24.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Goditje e madhe për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun nga shteti i Austrisë

NGA DRILON RRAHMANI

Pas publikimit të një video, ku shihet ,tash, ish zv. Kancelari austriak, Strache, në lidhje të fshehta me mbesën e një oligarku rus të lidhur ngushtë me Kremlinin, erdhi edhe vendimi që Strache të jap dorëheqje nga posti i tij.

Këtë dorëheqje për “Bota sot” e ka komentuar profesori dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, duke thënë se koalicioni i Strache me Sebastian Kurz, kishte frymë antishqiptare dhe favorizim të Serbisë në koordinim miqësor me Rusinë.

“Zv. Kancelari austriak Strache dha dorëheqjen pas një skandali për lidhje të fshehta me mbesën e një oligarku rus të lidhur ngushtë me Kremlinin. Partia e Strache ishte bë koalicion me partinë Popullore të zotit Sebastian Kurz dhe kishte nën kontroll ministritë më të rëndësishme të Republikës së Austrisë, atë të Jashtme, të Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Kontrolli i partisë së ekstremit të djathtë në këto ministri ishte kthyer në një shqetësim serioz për aleatët evropianë të Austrisë si dhe për Aleancën e Atlantikut, me të cilën Austria është e lidhur në Partneritet për Paqen. Por koalicioni qeverisës dha efekte negative për Ballkanin dhe shqiptarët, jo vetëm për lidhjet e Strache dhe partisë së tij me rusët dhe serbët, por edhe për bllokimin e politikave tradicionale të Austrisë për Ballkanin, Shqipërinë, Kosovës dhe vendet e tjera.

Strache i kishte kërkuar zotit Kurz që ta tërheq njohjen e Kosovës. Ai u mbështet fuqishëm nga lobi i fuqishëm serb në Austri. Madje udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, javëve të fundit është angazhuar fort në përkrahje të kandidatëve të partisë ekstremiste të Strache për në Parlamentin Europian.

E sponsorizuar nga kjo parti dhe ministrja e Jashtme e Austrisë, e cila kishte të ftuar në dasmën e saj presidentin rus, Vladimir Putin, loboi fuqishëm për idenë serbe dhe ruse për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe ndarjen e saj në favor të Serbisë”, është shprehur Bytyçi.

Përballje historike, opozita me popullin, Rama bën gati grupet kriminale kundër popullit

Ajo çfarë Rama nuk llogarit në këtë përplasje është se ku do të futet vetë në rastin kur popullin vendos ta sulmoje me grupet e krimit të organizuar. Betejën do ta fitojë populli ndërsa Rama s’do ketë vrimë miu ku mund të shpëtojë.

Opozita do të protestojë më 25 maj para godinës së Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga posti qeveritar dhe krijimin e një kabineti tranzitor që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

E gjithë vëmendja e strukturave opozitare është përqëndruar në organizimin e kësaj proteste, e cila është e 5-ta kombëtare që thirret nga opozita prej 16 shkurtit, ndërkohë që në total janë organizuar mbi 13 protesta, përfshi edhe ato të bllokimit të akseve rrugore.

Por çfarë do të ndodhë pas 25 majit nëse Edi Rama nuk dorëhiqet ose largohet?
Burime nga opozita konfirmojnë se protestat kombëtare do të bëhen të përjavshme, ku do t’i kërkohet qytetarëve që të mblidhen të Tiranë dhe të protestojnë

Paralelisht do të organizohen protesta në qytetet kryesore, ndoshta 3-4 të tilla njëherësh, duke intensfikuar në këtë mënyrë aksionin opozitar.

Burimet bëjnë të ditur se gjithashtu do të aplikohen format e mosbindjes civile të bllokimit të akseve rrugore për një kohë të pacaktuar, ndërkohë që deri më tani janë aplikuar bllokime rrugësh për 1 apo 2 orë.

Në kushte të tilla opozita duket e vendosur të çojë deri në fund aksionin e saj opozitar për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, i cili së fundmi po përballet edhe me një presion të rritje të mediave ndërkombëtare që po zbardhin lidhje të strukturave apo individëve me pushtet me organizata, grupe, apo individë me rekorde kriminale.

Si funksionon mafia e landfillit të dherave Ahmetaj-Gjiknuri, si vendosen gjobat ndaj bizneseve

Nga 2325 subjekte ndërtimi, 227 kompanitë aktive që kryejnë afro 70% të volumit total të punës në ndërtim e infrakstrukturë, janë të detyruar të paguajnë 440-500 lekë/m3 dhera, mbasi kështu i detyron me presione shteti e pushteti lokal, një firmë e licencuar, për gjoja evadim mbetjesh të ngurta tek 3 landfillet Fier-Elbasan e Tiranë,

biznes i kompanisë fantazmë “Inergrated Technology Services”, që i ka zhvatur shqiptarëve 250 milionë euro koncesione e 72 hektarë tokë, me firmën e Edi Ramës dhe Ilir Metës kur ishin në qeverisje sëbashku.

Mafia oligarkike qeveritare, me stukturë dhe në 5 qarqet e mëdha, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, ka sajuar një burim të fuqishëm fitimi fiktiv, nën maskën zyrtare, të gjoja pastrimit të mjediseve publike, nga mbetjet inerte, që nxjerrin bizneset dhe kompanitë e ndërtimit, gjatë punimeve në këto zona.

