31.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Gazetari i ‘Bild’ reagon ndaj Ramës: Unë isha vetë në Shqipëri, nuk duket mirë për një vend të bukur…

Gazetari i gazetës Bild, Peter Tiede ka reaguar në Facebook, pas artikullit ku kritikonte qeverinë Shqiptare.  Në një postim paraditen e sotme, gazetari shkruan shkurtimisht: “Unë njëherë – diçka e shkruajta për Shqipërinë – isha atje. Nuk duket mirë për një vend të bukur”, komenton ai lidhur me artikullin e tij.

Në artikull, ai konsideronte kryeministrin Edi Rama ‘një gangster’ dhe Shqipërinë ‘një shtet të mafias’. BILD përmendte faktin se dy ministra të Ramës, Xhafaj dhe Tahiri, janë të përfshirë në trafikun e drogës dhe janë detyruar të largohen.

Artikulli i gazetës më të madhe në Gjermani, ngjalli mjaft reagime. Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea e quajti dezinformues ndërkohë që u zotua se do ‘zyra e shpifjes’ do të merret me gazetën.

E ashpër ishte edhe deputetja tjetër e mazhorancës, Blerina Gjylameti, që u shpreh se reportazhi “është paguar me paratë e pista të opozitës”.

Por nga ana tjetër, politikanë të opozitës, përfaqsues të shoqërisë civile, përfaqësues të medias dhe qytetarë, e kanë vlerësuar faktin se gazeta më e madhe në Europë, ka goditur fort përmes këtij artikulli, rregjimin e Edi Ramës duke i cilësuar faktet e përmendura aty si tërësisht reale.

Vjedhje skandaloze në aeroport, denoncimi

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër rast flagrant vjedhjeje që u bëhet qytetarëve në aeroportin e Rinasit.DEnoncimi ka ardhur nga qytetari që ka humbur një send me vlerë mjaft të çmuar.

Nuk permbahen, plaçkitje ne aeroportin e grabitjes se shekullit! Lexoni denoncimin e pasagjerit dixhital. Sb Prsh!

E keqja nuk na vjen vetem nga hajdutat jasht aeroportit qe sulmojne shuma eurosh te medha, por edhe nga Hajdutat e pafytyr, bandidat pa moral, punonjesit hijena te sektorit te valixheve te udhetarve nga Rinasi!!

Une qe po ju shkruaj jam nje student shqiptar, banues ne Bruksel, Belgjike. Dje udhetova nga Tirana per ne Bruksel nga aeroporti i Rinasit. Kur mberrita ktej pash qe me mungonte nga valixhja nje varese floriri me vlere afro 40,000 L (te reja), qe sapo e kisha bler tek subjekti ‘Altinbas’ ne TEG! Varese te ciles ja kisha ven syrin para 10 muajsh kur isha per her te fundit ne Shqiperi, dhe per te cilen kam ruajtur me kujdes euro cdo muaj ne menyr qe ta perballoja, nga qejfi, si djal i ri qe jam.

Ne momentin kur pash se kutia ishte e hapur dhe se varsja kishte ‘avulluar’, menjehere autorizova babin te kallezonte prane komisariatit te policis së Rinasit…kallzimi asht bo, por veshtir te merrem masa na than, perderisa nuk ka kamera tek disa ambjente te caktuara ku kalojn bagazhet e pasagjerve, mbasi jan dorzuar, para se me u fut ne barkun e avionit….

Kam fol dhe me shqiptar te tjer dhe kan te njejtin shqetsim, shume sende me vler ju vidhen nga punonjsit e bagazheve te Rinasit!! Njoh nje student tjeter te cilit i kan vjedhur ore dore dhe nje Ipad! Ka raste ku ju hapin dhe drynin dhe vjedhin ne valixhe.
Ky eshte rast ku policia nuk ka cfare ben, eshte problem i sigurise se Aeroportit…

Shije shum te keqe me ngeli nga Shqiperia ksaj rradhe dhe dyshoj se ky problem nuk mund te zgjidhet per sa kohe siguria ne aeroport eshte 0 …

Un nuk jam i pari as i fundit por Ju bej thirrje pasagjerve te tjer mbas meje te marrin masa dhe ti kycin mir valixhet, ne menyr qe te ruhen nga jo tjeter, pervecse hijenave e skifterave, punonjsve te Aeroportit!!
Ju falenderoj!

Brenda nëntorit do të paguani edhe për rrugën Tiranë-Durrës

Brenda vjeshtës së këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon nënshkrimin e kontratës koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku ndër të tjera synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë.

