31.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Kush është studenti që merr pjesë në çdo protestë pas çdo dhunimi që i bëhet nga policia

Dardan Almeta është kthyer në një ‘makth’ për Policinë e Shtetit dhe atë bashkiake për sa kohë emri dhe imazhi i tij është në çdo vend ku ka protesta dhe tubime masive të popullit. Por ndonëse është në protesta.

“Për herë të parë jam arrestuar në Janar pranë ambasadës amerikane nga 20 efektivë civil të policisë bashkë me një shokun tim ku na mbajtën 7 orë dhe na pyetën pse kemi bllokuar dyert e fakultetit. Pastaj jam shoqëruar pothuajse çdo 4 ditë e theksoj nga civil dhe jemi mbajtur nën vezhgim thua se ishim kriminelë jo studentë.

Jemi shqoqëruar vazhdimisht dhe na është bërë presion gjoja se ne ishim anëtarë të forumeve politike. Natyrisht ishin shoqërime politike pasi kur jam shoqëruar herën e parë më kanë thënë se juve ju ka iniciuar Sali Berisha për të mbyllur dyert e fakulteteve. Unë nuk kam asnjë njohje me ish-kryeministrin përvecse e di që ka qenë drejtuesi i qeverisë”, tha ai.

Almeta tha se shoqërimet e tij nuk e ndalojnë që të marrë pjesë në çdo protestë që ka një kauzë të veçantë dhe reale.

“Unë jam i lirë të marr pjesë në çdo protestë pavarësisht se mund të thirret edhe nga partitë politike por kur ka një kauzë të drejtë pse nuk duhet të marr pjesë. Kryeministri është tallur vazhdimisht me kërkesat e studentëve dhe vazhdon të tallet bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Premtimet që kanë bërë janë të gjitha gënjeshtra. E vërteta është krejt ndryshe pasi nuk kanë kartë studentët, nuk kanë kushtet minimale në fakultete dhe konvikte”.

Duke folur për protestën e opozitës, Almeta tha se në të marrin pjesë shtresa më e varfër e vendit duke analizuar që ajo sipas tij, është politike sepse drejtohet nga disa forca politike.

Almeta ka folur edhe për ndalimin dhe shoqërimin e tij nga policia ku është mbajtur në bodrumin e Bashkisë së Tiranës ku tha se, është dhunuar dhe fyer me fjalët më të ndyra nga fektivët civil bashkë me shokun e tij.

Meta i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër tek Presidenti

Presidenti Ilir Meta është pyetur sot nga mediat për rrezikun e përplasjeje civile në vend në kushtet kur asnjëra nga palët politike nuk po tërhiqet nga qëndrimet e saj. Lidhur me këtë çështje, Meta u dërgoi një mesazh publikisht liderëve politik të vendit që t’i thërrasin mendjes dhe “të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit”.

Zoti Meta, a rrezikon vendi të shkojë drejt përplasjes civile ndërkohë që kriza politike po thellohet dhe palët janë ekstrremisht të kundërta në qëndrimet e tyre?

Meta: Mendoj që kjo situatë nuk duhej të ekzistonte kurrsesi, mbas 22 vitesh që kur Shqipëria u nda me vitin ‘97, që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa krejtësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin ’90.

Zoti Meta, kush i ka këto interesa okulte për të cilat flisni ju?

Zoti Meta: Nuk i kanë ata që mezi presin turizmin dhe shtimin e rezervimeve dhe jo anullimin e rezervimeve.

Kryeministri thotë që ju nuk e keni ftuar për një tryezë për të zgjidhur krizën politike? Do ta ndërmerrni një hap të tillë në vijim? Ju keni thënë se edhe jopublikisht se keni bërë ç’është e mundur për të shpëtuar krizën politike në vend.

Zoti Meta: Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit.

Meta: Shqiptarët kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike

“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit..” Kjo ishte deklarata  e fortë që dha sot për mediat, Presidenti Ilir Meta, i pyetur për rrugët e zgjidhjes së krizës politike në vend.

Zoti Meta, a rrezikon vendi të shkojë drejt përplasjes civile ndërkohë që kriza politike po thellohet dhe palët janë ekstremisht të kundërta në qëndrimet e tyre?

Presidenti: Mendoj që kjo situatë nuk duhej të ekzistonte kurrsesi, mbas 22 vitesh që kur Shqipëria u nda me vitin ‘97, që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa krejtësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin ’90.

