24.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

PD dhe LSI me komisonerë në KZAZ për manipulimet e Ramës me procesin zgjedhor

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për të dërguar anëtarë në komisionet e administrimit të zgjedhjeve. Sipas Bardhit kjo bëhet për të dokumentuar paligjshmërin që sipas PD Rama po bën me zgjedhjet. Ai thotë se PD dhe LSI kanë informacion se zyrtarë në KZAZ po kryejnë manipulime të rënda me procesin zgjedhor.

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie.

Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë.

Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshmëritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit“, thuhet në reagimin e Bardhit.

Mustafaj: Nëse deri në 30 qershor nuk ka një zgjidhje, atëherë do ketë një radikalizim shumë të madh

Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar aksionin e fundit të  Opozitës, tha nga studio e ‘News 24’ se protestat e opozitës po tregojnë se zemërimi është i madh dhe pakënaqësia e përgjithshme.

‘Protesta e fundit, në ditë shiu, 24 orë pas protestës tjetër tregoi se pakënaqësia është e madhe dhe vendosmëria është gjithashtu e madhe. Protesta ka dhënë prova se është rezistente. A do të ketë përshkallëzim, sigurisht që do ketë nëse nuk merr një zgjidhje. Zgjidhja është dialogu.

Unë jam i bindur se dialogu do të vijë por sa më larg të jetë aq më i madh është dëmi për vendin. Në qoftë se deri në 30 qershor nuk ka një zgjidhje, atëherë do ketë një radikalizim shumë të madh. Unë parashikoj përshkallëzim dhe dialog në pikë të fundit”, tha Mustafaj.

Mustafaj foli për një raport të ministrave të djathtë të vendosur në qeverinë teknike në 2017, ku janë nxjerrë në pah problemet me zgjedhjet por që nuk janë marrë parasysh.

“Opozita e ka vënë si kusht largimin e Ramës nga ekzekutivi. Opozita ka një eksperiencë, zgjedhjet e 2017 ku ministrat demokratë që hynë aty prodhuan një raport mbi 400 faqe që nxjerr në pah problematikat që konstatonin për zgjedhjet por që qeveria nuk i merr parasysh sepse kryeministër është Rama.

Supozohet që me një kryeministër të pavarur, këto problematika do të merren në konsideratë dhe do veprohet për zgjidhjen e tyre në dinamikë. Edhe opozita rrallë e përmend këtë raport”, tha Mustafaj.

Ish-deputeti: Të hetohet Rama, infiltroi gardistin për të vrarë protestuesit e 21 janarit

Ish-gardistit i 21 janarit, Agron Malaj do të garojë nën siglën e Partisë Sociale për Bashkinë e Burrelit në zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo duket si një mbrojtje që kryeministri Rama i bën ish-gardisti.

Për këtë ngjarje, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ku i bën apel kryeprokurores Arta Marku, që të hetojë Edi Ramën dhe ish-gardistin, që sipas tij rezulon i infiltruar i Partisë Socialiste ne protesten e vitit 2011, ku mbeten te vrare kater protestues.

Në fund, ai shton se në asnjë vend të botës, nuk ndodh që një parti politike të infiltrojë njerëz në një protestë ku u vranë qytetarë, por kjo vërteton se Rama mund të ketë infiltruar dhe vrasës të tjerë.

Statusi i plotë

Rama fakton: I infiltruari i PS përgjegjës për vrasjet e 21 janarit

Kryeministri thotë që kryetari i grupit të zjarrit paska qenë i infiltruar, që do të thotë që ky njeri paska nxjerrë informacione të klasifikuar. E me pak fjalë gardisti kandidat për kryebashkiak ka cënuar sigurinë kombëtare.

Për raste të tilla Xhorxh W Bush i ka çuar këta individë si tradhëtarë në Guantanamo, ndërsa Edvini i bën kryetar bashkie.

Si nuk është arrestuar akoma? Kjo është një akuzë direkte për Kryeministrin. Zonja Marku keni Edi Ramën dëshmitar publik që ky njeri ka nxjerrë informacione të Gardës që mbron institucionet, pra sigurinë kombëtare të vendit.

Duhet drejtësi për gardistin kryebashkiak dhe kryeministrin gardist.
Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një parti politike të infiltrojë njerëz në një protestë ku u vranë qytetarë, por kjo vërteton se Rama mund të ketë infiltruar dhe vrasës të tjerë.

