18.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Trump hap dyert e Amerikës për të kualifikuarit dhe të shkolluarit, jo më me llotari

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shpalli planin e tij të emigracionit që përfshin ndalimin e sistemit të Vizave për Diversifikimin e Emigracionit, e njohur ndryshe si llotaria amerikane. Plani ul në mënyrë drastike numrin e vizave të emigrimit që u jepen familjarëve, si dhe zhvendos emigracionin drejt një sistemi të bazuar tek meritat.

Siç njofton korrespondentja në Shtëpinë e Bardhë e Zërit të Amerikës, demokratët e kanë refuzuar këtë plan, pasi nuk trajton çështjen e 700 mijë të mbiquajturve “ëndërrimtarë”, individë të sjellë ilegalisht në moshë të mitur në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të Bordit Kombëtar të Shkencës, 30% e punonjësve me arsim të lartë në sektorët amerikanë të inxhinierisë dhe shkencave kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara. Presidenti Donald Trump dëshiron të vijnë në Amerikë më shumë emigrantë të tillë me kualifikime të larta.

“Një sistem i ri emigracioni që mbron rrogat e amerikanëve, që promovon vlerat amerikane, dhe që tërheq më të mirët dhe më të shkëlqyerit nga mbarë bota”, tha Presidenti Trump.

Shtetet e Bashkuara miratojnë çdo vit 1.1 milionë viza për qëndrim të përhershëm, të mirënjohura ndryshe si kartat jeshile.
Shumica u jepen të afërmve të shtetasve amerikanë, dhe një pjesë e vogël jepet për shkak të aftësive dhe veçorive profesionale.
Presidenti Trump dëshiron të ulë numrin e vizave që jepen për të afërmit dhe të rrisë numrin e vizave që ai i quan “të bazuara tek meritat”.

Gjithashtu, Presidenti dëshiron të përgjysmojë numrin e vizave që jepen për arsye humanitare, si p.sh. për azilkërkuesit dhe refugjatët. Mbi të gjitha, Presidenti Trump dëshiron t’i japë fund llotarisë amerikane. “Përzgjedhja e rastësishme është kundër vlerave amerikane”, tha Presidenti Trump.

Presidenti e emërton propozimin e ri “Viza për të Ndërtuar Amerikën”. Plani bazohet tek një sistem pikësh, tek mosha, njohuritë e gjuhës angleze, arsimi, ofertat për punësim apo premtimi për të investuar, si dhe kërkon kalimin me sukses të një testimi për historinë amerikane dhe qeverisjen.

Demokratët e refuzuan planin e Presidentit të bazuar tek meritat.“A po thuhet që familja nuk ka merita? A po thonë se shumica e njerëzve që kanë ardhur historikisht në Shtetet e Bashkuara nuk kanë merita pasi nuk kanë një diplomë inxhinierie?”, tha Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjithashtu, demokratët nuk e pranojnë propozimin e ri pasi nuk trajton çështjen e 700 mijë “ëndërrimtarëve”, persona të sjellë ilegalisht në moshë të mitur në SHBA, si dhe të miliona emigrantëve pa dokumenta që gjendet tashmë në Shtetet e Bashkaura.

“Nuk ka shanse të miratohet me ligj. Ai (Presidenti Trump) e pranoi vetë këtë gjë duke thënë në fund të fjalimit të tij se nëse nuk miratohet nga Kongresi i tanishëm, atëherë do të miratohet kur të zgjidhet sërish Presidenti dhe të krijohet Dhoma e re e Përfaqësuesve.

Mendoj se i pamë dy vite të këtij Presidenti dhe të Kongresi me shumicë republikane, periudhë gjatë së cilës ai nuk arriti dot asgjë për emigracionin. Prandaj, nuk mendoj se ky propozim ka ndonjë shans”, thotë David Bier, analist i politikave të emigracionit në Insitutitin Cato.

