17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

U shfaq në televizion, policia përndjek studentin protestues, kërkime në shkollë dhe shtëpi…

Studenti Dardan Almeta ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, pavarësisht se momentalisht ai ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” e dhënë menjëherë pas protestës së 13 prillit të organizuar nga opozita.

Almeta tha për gazetaren Armela Ferko se shoqërimet e tij të herë pas hershme kanë qenë të jashtëligjshme si dhe masa e sigurisë, duke argumentuar se nuk ka asnjë prova që e implikojnë në raste dhunë apo prishje të rendit publik.

Burime bëjnë me dije se studenti po kërkohet në gjithë kryeqytetin nga policia ku fillimisht janë ushtruar kontrolle në banesën e tij.

Mësohet se ai gjithashtu është kërkuar edhe në fakultetin ku studion.

Kujtojmë se Almeta paraditen e sotme tha se ka vendosur të mos i bindet këtij urdhëri duke e quajtur si të paligjashëm dhe se e pengon të ndjek studimet dhe aktivitetet e tij personale.

“Pas 13 Prillit më është dhënë urdhëri “arrest shtëpie” me akuaën kundërshtim të punonjësit të policisë, akuzë e cila është politike dhe pa bazë, asnjë fotografi, video apo prova që mund të më implikojnë.

Në protestën e studentëve për dy muaj nuk kemi thyer asnjë xham dhe ju si televizion e keni mbuluar plotësisht dhe mund të gjeni prova nëse ka. Për këtë edhe ju falenderoj sepse televizonet kombëtare që e kanë për detyrim ta bëjnë një mbulim të tillë nuk e kanë bërë ndërsa ju po.

Por mua më duhet të lëviz sepse jam student dhe më duhet të ndjek mësimet. Edhe nëse duan të më arrestojnë që e kam thyer këtë masë, le ta bëjnë, nuk kam frikë sepse është dhënë pa asnjë shkak.

Jam i vetëdijshëm se edhe që të vija këtu po rrezikoj por shqiptarët kanë rrezikuar 45 vjet të dalin nga regjimi komunist dhe të kem frikë unë sot është e papranueshme dhe e pakuptimtë. Askush nuk mund të më ndalojë të marrë pjesë në protesta të ligjshme dhe të më ndëshkojnë pa pasur asnjë provë”,tha Almeta në Fax News.

Malaj-Veliajt: Arrogant dhe shpifës

“Më kërkuan leje për pallate”, Arben Malaj i përgjigjet publikisht Veliajt: Arrogant dhe i babëzitur! (Nxjerr dokumentin)

Vazhdon përplasja mes ish-ministrit të Ekonomisë Arben Malaj dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili një ditë më parë e quajti Malajn ‘gjobaxhi’.

Ja çfarë deklaroi Veliaj ditën e djeshme
“Të gjuash me gurë nga ekranet është një zgjedhje, por për dikë që pretendon që e bën më mirë duhet të ofrohet ta bëjë më mirë. Dhe një gjë që ia kam bërë të qartë edhe zotit Malaj, por edhe shumë të tjerëve është që unë nuk pranoj gjoba.

Nuk ka sot një media, një njeri publik ose një politikan që mund të më kërkojë të bëj gjëra të paligjshme duke më vënë gjobë.

Nuk e di çfarë pretendon, por ia kam bërë të qartë edhe zotit Arben Malaj edhe zotit Basri Malaj, nuk marrin dot leje në Mjull-Bathore në tokë të gjelbër, në tokë ullishte, në tokë që nuk është truall, në tokë bujqësore ku nuk ndërtohet duke më vënë gjoba në televizor.

E kanë provuar shumë, por meqë më pyetët kjo vlen për zotin Malaj, për vëllain e tij, pallat në tokë bujqësore ullishte unë nuk jap sepse është e paligjshme”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa ditën e sotme ish-ministri i është përgjigjur Veliajt me një letër publike që vëllai i tij, i ka drejtuar Veliajt. Në letër hidhen poshtë akuzat e Veliajt, se vëllai i Malajt i ka kërkuar leje për pallate.

