17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Basha, mesazh të fortë nga Parlamenti Britanik: S’ka zgjedhje pa u ndëshkuar hajdutët e votave!

Gjatë vizitës në Westminster, Kryetari i PD Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar).

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për shkaqet e krizës politike në Shqipëri, për krizën kushtetuese, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e Gjykatës së Lartë, mungësën e një Prokurorie të pavarur që nuk i mbyll, por i heton dosjet e krimit të lidhur me pushtetin.

‘Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve.

Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës” – theksoi zoti Basha.

Delgacioni, i përbërë edhe nga Kryetari i PR, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, zhvilloi një takim në Dhomën e Lordëve me Lordin Peter Boëness, zv Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe njëherësh, anëtar i Dhomës se Lordëve në Parlamentin Britanik.

Dosjen 339/ Dako thirret në Prokurori, 5 orë para hetuesve, a do ta lëshojë Rama?

Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit,  është thirrur sërish sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, raporton Fax News.

Bëhet e ditur se Dako ishte thirrur në prokurori edhe ditën e enjte dhe është pyetur nga hetuesit për 5 orë me rradhë.

Publikimi i përgjimeve të kreut të Bashkisë së Durrësit me disa prej eksponentëve kryesorë të krimit të organizuar në Qarkun e Durrësit, shkaktoi një tërmet të vërtetë politik në Shqipëri duke i dhënë një goditje të fortë “besueshmërisë” së zgjedhjeve të vitit 2017.

Ende nuk janë dhënë detaje rreth asaj se çfarë kanë pyetur hetuesit apo se çfarë ka thënë Dako gjatë këtyre 2 ditëve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Berisha i kundërpërgjigjet Thaçit: Për këtë arsye po më sulmon bashkë me Batonin…!

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot”, i është kundërpërgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe mikut të tij, Baton Haxhiut, pas sulmeve që këta të fundit po ia bëjnë atij.

Berisha thotë se në Samitin e Berlinin, ata të dy përfshirë edhe Ramën, u plagosën politikisht për vdekje, pasi sipas tij, ata humbën bejten atje.

Mendoj se argati është argat, çdo fjalë dhe qëndrim e ka të diktuar nga padroni, ndaj dhe nuk meriton asnjë përgjigje. Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi, të cilët së bashku me Zografin Bis shkuan në Berlin si argatë shqipfolës të Beogradit, duke tundur flamurin e Serbisë së madhe, tashmë pas Samitit janë të plagosur për vdekje politikisht pasi aty dolën para shqiptarëve dhe botës cullak argate, dmth shqipfolës që në shërbim dhe për kauzën e serbomadhes nxorën në treg tokat e Kosovës.

Pas kësaj Miladini shqipfolës dhe argati in chef kanë vetëm një rrugë, të vazhdojnë deri në ditën e fundit të jetës argatinë, shërbimet ndaj padroneve të tyre të Beogradit. Ata, pengje të pashpresë, çdo ditë përsëritin si papagaj shpifjet, trillimet e ulta që u vijnë të gatshme nga Beogradi”, është shprehur Berisha.

Ai tutje thotë se ata të tre, më e keqe është mungesa e marrëveshjes, sesa arritja e një marrëveshje të dëmshme, gjë që e kundërshton ashpër.

Fill pas Samitit, në të cilin argatët u damkosen si flamurtarë të Serbisë së Madhe dhe tregtare të pështirë të territoreve të Kosovës, Miladini shqipfolës u tha mediave ndërkombëtare sipas porosisë së padroneve se Samiti i Berlinit ishte “fjalim bosh” (empty speeches, FT) për shkakun e vetëm se aty u varros projekti i Serbisë së Madhe. Kurse në Tiranë, argatët të nxirë nga degradimi i tyre promovuan tezen sipas të cilës çdo marrëveshje (me padronin e tyre) pra edhe marrëveshja më e keqe do të ishte më e mirë se sa mungesa e marrëveshjes. Në doktrinën e marrëveshjeve, marrëveshja më e keqe kuptohet është marrëveshja e kapitullimit, në të cilën njëra palë fiton gjithçka dhe pala tjetër humbet çdo gjë. Për Miladinin shqipfolës dhe argatin in chef më e keqe se një marrëveshje e tillë qenka mungesa e marrëveshjes”, thotë Berisha.

Ish kryeministri i Shqipërisë tregon edhe arsyet pse po sulmohet nga Thaçi e Haxhiu.

“Se fundi, argatët, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi nuk ja falin dot kurrë Shqipërisë dhe Sali Berishës se me vendosmëri të palëkundur arritën me rezoluta ndërkombëtare, madje të votuara edhe nga mbi 2/3 e anëtarëve të OKB, të dënojnë botërisht kasapin e Ballkanit, Sllobon e padronit te tyre dhe të sanksionojnë në këto rezoluta njohjen konkrete të të drejtës për vetëvendosje popullit të Kosovës të drejtë që qytetarët e Kosovës do ta fitonin me gjak dhe që do te ua sanksiononte në vendimin e saj edhe Gjykata Ndërkombëtare e OKB “, ka qenë përgjigja e Berishës për “Bota sot”.

E vërteta historike e Esat Pashë Toptanit në rrethimin e Shkodrës!

Rexhep POLISI

Të enjten pasdite në sallën e Muzeut Historik në Tiranë u zhvillua simpoziumi shkencor “Rishikimi i historisë në figurën e Esat Pashë Toptanit”. Aktiviteti u zhvillua nga Shoqata “Tirona Intellectum” dhe kishte një pjesmarrje të gjerë.

Kryetarja e Shoqatës “Tirona Intellectum”, Mirela Bogdani u shpreh në fjalën e saj se, një nga misionet e “Tirona Intellectum” është ç’demonizimi i figurave historike dhe patriotike, të përbaltosura nga histografia komuniste e që fatkeqësisht ka vazhduar e tillë edhe në 29 vitet e demokracise! “Historia jonë, qoftë kombëtare, qoftë e Tiranës, e ngjarjeve dhe figurave, është e mbushur me ideologjizime e politizime, shtrembërime e subjektivizma, dhe aspak konform të vërtetave historike bazuar në evidenca dhe fakte shkencore.

Një figurë e tillë është dhe Esat Pashë Toptani, i cili që nga viti 1920 është demonizuar dhe portretizuar si ai që “shiti Shkodrën” dhe me plot etiketime të tjera negative. Për gati 100 vjet të historiseë së Shqipërisë, Esat Pashë Toptani ishte “tradhtari” dhe Avni Rustemi (ai që hapi siparin e vrasjeve politike në Shqipëri) ishte “heroi”! Por historianë dhe studiues seriozë dhe profesionistë, në kërkimet në arkivat botërore kanë gjetur e zbuluar evidenca interesante që hedhin dritë mbi këtë figurë komplekse të historisë së fillimit shekullit të 20-të.

Gazetari  i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi, i njohur për suksesin me Faik Konicën (2011) dhe Ismail Qemalin (2012) ka publikuar së fundmi një libër biografik prej 570 faqesh për Esat Pashë Toptanin ku hidhet dritë mbi të vërtetën historike të Esat Pashë Toptanit në rrethimin e Shkodrës. Ky libër, fryt i një studimi katërvjeçar, për herë të parë i sjell lexuesit një trajtim të paanshëm dhe neutral të Esat Pashës (1864-1920), të cilin autori e karakterizon si njërin ndër personazhet më enigmatikë të botës shqiptare”, u shpreh ndër të tjera Bogdani.

Me interties u pritën nga të pranishmit e shumtë në sallë dy piktura, kushtuar Esat Pashë Toptanit në Rrethimin e Shkodrës, të piktorit të njohur Adnand Deda.

Konomi, autor i librit historik kushtuar Esat Pashë Toptanit, gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet vlerësoi figurën e Esat Pashës.