Kryemadhi në VOA: Pakt kombëtar mes partive politike për të larguar Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila prej disa ditësh ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe lëvizjet e rradhës së Opozitës së Bashkuar.

Kryemadhi e ftuar në studion e Zërit të Amerikës, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka kapur institucionet, ndërsa shtoi nevojën e një pakti kombëtar mes partive politike në vend.

Ajo insistoi në idenë se Rama ka kapur reformën në drejtësi dhe tha se dosjet e përfolura nga opozita dëshmojnë se Rama ka vjedhur votat më 2017.

“Janë përdorur paratë e krimit të organizuar për të vjedhur votat. Dosja 339 flet për vjedhje votash dhe nuk ka asnjë që të ketë shkuar para gjykatës. Djegia e mandateve është bërë për shkak të situatës politike, pasi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë. Rama e ka kapur reformën në drejtësi, të cilën edhe LSI e ka mbështetur.

Nën emrin e të ashtuquajturës reformë, kryeministri ka kapur pushtetet, Rama ia ka hequr të drejtën shqiptarëve të kenë institucione të padrejta. Partitë duhet të flasin për një pakt kombëtar për të shkuar më tej në hapat për në BE”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi: Duhet t’i japim fund tranzicionit

Kryemadhi u shpreh se, vendimi i opozitës për djegien e mandateve ishte një akt ekstrem, por i detyruar. “Ekziston ideja që LSI ka qenë 4 vjet në qeveri me PD dhe 4 vjet me PS. Është e vërtetë që LSI ka luajtur rolin e saj në konsolidimin e institucioneve shtetërore. Siç është edhe rasti i liberalizimit të vizave.

Vijmë në 2017, ka qenë kulmi. Falë Zërit të Amerikës kemi dosjen 339 dhe ka mëse dy vjet që nuk po hetohet dhe nuk ka asnjë të hetuar. Djegia e mandateve është një akt ekstrem. Ky është bejsboll kushtetues. LSI ka patur një rol të rëndësishëm në votimin e reformës në drejtësi, dhe Edi Rama sot po përpiqet ta kapë atë.

Mungesa e Gjykatës kushtetuese ia ka hequr të drejtën opozitës të ngrejë zërin, siç është edhe rasti i Teatrit. Në 2017 nuk e dinim dhe këtë e mësuam falë Zërit të Amerikës. Dosja 339 ka mbetur pezull, edhe dosja për Unazën. Nuk kam parë në asnjë vend ku 1 km rrugë kushton 20 milionë euro”, u shpreh Kryemadhi.

Më pas, Kryemadhi shtoi se, për situatën aktuale të vendit, përgjegjëse është e gjithë klasa politike, duke përfshirë edhe veten.

“E gjithë klasa politike është shkaktare e kësaj situate. Kemi mbyllur sytë dhe gojën disa herë. Sot në rradhë të parë, duhet të heqim dorë nga pushteti. Flasim për korrupsionin, por nuk flasim për një tjetër rrezik: mbetja jashtë projektit të Bashkimit Europian. Nëse mbetemi të fundit me Kosovën dhe Bosnjen, do të thiotë ti varësh mëlçitë ujkut në qafë, duke sjellë edhe rrezikun e ndikimit rus në Ballkan”, deklaroi kryetarja e LSI.

E pyetur për dy protestat më të fundit të opozitës, Kryemadhi deklaroi: “Dënojmë çdo lloj dhune, edhe ndaj policisë, edhe ndaj qytetarëve. Sot problem është fenomeni, jo institucionet. LSI do ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Duhet të mbyllim tranzicionin. Jemi vendi i fundit. Po zvarritemi në një rrugë pad drejtimin e duhur”.

Deputetja e PS i mori 150 mijë euro për ta bërë kryetar bashkie, tenton vetëvrasjen kandidati i Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër skandal që po ndodh në kampin rilindas në Kuçovë.

Në Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili tregon se Sybi Shehu, i cili u përfol në media si kandidat i PS për bashkinë e Kuçovës ka tentuar vetëvrasjen.

