18.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Sa po i kushtojnë Italisë zgjedhjet e BE-së

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave të BE dhe detyrimet qeveritare fshihen.

Italia, shkruan gazeta e Romës, „La Repubblica“ ndodhet „nën vëzhgimin e veçantë të tregjeve“. Kjo është e vërtetë. Reagimet e tregjeve financiare për shprehjet e politikanëve të Romës, pasojnë pothuajse në të njëjtën kohë. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini i Legës së djathtë godet kundër kritereve europiane të stabilitetit, duke thënë shprehimisht: „Ato nuk na bëjnë fare përshtypje“- dhe kostot e borxheve shtetërore italiane shkojnë në stratosferë.

Ministri i Ekonomisë, Giovanni Tria thekson se vendi ndodhen nën detyrime të caktuara dhe se tregjet do të qetësohen sërish. Nervoziteti vazhdon të mbetet. Dhe ai do të vazhdojë të jetë prezent edhe gjatë zgjedhjeve europiane që mbahen nga 23 deri 26 maji. Deri atëherë kokoshët që zihen vazhdojnë të qeverisin në Romë.

Rrëshqitje me shpejtësi
Thjesht me shifra rrëshqitja e kushtueshme me shpejtësi e borxheve shtetërore italiane u zhvillua kështu: Ditën e martë renditet e borxheve dhjetëvjeçare të Italisë u rritën në dy muaj e gjysmë me 2,80 përqind. Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë, që shihet prej shumë vetëve si kryeministri në prapaskenë i vendit, pati thënë më parë se qeveria e Romës është e gatshme që të injorojë rregullat e BE për defiçitet dhe të rrisë deri në 140 përqind zhvillimin e ekonomik vjetor, që aktualisht është rreth 130 përqind, në mënyrë që të përshtatet me koniunkturën.

Renditet e borxheve shtetërore dhjetëvjeçare ranë në 2,751 përqind pasi kolegët e kabinetit, Tria dhe është po ashtu zëvendëskryeministër Luigi Di Maio nga „Lëvizja pesë yjet“, u munduan të sheshonin fryrjen e borxheve. Edhe ditën e enjte ata u morën me këtë punë me këmbëngulje. Pas shifrave fshihet një rrezik serioz për Italinë. Prandaj në vend ndiqet me kujdes të madh i ashtuquajturi „spread“, pra distanca midis borxheve shtetërore italiane dhe borxheve shtetërore gjermane. Ditën e mërkurë „spread“ u rrit me 2,9 përqind. Kur kjo shifër arriti 3,5 përqind, ish-kryeministri italian Berlusconi humbi postin.

Mes shteteve të mëdha europiane, Italia është vendi i BE me borxhet më të mëdha. Kuota e borxheve ishte në vitin 2018 në 132,2 përqind, ndërkohë që kriteret e BE e lejojnë të jetë deri në 60 përqind. Një vlerë rekord për Italinë: 2,4 bilionë euro. Një pjesë e madhe e këtyre borxheve të shtetit italian i mbajnë bankat italiane. Më shumë se 400 miliardë euro borxhe shtetërore të Romës, janë shkruajtur në bilancet e bankave, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila thekson se kjo është më shumë se kapitali që ka i gjithë sistemi bankar të vendit.

Rreziqe për bankat
Kostot e larta të borxheve shtetërore rëndojnë jo vetëm buxhetin italian. Përqindjet e larta duhet të paguhen në vijimësi dhe kufizojnë hapësirën për shpenzime të tjera. Rreziqe për bankat janë edhe humbjet e kursit të borxheve shtetërore, të cilat dobësojnë kapitalin e bankave dhe krijojnë frikë për kosto më të mëdha financiare.

Për të vlerësuar nervozitetin e tregjeve duke pasur parasysh këto shifra, ndihmon të hidhet një vështrim mbi shprehjet që lëshon politikani i Legës, Salvini. „Nuk është vetëm e drejta ime, por edhe detyra ime që të mos merrem me kufizime të caktuara europiane, prej të cilave vuajnë miliona italianë,“ tha ditën e martë ai për stacionin RAI. Rregullat për zonën e euros ai i vlerëson „se i ka kaluar koha, kufizime fiskale, që na i detyron BE“. Ato janë të vjetëruara dhe nuk kanë rëndësi.

