20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Lirohen 7 protestuesit që u arrestuan të hënën në mesnatë

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 7 të arrestuarit nga policia në protestën e ditës së hënë.

Gjykata ka vendosur 5 masa detyrim paraqitje dhe 2 masa arrest shtëpie. Masa detyrim paraqitje është dhënë për: Arelin ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Panajot Miraka dhe Albi Gerba. Ndërsa masa arrest shtëpie për: Dritan Kuka dhe Qazim Nazera.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “Kundërshtim i policisë me dhunë”, “Shkatërrim prone” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

 

Tensionet me Iranin, SHBA-të tërheqin diplomatët në Irak

Prej tensioneve me Iranin, SHBA kanë reduktuar personelin diplomatik në Bagdad dhe Erbil. Trupat amerikane në Irak dhe Siri u vendosën në “gatishmëri të lartë”. Ushtria gjermane pezullon trajnimin e trupave në Irak.

Qeveria e SHBA ka urdhëruar tërheqjen e të gjithë zyrtarëve amerikanë që nuk janë urgjentisht të nevojshëm në Irak. Të prekurit duhet të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur me mjete civile transporti, tha Ambasada e SHBA në Bagdad.

Në Bagdad dhe në konsullatën e Erbilit, në Veri të Irakut, shërbimi normal i vizave pezullohet përkohësisht, u bë e ditur. Vendimi për tërheqjen e zyrtarëve bazohet në vlerësimin e situatës së sigurisë, shtoi në Uashington një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të SHBA, pa dhënë hollësi.

Më parë, ushtarët amerikanë të operacionit antiterrorist, Inherent Resolve (OIR), të vendosur në Irak dhe Siri, patën kaluar në “alarm të lartë”, siç bëri të ditur Kapiteni i Marinës, Bill Urban. Pentagoni foli për “kërcënime të besueshme” të konstatuara nga agjencitë amerikane të inteligjencës dhe nga aleatët e tyre.

Një gjeneral britanik mendon ndryshe
Me këtë përfaqësuesit ushtarakë amerikanë kundërshtuan komentet e gjeneralit britanik Chris Ghika, i cili është zëvendës komandanti i OIR. “Nuk ka kërcënime të shtuara në Irak dhe Siri nga forcat e mbështetura nga Irani”, tha ai.

Forcat e armatosura amerikane reaguan me ashpërsi. Ky përfundim nuk është përputhet me njohuritë e Shteteve të Bashkuara, u bë e ditur. I pyetur pak më vonë, Ghika nuk pranoi të përsëriste fjalët e tij.

Edhe kryeministri i Irakut Adel Abdul Mahdi pati vënë në dukje se vendi i tij nuk ka vërejtur lëvizje që mund të kërcënonin ndonjë palë.

Irani kujton gënjeshtrën e armëve të shkatërrimit në masë në Irak
Zëdhënës të dy milicive shiite deklaruan se nuk kishin ndërmend t’i sulmonin trupat amerikane. “Pretendimet amerikane janë të pabaza.

Ato të kujtojnë gënjeshtrën e madhe të armëve të shkatërrimit në masë në Irak”, tha Laith al-Athari i grupit Asaib Ahl al-Hak. Në vitin 2003, SHBA deklaruan ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë si argumentim për pushtimin e Irakut.

Paralelisht me këtë, të mërkurën Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Hatami deklaroi se Irani do t’a mposhtë aleancën amerikano – izraelite, sipas Agjencisë së lajmeve të Republikës Islamike (IRNA). “Ne duam ta mposhtim frontin amerikan-sionist”, tha ai.

Ushtria gjermane ndalon misionin e trajnimit
Ushtria gjermane, Bundeswehr, për shkak të tensioneve rajonale në rritje, Bundeswehr pezulloi trajnimin e forcave të armatosura në Irak. Hapi u mor në koordinim me partnerët e koalicionit anti-IS, tha një zëdhënës i Agjencisë Gjermane të Shtypit, dpa.

Irani nis braktisjen e pjesshme të marrëveshjes bërthamore
Irani, siç qe njoftuar, filloi të pezullojë përmbushjen e disa kushteve të vendosura nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore. Ky hap u bë me urdhër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, njoftoi agjencia e lajmeve Isna.

