ky pakt nuk janë përbushur dhe për këtë ata kanë vendosur për zhvillimin e një proteste kombëtare ditën e mërkurë.

“Sapo përfunduam një mbledhje ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha Universitetet e vendit dhe diskutuam mbi premtimet që janë bërë. Gjatë diskutimeve konstatuam se shumica prej tyre nuk janë zbatuar dhe përmbushur siç na është thënë.

Për këtë kemi marrë vendimin që ditën e mërkurë do të zhvillohet protesta e studentëve mbarë kombëtare. Ata që kanë mundësi të shkojnë në Tiranë do të shkopjnë atje, ndërsa të tjerët nëpër oborret e fakulteteve. Edhe studentët e Korçës do të protestojnë dhe lidhur me mënyrën se si do të organizohet do të caktohet me një vendim tjetër. Ditën e sotme ne morëm dhe analizuam pikat e “Paktit për Universitetin” një për një dhe konstatuam se ato nuk janë përmbushur”, tha njëra prej studenteve./faxweb.al

Basha në Shkodër, në inagurimin e memorialit të viktimave të komunizimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Shkodrës ku po merr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Memorialit të viktimave të regjimit komunist.

Memoriali është ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë me të persekutuarit politikë, organizatën “Drejtesi dhe Paqe” dhe me bashkëfinancimin Renovabis e donatorë vendas e të huaj.

Është një kryevepër memoriale, që lartëson në monument realitetin e vuajtjes së intelektualeve, hoxhallarëve e priftërinjve, burrave e grave, të rinjve, nënave e familjeve tona, që vuajtën tmerrin, u masakruan, u interrnuan e u vranë.

LIVE

LIVE – Në Shkodër për ceremoninë e inagurimit të Memorialit të viktimave të regjimit komunist.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 20. Mai 2019

Tërhiqet edhe Kaçaj: “Bindja” fasadë e Ramës për instalimin e regjimit, mbështes protestat

Pas tërheqjes së kandidatit për Bashkinë e Skraparit, nga Devi Habibasi, një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike vepron njësoj dhe deklaron se refuzon të bëhet fasadë e Ramës në farsën zgjedhore dhe mbështet protestat e opozitës.

Salvador Kaçaj, kandidat për qarkun e Lezhës, është tërhequr nga gara. Kacaj i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku shpjegon arsyet pse ka marrë atë vendim.

Ai shkruan se e ka vlerësuar propozimin për të përfaqësuar BD-në në zgjedhjet e 30 qershorit, por rrethanat momentale dhe informacionet e këtyre ditëve, e kanë bërë ta rishikojë vendimin.

Letra e plotë: NJOFTIM MBI TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI
Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe politike kam qenë pjesë e shumë garave, shumicën e tij të cilave i kam fituar. Edhe propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësova si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës.

Disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve më kanë nxitur të rishikoj vendimin për të qenë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit nën siglën e Bindjes Demokratike.

U jam mirënjohës qytetarëve dhe miqve të vërtetë që më bënë të kuptoj se ajo ku kisha pranuar të hyja nuk ishte një garë e vërtetë, por farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë.

Jo gjithmonë kam përkrahur vendimet politike të Partisë Demokratike, por gjykoj se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë. Kjo e bën sot Partinë Demokratike të vetmen alternativë që përfaqëson realisht vlerat europiane.

Për këto arsye, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, duke iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës për mbrojtjen e demokracisë deri në fitore. Me respekt, Salvador KAÇAJ.

Raporti në Vjenë: Kokaina nga Amerika Latine hyn në Durrës, Shqipëria e zhytur në krim e korrupsion

Në Vjenë është publikuar sot nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, raporti për krimin e organizuar.

Ky raport ka identifikuar vendet e Ballkanit si Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si shtete ku krimi i organizuar po lulëzon.

Raporti, në pjesën për Shqipërinë, thotë se ka pika hyrjeje të rëndësishme për kokainën që vjen në Europë nga Amerika Latine me dërgesa që vijnë kryesisht nëpër kontenierë në portin e Durrësit, të cilat më pas shpërndahen përmes Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës dhe kontrabandohen drejt Europës Qendrore.

Në raport theksohet se Shqipëria ka qenë prodhuesja më e madhe e kanabisit në rajon dhe se grupet e organizuara kriminale jo vetëm që e kontrabandojnë produktin në vendet fqinje të BE-së, por gjithashtu e shpërndajnë atë në të gjithë rajonin.