Reagimi i Arben Malajt
TRANSPARENCA ESHTE ALEATI ME I MIRE KUNDER SHPIFESVE, ARROGANTEVE DHE TE BABEZITURVE. Ne detyrim mirenjohes te kolegeve dhe miqve te mi, kjo eshte letra zyrtare e vellait tim drejtuar Veliajt.

Ai nuk i ka kerkuar kurre leje per pallate. i ka kerkuar fillimisht leje per shtepi druri per perdorim personal dhe ne nje kohe te dyte kur te rishikohet plani rregulles i territorit, Bashkia te mbaj parasysh kerkesen e rreth 30 emigranteve qe kane toka ne kete zone te cilet nuk kerkojne per te ndertuar asnje cm me shume se koeficenti zones.

Kerkesa u incua nga debati per zhvendosjen e Lanes, ku Kryeministri qartësoi publikisht se planet rregulluese kanë fuqi orientues edhe pushteti vendor mund t`i përshtasë ato në shërbim të banorëve dhe investitorëve potencialë. Prandaj kërkoj:

(i) lejimin e vendosjes së ndërtimeve provizore në pronësinë time, në përputhje me kufizimet strikte të parashikuara për këtë zonë, deri në ndryshimin e destinacionit të tokës dhe lejimit të ndërtimeve të përhershme

(ii) Ndryshimin e zërit kadastral të sipërfaqes prej 3000 m2, në pronësinë time, nga “Ullishte” në zërin kadastral “Truall”, me qëllim dhënien e mundësisë për ndërtimin e objekteve të paluajtshme, sipas koefiçientit të vendosur në zonën ku ndodhet kjo pronë. Kerkesa perfundon me :

Banorët e zones besojnë shumë në integritetin Tuaj se kjo zone nuk do të lejohet të zhvillohet për interesa abusive të investitorëve aktualë apo potencialë në këtë pjesë të Tiranës.

Berisha e pyet në emision, nëse është i gatshëm të bëjë testin e drogës, Rama: Nuk i përgjigjem

Rama nuk i jep përgjigje pyetjes direkte të Berishës nëse është I gatshëm të bëjë testin e drogës si Presienti i ri i Ukrainës. Ai përgjigjet duke dredhuar dhe duke thënë që në krye të reagimit:” Nuk i jap përgjigje”.

Dje në mbrëmje, ish-kryeministri, Sali Berisha i bëri një pyetje kryeministrit aktual, Edi Rama. Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu ia lexoi pyetjen kreut të qeverisë.

Sali Berisha: Kandidati për president në Ukrainë bëri testin e drogës, është i gatshëm ta bëjë këtë test ai? Po nuk i doli pozitiv jam gati ti pranoj të gjitha ato që ka thënë sot…

Edi Rama: Unë këtij njeriu nuk i jap përgjigje! Por jam i gatshëm të bëjë jo këtë, por edhe një gjë tjetër. Kam qenë dhe jam kundër vettingut të politikanëve,sepse mendoj se këtë e bën SPAK.

Unë jam i gatshëm që nëse ky bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashkë me rrethin e tij familjar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jam gati t’i nënshtrohem vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një, të gjitha normat që respektojnë për gjykatësit e prokurorët.

Nëse dalim të papërshtatshëm të ikim nga politika. Nuk po i them se ca është ai, që më tregon testin e drogës, kush përsërit shumë një akuzë e bën vetë. Unë jam gati që të gjithë së bashku t’i nënshtrohemi vettingut të pasurisë.

Debati në Francë: S’mund të pranojmë në BE një qeveri të korruptuar si ajo e Tiranës

‘Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër ‘, tha Laurent Wauquiez për Franceinfo, mëngjesin e kësaj të premteje. Kryetari i Partisë Republikane (LR) pohoi se’ zgjerimi i Evropës’, tani e përbërë nga 28 vende, do ishte ‘një gabim i madh’.

‘Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi’, tha Laurent Wauquiez, i cili e kishte mbështetur procesin kur ishte ministër i Çështjeve Evropiane në qeverinë e François Fillon në mes të 2010 dhe 2011.