Ikonomi u shpreh se, studimi i Esat Pashës nuk mund të mos mbështetej mbi një burim të shëndoshë arkivor, të pandotur nga rrëfimet gojore dhe nga interpretimet subjektive. Për këtë arsye ai ka kërkuar në shumë arkiva për të nxjerrë një arsenal të tërë dokumentesh pak ose aspak të njohura deri më sot. Por Esat Pasha që na sjell Ikonomi nuk është personazhi statik, që jeton i kyçur në një botë të veçuar, siç e kemi përfytyruar deri më sot.

Ilir Ikonomi solli natyrshëm jetën e Esat Pashës duke na bërë të shohim dhe të prekim mjedisin ku ai jetonte, të kuptojmë psikologjinë e tij. Ai tha se, libri përqendrohet kryesisht në ngjarjet e viteve 1912-1920, periudha më delikate e krijimit të shtetit shqiptar, kur ekzistenca e Shqipërisë ishte vazhdimisht në pikëpyetje.

“Esati rezulton si njeriu ambicioz që nuk e duron tutelën e askujt dhe dëshiron të mbretërojë në një Shqipëri larg ndërhyrjes së Fuqive. Ky ishte thjesht një iluzion në klimën e rivalitetit mes Fuqive europiane për influencë në Shqipëri. Kjo klimë ndërlikohej edhe më shumë nga synimet e fqinjëve ballkanikë për t’i shkëputur ndonjë copë trupit të dobët të shtetit të ri”, u shpreh ndër të tjera Ikonomi.

Ikonomi tha më tej se, Esat Pasha ruajti një hije dominuese në dekadën e parë të ekzistencës së shtetit shqiptar. Ndërsa të tjerët u bënë figura kalimtare, Esati arriti të qëndrojë dhe të qeverisë sa mundej në një Shqipëri pa institucione dhe pa miq të fuqishëm.

Një ditë, tregon gazetari amerikan Gordon-Smith, duke pirë kafe me Esatin në Durrës, e pyeta për atë që thoshin njerëzit, se pashai sundonte me dorë të fortë. Esati u përgjigj: “Shqipërinë njeriu e qeveris siç mundet e jo siç duhet”. Për disa, ai u bë një pasha i urryer, sepse bashkëpunoi me Serbinë dhe kërkoi ndihmën e saj për të shtypur rebelimin e Haxhi Qamilit. Për të tjerë, ai ishte prijësi që mbrojti Shkodrën, guxoi t’i kundërvihej rebelimit proturk dhe luftoi në anën e Antantës, bllokut fitues në Luftën e Parë Botërore, ndërkohë që rivalët e tij u rreshtuan me fuqinë humbëse, Austro-Hungarinë”, u shpreh Ikonomi.

Në këtë simpozium foli edhe studiuesi Gazmend Bakiu, si dhe Ferdinand Dervishi, autor i dokumentareve te ABC story;  Ervina Toptanin, autore e librit mbi EPT; Xhafer Sadiku, studies dhe autor librash historike.

Flet studentja që sfidoi hapur Ramën: Kam qenë nën survejimin e policisë…

Ajo quhet Viosana Kokla dhe aktualisht ajo po ndiqet penalisht sepse akuzohet nga policia si autore e parullës, ‘Borchard turp të kesh’, në korridorin e pallatit ku banon ambasadori i OSBE.

Por ajo deklaron se ky është vetëm një pretekst, pasi përndiqet që prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe është nën vëzhgim si protagonist në protestat e studentëve.

Duket se kryeministri nuk do ta ndalë hakmarrjen ndaj studentëve të cilët protestuan dhe e kundërshtuan në takimet publike, gjatë protestave studentore që ja tronditën qeverinë me themel. I tillë, është edhe rasti studentes së Arkitekturës Viosana Kokla, e cila në 20 dhjetor, bëri publike mesazhet kërcënuese që Edi Rama i kishte dërguar në numrin e saj të telefonit. Viosana gjatë një takimi, ja tha në sy kryemistrit live në TV se e kishte marrë në telefon në orën 10 të natës (shiko videon më poshtë) dhe e kishte fyer dhe shantazhuar.

Në një prononcim për gazetën ‘Shekulli’, studentja tregon se është ndjekur penalisht dy ditë më parë nga policia, duke u akuzuar si një prej studentëve e cila shkroi parullën ‘Borchard turp të kesh’. Ajo bën me dije, se nuk ka qenë studentja e cila ka bërë një veprim të tillë, duke shtuar se e gjithë kjo është një hakmarrje për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin.

‘Zoti Rama nuk pati se si të merrte hak ndaj meje, që në momentin kur unë i tregova në sytë të gjithëve mesazhet shantazhuese të bëra prej tij. Shoqërimi im në komisariat nuk është asgjë më shumë, vetëm hakmarrje. Prej momentin që unë jam përplasur me kryeministrin deri më sot, kam qenë nën survejimin e policisë’, thotë studentja.

Gjithashtu në këtë intervistë, studentja tregon edhe mënyrën se si është shoqëruar në polici, e po ashtu bën me dije se është detyruar nga efektivët të firmos një deklaratë për të cilën nuk ka qenë dakord.

‘Më detyruan të firmosja një deklaratë, e cila konfirmonte se unë kam qenë pjesë e grupit i cili shkroi në murin e shtëpisë së ambasadorit. U stepa, nuk doja ta firmosja, pro më thanë se nëse nuk e bëj, do të kaloja një natë në paraburgim. Në një farë mënyre u detyrova të nënshkruaj për diçka të cilën unë nuk e kam bërë’, rrëfen ajo.

Më tej shton se në momentin e arrestimit, ka qenë pranë shtëpisë dhe është gjendur në befasi.

‘Kur ka ardhur policia, kam qenë duke dal nga shtëpia. Ishte makina e policisë dhe disa civil. Më shoqëruan në Komisariatin nr.1, duke më ushtruar presion për rreth një orë. Si fillim më thanë se nuk mund të njoftoi asnjë që jam në komisariat, më pas më bën me dije se më kërkoni prej kohësh. Ndërkohë që unë nuk jam fshehur, kam qenë në punë dhe në shkollë gjatë gjithë kohës. Prej kohësh kam qenë e piketuar nga forcat e policisë. Emri im figuron në të gjitha komisariatet e Tiranës, prej muajit dhjetor’, sqaron ajo.

Studentja thotë se pavarësisht presioneve të vazhdueshme dhe kërcënimeve që kanë marrë, ditën e mërkurë më 22 maj ata do u rikthehen protestave para Ministrisë së Arsimit. Viosana thotë se më shumë se kurrë kanë të drejtë të ringrihen edhe më fuqishëm, pasi nuk është plotësuar asnjë prej kërkesave të artikuluara gjatë protestave të dhjetorit.

‘Ne kemi shumë arsye për t’u ringritur sërish në protesta edhe më të fuqishme. Deri më tani, me çdo VKM që kryeministri ka nxjerr thjeshtë ka thelluar krizën në universitet. Ditën e diel do të mblidhen të gjithë Këshillat Studentor të çdo fakulteti, për të diskutuar mënyrën se si do të koordinohen. Studentët janë më shumë se kurrë gati, për të mos u kthyer më pas dhe për të protestuar për disa kushtet që janë minimale dhe lehtësisht të realizueshme’, thotë ajo. /Shekulli.com.al

Algoritmet dhe demokracia

Një intervistë me Michele Mezza

Si algoritmet po ndryshojnë botën, Si po e transformojnë gazetarinë, politikën, opinionin publik, demokracinë dhe qytetet tona ku jetojmë.