Raporti, i bazuar në informacionet e përpiluara nga gazetarë dhe ekspertë vendorë, thotë se “qeverisja e dobët, ekonomia e dobët dhe zonat e vendosura përgjatë rrugëve tranzitore kanë një probabilitet më të lartë për të qenë pika të nxehta për krimin e organizuar”.

Ai argumenton se këto pika të nxehta janë mundësuar nga një ekonomi politike e krimit, që është thellësisht e rrënjosur në shumicën e vendeve të rajonit.

Rama vulos farsën zgjedhore, urdhëron ushtarët e tij në KQZ të regjistrojnë…

Edi PALOKA

KQZ-Tentativa per ta fshehur, qe e ben me evidente farsen e zgjedhjeve!
Pasi e regjistroi ne gjykate si parti politike me firma te fallsifikuara, pasi e regjistroi dhe si subjekt zgjedhor ne KQZ me votat e “rilindasve” ne kundershtim me ligjin, sot Rama vulosi farsen duke urdheruar ushtaret e tij ne KQZ qe te regjistrojne, ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten edhe kandidatet e asaj qe krijoi vete brenda dites dhe e regjistroi po brenda dites, si subjekt “opozitar”.

Shfaqja ne KQZ ishte e neveritshme dhe do te ishte qesharake nese nuk do ishte dramatike.

Nga Parlamenti me qesharak ne kohe dhe ne hapsire, Parlamenti “rilindas” , shkon ne KQZ nje shkrese ku “vertetohet” se nje nga deputetet surrogato, (nga keta qe hyne nga lista e PD por nuk perfaqsojne askend) sipas Kodit Zgjedhor ka “te pakten 6 muaj si deputet i BD ne Parlament”.

E ashtuquajtura parti nuk ka bere nje muaj qe e regjistroi Rama, “deputeti” ne fjale nuk ka bere as nje muaj qe ka marre mandatin, por kjo nuk e ndalon “Parlamentin rilindas” te mashtroj shkreserisht per nje fakt te njohur boterisht.

Nuk mjafton kjo, por perfaqesuesit e Rames ne KQZ, te cilet jane personat pergjegjes qe kane regjistruar ate subjekt dhe i kane dhene mandatin e deputetit personit ne fjale me pak se nje muaj me pare, pranojne si te mireqene shkresen e Parlamentit ku mashtrohet se deputeti paska te pakten gjashte muaj qe perfaqeson subjektin ne fjale.

E gjithe kjo ndodh perpara kamerave dhe farsa shkon perpara si normalitet.

Gatuesi i gjithe kesaj nuk kupton (ose ben sikur…) se duke u perpjekur ti jap legjitimitet farses se zgjedhjeve duke i shtuar nje farse tjeter, kete te sajeses se “opozites”, vetem sa e ben me evidente.

Kampioni i perdhunimimit te zgjedhjeve nuk mund te kete sjellje tjeter. Per keto arsye dhe opozita eshte ne rruge e kerkon largimin e tij si kusht paresor per zgjedhje te lira e te ndershme.

Sidoqofte, nje gje ka rendesi dhe eshte e qarte: me apo pa opoziten fallco, zgjedhje dhe votime farse me 30 qershor, nuk do te kete sepse kete e ka vendosur opozita e vertete e cila sot perfaqson shumicen absolute te shqiptareve.

 

A është John Bolton njeriu më i rrezikshëm i botës

Gjendja e tensionuar mes SHBA dhe Iranit po shkallëzohet në mënyrë dramatike. Për shumë vetë John Bolton është njeriu në prapaskenë që lëviz fijet. Por sa e madhe është influenca e tij tek presidenti Trump? „A është John Bolton njeriu më i rrezikshëm i botës?”

Ky është titulli i një komenti të gazetës britanike, „The Guardian”. E ky autor nuk është i vetmi që e shikon me dyshim këshilltarin e presidentit Trump për sigurinë kombëtare. Shumë media botërore e trajtojnë këtë temë: çfarë drejtimi po merr politika e jashtme amerikane aktualisht? Kush është ai që e ka timonin, presidenti Donald Trump apo këshilltari për sigurinë, John Bolton?

Bolton nuk druhet të përdorë forcën ushtarake
„Bolton ndjek prej vitesh një axhendë anti-globaliste e nacionaliste të supremacisë amerikane”, thotë Thomas Jäger, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kölnit. John Bolton është një „hardliner”, ndjekës i politikës së ashpër, që nuk ka asnjë drojë të përdorë mjetet ushtarake. Irani dhe regjimi i mullahëve është për politikanin konservator prej vitesh një halë në sy. Retorika e tij e bën të qartë: ky regjimi duhet të hiqet qafe, në rast nevoje, me dhunë.