Zoti Meta, kush i ka këto interesa okulte për të cilat flisni ju?

Presidenti:  Nuk i kanë ata që mezi presin turizmin dhe shtimin e rezervimeve dhe jo anullimin e rezervimeve.

Kryeministri thotë që ju nuk e keni ftuar për një tryezë për të zgjidhur krizën politike? Do ta ndërmerrni një hap të tillë në vijim? Ju keni thënë se edhe jopublikisht se keni bërë ç’është e mundur për të shpëtuar krizën politike në vend.

Presidenti: Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit.

Deklarata u bë pas fjalimit që Presidenti Meta mbajti në Konferencën e 3-të Kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë.

Bejtja-Ramës: Dukesh si pacient

Analisti Andi Bejtja ka debatuar me Ramën në një debat në “Opinion” në lidhje me zhvillimet e fundit politike. Rama ka ndërhyrë disa herë, ndërsa Bejtja ishte duke folur dhe kjo ka sjellë edhe reagimin tij.

Fillimisht gazetari i ka kërkuar Ramës që të qetësohet. Më pas Rama ka mërmëritur në studio në shenjë ironie naj kërkesës për qetsi.

Kjo ka sjell edhe reagimin e Bejtes, i cili i tha “më dukesh si pacient”. Rama i është përgjigjur se mund të jetë pacienti nëse ai do të jetë doktori. Bejtja i është përgjigjur se jo të gjithë mund të jenë Doktori.

Rama hodhi poshtë idenë për shtyrjen e zgjedhjeve si dhe futjen e vendit në zgjedhjeve të përkohshme, pas krijimit të qeverisë tranzitore. Në Opinion ai tha se ka marrë detyrën për të vazhduar deri në 2021.

“Kush jam unë, që unë bëkam anulim loje dhe ne po futkemi dhe njëherë nga e para. Kur e kemi bërë, se ne ju zgjodhët kush do vijë në qeveri kush do rrijë në opozitë. Janë disa që po na thonë, që jemi të çmendemi dhe jemi gati të hidhemi në herë.

Nuk ka shans, sepse nuk jemi tek fusha e vogël në Surrel ku iu lë dhe ndonjë gol, jemi në kushtet kur po flasim për gjëra shumë serioze. Nuk është për të ruajtur postin e kryeministrit, karrigia, posti i km nuk është i imi. Nuk është e drejtë që postin e kryeministrit ta përdor si plaçkë, është fytyrë e këtyre këtu që kanë vendosur të bëjë unë detyrën e kryeministrit”, tha Rama.

Gjermania Bild botoi një shkrim të rëndë për Shqipërinë ku ishte i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama, që sipas tyre përfshihet në dosjen 184 të përgjimeve. Por çfarë mendon kryeministri Edi Rama për këtë akuzë?

“Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Collaku, janë këta të ty që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them”, theksoi Rama.

“Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’”, shkruan Bild.

Edhe për këtë kryeministri kishte një përgjigje: “Ju më kërkoni të kujtojë fjali specifike nuk mund ta kujtojë, ajo që kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë përsipër ti pastrojë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Për asnjë arsye në botë që të përballem me çdo lloj ballafaqim dhe hetimi”.

Rama: Unë them vetëm të vërtetën…kujtoni shëndetësinë falas…

Rama ka deklaruar nga studio e “Opinion” tha se ai thotë vetëm të vërettën , ndërsa kërcënoi me gjyq gazetarin Çollaku për reagimin e tij në ldihje me akuzat që ka bërë gzeta gjermne “Bild”.

Deklarata e Ramës se ai thotë vetëm të vërtetën është qesharake ndërsa ëhstë provuar se ai është kryemashtruesi historik i shëndetësisë falas dhe uljes së taksave për 95% të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama i ftuar sonte në Opinion, nuk ka mohuar përgjimet që implikojnë atë dhe zyrtarët e lartë socialistë në shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.

Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim për përgjimin e publikuar nga Bild, madje ka thënë se, këtë e ka fabrikuar Ylli Manjani dhe Basri Çollaku.