‘Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi’, tha ai.
Por kreu i republikanëve është shprehur se partia e tij do të vëri veto kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

‘Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë’.
BE është angazhuar në ‘bisedimet e pranimit’ me Serbinë në vitin 2014 dhe me Malin e Zi në vitin 2012.

Ajo ka rënë dakord të hapë negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershori 2019 dhe po diskuton mënyrat për t’u integruar edhe Kosova dhe Bosnja.

Por shumë shtete anëtare po pengojnë lëvizjen për shkak të vështirësive që kanë më Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Kroacinë.

Basha në Londër: Konservatorët britanikë, aleatë kryesorë për modernizimin e PD

Në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, Kryetari i PD, Lulzim Basha, u prit nga Kryetari i Partisë Konservatore britanike z. Brandon Leëis.

Kryetari Basha i shprehu Kryetarit Leëis mirënjohjen per mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komsionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve.

Basha i shprehu kryetarit Leëis vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat. Përfshirja direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanik (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka nje domethenie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra. Në takim mori pjesë edhe kryetari i degës PD në Britaninë e Madhe z. Naim Hasani.

Dy kryetarët biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në mënaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.

Ish-zv/ministrja e Ramës: Pa pjesëmarrjen e opozitës në 30 Qershor mund të ketë votime, por jo zgjedhje

Në mendimin tim, duhet të kufizohet në kohë pushteti i Kreut të Qeverisë (ekzekutivit) në dy mandate.

Duhet forcuar institucioni i Presidentit, si Kryetar i Shtetit, si i vetmi institucion mbi palët, i cili duhet të shërbejë “si amortizator“ i krizave politike dhe negociator kryesor i zgjidhjeve

Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave në qeverinë “Rama 1” në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se kriza e sotme politike është krizë besimi dhe se kjo krizë akumulon pushtet në duart e liderëve politikë.

Beqiraj shprehet se duhet të bëhen ndryshime të thella kushtetuese, të atilla që të kufizohet pushteti i kryeministrit dhe të forcohet institucioni i Presidentit. Beqiraj mendon se, në 30 qershor mund të kemi votime, por jo zgjedhje.

Si eksperte financiare, zonja Beqiraj analizon edhe problematikën e krizës ekonomike, ku veçon produktivitetin e ulët të ekonomisë sonë dhe konkurrueshmërinë e ulët përballë vendeve të tjera.

Beqiraj argumenton, edhe pse FMN dhe Banka Botërore janë kundër kontratave koncesionare të qeverisë tonë, duke theksuar se FMN me ndryshimet ligjore të kërkuara ka imponuar një ngadalësim të procesit të dhënies së tyre, duke i vendosur organet shtetërore para faktit që duhet t’i bëjnë vetë studimet e fizibilitetit për këto kontrata, duke mos pranuar më propozime të pakërkuara.

-Znj Beqiraj, ishim mësuar t’ju shikonim me profil teknik. Së fundmi më shumë se kurrë qëndrimet tuaja publike kanë qenë tërësisht politike. Keni vendosur të merreni me politikë duke ndryshuar vokacionin tuaj për ekonominë?

– Të merresh me politikë, nuk mund të jetë nxitje e as vokacion, është proces i natyrshëm, në të cilin do të ishte mirë të përfshihen njerëz, të cilët kanë arritur pjekurinë, formimin, eksperiencën e duhur, për të qene pjesë aktive e politikëbërjes. Politika nuk mund të jetë ekskluzivitet vetëm i individëve që e kanë shpallur atë vokacion, apo qëllim në vetvete. Eksperienca ka treguar që të gjithë ata që janë përfshirë në politikë për të bërë thjesht politikë, kanë rezultuar të jenë vetëm demagogë, me shumë pak përjashtime. Nuk e kam nxitje politikën dhe as vokacion, por për sa kohë do të kem shtysën për të dhënë një mendim apo kontribut të vlefshëm, do ta bëj pa mëdyshje.

– Çfarë mendoni për krizën politike ku gjendet sot Shqipëria?