Aktualisht duket se gjendja mes Uashingtonit dhe Teheranit vërtet po shkallëzohet. Diplomatë amerikanë janë tërhequr nga Lindja e Afërt, ndërkohë që një aeroplanmbajtëse, një bombardues dhe sisteme të mbrojtjes raketore nga SHBA janë zhvendosur drejt Gjirit Persik. Sipas raportimeve në mediat amerikane, Bolton ka pyetur në Pentagon, që të verifikohet mundësia e dërgimit të 120.000 ushtarëve në rajon. Trump e ka hedhur poshtë këtë, por shton, se nëse do duhet të dërgohen trupa amerikane, atëherë ai do të dërgonte më shumë se 120.000 ushtarë.

Vëllezër ideali
Shumë amerikanë mendojnë, se ndërhyrjet e fundit ushtarake amerikane nuk kanë pasur shumë sukses. Por Bolton ka qëndrim tjetër, mendon Jäger. “Ai do thoshte, që duhet të kishim goditur më ashpër dhe shumë më herët, pra në mënyrë preventive.”

Kredoja e Trumpit nga ana tjetër është: jo më shumë, por më pak prezencë ndërkombëtare ushtarake. Pra jo më „luftëra idiote”. Amerika e para, apo jo?

„Trump është keqkuptuar dy vite më radhë në Gjermani”, thotë Jäger. Ndryshe nga komentimet dhe ç’është shkruar, Trump nuk ka ndjekur asnjëherë një axhendë izolacioniste, thotë politologu. „Por lidhur me pozicionin superior amerikan, në këtë pikë si Bolton edhe Trump janë të një mendimi.”

Që të dy janë nacionalistë, që duan të zgjerojnë distancën mes SHBA dhe pjesës tjetër të botës. „Trump e mendon ‚Make America great again‘, shprehimisht kështu edhe në politikën e jashtme”, thotë Jäger.

Forcimin e pushtetit të SHBA, rritjen e shpenzimeve ushtarake, dobësimin ekonomik të shteteve të tjera. Në këtë pikë Trump dhe Bolton ndjekin një linjë. „Mungesë ujdie ka në çështjen e intervenimit ushtarak. Bolton kërkon ta përdorë më shpesh këtë, ndërkohë që Trump heziton”, thotë Jäger.

“Trump nuk është marionetë e këshilltarëve të tij”
Përballë rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit rritet frika, se Bolton mund ta suflojë presidentn Trump.

Në fund të fundit, përflitet se ishte ky këshilltari i sigurisë që i dha edhe nxitjen e fundit, Donald Trump për të hequr dorë nga marrëveshja me Iranin. Sikur Trump është marioneta e John Bolton. Ose siç shkroi Los Angelos Times: „Është bota e John Boltonit. Trump vetëm e jeton atë.”

Politologu Thomas Jäger nuk mendon kështu. „Trump nuk është marioneta e këshilltarëve të tij.” Ai si president ka treguar, se ka qëndrimet e tij dhe në raste të caktuara ndjek përfytyrimet e tij.

Në rastin e Koresë së Veriut, për shembull, të gjitha shenjat ishin për shkallëzim të situatës. Në fund presidenti amerikan shtrëngoi duart me „burrin e shkurtër me raketa”, thotë Jäger. „Trump e ka të rëndësishme, që ta bëjë të qartë, se ai është presidenti, dhe të tjerët janë vetëm këshilltarë”, thekson Jäger.

Prandaj ai reagon i prekur ndaj zërave për fuqinë e ndikimit të Boltonit tek ai. Edhe për luftëra të brendshme në Shtëpinë e Bardhë ai nuk ka dëshirë të dëgjojë. Megjithatë nga shtabi i tij vjen një rrezik që nuk duhet nënvlerësuar, mendon Jäger.

Qëndrimi në një situatë të caktuar që mban John Bolton, do të konfirmohej edhe nga një sekretar shteti si Mike Pompeo. Qëndrime e këndvështrime të tjera? Ato nuk shihen gjëkundi. E këtu qëndron rreziku i shkallëzimit me Iranin. Bolton ka bërë të qartë, që Irani duhet të ketë kujdes të mos i presë rrugën amerikanëve.

„Por që Irani i kundërshton interesat amerikane dhe ua pret rrugën, kjo nuk është gjë e re, kështu ka qenë gjithë kohës.”

Sipas ekspertit, Thomas Jäger, deklaratat e John Boltonit kanë nxjerrë në pah një perceptim tjetër: Irani provokon, SHBA vihen në mënyrë kërcënuese në pozicion, të gatshëm që në paturpësinë tjetër (e justifikuar) të godasin.