Gjithçka është inskenuar dhe po realizohet, nga deputeti socialist Alket Hyseni, në bashkëveprim me ish-ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj përmes “pupacit” Klodian Zoto, medemek bos i 3 landifilleve në Elbasan, Fier e Tiranë, licencuar nën logon “Inergrated Technology Services” dhe që po vepron, me logon “Integrated Energjy B.V”, në ortakëri zyrtare, me mikun e ekspozitave të Edi Ramës, Giuseppe Ciaffaglione.

Konkretisht, bëhet fjalë për evadim (transport) intertesh e dherash, që nxirren nga sheshet e ndërtimit, shkatërrimet e objeteve, digat e kanalet ujore, gropat e kullave dhe pallateve që ndërtohen, të cilat, firmat duhet t’i evadojnë gjatë e pas procesit të gërmimit.

Pikërisht, këtë evadim dherash e intertesh ndërtimi masive, që firmat ndërtuese, sipas dëshirës së tyre, mund ta bëjnë vetë ose me firma të tjera, të licencuara për transprote të tilla, nuk e bëjnë dot me firmat e licencuara, mbasi në bashkëveprim me shtetin, këtë proces e kanë kapur banditisht, banda e 3 landifilleve “Zoto”.

Për të maskuar këtë biznes monopol, “bosi” landifileve Klodian Zoto, po përdor dy “kamikazët” e tij, Klodian Mërtiri, familjar i deputetit Hyseni dhe Benard Nallbani, familjar i një pronari mediash ndërtues, të cilit gjatë opozitës, kryeministri Rama i dërgonte të fala nga ekrani, ndërsa prej 5 vitesh, janë ortakë lejesh ndërtimi e grabitës trojesh publike e private.

Monopolin jo ligjor, por faktik, të evadimit të dherave e inerteve ndërtuese, prej 5 vitesh, po e komandon Klodian Mërtiri, si bos që i tremb bizneset e ndërtimit me sanksione shteti, ndërsa Benard Nallbani (kunati), i tremb me sulme në media, prandaj bizneset, që të mos shkojnë si “breshka tek nallbani”, heshtin e binden.

Në funksion të këtij biznesi banditesk, është miratuar VKM Nr. 575, datë 24. 06. 2015, propozuar Arben Ahmetaj, Lefter Koka e Damian Gjiknuri, vendim që përcakton skemën e evadimit të dherave, që nuk duhet bërë nga ndërtuesit, por vetëm nga firmat private të plehrave.

Ja si veprohet: Dy kamikazët Klodian Mërtiri e Benard Nallbani, nëpërmjet bosëve të tyre, disponojnë gjithë listën e firmave ndërtuese, që kanë marrë leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Regullimit të Territorit (KRRT) nga të 61 bashkitë, apo tendera investimesh infrastukturore, nga ministritë e Drejtoritë Rajonale, dhe shkojnë kontaktojnë me to, duke u bërë të qartë se “punojnë për bosët e shtetit”.

Kush kundërshton, ndëshkohet nga “trikembëshi” BASHKI-IKMT-MJEDIS, i vënë në shërbim të këtij monopoli mafioz jo ligjor, që godet me gjoba, pezullime punimesh, gjyqe, sekuestro shkatërrime objektesh.

Aq tmerr, kanë krijuar tek subjektet e ndërtimit, sa edhe pse çmimi zyrtar i evadimit të dherave mbetjeve inerte brenda bashkive, është 228 lekë/m3, firmat detyrohen të paguajnë 440-500 lekë/m3, të vendosur nga “kamikazët” Mërtiri e Nallbani, duke marrë edhe miratim anti-ligjor nga bashkitë, mbasi kështu e detyron Ligji Nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Presioni dhe frika nga sanksionet e drejta e të padrejta të Bashkive, IKMT e Mjedisit, ka detyruar firmat e ndërtimit, që edhe kur nuk duan t’i evadojnë dherat e inertet me këtë kompani, ta paguajnë tarifën e volumit në dorë, duke bërë letrat, sikur i kanë çuar në 3 landifillet e Klodian Zotos, mbasi edhe pas këtij veprimi, bosi landifilleve, ka një përfitim tjetër financiar, për të cilin do të flasim.

Prandaj ndodh “çudia”, që në zonat e 5 bashkive Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, afro 90% e sasisë së dherave e inerteve të ndërtimit, figurojnë të evaduara, nga dhe për llogari të 3 landifilleve “Integrated Energjy B.V”, që gjenden brenda “hartës” së këtyre bashkive, paçka se në këto zona, janë edhe 334 subjekte të licenuar, për evadim dherash e mbetjesh të ngurta.

– Çfarë bëjnë kryetarët e bashkive, në rastet kur firmat e ndërtimit, duan t’i evadojnë mbetjet e dherave, me punonjësit dhe automjetet e veta, ndaj kompanive?
– Çfarë qëndrimi mbajnë ndaj subjekteve private dhe çfarë pazaresh, bëjnë IKMT dhe policitë bashkiake, me landifillet e Klodian Zotos?

– Çfarë roli luajnë 187 pikat e përkohëshme, të mbetjeve inerte, të caktuara nga bashkitë jashtë dhe shumë larg landfilleve të Klodian Zotos?
Çfarë bën bosi landifilleve në shumë raste, me sasinë e dherave dhe mbetjeve inerte të ngurta?

