24.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Berisha denoncon skandalin! Rrihet për vdekje qytetari në mes të Vlorës, policia fsheh ngjarjen!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar fshehjen nga Policia të vdekjes së një qytetari në Vlorë, i cili ishte dhunuar rëndë në mes të qytetit. Berisha shkroi në rrjetet sociale krahas mesazhit nga qytetari:

“Fshihet nga narkopolicia krimi i shëmtuar, rrahja me pasojë vdekjen e qytetarit në Vlorë! Fshehja e krimeve, tipar i narkopolicisë së Vasal Kimikut dhe Edvin Mashtrimit!, nënvizon ai. Çdo ditë qytetarët denoncojnë narkopolicinë për fshehje të krimeve. Shkaku kryesor i këtij qëndrimi kriminal është sepse narkos me uniformë janë autorë të tyre ose krimet janë kryer nga bandat e partisë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”.

Doktor, të përshëndes.
Një qytetar me emrin Alfred Deliaj, rreth 50 vjeç, para 3 ditësh u gjend në Sheshin e Flamurit i rrahur, me fraktura në kokë. Sot ndërroi jetë.
Familjarëve në fillim iu tha që ishte aksident, më pas nuk thanë më asgjë.  Askush nuk e raportit nga mediat, apo komunikatë nga policia e shtetit. Terr informativ. Verifikojeni.Të uroj shëndet.

Shqiptarët në Toronto solidarizohen me protestuesit “Rama ik”!

Një grup shqiptarësh në Toronto sot përpara fillimit të një ndeshje futbolli kanë bërë një fotografi me fanellet sportive me mbishkrimin “Rama Ik”, kjo foto është bërë sipas tyre duke mbështetur protestat e ditëve të fundit në Tiranës nga opozita shqiptare.

Njëri nga të rinjët ka thën se Shqipëria është një vend me një rini aktive, por që çdo ditë e më shumë po zbrazet sepse qindra e mijëra të rinj e të reja ikin dhe nuk e kthejnë më kokën prapa.

Edi Rama nuk bëri asgjë për zhvillimin e vendit tonë, jemi të zhgënjyer edhe ne ketu, kemi familjaret tanë atje dhe jeta e tyre nuk ka ndryshuar aspak, andaj edhe ne sot kemi bërë këtë organizim për tu solidariziar me njerëzit e vendit tonë, edhe ne mendojm se ka ardhur koha që Rama të ikë.

Çdo ditë në Toronto kemi të rinjë që po ikin nga Shqipëria, prandaj për punësimin dhe rinin tonë Rama nuk bëri asgjë dhe premtimet nuk i mbajti, prandaj Rama Ik!

Nuk ndalet policia e Lleshit, arrestohet një tjetër studente, si ja përplasi në surrat Ramës…

Policia e Shtetit ka ndaluar një tjetër studente lidhur me parrullën e shkruar në murin e pallatit ku banon ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Bëhet fjalë për studenten Viosiana Kokla, e cila gjatë protestës studentore ka pasur edhe një përplasje me kryeministrin Edi Rama.

Duket se Rama nuk e ka harruar kollaj debatin me studenten, e cila sot u shoqërua nga policia e Sandër Lleshajt.

“Turp. Skandal. Policia sapo ndalon studenten Viosana Kokla për Borchard.

Studentja Viosana Kokla ndalohet nga policia për hesap të Borchard. Edi Rama shfrytëzon Borchard për t’u hakmarrë me Viosanën, studentes së arkitekturës që e kryqëzoi kryeministrin.

Turp.Turp.Turp Policia nuk ndalon kriminelët dhe të korruptuarit por me urdhër të Edi Ramës do që t’ju mbyllë gojën të rinjve. Shiheni videon kur kryqëzohej Edi Rama”, shkruan Petrit Vasili në rrjet.

Edhe Tiranë-Elbasan me pagesë si dhe të gjitha akset kryesore rrugore me koncesion

Nuk ka të ndalur babëzia e një të çmenduri në krye të qeverisë që parashikon që të gjitha akset kryesore rrugore në Shqipëri të kalojnë me pagesë.