– Në këndvështrimin tim është një krizë e pastër besimi. Sistemi që kemi ngritur dhe e quajmë gabimisht “demokraci “, është në krizë të thellë besimi, pasi është provuar se është një sistem që thjesht akumulon pushtet në duart të liderëve politikë. Populli nuk beson tek partitë politike dhe pse në fjalimet e tyre liderët ngatërrojmë popullin me militantët që mblidhen në protesta dhe antimingje.

Partitë nuk besojnë tek njëra tjetra as për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve. Një krizë besimi të thellë, ka sot brenda edhe vet partive politike. Në heshtje apo në biseda informale, tek anëtarët lexohet mos-aprovimi i veprimeve dhe i vendimeve të liderëve politikë. Në kërkim të pushtetit të pakufizuar edhe të palimituar, ka qenë, është dhe do të jetë e vështirë: të jemi të organizuar në mënyrë demokratike; të ndërtojmë institucione të vërteta e të pavarura nga njëra tjetra (parlament, qeveri, gjykata), si dhe të respektojmë Kushtetutën ,ligjin bazë të organizimit shtetëror dhe shoqëror.

Shqiptarët nuk besojnë më dhe liderët politikë e kanë kuptuar këtë. Në kërkim të dëshpëruar të besimit të humbur, i cili u duhet për të ardhur në pushtet , apo mbajtur pushtetin, liderët tanë i sheh të papërtuar e të përgjëruar, në kërkim të të “vërtetave dhe historive të tyre”, ndër fajet e raporteve të shkruara nga ndërkombëtarët. Të palodhur në interpretimin e mesazheve të koduara, në fjalimet diplomatike, të pakursyer në sharjet për njëri tjetrin, intolerantë ndaj reflektimit, gjithmonë të ndarë si drejtëza paralele, shëmbëllim i njëra- tjetrës por që nuk bashkohen në asnjë pikë.

– A mendoni që zgjidhja e krizës politike do të vijë nga ndërkombëtarët?

– Asnjë risi nuk do të këtë. Si në gjithë këto 28 vite, në shëtitjet e tyre nga zyra në zyrë, do të predikojnë demokraci, qetësi, urtësi, dialog e stabilitet. Mbase do arrijnë t’i mbledhin liderët tanë edhe në një tavolinë. Do përpiqen të shuajnë zjarrin politik të radhës, me paketa e zgjidhje e përkohshme, por nuk do të mund të importojnë zgjidhje të qëndrueshme, siç nuk kanë mundur gjithë këto vite.

Zgjidhjet duhet të vijnë vetëm së brendshmi. Duhet në fakt, të turpërohemi nga kjo gjendje pa aftësie e përhershme, e cila na çon drejt ndërkombëtareve, në kërkim të zgjidhjeve për krizat tona të shpeshta. Për më tepër, ka ardhur koha të kuptojmë, se zgjidhja që duhet të ndërmarrim, as mund të presim të artikulohet dhe as mund të na serviret nga trupat ndërkombëtare të shpëtimit. Zgjidhja e vetme është rishikimi i sistemeve tona, të ashtuquajtura shtetformuese e demokratike, të cilat kanë prodhuar vetëm sulltanate, herë të majta e herë të djathta. Këtë mund ta bëjmë vetëm me vullnet të brendshëm politik.

– Pra ju shikoni si zgjidhje rishikimin e sistemit. E keni këtu fjalën vetëm për Kodin Zgjedhor?

– Jo, nuk i referohem vetëm për Kodin Zgjedhor. Nervi i demokracisë është përfaqësimi, ndërkohë që stabiliteti dhe mirëfunksionimi i saj, bazohet tek pavarësia dhe ndarja e pushteteve. Kodi Zgjedhor, duhet të sigurojë përfaqësimin, si nervi i vetëm i demokracisë dhe jo katapultimin e mbështetësve të kryetarëve. Ndërkohë, që stabiliteti dhe mirëfunksionimi i saj, kërkon sigurimin e pavarësisë së nevojshme midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, si dhe mekanizmat e kontrollit edhe balancës midis tyre. Në mendimin tim, duhet të kufizohet në kohë pushteti i Kreut të Qeverisë (ekzekutivit) në dy mandate.