Aktualisht Salvini mundohet të lidhë koalicion me parti të tjera të djathta në Europë, dhe kërkon që ta shtyjë djathtas humbjen e shumicës në Europë, gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Pozicione si ai i Salvinit ngarkon gjithnjë e më shumë monedhën e përbashkët europiane. Pas fjalimit të fundit të politikanit të Legës, Euro ra ditën e mërkurë deri në 1,1178 dollarë.
Ekonomi e dobët
Tregjet do i kishin injoruar fjalime të tilla gjatë fushatës elektorale, nëse gjendja ekonomike e vendit do të jepte arsye për të shpresuar. Sipas vlerësimeve të fundit të Komisionit të BE-së, deficiti shtetëror i Italisë është rritur në 134 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Vitin tjetër priten të jenë 135 përqind. Përkundër kësaj forca ekonomike në tremujorin e fundit të viti ra dhe plusi në tre muajt e parë të këtij viti është 0,2 përqind. Për gjithë vitin Komisioni i BE parashikon rritje ekonomike prej 0,1 përqind.

Në vitin 2018 niveli i papunësisë ndodhej në 10,5 përqind. Papunësia tek të rinjtë është shumë më e lartë dhe arriti 30 përqind. Shqetësuese është edhe zhvillimi i industries: Një fazë dobësimi me ulje të prodhimit karakterizoi katër muajt e pare të vitit. Edhe viti 2018 pati rritje prodhimi prej 0,8 përqind, vlerën më të ulët që prej 2014. Tendenca e keqe vazhdon: Në muajin mars Zyra Italiane e Statistikave, Istat, njoftoi uljen e prodhimit industrial në 0,9 përqind

Aprovimi i zgjedhësve për partinë e burrit të fortë të Italisë, ministrit të Brendshëm Salvini duket ta ketë lënë pas krahëve pikën kulminante. Partia e tij Lega, doli në sondazhet për zgjedhjet europiane me mesatare 31,6 përqind, duke qenë pas partive të tjera sidomos pas partnerit në koalicion, Levizja pesë yjet. Gazeta “Corriere della Sera”, njoftonte sidoqoftë në një sondazh të vetin se në muajin maj Lega, ndodhej në 30,9 përqind të miratimit nga zgjedhësit. Një muaj më parë kjo shifër ishte 36,9 përqind.

Zgjedhjet vendimtare të Bashkimit Europian

Zgjedhet për parlamentin europian në fund të muajit maj do të japin drejtimin. A do të ketë kthim tek arsyeja në nivel kombëtar apo më shumë integrim për një force globale? Bernd Rieger raporton nga Brukseli.

„Më 26 maj ne ndodhemi para zgjedhjeve vendimtare për kontinentin,“ thotë kryetari i fraksionit të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber, në javën e fundit të takimeve për zgjedhjet europiane që zhvillohen në plenium.

Jo vetëm Weber, kandidati kryesor i familjes së partive ku merr pjesë edhe ai, por edhe shumë politikanë të kampeve të tjera i kanë deklaruar zgjedhjet për Parlamentin Europian, si zgjedhje që vendosin fatin. Për Weberin, kristiandemokrat që kërkon të marrë postin e Presidentit të Komisionit të BE, në fund të majit kemi të bëjmë me një luftë dyshe midis pro- europianëve dhe nacionalistëve. ”

Kjo Europë, në të cilën jetojmë sot është një Europë e mirë. Ne nuk do lejojmë që ajo të shkatërrohet nga nacionalistët,“ thotë Manfred Weber. Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë populistë të djathtë dhe skeptikë ndaj Europës në vendet anëtare të BE-së. Sipas sondazheve ata mund të marrin 20 përqind të mandateve

Europë e Orbanit apo Europë e Macronit?
Për kryeministrin nacional- konservator të Hungarisë, Viktor Orban, bëhet fjalë për një ndeshje midis demokratëve iliberalë, të cilët përfaqësohen prej tij, dhe demokratëve liberalë. Këta duan ta „ndryshojnë“ popullsinë e Europës dhe ta islamizojnë duke futur migrantë, pretendon kryeministri hungarez, i cili është i lidhur me të djathtët gjermanë, francezë, danezë dhe italianë.

„Ne duhet të kuptojmë se Europa ndodhet në një moment kthese,“ thotë Orban në fjalimin e mbajtur në festën kombëtare hungareze. Kush mirëpret migrantët ilegalë dhe refugjatët, „krijon kombe me rraca të ndryshme. Në vende të tilla marrin fund traditat historike dhe krijohet një rend i ri botëror.“

Armiku më i dashur për populistët e djathtë të lloji të Viktor Orbanit, ose ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini, ose të kryetarit të FPÖ-së austriake Hans Christian Strache është presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai i ka shpallur luftë “demokratëve iliberalë“ dhe kërkon „rilindjen“ e Europës, solidaritetit dhe dhembshurisë.

Edhe për Emmanuel Macronin, i cili propozon reforma të mëdha, dita e zgjedhjeve është ditë fati. „Lufta më e rëndësishme në këto zgjedhje është beteja midis atyre që besojnë tek Europa dhe atyre që nuk besojnë “, thotë presidenti francez katër javë para zgjedhjeve, në një aktivitet të mbajtur në Paris.