“Gazetari i Bild ka marrë këto burime të shquara dhe i ka publikuar. Nëse nga dhjetra mijëra bisedë më kërkoni këtë fjali specifike nuk di të them. Kurrë nuk ka ndodhur të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë to pastrojë ata që janë shkaku kryesor i këtij pisllëku në Shqipëri”, tha Rama

Që në nisje të emisionit Rama ka komentuar shkrimin e prestigjiozes gjermane BILD, ku dhe ai si vartësit e tij deklaroi se është një shkrim i paguar.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Fevziut i cili i ka thënë se një media si Bild nuk mund tu referohet vetëm thashethemeve, pasi ata janë gazetarë profesionistë.

Kjo ka bërë që Rama të lëshojë dhe njëherë gjuhën ndaj ish-ministrit të tij Ylli Manjani, dhe gazetarit Basir Çollalku, të cilët i ka etiketuar dhe si autorët e shkrimit.

Pjesë nga debati
Rama: Bildi është tabolid, skam me Bildin asgjë fare. Këtë e ka shkruar Manjani dhe Pastref si e ka ai Çollaku. Janë këta që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksi

Fevziu: Pse qorr janë te Bildi?
Rama: Po të them që Bildi ka bërë një publikim bazuar në këto burime. Shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë përfaqësojnë këta njëri i tv Shijakut tjetri i tv partisë. Gazetari ka marrë burime dhe ka publikuar lajmin.

Rama humbet toruan në emision
I ftuar në “Opinion”, teksa komentohej artikulli i gazetës gjermane “Bild” për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka patur një debat me gazetarin Andi Bejtja.
I kapur “mat” nga gazetari, kreu i qeverisë humbi toruan duke u ankuar se nuk po lejohej të thoshte atë që mendonte.
Debati
Rama: A ka mundësi të mos më ndërpresësh zotëri.
Bejtja: Jo, unë po flas.
Rama: Po të lë të flasës ca të duash, dhe po thua të pavërteta. Këtu ka pllakosur një fatkeqësi mendore.
Bejtja: Unë po flas për standardin e kryeminsitrave në botë.
Rama: Unë nuk mund të them atë që mendoj. Meqë ju nuk doni të them atë që unë dua të them, unë nuk flas flas. Unë nuk e kam humbur akoma lirinë që them ato që mendoj.
Rama: Më thuaj një emër që ka dalë në përgjime.
Bejtja: Damian Gjiknuri
Rama: Ku ka dalë?
Bejtja: Ka dalë o vlla
Rama: Si ka dal o vëlla, si ka dalë?

Nuk e kam zgjedhur unë kryeprokuroren!
Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të pazakonte në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, kur tha se nuk e ka zgjedhur ai kryeprokuroren e Përkohshme.

Teksa në studio diskutohej pse nuk ka arrestime apo shkarkime të zyrtarëve të përfshirë në shit-blerjen e votave, sipas përgjimeve të dosjes 339, Rama tha se s’mund të merren këto masa në bazë të disa përgjimeve.

Gjithashtu, ai i shpreh se lidhur me këto hetime duhen pyetur prokurorët.

Debati
Fevziu: Po ti e ke zgjedhur kryeprokuroren?
Rama: Nuk e kam zgjedhur unë prokuroren, janë gjëra që sajohen përsëriten dhe pastaj i merrni ju.

Fevziu: Fakti që do zgjidhej ka dalë para se të zgjidhej?

Rama: Ore jeni në vete ju…

Arta Marku u zgjodh Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme me shumicë të thjeshtë me votat e deputetëve të PS (kryetari i të cilëve është Edi Rama) dhe për këtë fakt u kundërshtua nga opozita. Opozita e ka quajtur zgjedhjen e Markut kryeprokurore antikushtetuese, për faktin se u zgjodh me shumicë të thjeshtë dhe jo të cilësuar.

Flet vëllai i Dybala: Problemet me Cristiano Ronaldon janë brenda fushës…

Paulo Dybala mund t’i thotë lamtumirë Juventusit në fund të sezonit.  Për katër sezone, Dybala ka bërë 180 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” dhe ka shënuar 78 gola.

Kështu ka bërë të ditur vëllai dhe menaxheri i argjentinasit, Gustavo Dybala. Sipas tij, gjasat janë të mëdha që Dybala të largohet nga “Zonja e Vjetër” pas katër viteve.

Dikur ishte një lojtar premtues, i së ardhmes, tani Massimiliano Allegri e ka ulur në bankën e rezervistëve. Çfarë ndodhi në të vërtetë me Dybalan? Që nga ardhja e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në verën e vitit të kaluar, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për talentin 25-vjeçar.