 Libri i fundit i autorit Michele Mezza, “Algoritme lirie. Fuqia e llogaritjes midis dominimit dhe konfliktit”, shqyrton me qasje kritike mekanizmat nëpërmjet të të cilave fuqia e algoritmit po vepron mbi liritë tona. Për të thelluar çështjet e trajtuara në libër dhe për të bërë një diskutim në 360 gradë lidhur me rëndësinë e algoritmeve tona kemi vendosur t’i propozojmë Mezza intervistën e mëposhtme. Temat e trajtuara kalojnë nga historia e Internetit dhe nga roli i lëvizjes së ‘68 tek raporti midis algoritmeve dhe pushtetit, duke bërë një raport filli i përbashkët i të cilit përfaqësohet nga ajo çka është në lojë: e ardhmja e demokracisë tonë, e lidhur pazgjidhshmërisht me fuqinë e algoritmit dhe aftësitë tona për t’i diskutuar publikisht dhe për t’i negociuar logjikat.

Interneti nga origjina tek centralizimi progresiv

Në vitin 1959, i bindur në forcën emancipuese të llogaritjes, Adriano Olivetti theksonte se teknologjia e kishte nisur njeriun «drejt një gjendjeje të re lirie dhe arritjesh». Nga ky pohim merr spunto – duke nisur nga titulli – libri i tij i fundit, “Algoritme lirie”. Thuajse 60 vite më pas, cili është gjykimi juaj për raportin midis teknologjisë dhe lirisë? Po vërtetohet ajo çka shpresonte Adriano Olivetti?

Vizioni i Adriano Olivetti ka qenë një profeci e jashtëzakonshme. Me evolucionin e saj të inteligjencës artificiale, saktësisisht siç e parashikonte ai, informatika e ka çliruar njeriun nga lodhjet dhe nënshtrimet, por sidomos nga puna materiale dhe përsëritëse. Natyrisht, siç na mëson historia, asnjë teknologji nuk është kurrë e mirë në vetëvete. Asnjëherë një novatorizëm nuk ka qenë njëanshmërisht çlirues pa u negociiuar dhe përshtatur konfliktualisht nga loja e interesave sociale. Le të mendojmë se çfarë mund ishte fabrika fordiste, në fillimet e ‘900, pa një aksion të fortë kontraktor të lëvizjes së punës që e ka transformuar një ferr në një motor të shkëlqyer qytetërimi. Sot fuqia e llogaritjes nuk e ka gjetur akoma një subjekt negociues që mund t’ia kufizojë degjenerimet dhe t’i vlerësojë pushtetin e saj çlirues. Kjo është tema e librit tim.

Është interesante të vërehet se Interneti, fillimisht i zhvilluar si një teknologji ushtarake në gjendje që të garantojë një komunikim edhe në rast difekti të një nyje të rrjetit, është një teknologji rrënjësisht e decentralizuar. Megjithatë, sidomos duke filluar nga vitet ’90 dhe me përhapjen komerciale e World Wide Web, një strukturë e tillë e decentralizuar është “kapur” progresivisht nga kompani private, edhe nëpërmjet përdorimit të softuerëve specifikë. Një teknologji që fillimisht karakterizohej nga një strukturë rrënjësisht e decentralizuar ka ardhur duke u evoluar gjithnjë e më shumë drejt një sistemi të centralizuar dhe të dominuar nga pak kompani. Duket sikur ekspansioni i një sistemi të decentralizuar ka përkuar me centralizimin e tij. Jeni dakord me këtë narrativë? Sipas mendimit tuaj, cilat kanë qenë etapat themelore e evolucionit të World Wide Web?

Në realitet, Interneti lind shumë më përpara ARPANET-it, që është ai kërkim me natyrë ushtarake që synonte të mbronte funksionalitetin e sistemeve komanduese edhe nga një sulm bërthamor, pikërisht duke i decentralizuar lidhjet. Logjika e Internetit lind në mesin e viteve ’30, me një lojë dialektike midis matematikanësh të mëdhenj, të tillë si Claude Shannon e Alan Turing, sociologë gjenialë, si Vannevar Bush, dhe filozofë të dijes si Walter Benjamin. Secili i jep dorën e vet një mozaiku të animuar nga një ambicie e fortë sociale për t’u çliruar nga dara e ndërmjetësve që kishin dominuar skenën deri më atëhere. Sipas mendimit tim, kthesa vjen pikërisht në përfundimin e konfliktit të dytë botëror, kur Departamenti i Shtetit nis të reflektojë për konkurrencën me modelin sovjetik. Vannevar Bush që e udhëheq këtë kërkim në korrikun e vitit 1945, me luftën ende në zhvillim, shkruan një document të mrekullueshëm – As We May Think – që e tregon tek kalimi nga puna me dorë në atë imateriale lëvizjen për të mundur sharmin sovjetik në Perëndi. Nis kështu marshimi i gjatë që arrin deri tek ne. World Wide Web është pjellë e kësaj matrice konceptuale dhe, siç e shpjegon shpikësi i tij Tim Berners-Lee, «Interneti është një risi sociale dhe jo teknologjike».

Mendoni se zhvillimi i erës dixhitale ka pasur rrënjë në lëvizjet e ’68? A mund të pohohet se përdoruesi i erës dixhitale është pjellë e individit të shlirë nga çdo formë kushtëzimi social të revolucionit të’68? Dhe a mund të pohohet se vizioni neutral e çlirues i teknologjisë i mbështetur nga disa gjigandë të erës dixhitale është pjellë e këtij transformimi antropologjik? Së fundi, a mund të thuhet se drejtuesit e Silicon Valley, bindja e të cilëve në kapacitetin emancipues të teknologjisë është jashtë çdo diskutimi, janë revolucionarë që janë detyruar të përshtaten me logjikat e tregut?

‘68, ose më mirë ‘64 amerikane, është momenti në të cilin topi i borës i dixhitales bëhet një ortek në kuptimin e vërtetë të fjalës. Momenti të cilin unë e konsideroj kyç është pikërisht në fundin e ‘64, kur Mario Savio, lançon në Berkeley lëvizjen e free speech. Brenda pak muajsh, në të njëjtat vende, të njëjtit njerëz, me të njëjtat vlera e të njëjtat objektiva, kalojnë nga mobilizimi antiautoritar dhe libertar në free software, duke celur një epokë të re ku pikërisht informatika bëhet teknologji lirie. Por këta pionierë në harkun e pak viteve u gjendën të vetmuar, të injoruar e të izoluar nga kultura e politika e të gjithë botës dhe u bënë pre e një gjenerate spekulative që e nuhati menjëherë potencialitetin e jashtëzakonshëm ekonomik e kësaj gjuhe. Bill Gates dhe Steve Jobs ditën t’i përmbyllnin instinktet libertarte e kreative të kësaj lëvizjeje në një strategji komerciale që u mundësoi t’i ndërtonin perandoritë e tyre që akoma përfshijnë frymëzimin fillestar. Përfshijnë, por nuk përmbysin. Konvulsionet aktuale të rrjetit kundër fenomeneve më evidente të monopolist të pushteteve, si në rastin e Facebook dhe Cambridge Analytica, demonstrojnë se frymëzimi fillestar mbetet ende i gjallë në rrjet. Në këtë lojë pushtetesh, gjëja e vetme tashmë e fituar është se nuk ka asgjë neutral, aq më pak algoritmet dhe të dhënat: informatika është një formë ideologjie e koncentruar dhe e kalkuluar.

Një pushtet jo i negociiuar

Google, Facebook, Amazon, Microsoft, Apple. Tregu perëndimor i informatikës dhe i teknologjisë është dominuar gjithnjë e më shumë nga një numër i kufizuar kompanishë amerikane që operojnë në një sistem, të paktën, oligopolist. Kjo situatë është e kuptueshme në një kontekst dukshëm të centralizuar si ai kinez (ku operojnë gjigandët homologë: Baidu, WeChat, Alibaba), por si është e justifikueshme në një vend, që të paktën me fjalë, e shplaos tregun e lirë si flamurin e tij? a mund të konsiderohen evolucionet e fundit në sektorin e teknologjisë si një rast i market failure? Sipas mendimit tuaj, bëhet fjalë për një deficit rregullimi të sektorit? Ka faktorë të tjerë? Si ka qenë e mundur të lihet që një masë e tillë kapitali, pushteti, të përqëndrohej në duart e kaq pak kompanive?