– Përse, bosi i rremë i 3 landiflleve Klodian Zoto, regjistron si voukm evadimi edhe sasistë e dherave-mbetjeve intere, që nuk evadohen prej tij, por paguhen nga firmat e ndërtimit?
– Sa biznese ndërtimi e investitorë të “pabindur”, janë goditur deri tani, dhe me çfarë pasojash financiare e pasurore e kanë pësuar?

– Përse qeveria “Rama”, ka ndryshuar Ligjin Nr. 10448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, duke bërë Shtojcë Nr. 1, me tekstin: – “Zotëruesi i mbetjeve (qytetari ose ndërtuesi), është i detyruar t’i dorëzojë këto mbetje, vetëm tek operatorët privatë, me licencë të tipit “III-.2.B”, që realisht, i është dhënë edhe Klodian Zotos, paçka se ai nuk është grumbullues e transportues, por vetëm pritës e përpunues mbetjesh?

– Me çfarë “punësh” të tjera, brenda e jashtë Shqipërisë (e me çfarë emrash), janë marrë dhe vazhojnë të merren aktualisht, dy “kamikazët” e biznesit të evadimit të dherave, Klodian Mërtiri e Bernard Nallbani?

“Pamfleti”

Balla sherr me Ahmetajn për 200 milionë eurot e…

Publikohet debati i ashpër ndërmjet Taulant Ballës dhe Arben Ahmetajt në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të datës 8 maj, në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas procesverbalit, që në hapje të mbledhjes, Ahmetaj ka shprehur kritikat për kalendarin e punimeve të Kuvendit ku ka kërkuar me ngulm që në të të përfshihet akti normativ i qeverisë “Për disa shtesa në aktin normativ të ligjit nr. 4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare, ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta të mjeteve kryesore të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.

Këtë kërkesë të tij e ka hedhur poshtë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Balla, i cili ka theksuar se nuk mund të përfshihet në kalendarin e punimeve pa mbaruar më parë shqyrtimi i akteve ligjore të parashikuara në programin e punës. Por, përgjigjja e Ahmetajt, i cili tha se kishte folur me Kryeministrin, duket se i ka nxehur më shumë gjakrat. Debati u spotua më pas te një kontratë koncesionare dhe te ligji i PPP-ve.

Ahmetaj akuzoi Ballën se ka bllokuar ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe sillet si pronar i Grupi Parlamentar, pasi ai kishte diskutuar me Kryeministrin. Balla në përgjigje i ka thënë se në Parlament nuk vendos Kryeministri, por ai si kryetar i grupit.

Gramoz Ruçi – Mirëmëngjesi! Fillojmë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për miratimin e kalendarit 3-javor për punimet e Kuvendit.

Arben Ahmetaj – Kryetar, mundem?

Gramoz Ruçi – Po.

Arben Ahmetaj – Para se të fillonte mbledhja, iu referova një çështjeje, që e kam porosi rastësore dje, kur u takova me Sekretarin e Përgjithshëm. Ndoshta, edhe Lisa duhet ta dijë. Bëhet fjalë për ndryshimin e një akti normativ që ka kërkuar qeveria. Sipas tyre, iu duhet. Besoj se i takon Komisionit të Ekonomisë. Personalisht nuk do ta kisha problem nëse futej në kalendarin 3-javor. Ta shikoj, sepse ma dërgoi edhe me titull. Të mbaroj, Taulant.

Taulant Balla – Për procedurë.

Arben Ahmetaj – Dakord, por të mbaroj unë.

Taulant Balla – Qeveria duhet të sjellë kërkesën dhe më pas ta shqyrtojmë me procedurë të përshpejtuar.

Arben Ahmetaj – Nuk besoj se është procedurë e përshpejtuar. Nuk ka pse të jetë

Gramoz Ruçi – Është depozituar, apo jo?

Mimoza Pano (Drejtoreshë e Shërbimit të Seancave Plenare) – Është depozituar, është njoftuar dhe është publikuar në faqen e Kuvendit, por nuk është përfshirë në program, sepse është një nga projektligjet që nuk plotëson kushtet që të futet automatikisht në program.

Mimi Kodheli – Moza, të lutem, cilin kusht?

Arben Ahmetaj – Është projektligji për disa shtesa në aktin normativ të ligjit nr. 4, datë 9.7.2008 “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare, ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta të mjeteve kryesore të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”. Këtë ka dërguar Sekretari i Përgjithshëm.

Gramoz Ruçi – Cilin kusht nuk plotëson? 2-javëshin?

Mimoza Pano – Jo, nuk plotëson kushtin që të futet automatikisht në program, sepse është depozituar, pasi ne kemi miratuar programin aktual, i cili mbaron më 31 maj.

Gramoz Ruçi – Dakord! Vazhdojmë.

Arben Ahmetaj – Kryetar, besoj se këtë radhë do të fusim ligjin për ndryshimet në koncesionet e Partneritetit Publik Privat. Ramë dakord edhe me Kryeministrin. Ndërkohë, në dijeninë time, ka ardhur një PPP specifike për të kaluar në Parlament dhe ne nuk kemi pse ta mbajmë…

Gramoz Ruçi – Mos ngatërroni dy gjëra. E para, këtu nuk është programi, por kalendari. Ju po flisni për programin, por për të do të flitet kur të vijë koha.

Arben Ahmetaj – Kjo është çështje e kaluar. Po e them meqenëse nuk e kemi futur, sepse e kemi mbaruar para dy muajve si procedurë në komision.