Krahas autostradës Tiranë-Durrës, qeveria ka planifikuar të nënshkruajë kontrata koncesionare edhe për disa akse të tjera rrugore, një pjesë e të cilave janë në punim e sipër. Bëhet fjalë për akset Tiranë-Elbasan, Rruga e Arbrit, Levan-Vlorë, Durrës-Fier, Levan-Tepelenë, Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit, që kanë qenë pjesë e planit të taksimit të vitit 2016 nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Parashikohet që tarifa e kalimit të automjeteve në këto rrugë do të të variojë nga 1 deri në 2.6 euro. Në përllogaritjen e vlerës së taksës janë marrë në konsideratë veçoritë e ndërtimit të secilit prej akseve, duke i kushtuar rëndësi parësore vështirësive teknike dhe gjatësive të tuneleve.

Në këtë mënyrë, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbrit”, pritet të kenë tarifën më të lartë të kalimit.
Deri më tani, është dhënë me koncesion vetëm “Rruga e Kombit”, ku për çdo kalim aplikohet taksa prej 5 eurosh, nga e cila janë të favorizuar vetëm banorët e zonës që përtojnë nga reduktimi i detyrimit në 1 euro.

Në një intervistë të dhënë ditëne djeshme për televizionin “SCAN”, ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.

Homazhet/ Zyrtarët e lartë të PD shprehin ngushëllime për Major Tanushin

Ditën e sotme u mbajtën homazhe për Majorin Klodian Tanushin, i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës nga një shpërthim në Letoni.

Në nder të major Klodian Tanushit, Dëshmor i Atdheut i cili ra në krye të detyrës në një mision të NATO-s në Letoni, bënë homazhe dy n/kryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Mes dhimbjes për humbjen e hershme të jetës së Klodian Tanushit, përfaqësuesit e PD ngushëlluan nënën, bashkëshorten, fëmijët dhe familjarët.

Partia Demokratike shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së majorit Klodian Tanushi në angazhimin e tij në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe!

Këta s’kanë as moral, as dhembsuri! Shikoni si zbardh dhëmbët Spiropali në vaki…

Një situatë e pazakontë dhe aspak e denjë për prezantimin dinjitoz të ministrave ndodhi pak më parë gjatë ceremonisë së homazhave kushtuar majorit Klodian Tanushit.

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shfaqur e buzëqeshur dhe e qetë teksa as që nuk po mundohej fare të ngushëllonte familjarët e majorit që humbi jetën vetëm disa ditë më parë.

Edhe pse në një moment delikat, në një ditë zie jo vetëm për familjarët, por gjithë vendin madje edhe shtetin shqiptar që ka bërë e vazhdon të bëjë kaq pak për ushtarët dhe uniformat në përgjithësi, Spiropali guxon të buzëqeshë e të zbardhë dhëmbët pa pikën e turpit, solidaritetit dhe dhimbjes teksa i jep dorën familjarëve të të ndjerit.

Sigurisht që deliri i pushtetit dhe llogarive me shumë zero nuk e lejojnë ‘adhuruesen e Skëndërbeut’ as të ndjejë dhimbje e as të konceptojë rëndësinë e një eventi të tillë, por me gjasa edhe prindërit e Elisës duhet ta dijë se si sillesh në këto raste.

Përtej çdo protokolli apo axhende politike, dikush duhet t’ja mësojë zonjës Spiropali se nuk respektohet vetëm grada, pushteti dhe portofoli, por edhe dhimbja, sakrifica dhe gjaku./BN/

Tmerr! Flora Brovina publikon fotografinë se si serbët e dhunonin një grua…

Flora Brovina, posedon një dëshmi që do ta paraqes për krimet serbe në Kosovë, e ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët.

Në po këtë foto, prapa gruas ku po përdhunohet ajo janë familjarët e saj, raporton KTV.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar.

Flora Brovina është arrestuar në kohën e luftës nga forcat serbe.

Për afro dy vjet Brovina ishte maltretuar nëpër burgjet serbe, duke u bërë atëbotë njëra ndër gratë më të njohura të burgosura në botë. /Express/

Berisha reagon pas shkrimit të Off Guardian për Ramën: Paralajmërim tejet serioz…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për shkrimin e Dr. Ana K Scheer në Off Guardian, e cila teksa bënte një përshkrim të detajuar të gjendjes ku ndodhet Shqipëria, shtronte edhe pyetjen e mëposhtme se:

“A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta çojë vendin me vetëdije në një luftë civile?

Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, ky qëndrim i autores së shkrimit të publikuar në “OFF Guardian” është një paralajmërim serioz për vendin dhe për kryeministrin Edi Rama.

“Paralajmërim tejet serioz nga Off Guardian: Dr Ana K Scheer shkruan se: “Edvini po çon vendin drejtë konfliktit civil!” sb”-shkruan Berisha në “Facebook”.

Artikulli i plotë i Ana L. Scheer

Rama çon vendin drejt konfliktit civil!

Dr. Ana L. Scheer/

Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë janë ndeshur së fundmi me policinë e shtetit në Tiranë. Tubimi rezultoi me dhjetëra protestues të plagosur, shumë arrestime dhe përdorimin e pakontrolluar të gazit nga policia në afërsi të banesave dhe apartamenteve duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e protestuesve dhe banorëve të Tiranës. Krerët e opozitës akuzojnë qeverinë e Edi Ramës për manipulime dhe mashtrim zgjedhor. Ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të sigurojë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Mediat botërore dhe disa zyrtarë të huaj kanë denoncuar në shumë raste qeverinë e Edi Ramës. Gjatë gjashtë viteve të tij në pushtet, Shqipëria ka qenë parajsa e kultivimit të kanabisit dhe kontrabandës së drogës, duke arritur një të ardhur prej pesë deri në shtatë miliardë euro, gjysma e PBB-së së vendit. Për më tepër, niveli i lartë i korrupsionit në të gjitha instancat e qeverisë ka dobësuar ekonominë, ka shkaktuar papunësi të mëtejshme, ka ngadalësuar procesin e integrimit drejt anëtarësimit në BE dhe ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi i tyre në numër të madh. Për gjashtë vjet, qeveria e Edi Ramës ka pasur sukses vetëm në propagandën qeveritare, pa investime të huaja, asnjë plan zhvillimi, dhe asnjë masë për të përmirësuar standardet e jetesës për shqiptarët. Sot, në Shqipëri, klasa e mesme përpiqet të mbijetojë dhe pasuria përqendrohet vetëm në duart e disa oligarkëve, të pozicionuar në krah të djathtë të Kryeministrit. Ndërkohë që Shqipëria synon integrimin në BE, qeveria e Edi Rama ka rezultuar në një dështim të plotë.

Kohët e fundit, një zyrtar gjerman deklaroi se vendet e BE duhet të jenë të vetëdijshme për rrezikun që vjen nga udhëheqës të tillë ballkanikë, të cilët në emër të stabilitetit për rajonin, shkelin parimet themelore të demokracisë dhe se Evropa duhet të bashkëpunojnë vetëm me partnerë të besueshëm. Politika e jashtme e Edi Rama, veçanërisht ajo e rajonit të Ballkanit ka shkaktuar shumë shqetësime për shkak të planit të tij dhe mbështetjes për rihartimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo iniciativë është shumë e rrezikshme sepse mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë dhe më serioz.

Në punët e tij të brendshme Rama po shfaqet si një monark i mesjetës. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, as parlament të ligjshëm, dhe ai ka arritur të sigurojë sundim të plotë dhe uzurpim në pushtetin gjyqësor dhe atë legjislative. Përfshirja e tij me krimin e organizuar dhe përfshirja e kriminelëve në detyrat e larta shtetërore është denoncuar për disa vite nga mediat botërore dhe autoritetet e huaja. Partitë shqiptare opozitare kanë lënë parlamentin dhe dorëzuan mandatet e tyre duke i kërkuar Kryeministrit të japë dorëheqjen dhe le të lejojë një qeveri tranzitore që të mbikëqyrë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të ardhshme më 30 qershor 2019.