Këmbëngul në tezën që tentoj ta argumentoj në libër. Jemi në hapat e para të një ere të re sociale ku akoma nuk ka marrë formë një sistem dinamik negociimi dhe konflikti për të bërë që të evoluojë socialisht sistemi ekonomik. Interneti mbetet pre e titullarëve të algoritmeve, ashtu siç mbeti në fillim sistemi industrial e pak Robber Barons që konfiskuan resurse dhe lëndë të para. Më pas dora dorës lufta dhe kundërvënia e interesave imponoi ligje antitrust dhe statute të ruajtjes së punës. Kjo është është vrima e zezë: negociueshmëria e llogaritjes. Më shumë se ligjet, mendoj unë, janë të nevojshme praktika të kundërvënies sociale. Është për këtë arsye që në librin tim nndalem mbi subjektet e rinj negociiues.

Bashkë me përhapjen e Internetit dhe të dispozitivëve të lidhur me të, roli i algoritmeve që procesojnë dhe një dozë gjithnjë e në rritje të dhënash është bërë qendrore, siç edhe dëshmohet mirë në librin tuaj të fundit. Në këtë aspekt, roli i rregulluesit është ende jo i qartë dhe në zhvillim të plotë. Cili është mendimi juaj: cili duhet të jetë balancimi i drejtë midis privates dhe publikes në kontrollin e këtyre instrumentave? Është më i dëshirueshëm kontrolli privat i padronëve të dispozitivëve të mëdhenj dixhitalë apo ai publiko – shtetëror si në Kinë? A ekziston një mënyrë që mundëson t’i shpëtohet monopolist privat pa rënë në të njëjtën kohë në forma kontrolli shtetëror që rrezikojnë të marrin karakter autoritar?

Vlerësimi që duhet të bëjmë nuk ka të bëjë me balancimin midis privates dhe publikes sesa në fakt me peshën dhe shpërndarjen kapilare e këtyre instrumentave. Siç përshkruhet tashmë nga nobelistët Stiglitz dhe Akerlof, duhet që çdo pushtet të jetë i kufizuar në aftësinë e tij për të krijuar asimetri dhe hierarki jo të modifikueshme. Për këtë arsye është zhvilluar normativa antitrust. Sot jemi përpara një pushteti të madh, të paprecedent, në gjendje që të influencojë drejtpërsëdrejti mbi impulset njerëzore. Ky pushtet nuk mund t’i lihet as monopolist të pak pronarëve, as përdorimit të shteteve autokratike. Duhen krijuar statute të reja që e përkufizojnë llogaritjen një mall të përbashkët si uji dhe të dhënat një sistem transparent e të kufizuar si televizioni. Ashtu si shëndetësia dhe arsimi, algoritmet dhe databazat duhet të jenë shërbime publike qysh nga faza e kërkimit, në mënyrë që të mos ndryshojnë ekuilibrat socialë.

Raporti midis mediave sociale dhe zgjedhjeve politike është një temë jashtëzakonisht aktuale – le të mendojmë këtu për rastin Cambridge Analytica. Rrjeti përfshin dhe influencon një mikromasë, për të përdorur fjalët tuaja, të përbërë «nga konvergjenca e rastësishme e gjendjes shpirtërore të individëve»: sa mund të ndikojë– gjithmonë  duke përdorur fjalët tuaja – kjo lloj partie e përkohshme e «rebelizmit molekular» mbi organizimin tradicional partiak e përfaqësues dhe, më në përgjithësi, mbi raportet e përfaqësisë e ndërmjetësimit siç qemë mësuar t’i njihnim? Apo po asistojmë në lindjen e formave të reja të organizimit politik, të lindura sëbashku në familjaritetin gjithnjë e më të madh të njerëzve me instrumentat dixhitalë?

Cambridge Analytica është një pikë kthese, nga ky moment asgjë nuk është më si më parë, parasëgjithash demokracia. Jemi pikërisht në prani të një hopi cilësor, ku privatizimi i algoritmeve dhe përdorimi i çfrenuar i drabazave ka përmbysur dhe devijuar lojën demokratike. Për këtë arsye, siç e thashë edhe më parë, besoj se duhet ndërhyrë mbi këta dy faktorë, duke i hequr nga loja e pushtetit si e pronarëve, ashtu edhe e liderëve kombëtarë. Njëlloj siç është bërë për ilaçet apo për televizionin, ku funksionojnë ligjet civile.

Mendoni se suksesi, të paktën në terma konsensusi, i partive antisistem i viteve të fundit i detyrohet edhe përdorimit të rrjetit? Apo bëhet fjalë për një interpretim të pjesshëm dhe pjesërisht vetëshfajësues? Cila është përgjegjësia e klasave drejtuese dhe e kultura politike dominuese e dekadave të fundit në ndjekjen e paradigmave ekonomike, por edhe politike e kulturore që kanë gjeneruar kushtet që kanë mundësuar lindjen e lëvizjeve të tilla? Dhe a ekziston një lidhje midis shkaqeve socio – ekonomike afatgjata dhe mjetit të shpërndarjes të siguruar nga teknologjitë dixhitale?

Koinçidenca teknologjike na thotë se aty ku ka më shumë rrjet, ka edhe më shumë populizëm. Pse? Unë mendoj që rrjeti, pa transparencë dhe konflikte, prodhon një polarizim social, në të cilin shtypet middle class dhe krijohen zona të gjera të shpronësuara nga mundësi dhe akses në vendime. Kjo prodhon një rebelizëm molecular, siç e quaj në libër, që i kombinuar me efektet e një globalizimi të egër, me spostimin e pasurive e të protagonizmit nga zona gjeografike tradicionalisht të privilegjuara në zonë të tjera, dhe presionin e transmigrimeve, prodhon një përzierje shpërthyese. Pastaj, mbi gjithë këtë vepron një strategji e kalibruar nga ana e disa shteteve që e kanë maksimalizuar kontrollin e tyre mbi systemin dixhital dhe e kanë drejtuar kundrejt armiqve tradicionalë, kam parasysh këtu Rusinë e Putinit apo edhe Kinë, atëhere rezultati është një riklasifikim gjeopolitik i botës.

Kush janë subjektet që negociojnë algoritmin?

Kapilariteti ekstrem i rrjeteve sociale, pronarë të të dhënave tona personale dhe gjithnjë e më shumë të drejtuar që të na mbyllin në imagjinatën tonë virtuale – një shembull midis të tjerëve: abrogimi progresiv i kronologjisë në favor të një ekspozimit të përmbajtjeve në bazë të përkatësisë (mendo për Instagramin) – po i ndryshon jetët tona. Ju mendoni se është e nevojshme të rebelohet për ta bërë më transparent raportin tonë me dispozitivët dixhitalë. Pyetja është: jemi të sigurtë se konsumatorët dhe përdoruesit janë vërtet të interesuar që të rebelohen ndaj diçkaje, që në fund të fundit u jep atyre mirëqenie dhe kënaqësi me kosto, në dukje, mjaft të ulëta? Me fjalë të tjera, problemi i transparencës, i monopoleve dhe i privatësisë ndjehet vërtet nga shoqëria apo është pjesë vetëm e diskutimeve të akademikëve dhe intelektualëve? Sa është e rëndë jovetëdija që duket se ekziston lidhur me çështje me rëndësi kaq të madhe?