Lajmi për TV SCAN bëhet me dije nga ministrja, Belinda Balluku e cila thotë se projekti për këtë aks iu është dorëzuar investitorëve, ndërsa pritet shprehja e interesit nga ana e tyre.

“Unë kohët e fundit kam patur kontakte me shumë investitorë të huaj. Ministria ka përgatitur fisha të veçanta për çdo projekt për të gjetur partneritetin e duhur, qoftë edhe nga pikëpamja e eksperiencave që investitorët e huaj kanë, por edhe nga pikëpamja e interesit të zhvillimit që ato kanë në vendin tonë.

Kështu që, rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar. Ashtu sikurse dihet, ajo autostradë prek zonën industriale të Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranën apo Durrësin.

Kështu që, besoj edhe interesi nga ana e investitorëve, shumë shpejt do të jetë i shprehur. Ndaj mendojmë që të gjitha këto projekte, vjeshta do t’i gjejë në kohën e nënshkrimit të kontratave dhe të realizimit të tyre.” -tha ministrja.

Megjithatë, Balluku sqaron se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.

“Të gjitha rrugët që do të konsiderohen të futen në një koncesion me pagesë do të jenë rrugë që kanë alternativën e tyre. Kjo do të thotë që qytetarët mund të përdorin rrugën alternative, pa pagesë. Gjithashtu, ajo çfarë ne synojmë në projektet tona për rrugët me pagesë është që ndërtuesi apo investitori duhet të marrë përsipër dhe rehabilitimin e rrugëve ekzistuese.

Ky është një element i ri që ne po mundohemi të futim në kontratat e reja dhe që normalisht do të ishte në favor të qytetarëve dhe të shtetit shqiptar, sigurisht.” – tha Balluku.

Kjo kërkesë vjen pas problematikës së shkaktuar me autostradën Milot-Morinë, ku aktualisht nuk ka asnjë rrugë alternative, ndërkohë që banorët e Kukësit janë të detyruara të paguajnë, ndonëse aplikohen tarifa të reduktuara./TV SCAN

Basha: Bild zbuloi përfshirjen e Ramës në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, Spiropali pjesë e dosjes së Xibrakës

Menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë që caktoi datën 25 maj si ditën e zhvillimit të protestës së 6 kombëtare, kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha ka folur edhe për shkrimin e gazetës së madhe gjermane “Bild: që faktoi lidhen e Edi Ramës me manipulimin e zgjedhjeve në Dibër përpara se të bashkohej me krimin për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2017

“Pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, sot e gjithë Shqipoëria ka kuptuar se ku fshihet makthi i Ramës në dosjet hetimore ku është i përsfshirë në dosjet hetimore në bashkëpunim me krimin për të vedhur zgjedhjet në Dibër dhe më pas zgjedhjet e vitit 2017

Sot Bild ka bërë një panoramë tronditës si një qeveria sillet si bandë si gangstere që e përdor gazetari por ka zbukuar edhe diçka që në dosjen 184 figuron vetë Edi Rama duke u siguruar që manipulimi i vjedhjes së votave është pikërisht siç do ai”.

Elisa Spiropali pjesë e dosjes së Xibrakës

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike i ka dhënë edhe një përgjigje deputeteve të PS-së si Gjylameti dhe Spiropali që thanë se gazeta Bild merret me mashtrimet e Opozitës

“Zonja Spiropali është pjesë e dosjes së Xibrakës. Këta nuk kanë asnjë besueshmëri. Përveç Gjylametit të shkretës që e kanë caktuar për të mbrojtur shefin e saj. Parlamenti është produkt i votës së diktuar nga krimit. Jemi në kushtet e grushtit të shtetit”, tha Basha.

 

Strasburgu dënon psikopatin për Becchettin, do pagujmë edhe 110 milionë euro të tjera taksa

Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka vendosur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përgjegjës për sulmet ndaj biznesmenit Francesco Becchetti, lidhur me “Dosjen Agon Channel, Kompanive energjitike dhe investimeve të tjera”.

Vendimi i marrë nga kjo gjykatë është mbështetur mbi 3 kolona kryesore dhe pritet t’i kushtojë Shqipërisë të paktën 100 milionë euro.