Mimoza Pano – Është një projektligj që e kemi futur edhe në rend dite dhe me kërkesë e kemi lënë jashtë, nuk e kemi diskutuar. Projektligjin e kemi gati, komisionet kanë përgatitur raportet, por duhet vullnet për ta futur në rendin e ditës.

Gramoz Ruçi – Kush ka kërkuar të shtyhet?

Taulant Balla – Unë kam kërkuar të shtyhet. Kryeministri të japë porosi, nëse do, në qeveri. Këtu në Parlament vendosim ne, kështu që …

Arben Ahmetaj – Çfarë problemi ka kjo, jam kurioz të di.

Taulant Balla – Nuk është kjo, por nuk mund të vish këtu e të thuash “kam folur me Kryeministrin”.

Arben Ahmetaj – Ishte në mbledhje atë ditë.

Taulant Balla – Kryeministri jep porosi në qeveri, në Kuvend unë si Sekretar Grupi kam kërkuar të shtyhet.

Arben Ahmetaj – Taulant, nuk mund të thuash “nuk dua unë”, sepse e kam dëgjuar disa herë këtë gjë. Kjo është çështje shumë e rëndësishme, pjesë e reformave…

Taulant Balla – Dakord.

Arben Ahmetaj – Të lutem, të mbaroj unë! Kur thua “nuk dua unë”, duket sikur ti je pronar i grupit. Nuk silleni dot kështu. Ka ndonjë arsye që nuk do ti? Kryeministri e tha në grup, kur e ngrita unë. Ka ndonjë arsye specifike? Unë ndoshta nuk dua të fus PPP-në, që është 200 e ca milionë euro investim.

Taulant Balla – Do ta diskutoj dhe do të kthej përgjigje.

Arben Ahmetaj – Mos u sill sikur je pronar i Grupit! Mos më kthe përgjigje mua!

Gramoz Ruçi – Ju lutem!

Arben Ahmetaj – Gramoz, të lutem, sepse e ka bërë disa herë! Ka ndonjë arsye specifike kjo që nuk futet në program? Kjo mbyll ofertat e pakërkuara njëherë e mirë. Ka ndonjë arsye?

Gramoz Ruçi – Arsyeja është kjo: është tërhequr.

Arben Ahmetaj – Jo, nuk është tërhequr.

Gramoz Ruçi – Mos e merr kështu. Ti je pjesëtar i grupit. Kërkesa ka qenë në emër të grupit. Merruni vesh në emër të grupit, zgjidhni problemet e grupit dhe më pas…

Arben Ahmetaj – Jemi marrë.

Taulant Balla – Jo, nuk jemi marrë.

Gramoz Ruçi – Ju lutem! Kryetari i Grupit është këtu. E ka kërkuar ky të tërhiqet dhe duhet ta kërkojë ky që të futet. Kaq e thjeshtë është.

Arben Ahmteaj – Gramoz, dakord, por nuk është tërhequr.

Gramoz Ruçi – Të lutem, fol me etikë! E dyta, ti nuk përfaqëson në emër të Grupit. Përfaqëson …

Arben Ahmetaj – Jo, nuk dua ta përfaqësoj Grupin.

Gramoz Ruçi – Ti ke punë vetëm me problemet e komisionit. Të lutem!

Arben Ahmetaj – Kjo është çështje e komisionit, Gramoz!

Gramoz Ruçi – Është çështje e komisionit, por kjo nuk është mbledhje e komisionit. Komisioni ka mbaruar punë, e ka depozituar në seancë, ka qenë në rendin e ditës. Grupi Parlamentar ka kërkuar heqjen e tij. Grupi Parlamentar të kërkojë futjen e tij! Kaq. /Panorama

Burgjet të kthyera në qeli torturash, Avokati i Popullit ngre dyshime edhe për vrasje

Qelitë e burgjeve janë kthyer në qeli të torturave ndaj të ndaluarve, ndërsa akuza tjetër e rëndë që vjen nga Avokati i Popullit është se ka dyshime edhe për vrasje në këto burgje.

Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes një raporti të dorëzuar në Kuvend, ka identifikuar burgjet dhe rajonet policore, ku qytetarët shqiptarë zhdëpen në dru, duke shkelur integritetin fizik dhe të drejtat themelore të njeriut. Vetëm gjatë vitit 2018, 308 të burgosur janë ankuar vetëm pranë Avokatit të Popullit për shkeljen e të drejtave të tyre.

Nga hetimi administrativ, Avokati i Popullit thotë se në burgun e Fushë-Krujës janë rrahur të burgosurit, kur punonjësit e Policisë së Burgjeve kanë konsumuar elementët e veprës penale të “kryerjes së veprimeve arbitrare”. Gjithashtu, Avokati i Popullit ngre shumë dyshime për vetëvrasjen e një të burgosuri në burgun e Lezhës. Nga ana tjetër, punonjësit e burgut “Ali Demi” janë ankuar se nuk u paguhen orët shtesë në punë.

Një tjetër problem i konstatuar nga Avokati i Popullit janë kushtet materiale tejet degraduese dhe mosplotësim i rekomandimeve për rikonstruktimin e mjediseve në regjimet e brendshme të IEVP Zahari Krujë, IEVP Sarandë, IEVP Tepelenë, IEVP Kukës, të cilat e bëjnë të pamundur garantimin e të drejtave të të paraburgosurve dhe të dënuarve të sanksionuara në aktet ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar në fuqi.