Këtu vijmë në thelbin e arsyetimit tonë. Më shumë sesa të kërkohet sesi të rebelohet, duhet pyetur sesi ndaj kujt mund të rebelohet dhe negociiohet. Në librin tim bëj një arsyetim të thjeshtë. Në ekonominë dixhitale nuk funksionon paradigma e vjetër që sheh subjektet sociale të identifikuar për njësi prodhimi apo shërbimi, për shembull përdoruesit e Facebook si punëtorët e Ford. Në fakt, funksionon një kundërvënie interesash midis subjekteve që kanë mundësi konkrete të ndalojnë e të dëmtojnë bashkëbiseduesin e tyre, përndryshe askush nuk ulet në një tavolinë bisedimi. Midis këtyre subjekteve unë mendoj për shembull për qytetet, si community që aftësojnë dhe, për pasojë, mund edhe të zvogëlojnë rolin e platformave e të algoritmeve, duke i përshtatur për shërbimet e tyre. tashmë në këtë drejtim po bëjnë hapat e para me negociatat në Milano me AirB&B lidhur me menaxhimin e algoritmeve të alokimit të turistëve apo në Bologna ne rider-ët dhe menaxhimin e algoritmeve të maksimalizimit të afateve të dorëzimit. Subjekte të tjera negociiuese janë universitetet, që prodhojnë, testojnë dhe kolaudojnë algoritmet, apo kategoritë profesionale, të tilla si gazetarët apo mjekët, që gjenden në kulmin e një procesi automatizimi të funksioneve të tyre.

Për të cituar filozofë si Paolo Severino apo Umberto Galimberti: Njeriu do t’i nënshtrohet fuqisë së teknikës, e destinuar që të bëhet qëllimi final i veprimit njerëzor? Do të bëhet funksionar i një aparati të madh teknologjik që vetë ai e ka ndërtuar? Apo bëhet fjalë për një betejë të hapur kundër një përqëndrimi të tepruar pushteti në duart e pak realiteve jo të nënshtruara ndaj asnjë lloj kontrolli demokratik?

Mendoj se beteja është e hapur, siç ka qenë gjithmonë në lindjen e një teknologjie të re, kemi parasysh këtu traumën e zjarrit, të bronzit, të yzengjive, të shtypit apo të elektricitetit dhe të telefonit. Gjithmonë është folur për një fillim të ri, ku sistemi teknologjik dukej se fitonte epërsi. E kujtojmë të gjithë historinë e bindësve okultë me publicitetin televiziv? Sot bëhet fjalë për pak më shumë se kujtimi naiv i një bote të largët.

Një pyetje të fundit lidhur me profesionin e gazetarit: cila duhet të jetë detyra e gazetarëve përballë deformimeve të shkaktuara nga fuqia llogaritëse e algoritmeve dhe nga dispozitivët dixhitalë? Duke pasur parasysh edhe krizën e profesionit, si do të duhet të lëvizin gazetarët midis monpoleve të mëdha bartës të publicitetit dhe me forcë kontraktuese thuajse të pakufizuar? Si është e mundur të garantohet liria e gazetarit në epokën e SEO-s (Search Engine Optimization)?

Si gjithmonë, liria është kufizuar nga një pushtet armiqësor. Në të kaluarën gazetarëve u është dashur të përballojnë kërcënimin e kriminalitetit, në fazën pionieristike, më pas të ndërhyrjes së pronësisë dhe, akoma, të publicitetit apo të ndërhyrjes së politikës. Sot pushteti i ri që tenton ta nënshtrojë prodhimin e informacionit është algoritmi, domethënë sistemet që real time, në mënyreë automatike përzgjedhin dhe formojnë flukset e news. Por nyja e vërtetë që duhet të zgjidhë një gazetar ka të bëjë me transformimin e aktivitetit të tij profesional që tenton të bëhet gjithnjë e më shumë një praktikë sociale e përhapur dhe falas. Informacioni nuk është më zbulimi i lajmit, por një konvertim rrethor i vazhdueshëm ku përdoruesit dhe prodhuesit ndryshojnë vazhdimisht rolin dhe funksionin. Detyra kryesore e gazetarit është që ta kuptojë këtë realitet të ri dhe t’i përshtatet, duke u bërë një aleat i qytetarit në impenjimin për ta bërë teknologjinë transparente dhe të ndashme.

(Michele Mezza, gazetar dhe Docent i Kulturave Dixhitale në Universitetin Federico II të Napolit, ka qenë Korrespondent i Giornale Radio Rai në Rusi e në Kinë. Në vitin 1998 ka përpunuar projektin e Rai News 24, i të cilit ka qenë edhe Zëvendësdrejtor)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

 

5 gabimet ushtarake që kanë vendosur fatin e Luftës së Dytë Botërore

1.Vonesa aleate në mbrojtjen e Skandinavisë

 Tashmë nuk kishte më çfarë të bëhej. Trupat aleate më 18 qershor 1940 ua rihipën anijeve me ngut dhe lanë prapa krahëve Norvegjinë, preja e radhës e nazistëve. Dy muaj më parë ushtarët e Londrës dhe Parisit kishin nxituar drejt vendit skandinav për ta mbrojtur nga Hitleri, por kishin dështuar në detyrën e tyre. Aty, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ishte luajtur një lëvizje e rëndësishme strategjike dhe loja u vendos nga qëndrimet e kundërta që e mbajtën Berlinin nga njëra anë dhe Londrën e Parisin nga ana tjetër ndaj vendeve skandinave, teorikisht neutrale. Duke respektuar rregullat e diplomacisë ndërkombëtare, Londra dhe Parisi u mundën në elementin kohë nga nazistët, që nuk ndjeheshin të detyruar prej këtyre rregullave. Norvegjia ishte shumë e rëndësishme, pasi ofronte dy avantazhe domethënëse:

– nga njëra anë, tranzitin e hekurit suedez drejt industrive luftarake gjermane, nëpërmjet Portit të Narvik kur Deti Balltik ishte i mbuluar nga akujt,

– nga ana tjetër, prania e porteve që shikonin nga Britania e Madhe nga veriu dhe mundësonin një rrugëdalje më pak të kontrollueshme të La Manshit drejt Oqeanit Atlantik dhe rrugëve tregtare të tij.

Për muaj me radhë gjermanë dhe anglo – francezë kërkuan që ta tërhiqnin Oslon nga ana e tyre ose të paktën të garantonin një neutralitet të saj. Por shpejt qe e qartë për të gjithë se Norvegjia nuk ishte në gjendje ta ruante neutralitetin me forcat e sah. Për këto motive anglezët dhe francezët menduan që të dërgonin trupa për ta “mbrojtur” dhe rrethuar vendin. Prej kohësh Churchill ishte një mbështetës i ndërhyrjes së armatosur, por u dëgjua shumë vonë. Nga ana e tij, Gjenerali gjerman Nikolaus von Folkenhorst realizoi operacionin e parë të kominuar të historisë ushtarake moderne, me përdorimin e njëkohshëm dhe masiv të forcabe detare, ajrore dhe tokësore për ta marrë Norvegjinë. Sulmi arriti që ta paraprijë për një qime projektin e zbarkimit britanik.

Më 9 prill, skuadrat detare gjermane nisën operacionet e pushtimit. Vetëm më 15 prill anglofrancezët zbarkuan nga ana e tyre për t’ju bashkangjitur forcave norvegjeze që mezi po rezistonin. Por planifikimi aleat, përveçse pak i vrullshëm, ishte edhe i keqorganizuar dhe ushtarëve u mungonin deri pajimet e nevojshme për të luftuar dhe vepruar në zona me një klimë që mund të ishte shumë e ashpër. Kurse nazistët e patën kapur me shpejtësi kontrollin e hekurudhave dhe superioritetin ajror. Sidomos ky i fundit rezultoi vendimtar duke mundësuar që të mitraloheshin trupat armike dhe të mbaheshin larg anijet angleze. Më 21 prill në Lillehammer u verifikua përplasja e parë midis trupave gjermane dhe atyre britanike të Luftës së Dytë Botërore: një betejë shumë e ashpër, e zgjatur 24 orë, pas të cilës ushtarët britanikë dhe norvegjezë, tashmë të mundur, nisën të tërhiqeshin nga qyteti. Në ditët në vazhdim gjermanët morën një e nga një pozicionet në duart  e armiqve në pjesën e mbetur të Norvegjisë, duke mbetur padronë të vendit që u braktis nga anglo – francezët në qershor. Ndërhyrja e tyre shumë e vonuar kishte rezultuar e kotë.