Sezonin e kaluar ai ishte në formë mbresëlënëse, shënoi 22 gola në 33 paraqitje në Serie A, kurse këtë sezon ka shënuar vetëm 5.

Vëllai i lojtarit e konfirmon se prezenca e Cristiano Ronaldo në 11-she i ka shkaktuar telashe Dybalas, i cili në afatin kalimtar të verës do të kërkojë të ndërrojë skuadër.

“Jashtë s’ka probleme me të (Cristiano Ronaldon), problemet janë brenda fushës: nuk mundesh kundër tij dhe Paulo është i ri…”, ka deklaruar vëllai i Dybalas.

Gustavo Dybala, në një intervistë në emisionin e radios argjentinase “Futbolemico”, tha ndër të tjera se “Dybala ka gjasa të mëdha që të largohet nga Juventusi. Absolutisht. Ai ka nevojë për një ndryshim”.

Gustavo, nuk ka treguar destinacionin e mundshëm, duke insistuar se largimi është pothuajse i paevitueshëm sepse “Dybala nuk është i lumtur në Juventus”.

Për katër sezone, Dybala ka bërë 180 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” dhe ka shënuar 78 gola.

“Kapeni, mbyteni”, Dollapi rrëfen momentet kur u godit edhe me plumb plastik pasi ndihmoi gazetarët

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi ka treguar në emisionin të “Të Paekspozuarit” në News 24, çfarë ka ndodhur gjatë momentit kur është goditur nga forcat e policisë gjatë protestës së opozitës më 11 maj.

Rakipi: Të gjithë shqiptarët të ndoqë, ishte një skenë e tmerrshme, gati barbare, ku shefi i ndërhyrjes së shpejtë dërgon disa njerëz që tju ndalojë

Kam qenë në ushtrimin e detyrës si drejtues i tubimit, që ma detyron ligji. Duhet të jem në një pjesë të dukshme në krah të forcave të rendit. Qëllimi im i vetëm ka qenë mbrojtja e Policisë.

Ne se kemi betejën me to. Unë në atë moment po kthehesha në selinë e PD. Dëgjoj një zë të një zonjushe që thotë “Vdiqa, mbarova”. Shkova ta ndihmoj.

Jam nisur në drejtim të Partisë Demokratike, jam intimiduar nga një punonjës policie që është identifikuar si Arben BARE.

Ky zotëri më kam kapur prej krahu. E kam sqaruar. Kam hequr kundragazin dhe kam dashur të largohem. Në atë moment kam dëgjuar “Kapeni, mbyteni”.

Gjatë momentit që kam ikur me vrap kam ndjerë një goditje me plumb plastik në këmbën e majtë.
Kam qenë i shtrirë, kam humbur ekuilibrin. Kanë ardhur forca policie dhe më kanë goditur”.

Dollapi tha se ka qenë në ushtrimin e detyrës së tij dhe se është dhunuar në mënyrë të pamëshirshme edhe pse nuk ka bërë rezistencë.

“Kam qenë në ushtrimin e detyrës time si drejtues i tubimit. Kam të drejtë dhe detyrë të jem në pjesë të dukshme dhe në krah të forcave të rendit. Në asnjë moment forcat e policisë të mos cënohej. Qëllimi im ka qenë mbrojtja e policisë. Ne nuk e kemi betejën me ta.

Sapo përfundoi tubimi po kthehesha në selinë e PD-së, dëgjoj zërin e një zonje “vdiqa mbarova”. Ishte një vajzë, gazetare. E kam marrë e kam cuar dhe kam gjetur edhe një kameraman në atë gjendje.

Jam nisur në drejtim të PD-së dhe gjatë rrugës jam intimiduar nga një punonjës që quhej Arben Varaj. Ky zotëri më ka kapur për krahu. Jam prezantuar dhe i kam sqaruar se kush jam. Kam dashur të largohem, në atë moment kam dëgjuar fjalët “kapeni, largoejni, mbyteni”. Në mënyrë instiktive jam larguar. Më pas kam ndjerë një goditje që ka ardhur nga një plumb plastik, e kam ndjerë kur më ka goditur.

Kam humbur ekuilibrin. Kanë ardhur forcat e policisë, të cilët kanë vepruar në mënyrë të pamëshirshme, edhe pasi nuk kam bërë rezitencë dhe jam prezantuar, nuk ka pushuar dhuna ndaj meje”.

