31.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Flet kushëriri i Ramës: Berisha më kompensoi financiarisht, Edi më grabiti pronën…

Paskal Nesturi ka qenë i ftuar në studion e emisionit ‘Zgjohu’ ku ka denoncuar grabitjen e pronave të tij, në zonën e Palasës. Sikur të mos mjaftonte kjo Nesturi ka treguar dhe një histori të vështirë shëndetësore, ku për shkak të mjekimit të gabuar në spitalin e Vlorës, atij i janë hequr tre organe. Pas nisjes së procesit gjyqësor kundër spitalit, ai ka përfituar një dëmshpërblim prej 146 milionë lekësh.

“Paratë që më caktoi gjykata  nuk mu dhanë, mu desh që të takoja ish-kryeministrin Sali Berisha, që paratë të më jepeshin”, u shpeh Paskali.

Për t’u kthyer te historia që e shqetëson më shumë, ajo e pronave, Nesturi hedh akuza direkete edhe ndaj deputetit socialist Alket Hyseni, si dhe kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro. Nesturi, i cili ka lidhje gjaku me kryeministrin Edi Rama tregon se për pronën e tij, që është rreth 22 hektarë kulLotë fshihen pas interesa të mëdha ekonomike.

Gjithçka nis në vitin 2012, kur Nesturi me paratë që kishte marrë nga gjykata, pasi kishte marrë mjekim të gabuar, vendos të ndërtojë një shtëpi në zonën e Palasës. Mirëpo disa ditë më pas atij i shembet banesa, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, disa vite më vonë me një VKM ai është shpronësuar, me pretendimin se kjo pronë, do të shërbente si një ballkon për qytetarët që shkonin në Himarë. Por sipas tij kjo zonë do ju jepet në mënyrë korruptive personave të tjerë, dhe se ai nuk ka marrë as paratë e shpronësimit, rreth 22 milionë lekë të vjetra.

‘’Me paratë që m’u dhanë pasi fitova nga spitali, fillova një ndërtim në zonën e Llogarasë, në vitin 2012. Është për t’u habitur që si ka mundësi që unë se kam sharë Edi Ramën, dhe s’i kam rënë në qafë njeriu, më erdhën me tanke që nga Tirana dhe ma prishën shtëpinë. Edi Rama më ka marrë në telefon dhe më ka thënë prishe shtëpinë, dy javë pas zgjedhjeve të vitit 2013, kur u shpall kryeministër. Nëna ime ka të bëjë me nënën e tij, kemi lidhje gjaku. Atë që më ka bërë mua kjo qeveri, sikur të isha më krimineli.

Toka e cila na është kthyer nga agjensia e kthimit dhe kompesimit të pronave ka qenë kullotë, na është njohur në vitin 2006, dhe nuk na është kundërshtuar nga asnjë individ. Banesën ma prishën të nesërmen e telefonatës së Edi Ramës. Këto janë planet e Jorgo Goros, hajduti i pronave të bregdetit. Janë 22 hektarë kullotë, gjithë lufta që bëhet ndaj meje lidhet me 11 mijë metra tokë, pasi ka një pamje panoramike në bregdet. Kanë nxjerrë një VKM për të na shpronësuar, duan që të ndërtojnë në pronën time, kanë marrë pjesën më të bukur, dhe thonë që do të bëjnë një ballkon ku do të ndalen qytetarët.

Këtu leja e ndërtimit thotë 6 mijë metra, ndërsa VKM-ja 11 mijë metra katrorë. Gjykata ka vendosur që toka ime të kthehet në gjendjen fillestare, dhe të prishet ajo ndërtesë që është bërë. Gjyqtari i ndershëm Florjan Kalaja ka dalë kundër shtetit. Një tjetër gjyqtar i mirë, Arqile Basha, vendosi që të ndaloheshin punimet aty, po kjo nuk u zbatua nga ana e policisë.