Sipas qytetarit, Shehu ka tentuar të vetëflijohet pasi humbi 150 mijë euro, të cilat ja dha Ermonela Felajt për t’u bërë kandidat për kryetar bashkie, por që gëzimi i tij zgjati vetëm 3 orë, pasi Rama në fund vendosi të kandidojë besnikun e tij Kreshnik Hajdari.

Postimi i Berishës

Drejte vetevrasjes kandidati tre oresh i PS per bashkine e Kuçoves!

Kishte paguar 150 mije euro ndrikull Felajt!

Denoncon qytetari dixhital. Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendje Doktor. Dua tju informoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne kucove dy kandidat per kryetar bashkie te ketij rrethi, kan paguar tek Ermonela felaj nga 150 mij euro per ti perzgjedhur emrin tek Kryeministri. Sybiu shehu, para dy ditesh tentoj vetvrasjen ne liqeni gorajt rethi kucove, nga zhgenjimi qe mori nga Ermonela felaj ku humbi dhe 150 mij euro sepse emrin ja vuri vetem per dy ore sa u tha ne media dhe pasaj ndryshoji me perzedhjen e kanditatit tjeter ushtarit me te besuar Kreshnik hajdari ku dhe ai ka paguar 150 mij euro. Informacion i sigurt nga burime te sigurta brenda njerzve te afert. Te lutem publikoje. Gjith te mirat.

Paloka: Nëse Rama vendos të shkojë përpara me arrogancën e tij do të ketë përballje…

Kryeministri Rama duket i vendosur të shkojë në zgjedhje më 30 qershor, por sipas nënkryetarit të PD Edi Paloka, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

I ftuar në ABC News, Paloka deklaroi se, nëse Rama vendos të shkojë përpara me arrogancën e tij, do të ketë përballje.

“E di shumë mirë edhe Rama. Ose ka lajthitur. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Jo Edi Rama, Taulant Balla dhe Elisa të betohen, zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Nëse për kokëfortësi do të shkojë me këtë arrogancë, sigurisht që do të shkojmë në përballje. Për ne nuk ka tërheqje. Nuk ka zgjedhje pa opozitën”, u shpreh nënkryetari i PD-së.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se, në zgjedhje është regjistruar edhe Bindja Demokratike, si parti opozitare, Paloka u shpreh se, në Kukës kjo forcë politike garon me kryetarin e PS në këtë qark.

“E patë si u regjistrua? Edhe kur është vetëm në zgjedhje, arrin deri aty sa tenton ti manipulojë. Po mendojmë të dërgojmë komisionerët tanë në KZAZ se kemi informacione se KZAZ-të e sajuara kanë filluar që tani manipulimet. Është i vetëm, ka të gjithë komisionin dhe prapë kërkon ti manipulojë. Sa i përket partisë që përmendët, e dini kë kandidon në Kukës? Abedin Uruçi, kryetar i PS Kukës që do të garojë përballë kandidatit të PS”, u shpreh Paloka.

A i frikësohet Opozita hyrjes në zgjedhje?

“Ne nuk kemi frikë të hymë në zgjedhje se Rama nuk është Cristiano Ronaldo. Rama nuk ka fituar kurrë ndershëm, as në PS. Me rezultatet e manipuluara të 2017-ës, ai është pakicë. 80% të shqiptarëve, edhe funksionarë të PS, duan largimin e Ramës. Partitë opozitare dalin në sondazhe me diferencë të madhe me Rilindjen”, vijoi Paloka.

Më tej Paloka u shpreh se, vjedhjen e votave tashmë përveç VOA-s ia plasi edhe gazeta më e madhe në Europë, “Bild”.

“Nga PS ai shihet si palë. Për mua bën detyrën si kryetar i shtetit. Ky kryeminIstër e sheh se, kjo situatë prish gjithçka por vetëm karriken e tij. Se sa ishin legjitime, ia tha Zëri i Amerikës, ia plasi Bild. E shihni ku ka arritur, Gjylameti sulmon Bild, gazetën më të madhe në Europë, duke thënë se e kontrollon njerëz të PD-së. Po të kontrollonim Bild kishim marrë BE-në, jo të rrëzonim Ramën”, tha nënkryetari i PD, Edi Paloka.