Në dosjen me reth 60 fashikuj, emri i kryeministrit Edi Rama, përmendet nominalisht 18 herë. Në rast se Shqipëria do kishte adoptuar ligjin ku për vendimet e Strasburgut ose Arbitrazhit, një zyrtari të lartë shtetëror i përmendet emri më shumë se 10 herë, ndaj tij duhet të niste një procedim penal, atëherë do kishim një hetim ndaj Edi Ramës, por Shqipëria nuk e ka këtë ligj.

3 kolonat e vendimit janë

1 – Agon Channel u shkatërrua me një aksion të udhëhequr nga Edi Rama, për shkak të pozicionit si media oponente e tij.

2 – Edi Rama në mënyrë direkte personale ka nxitur një sulm anti-ligjor ndaj interesave të biznesmenit Becchetti.

3 – Është e provuar se Becchettit, televizionit dhe interesave të tij të biznesit, u është mohuar çdo e drejtë elementare për të pezulluar vendimet arbitrare dhe është vërtetuar se të gjitha këto veprime antiligjore arbitrare të dirigjiara nga Edi Rama, janë të gjitha të mbështetura mbi një pandehmë që Gjykata e Arbitrazhit e ka verifikuar si mashtrim.

Në komunikime informale biznesmeni Becchetti është shprehur se po feston tashmë dhe se volumi i fashikujve të vendimit është në përpjestim të drejtë me shumën monetare që do përfitojë si dëmshpërblim, shkruan Hashtag.

Pritet që shuma e dëmshpërblimit të jetë mbi 100 milionë euro.

Zyra ligjore e Becchettit po punon për përkthimin e vendimit në shqip dhe shpërndarjen e tij për publikun.

Vendimi është marrë në datën 24 prill 2019. Mbyllja e çështjes dhe marrja e vendimit konfirmohet edhe në faqen elektronike të Gjykatës së Arbitrazhit në Uashington.

Si i përgjigjet Basha pyetjes nëse 25 maji do të jetë një protestë me Molotov…

Pyetje: Do të jetë një protestë me Molotov zoti Basha? 

Basha: Ambrozia, ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti I baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, I vëllezërve motrat 3 vjecarë të të cilëve I ka helmuar me gaz Edi Rama apo I fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se dontë t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësontë as banorët e ligjshëm. Këto janë vetëm 3 skandale. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 Majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit. Jam i sigurtë që këto do të tejkalohen sin ë masivitet, ashtu edhe në vendosmëri nga protesta e 25 Majit.

Gjatë ditës së sotme forumet e larta të Partisë Demokratike si dhe kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi, pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe pas kapjes së prokurorit të përgjithshëm.

Sot, e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota ka kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës, për atë që e pret në rast se zbardhen dosjet hetimore, të cilat provojnë, përmes përgjimeve të prokurorisë, përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe një grushti politikanësh të kupolës së organizatës së “Rilindjes”, në bashkëpunim me krimin e organizuar, për të vjedhur zgjedhjet në Dibër, si provë gjenerale, për të kaluar pastaj në vjedhjen e zgjedhjeve të 2017-s.

Sot gazeta më e madhe, me tirazhin më të madh në Evropë, gazeta gjermane “Bild” ka bërë jo vetëm një panoramë realiste të gjendjes tronditëse të Shqipërisë, si narkoshtet, të qeverisë që sillet si bandë, si gangster është fjala që përdor gazetari, por ka zbuluar diçka që organet ligjzbatuese në Shqipëri, dhe jo vetëm, e dinë prej kohësh, që në dosjen 184, në përgjimet e Dibrës figuron vetë Edi Rama, duke komunikuar drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë, duke u konfirmuar, duke u siguruar, se skenari i manipulimit zgjedhor, i vjedhjes së votave, i brutalizimit të votuesve është zhvilluar pikërisht sipas porosive të tij.

Pyetje: Zoti Basha, zonja Gjylameti është shprehur se shkrimi është paguar nga paratë e pisëta të Partisë Demokratike. Keni ndonjë koment?

Basha: Zonja Gjylameti do të ishte së bashku me zonjën Spiropali dhe zonja të tjera, ndër të pandehurit kryesorë, sepse vetë zonja Gjylameti është pjesë e dosjes 184, ndërkohë që zonja Spiropali duket se është pjesë e dosjes së hetimit të Xibrakës. Kështu që njerëzit në konflikt interesi nuk mund të përbëjnë asnjë burim të besueshëm, as për median, as për qytetarët.