Tani e tutje, Irani nuk do t’i përmbahet më Marrëveshjes së Vjenës të vitit 2015, për të mbajtur maksimum 300 kilogram uranium dhe 130 ton ujë të rëndë në vend dhe për ta dërguar pjesën tjetër jashtë vendit ose për ta shitur, u tha. Megjithatë, sipas ekspertëve, me masat e deritashme me sa duket Irani ende nuk e ka shkelur marrëveshjen bërthamore.

Nëse palët e tjera të marrëveshjes bërthamore, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina nuk do ta mbrojnë ekonominë iraniane nga efektet e sanksioneve të reja të SHBA brenda dy muajve, Teherani ka kërcënuar të pasurojë uraniumin në një shkallë më të lartë në të ardhmen.

Trupat e SHBA – objekt i një sulmi?
Tensionet midis qeverive të Uashingtonit dhe të Teheranit janë rritur masivisht ditët e fundit. Presidenti i SHBA Donald Trump e akuzon Iranin se nxit trazira në rajon dhe se mbështet terrorizmin. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dha siguri, se SHBA nuk duan luftë me Iranin.

“Por po të sulmohen interesa amerikane atëherë SHBA do të mbrohen”, tha ai. Ndër të tjera, Ministria e Mbrojtjes e SHBA dërgoi së fundmi në Lindjen e Mesme një aeroplanmbajtëse dhe një skuadrilje bombarduesish. Këtë hap e justifikoi me të dhëna se Irani mund të sulmonte trupat amerikane.

Në kuadër të operacionit antiterrorist kundër “Shtetit Islamik” në Irak, SHBA mbajnë në Irak ende disa mijëra ushtarë. Raportet jozyrtare flasin për deri në 9000 vetë. Në Siri, sipas shifrave zyrtare, rreth 2000 ushtarë amerikanë janë të përfshirë në luftën kundër Shtetit Islamik, kryesisht si trajnerë dhe këshilltarë të forcave të opozitës. Sa prej tyre janë ende në Siri, kjo është e panjohur.

Austri, ndalohet me ligj shamia për vajzat në shkollat fillore

Një vendim me fuqi të madhe simbolike. Parlamenti austriak ka vendosur të ndalojë vendosjen e shamisë së kokës për vajzat në shkollën fillore. Menjëherë pasuan protestat.

Me një ligj, për të cilin e dhanë votën deputetët e koalicionit qeveritar nga partia konservatore, ÖVP dhe partia populiste, FPÖ do të ndalohet në të ardhmen në shkollat fillore “veshja për arsye të fesë apo botëkuptimit, me të cilën lidhet mbulimi i kokës.”

Qeveria ka bërë të qartë, se ky ligj drejtohet vetëm kundër shamisë së kokës të myslimanëve dhe jo kundër “kipas” karakteristike të hebrenjve apo “patkës” së Sikhëve.

“Nënshtrim”
Zëdhënësi për çështjet e edukimit politik të partisë, FPÖ, Wendelin Mölzer tha, se me ndalimin e shamisë së kokës dërgohet një sinjal kundër islamit politik. Kurse deputeti konservator i ÖVP-së, Rudolf Taschner deklaroi, se bëhet fjalë për atë që vajzat myslimane të çlirohen nga “nënshtrimi”.

Opozita votoi gati e gjitha e bashkuar kundër këtij ligji dhe akuzoi qeverinë, se ajo është më shumë e interesuar për publicitet dhe jo për të mirën e fëmijëve.

Para vendimit në parlament, qeveria austriake bëri të ditur, se ajo pret ankimime të ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Ky ligj nuk ka rang kushtetues, sepse nuk u miratua me shumicën e cilësuar të dy të tretave. Shoqata Austriake e Islamit, IGGÖ e kritikoi ashpër ligjin e ri të sapomiratuar në parlament.