Jo vetëm migracion
Vendet e punës, migracioni, mbrojtja e klimës, politika tregëtare, roli më i madh i Europës në botë. Këto janë temat me të cilat duhet të merret BE vitet e ardhshme, thonë partitë e etabluara pro Europës. Kandidatët kryesorë, Weber (kristiandemokrat) dhe Frans Timmermans (socialist) nuk ndryshojnë shumë nga njëri tjetri.

Të dy duan për shembull partneritet të ri me Afrikën, që të ketë më shumë investime tek vendet e origjinës së refugjatëve. Për populistët e djathtë nga ana tjetër ekziston vetëm një temë: izolimi, rrethimi dhe mbajtja e migrantëve jashtë Europës, thotë për shembull ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarty: “Për ne marrja e shumicës kundër migracionit është synim i rëndësishëm. Dhe Hungaria do të japë kontributin e saj.“

Populistët e djathtë i premtojnë zgjedhësve një BE krejt tjetër, në të cilin shtetet nacionale të rimarrin të drejtat që gjoja i kanë humbur dhe që Brukseli të shfuqizohet si qendër. Frans Timmermans, kandidati kryesor i socialistëve dhe aktualisht zëvendëspresident i Komisionit të BE në Bruksel, thotë se kjo është marrëzi.

„Ne nuk do ia japim pushtetin ekstremistëve në Europë. Këto zgjedhje janë vendimtare. Zgjedhja është në dorën tuaj. Ju e merrni vendimin cilën Europë do të kemi pesë vjetët e ardhshme,“ thotë Timmermans në një debat të zhvilluar në televizionin gjerman.

“BE ka forcë rezistence”
Përbërja e parlamentit të ri do të detyrojë kristiandemokratët, socialdemokratët, liberalët dhe Të gjelbërit që të punojnë në një koalicion të madh, mendon eksperti europian, Janis Emmanouilidis nga fabrika e ideve “European Policy Centre” me qendër në Bruksel. BE nuk do të ketë pas zgjedhjeve ndryshim total kursi, mendon Emmanouilidis.

“Ne nuk do të shohim ndonjë marrje të BE nga armiqtë e saj. Kjo duhet parë me sy kritik, por nuk duhet ekzagjeruar dhe parë shumë negativisht. Vitet e fundit BE ka treguar një forcë të madhe rezistence. Kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen.”

E rëndësishme është për parlamentin e ri që pas përballimit të krizës së borxheve dhe të migracionit të armatoset për krizat e reja në ekonomi, në raport me SHBA, Rusinë dhe Kinën. Edhe këtu kemi të bëjmë me marrje vendime për drejtimin që do të jepet, paralajmëron eksperti i Europës, Emmanouilidis: “Do të ketë kriza të reja. Sot nuk dihet nëse këto kriza do të trazojnë edhe problemet e vjetra apo do të ketë sfida të reja. Ne duhet të jemi të përgatitur për të përballuar sulmet.”

BE duhet të përqëndrohet pas zgjedhjeve kryesisht tek zhvillimi ekonomik dhe afrimi i niveleve të jetesës midis veriut të pasur dhe jugut të varfër, mendon studiuesi i BE, Karel Lannoo, nga „Qendra për studimin e politikës europiane“, në Bruksel.

Vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhen problemet me populizmin e djathtë, tendenca e të cilës shihet të jetë më e fortë në vendet e varfëra. Karel Lanoo kërkon “më shumë integrim“. „Më e rëndësishmha është që të forcojmë tregun e brendshëm në Europë dhe të bëjmë më shumë tregëti jashtë Europës.

Brenda për brenda Europës ne duhet të mendojmë më shumë për politikën energjetike, ekonomike digjitale dhe më shumë liri lëvizje për njerëzit. Jashtë Europës ne duhet të merremi më shumë me tregtinë e lirë, e cila është sulmuar shumë që kur Trump është president. Ka mundësi që të vendosen më shumë tarifa doganore.”

Të shijohet momenti i demokracisë
Çështje vendimtare, moment kthese, rrugë që ndahen. Imazhet që përdoren për fushatën elektorale për zgjedhjet që mbahen më 23 deri 26 maj, janë dramatike. Sigurisht, që zgjedhjet janë të rëndësishme, mendon zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, por nuk duhet tepruar.

„Unë marr pjesë prej disa vitesh në politikën europiane. Mua nuk më kujtohet të ketë pasur zgjedhje ku nuk është thënë: „Europa ndodhet në moment kthese“. Në një moment të tillë ne ndodhemi gjithnjë, dhe është në rregull që është kështu,“ thotë Margaritis Schinas në një intervistë për “euronews”. “Ne nuk duhet t’i drejtojmë në mënyrë shumë dramatike zgjedhjet europiane. Ky është moment i demokracisë europiane dhe ne duhet ta shijojmë në njëfarë mënyre.“

Presidenti Trump paraqet propozimin për ndryshime në sistemin e imigracionit

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do që të rekrutojë më të talentuarit.
Propozimi për ndryshimin e ligjeve të imigracionit, vjen pas vitesh hapash prapa dhe ngecjesh.