“Meqenëse këto gjetje vazhdojnë të konstatohen në mënyrë të përsëritur, madje me kushte edhe më të degraduara si rrjedhojë e mbipopullimit të vazhdueshëm, mungesës së investimeve dhe amortizimit, Avokati i Popullit rekomandoi mbylljen e menjëhershme të këtyre institucioneve dhe transferimin e personave në institucione të tjera”.

Situata më e rëndë dhe alarmante është në rajonet e policisë, ku sipas Avokatit të Popullit, rrihen, fyhen, gjobiten dhe arrestohen në mënyrë të paligjshme qytetarët.

Në raport thuhet se “Në një rast, pas kryerjes së hetimeve administrative dhe marrjes së deklarimeve të dy dëshmitarëve të pranishëm shtetasve A. C. dhe L. F., është mundësuar që të provohet se arrestimi i shtetasit D. D. ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme, sepse ai nuk kishte kryer asnjërën nga veprat penale për të cilat ishte arrestuar nga policia dhe nuk kishte kundërshtuar apo goditur punonjësit e policisë.

Arrestimi i D. D. ishte bërë për arsye të justifikimit të dhunës së ushtruar ndaj tij nga punonjësit e policisë të strukturës operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”.

Disa nga problemet më të rënda në burgjet shqiptare
Kushte materiale tejet degraduese dhe mosplotësim i rekomandimeve për rikonstruktimin e mjediseve në regjimet e brendshme të IEVP Zahari Krujë, IEVP Sarandë, IEVP Tepelenë, IEVP Kukës, të cilat e bëjnë të pamundur garantimin e të drejtave të të paraburgosurve dhe të dënuarve të sanksionuara në aktet ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar në fuqi.

Meqenëse këto gjetje vazhdojnë të konstatohen në mënyrë të përsëritur, madje me kushte edhe më të degraduara si rrjedhojë e mbipopullimit të vazhdueshëm, mungesës së investimeve dhe amortizimit, Avokati i Popullit rekomandoi mbylljen e menjëhershme të këtyre institucioneve dhe transferimin e personave në institucione të tjera penitenciare.

Mbipopullimi mbetet një problematikë e sistemit tonë penitenciar me një mesatare vjetore prej15- 20% mbi kapacitet. Vërehet një ulje e mbipopullimit prej 5%-10% krahasuar me një vit më parë nga një rishpërndarje e të denuarve/paraburgosurve në IEVP dhe nga vënia në funksionim e IEVP Shkodër dhe rikonstruksioni i IEVP “Jordan Misja”.

Megjithatë problematike paraqitej situata në IEVP-të Krujë, Rrogozhinë, Tepelenë, “Jordan Misja”, Drenovë, Durrës, Vaqarr e Sarandë, të cilat funksiononin në pjesën më të madhe të kohës mbi kapacitetin e lejuar. Si rrjedhojë e mbipopullimit, një pjesë e IEVP-ve ka bërë shtimin e numrit të shtretërve, gjë që kishte pakësuar numrin e personave që flinin me shtroje përtokë, por që nuk adresonte garantimin e standardeve të hapësirës jetike për person.

Në disa prej IEVP-ve situata paraqitej edhe më problematike, pasi si rrjedhojë e mbipopullimit mjediset e aktiviteteve të përbashkëta, observimi e izolimi ishin kthyer në mjedise banimi. Ndërkohë, veçanërisht shqetësuese paraqitej situata në seksionin e veçim-observimit të IEVP Rrogozhinë, ku pjesa dërrmuese e personave qëndronin në këtë sektor në kushte degraduese dhe për ta ishte i pa mundur realizimi i ajrosjes dhe aktiviteteve sipas parametrave ligjore.

Moszbatim i marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ngritjen e një Institucioni të Posaçëm Mjekësor, të parashikuar në ligjin Nr. 44/2012, datë 08.05.2012 “Për Shëndetin Mendor”, me qëllim strehimin dhe trajtimin e personave që kanë marrë nga gjykata masën “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm”.

Trajtimi i kësaj kategorie në IEVP Krujë etj, në kushte materiale degraduese dhe kur në organikat e tyre mungon mjeku psikiatër dhe kur aksesi për konsulta psikiatrike pranë spitaleve psikiatrike rajonale paraqet vështirësi, ose në Institucionin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve për rastet me episode akute, vijon të mbetet i paligjshëm, duke u reflektuar edhe raportet kombëtare, ndërkombëtare dhe në konferencat rajonale.

Probleme me krijimin e kushteve për ofrimin e kurseve arsimore e atyre të formimit profesional si dhe për mundësimin e aktiviteteve të tjera kulturore veçojmë IEVP 302 dhe 313 në Tiranë, Tepelenë, Sarandë, Fushë Krujë. Në asnjë prej institucioneve penitenciare, nuk ofrohet arsimi i mesëm.

Shpërblimet për punën e kryer në të gjitha institucionet, bëheshin me ditë ulje nga dënimi, gjë që nënkupton paragjykim të fajësisë për kategorinë e të paraburgosurve. Po në këtë kuadër, për punën që kryenin të paraburgosurit në këto institucione, nuk paguhej vlera përkatëse e sigurimeve shoqërore, gjë që sjell mos vlerësimin e kohës së punës në institucion si kohë vjetërsie në punë, si dhe mohimin e një të drejte, atë të përfitimit të pensionit të pleqërisë. Të dënuarit nuk ishin të pajisur me librezë pune dhe as me atë të kontributeve shoqërore.