Drejtësia mua më ka dhënë të drejtë, këtu del një deputet i PS-s, Alket Hyseni dhe thotë që familja i ka dokumentet fallso. Pse unë i kam çuar dokumentet false në Arkivin e Shtetit?! Në momentin që çështja do të shkonte në apel, ndërhyn Edi Rama me VKM, qeveria vendosi që të na shpronësonte, dhe pa thënë asnjë plan se çfarë do të ndodhte me pronën tonë. Nuk ka asnjë hartë se cila prej pjesëve është vjedhur, na kanë dhënë 22 milionë lekë të vjetra dhe nuk na kanë dhënë asgjë”, u shpreh Nesturi.

Ndërkohë më tej ai u shpreh se i kanë pushuar nga puna dhe bashkëshorten, për shkak se denoncoi drejtorin e saj për vjedhje. /FaxWeb.al/

Zgjedhjet farsë të Ramës, 1.4 milionë qytetarë me karta identiteti të skaduara

Deri në 1,4 milionë shqiptarë do të votojnë me karta identiteti teknikisht të skaduara në zgjedhjet lokale të qershorit.

Ky është numri i kartave elektronike të identitetit të lëshuara më 2009, vitin e parë të futjes së tyre në Shqipëri. Afati 10 vjeçar i tyre ka mbaruar apo do të mbarojë gjatë këtij viti, një pjesë e madhe para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Kjo do të thotë se shumë prej shtetasve ose duhet të përdorin pasaportat ose duhet të nxjerrin karta të reja për të marrë pjesë në zgjedhje.

Por para një muaji, qeveria ka vendosur ta zgjidhë me një ligj këtë problem, duke miratuar një ligj që shtyn deri në fund të vitit 2019 afatit e skadimit të të gjitha kartave të lëshuara nga data 9 shkurt 2009 deri më 31 dhjetor 2009.

Vendim është i debatueshëm pasi data e skandencës së çdo dokumenti është përcaktuar në mënyrë individuale nga prodhuesi për çdo kartë-10 vjet nga data përkatëse e lëshimit-dhe është i shkruar në kartë dhe regjistruar në të dhënat që përmbahen në memorien elektronike të kartës.

Ligji përcakton vetëm se çdo kartë duhet të ketë afat 10 vjeçar, por data përkatëse të skadimit nuk mund të caktohen me ligj.

Në të vërtetë ligji nuk bazohet në asnjë bazë kushtetuese apo ligjore. E vetmja referencë ligjore në hyrje të ligjit janë nenet 78 dhe 83 të Kushtetutës, të cilat përcaktojnë mënyrën si miratohen, në përgjithësi, ligjet në Kuvend por nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën e qeverisë për t’u marrë me çështjen e letërnjoftimit të qytetarëve.

Qeveria e ka justifikuar ligjin me nevojën për të mos iu mohuar qytetarëve të drejtën e votimit, duke pohuar se ka ngarkesë të madhe në kërkesat për rinovim që do të thotë se shume nuk do arrijnë të prodhohen dot në kohë për zgjedhje.

Shtetasit mund të votojnë edhe me pasaporta, por qeveria shprehet se për shumë persona edhe pasaporta edhe karta e identitetit skadojnë në të njëjtën kohë. Sa është numri i këtyre shtetasve që ju mbarojnë afatet e të dy dokumentave që lejohen për identifikimin e zgjedhjeve nuk është bërë e ditur.

Nuk duket se ky numër është i madh-Exit.al pyeti 100 persona të rastësishëm gjatë javës së kaluar dhe vetëm 11 prej tyre pohuan se edhe karta e idenditetit edhe pasaportat u skadojnë gjatë periudhës nga tani deri më 30 qershor.

Pavarësisht pretendimit të qeverisë për mospërballimin e volumit për pajisjen në kohë të shkurtër të qindra mijëra qytetarëve është problem i njohur dhe i përballuar më parë.

Në fakt pikërisht 10 vjet më parë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria Berisha pajisi brenda 6 muajve, nga 12 janar deri më 18 qershor 2009, më shumë se 1 milionë e 300 mijë banorë me karta të reja elektronike – kjo është arsyeja pse ato skadojnë në të njejtën kohë.