Duhet forcuar institucioni i Presidentit, si Kryetar i Shtetit, si i vetmi institucion mbi palët, i cili duhet të shërbejë “si amortizator“ i krizave politike dhe negociator kryesor i zgjidhjeve. Këto nuk janë zgjidhje të thjeshta. Janë qartësisht në kundërshtim me interesat afatshkurtra të liderit të maxhorancës, i cili është në pushtet, por edhe në kundërshtim me ëndrrën me syhapur të liderit të Opozitës i, cili dëshpërimisht, me zjarr edhe bomba molotov, po kërkon po këtë pushtet absolut.

Por për fatin e tyre të keq, sfida me të cilën sot përballen dy liderët, është përtej asaj që ata janë mësuar të bëjnë. Edhe pse qartësisht si maxhoranca edhe opozita, kanë zgjedhur rrugën e thjeshtë, duke ripërsëritur veten, në të njëjtën zakonshmëri të konfliktit ekstrem, ka ardhur koha për të ofruar një paradigmë të re. Hapi i parë, në këtë krizë të thellë besimi, është të shohin realitetin në sy. Dy liderët, në vend që të ndryshojnë realitetin ,duke ja përshtatur atë “historive të tyre”, duhet të pranojnë atë ashtu siç është, duke ofruar zgjidhjet e kërkuara prej tyre.

– A mendoni se do të zhvillohen zgjedhjet vendore në 30 Qershor ?

– Në fakt, është zakon i politikanëve që e kanë politikën profesion, të parashikojnë çfarë do të ndodh javën, muajin apo vitin e ardhshëm dhe më pas të justifikojnë përse çfarë ato parashikuan nuk ndodhi. Profesioni im është financa dhe ekonomia. Ajo që mund të them me bindje, është që, me sistemin ekzistues, me krizën e besimit që ka kapluar vendin, pa pjesëmarrjen e opozitës, në 30 Qershor mund të ketë votime, por jo zgjedhje.

– Zonja Beqiraj, a është ekonomia shqiptare në krizë?

– Ekonomia shqiptare, ka përpara një vit të mbushur me sfida dhe jo të lehtë. Përveç ndikimit të ngadalësimit të ritmit të rritjes së partnerëve tanë ekonomik, ekonomia shqiptare përballet me probleme strukturore afatgjata, ku krizat, sjellja dhe diskursi politik kanë ndikuar ndjeshëm. Problemi i parë afat gjatë që ka kërkuar dhe kërkon zgjidhje të dakordësuar nga të gjitha palët është rritja e produktivitetit. 1 në 4 punë në Shqipëri janë në sektorë me produktivitet të ulët, siç është tregtia dhe riparimet. Më shumë se gjysma e popullsisë është e punësuar në bujqësi, sektor, i cili për shkak të fragmentizimit të tokës dhe mungesës së ekonomisë së shkallës, gjeneron rreth 1/5 e PBB në Shqipëri.

Problemi i dytë është konkurrueshmëria. Ekonomia jonë përballet me konkurrencë të lartë në tregun evropian edhe botëror. Ndërkohë që vuajmë nga një adaptim te ulët, të tekonologjive të përparuara, mungesë të ekonomisë së shkallës dhe produktivitet të ulët , sot ne konkurrojmë me kostot e ulëta që kryesisht vijnë si rezultat kostos së ulët të krahut të punës. Konkurrueshmëria jonë sot bazohet tek një monedhë kombëtare e dobët. Nëse monedha kombëtare forcohet forcohet, konkurrueshmëria jonë pëson goditje të rëndë. Konkurrueshmëria e arritur si rezultat i pagave të ulëta, apo monedhës së dobët ,nuk mund të jetë kurrsesi zhvilluese.

Shqipëria ka akoma një portofol eksportesh të padiversifikuar, që ka në përbërje produkte dhe shërbime me vlerë të ulët. Ne vazhdojmë kryesisht të eksportojmë burime natyrore të pa përpunuara dhe krahun e lire e të pa kualifikuar te punës.