`Ne diskriminojmë kundër gjenive. Ne diskriminojmë kundër të shkëlqyerve. Kjo nuk do të ndodhë me me këtë miratim”, tha ai, duke shtuar se ligjet aktuale favorizojnë imigracionin e bazuar tek lidhjet familjare, ndërsa ai do që të jetë i bazuar tek merita.

Plani ka si synim ta largojë procesin e miratimit të kërkesave të imigracionit nga lidhjet familjare dhe nevojat humanitare. Sipas Shtëpisë së Bardhë, plani do të forcojë sigurinë e kufijve dhe të krijojë një sistem bazuar tek merita.

Plani do ta eliminonte krejtësisht programin e lotarisë amerikane, në bazë të së cilit u jepen karta të gjelbra 50,000 njerëzve nga vende me përqindje të ulëta imigrantësh në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump tha se ata që vijnë përmes lotarisë, janë njerëz me aftësit të ulëta.

Propozimi i zotit Trump, do ta mbante numrin e kartave të gjelbra dhe statusit të banorit të përhershëm në rreth 1.1 milionë në vit, por do të ndryshonte mënyrën se si atë përcaktohen, duke u dhënë përparësi individëve me aftësi të veçanta dhe të arsimuar, me perspektiva punësimi apo investimesh, në vend të lidhjeve familjare me qytetarë amerikanë, ose nevojave humanitare.

Aktualisht, 12 për qind të imigrantëve lejohet të vijnë në Shtetet e Bashkuara, bazuar në aftësitë e tyre dhe 66 për qind farë lidhjeve me famljare që janë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas planit, 57% për qind e vizave të imigrantëve do t’u jepen individëve me aftësi të veçanta apo oferta punësimi dhe vetëm 33% personave me lidhje familjare. Vizat për arsye humanitare duhet të reduktohen nga 22% në 10%.

Presidenti Trump tha se do që propozimet e tij të miratohen nga Kongresi, por plani i tij nuk është mbështetur deri tani as nga partia e tij republikane, aq me pak nga demokratët që e kanë kundërshtuar. “Nëse plani nuk miratohet nga ky Kongres, tha zoti Trump, atëherë do ta miratojmë pas zgjedhjeve ku do të fitojmë”.

Paralajmërimi i fortë nga Shkodra për protestën e ardhëshme: Do të gjunjëzojmë kryehorrin…

Partia Demokratike ka nisur punën për organizimin e protestës së 25 majit. I deleguari i PD-së në qarkun e Shkodrës, Flamur Noka tha se kjo do jetë protesta më e madhe që do zhvillohet nga opozita.

Ndërsa theksoi se do gjunjëzojë kryeministrin Rama, duke e quajtur një kryehorr dhe kryebandit.

“Largimi i Ramës është emergjent, pasi Shqipëria po rrëshqet çdo dite drejt diktaturës. Sot të gjithë jemi dëshmitar të arrestimeve politike, ai po tenton të rikthejë diktaturë. Largimi i tij emergjencë kombëtare. Ne jemi duke intensifikuar aksionin dhe duke u bërë gati për protestën më të madhe të historisë, atë të 25 majit, që do te gjunjëzoje kryehorrin dhe kryebanditin Edi Rama”.

Noka shtoi se Rama është rrëzuar nga qeveria de facto dhe se shumë shpejt do vijë dita që ai do rrëzohet de juro.

“Ajo që është e qarte sot, është se Edi Rama de facto është i rrezuar. Ai nuk po qeveris, por kapet me kthetra pas karriges. Shpreson se mund të shtyjë ditët ne pushtet duke shkatërruar shtetin. Shpreson dhe beson se mund te shtyje ditët duke e kthyer shtetin në policor, ku dhunon opozitën dhe qytetarët dhe jo bandat e krimin.

De juro do të jetë e shpejtë dita që do të largohet. Sa më parë të largohet aq më mirë do të jetë për të. Është përpjekur të kërcënojë qytetarët me gjyqe politike, por burgu që kërcënon është vendi i tij. Sa më shumë të zgjasë aq më shumë afron burgun e tij”, tha Noka.

Noka u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që më 25 maj të marshojnë drejt Tiranës për të rrëzuar qeverinë Rama.

“25-sa është apel për çdo shqiptar, të shkojmë drejt Tiranës dhe ti japim goditjen finale klikës se dhunës. Do të jetë protesta më e madhe dhe që do ti japë një leksion qeverisë së krimit”, deklaroi Noka.