Dollapi i është nënshtruar një operacioni në shpatull dhe ka dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Atij i është sekuestruar celulari dhe ende nuk ka një procesverbal për të kuptuar përse është ndaluar.

“Kam plagë në kokë, shpatull, krah kokë, shpinë, në të gjithë trupin. Nuk dua të kapem te kjo pjesë. Në momentin e parë që jam ndaluar, i kam kërkuar policisë të më cojnë në spital për ndihmën e parë dhe nuk u janë përgjigjur kësaj kërkesë.

Rreth dy orë e gjysëm kam ndejtur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, me pretekstin që nuk mund të dalë ambulanca.

Unë edhe sot nuk kam asnjë urdhër ndalimi, asnjë procesverbal. Një ndalim i paligjshëm. Kam vajtur në Spitalin Ushtarak, i rrethuar sikur të ishim në Kabul me forca komando.

Kam patur një kundragaz, një kapele dhe nje celular i cili më është marrë nga policia. Unë do ndjek ligjërisht gjithë procedurën për dhunimin që më është bërë”. /TPZ.al/

Studenti i përgjigjet Pezës: Dy fjalë për Fredin e “TV Shkumbinit”…

Pas mbrëmjes së 11 majit, kur një grup të rinjsh, në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të tij, shkroi një parullë në afërsi të banesës ku jeton ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borschardt.

Akti i të rinjve u cilësua si kërcënim nga mazhoranca dhe media pranë saj, ndërsa një ndër më aktivët në akuza ishte edhe ish-deputeti socialist, Alfre d Peza.

Por këtij të fundit i ka kthyer përgjigje një prej të rinjve, dëshmitarë në ngjarjen e 11 majit, Frenki Prengaj.

Përmes një reagimi në Facebook, ku e quan Pezën me ironi “Fredi i TV Shkumbini”, i riu shprehet se, ka qenë i pranishëm në ngjarje, por se nuk është ai shkruesi i parullës “Borschardt, shame on you”.

Reagimi i plotë i Frenki Prengajt

Paska nisur një sulm ndaj meje nga portale të dorës së dytë apo të tretë. Nuk është hera e parë që portali i Alfred Pezes tenton të më sulmojë. Këtë rradhë, përveç se ka “zbuluar” partinë që mbështes, më paska akuzuar se kam përçarë protestën e studentëve dhe kam shkruar parrullën “SHAME ON YOU”.

Fredi, përsa i përket protestës së studentëve, as kam marrë rol të rëndesishëm e as nuk e kam përçarë, madje kam bërë thirrje për binjakëzim të interesave të studentëve, si binjakëzimi yt i Shkumbinit me Lacion.

Fredi, përsa i përket thirrjeve SHAME ON YOU, më zhgënjeve, se nuk pres nga një gazetar të sulmojë dikë për mendimin e tij. Jo, nuk e kam shkruar unë atë parrullë. Po, jam në video, nuk e kam mohuar as fshehur.

Tashmë shkrimi në portalin tënd, ose më saktë sulmi i orkestruar ndaj meje, gjendet dhe në portale të tjera. Ti e nise, të tjerët po e bitisin. Por mos harro diçka Fredi, ajo që nuk të vret të bën më të fortë, dhe shkrimi në portalin tënd nuk më vret dot.

Nga djali i dajakut për Fredin e TV Shkumbinit.

Ish-kreu i KQZ: Ja pse është ilegjitim Kuvendi pa 140 deputetë

Në studio ditën e sotme në studion e FaxNews ka qënë ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume.

I pyetur nëse ka ndonjë mundësi që opozita të marrë pjesë në zgjdhje Kume është shprehur:

Nëse do e lexojmë ligjin në çdo pikë të tij afati nuk ekziston, ka afatë të pakonsumuar nga sugjerimet që mund të bëjnë partitë e opozitës.

Po për mua nuk është ky problem sepse edhe vetë praktikat kanë treguar që afatet proceduriale nuk janë problem. Nqs biem dakord që opozita parlamentare të marrë pjesë në zgjedhje nuk ka pse të shikojmë pamundësira të realizimit të një vendimmarrje të tillë sepse janë dispozitat përkatëse të kodit zgjeodh për të shtyrë zgjedhjet.

Presidentit nuk mund të marrë iniciativën për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, por si rregull presidenti konsultohet me partitë politike.për të ridekretuar datën e zgjedhjeve nuk ka të shprehur Kushtetuta se si mund të procedoi Presidenti.Data e zgjedhjeve ndryshon vetëm nëse vendosin partitë.