SHBA, arrestime masive të personave të martuar për Green Card

Më shumë se 12 persona u paraqitën për herë të parë këtë javë përpara një gjykatë federale në shtetin jugor të Teksasit në lidhje me atë që prokurorët thonë se është një “skemë mashtrimi në shkallë të gjerë” që përfshin martesa të rreme si një mënyrë për të përfituar banim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane kanë arrestuar deri më tani 50 nga rreth 100 persona të akuzuar për krime që përfshijnë martesë të rreme, mashtrim postar, mashtrim të autoriteteve të emigracionit, gënjeshtra të thëna nën betim si dhe frikësim dëshmitarësh. Proceset e para gjyqësore janë planifikuar të fillojnë në fund të muajit qershor.

Sipas një aktpadie të një jurie të madhe të paraqitur javën e kaluar, pjesë të së cilës nuk janë ende publike, skema shtrihej në Teksas edhe në Vietnam.

Sipas dosjes gjyqësore bëhet fjalë për një marrëveshje sipas së cilës ata që donin të marrnin një status të përhershëm banimi në Shtetet e Bashkuara i kanë paguar nga 50 në 70 mijë dollarë një organizate që drejtohej nga Ashley Yen Nguyen.

Personat që paguanin lidheshin me një qytetar amerikan, i cili rekrutohej nga organizata, e që merrte një pjesë të pagesës. Në disa raste rekrutoheshin edhe personave të tjerë për t’u bërë pjesë e skemës së mashtrimit.

Për t’i bërë aplikimet e tyre për emigracion që të dukeshin të ligjshme, autoritetet thonë se organizata i ndihmonte personat e përfshirë në skemën e mashtrimit që të krijonin albume fotografish nga dasma si dhe siguronin dokumente të rreme që lidhen me taksat, pagesën e shërbimeve të ndryshme apo të dhëna mbi punësimin e tyre.

Shkencëtarët australianë kanë zbuluar injeksionin që e shëron kancerin

Një doktor australian dhe ekipi i tij për një kohë të gjatë kanë qenë duke punuar për të sjell një tretman revolucionar i cili besohet se mund të jetë kura për kancerin.

Dr. Ken Micklethwaite thotë se trajtimi i ri i përdor qelizat e modifikuara të imunitetit, të cilat quhen qeliza CAR T, e të cilat mund t’i kërkojnë qelizat kanceroze të cilat sistemi i imunitetit nuk i gjen dhe t’i shkatërrojë ato.

“Ne i marrim qelizat e imunitetit të cilat janë të paafta ta vërejnë kancerin, ua injektojmë atyre gjenin i cili u mundëson t’i vërejnë qelizat kanceroze dhe t’i vrasin ato”, ka deklaruar Dr. Micklethwaite për “60 minutes Australia”.

Trajtimi përfshin vetëm një injeksion të vetëm me qeliza të modifikuara – ndryshe nga trajtimet tradicionale me rrezatim dhe kimioterapi. Trajtimi është përdorur në SHBA me një shkallë suksesi deri në 80%, pasi së fundmi është aprovuar nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe.

Megjithatë, kostoja e këtij injeksioni është jashtëzakonisht e lartë – gjysmë milioni dollarë për një trajtim.

Megjithatë, Dr. Micklethwaite dhe ekipi i tij janë duke punuar për një metodë të re të krijimit të qelizave CAR T në mënyrë që ta zvogëlojnë çmimin në 10,000 dollarë për dozë.

Balluku për koncesionin e rrugës, Tiranë-Durrës, si për arreduesin e vilës së saj

Znj. Balluku merr përsipër të dalë me deklarata publike, që kanë lidhje me çështje që prekin interesin publik, prekin financat e çdo qytetari janë aset kombëtar, duke folur për to njësoj sikur të ishtë duke u shprehur për si dhe qysh ka marrë vendim të blejë një biçikletë për kohën e saj të lirë, apo se tek cili dyqan e blen djathin kaçkavall me pak yndyrë.

Znj. Minister harron se objekti i deklaratave të saj qëllon të jetë dhe objekt i akteve ligjore dhe nënligjore të posaçme, të cilat përcaktojnë në mënyrë të detajuar procedurat që duhet të ndiqen nga autoriteti kontraktor, në këtë rast, për dhënien me koncesion të operimit dhe mirëmbajtjes së autostradës Tiranë-Durrës.