Rama duket se po luan rolin e tij duke qenë i angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve pavarësisht refuzimit nga opozita për të marrë pjesë. Ky veprim i tij do të ketë pasoja serioze për vendin. Kjo mund ta çojë Shqipërinë në një luftë civile. Nëse Rama vazhdon me planin e tij, një konflikt civil i ashpër do të jetë i pashmangshëm. Me përfshirjen e policisë së shtetit dhe të ushtrisë, priten viktima dhe trazira të dhunshme. Kjo do të jetë një pengesë për të ardhmen e vendit dhe vetë jetën e shqiptarëve. Një luftë civile në këtë shtet të vogël ballkanik perëndimor mund të përhapet lehtësisht. Ballkani, “fuçia e barutit” e Evropës, nuk ka nevojë për shumë për të shpërthyer.

Në situatën aktuale, dorëheqja e Edi Rama duket se është e vetmja zgjidhje për të shpëtuar jo vetëm Shqipërinë dhe shqiptarët, për të parandaluar një luftë civile dhe humbje të jetës, por edhe për të shpëtuar të gjithë rajonin.

Është turp që në ditët moderne, vullneti i një njeriu të vetëm mund të vendosë për fatin e një vendi të tërë. A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta çojë vendin me vetëdije në një luftë civile?

/off-guardian.org/

Në vjeshtë “maskat” e Ramës bllokojnë autostradën Durrës-Tiranë

Oerd BYLYKBASHI

Bandat me “maska” koncensionari te Rames do te dalin edhe ne autostraden Tirane – Durres‎. Rama do te taksoje cdo durrsak, ‎kavajas, lushnjar, fierak, vlonjat, gjirokastrit e kedo tjeter qe perdor autostraden Durres-Tirane per te shkuar per pune, hall, qejf, mardhenie familjare apo miqesie ne Tirane. Takse do te paguaje cdo tiranas qe ka pune, qe ‎do te vije per nje dreke familjare apo nje fundjave ne bregdet.

Takse, takse takse per cdo kend! Taksat do t’i marre miku oligark qe ofron llokmen me te madhe dhe qe do ta kete me mire ne ate moment me Edi Ramen. Babezia e tij eshte bere si arteroskleroze qe bllokon qarkullimin e gjakut te ekonomise se shqiptareve.

Edi Rama po grabit shqiptaret me ritem te shfrenuar. Paraardhesit e tij ne 1945 i grabiten pronat e shqiptareve me gryken e pushkes. Ky po i grabit me Kod Civil dhe kontrata koncensioni qe te mos guxosh t’ua marresh, perndryshe te padisin ne gjykatat qe po mbushin me militantet e tyre pasi kapen reformen ne drejtesi. Dhe gjyqtaret do t’i kthejne nderin e emerimit, duke ia mbrojtur interesat e felliqura.

Ketij grabitqari po i vjen fundi me shpejtesi. Ndaj deri sa te shporret, do te perpiqet te grabise ne ikje e siper cdo prone e pasuri te shqiptareve. Me 25 maj gjithkush ka sepaku nje arsye te madhe per te ‎protestuar per shporrjen e çetes se kusareve qe ka uzurpuar pushtetin e shqiptareve.

Reagimi i fortë i Akademikut të njohur: Shkuan gjallesat të votojnë…

Akademiku i njohur, Artan Fuga duke parë situatën politike që është krijuar në vendë përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit, ka reaguar nëpërmjet ironisë.

Ai ka zgjedhur që të bëjë një bashkëbisedim me “kafshët e pyllit”, duke ironizuar dhe duke ju vënë emrat e kafshëve politikanëve si gomari, dhelpra etj.

Reagimi i plotë

Shkuan gjallesat të votojnë

Gomari : Ku di unë ç’a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.

Derri : Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgryhem…

Miu : Aman ta hedh votën sa për t’u dukur se votova që mos më thonë po ti o mi përse qendron në vrimën tënde???

Dhelpra : T’ja jap votën ariut se është leshko.

Papagalli : Unë votoj gjithmonë njësoj jam besnik, nuk di slogane të tjera.

Delja : Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.

Lakuriqi i natës : Cfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!

Iriqi : Unë votoj për inat, ngre gjëmbat përpjetë dhe mendja s’më punon fare. Mos më nxehni po ju them!

Breshka : Kushdo të fitojë mua s’më bën dot gjë se kam zhguall unë, të tjerët kush po çan kokën për ta!

Majmuni : Unë votoj me imitim, si të votojë derri.

Kërmilli si hermafrodit : Unë nuk votoj se jam i depolitizuar.