Në atë kohë, zyrat e gjendjeve civile pavarësisht teknologjisë së re, mungesës së përvojës, mungesës së infastrukturës arritën të pajisnin me kartë identiteti 1,321,376 shtetas, nga 1,402,361 aplikues. Ditën e zgjedhjeve, nuk ishin përpunuar vetëm 3,321 aplikime nga 1,402,361 të dorëzuara. OSBE/ODIHR e vlerësoi procesin si arritje të qeverisë në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ky proces ishte i jashtëzakonshëm edhe për një fakt: problemi u ndesh pa u parashikuar dhe planifikuar më parë.

10 vjet më pas, edhe pse infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm, edhe pse përvoja në lëshimin e kartave është e madhe, edhe pse edhe qytetarët janë më të informuar, qeveria Rama është dorëzuar. Ajo në fakt ka patur kohë të planifikojë. Gjithashtu, qeveria ka patur kohë t’u bëj thirrje qytetarëve që më parë që të aplikojnë para kohe për rinovim, por nuk e ka bërë. Ka gjetur një rrugë të shkurtër dhe me gjasa të paligjshme për ta zgjidhur këtë problem.

Mbetet për të parë se cilat do të jenë pasojat e këtij veprimi në zgjedhje.

/Exit.al

Mesazhi i bariut me 100 dele për Ramën! (Video)

“Hape rrugën Edi Rama! Ik!” Kjo thirrje nuk i është bërë kryeministrit të vendit nga mijëra protestues përpara godinës së qeverisë në Tiranë, po nga një bari në male, që 100 delet e tij nuk i braktis dot për të ardhur në protestë.

Megjithatë, falë teknologjisë, bariu ia ka çuar mesazhin e vet, Ramës dhe bashkë më të, edhe votën për zgjedhjet që kryeministri po përgatit.

Ndiqni videon:

Bariu ka nje mesazh urimi per Edvin Kristaq Urrejtesin!Ndiqeni mesazhin e tij. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 20. Mai 2019

I kushton këngë Ramës: Ik, ik e vetëm ik…, kërcënohet Vrenozi

Korçari më i famshëm në internet, Ilir Vrenozi, i cili njihet për qëndrimet e tij të forta kundër qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama, ka gjetur një tjetër mënyrë origjinale për t’i kërkuar këtij të fundit largimin.

Përmes një kënge, Vrenozi i kujton Ramës se, në 6 vite qeverisje të tij shqiptarët janë më varfër ndaj dhe i kërkon të ikë nga qeverisja e vendit. Pas publikimit të vdeos nga TPZ.al, Vrenozi shkruan në një regain na Facebook se ka marrë kërcënime dhe sharje.

Teksti i këngës

6 VJET NË PUSHTET?
NA KE LENÊ TË VARFËR SA MË S’KA
TI MORE HAJDUT, MORE MASKARA
TI VODHE PA FUND VENDIN TIM
IK RAMA, IK, E VETËM IK…

VIDEO/ 'Korçari i famshëm' i dedikon këngë Ramës

Gepostet von Të Paekspozuarit – TPZ.AL am Sonntag, 19. Mai 2019

Basha intervistë për BBC: Pse ka zemërim në Shqipëri dhe çfarë synojnë protestat…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për rrjetin gjigant të informacionit BBC. Basha ka shpjeguar për BBC World se pse ka zemërim në Shqipëri, çfarë synojnë protestat dhe çfarë i duhet Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Intervista e kreut të PD, Lulzim Basha me gazetarin e BBC World, Julian Worricker.

BBC WORLD: Gjatë 3 muajve të fundit në Shqipëri janë zhvilluar protesta antiqeveritare, me protestues që bëjnë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ka patur edhe dhunë fundjavën e shkuar, ku mijëra protestues, që mbështesin PD në opozitë, dolën në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Zyrat e kryeministrit u goditën me bomba benzine, duke nxitur thirrjet për qetësi të disa vendeve të BE-së dhe SHBA. Në krye të këtyre protestave është lideri i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, i cili ka shërbyer si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Brendshëm në qeveritë e mëparshme të drejtuara nga PD. Unë e nisa bisedën me të duke e pyetur, nëse e dënon dhunën e ndodhur.