“Unë kohët e fundit kam patur kontakte me shumë investitorë të huaj. Ministria ka përgatitur fisha të veçanta për çdo projekt për të gjetur partneritetin e duhur, qoftë edhe nga pikëpamja e eksperiencave që investitorët e huaj kanë, por edhe nga pikëpamja e interesit të zhvillimit që ato kanë në vendin tonë.” – thotë ministrja.

Në përgjithësi gjatë qeverisjes së Rilindjes dhe në veçanti në rastin e zonjës në fjalë, kur vjen puna tek zbatimi dhe respektimi i ligjit, kemi qenë dëshmitarë të mungesës së plotë të vullnetit, por vihet re se ka dhe një mungesë përpjekjeje minimale për të qenë korrekt me ligjin të paktën në nivel deklaratash.

Ministria nuk e gjen partnerin me takime në zyrën e ministrit apo investitorëve. Është procedura ligjore ajo që mundëson identifikimin e investitorit të interesuar, pjesmarrës në procedurë konkurruese apo fitues.

“Kështu që, rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar.”,- tha ministrja. Në vijim të një deklarate të tillë, znj. ministre ka detyrimin t’i bëjë me dije publikut se mbi bazën e cilës procedurë rruga Tiranë – Durrës na qenka dorëzuar në duar e disa investitorëve.

Objekte të tilla nuk dorëzohen kështu, si fjala vjen Belinda dorëzon pëlhurën tek rrobaqepësja personale e saj. Znj. Balluku të sqarojë, në këtë pikë, se çfarë ka ndodhur me këtë projekt. Në ç’formë e kanë shfaqur interesin investitorët e huaj, të cilëve znj.ministre na i paskërka dorëzuar në dorë rrugën në fjalë, sepse ligji parashikon një procedurë të qartë për shprehjen e interesit?

A ka studim fizibiliteti? Nëse ka, kush e hartoi, shteti apo privati? Gjithashtu, a ka miratim nga Ministria e Financës? A është ky një projekt që kërkon edhe mbështetje buxhetore? Pyetjet, të cilave duhet t’i japë përgjigje znj. Balluku, në vijim të deklaratave të saj të papërgjegjshme, janë shumë, por fillimisht do të arrinim të kuptonim ndonjë gjë se ç’ndodh me rrugët që do të na preknin xhepin drejtpërdrejt, nëse do të realizoheshin.

Departamenti i Antikorrupsionit në PD

Arrestimi i studentes, Berisha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga hakmarrjet personale se…

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka bërë publik mesazhin e studentit dixhital, sipas të cilit policia ka ndaluar studenten Viosana Koklën, për shkrimin në shtëpinë e ambasadorit Borchardt.

Berisha shkruan se “duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt hakmarrës, kriminal primitiv, kërkoj lirimin e menjëhershëm të studentes dhe paralajmëroj Edvin Kristaq Xhelatin”.

Postimi i plotë

Edvin Kristaq Urrejtesi urdheron arrestimin e Viosanes!

Miq, Edvin Kristaq Urrejtesi, bastardi i eterve te tij xhelat qe firmosen varjen ne litar te disidentit Havzi Nela dhe ekzekutimin e njerezve te pafajshem, urdheron sot ne nje akt hakmarrje primitive arrestimin e Viosanes, studentes guximtare qe i perplasi publikisht ne surrat mesazhet kercenuese qe skizoidi ia kishte derguar ne celularin e saj.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt hakmarres kriminal primitiv, kerkoj lirimin e menjehershem te studentes dhe paralajmeroj Edvin Kristaq Xhelatin hiq dore nga hakmarrjet personale se çdo gje do te kthehet mbi ty. Gjithashtu iu bej thirrje studenteve te ngrihen fuqishem dhe te marrin pjese ne kryengritjen mbare popullore per te hedhur ne koshin e plehrave kete armik te eger te rinise studentore shqiptare. Rama ik. Fitore! sb

Lexoni mesazhin e studentit dixhital.
Pershendetje doktor! Sapo eshte ndaluar nga policia kimikut me urdher te Maduros studentja e radhes Viosana Kokla nga Gramshi qe kryqezoj Maduron duke i lexuar live mesazhet,qe ky i fundit i kishte derguar me terma kercenuse studentes ne tel e saj,kur ajo e kishte pyetur per plotesimin e 8 pikave te studenteve!