Një hetim i ri për rolin e Ramës në vrasjet e 21 Janarit me kreun e grupit të zjarrit të Gardës

Hajro Çini M.A

Askush nuk ka mëdyshime se sulmi mbir endin kushtetues më 21 janar e organizoi Rama me bandën e tij. Më 20 janar, i sigurtë në suksesin e Grushtit të Shtetit, ai deklaronte se do të shkelej mbi viktima. Një nga mbështetësit e tij, Ngjela, profetizonte 13,000 tëvrarë (asgjënukjanë), që ata tërrëmbenin pushtetin. (Siç kishin bërë më 1944 dhe 1997)

Unë nuk kamdyshime se në këtë aktivitet antikushtetues, Rama kishte mbështetje të brëndshme dhe ndërkombëtare. Në Tiranë kishte mbështetjen PresidentitTopi, i cili i kishte vënë në dispozicion Kryeprokuroren Ina Rama dhe SHIK, ndërsanë botë kishte Sorosin.

Kohët e fundit ka disa zhvillime shumë interesante dhe ndriçuese. Veterineri Topi ka botuar një libër. Unë kam dyshimet e mia në se vetë Topi është autori, apo është si Veprat e Enver Hoxhës, pas ngordhjes, që ja shkruantte Instituti i “Studimeve” Marksiste-Leniniste.

Në atë libër Topi kujton se i kishte shkuar nëzyrë Basha dhe i kishte kërkuar që të ndërhynte tek Ina Rama që ajo të mos arrestonte zinxhirin drejtues të Gardës. (Marrëveshjeqëmë pas e bëri Ambasadori Amerikan Arvizu) Topi jo vetëm që nuk e kishte pranuarsi ide, përkundrazi kishte kërcënuar ish ministrin që të rregollojë letrat e tij se ai (Topi) i kishte dhënë të gjithë mbështetjen Kryeprokurores. Unëkuptoj se e gjithë lufta e Topit (dhe Ramës) ishte kundër Kryeministrit Berisha.

Kanë kaluar mbi 8 vjet dhe askush, nga ata që u akuzuan, nuk është dënuar për ata 4 të vrarët. 6 vjet që Rama është kryeministër dhe që kontrollon të gjithë degët e pushtetit me përjashtim të vetëm të opozitës dhe Presidencës.

Së fundi ai bëri një zbulim të çuditshëm. Gardisti AgronMalaj – sipasRamës, ka qënë i infiltruari i PS-së në Gardë. Ky zbulimi Ramës nxjerr në pah shumë gjëra ilegale, dhe ngre shumë pikëpyetje.
E para, një Gardist, si ushtarak, duhet të jetë i depolitizuar, sipas Kushtetutës.

Rama dukshëm nukrespektonKushtetutëdheipërdorInstitucionet e Pavarurapërarsyet e tijkriminalepolitike. Sëdyti, pseiduhejkuiinfiltruarnënjëInstitucionKushtetues?! Dhepse ka viteqëpromovohetnga Rama nëPolitikë?

Vetëm duke jure feruar deklaratave publike të Ramës, ai e dinte që para 21 janarit se do të kishte viktima, ai paska pasur të infiltruarit e tij në grupin e armatosur të Gradës. Presidenti e dinte që para se të kryhej hetimi se Kryeprokurorja do të ngrinte një akuzë të rëndë dhe këshillonte ish ministrin e brëndshëm që të bënte kujdes, duke aluduar se shënjestra e tij, Ramës, Ina Ramës, nuk ishte askush tjetër, përfshirë Metën, që ishte “preteksti”, por direct Kryeministri.

Pse paragjykohej Kryeministri që para se të fillonte hetimi i Prokurorisë?! Unë nuk kam asnjë dyshim se banditët Grushtetas e bënin pikërisht për të rrëzuar me dhunë rendin kushtetues.
Çfarë ndodhi më pas?

Soros ishkruan më 24 janar 2011 letër Hillary Clinton, atë kohë Sekretare e Shtetit, që të hapte një hetim ndërkombëtar dhe i propozonte që në krye të hetimit të ishte një nga tresoroistët europjanë. (Carl Bildt, Martti Ahtisaari ose Miroslav Lajcak.) (https://ëëë.rt.com/usa/355639-soros-clinton-albania-ëikileaks/)
Se ku e gjen të drejtën të fuse hundët Soros në Shqipëri apo në Departamentin e Shtetit, askush me mëndje të kthjellët nuk mund ta shpjegojë.

Për fat hetimi ndërkombëtar, që hetoi ngjarjet e 21 janarit nxorri fajtore opozitën dhe jo qeverinë.
Por ka njëzhvillim të çuditshëm. FBI e mori përsipër hetimin dhe nxorri një raport ku flitej se cila armë kishte nxjerrë zjarr. Tani se sa i besueshëm është ai raport, kur e gjithë kupola drejtuese e FBI-së është pushuar, nga puna dhe shpresohet se do të hetohet penalisht, për tentative Grusht Shteti kundër Presidentit Trump.