Propozimi gjithashtu nuk i jep zgjidhje aspektit të numrit të ulët të punëtorëve për profesione që nuk kërkojnë kualifikime të larta.“Ka sektorë të ekonomisë që ankohen se nuk gjejnë punëtorë dhe kanë nevojë për emigrantë, si p.sh. ndërtimi, bujqësia apo industria e mishit.

Ka shumë kërkesë në këto fusha. Një sistem emigracioni për individë me kualifikime të larta, megjithëse është i rëndësishëm, nuk jep zgjidhje për nevojat tona për punëtorë pa kualifikime të larta”, thotë Rick Su, profesor për legjislacionin e emigracionit në Universitetin Buffalo.

Presidenti Trump këmbëngul gjithashtu për ndërtimin e një muri në kufi, duke krijuar për këtë qëllim një fond me tarifa të mbledhura nga personat që kalojnë kufirin.

Basha: Rama nuk e arreston dot gjithë popullin. Shqipëria e frikës do të bjerë, Shqipëria e shpresës do të fitojë

Edi Rama ka vënë bast për Shqipërinë e frikës, që ka ndërtuar keta 6 vjet për të mundur Shqipërinë e shpresës.

Që Shqipëria e frikës të qendrojë, duhet të arrestojë gjithë popullin.

Që Shqipëria e tiranisë të qëndrojë, duhet të diktojë votime moniste në 5700 kuti votimi, votime me një kandidat ose kandidat të diktuar nga krimi.

Që Shqipëria e frikës të qëndrojë, duhet të detyrojë të gjithë shqiptarët rë largohen nga shtëpitë e tyre.

Nuk do t’ia dalë kurrësesi.

Veçanërisht tani që shqiptarët janë zgjuar, janë bashkuar, janë vetëdijësuar dhe kanë vendosur ta çojnë betejën deri në fund.

Jam sonte këtu për të ndarë bindjen më të thellë se Shqipëria e frikës do të bjerë, dhe ajo që do të qendrojë do të jetë Shqipëria e shpresës, do të jetë Shqipëria e vlerave dhe parimeve europiane, do të jetë Shqipëria e zgjedhjeve të lira e të ndershme, do të jetë Shqipëria e lirisë për sipërmarrësit, Shqipëria e dinjitetit për studentët dhe pedagogët, do të jetë Shqipëria që nuk do t’i largojë, por do t’i mbajë mjekët dhe infermierët për t’u shërbyer pacientëve tanë, do të jetë Shqipëria e pensionistëve dinjitozë që, më në fund, do të kenë shpërblimin për një jetë të tërë në sakrificë.

Do të jetë Shqipëria e fermerwve që nuk i hedhin në kanal, por i shesin produktet e tyre, do të jetë Shqipëria e dhembshurisë për të pamundurit. Mbi të gjitha, do të jetë Shqipëria e ndërtuar mbi të njëjtat vlera që ndërtohet Britania e Madhe dhe demokracia e saj, e zgjedhjeve të lira, e balancimit dhe ndarjes së pushteteve, do të jetë Shqipëria e lirisë dhe demokracisë.

10 pyetje Edi Ramës për…

Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar dënoi me 140 milionë euro shtetin shqiptar për shkak të veprimeve të paligjshme ndaj biznesmenit italian Francesco Becchettit.

Por lidhur me këtë çështje, që ditën e djeshme u anashkalua nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili ngre 10 pyetje, të cilave duhet tu përgjigjet kreu i qeverisë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

10 pyetje Edi Rames per krimin ndaj financave publike!!

Shqiperia eshte denuar te paguaje 140 milione euro bisnesmenit Becchetti per shkak te veprimeve te paligjshme, arrogante dhe arbitrare te Edi Rames dhe qeverise.

Jane 10 pyetje pergjigja e te cilave eshte detyrim i pakapercyeshem per te gjithe shqiptaret.

1.Perse nuk e ben publik qeveria vendimin?