Kandidati i Ramës për Dibrën në dosjen “184”, ja përgjimet e skemës së grabitjes

Nga Basir Çollaku

Dionis Imeraj, është pjesë e dosjes 184 të zgjedhjeve të 11 shtatorit 2016, masakrës elektorale në Peshkopi, ku u shpall fitues Muharrem Rama, tashmë kandidat për t’i zënë vendin. Kursin elektoral e kanë bërë. Janë afro 20 CD të kësaj dosje me plot orë përgjime të aktorëve politikë, për skemën se si i kanë blerë votat në Dibër.

Ka mjaftuar shkujdesja dhe urdhëri politik ndaj prokurorisë, dhe ajo do të bënte të pamundurën, indiferenten, linte tërësisht në harresë zbardhjen e materialeve, transkriptimin, e më pas kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Një nga personat që del në fashikujt e kësaj dosje, është dhe Dionis Imeraj, aso kohe, drejtor i Zyrës Rajonale të Tatimeve. Dhe sigurisht pesha elektorale e tatimeve, ka qenë prezent te sipërmarrja dhe bizneset, të cilët gjithnjë ndjejnë dorën zgjedhore të qeverisë, për ta konvertuar në qëndrim pro pushtetit në kutitë e votimit.

Tre ditët para të dielës së votimit , 9, 10, 11, shtator, kanë qenë një sulm financiar, presioni, spiunazh parcelash me hashash, betime fetare, pagesa pa mbarim, duke kapërcyer numrin e votave të grumbulluara në këtë formë, tej çdo lloj parashikimi. Realizmi i “planit” dhe “objektivave” ashtu siç e kishte emërtuar kryeminsitri Edi Rama aksionin, u mundësua. Sigurisht pjesë në këtë skemë kanë qenë të gjithë drejtorët e administratës, bisedat e të cilëve janë nëpër faqet e dosjes. Ata kujdesen të plotësojnë porositë, të mos lënë njeri pa paguar, kur është rasti për t’i marrë votën. Tatimet, doganat, arsimi, policia, shëndetësia, rrugët, sigurimeve shoqërore, Hipotekës, Aluizni, çdo drejtori pushteti në varësi vendore dhe qëndrore, është në këtë aksion manipulimi, tashmë objekt hetimi.

Nuk kanë munguar ministra e deputetë nga Tiranë, kujdestarë të këtij spastrimi elektoral në Peshkopi më 11 shtator 2016. Po bëhen gati tre vite që mbi 20 CD me biseda dallaveresh zgjedhore ku janë pushtetarë politikanë, drejtorë, qëndron diku në një sirtar të pluhurosur, duke pritur zgjedhjet e rradhës, e zbatuar ndoshta sërish të njëjtën skemë kriminale. Ka shërbyer ndoshta ky rezultat zgjedhor që Dionis Imeraj, aso kohe Drejtor i Tatim- Taksave në qytetitn e Peshkopisë, të gradohet më vonë në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë.

Në mesazhin e tij pas zyrtraizimit të emrit si kandidat për Dibrën, Imeraj u përcjell mesazh bashkëqytetarëve të tij duke thënë ndër të tjera se “Me ju në krah, bashkëqytetarët e mi të dashur, hap pas hapi do të bëjmë realitet ëndrrat e dibranëve, pa dallim… Bashkë do ja dalim!..” Duke harruar ndoshta se në 2016 në shtator përkrah kishte të tjerë aktorë të cilët janë objekt hetimi ende të padërguar në gjykatë.

Ndoshta Prokuroria do të ketë mjaftueshëm kohë të zbardhë materialet dhe ashtu si të gjithë personat e përmendur nëpër përgjime të thërrasë për të dëshmuar drejtorët e djeshëm dhe kandidatin e sotëm socialist. Në këtë dosje është edhe kryetelefonata e kryeministrit Edi Rama, më 11 shtator 2016 në orët e darkës kur sapo kishte mbaruar votimi, ende pa u numëruar asnjë votë. Ai i ka telefonuar shefit të shtabit socialist të fushatës në Peshkopi. Pas përshëndetjeve biseda është thuajse njëkalimshe…

Rama ka thënë: Alo… a u realizuan të gjitha objektivat ashtu siç e kishim lënë, siç kishim rënë dakord?