Çfarë do të kishte ndodhur sikur… Pa pushtimin e Norvegjisë, Hitleri do të kishte humbur furnizimet e çmuara me mineralet e hekurit nga Suedia, duke i parë kështu të rritura vështirësitë gjermane në furnizimin me lëndë të para. Kjo patjetër që do të influenconte zgjedhjet strategjike dhe ecurinë e luftës së Hitlerit, që më pas gjithsesi u desh të përballej me mangësitë e këtyre lëndëve. Veç kësaj, Norvegjia luajti një rol të rëndësishëm në Betejën e Atlantikut, në të cilën nëndetëset gjermane vunë në provë të vështirë rrugët e furnizimit drejt Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik. Sikur të kontrollonte Norvegjinë të kishte qenë Londra në vend të Berlinit, atëhere i gjithë ekuilibri në dete do kishte ndryshuar në disavantazh të Gjermanisë.

  1. Urdhëri i Hitlerit për të mos i asgjësuar anglezët në Dunkerk

Premtimet e kreut të Luftwaffe Hermann Wilhelm Göring, iluzioni i Hitlerit për t’i lënë një derë hapur Britanisë së Madhe, preokupimet e komandantit të Frontit Perëndimor Marshallit Gerd von Rundstedt: qenë këta elementë që bënë të mundur “mrekullinë e Dunkerkut”. E dielë, 26 maj 1940 – kur ushtria franceze ishte në rrugë në frontin verior të pushtimit nazist – nisi Operacioni “Dinamo”, domethënë tentativa britanike për të shpëtuar sa më shumë ushtarë që të ishte e mundur duke i imbarkuar me shpejtësi drejt Anglisë. Trupat anglo – franceze në tërheqje u grumbulluan në plazhin e Dunkerque, që shpejt u rrethua nga divizionet gjermane. Të cilat u ndalën vetëm pak kilometra larg bregdetit. Motivi mbetet mister. Vendimi kontradiktor u mor nga Adolf Hitleri personalisht, por nuk janë kuptuar asnjëherë arsyet e vërteta e atij ngurrimi për t’u dhënë goditjen vdekjeprurëse armikut në tërheqje. Ndoshta Marshalli von Rundstedt e bindi se ndoshta ishte më mirë që t’u jepej pushim trupave dhe të çlodheshin panzerët që qenë cfilitur në garën e çfrenuar e nisur dy javë më parë. Sigurisht që Hermann Göring e siguroi Fyhrerin për faktin se vetëm aviacioni do të mjaftonte për t’i asgjësuar armiqtë. Hitleri kishte edhe një qëllim tjetër: synonte që të bindëte Londrën që të arrinte një marrëveshje me të dhe, ka mundësi edhe për këtë, preferoi që të mos ndërhynte ndaj ushtarëve anglezë. Ato ditë pushimi i mundësuan kështu Britanisë së Madhe që të krijonin një flotë të improvizuar me çdo mjet lundures në dispozicion. Kështu, kundër çdo parashikimi të vetë strategëve britanikë, më 2 qershor u evakuua i fundit i 338000 ushtarëve. Midis tyre edhe 120000 francezëve që do të përbënin bërthamën e Francës së Lirë të drejtuar nga Gjenerali Charles De Gaule. Mund të thuhet me siguri se gabimi i Dunkerkut vendosi fatet e luftës.

Çfarë do të kishte ndodhur sikur… Asgjësimi i trupave anglo – franceze në Dunkerk do të kishte vendosur një hipotekë serioze mbi luftën. Duke vepruar kështu, Hitleri do të kishte nxjerrë nga konflikti qindramijëra ushtarë armiq ekspertë dhe të stërvitur mirë, që në vijim u përdorën me sukses në betejë nga aleatët. Të njëjtit francezë formuan bërthamën e ringjalljes së mëpasme të Francës. Por sidomos asgjësimi i Trupës Ekspedicionare Britanike do të përfaqësonte një goditje psikologjike të rëndësishme në kuadër të luftës së nervave që Hitleri bënte me Britaninë për ta shtyrë që të kërkonte paqen.

 3.Urdhëri i Mussolini për të sulmuar Greqinë në dimër

Qe Adolf Hitleri ai që theksoi se sulmi jo i koordinuar italian ndaj Greqisë kishte influencuar negativisht ndaj Operacionit “Barbarossa” (pushtimit të Bashkimit Sovjetik) duke e vouar aq shumë sa duhej për t’i penguar gjermanët për të pushtuar Moskën. Për hir të së vërtetës, historianët kanë shumë dyshime lidhur me një interpretim të tillë, por ky ishte mendimi i Fyhrerit. Ajo që është e sigurtë është se agresioni ndaj Greqisë qe një ndërthurje gabimesh të bujshme që e ndryshoi përfundimisht rolin e Italisë në luftë dhe në botë. Sulmi u dëshirua personalisht nga Mussolini, edhe për të kryer një luftë paralele ndaj asaj të Gjermanisë, duke u hakmarrë kështu ndaj Hitlerit për shpërfilljen e treguar në marrjen e iniciativave luftarake pa u këshilluar me aleatin.

Italianët i nisën operacionet ushtarake më 26 tetor, në vigjilje të sezonit të ftohtë, që do ta bënte të vështirë luftimin në malet e Epirit, ku u përqëndruan duke lëvizur nga Shqipëria. Veç kësaj, u rreshtuan më pak ushtarë nga sa u konsideruan të nevojshëm (nja 10 divizione respektivisht 20 të parashikuarve) dhe me një logjistikë katastrofike: portet shqiptare qenë të mbingarkuar dhe në konfuzion të plotë, rrugët e pakalueshme, mjetet e transportit të papërshtatshme. Aviacioni italian nuk arriti kurrë që të ketë peshë për shkak të kohës së keqe dimërore.

Ministri i Jashtëm Galeazzo Ciano theksoi se grekët qenë të korruptuar dhe se do t’i cedonin goditjes, por faktet e nxorrën gabim. Bullgaria dhe Turqia nuk ndërhynë në mbështetje të Italisë. Duke i dhënë ultimatumin qeverisë së Kryeministrit grek Ioannsi Metaxas dhe, për pasojë, sulmin e bërë, Italia ka shpejt që t’i zhdukej iluzioni se “do t’ia thyenin brinjët Greqisë”. Përkundrazi, pësoi një kundërsulm shkatërrimtar që i çoi grekët deri brenda Shqipërisë. Në valën e dështimit italian, në Jugosllavi pati një grusht shteti antiBosht. Në këtë pikë gjermanët i detyruan që të ndërhyjnë në Ballkan. I nënshtruan me shpejtësi, por vonuan me disa javë sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik. Kështu që patën më pak kohë në dispozicion për pushtimin përpara se të ngecnin në dimrin rus. Ndërkohë, çdo besueshmëri e mbetur e Italisë ishte zhdukur.