Shqipëria, duhet, sapo qeveria dhe parlamenti të çlirohet nga krimi i organizuar, të rihapë hetimin e 21 janarit 2011, dhe të kërkojë eksperizë Gjermane, Angleze dheIzraelite (veçanërisht) se kush ka qënë ai që ka qëlluar mbi njerëz dhe ka vrarë.

Garda ka pasur të gjithë të drejtën ligjore të përdorë armët në mbrojtje të Kryeministrisë. Ligji për Gardën, Nr. 8869 datë 22.05.2003 (kur në fuqi ishin socialistët.) në nenin e mëposhtëm i jap të drejtë ligjore plotësisht Gardës:

Neni 25
Punonjësi i Gardës përdor armën në rastet e përcaktuara në ligjin nr.8290, datë 24.2.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, si dhe në rastet kur sulmohen: personalitetet e larta shtetërore tëv endit dhe të huaja; rojet dhe objektet në ruajtje.

Por të qëllosh mbi demostrues, edhe pse ligjërisht i lejuar, pert ishërbyer, një bande kriminale, që jeta vërtetoi se e donte pushtetin për ta vjedhur dhe kriminalizuar Shqipërinë, është abuzim kriminal me ligjin, dhe një hetim i ri, ndërkombëtar, bazuar në deklarimet e fundit publike të Ramës, dhe libri i Topit, do të vëjë të drejtën një herë e përgjithmonënë vend.

Ish-presidenti i Barcelonës: Duhet të udhëtonim me tank për të firmosur me Maradonën

Nuk ishte e lehtë për Barcelonan të firmoste me Diego Maradonan në vitin 1982 teksa tifozët argjentinas ishin të dashuruar pas tij.

Joan Gaspart, i cili ishte zv.presidenti i klubit gjatë asaj kohe, ka shpeguar se drejtuesit duhet të shoqëroheshin me tank në aeroport kur shkuan në Argjentinë për të firmosur me të.

“Mbaj mend se shkuam në aeroport me tank sepse policia na tha se kishte rrezik të na sulmonin në rrugën nga hoteli drejt avionit,” rikujton Gaspart gjatë një interviste me kanalin e Youtube “Idolos”.

“Të largoje Maradona-n nga Argjentina në atë kohë ishte si një sulm ndaj tifozëve të Boca Juniors. Kështu që u futëm në tank dhe me makina dhe motorë policia na kanë shoqëruar deri te shkallët e avionit. Ata nuk na braktisën derisa u ulëm në vendet tona”.

Gazeta e madhe angleze: Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli këtë verë

E përditshmja angleze, DailyMail, e ka publikuar një artikull, ku pretendon se Liverpooli ka në plan t’i shesë një numër të futbollistëve këtë verë, përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin.

Xherdan Shaqiri u transferua në Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, për 13 milionë funta nga Stoke City. Megjithatë, ky sezon i parë mund të jetë edhe i fundit për 27-vjeçarin në Anfield, transmeton Gazeta Express.

DailyMail e ka publikuar një artikull ku i parashikuar transferimet dhe shitjet që do t’i bëjnë top gashtë klubet e Anglisë këtë sezon. Në këtë artikull, Shaqiri bën pjesë te lojtarët që Liverpooli mund t’i shesë.

Përderisa Liverpoolit po synon ta transferojë një portier, një mbrojtës anësor, një sulmues anësor dhe një qendërsulmues, Shaqiri dhe disa të tjerë pritet të shiten në mënyrë që klubi t’i financojë këto transferime.

Tani Liverpooli i ka në buxhet vetëm 100 milionë funta, mirëpo përmes shitjes së lojtarëve, ky buxhet do të rritet më shumë. Sipas DailyMail, këta janë lojtarët që mund ta kenë luajtur sezonin e fundit në Liverpool:

Simon Mignolet, Alberto Moreno, Daniel Sturridge, Dejan Lovren, Rafael Camacho, Xherdan Shaqiri, Harry Wilson, Marko Grujic, Ryan Kent, Nathaniel Clyne, Taiwo Awoniyi and Sheyi Ojo

Xherdan Shaqiri i ka luajtur gjithsej 30 ndeshje për Liverpoolin këtë sezon, shumicën duke u inkuadruar nga banka rezervë gjatë pjesës së dytë të ndeshjeve. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar pesë të tjera.

Allegri largohet nga Juventusi

Juventusi e ka publikuar një deklaratë ku konfirmon se trajneri Massimiliano Allegri nuk ta drejtojë skuadrën e “Zonjës së Vjetër” sezonin e ardhshëm.