2.Kush do ta paguaje kete shume marramendese?

3.Cilat jane veprimet antiligjore te qeverise,te cilet cuan ne kete vendim shume te rende.

4.Cila eshte pergjegjesia e Edi Rames ne kete çeshtje?

5.Cilat jane pergjegjesit e ekzekutivit individualisht ministra,drejtore qe lidhen me kete çeshtje?

6.Cilat jane pergjegjesite e prokurorise ne kete proces?

7.Çfare procesesh arbitrazhi te tjera jane duke u zhvilluar kunder qeverise dhe sa shkon vlera e tyre?

8.Perse nuk u mor asnje mase pas alarmit te dhene nga ministri i drejtesise ne letren derguar kryeministrit ne prill te vitit 2017?

9.Interesat e kujt jane favorizuar nga prishja e njeanshme e kontratave ku shteti rrezikon te humbase edhe qindra milion euro te tjera.

10.Perse prokuroria shqiptare nuk ka filluar ende ceshtjen penale ndaj Edi Rames dhe qeverise per shperdorim te detyres,qe me veprimet dhe me mosveprimet e tyre kane sjelle pasojen e demeve kolosale ndaj financave publike.

Pergjigjet e ketyre pyetjeve jane te pakapercyeshme per kete situate kritike dhe per rrezikun madhor te ekulibrave ekonomike te vendit si prove e administrimit kriminal shteteror,qe po i behet shtetit nga pushteti.

Deklarata e fortë e Bashës në Londër: Për demokraci janë këputur koka mbretërish

Per demokraci janë këputur koka mbreterish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo. Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dore, garancia për drejtesinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë.

Ligji eshte i barabartë për të gjithë. Prandaj, shqiptarët ia dalin të ndërtojnë në një kohë të shkurtër jetë shumë më të mirë në Angli se në shtëpi. Një qeveri që punon kundër qytetarëve bie. Ky është kufiri që ndan lirinë nga tirania, ku qeveria ka frikë popullin, opinionin publik.

Ndersa në Shqipëri është frika dhe terrori si mënyrë synimi. Baza e kësaj janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa pasur një parlament që është peng i votës së lirë jo i kriminelëve, nuk ka zhvillim ekonomik, mundësi të barabarta për të gjithë.

Basha në Londër: Në Shqipëri zien vullkani i zemërimit kundër qeverisë, kryeministri merr viza nga hunda…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u prit me entuziazëm nga komuniteti shqiptar i Britanisë së Madhe. Salla ku zhvillohet takimi në Londër u pushtua nga thirrjet “Rama ik, Rama ik”.

“Mirënjohje të thellë për pjesemarrjen masive dhe entuziaste qe më nderoni mua dhe delegacionin që me shoqëron në Londër. Dhe t’ju them se e ndjeva këtë mikpritje të ngrohtë që në orët e para të fluturimit nga Tirana në Londër, që kur mbërrita në aeroport i rrethuar nga dhjetëra bashkatdhetarë.

Të gjithë, ndryshe nga më parë, ishin plot shpresë e besim se rrugëtimin që kemi nisur do ta çojë Shqipërinë në një ndryshim historik e demokratik që do të përmiresojë jetën e shqiptarëve ne Shqipëri e kudo ku ata jetojnë. Në vetvete përbën nje frymëzim të jashtëzakonshëm per opozitën. Vendosmëria, entuziazmi dhe shpresa qe e kam prekur kudo në Shqipëri, e gjeta edhe me të ndezur tek shqiptarët e Londrës.

Mbi 30 të burgosur politik ka regjimi kriminal i Edi Ramës sot. Të gjithë me fëmijë të vegjël. Por që janë të vendosur për të bërë çdo sakrifcë për Shqipërinë. Sot ka dy Shqipëri. Shqipëria e hipokrizisë, e hiles, e korrupsionit, e shpërfilljes për fatin e njerëzve. E shqipërisë ku kemi një kryeministër që duhet sikur gjithë kohës ka tërhequr viza nga hundët.