Çfarë do të kishte ndodhur sikur… Fushata e Greqisë do të mund të fitohej. Mjaftonte të planifikohej më mirë dhe të mos bëheshin të gjitha gabimet që u bënë, duke filluar nga çmobilizimi i divizioneve rezervë që në mënyrë të pashpjegueshme u bë në verë. Sikur Italia ta kishte kontrolluar Greqinë, do të kishte pasur një impakt më të madh ndaj Mesdheut, me reperkusione edhe ndaj luftës në Afrikën Veriore. Veç kësaj, ndoshta do ta kishte sjellë Turqinë nga ana e Boshtit dhe, në këtë pikë, do të ishte hapur një rrugë tjetër drejt Lindjes së Mesme dhe Kaukazin, me rezervat e tyre të naftës. Së fundi, duke fituar në Greqi, Italia nuk do të ishte bërë vasale e Hitlerit, siç edhe ndodhi në fakt. Pastaj, për sa i përket Gjermanisë, sikur të mos kishte qenë e detyruar të ndërhynte në Ballkan, ajo do të kishte mundur të përqëndrohej më parë dhe më shumë me fushatën e Rusisë. Disa mendojnë se do ta kishte marrë Moskën dhe kjo do të kishte qenë një goditje vdekjeprurëse për Stalinin. Por, gjithsesi, ndoshta Bashkimi Sovjetik nuk do të ishte dorëzuar.

 4.Vendimi i Japonisë për të përfshirë në luftë Shtetet e Bashkuara

Berlini, Roma dhe Tokio qenë bindur se herët a vonë do të shpërthente lufta kundër Shteteve të Bashkuara. Në një farë mënyre, Amerika e kishte bërë tashmë zgjedhjen e saj me furnizimet masive për Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Sovjetik, por njëkohësisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1941 partia neutraliste ishte e fortë dhe Karta Atlantike e gushtit të atij viti nuk përmendte asnjë ndërhyrje të drejtëpërdrejtë ushtarake të amerikanëve në teatrat e luftës. Kështu, për Gjermaninë, Japoninë dhe Italinë nuk ishte patjetër e domosdoshme ta zgjeronin përplasjen tek Shtetet e Bashkuara.

Hitleri kishte menduar gjithmonë se shtyrja sa më shumë të ishte e mundur hyrjes në luftë e kolosit amerikan do të ishte një avantazh. Lideri nazist e kishte ekspozuar shumë herë idenë e tij lidhur me nevojën për t’i eliminuar një e nga një kundërshtarët europianë përpara se të hynin në luftë Shtetet e Bashkuara. Veç kësaj, për të ekzistonte një mundësi e largët marrëveshjeje me amerikanët për t’i ndarë kontinentet në dëm të fuqive të vjetra koloniale europiane. Vetë Pakti Tripalësh, duke ndarë sferat e influencës botërore midis Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, i linte zbuluar Amerikat.

Nga ana e saj, Japonia ishte e impenjuar tashmë në luftën e saj në Kinë dhe ndoshta do t’i kushtohej pushtimit të posedimeve koloniale angleze, franceze e hollandeze në Azi pa marrë iniciativën e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara. Por Japonia dyshonte se në rastin e sulmit ndaj domeneve anglo – hollandeze, amerikanët nuk do të qëndronin duarkryq dhe e dinte se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një politikë riarmatimi qysh nga viti 1940. Qe kështu që më 7 dhjetor 1941 vendosi që t’i godasë befasisht Pearl Harbor. Por edhe në këtë pikë Gjermania dhe Italia nuk qenë të detyruara ta sfidonin Uashingtonin: Pakti Tripalësh me Japoninë nuk parashikonte një shpallje lufte automatike. Për ta demonstruar është fakti se Tokio nuk e sulmoi kurrë Bashkimin Sovjetik për të mbështetur aleatët europianë. Pavarësisht kësaj, më 11 dhjetor 1941 edhe Gjermania dhe Italia u shpallën luftë Shteteve të Bashkuara. Pse e bënë mbetet ende sot një enigmë.

Çfarë do të kishte ndodhur sikur… Beteja e Pearl Harbor hapi premisat e humbjes së forcave të Paktit Romë – Berlin – Tokio. Pearl Harbor përcaktoi hyrjen në konflikt të asaj fuqie që më pas do t’i shënonte ushtarakisht rezultatin. Në Shtetet e Bashkuara ekzistonte akoma një shpirt i fortë izolacionist dhe pas ulmin japonez hyrja në luftë e Uashingtonit do të vonohej. Në këtë pikë ndoshta japonezët do të kishin pasur dorë të lirë në Azi, ndërsa në Afrikë e në Europë italo – gjermanët nuk do të duhej të preokupoheshin për ndërhyrjen amerikane. Për shembull, nuk do të kishte ndodhur Operacioni “Torch”, me të cilin në fundin e 1942 forcat aleate zbarkuan në Marok dhe shkaktuan humbjen përfundimtare të Boshtit në Afrikë. Dhe nga aty të njëjtat trupa nuk do ta pushtonin Siçilinë në korrikun e 1943, duke shkaktuar më 25 të këtij muaji rënien e regjimit fashist.

  1. Urdhëri i Hitlerit për Armatën e VI që të mos tërhiqej nga Stalingradi

3 milion ushtarë i përfshinë në betejën e Stalingradit, ndoshta më e madhe e të gjithë historisë. 2 milion prej këtyre përfunduan të vdekur, të plagosur, të zhdukur apo robër lufte. Me këtë përleshje fatet e Luftës së Dytë Botërore ndryshuan dhe iniciativa kaloi nga gjermanët tek rusët. Beteja u zhvillua midis fundit të gushtit të 1942 dhe shkurtit të 1943: Hitleri vendosi pushtimin e Stalingradit, qendër industriale mbi Vollgë që mbante emrin e diktatorit sovjetik, kishte një domethënie themelore. Për këtë, përdori Armatën e VI e Gjeneralit Friderich Paulis, e mbuluar nga krahët prej rumunëve, italianëve (mbi 220000), hungarezëve dhe aleatëve të tjerë. Për motive të kundërta, Stalini e mendonte në të njëjtën mënyrë: edhe për të Stalingradi nuk duhej të binte, edhe me koston e transferimit në një ferr.

Përleshja zgjati për muaj me radhë, shtëpi më shtëpi, me humbje të mëdha nga të dyja palët. Kur rusët i çanë frontet në të dyja krahët e qytetit duke e rrethuar, një lak u mbyll rreth Armatës së VI të Paulus, me mbi 250000 ushtarakë të zënë në kurth. Ishte momenti i tërheqjes. Edhe pse qytetit i afroheshin trupat e Gjeneralit Erich von Manstein, për të provuar të lidheshin divizionet gjermane dhe shpëtuar të shpëtueshmen. Do të kishte qenë e mundur që të mbijetonte një pjesë e njerëzve, por ndërsa tentativa e von Manstein për ta çarë rrethimin nuk ia arriti, forcat e Paulus mbetën të gozhduara në Stalingrado prej vullnetit eksplicit të Hitlerit, i cili dha urdhër që të rezistohej deri në njeriun e fundit.

Bile, kur tashmë gjithçka ishte humbur, Fyhreri e gradoi Paulus Feldmarshall. Në fakt, kishte frikë se mos kapej i i gjallë dhe, duke e graduar, shpresonte që nderi i tij do t’i pengonte dorëzimin, duke qenë se ky fakt nuk kishte prekur deri në atë moment asnjë oficer gjerman me gradë kaq të lartë. Për të Hitleri uronte një vetëvrajse për ta luajtur të paktën në planin e propagandës. Por Paulus, deri më atëhere gjithmonë i bindur ndaj urdhërave, zgjodhi që të shpëtojë dhe më 2 shkurt ju dorëzua sovjetikëve. Nga njerëzit e tij, 100000 kishin vdekur dhe po aq qenë kapur si robër lufte. Pjesa më e madhe e tyre nuk u kthye kurrë më në Gjermani.

