22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Malaj padit Veliajn: T’u kthejë qytetarëve paratë që u ka marrë

Arben Malaj ekspert i politikave ekonomike ka dhënë një intervistë për Fax News. Malaj në këtë intervistë ka folur kryesisht për mbi taksimin që i është bërë qytetarëve të Tiranës, me atë të taksave të shtetit dhe ato të Bashkisë.

Malaj shprehet se janë shtuar taksat nga Bashkia e Tiranës dhe se kjo gjë ka krijuar shumë problematike. Sipas ish-minitrit Malaj Bashkia duhet të investojë në dy shtylla kryesore: edukim dhe shëndët dhe se rrugët bëhen dhe në bashkëkonkordanca me qeverinë.

“Janë shtuar taksat në Tiranë dhe kjo gjë ka shkaktuar mjaft problematika. Është e vërtetë se Tirana për shkak të flukseve më të mëdha ka nevojë të ketë më shumë institucione si çerdhe shkolla etj. Lind pyetja kush duhet ti financojë për ti ndërtuar dhe kush duhet ti përmbajë.

Edukimi është i pari aty ku duhet të investohet. Së dyti duhet ti kushtohet vëmendje shëndetit dhe institucioneve të shëndetit. Për sa i përket rrugëve kjo gjë vjen dhe në bashkëpunime me buxhetin e qeverisë.

Rrugët janë të rëndësishme por zhvillimi i një vendi nuk vjen vetëm nga rrugët, kësisoj duhet bërë një menaxhim më i mirë i taksave të Tiranës dhe të taksave që i paguajmë shtetit. Tirana ka 34 deputete që në mund të ndikojë në prioritetet që ka qeveria” ,u shpreh Malaj.

Më tej gjatë fjalës së tij Malaj thotë që është totalisht kundër ligjit që të vendosen taksa për objekte të veçanta dhe se ai bashkë me kolegë të tjerë e kanë çuar çështjen e mbi taksimit në Gjykatë sepse nuk mund të qeveriset dhe të menazhohet qyteti në këtë mënyrë.

“Nuk është e ligjshme të vendosen taksa për një objekt të veçantë. Do të shkojmë në Gjykatë për të rrëzuar vendimin për mbitaksim të të ardhurave. Duhet anulluar taksa e dyfishtë për qytetarët e Tiranës si dhe për të dhënë një mesazh të qartë se kush duhet të financojë çfarë dhe të pasqyrohen çdo gjë për publikun”, tha eksperti.

Malaj thotë që Veliaj duhet të gjejë një mënyrë për t’i kthyer qytetarve parata e marra padrejtësisht nga taksat dhe se bashkë me qeverinë duhet të qeverisin në një mënyrë jo arrogante sepse ky është shkaku kryesor pse njerzit po emigrojnë dhe po ikin jashtë shtetit.

“Veliaj duhet të gjejë një mënyrë si t’ia kthejë qytetarëve paratë e marra padrejtësisht nga taksat. Aleati më i mirë i Bashkisë është transparenca. Qeverisja e një vendi shkohet në mënyrën se si qytetarët informale shtyren të paguajnë dhe të jenë në rregul me ligjin.

Duhet të qeveriset me zemër, me shkencë dhe jo me masa të ashpra. Njerëzit ikin nga arrogance e mënyrës së qeverisjes. Kryetari i Bashkisë ose Kryeministri nuk duhet të krijojë distancë me qytetarët”, vijoi më tej Malaj.

Përsa i përket rritjes së çmimit të ujit dhëe rritjes së cmimit të dritave Malaj thotë që kjo gjë duhet të vijë në mënyrë graduale.

“A duhet të rritet çmimi i ujit? Mund të rritet po duhet në mënyrë graduale. Politika duhet të prodhojë zhvillim”, u shpreh Malaj.

Malaj thotë që Veliaj po bën një reklamë të dëmshme në televizione dhe rrjete sociale.

“Ne duhet të mësojmë politikanët tanë të qeverisin në bazë të ligjit. Ata nuk janë të dërguarit e të Zotit. Ata menaxhojnë paratë e qytetarve dhe duhet të rritet ndërgjegjësimi dhe reagimi i qytyetarëve.