Ka një padurim të madh që ndryshimi të ndodhë sa më shpejt, jo për të ardhur PD në pushtet, por për të patur të gjithë mundësitë për të jetust përmes ounës së ndershme. Kjo është beteja që luftojmë sot. Ata që mendojnë se kjo është luftë për pushtet, ndodhen vetëm në sipërfaqen e një vullkani zemërimi që zien shumë thellë.

Si ka mundësi 30 vjet ne jemi të fundit, sepse me gjasa edhe Maqedonia do të nisë bisedimet? Si ka mundësi që pas 30 vjetesh shqiptarët e kërkojnë emde fatin jashtë vendit?

Zemërimi është i ligjshëm sepse është marrë peng parlamenti, duke marrë peng parlamentin, merret peng qeverisja, duke shkaktuar krizë të thellë ekonomike”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.

Basha në Londër: Për demokraci janë këputur koka mbretërish
Per demokraci janë këputur koka mbreterish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo. Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dore, garancia për drejtesinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë.

Ligji eshte i barabartë për të gjithë. Prandaj, shqiptarët ia dalin të ndërtojnë në një kohë të shkurtër jetë shumë më të mirë në Angli se në shtëpi. Një qeveri që punon kundër qytetarëve bie. Ky është kufiri që ndan lirinë nga tirania, ku qeveria ka frikë popullin, opinionin publik.

Ndersa në Shqipëri është frika dhe terrori si mënyrë synimi. Baza e kësaj janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa pasur një parlament që është peng i votës së lirë jo i kriminelëve, nuk ka zhvillim ekonomik, mundësi të barabarta për të gjithë.

Basha në takimin e Londrës: Zgjedhje më 30 qershor me Ramën kryeministër nuk do të ketë!

Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Londër, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur edhe një herë se, zgjedhje më 30 qershor me Ramën kryeministër nuk do të ketë.

“Zgjedhje më 30 qershor, me Ramën kryeministër nuk do të ketë. Nuk ka gjykatë kushtetuese, nuk ka gjykatë të lartë. Nuk ka asnjë garanci ligjore. Kriza thellohet edhe më shumë se prokuroria ka funksionuar së lënuri prokurori dhe është kthyer në repart.

I është dashur Britanisë shekull të tërë për të ndërtuar një sistem demokratik vlerash. Për t’i ruajtur ato ky popull ka bërë sakrifica. Janë këputur koka mbretërish. Me vullnetin e popullit nuk luhet, sa herë mbreti futet në parlament për të prezantuar qeverinë e re, i përplaset dera.

Është një ceremonial sa herë që Elitzabet e Dytë hyn në parlament, për të kujtuar se themeli i demokracisë qëndron pikërisht te ndarja e pushteteve. As mbreti dhe askush nuk mund të ketë të gjitha pushtetet. Kjo është garancia për pavarësinë e gjykatave britanike”, deklaroi Basha.

Po e politizojnë edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Haris VONGLI

Po si nuk u dhemb sadopak se çfarë po i bëjnë këtij kombi?! Po polutizojnë dhe shkrijnë edhe Akademinë e Shkencave. Po ku janë këta intelektualë të Shqipërisë që e lejojnë një krim të tillë?! Ku janë këta shkencëtarë? Njerëz të letrave e dijedashës? Këta letrarë e të papolitizuar, ku janë? Pra nga e gjithë shumatorja e të ndriturve shqiptarë, i vetmi kandidat për në krye të Akademisë së Shkencave, madje pa asnjë konkurrent, na qenkërka z. Gjinushi?!