Përtej të shkretës Gjylameti, që ja kanë ngarkuar këtë mision të pamundur, për të përgënjështruar gazetën më të madhe të Evropës, e vërteta që mbetet është kjo: nuk ka njeri në Evropë që s’e ka marrë vesh se Edi Rama ka blerë zgjedhjet e vitit 2017, në bashkëpunim me krimin e organizuar. Parlamenti është produkt i votës së diktuar nga krimi, e ka diktuar krimi këtë parlament dhe këtë qeveri. Jemi pra në kushtet e grushtit të shtetit.

Në këto kushte, në vend që t’i hapë rrugë kërkesës mbarëpopullore për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie tranzitore, me detyra të përcaktuara qartë, Edi Rama ka përcaktuar një kurs përplasjeje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka futur në partinë e tij dhe në partitë e tjera të krijuara nga ai, për të dhënë fasadën e zgjedhjeve.

Në mbi gjysmën e bashkive të vendit do të ketë kandidatë vetëm kupola kriminale e “Rilindjes”, vrasës, përdhunues, trafikantë droge, shokët e Elvis Rroshit që mbeten akoma në Bashkinë e Krujës, si Artur Bushi me shokë, kandidatë të tjerë të zgjedhur me dorë nga banda e abdylajve në Shijak, nga Ymer Lala në Dibër, ku kemi një rekord, se Ymer Lala ka caktuar edhe kandidatin e PS-së, edhe kandidatin e bashkimeve profesionale të PS-së, të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala.

E dinë të gjithë dibranët. I pari është kandidati fillestar që Ymer Lala caktoi dhe pastaj e tërhoqi, dhe është një nga protagonistët e dosjes 184, i dyti, ish-sekretari i Partisë Demokratike të Dibrës, i evidentuar për fat të keq edhe si njeriu i blerë i Ymer Lalës, dhe për këtë arsye edhe i shkarkuar nga funksionet e tij në degën e Partisë Demokratike. Pra, shikoni çfarë zgjedhjesh do bëjnë, të dy kandidatët i cakton Ymer Lala, edhe atë që do të mbajë siglën e PS-së, edhe atë që do të mbajë siglën e bashkimeve profesionale të PS-së.

Pra, është e qartë se zgjedhje nuk do të ketë. Edhe formalisht, vendi është me një regjistër të gjendjes civile të masakruar nga njerëzit e caktuar për këtë punë nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, regjistri i adresave është i masakruar, mbi 1,4 milionë shqiptarëve ju kanë skaduar kartat e identitetit. Edhe nga pikëpamja formale, zgjedhjet me 30 qershor nuk mund të mbahen. Natyrisht nuk mund të mbahen nga pikëpamja politike, se nuk ka zgjedhje. Shqiptarëve do tu ofrohen vrasës, përdhunues ose ushtarë të vrasësve dhe të përdhunuesve dhe njerëzve të korruptuar si Vangjush Dako me shokë. Vet nuk garoi dot, se është duke negociuar si do ti shpëtojë hetimeve me Edi Ramën, dhe ka caktuar se kush do të garojë.

Këtu e ka sjellë Shqipërinë bashkëpunimi i Edi Ramës me krimin.

Pyetja është, tani që na ndajnë 45 ditë nga 30 qershori, se çfarë do të ndodhë? Do të pranohet që grushti I shtetit të çohet deri në fund, dhe në Shqipëri të instalohet tirania e krimit në të gjitha nivelet? Sepse kjo jo vetëm do të instalonte tiraninë e krimit në pushtetin vendor, por do të çimentonte edhe tiraninë e krimit në qeverisjen qëndrore. Apo do të ketë një përballje totale popullore për ta mposhtur me të gjitha mjetet dhe format e tjera, tiraninë e krimit!

Vendimi unanim i opozitës është përballje popullore.

Basha: Rama, skenar përplasje më 30 qershor, kandidatë vrasës e përdhunues nuk do të lejojmë…

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi pas mbledhjes së sotme të Kryesisë deklaroi se, Edi Rama ka përgatitur skenar përplasje me popullin. Ai theksoi se gjysma e listës së kandidatëve të shpallur nga Rama, përbëhet nga element kriminalë, trafikantë e përdhunues.

Basha theksoi se, zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë.

Pjesë nga deklarimet e kryetarit Basha

Edi Rama ka përgatitur një kurs përplasje me popullin.

Në listën e kandidatëve, gjysma e saj përbëhet nga elementw kriminalë, trafikantë…

Ymer Lala në Dibër ka caktuar kandidatin e PS, Avdylajt kanë caktuar kandidatin në Shijak apo Roshi në Kavajë.

Ymer Lala në fakt ka caktuar dy kandidatë, atë të PS dhe atë të Bashkimeve Profesionale.

Rregjistri i adresave është i masakruar.

Edhe nga pikpamja formale zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të mbahen.

A do të pranohet që grushti i shtetit të cohet deri në fund, apo do të ketë një përballje totale popullore.

Vendimi unanim i opozitës është: Përballje popullore me cdo mjet.

Ne do jemi në një përballje pa kthim me shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të garantojmë zgjedhjet e lira.

Kush ul kokën do të jetë shërbëtor dhe skllav i krimit.

Skenari tjetër është që Shqipëria të kthehet de fakto në një juntë.

Këtë skenar ne nuk mund ta pranojmë.

Junta kriminale kërkon të asgjesojë kurajën dhe shpresën e shqiptarëve për një të nesërme më të mirë.

Ne do të jemi në ballë të kësaj përballje.

Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë.

Kandidatë në kundërshtim me ligjin, vrasës e përdhunues nuk do të lejojmë.

Për shumicën e këtyre kandidatëve kanë dalë prona të inkriminimit të tyre.

Basha: Jemi në kushtet e grushtit të shtetit, Rama t’i hapë rrugë kërkesës mbarë popullore

Kryesia e PD ka vendosur që protesta e radhës e opozitës do të jetë në 25 maj në mbrëmje. Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD, Lulzim Basha tha se, vendi është në kushtet grushtit të shtetit.

Basha:  Forumet drejtuese të PD dhe kryetaret e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi, pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së lartë, pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm, sot e gjithë bota ka kuptuar se fshihet makthi i Ramës për atë që e pret nëse zbardhen dosjet hetimore për të cilat provojnë përmes përgjimeve të prokurorisë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ramës dhe një grushti politikanësh të kupolës së organizatës së rilindjes për të vjedhur zgjedhjet në Dibër dhe pastaj për të vazhduar me vjedhjen e zgjedhjeve në 2017.

Në dosjen 184 në përgjimet e Dibrës figuron vetë Rama duke komunikuar me zyrtarë të lartë duke u siguruar që skenari i vjedhjes së votave është zhvilluar sipas porosive të tij.

Nuk ka njeri në Evropë që Rama ka blerë votat në 2017. Parlamenti është produkt i votës të diktuar nga krimi. Këtë parlament dhe këtë qeveri e ka diktuar krimi. Jemi pra në kushtet e grushtit të shtetit. Në këto kushte në vend që t’i hapë rrugë kërkesës mbarë popullore, Edi Rama ka përcaktuar një kurs përplasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve që ka futur në partinë e tij.

Vendimi unanim është përballje me të gjitha mënyrat. Që nga ky moment ne jemi dhe do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë të bashkuar si asnjëherë më parë në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia dhe zgjedhjet e ndershme. Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje do të jetë shërbëtor i krimit.

Në Kosovë kërkohet hetimi i Thaçit

Pas 10 muajsh, është finalizuar raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Dokumenti që ka më shumë se 80 faqe, i siguruar nga Gazeta Express, saktëson 31 shkelje të cilat sipas deputetëve janë bërë në ditën e 29 marsit.

Gjithashtu janë dhënë edhe disa rekomandime. Presidenti i Kosovës ka shpëtuar nga ky komision, e aty saktësohet se Hashim Thaçi nuk ka dhënë dëshmi që vërteton ose mohon se ka ditur për operacionin. Një gjë e tillë u konsiderua si e pajustifikueshme

Arlena Krivenjeva
Deklaratat që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i bëri në komisionin parlamentar për hetim të deportimit të gjashtë shtetasve turq, e shpëtuan atë nga raporti që u finalizua sot nga deputetët.

Mospërgjigja e tij në pyetjet që iu bënë, ka bërë që në raportin përfundimtar për të të shkruhet se ka qenë e pamundur konstatimi për njohuritë e tij për operacionin, pasi që i njejti një gjë të tillë as nuk e ka mohuar as nuk e ka pohuar.

“Komisioni nuk ka mundur të marrë dëshminë e presidentit, z. Hashim Thaçi, lidhur me këtë pikë dhe nuk i është dhënë ndonjë provë tjetër që vërteton ose mohon se presidenti kishte qenë paraprakisht në dijeni për operacionin në fjalë”.

Një gjë e tillë u konsiderua si e pajustifikueshme pasi që në asnjë ligj nuk parashihet që dëshimitari të rezufojë që të përgjigjet.
Në konferencën që u mbajt për media pasi që u finalizua raporti, deputetët kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale që të hetojë presidentin.

Kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla, tha se tashmë është bërë e qartë që urdhërdhënësi për këtë çka ka ndodhur është presidenti i vendit.

“Tashmë është bërë e qartë se urdhërdhënës për këtë çfarë ka ndodhur është vet presidenti Hashim Thaçi”, ka thënë ai.
Sipas tij, prokuroria duhet të kryejë punën dhe të ftojë presidentin dhe bartësit e institucioneve , nga AKI dhe Policia e Kosovës, meqë skenari është nga ta.

Në raportin që ka siguruar Gazeta Express shkruhet se ka qenë e pamundur që të sigurohen prova nga ana e Komisionit në bazë të kërkesave që iu janë drejtuar AKI-së dhe Policisë së Kosovës.

Sipas asaj që shkruhet në raport, bëhet e ditur se nuk është marrë përgjigje nëse shtetasit turq paraqisnin rrezik për sigurinë kombëtare, pasi që AKI nuk i ka përcjellë dokumentet që e vërtetojnë një gjë të tillë.

Nga policia, Komisioni po thotë se nuk kanë marrë listën e provave të cilën e kanë kërkuar. Ato sipas tyre janë:
4 imazhe foto në CD të datës 29.03.2018 nga platforma e vjetër, 2 CD me nga 9 inçizime të kamerave nga platforma e terminalit të vjetër dhe terminalit të VIP të datës 29.03.2018. Mosdorëzimin e ketyre provave Policia e Kosovës e ka arsyetuar me faktin se të njëjtat janë dorëzuar në IPK.

Inçizimet e bisedave telefonike ndërmjet zyrtarit policor dhe zyrtarit të AKI-së gjatë aksionit. Gjitashtu, edhe në këtë rast Komisioni është njoftuar se bisedat telefonike të zyrtareve të lartcekur nuk i posedon zyrtari policor por ato mund të merren në postë.

Janë më shumë se 26 persona të cilët janë ftuar në intervistim, ndërkaq, lista fillon me krerët e shtetit.
Deputetët kanë hartuar raportin të bazuar në tri lloje të ndryshme të burimeve faktive që kanë qenë në dispozicion.
“Kopje të dokumenteve dhe komunikimeve, të natyrës primare, të dorëzuara nga institucionet shtetërore që kanë qenë të përfshira në dëbimin e gjashtë shtetasve turq;

Raporte zyrtare të nxjerra prej institucioneve mbikëqyrëse, të cilat e kanë marrë në shqyrtim këtë rast të dëbimit; dhe
Transkripte nga intervistat e dëshmitarëve të dëgjuar drejtpërsëdrejti prej Komisionit, lidhur me rolin e tyre personal, ose rolin e institucioneve të cilave u përkasin, në procesin e dëbimit”

Në bazë të këtyre provave, komisioni kanë bërë ttë ditur se disa prej tyre kanë qenë në mospërputhje të dukshme me njëra tjetrën, sidomos, në disa pohime të dëshmitarëve të intervistuar drejtpërdrejtë prej Komisionit.

Kjo sipas raportit thuhet se mospërputhjet në mes të provave kanë qenë pengesë serioze për arritjen e një konstatimi.
Në raport është filluar me konstatimin e AKI-së, se gjashtë shtetasit turq përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, duke thënë se kjo nuk është konstatuar pas provave që janë dhënë nga AKI.

“Në bazë të provave të tjera në dispozicion të Komisionit, mund të nxirret si konstatim faktik se, çfarëdo kërcënimi që gjashtë shtetasit turq paraqisnin për sigurinë kombëtare nuk ishte i natyrës që krijonte rrezik për sulm terrorist apo ndonjë akt tjetër të dhunshëm. Ky konstatim bazohet në tri prova, si në vijim”, shkruhet në raport.

Kjo shkruhet se është konstatuar edhe në intervistimin e ish-shefit të AKI-së, Driton Gashit.
“Nuk ka qenë rrezik i një akti terrorist, nuk ka qenë rrezik. Akt terrorist jo, nuk ka qenë ajo”.[1] Z. Gashi vazhdoi të dëshmonte se anëtarët e grupit ideologjik të cilit i përkisnin gjashtë shtetasit turq “nuk janë të dhunshëm” dhe se ky grup “nuk është i dhunshëm ose nuk arrin ose nuk e ka . . . ideologji që me arrit synimet e veta me dhunë si i kanë organizatat tjera që janë po ashtu islamike”, citohet të ketë thënë.