Reklama që bën Veliaj është e dëmshme. Tv japin kasetat e Veliajt. Risqet egzistojnë, ndryshimi qëndron në raportin që krijojnë politikanët. Bëni kujdes, kush ju jep gjëra falas, asgjë e mirë nuk hahet thatë. Rrjetet sociale të lejojnë të prezantosh probleme dhe pa pasur nevojë për insitucionet”, përfundoi Malaj.

“Faxweb.al”

Basha mesazh qytetarëve: 13 Maji ishte ditë e jashtëzakonshme, pavarësisht dhunimit, presionit…

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, në një postim të fundit në facebook e ka konsideruar protestën e 13 majit si një ditë të jashtëzakonshme të bashkimit të qytetarëve për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Basha duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen shkruan më tej se “asgjë nuk do të na pengojë në rrugën tonë drejt Europës” dhe se nuk do të ketë asnjë hap pas nga kjo rrugë.

“13 Maji ishte një ditë e jashtëzakonshme e bashkimit të qytetarëve për Shqipërinë si gjithë Europa. Falenderoj nga zemra gjithë qytetarët që pavarësisht lodhjes, dhunimit, presionit, goditjes me gaz të pak orëve më parë, ata u derdhën në bulevardet e Tiranës si asnjëherë më parë në marshimin historik të shpresës.

Asgjë nuk do na pengojë në rrugën tonë drejt Europës! Askush nuk do ta marrë peng të ardhmen tonë Europiane! Asnjë hap pas! #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Basha.

 

 

Të rinjtë me dy gishtat lart sfidojnë gjyqin politik, dinjitozë dhe kurajozë

Të rinjtë e ndaluar nga banda kriminale në pushtet janë përballur sot me akuzat e montuara në një gjyq tipik politik ku kryetari i seancës gjyqësore ishtet babai i numrit dy të forumit rinor socialist, por në të njëtën kohë edhe nipi i Shefqet Peçit një prej kriminelëve më të mëdhenj që ka njohur historia e këtij vendi.

Ajo që ka bërë përshtypje është qëndrimi dinjitoz i të rinjve në sallën e gjyqit. Ata kanë ngritur dy gishtat lart në shenjë sfide të hapur ndaj vendimit politik të gjyqtarit të partisë.

Kjo është një shenjë e qartë se tashmë askush nuk e ka më frikë as bandën kriminale në pushtet dhe as gjykatat politike që po dënojnë të rinj protestues.

Gjyqtari që la në burg protestuesit, babai i nënkryetarit të FRESSH

Sot babai i nenkryetarit te FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti ne burg 20 protestues. Drejtesia e Edi Rames dha burg per ata qytetare qe protestojne per liri dhe te drejta themelore, e jep pafajesi per kriminelet, trafikantet, hajdutet e perdhunuesit.

Burg per protestuesit e unazes, asnje akuze per hajdutet e 40 milione eurove per 2km rruge te unazes.

Burg per protestuesit qe duan zgjedhje te lira dhe te ndershme, asnje hetim per bleresit e votave ne bashkepunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, etj.

Dosja 339 dhe 184, kapja politike e drejtesise i kane mbyllur Shqiperise deren e Europes. Krimi i lidhur me politiken po rrezikon kthimin e vizave per Shqiptaret.

Asnje gjyqtar politik i Edi Rames nuk na ndal dot! Perkundrazi na shton vendosmerine ne betejen tone per Shqiperine si e gjithe Europa.

Ne, te rinjte demokrate dhe rinia qe e do Shqiperine si Europa nuk do ta lejojme te keqen qe na qeveris sot, te mbaje peng te ardhmen tone europiane.

Me urdhër të Ramës sot u arrestuan edhe 7 protestues të tjerë

Pas analizimit të pamjeve të kamerave të  sigurisë dhe pamje të tjera të siguruara nga policia gjatë protestës të së hënës janë arrestuar 7 persona dhe 15 të tjerë i ka proceduar në gjendje të lire për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Megjithse protesta e djeshme ishte nje shembull i një proteste madhështore dhe paqesore serish policia ka sajuar akuza ndaj mbështetësve të opozitës per ti burgosur ata.

Balliu-Ramës: Ti mor injorant nuk kupton një gjë…

Banorët e Unazës së Re protestuan sërish mbrëmjen e sotme kundër projektit korruptiv që prek banesat e tyre.

Edhe sot banorëve iu bashkua edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu. Gjatë fjalës së tij, Balliu u shpreh se sot të gjithë janë ngritur kundër një njeriu dhe filozofisë së tij, kundër kryeministrit Edi Rama.

“Janë bashkuar të gjithë shqiptarët, pavarësisht shtresave të tyre. Të gjithë janë bashkuar vetëm kundër një njeriu, jo kundër një partie. Kundër një filozofie, filozofi e diktaturës, filozofi e mafies, që është edhe filozofia e Ramës”, tha Balliu.

Sa i përket arrestimit dhe mbajtjes në burg të protestuesve, Balliu akuzoi kryeministrin Edi Rama si urdhërues të dënimeve.

“Rama urdhëroi babain e nënkryetarit të FRESSH që ti burgoste ata. Por ti mor injorant nuk kupton një gjë. Këta njerëz që mblidhen sot, që luftojnë sot, janë për të drejtat e tyre dhe jo për interesa partiake. Si përfaqësues i PD-së dua të siguroj familjet e tyre. Arrestimet janë politike dhe si të tilla çdo familje do të dëmshpërblehet”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Bijtë e etërve, rikthyen gjyqet e dënimet politike…

Orjola PAMPURI

Sot moren denimin, arrest me burg nje numer i konsiderueshem djemsh fare te rinj ne moshe, e gjitha kjo mbeshtetur ne nje vendim pa fakte kompromentuese. Per asnjerin prej tyre nuk kishte asnje fakt apo precedent, e vetmja arsye ishte pjesemarrja ne proteste.

E njejta situate si ne vitet e diktatures, kur, kush guxonte te ngrinte koke, denohej per tu bere shembull per te tjeret. Diktatura nuk ka brire, mjafton te rizgjohen bijte, niperit e mbesat e anetareve te byrose, spiuneve e bllokmeneve, atehere nuk mund te presim gje tjeter vecse historia te perseritet.

Populli i varfer ne ekstrem e nga ana tjeter klika e neveritshme komuniste endet salloneve te luksit, me gjakun e qytetareve te varfer. Te ruajme ne memorie nga gjykatesi i sotem, e deri tek oligarket e ketyre 6 viteve, dhe te gjithe ata qe veshen petkun e “aristokratit”, me para te vjedhura e pa e ditur cdo te thote te jesh i tille, te gjithe ata qe blene me para te vjedhura elegancen e finesen, te gjithe ata qe ne keto 6 vite u tallen me kete popull.

Fundi i tyre eshte i afert, lirine per zullumet e tyre nuk do te mund ta blejne me, me parate e qytetareve te ketij vendi.

Koha të mendosh për ambulancën e Majit, jo për autobusin e Qershorit

Nga Çim PEKA

‘Kur do flasim?’ ishte mesazhi që Edi Rama i lëshoi mbrëmë pas proteste Lulzim Bashës në Twitter, pas një zhargoni tashmë të dalë boje, me tren e autobus.

Ofertën reale për të folur, Rama e lëshoi që në fund të dhjetorit kur shkriu gjysmën e qeverisë. Dhjetë ditë pritje nga shkarkimi i ministrave të kabinetit të tij, deri në caktimin e emrave të rinj ishin një ofertë e re për bashkëpunim, më të njëjtën përmbajtje, por formë të ndryshme nga marrëveshja e 17 majit 2017.

Pas protestës së studenteve, Rama e kuptoi po aq herët sa dhe Basha se gjerat kishin ndryshuar. Se mllefi i qytetarëve ndaj tij dhe qeverisë priste vetëm një shkëndijë, që të kthehej në flakë që do përpinin Ramën me çfarë kishte.

Pse, ndaj protestës se studentëve reagoi duke shkarkuar gjysmën e kabinetit, ndërsa ndaj uraganit popullor qëndron kokëfortë?

Për një arsye të thjeshtë: sepse kokëprerjet në kabinet nuk ishin përgjigje e tij ndaj protestës studentore, porse ishin tentative për parapritë ndaj protestave më të gjera popullore. Ndryshimet në kabinet ishin një ofertë për Bashën që ti merrte ato, duke përsëritur një skenar të parë dhe më parë.

Dhe në këndvështrimin e Ramës nuk ishte pak: Posti i zv kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm që do te ishte një post i unifikuar ideal për Lulzim Bashën. Po ashtu, i la në dorë edhe ‘ministritë e lekëve’, si atë të transportit/ infrastrukturës/ energjetikës dhe financë/ ekonomi.

Në mendjen e Ramës për pazarexhiu, oferta ishte tepër bujare për tëe mos u pranuar nga Basha.

Basha e refuzoi këtë oferte duke ja lënë dorën varur Ramës. Ai i kapur gafil, duke e menduar kundërshtarin me këndvështrimin e tij të gjërave, kishte dështuar të kuptonte se Basha dhe rrethanat kishin ndryshuar. Se dinamika e ngjarjeve dhe zhvillimeve kishin marrë tjetër kahje, dhe se tashme Basha ishte në një tjetër dimension të të bërit politike dhe udhëheqjes së aksionit opozitar.

Pazarit të Ramës, Basha iu përgjigj me organizimin e protestave masive, dorëzimit të mandateve, mos njohjes së legjitimitetit të parlamentit dhe kërkesës për zgjidhje të parakohshme.

Makthi i Ramës kështu u kthye në realitet. Ofertat për pazar në zgjedhjet lokale kishin marrë një jo të forte nga ana e LSI-s. Basha s’e përfilli. Kampi opozitar s’u përça.

Tashmë që lufta politike është një betejë frontale, Edi Rama ka vendosur të qëndrojë fort në istikamin e tij. Ai po luan me nervat e popullit protestues, me shpresën se këto valë do shuhet e fashitet.

Në dy protestat e fundit ai e ka kuptuar se kjo nuk ka për të ndodhur, prandaj lëshoi edhe një herë thirrjen: ‘Kur donte flasim’!

Situata ka precipituar në atë pikë sa njëra nga palët duhet të ikë. Të ikë përgjithmonë. O Rama, o Basha dhe Kryemadhi.

Rama nuk ka ardhur në pushtet për të ikur. As nuk ka nxjerrë militante në shesh si gjah për tu vrarë, në mënyrë që të ikë. As nuk ka blerë vota, e është futur në shtrat me çdo element te mundshëm kriminal brenda dhe jashtë, për të ikur.

Prandaj ai po i fryn zjarrit të protestave që ta kthejë situatën në kaos total. Po e çon vendin në konflikt civil me 30 qershor me vetëdije të plotë, e një plan diabolik. Për këtë qëllim po përdor dhunën disproporcionale të policisë, mediat e kapura, e analistët e paguar prej tij. Në mendjen e tij të sëmurë, në pushtet vihet duke shkelur mbi kufoma opozitarësh. E meqë Basha nuk është nga ajo racë, ai nuk ka për të ardhur në pushtet.

Shpesh në zallahamahinë e zhvillimeve të mëdha, ndodhin zhvillime fare të vogla, që nuk bien në sy dhe janë të vështira për tu shquar, që ndryshojnë të gjithë rrjedhën e gjërave. Dhe këto gjëra të vogla ndodhën më date 11 maj.

Ëndrra e tij për të përplasur dhunshëm popullin opozitar me popullin rilindës ( siç preferon ai të ndaje popullin në dy kampe) me 30 Qershor ka për tu ndalur në mes.

Synimi i tij për të dalë ngadhnjimëtar nga flaket e 30 qershorit nuk kanë për tu realizuar.

Dhe këtë ai do ta mësojë shpejt dhe në mënyrën më të dhimbshme për të.

Përpara se të shqetësohet për mikrobusin e Qershorit të Lulit, duhet të mendoje për ambulancën e Majit për vete.

Unë e di qe ai e di.

Blerja e votave, “BILD” zbardh telefonatën e Ramës me 11 shtator 2016, “Dosja 184”

Gazeta më e madhe gjermane, Bild, ka publikuar një shkrim me akuza të forta ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Madje gazeta ka shkuar më larg, duke publikuar pjesë nga telefonata e Ramës, e përgjuar në dosjen ‘184’.
Ja çfarë shkruan gazeta:

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Po Rama vetë? Emri i tij lidhet shpesh me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë.

Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”.

Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

Prestigjiozja gjermane, BILD: Shqipëria në kaos, qeveria mbron mafian

Nga Peter Tiede

Flakë, bomba tymuese, trazira në rrugë, demonstrata masive çdo javë: Shteti ballkanik, Shqipëria, zhytet në kaos.

Gjatë ditëve të fundit, gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin, Tirana, pati përleshje në rrugë.

Demonstruesit e opozitës hodhën koktejle molotov, shashka dhe bojë drejt ndërtesës së zyrës së kryeministrit Edi Rama. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topat e ujit kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe demonstruesish u plagosën.

Çfarë po ndodh në shtetin ballkanik?
Tashmë po bëhet e qartë në pjesën tjetër të kontinentit se diçka është seriozisht gabim në vendin që ishte tërësisht i izoluar nën komunizmin e epokës së gurit të Enver Hoxhës, nga viti 1944 deri në vitin 1985. Në vitin 2017, BE vendosi që të nisë negociatat e pranimit me Shqipërinë këtë vit.

Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz!
Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Kryeministri dhe thashethemet e drogës
Po Rama vetë? Kryeministri akuzohet vazhdimisht për lidhje me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë.

Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

“Qeveria mbron mafian”
Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”.

Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

Manjani vetë dikur kishte kërkuar luftë kundër drogës- madje edhe nuk e përjashtonte edhe përdorimin e ushtrisë në vendin anëtar të NATO-s. Ai u lirua për këtë në janar të vitit 2017.

Gazetari investigativ, Basir Çollaku, thotë: “Nën Edi Ramën ka pasur një shpërthim eksploziv të prodhimit të drogës në Shqipëri”. Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Europën Perëndimore dhe Jugperëndimore, vjen nga Shqipëria.

Udhëheqja e policisë konsiderohet e korruptuar
Vetë policia shqiptare konsiderohet shumë e korruptuar, veçanërisht udhëheqja e policisë. Pjesë të drejtuesve janë nën dyshime mafioze- sipas të dhënave që vijnë nga jashtë.

Policët shqiptarë, që hetojnë vërtet kundër politikës dhe policisë, burgosen ose vendosen nën arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë dhe Finlandë, disa oficerë të lartë të policisë kanë marrë azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-kreu i policisë kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës.

Zagani u mbajt në izolim për një vit e gjysmë dhe më pas në arrest shtëpiak, pasi u tha eprorrëve të tij për prova konkrete të trafikut të drogës të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Më në fund ai ishte në gjendje të largohej nga Shqipëria me familjen falë agjentëve dhe policëve italianë.

Konkluzioni i tij në Bild: Vendimi im është një shtet mafioz. Atje sundon mafia”.
Por, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Manjani për Bild, në Europën politike vështirë se interesohet kush. Së fundmi, kancelarja Angela Merkel i priti krerët e shteteve të Ballkanit në Berlin, për samitin e Ballkanit Perëndimor- mes tyre, kryeministrin Edi Rama.

Basha: Prova të reja për Avdylajt, ja kush është kandidati i Ramës në Shijak

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke iu përgjigjur interest të gazetërëve për listën e fundit të kandidatëve për kryetar bashkie të prezantuar nga Rama, u shpreh se, Rama nuk është i kërcënuar me krimin por është në bashkëpunim të hapur me krimin.

Basha përmendi edhe emra, kur tha se kandidati i Partisë Socialiste në Shijak, ka prova që është i inkriminuar me Abdylajt dhe Keçajt. Po kështu shumë shpejt PD do publikojë edhe fakte për kandidatët e tjerë në listë.

“Nëse krimi e kërcënon kryeministrin për të mos e lënë pushtetin imagjioni se çfarë ndodh me qytetarët. Por unë nuk mendoj se ky është problemi personal i tij. Edhe pse unë besoj që më shumë se i kërcënuar nga krimi Rama është në bashkëpunim me krimin.

Mjafton këtu tju kujtoj listat e fundit bashkiake ku kandidati i Shijakut është i diktuar nga Abdylajt dhe Keçajt. Për këtë do nxjerrim prova shumë shpejt.

Do kemi kohë ti marrim një e nga një se si lista është pasqyra e Edi Ramës e bashkëpunimit me krimin”, tha Basha.

Zgjedhje me krimin nuk do të ketë!

Kryetari i Partisë Denmokratike, Lulzim Basha një ditë pas protestës së madhe që opozita mbajti përballë kryeministrisë, një komunikim nga Selia e PD u shprehu mirënjohje të thellë të gjithë qytetarëve që iu bashkuan protestës së opozitës të hënën.