Infrastruktura në pjesën më të madhe të IEVP-ve paraqiste probleme të amortizimit, lagështirës, furnizimit me ndërprerje me energji elektrike, ujë dhe ngrohje, sigurimit të ndriçimit natyral dhe të ajrosjes së plotë të qelive, pranisë së insekteve, kushteve jashtë standardeve të tualeteve, kuzhinave, dusheve, ambienteve të ajrimit, dhomave të izolimit, etj.

IEVP-të me problematika emergjente infrastrukturore paraqiteshin në Zahari-Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Sarandë, Lezhë, Tepelenë, si dhe në Institucionin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve, Tiranë. Përjashtim bënin IEVP-të e reja dhe ato të rikonstruktuara të cilat praktikisht kanë krijuar një sistem me dy standarde në sistemin penitenciar shqiptar.

Ambientet e përbashkëta për zhvillimin e aktiviteteve rehabilituese mungonin në një pjesë të IEVP-ve, si rezultat i kthimit të ambienteve të edukimit apo ushtrimit të riteve fetare e veprimtarive sportive në dhoma banimi, si dhe për shkak të mungesës së fondeve për pajisjen e tyre me materiale didaktike.

Po ashtu sipërfaqet e vogla për ajrim të jashtëm kushtëzonin llojin e aktiviteteve sportive që mund të zhvilloheshin në to. Për rrjedhojë, në thuajse të gjitha IEVP-të, u konstatua probleme sa i përket aktiviteteve në grup apo individuale dhe pamundësi nga sektori psiko-social të cilat ndonëse mundohen t’i realizojnë realisht nuk arrijnë t’i kryejnë për mungesë të ambienteve të përshtatshme, bazës materiale apo dhe organikës së paplotësuar me stafin e nevojshëm.

Ambientet e kujdesit shëndetësor në burgje, përjashtuar IEVP-të e reja si Vlorë, Berat, Fier, Durrës, Elbasan dhe Shkoder, ishin përgjithësisht të papërshtatshme për vizita mjekësore, e të pa pajisura me materiale ndihmëse.

Vonesa dhe mangësi paraqiten në pajisjen e të dënuarve/paraburgosurve me libreza shëndetësore apo me të dhënat elekronike në sistemin e sigurimeve shëndetësore në shumicën e IEVP-ve, që sillnin si pasojë moszbatimin e skemës së rimbursimit të ilaçeve dhe probleme në furnizimin me medikamente.

Vështirësi në realizimin e konsultave, ekzaminimeve dhe analizave laboratorike specifike si dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, vëreheshin ende në disa prej IEVP-ve, për arsye të lidhura me mungesën e mjekëve me kohë të plotë në organikë apo mungesën e autoambulancave, me rezistencën e spitaleve rajonale për të trajtuar personat për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në to, etj.

Probleme të ofrimit të shërbimit stomatologjik në IEVP që vinin si rrjedhojë e mungesave në aparatura dhe materiale ndihmëse. Shërbimet dentare, përveç ekstraksioneve, kryheshin me vështirësi në poliambulancat publike apo në klinikat private me shpenzimet e vetë të dënuarve.

Në shumicën e rasteve të dënuarit/paraburgosurit nuk i sigurohet ngrohja sipas parashikimeve ligjore. Sistemet qendrore të ngrohjes, pothuajse në të gjitha IEVP-të, ku ishin të instaluara nuk funksiononin si rezultat i defekteve teknike ose të mungesës së karburantit.

Mungesat në furnizimin me produktet bazë të higjienës personale (pastë dhëmbësh, furçë dhëmbësh, shampo, etj.) dhe të detergjenteve të nevojshme për të pastruar ambientet e IEVP-ve, si dhe mungesat në uniforma dhe doreza gjatë shpërndarjes së ushqimit u konstatuan në shumicën e IEVP-ve.

Mungesat në dollapë e rafte të rrobave bënin që ato të mbaheshin nga të dënuarit/paraburgosurit në qese plastike ose në thasë, kryesisht poshtë shtretërve. Kjo problematikë ndeshej kryesisht në IEVP Lezhë, Tepelenë, Korçë, Durrës, “Jordan Misja”, Sarandë, Kukës, Rrogozhinë e Tropojë.

Problem i hasur në të gjitha institucionet e inspektuara, ishte konstatimi i çmimeve të larta të produkteve të dyqaneve të IEVP-ve.
Cilësia dhe larmia e ushqimit mbetej shqetësuese thuajse në të gjitha IEVP-të.

Shpërblimet për punën e kryer në të gjitha institucionet, bëheshin me ditë ulje nga dënimi, gjë që nënkupton paragjykim të fajësisë për kategorinë e të paraburgosurve.

Po në këtë kuadër, për punën që kryenin të paraburgosurit në këto institucione, nuk paguhej vlera përkatëse e sigurimeve shoqërore, gjë që sjell mos vlerësimin e kohës së punës në institucion si kohë vjetërsie në punë, si dhe mohimin e një të drejte, atë të përfitimit të pensionit të pleqërisë. Të dënuarit nuk ishin të pajisur me librezë pune dhe as me atë të kontributeve shoqërore

Denoncimi: Elektriçisti në Durrës vdiq për faj të “rilindjes”…

Një denoncim nga Durrësi ka mbërritur në adresë të ish-Kryeministrit Berisha mbi ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një elektricist në Durrës.