Për deklaratat e ndërkombëtareve pas protestës së 11 Majit, Paloka deklaroi: “Këta flasin sikur ne kemi ushtarët në dorë dhe i lëvizim si manekina. Janë njerëz që nuk kanë çfarë humbur se ua ka marrë Rama të gjitha. Protoduari po kalbet në burg me akuzën se, “pse nuk e mbajte qenin kur erdhi policia në shtëpia.

Ne nuk kemi nxitur kurrë dhunën. Janë njerëz që i takoj. Ata që vijnë aty nuk janë ushtarë të Bashës, Palokës apo PD. I janë bashkuar protestës për problemet e tyre personale. Ata kërkojnë largimin e Ramës. Ata e kanë personale me Ramën. U ka hequr të drejtën për të jetuar”.

Ish-ministri i Drejtësisë: Jo vetëm Becheti, fatura arrin në 2 miliardë euro me tre padi të tjera

Petrit VASILI

Mediat shqiptare kanë bërë të ditur lajmin se si qeveria shqiptare dënohet dhe humbet gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti, për një shumë që në totalin e saj arrin në 140 milionë euro. Është një lajm tronditës për çdo shqiptar, për financat e brishta të shtetit shqiptar dhe provë e një kriminalizimi qeverisës të frikshëm, i cili nuk ndalet as përpara katastrofave të tilla financiare.

Sigurisht që ky nuk është një lajm i parë, ky është një lajm nga më të rëndët përsa i takon dimensionit financiar. Përpara tij, ai është paraprirë me dëme të tjera financiare, siç kanë qenë shoqëri të tjera që kanë fituar gjyqet dhe shteti i detyrohet rreth 7 milionë euro, apo çështje të tjera që shkojnë deri në 85 milionë dollarë.

Ky moment është një moment shumë delikat dhe shumë kritik për vendin. Përgjegjësia për këtë gjëmë të madhe që i bie shqiptarëve të varfër, bie drejtpërsëdrejti mbi Kryeministrin Edi Rama.

Të gjithë shqiptarët do të donin të dinin se përse ne shënjestrojmë dhe fokusojmë përgjegjësinë vetëm te ai, dhe për të evituar çdo lloj subjektivizmi, po iu bëj publike se që në 10 prill të 2017, afër 2 vite e gjysmë më parë, unë personalisht në cilësinë e ministrit të Drejtësisë në atë kohë, kam njoftuar me shkrim Kryeministrin me numër protokolli 2357/1 se sipas një informacioni të Avokaturës së Shtetit, vetëm për katër çështje Shqipëria rrezikonte të humbiste 2 miliardë euro.

I kërkoj qartë me shkrim, jo me fjalë dhe e informoj që gjendja është shumë shqetësuese dhe me pasoja tepër të ënda, të paparashikuara për financat e shtetit dhe pasurinë publike, kërkoj një analizë të thellë për çdo institucion më vete.

Gjithashtu i kërkoj që kjo situatë kërkon një nxjerrje përgjegjësie për dëme të tilla financiare, sidomos në rastet e humbjes në proceset e arbitrazhit, mund të përbëjnë elementet e një vepre penale dhe personat përgjegjës do të duhet të vihen përpara një përgjegjësie për veprimet apo mosveprimet e tyre, të cilat kanë sjellë dëme të rënda ndaj interesave financiare të shtetit.

Edi Rama pra është njoftuar me shkrim. Qartësisht i është vënë në dispozicion i gjithë materiali i Avokaturës së Shtetit, ku rreziku i tmerrshëm për financat publike shqiptare ishte evident. Un e kam quajtur atë një tërmet financiar që po vjen. Megjithatë nga kryeministri në atë kohë dhe më pas nuk pati të nderuar qytetarë qoftë edhe një mbledhje të vetme pune.

Nuk pati një shkresë të vetme, një reflektim të vetëm për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të procedurave të zgjidhjes së tyre. Por përkundrazi, marrëzia shtetërore ka vazhduar edhe më tej.

Edi Rama ka besuar dhe beson se ashtu sikurse ka kapur drejtësinë shqiptare, do të kapte dhe drejtësinë evropiane dhe atë botërore. Pandehte dhe ka iluzione e ëndrra sikur sot ë ishte vetë prokuror i çështjeve, vetë gjykatës i tyre dhe ai që i jepet përfundimin e gjithçkaje.