Një konferencë e përbashkët për media do të zhvillohet nesër, para ndeshje së fundit të këtij sezoni të Serisë A, të cilën Juventusi do ta zhvillojë në shtëpi kundër Atalantas, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të thotë se kontrata e Allegrit është përfunduar para kohe me marrëveshje të përbashkët, pasi që kontrata e tij ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020.

“Massimiliano Allegri nuk do të jetë i ulur në bankën e Juventusit për sezonin 2019/20”, shkruhet në deklaratën e lëshuar në faqen zyrtare të klubit/

“Trajneri dhe presidenti i klubit, Andrea Agnelli do të takohen nesër me mediat për një konferencë për shtyp, në orën 14:0 në stadiumin Allianz”.

Allegri ishte trajner i Juventusit për pesë sezone, gjatë së cilave e fitoi pesë herë radhazi titullin e Serisë A dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve dy herë.

Disa takime janë mbajtur gjatë ditëve të fundit mes Allegrit dhe Agnellit për të ardhmen e trajnerit, por duket se planet e Allegrit nuk u përshtatën me ato të bordit të klubit.

Njeriu i memeve godet sërish Ramën: Vajza që shihni në foto ka ditëlindjen, po nuk…

Vajza e Dorian Protoduarit, i cili qëndron prej muajit Shkurt në burg, pas protestës së mbajtur nga ana e opozitës, ka sot tre vjetorin.

E padyshim këto muaj kanë qenë të trishtë dhe për vogëlushen Edea, e cila është detyruar që të mos takojë të atin e saj, protesta e të cilit ka pasur si qëllim vetëm mbrojtjen e banesës, ku e vogla do të mund të kishte një të ardhme të sigurt.

Ka qenë Gent Sejko ai që ka publikuar një foto të Edeas, dhe një vërejtje për kryeministrin Edi Rama.

“Zoti kryeministër,

Vajza që shikoni në foto quhet Edea. Ajo mbush sot tre vjeç. Edea nuk mban në fytyrë gëzimin e një fëmije që ka sot ditëlindjen. Kjo pasi Edea, është vajza e Dorian Protoduarit; djaloshit të ri që guxoi të mbronte shtëpinë e tij. Babai i Edeas është në qeli dhe vajza e tij, në vend që të festojë, qan sot në krahët e të jëmës.

Edea ka fatin e keq sepse ka lindur në një vend ku vjedhjen e bën ti dhe ministri yt, dhe burgun babai i saj. Trishtimi i vajzës së vogël, një ditë do të kthehet në krenari. Një ndjenjë që ti nuk e ke shijuar kurrë e që për fat të keq nuk do ta shijojnë as fëmijët e tu.

Ndërsa Edeas i them që: ‘babi të do shumë dhe se çdo gjë që bën, e bën për të të siguruar me dinjitet një të ardhme më të mirë për ty’. Edhe 100 princeshe e vogël”, shkruan Sejko.

Familja Protoduari është në nga më stoiket në zonën e Unazës së re, kur protestohet prej më shumë se 7 muajsh kundër tenderit korruptiv për ndërtimin e rrugës. Veç Dorjanit, babait të Edeas, disa herë në polici është shoqëruar edhe gjyshi i saj Florjan Protoduari.

E shkreta…

Adriatik DOSTI

Kam dashur te te kundervihem apo me sakte te te pergjigjem kushedi sa here…sidomos kur hapur ke dale kunder vendit e popullit tim o Rudina …por vetem hatri e respekti ndaj babait tend te ndjere e mikut tim te mire ne kohe te veshtira …Deshmorit te Demokracise Azem Hajdari me ka mbajtur e me ka frenuar sa me s’thuhet.

Nga sot e tutje kam vendosur qe sa here te ta permend emrin ty kurren e kurres nuk do ta shoqeroje nga pas me mbiemrin e nderuar te mikut tim Azemit sepse thjesht ti nuk e meriton me ate mbiemer e ndaj une thjesht ngahera do te te quaj thjesht vetem Rudina…ose Rudina gaztorja e parlametit te Gramoz Rucit .

Nuk ka me keq se sa ti vesh flaken familjes tende Rudina sidomos nga budallalliku e kur te merr Perendia mendjen e kokes e aq me shume kur ky zjarr ngroh vetem interesat e tua personale e egoiste ne politike te ciles si shpejt i ke hyre madje edhe pa ditur not fare ndaj kam frike se po kaq shpejt edhe do mbytesh.

Pa lere me qe te kane zgjedhur edhe Kryetare te Komisionit te Integrimit moj po te kujt lloj integrimi se po qe te atij euro-atllantik gjykoj se Shqiperia me mire te hyje ne ndonje lloj integrimi arab , aziatik e afrikan dhe pa ty ne krye se sa te anetaresohet fjala vjen ne BE…e udhehequr nga budallalliqet e tua pa fund e krye.