LULZIM BASHA: Absolutisht. PD ka bërë gjithmonë thirrje për protesta jo të dhunshme. Është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna. Megjithatë, duhet kuptuar se dhuna e izoluar që, falë Zotit, nuk shkaktoi viktima – asnjë person i vetëm nuk u plagos, asnjë polic nuk u lëndua –  është shprehje e zemërimit në rritje. Këto protesta janë pasojë e një krize që ka shpërthyer me të gjithë fuqinë gjatë 4 muajve të fundit: krizë kushtetuese, krizë politike dhe pasojat e saj ekonomike e sociale.

BBC WORLD: Çfarë duhet të ndodhë me ata që janë përgjegjës për dhunën?

LULZIM BASHA: Siç e thashë, falë Zotit, asnjë polic i vetëm nuk u lëndua. Por numri 3 i PD-së u dhunua brutalisht dhe dhunshëm nga policia. Media ishte në gjendje ta filmonte këtë episod dhe ta transmetonte live. Në vend që këta policë të përballen me përgjegjësitë e tyre, sipas ligjit, ata janë marrë personalisht nën mbrojtje nga kryeministri.

BBC WORLD: Qeveria i mohon akuzat tuaja, por në një këndvështrim më të gjerë, ju keni qenë vetë në qeveri dhe tani jeni në opozitë. Ju e dini se akuzat për korrupsion bëhen sa nga njëra palë dhe nga pala tjetër. Akuzat nga opozita, kushdo qoftë ajo, mohohen nga qeveria kushdo qoftë ajo. Kjo është pjesë e politikës në vendin tuaj, apo jo?

LULZIM BASHA: Ky nuk është rasti tani.

BBC WORLD: Pse është ndryshe tani?

LULZIM BASHA: Dy raste të hetimit nga prokurorët antimafia kanë zbuluar mijëra orë përgjime, që tregojnë se kryeministri dhe zyrtarë të lartë të qeverisë bashkëpunojnë me bosët e krimit të organizuar për vjedhjen e  zgjedhjeve të vtiit 2017. Disa nga këto përgjime janë publikuar nga Zëri i Amerikës dhe dy ditë më parë nga gazeta më e madhe gjermane Bild. Nuk ka absolutisht asnjë veprim në lidhje me këto akuza. Asnjë politikan nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje dhe politikanët e përfshirë jo vetëm nuk janë ndëshkuar, por janë promovuar dhe janë mbrojtur nga kryeministri.

BBC WORLD: Ta shohim në një panoramë më të gjerë. Këtë qershor Shqipëria pret një përgjigje nga BE, nëse do të nisin negociatat për anëtarësim. Sa dëm mund t’i shkaktojë procesit e gjithë kjo?

LULZIM BASHA: Protestat janë pasojë e krizës së thellë politike në vend. Kështu që, pavarësisht, raporteve të sheqerosura…

BBC WORLD: Çfarë do të thotë të sheqerosura ?

LULZIM BASHA: Shumë larg realitetit.

BBC WORLD: Për çfarë arsye?

LULZIM BASHA: Shqipëria duhet t’i bashkohet Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të hapë negociatat e anëtarësimit. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë, për vlerat europiane, por Shqipëria nuk mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me bashkëpunim me krimin e organizuar, me korrupsionin në nivelet më të larta të këtyre 29 viteve, me pandëshkueshmërinë e njerëzve me pushtet.

BBC WORLD: Pra, çfarë duhet të thotë dhe të bëjë BE në takimin e qershorit sipas jush?

LULZIM BASHA: Mendoj se në këtë pikë gjërat janë shumë të qarta. Bashkimi Europian është ekstremisht i shqetësuar se realiteti në terren është shumë larg nga përshkrimet e burokratëve në Bruksel. Kjo duhet të jetë edhe një këmbanë alarmi për vetë institucionet e Bashkimit Europian, që t’i japin fund gjuhës së drunjtë se “shumë është bërë, por nevojitet dhe shumë për të bërë” dhe të përqendrohen në problemet e vërteta, me të cilat përballen vendi.

BBC WORLD: Por kjo mund të çonte në një shtyrje të asaj çfarë planifikon BE. A nuk do të sillte shtyrja një dëm të madh për vendin?