Ky iluzion i marrë i këtij kryeministri të marrë, pra merr sot një tjetër përgjigje shumë të hidhur për shqiptarët, ku të gjithë janë kapluar nga dëshpërimi që për shkak të këtij kryeministri peng të interesave klienteliste të oligarkëve të tij, është gati të shkatërrojë gjithçka ë t’i krijojë dëme financiare të frikshme financave të shtetit dhe xhepit të çdo shqiptari.

Kjo letër pra, ua kujtoj edhe njëherazi është një provë e një dëshmi që kryeministri me vullnet nuk ka vepruar. Pra mos veprimi i tij ka qenë një favorizim i hapur për interesat e errëta që ai ka pasur e për të cilat Prokuroria shqiptare duhet t’i zbardhë duke filluar njëherazi një hetim të menjëhershëm për elementë të shpërdorimit të detyrës, me dëme kolosale në financat e shtetit, me të akuzuar kryesorë Edi Ramën , i cili ka qenë qartësisht i informuar për situatën.

Sigurisht që kjo situatë ka vetëm një zgjidhje, që është zgjidhja politike. Sepse të gjithë ju e kuptoni, që duke pasur një kryeministër të tillë i cili nuk shqetësohet fare për atë që i ndodh financave të shtetit dhe tronditjes financiare që ai lë pas, sigurisht që ky është një njeri që i sjell dëme në mënyrë të përditshme Shqipërisë.

Qytetarë të jeni të bindur, ky lajm i hidhur nuk është i fundit. E kam paralajmëruar ne atë kohë si ministër, e kam paralajmëruar edhe më pas në cilësinë e një anëtari të opozitës dhe një deputeti të Parlamentit. Dhe duhet të dini që kryeministri i vendit tuaj, kryeministri Edi Rama nuk ka lëvizur gishtin.

Pra gjithçka që opozita po bën me përkushtim, të gjithë qytetarët po bëjnë me përkushtim në protesta e tyre, është për të shpëtuar Shqipërinë nga pasojat e tmerrshme shoqërore dhe mbi të gjitha nga një tërmet financiar i cili dha nëpërmjet kësaj çështjeje shenjën e parë shumë të rëndë të një krisjeje, e cila për fat të keq bie e gjitha në kurrizin e shqiptarëve. Ju faleminderit të gjithëve!

5 euro do të paguani për Tiranë-Durrës, zbulohet oligarku i Ramës që do rrjepë shqiptarët

Bërja me pagesë e autostradës Tiranë-Durrës është projekt korruptiv, me fitues të paracaktuar nga qeveria në ikje. • Në qeverisjen e Partisë Demokratike autostrada Tiranë – Durrës do të mbetet një rrugë kalimi pa pagesë.

Në vend që të paguajë 178 milionë euro për 3 inceneratorë, buxheti i shtetit mund zgjerojë rrugën pa pagesë.

DEKLARATË, ENDRI HASA
Pak ditë më parë Partia Demokratike paralajmëroi shqiptarët se qeveria në ikje e Edi Ramës ka nisur të zbatojë projektin urgjent të grabitjeve të reja të shqiptarëve me moton “të kapim ç’të kapim”. Një nga këto grabitje është dhënia me koncesion e autostradës Tiranë – Durrës, për kalimin në të cilën shqiptarët nga veriu në jug do të paguajnë nga 2.5 – 5 euro.

Në krye të grabitjes së madhe të qytetarëve, Edi Rama ka vendosur kampionen e abuzimeve, Belinda Balluku. Ministrja e Transporteve i mashtroi sot shqiptarët, kur tha se nuk kishte ardhur koha e detajeve për pagesën.

Fituesi për dhënien me koncesionin të autostradës Tiranë – Durrës dhe bërjen e saj me pagëse është i paracaktuar nga qeveria e Edi Ramës, njësoj si vendimi korruptiv për autostradën Durrës – Kukës. 6 muaj më parë Ministria e Transporteve pranoi publikisht se bërja e rrugës me pagesë është popozim i një kompanie indiane, prapa së cilës qëndron ndërtuesi i stadiumit kombëtar, i përzgjedhur pa garë nga Edi Rama.