Çfarë do të kishte ndodhur sikur… Sikur Hitleri do të kishte lejuar që të shpëtoheshin ushtarët e Armatës së VI ndoshta nuk do të ndryshonte krejtësisht rezultati i luftës në Rusi, por sigurisht që do të kishte pasur pasoja. Më e rëndësishmja ajo e natyrës psikologjike. Stalingradi që humbja e parë e madhe gjermane dhe fitorj e parë e madhe sovjetike. Një rezultat më pak i pastër i asgjësimit të një armate të tërë do të ishte menaxhuar ndryshe nga të dyja palët. Edhe pse rusët nuk ia dolën në planin e tyre të madh për ta rrethuar të gjithë frontin jugor dhe gjermanët demonstruan se qenë në gjendje t’u përgjigjeshin sovjetikëve akoma në 1943. Sikur asaj që ndodhi t’i ishte shtuar dusponueshmëria e Armatës së VI dhe një gjendje psikologjike jo e rënduar nga një ndjesi disfate (të cilës pala sovjetike i kundërvinte mitin e Luftës së Madhe Patriotike të ngritur pikërisht në Stalingrad) rezistenca gjermane në frontin lindor do të kishte mundur të zgjatej më shumë.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Maskarada e Ramës, falsifikim flagrant dokumenteve të deputetit për të futur veglën e tij Patozi në zgjedhje

Rama dhe KQZ kanë falsifikuar në mënyrë flagranate futejn e një deputeti të Ramës dhe patozit në Parlament vetëm që të mund të regjistronin jashtë të gjitha afateve në zgejdhej partinë e Patozit që është vegla kryesore e Ramës sot në politikë.

Sekretari për Cështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka publikuar dokumente, sipas të cilave kryeministri Edi Rama po manipulon procesin për llogari të patericës së tij Bindjes Demokratike.

Ai tha se Bindja Demokratike, e krijuar në paradhomën e Edi Ramës, nuk përmbush asnjërin nga dy kushtet ligjore për të paraqitur kandidatë të ligjshëm. Ajo nuk ka as deputetë të paktën 6 muajt e fundit, as firma votuesish.

‘Votime moniste në 30 qershor nuk ka për të pasur. Së bashku me shqiptarët nuk do lejojmë rikthimin e Shqipërisë në kohën më të errët të saj, kur jetën tonë e kishte në dorë partia shtet’, tha ai.

Por sipas tij, Kuvendi ka lëshuar vërtetim fallco sikur partia fallco e Ramës përfaqësohet prej 6 muajsh në Kuvend, kur Andi Përmeti ka më pak se 1 muaj që ka marrë mandatin.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE, IVI KASO
Në vitin 2019, gati 30 vjet pas shembjes së regjimit komunist, në vend që të sigurojë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, Edi Rama ka vendosur që për karrigen e tij dhe pushtetin e tij personal, t’u asgjesojë shqiptarëve themelin e demokracisë dhe të vlerave europiane, zgjedhjet.

Pas aleancës me krimin e organizuar, Edi Rama po tenton t’i vendosë një tjetër njollë të paprecedentë procesit zgjedhor në vend. Për herë të parë në historinë postkomuniste në Shqipëri, Edi Rama po tenton të kthejë votimet moniste, duke patur në proces vetëm me kandidatë të partisë në pushtet ose derivate te tij.

Sipas informacioneve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në më shumë se gjysmën e bashkive në vend është regjistruar vetëm kandidati i Partisë Socialiste, duke u mohuar qytetarëve, në thelb, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur.

Në pjesën tjetër, Edi Rama po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatë të një partie të krijuar në paradhomën e Edi Ramës, e cila u regjistrua në gjykatë me ndihmën e Edi Ramës, me firma të falsifikuara, edhe atje në kundërshtim flagrant me ligjin.

Sot, do të provojmë para opinionit publik sesi Edi Rama po përdor çdo mjet, po shkel ligjin zgjedhor dhe po manipulon procesin ende pa nisur për llogari të paterices së tij, Bindjes Demokratike.

Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon.

Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në marrjen e mandatit.

DOKUMENTET E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT
PD informon opinionin publik se ka paraqitur kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit për pasqyrimin e të dhënave të pavërteta në dokumente zyrtare.

Është zbulimi i këtyre dokumenteve dhe shumë të tjerëve që kanë shqetësuar Edi Ramën dhe patericat e tij nga paraqitja e anëtarëve të opozitës në KZAZ. Anëtarët tanë do të dokumentojnë në çdo Komision Zonal manipulimin e dokumentacionit apo tentativat për regjistrimin e kandidatëve në kundërshtim me ligjin.

Partia Demokratike e Shqipërisë paralajmëron sot cdo anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo KZAZ-ve se do të mbajnë përgjegjësi penale për shpërdorim detyre për çdo shkelje të ligjit, për çdo regjistrim kandidatësh në kundërshtim me ligjin dhe me dokumente të falsifikuara.

Në çdo rast, më apo pa këta kandidatë fallco, është e qartë se procesi i organizuar nga Edi Rama nuk ka asgjë të përbashkët me zgjedhjet demokratike. Ky është një proces ku Edi Rama është kandidat i vetëm në 61 bashki të vendit, duke rikthyer de jure votimin monist.

Votime moniste në 30 Qershor nuk ka për të patur. Së bashku me shqiptarët, nuk do të lejojmë rikthimin e Shqipërisë në kohën më të errët të saj, kur jetën tonë e kishte në dorë partia shtet.

Më 25 Maj, ora 19.00, do të jemi përsëri bashkë në një manifest madhështor për t’i provuar Edi Ramës se është i pafuqishëm dhe nuk mund të marrë peng të ardhmen tonë europiane.

Basha në Parlamentin britanik: PD e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

Në Parlamentin Britanik, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u prit nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve. Në këtë takim, zoti Basha theksoi domosdoshmërinë për të forcuar shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri, si dhe për të qëndruar krah për krah aleatëve tanë euroatlantikë për të parandaluar çdo plan apo ide që minon interesat strategjike të NATO-s në Europën Juglindore.

Ne bashkëbisedimin me zotin Grieve, lideri i opozites Basha theksoi vendosmërinë e tij që bashkëpunimi midis dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit të jetë sa më i fuqishëm dhe sa më efikas.

Zoti Basha theksoi se shumica absolute e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe ndershmërisht.

Ndaj veprimi i vendosur dhe bashkëpunimi i ngushtë në luftë kundër krimit të organizuar dhe në veçanti trafikut të qënieve njerëzore e të narkotikëve, do të ndihmojë në goditjen e kriminalitetit dhe në rikthimin e besimit. Kreu i opozitës shqiptare theksoi se kjo do të shërbejë për të mos njollosur reputacionin e komunitetit shqiptar në Britani nga një pakicë e përfshirë në aktivitete kriminale.

Jemi të vendosur nënvizoi zoti Basha për të ndertuar ne Shqiperi institucione te forta ligjzbatuese te pandikuara dhe te afta per te luftuar krimin e organizuar dhe narkotrafikun.

Gjithashtu u diskutua për rrezikun e të gjitha retorikave për ndryshim kufijsh në Ballkan.

Basha theksoi se shtetet e Ballkanit janë multietnike dhe se kjo është një vlerë europiane, të cilën ne duhet ta mbrojmë. “Çdo ide tjetër rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal, hap precedentë të rrezikshmëm në Ballkan dhe përtej Ballkanit, si dhe dobëson krahun jugor të NATO-s duke i shërbyer axhendave që janë në konflikt me sigurinë dhe vlerat euroatlantike.”

PD dhe LSI dorëzojnë në KQZ emrat opozitës për anëtar të KZAZ

Sekretari Zgjedhor i PD, Ivi Kaso ka shkuar mesditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, bashkwme përfaqesuesin e LSI dhe kanë shkuar për të dorëzuar listën e anëtarëve të opozitës në KZAZ.

Pak ditë më parë Gazmend Bardhi tha se, opozita do të ketë anëtarët e saj bë KZAZ për të faktuar skandalet dhe vjedhjen që po përgatit Edi Rama.

‘Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie.

Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë.

Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit’, tha Bardhi.