Ai ka vijuar më tej duke u shprehur se nëse krijohet Gjykata Kushtetuese mandatet e deputetëve të rinjë shpallen të pavlefshme.

“Në vlerësimin tim po sepse Kuvendi I Shqipërisë nuik e ka zbatuar kërkesën e procedurës përkatëse.Gjykata Kushtetuese e kthen kuvendin e shqipërisë aty ku ka qënë. Gjithashtu unë mendoj se quhet ilegjitim Kuvendi pa 140 deputet“.

Ndërkohë që sa i përketë anës proceduriale, i pyetur se si do të vijohet me mandatet locale nëse shtyhen zgjedhjet Kume është shprehur:

Ky është një problem që do të jetë pjesë e marrëveshjes. Porn ë kodin zgjedhor është përcaktuar shumë mirë kjo gjë. Porn ë gjykimin tim ajo që do të bjerë dakord në marrëveshje të shkruhet në kodin zgjedhor si një dispozitë kalimatare. Ne jemi shumë larg shtetit të së drejtës.

Kume ka folur dhe për regjistrimin e partisë Bindja Demokratike, duke ndarë në studio këndvështrimet e tij.

“Nuk ka punë KQZ me firmat mbështetëse, për këto interesohet gjykata. KQZ në kërkesat që I bënë subjektit një ndër to është që të paraqesi vendimin e trupës gjykuese, dhe në rastin konkret Bindja Demokratike nuk e ka bërë këtë gjë, sepse vendimi i gjykatës futet në fuqi 15 ditë pas regjistrimit të partisë politike si subject.

KQZ ka marrë vendimin duke mos e patur të plotë dokumentacionin. Por perceprimi që me krijon mua e gjithë kjo është në fund të fundit një ndjesi jo pozitive. Në vlerësimin time sjella e këtyre dy insitucioneve është parathënie e asaj qëadministrimi i procesit kështu sic ka nisur nuk thotë që do të kemi një process në zbatim të ligjit, më shumë se sa vendimi I marrë është në konvergjencë me interest e partive politike”. /faxweb.al

“E vetmja marrëveshje me Ramën është largimi i tij një orë e më parë”

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u ka bërë të ditur qytetarëve nga protesta e ‘Unazës së re’ se nuk ka asnjë marrëveshje midis Bashës dhe Ramës dhe se, nuk do të ketë asnjë të tillë në vazhdim. Sipas Balliut, e vetmja marrëveshje është largimi i Ramës një orë e më parë.

Balliu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me datë 25 maj të gjithë bashkë në protestën e madhe që do të mbajë opozita e bashkuar përballë kryeministrisë. ‘Janë përhapur disa lajme nga disa mjeranë që opozita do bëjë marrëveshje apo do të futet në zgjedhje.

Janë kaq mjeranë sa besojnë shpikjen e tyre. Zgjedhje nuk ka pa shporrur Edvin Kristaq Ramën. Ne kemi disa vëllezër që i kemi në burgje, dhe nuk duhet të kalojë asnjë orë pa i kujtuar ata, sepse sakrifica e tyre bëhet edhe për shtëpitë tuaja, edhe për lirinë, edhe për drejtësinë, por mbi të gjitha për Shqipërinë.

Arta Marku që gjen kohë për të hetuar me prova të prodhuara nga Edi Rama dhe Revani Jaupaj për ti mbajtur në burg këta të burgosur politikë, unë kam sot disa pyetje

Për Sahit Dollapin kush po merret me hetimin. Për Lindita Protoduarin kush po merret. Ke nisur ndonjë hetim ti zonjë që shkon në zyrën e kryeministrit dhe i shkon i bën fresk sikur je skllave e tij

Qetësia i prishet vetëm Surrelit, por do të prishim atë vilën tënde në Surrel nëse guxon të prishësh shtëpitë këtu.

Kjo betejë ka vetëm një mënyrë që është shporrja e Edi Ramës. Cilindo që dëgjoni se Lulzim Basha do të bëjë marrëveshje me Edi Ramën nuk ka për të ndodhur sepse  sepse ne nuk ju tradhtojmë kurrë.

Ndaj ju ftojmë të gjithëve bashkë me datë 25 për ti treguar këtij njeriu fuqinë që ka sovrani i këtij vendi“, tha Balliu.