Për Austostradën Tiranë – Durrës qeveria ka shpenzuar 3 vitet e fundit të paktën 4 milionë euro për veshjen me palma, për ndërrimin e tyre me pisha, për arnimin e gropave dhe për projektimin e zgjerimit. Këto para po hidhen në kosh, sepse Edi Rama dhe Belinda Balluku kërkojnë të grabisin me qindra milione euro nga paratë e shqiptarëve.

Partia Demokratike u bën thirrje kompanive të mos marrin pjesë në këtë aferë që vjedh shqiptarët, sepse me ardhjen tonë në drejtimin e vendit ky koncesion korruptiv do të anullohet. Askush nuk mund të zhvasë më qytetarët, me qëllimin që të pasurohet për vete.

Në qeverisjen e Partisë Demokratike autostrada Tiranë – Durrës do të mbetet një rrugë kalimi pa pagesë. Modernizimi i saj është plotësisht i mundur me paratë e buxhetit të shtetit. Sipas vetë projektit të qeverisë, zgjerimi i autostradës kushton rreth 250 milionë euro, ndërkohë që, aktualisht, qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur që të paguajë 3 inceneratorë me 178 milionë euro, ndërsa shqiptarëve kërkon t’ua bëjë rrugën me pagesë.

Kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët duhet t’i bashkohen kauzës për largimin e Edi Ramës dhe hapjen e mundësisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë, nuk do të mendojë për pasurimin e kryeministrit dhe klientëve të tij, por për mirëqenien e qytetarëve të vet.

I Sëmuri shkon me tuta në ceremoninë e lamtumirës të Major Klodian Tanushit

Një tjetër mungesë respekti në kufijtë e çmendurisë nga ana e Ramës. Sikurse shikohet në foto ai ka shkuar në ceremoninë e lamtumirës të Major Klodian Tanushit i veshur me tuta, ndërsa sipër ka hedhur një xhaketë.

Kemi të bëjmë me një gjendje të rënduar të Ramës, i cili vazhdon të tallet dhe të injorojë ceremoni të tilla ku ushtarakët shqiptarë japin jetën në shërbim të vendit në operacionet e NATO-s. A mund të imagjinohet një Kryeministër tjetër i një vendi europian të mund të shkonte I veshur me tuta në ceremoni të tilla?

Majori Klodian Tanushi u përcoll sot për në banesën e fundit, tek “Varrezat e Dëshmorëve” ndërsa komandanti i togës ka bërë apelin e fundit për Klodian Tanushin.

Të pranishmit mbajtën 1 minutë heshtje për “Dëshmorin e Kombit” në këtë ditë zie pas tragjedisë së Camp Adazit në Letoni në 6 maj ku gjetën vdekjen 2 anëtarë të FARSH-së.

Të afërm e kolegë përcollën mikun dhe birin e tyre, ndërsa apeli i fundit për major Tanushin ishte pa përgjigje.
Apeli i fundit:
Komandanti: Major Tanushi, major Klodian Tanushi.
Ushtari: Zoti komandant, Klodian Tanushi, nuk është këtu.

Komandanti: Ku është major Klodian Tanushi?
Ushtari: Major Klodian Tanushi vdiq.
Komandanti: Si vdiq ai?
Ushtari: Ai vdiq në krye të detyrës, në mbrojtje të vendit dhe të atdheut në Letoni.
Komandanti: Mund të largoheni. Apeli i fundit mbaroi. Ju lutem një minutë heshtje.

Gazetari gjerman reagon sërish, Tiede: E provuar që Rama bashkëpunon me kriminelët

Nga Alice Elizabeth Taylor

Gazetari Peter Tiede, autor i artikullit të fundit në gazetën Bild, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për blerjen e votave dhe për lidhje me krimin, dha sot një deklaratë në përgjigje të akuzave të qeverisë se ai ishte paguar nga opozita.
Tiede deklaroi sot për Exit.al:

“Me sa duket deputetes (Blerina Gjylameti) i mungon imagjinata për të kuptuar se çfarë është një shtyp i lirë. Të akuzosh një gazetar nga një vend tjetër, ku ka liri të vërtetë të shtypit, se ka marrë para – kjo është një çështje për të cilën ajo duhet të merret me veten e saj.”

“Gazetarët paraqesin realitetin, tregojnë atë që është në realitet – ata bëjnë kërkime dhe dokumentojnë (gjendjen). Shumë shpesh kjo nuk është e mundur për gazetarët shqiptarë,” tha ai, duke komentuar mbi gjendjen e dobët të lirisë së medias në Shqipëri.