Po pse bëjnë sikur nuk e dinë, edhe ata pak që gjenden ndofta në udhë të mbarë, që shkatërrim i arsimit do të thotë robërim i së ardhmes dhe që përveçse rrezikojmë të kthehemi në azil pleqsh, rrezikojmë të mbetemi analfabet po ashtu, ndërsa politika dhe pushteti i babëzitur lëshon tentakulat e mjerimit kudo? Do bëhet një parti e re që do quhet “Partia Akademia e Shkencave e Shqipërisë”?!

Po pse po të ishte Akademia e Shkencave një qenie njerëzore, e do të merrej zvarrë kështu, atëherë do t’u vinte keq, sadopak?!
Po a e dini se për nga vlerat që ajo mbart është disa qenie bashkë, dhjetëra, qindra, mijëra, miliona?! Dhe këto miliona qenie njerëzore, shqiptarë, që po i robëroni për ditë, o plackitës e pushtues, po humbin shpresën sikurse dritën që veç dija mund ta japë aq sublime!

Profesor Fuga me të drejtë e quan këtë akt si “të paprecedent në asnjë nga akademitë e shkencave të Europës a të Botës”.

“Politizimi i shkencës dhe i kërkimit shkencor është akt i fundit i këtij kobi kombëtar ! Mendja e shqiptarit do të drejtohet zyrtarisht nga politika !”, shkruan ai, një ndër mendjet me të bukura që kemi mes nesh, dhe që nuk pushon së ngrituri zërin për problemet më madhore me të cilat përballet Shqipëria sot.

Turp e faqe zezë!

Kaq të verbër të jeni? Kaq pak e doni vendin, shtëpinë tuaj? Ndonjëherë më duket krejt absurde dhe naive tek përpiqem kaq shumë për të sjellë ndryshime. Në Shqipëri ka pllakosur zia kombëtare, në çdo fushë! Mjerë ne! Duan ta gllabërojnë edhe Akademinë e Shkencave, si çdo centimetër fizik e shpirtëror të këtij vendi.

Ambasada e SHBA: Protesta në të gjithë vendin

Ambasada e SHBA lajmëron qytetarët amerikanë lidhur me atë që pritet të ndodhë në Shqipëri ditët në vijim. Sipas njoftimit të ambasadës, pritet që të ketë demonstrata në të gjithë vendin, data dhe kohëzgjatja e të cilave mbetet e panjohur.

Mesazhi “alert” iu është shpërndarë sot qytetarëve amerikanë nga ambasada. Atyre u bëhet thirrje Atyre u bëhet thirrje që të shmangin vendet e protestave, përfshirë edhe godinat qeveritare ku janë zhvilluar gjashtë protesta kombëtare prej 16 shkurtit.
“Në protestat e mëparshme u përdorën pajisje shpërthyese. Në protestat e mëparshme u përdorën edhe molotov.

Shtetasit amerikanë të shmangin godinat qeveritare. Mund të ketë bllokime të rrugëve kombëtare. Demonstratat mund të ndodhin në gjithë Shqipërinë”, thuhet një njoftimin e ambasadës amerikane të shpërndarë për shtetasit e saj në vendin tonë.

Basha takim madhështor me emigrantët në Angli, shpërthen salla: Rama ik!…

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës, Lulzim Basha u prit me entuziazëm nga komuniteti shqiptar i Britanisë së Madhe. Salla ku zhvillohet takimi në Londër u pushtua nga thirrjet “Rama ik, Rama ik”.

Edhe nga Londra ka ardhur sërish i njëjti mesazh për kryeministrin Edi Rama, që ai të largohet sa më parë.

Basha u shpreh se beteja që ka nisur opozita në Shqipëri synon fundin e tranzicionit 30-vjeçar në vend.

“Rrugëtimi që kemi nisur do t’i çojë shqiptarët drejt një ndryshimi historik kudo që ata jetojnë. Kjo përbën një frymëzim për mua, PD dhe opozitën shqiptare. Ka një padurim më të madh që ndryshimi të vijë një orë më parë.