„E pikërisht me këtë formë, ai mund ta sjellë Trump në një situatë të tillë, në të cilin presidenti mendon, se nuk mundet ndryshe, pasi humbet autoritet.” E nëse presidenti vërtet vendos për përdorimin e mjeteve ushtarake, kjo do të ishte për John Boltonin përmbushja e një ëndrre të vjetër.

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Lista Serbe fiton katër komunat

Subjekti politik Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit, ka fituar në katër komunat në veriun e Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Zgjedhje normale dhe të qeta u zhvilluan të dielën në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna këto të banuara me shumicë serbe. Në të katër këto komuna sipas Listës Srpska shënoi fitore ky subjekt politik me kandidatët e saj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se mbi 42 %, apo rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar morën pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Ishin tri subjekte politike që garuan me kandidatët e tyre për kryetar komunash,

ista Serbe që e ka mbështetjen e Beogradit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime ishin hapur në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe. 464 vëzhgues ishin të akredituar, vëzhgues nga Kosova dhe të huaj. Vëzhgues kishte edhe nga ambasadat në Kosovë dhe OSBE-ja.

Rakiq flet për fitore të popullit serb
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në mesnatë shpalli fitoren e Listës Srpska në katër komunat veriore duke e quajtur “fitore të popullit serb dhe shtetit të Serbisë”. “Shpall fitoren e Listës Serbe, përkatësisht fitoren e popullit serb. Ajo që dua të them në fillim është se bojkoti i opozitës dhe disa kuazi-satelitëve këtu në terren nuk ka pasur sukses.

Lista Serbe ka fituar mbi 90 për qind të votave në katër komunat veriore. Unë kam të dhëna jo zyrtare, sipas të cilave në katër komunat veriore Lista Serbe ka fituar 94.24 për qind të votave.

Në veri të Mitrovicës kjo përqindje është 90.18, që do të thotë se në raport me zgjedhjet e vitit 2017, 1675 vota më shumë i ka marrë Lista Serbe. Faleminderit shtetit të Serbisë, Marko Gjuriqit, Aleksandar Vuçiqit, Qeverisë së Serbisë, për apelin që i kanë bërë popullit serb për unitet”, tha Goran Rakiq.

Goran Rakiq, në foto gjatë një proteste serbe kundër vendosjes së doganave 100% nga qeveria e Kosovës

Edhe rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, (DNV) që vëzhgoi zgjedhjet në veri, thotë se në bazë të rezultateve paraprake të tyre nga 85% të votave të numëruara nga vëzhguesit e tyre, “Lista Srpska” ashtu edhe siç pritej, ka fituar në katër komunat e Kosovës.

Mitrovicë e Veriut:
Lista Srpska: Goran Rakiq me (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës: Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje: Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:
“Lista Srpska” Srxhan Vulloviq me (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës: Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje: Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:
“Lista Srpska”: Zoran Todiq (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës: Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje: Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan:
“Lista Srpska”: Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje: Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës: Ilir Peci (1.4%)

Beogradi zyrtar e mirëpriti fitoren e Listës Serbe në katër komunat në veri të Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të serbëve rreth interesave vitale dhe nacionale.

“Njerëzit tonë kanë dëshmuar energji jashtëzakonisht të madhe dhe dëshirën se duan të luftojnë për të ardhmen e tyre dhe një të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre. Me këtë fitore nuk do t’i zgjidhim të gjitha problemet tona, por kemi treguar se duam unitet në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe zgjidhjen e përbashkët të tyre.

Mendoj se pas të gjitha kërcënimeve nga shqiptarët dhe disa serbë, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të luftës për interesat tona vitale dhe nacionale dhe interesat tona më të rëndësishme shtetërore”, tha Aleksandër Vuçiq, që përmes telefonit iu drejtuar serbëve të veriut të Kosovës.

DNV konstaton disa parregullsi
Ndonëse KQZ njofton për një proces të rregullt pa ndonjë parregullsi, rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DNV) që kishte vëzhguesit e saj gjithandej komunave të veriut, thotë se ka numëruar disa parregullsi.

Në njoftimin e DNV-së, thuhet se në disa raste është votuar me dokumente të Serbisë, kishte votime familjare, raste të votimit jashtë kabinave si dhe tentimet për të votuar më shumë se një herë.

Policia e Kosovës që kishte angazhuar mbi 400 policë tha,se nuk u shënua snjë incident që do të rrezikonte procesin e zgjedhjeve. Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi gjatë ditës përgëzoi subjektet politike dhe qytetarët në komunat veriore për siç thotë, “fushatë të qetë zgjedhore dhe proces të rregullt zgjedhor”.