Ulja në vazhdimësi e kreditimit për bizneset dhe rritja e depozitave të biznesit, tregon që më pak biznese po investojnë . Në këto kushte, rritja ekonomike jo vetëm që nuk mund të jetë gjithëpërfshirëse, por do të jetë përjashtuese. Megjithëse ka një ulje të përqendrimit të depozitave krahasuar me 2012, sërish 5% e shqiptarëve mbajnë 50% të depozitave, gjë që tregon që rritja ekonomike, prek vetëm një pjesë të vogël të shqiptarëve. Për më tepër, struktura jonë ekonomike, është shumë e fragmentizuar dhe përbëhet nga mikrobiznese. Struktura prodhuese në Shqipëri është e dominuar nga kompani shumë të vogla. Bizneset që kanë më shumë se 50 të punësuar, përbëjnë vetëm 1,1% , të totalit të sipërmarrjeve.

Ekonomia që ju përshkrova më sipër nuk ka “këllqe” të përballojë kriza politike të vazhdueshme. Ekonomia jonë nuk ka kapacitet të përballojë zjarrin, bombat molotov, gazin lotsjellës, protestat dhe antimitingjet. Ekonomia jonë ka kohë që thërret për dialog dhe për reflektim. Ka kohë që ekonomia kërkon dakordësi midis palëve, sesi do të adresohen probleme e vështira strukturore, nga të cilat ekonomia lëngon për një kohë të gjatë dhe që nuk janë zgjidhur edhe nuk mund të zgjidhen me ndryshimin e pushtetit, sa majtas -djathtas.

-Znj.Beqiraj, Kontratat Koncesionare ose ndryshe PPP janë cilësuar një rrezik për buxhetin e shtetit nga FMN? Cili është komenti juaj për to?

– FMN, Banka Botërore ka kërkuar që Qeveria shqiptare të tregojë prudencë në përdorimin e kontratave koncesionare dhe partneriteteve publike dhe private. FMN me ndryshimet ligjore të kërkuara ka imponuar një ngadalësim të procesit të dhënies së tyre, duke i vendosur organet shtetërore para faktit që duhet t’i bëjnë vetë studimet e fizibilitetit për këto kontrata, duke mos pranuar më propozime të pakërkuara. Kjo është vlerësuar si një mënyrë me anë të së cilës administrata ka mundësinë që para se të nënshkruajë kontrata koncesionare, të ngrejë kapacitetet, kryesisht në analizat financiare, në ndarjen e risqeve dhe përfitimeve, si dhe aftësitë negociuese të risqeve kontraktuale afat gjata. Pra thënë ndryshe, meqë këto kontrata krijojnë angazhime për pagesa të ardhshme nga buxheti i shtetit, FMN ka kërkuar një rritje të ndërgjegjësimit edhe përgjegjshmërisë së qeverisë, në përdorimin e tyre. Historia e PPP në Shqipëri është mishërimi më i mirë i thënies angleze “nuk ka ide apo mjete të këqija, por implementim dhe përdorim të keq të tyre”.

– Ju falënderoj!

/Botuar në Gazetën Telegraf

Rama merr tjetër goditje nga Franca: Shqipëria e mbytur në korrupsion, do të vendosim veton…

‘Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër ‘, tha Laurent Ëauquiez për Franceinfo, mëngjesin e kësaj të premteje.

Kryetari i Partisë Republikane (LR) pohoi se, ’zgjerimi i Evropës’, tani e përbërë nga 28 vende, do ishte ‘një gabim i madh’.

‘Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi’, tha Laurent Wauquiez, i cili e kishte mbështetur procesin kur ishte ministër i Çështjeve Evropiane në qeverinë e François Fillon në mes të 2010 dhe 2011.

‘Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi’, tha ai.

Por kreu i republikanëve është shprehur se partia e tij do të vëri veto kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

‘Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë’.

BE është angazhuar në ‘bisedimet e pranimit’ me Serbinë në vitin 2014 dhe me Malin e Zi në vitin 2012. Ajo ka rënë dakord të hapë negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershori 2019 dhe po diskuton mënyrat për t’u integruar edhe Kosova dhe Bosnja.

Por shumë shtete anëtare po pengojnë lëvizjen për shkak të vështirësive që kanë më Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Kroacinë.