Ka një shpresë e madhe se ajo që po vjen nuk është thjesht një ndryshim politik i rradhës, por mbi të gjitha fundi i një tranzicioni prej 3 dekadash. Ardhja e standarteve britanike të drejtësisë, të mundësive për të gjithë dhe mirëqënies së garantuar prej punës së ndershme dhe konkurrencës. Kjo është beteja që bëjmë sot”, u shpreh Basha.

Para se të niste bashkëbisedimin me shqiptarët, emigrant në Britaninë e Madhe, Basha përcolli një mesazh live nga Londra.

“Në vijim të vizitës time në Parlamentin britanik dhe instuticionet e qeverisë britanike, ndodhem sot në takimin më të bukur, në takimin me bashkëatdhetarët tanë, të cilët e kanë mbushur plot këtë sallë. Janë mbledhur të lajmëruar në një kohë shumë të shkurtër, por nuk mungon entuziazmi dhe shpresa  për ndryshimin që po vjen.

Do të zhvillojmë një bashkëbisedim jo vetëm për takimet e mia në londër, por edhe për të diskutuar problematikat dhe zgjidhjet për qytetarët tanë në emigracion”, u shpreh Bashan ë komunikimin e tij live ku përcolli edhe entuziazmin e jashtëzakonshëm të emigrantëve shqiptarë.

Ish-deputeti: Sahit Dollapi u trajtua si kriminel, 467 drejtues policie pjesë e elektoratit të PS

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, duke iu kthyer dhunës barbare të ushtruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndaj Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi, tha nga studio e Fax News se Dollapi është trajtuar si kriminel dhe se policia ka marrë masa ekstreme pa qenë nevoja.

“Kjo që ka ndodhur me zotin Dollapi është jo vetëm totalisht e paligjshme, por edhe e pa justifikuar në asnjë lloj mënyre në asnjë rrethanë. Edhe në traditën tonë policia, Edi Rama, Leshi apo kushdo që janë zinxiri komandues i këtyre trimave që dalin edhe dhunojnë barbarisht njerëz në mes të rrugëve, nuk kanë bërë thjesht një shkelje ligjore…”

Strazimiri e ka cilësuar apo ashtu të papranueshme dhunën e përdorur ndaj gazetarëve.

Po ashtu, duke falenderuar mediat për transmetimin e momentit të dhunimit të Dollapit, Strazimiri u shpreh se në qoftë se kjo dhunë do të kishte ndodhur jashtë kamerave reagimi do të kishte qenë ndryshe.

“Kjo dhunë mund të kishte ndodhur edhe jashtë kamerave dhe imagjinoni se cili do të kishte qenë reagimi i këtyre kriminelëve me uniform për të vërtetën e tyre mbi ngjarjen. Të cilët e filluan në këtë mënyrë dhe pas disa orëve hoqën dorë… është dashur edhe ndërhyrja e Presidentit të Republikës që Sahit Dollapi të marri mjekimin e nevojshëm”.

Ish-deputeti nuk ka nguruar të akuzojë qeverinë si përgjegjësen kryesore për vendosjen si drejtues policie, sipas tij, persona të cilët kishin punuar për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve, ndërsa iu është drejtuar këtyre të fundit për dhunën ndaj Dollapit si, “grup rrugaçësh që bëjnë thjesht sherr rruge”.

“Zoti Ristani i cili atëherë ka qenë drejtues i këtij komisioni ka publikuar një listë që të gjithë 467 drejtuesit e rimarrë dhe futur në polici janë pjesë e elektoratit të PS-së o në cilësinë e Komisionerit, o në cilësinë e vëzhgusit, o në cilësinë e numuruesit ose në cilësinë e financuesit dhe këto janë dokumente shtetërore.

Edhe sikur të ishte kriminel Sahit Dollapi nuk duhet të ishte trajtuar në atë mënyrë, sepse këta janë thjesht një grup rrugaçësh që bëjnë thjesht sherr rruge”, tha Strazimiri.