Vartësi politik administrativ dhe elektoral i është përgjigjur Kryeministrit:
Po, po shef, gjithçka është ok, ashtu siç kishim rënë dakord, janë realizuar të gjitha…

Ka shumë copëza përgjimesh ku thuhet:
… Dëgjo kemi edhe kaq votues të tjerë këtu që mund t’i kemi… si t’ia bëjmë…
jepi (paguaj)… vinte përgjigja nga qendra elektorale e blerjes…

Dosja 184 është dosja etalon e krimit elektoral në të cilën është e përfshirë mazhoranca. Ky ishte eksperimenti në zgjedhjet lokale në Dibër, i transferuar në ato parlamentare në vitin 2017.

 

Si të kuroni depresionin përmes frymëmarrjes

Një kërkim interesant nga Capa Hospital and Neuroscience, tregon se teknika e frymëmarrjes mund të përdoret si një alternativë e trajtimit të depresionit

Njerëzit që vuajnë nga sulmet e panikut, çrregullues zakonisht e bëjnë frymëmarrjen nga gjoksi. Nganjëherë ata marrin fryme thelle për të liruar tensionin nga gjoksi.

Frymëmarrja nga gjoksi rezulton në balancimin e oksigjenit dhe dioksid karbonit. Pra, ky është shkaku kryesor i sulmit te panikut.

Disa njerëz e ndalin frymëmarrjen gjatë dhimbjeve. Ndalja e frymëmarrjes e rritë tensionin në muskuj, gjë që e kufizon rrjedhjen e gjakut në vendin e dhimbjes. Kjo, po ashtu e shton dhimbjen. Frymëmarrja e thellë mundëson zvogëlimin e dhimbjes.

Frymëmarrja e thellë gjatë dhimbjeve është shpeshherë efektive te disa pacientë.
Disa njerëz mund ta largojnë dhimbjen plotësisht vetëm me ndihmën e teknikës së frymëmarrjes, mirëpo disa të tjerë nuk munden, sepse nuk janë sa duhet këmbëngulës.

Regjimi i Ramës na kthen në 1951-shin… 

Reshat KRIPA

A është vepër penale të shkruash në murin e shtëpisë së një ambasadori një fjali me përmbajtje politike?
Absolutisht jo! Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, nuk ka asnjë nen që e konsideron krim një veprim të tillë. Nëse ka ndonjë jurisat që kundërshton këtë, i lutem të ma thotë.

A është kërcënim ndaj jetës të një ambasadori parulla me përmbajtje politike, sikurse e cilësoi kryeministri dhe disa ambasada?
Nuk mund të jetë kursesi kërcënim për jetën e një ambasadori një parrullë e shkruar nga një vajzë në murin e shtëpisë së njërit orej tyre. Ajo mund të jetë thjesht një mungesë korrektese.. Veprimi i asaj vajze mua më ktheu 68 vjet prapa, në vitin 1951, kur unë së bashku me dy shokët e mi shpërndanim trakte me përmbajtje antikomuniste në qytetin e Vlorës. Atëhere gjykata komuniste na dënoi me burgim, megjithëse nuk ishim më të mëdhenj se 15 vjeç. A thua besonte shteti komunist se ne tre fëmijë do ta rrëzonim me trakte atë? Sigurisht që jo. Megjithatë ai nuk nguroi të na dënonte. Kjo histori po përsëritet edhe sot në rastin e vajzës së sipërshënuar.

A na kthen tek Ligji 55 i agjitacionit ndalimi nga policia pas disa ditësh i autores së shkrimit të parullës në murin e shtëpisë së Ambasadorit?
Ndalimi i autores së shkrimit në murin e shtëpisë së ambasadorit është një rikthim në ligjet diktatoriale të sistemit totalitar komunist pra të ligjit 55, gjë që është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

Qysh prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria Rama e ka kthyer vendin në një qendër të trafikimit të lëndëve narkotike, në një shtet ku në krye të organeve të drejtësisë qëndrojnë ish-lakejtë e sistemit komunist. Kini parasysh fjalët e shprehura nga zotit Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshiilit të Europës Nr. 1481 (2006) “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”:
“Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë“.