Reagimet nga politika në Prishtinë
“Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës.

Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, shkroi në profilin e tij, Presidenti Hashim Thaçi.

Edhe kryeministri iKosovës, Ramush Haradinaj, zgjedhjet në veri icilësoi të rregullta. Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do i shërbejnë interesave të tyre”, tha kryeministri Haradinaj.

Apostolova: Zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme
Edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova gjatë ditës kërkoi zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme. “BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor.

BE-ja thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara”, tha Natalya Apostolova.

Kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zvecan, Leposavic dhe Zubin Potok, më 26 nëntor të vitit të shkuar dhanë dorëheqje, në shenjë proteste dhe pakënaqësie për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë. Pas kësaj Presidenti i Kosovës, shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme.

Përfaqësuesit serb vendosen serish të marrin pjesë në këto zgjedhje pasi morën edhe miratimin e Beogradit zyrtarë. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se subjekti politik “Srpska”, merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në mënyrë që, siç tha “shqiptarët të mos i udhëheqin komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës”.

Edhe rrugët me pagesë, pasi shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se çdo vend tjetër në Europë

Një litër naftë në Shqipëri kushton sot 1.61 euro, duke u renditur në vlerë absolute e 11-a më e shtrenjtë nëEuropë, pas shteteve të tilla si Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë tëardhura shumë më të larta sesa ne. Tabela ështëpublikuar nga Global Petrol Price dhe përditësimi i fundit është bërë në 13 maj. https://ëëë.globalpetrolprices.com/diesel_prices/

Në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më tështrenjtënë Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.5% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë.

Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e naftës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore (më të fundit janë të vitit 2017). Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindje së të ardhurave ditore që duhet për një litër karburant.

Shqipëria ka dhe të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë, bazuar në fuqinë blerëse, me 12,943 dollarëndërkombëtarë, njënjësi e Bankës Botërore që mat prodhimin e brendshëm bruto sipas barazisë së fuqisëblerëse (shiko kolonën: Të ardhurat vjetore për frymë, sipas fuqisë blerëse –$ ndërkombëtarë) .

Pas Shqipërisë, nafta është më e shtrenjtë në Serbi (3.7% e të ardhurave ditore), Bosnja (3.6), Maqedonia e veriut (2.8), Mali i Zi (2.6). Në Greqi, ku nafta ka çmim të njëjtë me Shqipërinë, prej 1.6 euro/litër, qytetarëve të saj u duhen 2% e tëardhurave ditore, ndërsa në Danimarkë, ku nafta kushton 1.67 euro/litër, u duhen vetëm 1.1% e tëardhurave ditore.

Taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku 60% të çmimit e përbëjnë taksat. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër (32.4 lekë/litër me TVSH); Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH totale arrin në 28-30lekë për litër.

Në vitin 2018, vetëm nga taksa e qarkullimit, – e cila u vu me qëllim arkëtimin e të ardhurave të nevojshme fillimisht për ndërtimin e rrugës Durrës Kukës dhe më pas për mirëmbajtjen e rrugëve në përgjithësi, dhe qëpërbën gati 20% të çmimit final të naftës, –buxheti ka arkëtuar rreth 160 milionë euro, që duhet të ishin përdorur për mirëmbajtjen e rrugëve.

Të ardhurat që mblidhen nga kjo taksë janë të mjaftueshme të mbulojnë shpenzimet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve. Për të njëjtën periudhë qeveria shqiptare ka harxhuar nga fondet e brendshme buxhetore për ndërtimin e dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe gjithçka që ka lidhje me rrugët 15,4 miliardë lekë (123 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës.

Nga kjo shumë 8,1 miliardë u përdoren për të ndërtuar rrugë, 2,1 miliardë lekë u përdoren për rikonstruksion dhe pjesa e mbetur u përdor për të mbuluar emergjencat, për sinjalistike, siguri etj.

Për herë të parë, Shqipëria nisi në shtator 2018 zbatimin e sistemit të rrugëve me pagesë, përmes dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së segmentit Milot-Morinë, ku tarifat janë 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët, sërish ndër më të lartat në Europë.

Në shtator pritet të hapet tenderi për të zgjedhur fituesin për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe pas përfundimit të saj dhe rikonstruksionit të rrugës Tiranë-Plepa, autostrada me trafikun më të madh në vend do të bëhet me pagesë, tarifa e të cilës ende nuk dihet dhe gjithçka do të vendoset pasi të shihen të gjitha ofertat.

Nga ana tjetër, juristët kanë pohuar se këto taksa mund të ankimohen në gjykatë, për shkak se cenohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen më shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion.