22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Deklarata e fortë e Berishës: Maduro i Tiranës kërkon azil politik!

Ish-Kryemistri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook, shprehet se, “Maduro i Tiranës kërkon azil politik”.

Sipas Berishës, mospranimi për ndërmjetës të zgjidhjes së krizës vendet perëndimore tregojnë se, njësoj si Maduro në Venezuelë, kërkon ndërmjetësimin e Kubës komuniste.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Maduro i Tiranes kerkon azil politik!

Miq, Maduro i Tiranes deklaroi sot se:
Nuk pranon ndermjetesimin e SHBA, Gjermanise, Britanise, Frances, Italise, Hollandes apo Norvegjise per zgjidhjen e krizes.
Mesa duket ai njelloj si Maduro i Karakasit kerkon ndermjetesimin e Raul Kastros madje mundet edhe azil politik ne Kube! sb

Kjo është Drejtësia e Edi Ramës, burg për protestuesit dhe pushtet për kriminelët!

Sot babai i nenkryetarit te FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti ne burg 20 protestues. Drejtesia e Edi Rames dha burg per ata qytetare qe protestojne per liri dhe te drejta themelore, e jep pafajesi per kriminelet, trafikantet, hajdutet e perdhunuesit.

Burg per protestuesit e unazes, asnje akuze per hajdutet e 40 milione eurove per 2km rruge te unazes.

Burg per protestuesit qe duan zgjedhje te lira dhe te ndershme, asnje hetim per bleresit e votave ne bashkepunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, etj.

Dosja 339 dhe 184, kapja politike e drejtesise i kane mbyllur Shqiperise deren e Europes. Krimi i lidhur me politiken po rrezikon kthimin e vizave per Shqiptaret.

Asnje gjyqtar politik i Edi Rames nuk na ndal dot! Perkundrazi na shton vendosmerine ne betejen tone per Shqiperine si e gjithe Europa.

Ne, te rinjte demokrate dhe rinia qe e do Shqiperine si Europa nuk do ta lejojme te keqen qe na qeveris sot, te mbaje peng te ardhmen tone europiane.

Basha mesazh të qartë Ramës: Nuk ka asnjë hap pas, zgjedhje me krimin nuk do të ketë!

Kryetari i Partisë Denmokratike, Lulzim Basha një ditë pas protestës së madhe që opozita mbajti përballë kryeministrisë, një komunikim nga Selia e PD u shprehu mirënjohje të thellë të gjithë qytetarëve që iu bashkuan protestës së opozitës të hënën.

“Një mirënjohje për të gjithë ju qytetarët që ishin pjesë e kësaj ngjarje histporkek pavarësisht se shumë prej jush ishit të raskapitur nga gazi dhe dhuna e policisë 24 orë më parë, pavarësisht shoqëeimeve dhe ndalimeve të paligjshme nga banditë me unioformë apo nga policia e urdhëruar nga kupola kriminale dhe Edi Rama asgjë nuk ju ndali të vinit në këtë protestë madhështore dhe ta shndërronit këtë marshim 9.7 km në një marshim shprese

Ky është një mesazh i qartë për këdo dhe pengmarrësit e Shqipërisë, e drejtësisë, për njeriun që ka bllokuar derën e negociatave se nuk ka dhe dhe nuk do të ketë asnjë hap pas dhe do të ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë është një bashkim popullor”, u shpreh Basha.

Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti edhe një herë vendosjen për ti shkuar deri në fund misionit të nisur për një Shqipëri si gjithë Europa.

Sipas Bashës, pengesa për zgjidhjen e krizës është vetë kryeministri Edi Rama.

“Parimet që udhëheqin Europën do të jenë baza e daljes nga kriza. Sot mungon vetëm vullneti politik nga një njeri që nuk dëgjon zërin e qytetarëve dhe refuzon angazhimin e faktorit ndërkombëtar. Kjo krizë nuk mbyllet me propogandë bajate. Kjo krizë vetëm sa do të thellohet nga një papërgjegjshmëri nga një njeri i lidhur pas karrikes së pushtetit.

Kjo është një mazhorancë fallso e dalë nga bashkëpunimi me krimin. Ka vetëm një zgjidhje, votë të lirë e të ndershme. Ndaj të frymëzuar, siç jemi, nga përgjigja e jashtëzakonshme e qytetarëve, u bëj thirrje të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë në misionin për liri e demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa”, u shpreh Basha.

Basha ‘mesazh’ gjyqtarit: Askush nuk do të të shpëtojë nga ligji

Basha përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se, nuk do të lejohet montimi i një diktature të re në vend.

Duke falenderuar qytetarët që iu bashkuan protestës së opozitës së bashkuar, kryedemokrati Basha theksoi se, fatin e Shqipërisë nuk do ta lejojmë në duart e qeverisë të lidhur me krimin, në duart e oligarkëve dhe në duart e një personi.

Basha komentoi edhe vendimin e sotëm të gjykatës, e cila la në burg 19 protestues të opozitës.