“Eltonin, elektriçistin e vrau papërgjegjëshmëria”!, shkruan ai duke ju referuar mesazhit të një qytetari i cili shpreht se, “Eltoni ka punuar në OSHE të Durrësit që 18 vjeç edhe ka qenë një punëtor shumë i rregullt edhe ai vdiq nga gabimet e atyre që futen nga rilindja”.

Eltonin, elektriçistin e vrau papërgjegjëshmëria!

Drejtuesit duan ta fshehin shkakun!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Përshendetje të premten në Durrës ka vdekur në detyre një elektriçist në Durrës e dhanë edhe lajmet ai ka qenë duke punuar mbi 40 min aty në gabinë edhe OSHE ka lëshuar korente edhe vdiq sepse aty vehen njerëz të papërgjegjshëm që i fut rilindja në punë plus ka një fakt që e kanë bërë të duket si një incident drejtuesit e cez e kan dhënë me urdhër që mos t’bëhet e bujshme.

Eltoni ka punuar në oshe të Durrsit që 18 vjeç edhe ka qenë një punëtor shumë i rregullt edhe ai vdiq nga gabimet e atyre që futen nga rilindja.

Kush është trafikanti i drogës dhe pengmarrësi që do të hetojë bizneset dhe lidhjet me Olsi Ramën e Gaz Demin

Kryeministri Rama vazhdon aventurën e kriminalizimit të administratës publike duke vënë në krye të sektorëve strategjikë eksponentë të mafias si mbështetje e bandës së tij familjare që komandon të gjithë fondet publike

Kryeministri Rama, po rifreskon strukturat dhe kupolat e krimit në administratën shtetërore, sidomos në sektorët, ku akordohen, qarkullojnë e kontrollohen fondet publike, importet, taska TVSH, akcizat, eksportet dhe aktiviteti i bizneseve “Vip”.

Këta drejtues, po i zëvëndëson me persona të botës së krimit, të cilët, kanë shërbyer e shërbejnë, brenda grupeve mafioze, ku ushtron aktivitet drejtues dhe vëllai i tij Olsi Rama, me maskë uniformash sportive.

Me porosi te posaçme, kryeministri Rama, ka emëruar Drejtor të Hetimit Tatimor të Tiranës, Romeo Kujtim Shehun, ekzemplarin nga Saranda, i njohur si i ish-dashuri Çiljeta Çilagës, por i dashuruar pas trafikut të drogës dhe peng-marrjeve e grabitjeve me dhunë, për llogari të interesave, punëve e bineseve të pista të Gaz Demit, shefit të Olsi Ramës.

Sipas njoftimit zyrtar, të shpallur nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, mes 4 fituesve “ekselentë” të konkursit kombëtar, për drejtues hetimi tatimor, fitues për drejtor në Tiranë është shpallur Romeo Kujtim Shehu me 11 klasë shkollë, i cili me nivelin e tij profesional, mposhti 106 pjesëmarrës në konkurs, që ishin ekspert ekonomie, drejtësie e financash.

Madje njëri prej konkurentëve juristë, ish prokuror, e ka pasur Romeon të pandehur, arrestuar për trafik droge dhe pengmarrje turistësh, por që burgaxhiu Romeo doli më i zoti.

Pas këtij emërimi, Hetimin Tatimor, Edi Rama e delegoi te Gaz Demi, ashtu siç i dha Rrugën e Arbrit përmes krushkut të tij Rrok Gjoka apo edhe monopolin e bixhozit.

Në vijim “Pamfleti” do ju sjellë fakte të reja shkresore mbi shërbimet që Romeo Kujtim Shehu i ka bërë bizneseve të pista dhe ilegale të Gaz Demit, Olsi Ramës, Klement Balilit, Koço Kokëdhimës e deri atyre që inaguruan “Santa Quaranta”-n.

“Pamfleti”

Në Austri kryeministër të bëjnë nga rëndësia e mendjes dhe jo nga forma e kokës, o Edvin…

Adriatik DOSTI

Kjo eshte fotua e Kryeministrit shqiptar Edi Rama ne viziten e tij te fundit nje vit me pare ne Vjene te Austrise…

…Nuk eshte as montazh e as material diversioni i imi ndaj tij ….por eshte nje foto qe u publikua ne shume organe mediatike te Austrise shoqeruar me komente nga me te ndryshmet qe natyrisht vec tij nuk e nderonin kurresesi as edhe Shqiperine e cila e ka ne krye te saj si te parin e qeverise se vet…

…Dhe ju thoni e komentoni sot se si e dha, pse e dha e c’tregon me doreheqjen e tij Kancelari austriak Kurz….