Ndaj edhe ne nuk mund të pajtohemi me një qeveri që në krye të Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur një figurë të përlyer të sistemit të përmbysur. Ndaj jemi ngritur edhe në protestë. Ndaj e shkroi parrullën edhe vajza në murin e shtëpisë së ambasadorit pasi diplomatët kanë heshtur para kësaj situate dhe duket sikur ajo u thotë atyre: “Zgjohuni!“

Ju si mendoni a do të sillej në Gjermani policia kështu ndaj autores dhe a do të cilësohej nga kancelarja “kërcënim ndaj jetës” parulla politike? A u jep mësim demokracie shqiptarëve Ambasadori i OSBE-së duke pranuar të ndalohet nga policia autorja e parullës?
Në asnjë mënyrë policia Gjermane apo e kujtdo vendi tjetër perëndimor nuk do të sillej në këtë mënyrë. Por këtë nuk duan ta kuptojnë përfaqësuesit e disa shteteve apo organizatave ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë. Më lejoni t’ju tregoj një shembull konkret:

Me shkresën Nr. 5 Prot. datë 20.06.2015, Dega e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës, ku kryetar i së cilës isha unë, iu drejtua Komisioneve të Dekriminalizimit dhe Reformës në Dretësi të Kuvendit të Shqipërisë me propozimin që të mos lejoheshin të merrnin pjesë në organet e larta të drekjtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata Kushtetuese, Gjykasta e Lartë, Gjykatat e Shkallës së Parë dhe ato të Apelit si dhe në Prokurorinë e Përgjithëshme dhe në ato të rretheve, cilindo që kishte marrë pjesë në trupat gjykuese të regjimit komunist dhe kishte dhënë dënime të padrejta për motive politike. Një gjë e tillë të shtrihej edhe në organet e Kuvendit të Shqipërisë dhe në ato të pushtetit qëndror dhe lokal.

Në lidhje me këtë i dërguam shkresën Nr 8 Prot, datë 21 korrik 2016, Ambasadorit Amerikan Donald Lu, me anën e të cilit kërkonim ndërhyrjen e tij për çështjet në fjalë. Por, çuditërisht, ambasadori në fjalë zgjodhi rrugën e heshtjes. Asnjë përgjigje nuk na erdhi. Përse? Atë e di ai, por shtresa e jonë është sakrifikuar vetëm sepse ka qenë e renditur përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke sakrifikuar edhe jetët e shumë intektualëve të shquar.

Të njejtin qëndrim po mbajnë edhe zotërinjtë për të cilët bëhet fjalë. Ata janë hedhur kundër opozitës nën pretekstin e përdorimit të dhunës. Për çfarë dhune bëhet fjalë? Për disa shashka të hedhura apo shtyrje të policëve? Përse nuk u bie në sy, përdorimi i gazit lotësjellës dhe i makinave të ujit kundër shumicës dërmuese të protestuesve që as qëllonin me gjësendi dhe as shtynin ndokënd. Një prej tyre jam edhe unë që gati u qorrova nga tymi i gazrave lotësjellës.

Opozitarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e konsideruar me të drejtë atë si shkaktarin e gjiendjes në të cilën ndodhet vendi. Misionarët përse nuk i kujtojnë Ramës se Presidenti Nikson dha dorëheqjen pasi u zbulua se u kishte vënë përgjues kundërshtarëve të tij politikë, se kancelari Gjerman Vili Brandt, fitues i çmimit Nobel, dha dorëheqjen si kancelar në vitin 1974, pas një skandali ku u përfshi asistenti i tij personal, Gunter Guillaume, se Margaret Thaçer, “Zonja e Hekurt”, kryeministrja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe, duke mbajtur këtë post që nga viti 1979 deri në 1990-n, pasi sfidohet nga ish-kolegu i saj, Michael Heseltine, më 22 nëntor 1990 detyrohet të japë dorëheqjen.
Këto janë arsyet përse opozita është ngritur në protest dhe kjo do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së saj. Kjo është dhe arsyja përse vajza shkruajti parruillën e saj. Një gjë të tillë përfaqësuesit diplomatikë duhet ta dijnë.

Intervistë për gazetën “Telegraf”