“Një mirënjohje për të gjithë ju qytetarët që ishin pjesë e kësaj ngjarje histporkek pavarësisht se shumë prej jush ishit të raskapitur nga gazi dhe dhuna e policisë 24 orë më parë, pavarësisht shoqëeimeve dhe ndalimeve të paligjshme nga banditë me unioformë apo nga policia e urdhëruar nga kupola kriminale dhe Edi Rama asgjë nuk ju ndali të vinit në këtë protestë madhështore dhe ta shndërronit këtë marshim 9.7 km në një marshim shprese

Ky është një mesazh i qartë për këdo dhe pengmarrësit e Shqipërisë, e drejtësisë, për njeriun që ka bllokuar derën e negociatave se nuk ka dhe dhe nuk do të ketë asnjë hap pas dhe do të ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë është një bashkim popullor”, u shpreh Basha.

Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti edhe një herë vendosjen për ti shkuar deri në fund misionit të nisur për një Shqipëri si gjithë Europa.

Sipas Bashës, pengesa për zgjidhjen e krizës është vetë kryeministri Edi Rama. “Parimet që udhëheqin Europën do të jenë baza e daljes nga kriza. Sot mungon vetëm vullneti politik nga një njeri që nuk dëgjon zërin e qytetarëve dhe refuzon angazhimin e faktorit ndërkombëtar. Kjo krizë nuk mbyllet me propogandë bajate.

Kjo krizë vetëm sa do të thellohet nga një papërgjegjshmëri nga një njeri i lidhur pas karrikes së pushtetit. Kjo është një mazhorancë fallso e dalë nga bashkëpunimi me krimin. Ka vetëm një zgjidhje, votë të lirë e të ndershme. Ndaj të frymëzuar, siç jemi, nga përgjigja e jashtëzakonshme e qytetarëve, u bëj thirrje të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë në misionin për liri e demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa”, u shpreh Basha.

Basha ‘mesazh’ gjyqtarit: Askush nuk do të të shpëtojë nga ligji

Kreu i opozitës, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se, nuk do të lejohet montimi i një diktature të re në vend.

Duke falenderuar qytetarët që iu bashkuan protestës së opozitës së bashkuar, kryedemokrati Basha theksoi se, fatin e Shqipërisë nuk do ta lejojmë në duart e qeverisë të lidhur me krimin, në duart e oligarkëve dhe në duart e një personi.

Basha komentoi edhe vendimin e sotëm të gjykatës, e cila la në burg 19 protestues të opozitës.

“Ata dhjetëra të shoqëruar që i bashkohen dhjetëra të tjerëve të arrestuar më parë. Sakrifica juaj për demokraci është shënjuar jo vetëm  në kujtesën e PD dhe në partitë tjera të opozitës. Sot kemi të burgosur politikë. Çdo e drejtë e juaja e dhunuar do të vihet në vend.

Ata që ju arrestuan do të përgjigjen para drejtësisë. Rama mendon se do ta mbajë me dhunë pushtetit, ndërsa këtij palo-gjyqtari i them se askush nuk do të të shpëtojë nga shkelja e ligjit. Nuk do të lejojmë që reforma në drejtësi të jetë një pretekst që të lemë në duart e Ramës gjykatat dhe prokurorinë”, u shpreh Basha.

 

Trukimet e Thaçit dhe Ramës për t’i ikur akuzave për ndarjen e Kosovës!

Enver Bytyçi

Hashim Thaçi dhe Edi Rama kanë ndryshuar programin e shërbimeve në vijim të politikave serbe për pushtim territoresh. Pasi panë se ideja e propaganduar me aq pasion për ndarjen e Kosovës si presidenti i Kosovës edhe kryeministri i Shqipërisë kanë nisë një fushatë trupimi propagandistik me qëllim që ta rimashtrojnë opinionin publik në hapësirën shqiptare.

Për ta konkretizuar këtë fakt më duhet tu drejtohem disa deklaratave të tyre të kohëve të fundit, pas Samitit të Berlinit. Hashim Thaçi si fillim u përpoq ta denigrojë këtë samit dhe iniciativën e Merkel si dhe Macron për ti dhënë goditje fatale idesë së krijimit të Serbisë së Madhe, të cilën ai bashkë me Edi Ramën e bënë dhe e mbrojtën për më shumë se një vit temë diskutimi në mediat shqiptare e ndërkombëtare. Tha se Samiti i Berlinit është i dështuar, pasi për të u shpërfill roli amerikan. Por kur mori përgjigjen e kundërt nga ana e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe opinioni publik i njoftua se presidenti i Kosovës sërishmi kishte mashtruar, ka nisur nje truk tjetër.