LULZIM BASHA: Për fat të keq, shtyrja, pak a shumë është vendosur. Vende anëtare kanë dalë në përfundimin se progresi i Shqipërisë drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm. Pyetja shtrohet: çfarë vjen pas kësaj? Problemi më i madh është sesi të kapërcehet kjo krizë e thellë, e cila tani po shpërthen me zemërim nëpër rrugë dhe sheshe.

Thirrja e Dakos në Prokurori, reagon Këlliçi: Manovër dëshpëruese e Ramës, skenar si me Tahirin…

Thirrja për të dëshmuar e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako para prokurorëve është një “dorëzim i kontrolluar i Dakos” nga ana e Ramës, sa për t’u hedhu deklaruar kreu i FRPD, Belind Këlliçi, në një reagim të parë të tij pas lajmeve sipas të cilave Vangjush Dako ka dëshmuar për mbi 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e shit-blerjes së zgjedhjeve, 339.

Këlliçi theson se, “kjo manovër dëshpëruese e Edi Ramës mund ti shërbejë veç lajmeve të ditës por nuk mund ta ndihmojë atë të zgjase pushtetin e tij”.

Postimi i plotë i kryetarit të FRPD

Pas dy vjetesh heshtje dhe perpjekjesh per te shkaterruar cdo prove, prokuroria qenka kujtuar me ne fund te therrase akulloren e Rames, Dakon e Nices. Ne fakt nuk ka asgje te re! Eshte i njejti skenar sic beri me Saimir Tahirin! Pas presionit te opozites dhe atij nderkombetar, Rama vendosi ti beje nje dorezim te kontrolluar Dakos, ti hedhe hi syve shqiptareve & nderkombetareve dhe neser ta nxjerre te pafajshem.

Kjo manover deshperuese e Edi Rames mund ti sherbeje vec lajmeve te dites por nuk mund ta ndihmoje ate te zgjase pushtetin e tij. Edi Rama nuk mund te genjeje me askend. Kjo prokurori e kapur eshte thjesht garanci per Ramen, per ti sherbyer krimit, politikaneve te lidhur me krimin dhe te korruptuarve, pra pushtetit te Edi Rames. Pa largimin e Edi Rames nuk mund te kete drejtesi, nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk mund te kete Shqiperi europiane.

Basha: Deputetët britanikë rrinë në këmbë, në Shqipëri karrigia e pushtetarit kushton 15 mijë euro

Tek ne, fakultetet japin akoma mësim për kompjuterat me shkumës e me dërrasëtë zezë, sepse paratë që duhet të shkojnë për të investuar në auditorë, në laboratorë, në teknologjinë e informacionit dhe në dixhitalizim, i bën rrush e kumbulla qeveria. I bën mermer për zyrën e ministrit dhe e blen kolltukun 15 mijë euro.

I keni parë se ku ulën deputetët në Britani, apo jo? Shkova dhe i pashë sot! Çdo gjashtë muaj kishin për t’i ndërruar kolltuqet te ne, atje as nuk ka vend të mjaftueshëm që të ulën të gjithë deputetët.

Disa rrinë në këmbë. Ashtu duhet të rrinë deputetët, qeveria duhet të rrijë në këmbë para popullit, jo t’i marrë paratë e popullit e t’i bëjë rrush e kumbulla.

Ish-ministrja: Si u shmang konflikti civil dy vite më parë dhe si Rama injoroi mekanizmin bashkëpunues

Ish-ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale lidhur me krizën politike në të cilën ndodhet sot vendi. Karabina radhit disa prej arsyeve përse duhet një qeveri tranzitore pasi, sipas saj, qëndrimi i Kryeministrit Rama dhe besnikëve të tij do të sillte paradoksin e krijuar në MAS gjatë qeverisë teknike, ku administrata e institucionit të arsimit me në krye Sekretarin e Përgjthshëm, Plarent Ndreca jo vetëm nuk ju bindën ministrit, por ushtronin presion mbi vartësit deri në bllokimin total të detyrave të eprorit dhe kabinetit të saj.