Së dyti, një raport policor i dorëzuar vetëm një ditë pas kryerjes së dëbimit, shpjegoi se njësi të tjera policore jashtë Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj (në tekstin e mëtejshëm: “DMH”) të Policisë së Kosovës, nuk ishin përfshirë në operacionin e dëbimit, për arsye se kishte qenë “vlerësimi paraprak i AKI-së se këta shtetas nuk janë të kategorisë së personave të rrezikshëm.
Pastaj është vazhduar me vendimin e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim për revokimin e lejeqëndrimeve të shtetasve turq.

“Më 23 mars, pas pranimit të shkresës së parë të AKI-së, ministri i MPB-së, z. Sefaj, zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të MPB-së, z. Lulzim Ejupi, dhe drejtorin e DShAM-së, z. Krasniqi. Gjatë këtij takimi, z. Sefaj kërkoi që të procedohej kërkesa e AKI-së konform ligjit. Të njëjtën ditë, pas takimit me z. Sefaj, z. Krasniqi ftoi në zyrë z. Manaj, udhëheqësi i atëhershëm i Divizionit për të Huaj në kuadër të DShAM-së, bashkë me z. Susuri, zyrtar për të huaj i Divizionit për të Huaj. Gjatë këtij takimi, këta tre zyrtarë vendosën bashkërisht të nxirrnin vendime për revokimin e lejeqëndrimeve të pesë shtetasve turq që ishin subjekt i shkresës së parë të AKI-së”, shkruhet në raport.

Revokimi i leje qëndrimeve ishte i detyrueshëm pas pranimit të shkresës nga AKI-ja.
“Lidhur me shtetasin e gjashtë, z. Osman Karakaya, i cili kishte aplikuar për vazhdimin e lejeqëndrimit të përkohshëm, situata qëndron ndryshe. Nga të gjitha materialet e dorëzuara në Komision prej DShAM-së në lidhje me z. Karakaya, nuk ka asnjë shenjë që, deri më sot, është marrë ndonjë vendim zyrtar, as për miratimin, as për refuzimin e aplikimit të tij për vazhdimin e lejes”, shkruhet në raport.

Aty shkruhet në detaje edhe se kush ishin personat të cilët e kanë ditur për operacionin e 29 marsit.
Në raport gjithashtu janë shkruar edhe 31 shkeljet që janë bërë ditën e rrëmbimit.
Në fund është dalë me disa rekomandime që kanë rezultuar sipas deputetëve prej mangësive në Ligjet që janë në fuqi në Republikën e Kosovës.

Të ndryshojë dhe plotësojë Ligjin Nr. 04/L-219 për të Huajt, në mënyrë që të ndalojë dëbimin ose ekstradimin e të huajve në vendet ku ata mund t’i nënshtrohen torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese, në përputhje me parimin e së drejtës ndërkombëtare, non-refoulement.

Të krijojë një mekanizëm institucional, ose të ngarkojë një institucion ekzistues, me përgjegjësinë për të vlerësuar nëse të huajt, me rastin e dëbimit ose ekstradimit në një vend të caktuar, mund t’i nënshtrohen torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese, në atë vend.

Të ndryshojë dhe plotësojë Ligjin Nr. 04/L-219 për të Huajt, në mënyrë që të obligohet Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për t’iu komunikuar të huajve bazat faktike për vendimet për revokimin ose refuzimin e leje qëndrimeve, pa përjashtim.

Të ndryshojë dhe plotësojë Ligjin Nr. 04/L-219 për të Huajt, në mënyrë që të ndalohet dëbimi i të huajve përpara se të ushtrojnë të drejtën e tyre për t’u ankuar kundër dëbimit të vet, tek një autoritet i pavarur.
Të ngarkojë zyrtarët policorë me kompetencën dhe përgjegjësinë ekskluzive për vërtetimin e identitetit të personave të ndaluar gjatë operacioneve të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Të sqarojë, me anë të një ligji të ri, se në cilat rrethana institucionet e sigurisë e kanë për detyrë të informojnë krerët e shtetit, përkatësisht kryeministrin dhe presidentin e Republikës së Kosovës, lidhur me veprimtaritë që këto institucione ndërmarrin dhe informacionet e rëndësishme në posedimin e tyre.
Raport i hartuar do të përcillet për diskutim dhe miratim në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq, do të përcillet edhe në prokurori./GazetaExpress

Kur pritet liberalizimi i vizave për Kosovën?