Nuk më besuan veshët kur deklaroi se ideja e tij për bashkimin e Preshevës me Kosovën i paskan ndalur procesin e ndarjes së Kosovës. Njësoj si për taksën. Ndonëse e kërcënoi Ramush Haradinajn në sy të ambasadorit amerikan për heqjen e taksës, u kthye e tha se gjoja taksa është e drejtë e Kosovës. Një dredharak klasik, i pashembullt. Kështu po ndodh me përpjekjet e tij për tjetërsimin e integritetit territorial të Kosovës. Kërkesa e tij për bashkimin e shqiptarëve ne Jug të Serbisë thotë ai e paska ndal Vuçiqin për tia bashkuar Serbisë Trepçën dhe territoret e tjera të pasura të Kosovës.

E vërteta është se Thaçi idenë e Luginës së Preshevës e hodhi pasi pa reagimet e ashpra te opinionit publik shqiptar e ndërkombëtar të ndarjes së Kosovës në këmbim të njohjes së saj nga Beogradi. Në fillim Hashimi na thoshte se nuk ka asnjë mundësi tjetër, veç ndarjes, për ta fituar një ulëse në OKB. Dhe thoshte se statukuoja është më e rrezikshme se ndarja. Kur u ndesh me kritika të ashpra solli në vëmendje Luginën e Preshevës. Me këtë ide të shkëmbimit të territorit ai besoi se do ta kishte mbështetjen e shqiptarëve. Por veç Nexhat Dacit e Lutfi Haziirit, nuk gjeti mbështetës të tjerë as për këtë.  Ndërkohë ai e dinte se Lugina e Preshevës nuk do të hynte në lojën e ndarjes së Kosovës. Madje e kishte garantuar Vuçiqin se po bënte mashtrimin e radhës.

Politika, media opinioni e kuptoi lojën e re të Presidentit të Kosovës dhe iu kundërvu ashpër atij për mashtrimin që po bënte. Ndërsa tani po na servir një variant të ri mashtrimi. Thjesht paska patur qëllim ta ndalonte ndarjen e vendit. Një variant ky krejt i pabesueshëm edhe nga idiotët më injorantë, sepse opinioni publik e njeh tashmë militantizmin e Hashim Thaçit në funksion të ndarjes së vendit. A  u vu në konflikt me këdo që e kundërshtoi idenë, të cilën Thaçi thoshte dhe thotë se ishte e tij. Në fakt ishte e presidentit të Serbisë. Por thoshte se ishte e tij, sepse ndryshe Hashimi do të dekonspirohej si shërbëtor i Beogradit.

Ka edhe teori të tjera protagonizmi të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës në përpjekje për të shlyer gjurmët e tradhtisë së tyre ndaj atdheut, ndaj Kosovës. Një ndër to duket ajo Edi Ramës për atë që ai e quan një hapësirë e përbashkët në Ballkanin Perendimor, të cilën në Beograd e interpretojnë si gjoja përpjekje të kryeministrit shqiptar për të bashkuar shqiptarët në rajon. Por po të ishte kjo arsyeja Rama kishte mjaft kohë së paku të ndërtonte ligje të njëjta doganore e tatimore me Kosovën, me qëllim integrimin e ekonomive të të dy vendeve tona. Ai bëri pesë a gjashtë mbledhje të qeverive të përbashkëta, thjesht për të promovuar shqiponjën e flamurit, por për ta penguar e vështirësuar marrëdhënien normale midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Tani ka thirr në ndihmë ministrin serb të Mbrojtjes, Vulin, me qëllim që të ngrejë kreditit e tij anti-serbe. Vulin e akuzoi dje kryeministrin shqiptar si person që përpiqet të krijojë Shqipërinë e Madhe deri në Serbinë Qendrore. Ishte kjo një manovër perfekte që budallenjtë ta besojnë sërishmi mashtrimin e Edi Ramës për tu paraqit si nacionalist shqiptar, ndërkohë që me përpjekjet e tij për ndryshimin e kufijve të Kosovës në favor të Serbisë ai punoi e agjitoi thjesht is nacionalist serb.

Duket qartë se strategjia e Thaçit dhe Ramës ka ndryshuar. Regjizori është përsëri Aleksandër Vuçiq. Ndërmjetës mbetet edhe më tej Baton Haxhiu. Ndërkohë që media e tij KLAN Kosova vijon të bëjë gramafonin e Beogradit në Prishtinë.

Tiranë, më 14.05.2019