Dhe beni aludime e paralelizma me kete koqen tone te kandarit te cilit edhe pse ka kohe qe i ka mbuluar Muti – Deren edhe pse vjen era Mut koke e kembe…as qe i shkon ndermend ta beje ate qe beri kancelari austriak…

I pari , austriaku pra e mori karrigen per ti sherbyer Austrise e popullit austriak…ndersa ky egersira e banditi yne u ul ne ate karrige per ti sherbyer bythes se vet e partise se tij si dhe te gjithe atyre banditeve e bandave qe e sollen dhe po e mbajne ne pushtet dhe kurresesi Jo -Shqiperise e shqiptareve

…. Sepse ne Austri kryeminister te bejne nga rendesia e Mendjes dhe jo thjesht nga forma e Kokes o Edvin…te bejne nga llogjika qe perdor kur flet e jo nga batutat e barcaletat banale qe tregon.. te bejne kur thua e tregon te verteten per cdo gje e mbi cdo gje e jo kur mashtron e genjen ende pa hapur syte qe ne pike te sabahut sic ben rendom ti me popullin tend …te bejne kur mendon per mireqenien e vendit e te popullit tend e jo per shkaterrimin, varferimin e vjedhjen e tyre sic ben e sic vepron ti, te bejne kur punon nate-dite per vendin e popullin tend e jo kur rri gjithe diten e naten neper studiot e TV e neper faqet e FB e te Inbokseve, Chateve dhe instagrameve duke bere llogje pazari me dynjane.. … etj etj .ok…

Kjo foto qe flet vete e nuk ka fare nevoje per komente te teperta eshte vetem njera nga faqet e aventurave dhe karagjozlliqeve pa hesap te kryemnistrit tone karavidhe e dyst – tabon nga mendja…i cili cuditi dynjane ne ate vizite te tij ne Austri ku ne vend qe te tregonte seriozitetin e postit e detyres qe mbante si dhe autoritetin e dinjitetin e vendit te cilin perfaqesonte …ne vend qe te hipte ne mjetin e tij e te shoqerohej nga policia-eskorte e shtetit mikprites sipas protokollit zyrtar e shteteror…gjeti kohe te tallej e te bente ”humor” e shaka …madje edhe te pozonte me motorrin e njerit prej policeve te eskortes shoqeruese austriake.,..

Dhe ju thoni Rama IK…po ku te shkoje o njerez….kush e pranon…

Dhe ju thoni Rama te jape doreheqjen…po ku e lene ata qe e vune ne krye se….

A.R.D

Qytetarët në varfëri, kryebashkiaku i G…99 organizon festa me çmime marramendëse

Orjola PAMPURI

Tiranen e ka marre peng nje shoëman, me lopate ne dore, i cili ne sheshin me te shemtuar e me te shtrenjte, mbjell ferra, e ne kodra e rrethina te Tiranes mbjell fidane, per te cilet ka bere nje tender, parate e te cilit sot jane ne xhepat e tij e te disa miqve te tij, ndersa shumices se fidaneve u ka humbur fara.

Nga ana tjeter me urdher te kryeministrit te fantaksur, dhe nen gjurmet e tij vijon betonizimin dhe kullezimin e Tiranes, duke e shnderruar kete qytet te bukur ku u lindem e u rritem ne me te shemtuarin ne Europe.

E si per t’i hedhur hi syve banoreve te Tiranes, organizon festa e festivale me bojera, e me te ftuar per te cilet paguhen me shuma marramendese Por betejen me qytetaret e Tiranes e ka te humbur, te cilet i trajtoi si placke te interesave te tij e klienteve te tij.

Ben sheshe me ferra e pllaka tualeti kur per cerdhet e kopshtet ben fasaden per te mbuluar kalbesiren brenda, kur Tirana ka mjetet dhe infrastrukturen rrugore me te rrenuar ne Ballkan, ku parqet e gjelberuara nuk arrijne as normen minimale per banore, ku kaosi prevalon ne 24 ore, ne nje kryeqytet lehtesisht te menaxheshem, por nga mungesa e deshires taksat e qytetareve te Tiranes keqperdoren.

A mundet te besh shoë perballe qytetareve te varfer, te papune, te cilet presin rradhen neper ambasada si 30 vite me pare, per tu larguar nga ky vend, perballe pacienteve qe nuk kane ilace dhe kushte ne spitale, perballe mjekeve me te cilet tallet e i shantazhon cdo dite, e pensionisteve qe pensioni nuk u del as per ilace, apo studenteve qe lene studimet pasi nuk perballojne tarifat.

Besoj keta keni ftuar ne organizimin e sotem? Por te gjithe keta e vetmja gje qe mund te bejne eshte te mblidhen te gjithe bashke e te largojne kasten tuaj te diletanteve e hajduteve, qe pervec vjedhjes se parave te taksapaguesve nuk diten te bejne gje tjeter.

Qytetare refuzojini, ngrihuni per t’i dhene goditjen e fundit. Ditet e tyre jane te numeruara, shqiptaret e kuptuan planin e neobllokmeneve, epoka e tyre duhet te marre fund nje here e pergjithmone.

Haradinaj injoron Ramën, nuk pranon të marrë pjesë në mbledhjen e …

Pas sherrit në Samitin e Berlinit, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj vijojnë t’i mbajnë mëri njëri-tjetrit. Sot në Pallatin e Kongreseve zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e siç bëhet e ditur, dy kryeministrat do mungojnë.

Do të jenë zv/kryeministrat, Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj ata të cilët do drejtojnë mbledhjen. Ky është takimi i dytë mes dy qeverive ku do të diskutohet lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në 26 nëntor 2018.

Ramush Haradinaj akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Hashim Thaçi se i kishin bërë presion më shumë se Vuçiç që të hiqte taksën ndaj mallrave serbe, gjatë diskutimeve në Samitin e Berlinit në prani edhe të Macron e Merkel.

Nga ana tjetër, Rama u përgjigj duke deklaruar se Haradinaj po gënjente. Por kreu i qeverisë së Kosovës nuk e la me kaq, kur deklaroi se kishte dëshmitarë që do konfirmonin versionin e tij.