Tiede më tej shpjegoi se si sinjalizues dhe oficerë policie që kryenin hetime janë vënë nën arrest shtëpie, pa pasur akuzë ndaj tyre, ose janë detyruar të kërkojnë azil politik në Zvicër, Finlandë dhe Hollandë, vetëm sepse kanë qenë duke bërë punën e tyre.
“Sa budalla e kujton zonja popullin e saj dhe mua? Pse kjo politikane e Partisë Socialiste kërkon ta tërheqë popullin e saj përmes baltës?”, u shpreh Tiede.

“Nëse ajo nuk mund të mendojë asgjë më të mirë për të thënë se qëllimi im paskësh qenë që ta përshkruaj nën një dritë të keqe këtë vend kaq të bukur – që fatkeqësisht është bërë “Kolumbia e Evropës” – atëherë ajo e ka shumë gabim”, tha më tej gazetari gjerman.

Gazetari gjerman shtroi edhe disa pyetje ndaj Gjylametit – nëse ajo mund ta shpjegonte hovin e pazakontë në ndërtime në qytete si Vlora; apo se përse taksat e mbledhura janë aq të ulëta; apo se nga i marrin vallë anëtarët e partisë së saj “aq shumë para”?

Ai gjithashtu shtroi pyetje edhe për përhapjen e rritjes së marihuanës në të gjithë vendin dhe për faktin se ka shumë ndjekje penale kundër trafikantëve shqiptarë të drogës në Gjermani, Zvicër, Spanjë, Holandë dhe Britani të Madhe, por jo në Shqipëri.
Tiede tha:

“Ndoshta në vend të akuzave zonja mund të kujdeset për këto, pasi qytetarët shqiptarë e paguajnë atë pikërisht për të bërë këtë gjë. Ah, dhe nëse ka kohë, ajo mund të merret edhe me çështjen Tahiri dhe të sigurohet që gjykata do të japë një vendim në liri të plotë; apo të merret edhe me Gjykatën Koushtetuese, Gjykatën e Lartë, me kthimn e kushtetueshmërisë në vend dhe me garantimin e lirisë së shtypit.”

Tiede tha se pasi deputetja të merrej me të gjitha këto, atëherë ajo mund edhe të kishte të drejtë t’i hidhte baltë atij, megjithë fatin se këto probleme janë reale dhe gazetari veçse ka shkruar të vërtetën.

Ai mohoi të jetë takuar me ndonjë ish-deputet të opozitës, me përjashtim të ish-ministrit të qeverisë Rama (Ylli Manjani) gjatë mbrëmjes së fundit të vizitës së tij në Shqipëri.

Artikulli i botuar në gazetën Bild, që është gazeta më e lexuar në Evropë, e përshkroi Shqipërinë si “shembulli më i qartë i një vendi kaotik në duart e një gangsteri”. Duke shtuar se ka diçka që shkon “seriozisht keq në këtë vend”, gazetari tha se përgjimet e dala në shtyp tregonin prova se deputetë, përfshirë edhe vetë Ramën, kishin bashkëpunuar (me kriminelë) për të blerë vota para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

Artikulli gjithashtu jepte detaje për luftën kundër drogës, duke deklaruar se ajo është penguar nga korrupsioni brenda policisë dhe politikës.
Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dha një deklaratë pas botimit të artikullit, ku la të kuptohej se artikulli ishte paguar nga opozita, me “para të pista nga vende të huaja”. Ajo tha se “balta dhe shpifja” e botuar në mediat ndërkombëtare ishte pjesë e strategjisë së opozitës.

Përgjigja standarde e qeverisë shqiptare ndaj kritikave të gazetarëve të huaj duket se është t’i akuzojë ata se janë të paguar nga opozita me para që vijnë nga një vend i tretë si Rusia. Exit.al ka mësuar gjithashtu se, në të paktën dy raste, ambasadorë shqiptarë në vende perëndimore kanë takuar redaktorë të mediave që kanë publikuar artikuj kritikë ndaj qeverisë, duke u përpjekur t’i bindin ata t’i tërheqin artikujt ose t’i censurojnë gazetarët.

“Exit.al”