Ti levizesh eshtrat babai ty tend te ndjere atje ku prehet e te dalesh kunder Partise se tij te dikurshme per te cilen ai dha jeten e madje ishte dhe nje nder themeluesit e saj e te qendrosh ne parlamentin e vrasesit Ruci, arrogantit e rrugacit Rama torollakes e Laraskes Spiro-kali…koke pagures se Librazhdit Tao miushit ‘trim” Brace gagacit me dipllome te kopjuar Ulsiut…e ne nje resht me Lefterat e Ralfet.. etj etj . nuk e di por ti qofsh moj Rudina.

Te kerkosh te flasesh me fjale te medhaja e te ngaterrohesh me kembet e tua duke e bere lesh e li e mish – mash gjuhen e bukur shqipe prape ti qofsh moj Rudina. Te kepusesh gafa e mufka e te mos dish te lexosh shqip as me leter te shkruar perpara.pac fatin tend moj Rudina.

Moj po si nuk the nje fjali te sakte ne shqip moj Rudina as kur vendose te mos e dorezosh Mandatin e Deputetit, as kur shave publikisht Opoziten , as kur ju turre protestuesve te gjore sic ”te mesuan” mandat – mbajtesit e tu e as kur nuk u skuqe e nuk u nxive kur ta nxuri goja e the se jam me Ramen e ne krah te tij dhe kunder opozites , protestave e protestuesve te dhunshem. Etj.

Uau….uau…po ku e ke mesuar kete gjuhe moj Rudina…se ne nje film shqiptar te dikurshem thuhet se …Rudine dashurine e lejon edhe feja…e une po ta riperserisja serisht ate film e te isha regjizori i tij do te shtoja…vazhdo Rudine se budallalliku per njerezit eshte ndaj ka vendosur ta lejoje edhe Feja.

Po mire moj goce nuk ke te pakten dy miq a mikesha, dy shoke e dy njerez te afert qe te thone mjaft o Rudi se le nam…leri tentativat per te folur me fjale te medhaja se u bere qesharake e gazi i botes…te pakten mire qe si thua e qe si shqipton dot por me e bukra eshte se ti nuk ju a di as kuptimin e atyre fjaleve qe kerkon stermundimshem te thuash ne Mexhlis.

Po them fjale se po qe per fjali ahaaa Rudina…dyshoj fort se mund ta kesh mbaruar tamam e te plote 8 vjecaren…ndaj ti qofsh…
Rudine nje keshille ta jap qofte edhe ne respekt te kujtimit te Babait tend te ndjere Azemit mikut tim te mire e te hershem, ose quaje veten thjesht Rudine ose merr te pakten mbiemrin e Mamase tende per te cilen po e ben gjithe kete fare ”sakrifice” duke lene kokrren e namit kudo qe del e kudo qe tenton te flasesh, te deklarosh, te mbash fjalime e te japesh intervista e me keq akoma kur rrekesh tu japesh mende dynjase.

Beje please se te siguroj qe Edvini te ka marre me sy te mire e ka porositur komisionin perkates qe Mami Fatmira ta kaloje Vetingun pa asnje ferre neper kembe ok.

Ahhh moj Rudine – Rudine nuk thone kot qe femija ta fut koken ne grope e jo me kot thone qe nga Ferra del Trendafili e kujdes nga Trendafili se jo me kot eshte me Gjemba.

E me thene te drejten une nuk di ndonje rast tjeter kesi -lloji kur Nena a Prinderit fjala vjen ta nxjerrin femijen e aq me shume vajzen per te luajtur rolin e gaztorit, te te marrit, budallait a palacos e me keq akoma te tradhetarit e mosmirenjohesit. vetem e vetem per te kaluar ATA hendekun e ”sikletin” qe ju del perpara.

Nejse kur te jesh e bindur e te kesh garanci absolute tek vetja jote se nje a dy fjale e fjali ne shqip mund ti thush e shqiptosh sagllam e kur te kuptosh se cdo te thote prania jote ne ate parlament banditesh, hajdutesh, horrash e kriminelesh e aq me keq kur te te vijne mend tamam e te gjykosh me qetesi e llogjike te ftohte mbi deklaratat, veprimet e qendrimet e tua qe rendojne si gur i rende mbi varrin e Babait tend te ndjer atehere jarebi edhe une mund te ndryshoje mendje e ndoshta do te te quaje serisht Rudina Hajdari….
Por sot per sot Joooo harroje pasi per mua e per shume shqiptare te tjere te ndershem e sidomos te atyre te llojit qe ti e kumbari yte Rama i quani” pakice popull e protestues te dhunshem ” ti je e mbetesh thjesht Rudina madje Rudina e gjore dhe e shkrete. dhe vetem kaq.