Rama, si qeni i Menkulasit!, reagimi i fortë i publicistit të njohur

Publicisti i njohur, Ylli Dylgjeri sërish ka goditur me ironinë e tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Duke ju referuar deklaratës së Ramës mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’, se ai nuk dinte gjë për sulmin që i bëri gazetarit të ‘Bild’ eksponentja e lartë PS-së, Blerina Gjylameti, ka risjellë një histori të treguar nga shkrimtari Dritëro Agolli, me qen e udhëheqës.

Postimi i Ylli Dylgjerit

Rama, si ‘qeni i Menkulasit’

-Pasi punova për Ben Ahmetin po shkruaj diçka edhe për Gjylametin!

I pyetur se pse nxore deputeten Gjylameti të sulmojë gazetën kryesore Gjermane Bild, Edi Rama nxitoi ta shiste deputeten në fjalë.

Ai tha se Ajo ka dalë me kokën e saj dhe nuk më ka pyetur mua!

Këtu mu kujtua një histori të shkruar nga shkrimtari (i ndjeri) Dritëro Agolli, te libri i Jeta në Letërsi. Autori me elegancë përshkruan atmosferen revolucionare që krijohej në vend pas përvjetoreve të fjalimeve të Udhëheqësit të kohës Enver Hoxha. Bëhej fjalë për fjalimin e Tij të 6 Shkurtit…për Zakonet e vjetra, burokracinë dhe vajtjen në bazë.

‘Punoja në gazetën ‘Zëri i Popullit’ dhe kisha porosi të shkruaj për jehonën e fjalës, por nuk po gjeja një fabul për të nisur shkrimin-thotë Ai.

Në këtë kërkim, më vjen një ftesë dasme për në Menkulas, në fshatin tim të lindjes. Një djalë fshati martohej e Unë duhet të isha dasmor.

…mbrita në Menkulas. Dasma bëhej në Shtëpinë e Kulturës e fshati ishte i tëri aty…

Filloj rakia e muzika, unë me kryesinë e kooperativës ishim ulur në tavolinën qëndrore kur prapritur hapet dera e sallës dhe hyn i trembur një fshatar që punonte në blektori.

Pasi i afrohet Kryetarit, i thotë i pikëlluar:

E hëngri dhe tjetrin!

Në tavolinë plasi gazi…

Çka ndodhur? – pyes Unë

Kryetari më sqaron: Brigadieri ynë në blektori pas leximit të fjalës së Enverit për burokracinë i ndron rojet e stallës së viçave 1 herë në javë që të mos ‘ambjentohen’. Qeni i stallës nuk i njeh dhe i ha!…

Kështu edhe Rama, s’po i njeh më rojet e Tij në stallën PS. E hëngri dhe Gjylametin…

Vazhdon të qëndrojë në burg vetëm pse kërkoi të mbrojë strehën e engjëjve të tij…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se, Dorian Protoduari vazhdon të qëndrojë në burg vetëm pse kërkoi të mbrojë strehën e engjëjve të tij, ndërsa ata që kërkuan burgosjen e tij për të futur në xhep 40 milionë euro; Edvin Rama, Erjon Veliaj, Damian Gjiknuri dhe një tufë shërbëtorësh në polici, prokurori e gjykata janë të lirë.

Postimi i Palokës

Dori vazhdon te qendroje ne burg vetem sepse kerkoi te mbroje strehen e engjejve te tij. Nderkohe kriminelet dhe ata qe kerkojne t’i prishin shtepine per te futur ne xhep 40 milione euro jane dhe ata qe kane urdheruar burgosjen e tij; Edvin Rama, Erjon Veliaj, Damian Gjiknuri dhe nje tufe sherbetoresh ne polici, prokurori e gjykata.
Lexojini keto rradhe dhe gjykoni. A nuk duhen shporrur keto monstra nje ore e me pare?

A ka ende njerëz me sadopak dinjitet e moral, që t’i dalin në krah këtij pa u turpëruar?!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shtron pyetjen në një postim në Facebook se, a ka me sadopak dinjitet e moral, qe t’i dalin ne krah këtij pa u turperuar..?!!

“A ka ende njerez normale e me sadopak dinjitet e moral, qe t’i dalin ne krah ketij pa u turperuar..?!!”, shkruan Paloka në Facebook.