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Haradinaj shprehet optimist për mundësinë e liberalizimit të vizave me Kosovën në Bruksel askush nuk flet për datën e heqjes së vizave për kosovarët. Por si realizohet ky proces në BE?

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë një parashikim se regjimi i vizave për kosovarët për udhëtim në vendet Shengen mund të hiqet në muajin shtator 2019. Duket se kjo deklaratë ka ardhur pas premtimeve që ai ka marrë në Berlin gjatë samitit të fundit.

DW ka arritur që të konfirmojë se edhe ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer që është personi përgjegjës për këtë punë ka dhënë mbështetjen e tij për heqje të vizave për kosovarët. Ky ishte ndryshimi që u arrit pas samitit të Berlinit.

Në Bruksel askush nuk guxon të flasë për datë të heqjes së vizave për kosovarët. Madje pak ka diplomatë, të cilët dëshirojnë të flasin për këtë punë në kohën kur Bashkimi Evropian është duke zgjedhur parlamentin e ri, i cili sfidohet nga populizmi i djathtë.

Rumania duhej ta fuste çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën – pak shanse që kjo të ndodhë
Sipas rregulloreve të marrëveshjes Shengen që të kalojë vendimi për liberalizimin e vizave duhet të ndodhin dy gjëra: Vendi që mban presidencën e BE-së duhet ta fusë çështjen në agjendë dhe vota duhet të përkrahet nga “shumica e kualifikuar”.

Në gjashtëmujorin e parë 2019 Rumania mban presidencën e Bashkimit Evropian. Ajo duhet ta fusë këtë çështje në agjendë. Mundësia që të ndodhë kjo nuk është shumë e madhe, pasi ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk duket se Bukureshti do të mund ta përkrahë apo të marrë një iniciativë për afrimin e Kosovës në BE.

Problemi tjetër me Rumaninë është se ajo ndodhet nën presionin e vendeve të tjera të BE-së për shkak të korrupsionit të lartë në këtë vend. Komisioni Evropian, të martën (13.05), kërcënoi me vendojen e sanksioneve, nëse Rumania aprovon një ligj që mbron të korruptuarit nga ligji.

Kjo gjë e vështirëson mundësinë që vendet perëndimore apo miqtë e Kosovës të kenë mundësi që të kërkojnë nga Rumania që të fusë në agjendë një gjë që është me interes të vogël për BE-në, komentojnë diplomatët. Edhe pse Rumania nuk preket nga vendimi i liberalizimit pasi nuk është pjesë e Shengenit ata përcaktojnë agjendën.

Roli kyç i Francës
Çështja e dytë që mbetet pikëpyetje është kalimi i votës me “shumicë të kualifikuar”. Për të arritur këtë numër duhet që për liberalizimin e vizave të votojnë më shumë se 55 për qind e shteteve anëtare të Shengenit, gjë që nuk përbën problem, por këto duhet të jenë vendet që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së përgjithshme në vendet që votojnë.

Duke marrë këtë parasysh, nëse të gjitha vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe janë në Shengen votojnë kundër dhe këtyre ju bashkëngjitet edhe Franca dhe Holanda që momentalisht janë kundër me deklarata, atëherë vota nuk do të kalojë.

Nëse njëra nga vendet që nuk e kanë njohur, Kosovën por janë pozitivisht të disponuara ndaj vendit, si Greqia dhe Sllovakia, do votonte pro, atëherë vota do të kalojë edhe pa Francën dhe Holandën. Mirëpo është vështirë të besohet se ndonjë votë do të kalojë pa bekimin e një vendi siç është Franca.

Kyçe në këtë votë është Franca, pohojnë diplomatët, përkatësisht presidenti Macron. Diplomatët francezë kur flasin privatisht janë në përkrahje të liberalizimit të vizave për Kosovën por pjesa politike e presidentit francez ka bllokuar secilën lëvizje drejt zgjerimit të BE-së duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Kjo pjesë e administratës franceze madje ka sugjeruar, se heqja e vizave për Shqipërinë dhe Gjeorgjinë ka qenë gabim.

Analistë thonë, se pa votën e Francës as vendet e tjera nuk do të kërkojnë që votimi të ecë përpara. Udhëheqësit kosovarë do të shkojnë në Paris për vazhdimin e samitit të Berlinit, në qershor ata do të takohen personalisht me Presidentin Macron dhe mund ta bindin atë, por edhe mund të dështojnë në arritjen e këtij hapi diplomatik për Kosovën.