Peërpos të gjitha ngjarjeve, që ish-ministrja evidenton në reagimin e saj, të cilat ndodhen gjatë kohës që MASR drejtohej nga ministrja teknike karabina kabineti saj jo vetëm që nuk u pagua, por ministrja Karabina dhe stafi i saj i përberë nga këshilltari Albano Zhapaj, Taulant Aliaj, Ndriçim Mehmetaj dhe drejtoresha Edliea Late janë kallezuar penalisht në prokurori nga Sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca dhe drejtorët e institucionit të PS, duke rrezikuar disa vite burg me arsyen e ushtrimit të paligjshëm të detyrës dhe pse ishin në detyrë me urdhër nga titullari i MAS.

“Dy vite me parë, Partia Demokratike në një situatë të tensionuar politike, shmangu konfliktin civil në emër të ardhmërisë europiane të vendit. Mekanizmi bashkëqeverisje (PS-PD) ishte fillimi i një rrugëtimi të pakthyeshëm drejt krijimit të shtetit të së drejtës, të shtetit ligjor.

Por, Qeveria socialiste e injoroi këtë mekanizëm bashkëpunues, e shpërfilli dhe dëshmoi para gjithë shqiptarëve:

1.Pamundësinë e saj për të bashkëpunuar me opozitën, edhe pse ky bashkëpunim ishte në shërbim të interesit kombëtar.

2-Bllokimin e qëllimshëm të përmbushjes së detyrimit institucional të ministrave teknikë, ministra të dekretuar me të drejta të plota, nëpërmjet panikut dhe përpjekjeve mjerane të goditjes së shtetit të së drejtës, minimit të shtetit ligjor.
3-Ndërtimin e një administrate të trysnuar, jo profesionale, xhelatinoze të rrëshqitshme që merr formën e eprorit duke goditur shtyllën e një shteti, mekanizimin lëvizës të tij, administratën.
4-Shkërrmoqjes së institucioneve gjatë fushatës elektorale përballë modelit ligjor që sollën ministrant teknikë në ministritë që drejtuan: ruajtjes së institucionit shtetor nga përdorimi i burimeve njerëzore dhe financiare në shërbim të pushtetit.

Dhe sot jemi përballë fakteve, jo më në hipoteza, me një model të jetuar, me raport të përpiluar nga ministrant teknikë, me konkluzione dhe rekomandime të cilat koha do t’i bëjë pjesë të zgjidhjeve.

Nuk po luanim shtëpiash, nuk po luanim me kukulla, po luanim lojën e jetës me personazhe reale, në shërbim të interesit të përbashkët për një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan ish-ministrja Karabina.

Berisha thirrje socialistëve: Në rast se ka mbetur njëri prej jush pa u bërë kanabist, ky ka marrë fund!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka një thirrje për votuesit e Partisë Socialiste. Pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama se, kushdo që pengon procesin zgjedhor të 30 qershorit do ti pengohet hyrja në BE dhe SHBA, Berisha e quan “Nocrroku kërcënon shqiptarët”.

Përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama është i marrë fund, fton socialistët ta injorojnë kryetarin e tyre kanabist, siç shprehet Berisha.

“O socialiste, në rast se ka mbetur njëri prej jush pa u bërë kanabist, ky ka marrë fund! Varjani teneqen!!”, shkruan Berisha duke e shoqëruar me një foto të kryeministrit Rama në “Opinion”.

Sekretari i PD paralajmëron shefin e FNSH: Do të përgjigjesh personalisht e ligjërisht për dhunën ndaj Dollapit

“Zemërimi i qytetarëve do të vijojë në rritje”. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi në një intervistë për News 24 teksa komentoi situatën politike në vend dhe protestat e opozitës.

Duke iu rikthyer edhe një herë dhunës ndaj sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi, Bardhi paralajmëroi shefin e FNSH, Arben Baro se, do të përgjigjet personalisht dhe ligjërisht.

“Dy drejtues të lartë të policisë së shtetit kanë ofenduar Dollapin dhe ai ka hedhur një shishe ujë. Ka qenë në çdo protestë në vijë të parë në mbrojtje të policëve. Akti që mori në këmbim ishte një dhunë çnjerëzore. Ai është një kriminel me uniformë (shefi i FNSH) që do të marrë përgjigje personale dhe institucionale.

Me urdhër politik ka shantazhuar. Nuk mund të largohet do të thotë se nuk përmbush detyrat ligjore. Është përgjegjës për protestën”, u shpreh Bardhi.