“Ata dhjetëra të shoqëruar që i bashkohen dhjetëra të tjerëve të arrestuar më parë. Sakrifica juaj për demokraci është shënjuar jo vetëm  në kujtesën e PD dhe në partitë tjera të opozitës. Sot kemi të burgosur politikë. Çdo e drejtë e juaja e dhunuar do të vihet në vend.

Ata që ju arrestuan do të përgjigjen para drejtësisë. Rama mendon se do ta mbajë me dhunë pushtetit, ndërsa këtij palo-gjyqtari i them se askush nuk do të të shpëtojë nga shkelja e ligjit. Nuk do të lejojmë që reforma në drejtësi të jetë një pretekst që të lemë në duart e Ramës gjykatat dhe prokurorinë”, u shpreh Basha.

Basha: Rama nuk ka qenë kurrë miku im, miqtë e tij janë kriminelët, disa janë pronarë mediash, disa…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur edhe interesit të medias nëse do të futet në dialog me Ramën, që e konsideron akoma si mikun e tij.

Basha tha se, Rama nuk ka qenë kurrë miku i tij, por i kriminelëve dhe hajdutëve.

‘Lulzim Basha nuk ka qenë asnjëherë miku i Edi Ramës. Miqtë e Edi Ramës janë kriminelët, disa janë pronarë mediash, disa marrin favore nga Edi Rama, këta janë miqtë e Edi Ramës dhe jo të Bashës. Këtë njeri e ka mundur arroganca, hajdutëria, krimi”.

Më tej Basha tha se, e vetmja rrugë është largimi i Ramës nga pushteti. “Vendosmëria jonë është e padiskutueshme. Zgjidhja jonë politike është vetëm një. Kryeministri i lidhur me krimin duhet të largohet

Qeveri tranzitore dhe një proces demokratik dhe transparent për ta stabilizuar rendin dhe për ti hapur rrugën pastaj një reforme te thellë për ti kthyer qytetarëve sendin më të çmuar që u ka vjedhur kjo qeveri, që është liria për të zgjedhur, për të kthyer fatin e shqiptarëve në duart e shqiptarëve”, tha Basha.

Pyetje- Ndrkombetaret kerkojne dialog pa kushte. Kete e solli sot edhe Edi Rama, qe ju quan ende mik. A jeni te gatshem te dialogoni pa kushte me Edi Ramen?

Pergjigje: Nuk kam qene ansjehere mik me Edi Ramen, kursejani vetes ironine, Edi Rama e ka zgjedhur miqesine e tij, jane kriminele, jane pronare mediash, oligarke qe marrin favore diten dhe naten. Por kjo nuk eshte beteja ime persoanle.

Perballjen me te e kam fituar njehere. Per me teper qe ate e ka mundur krimi, me te cilin erdhi ne pushtet, e ka mundur hajduteria. Kjo beteje behet pikerisht qe shqiptaret te mos jene te detyruar te zgjedhin midin nje njeriu te lidhur me krimin dhe dikujt qe mun dte vije ne poushtet duke u lidhur me krimin. Duke eleminuar krimin nga procesi politik dhe duke u dhene mundesine qytetareve te zgjedhin mes ofertave te verteta. Edi Rama nuk mund te jete kujdestariI nje procesi zgjedhjeve, pasi eshte kapur duke vjedhur 3 pale zgjedhje. Perdhunuesi serial i zgjedhjeve nuk mund te jete kujdestar I zgjedhjeve. Kjo eshte e padiskutueshme, e panegociueshme.

Nuk ka njeri ne Shqiperi te besoje se me edi ramen km, mun dte kete nje rpoces te lire zgjedhor. Ne Europe me keto skandale qe kane ndodhur, edi ramen jo vetem nuk doi te ishte km, por para drejtesie, me gjasa i denuar. Opozita nuk kerkon pushtet ne tavoline.

Ai hodhi poshte sot ofertat publike per nje angazhim te faktorit nderkombetar, PD mirepret cdo anagzhim te faktorit nderkombetar epr te zgjidhur kete krize te thelle. Kjo krize vetem sa do te thellohet nese lihet ne doren e nje njeriu te papergjehshem qe kerkon te mbaje shqiperine peng.

Rruga qe kemi prpara ehste fare e qarte, ne do te vazhdojme aksionin qytetar, duke dnerthurur protestat me alternativen , vizionin per te ndertuar ekonomine, mundesi per mireqenie per te gjithe shqiptaret. Zgjedhje te amrra peng me krimin dhe nga nje kryeminister qe bashkeounon me te, ka mabruar.

Basha: Po ndërkombëtarëve, Rama: Jo amerikanëve dhe gjermanëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se, ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për qëllimin e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe daljen nga kriza e tiranizoni politik.

“Të vazhdojmë të qëndrojnë së bashku ne betejën për liri e demokraci për Shqipërinë si gjithë europa. Kemi mbështetjen e atyre që sqarojnë përqendrimin e pushtetit në një dorë, beteja e nisur po shkon drejt fitores, por ajo që do ta përcaktojnë është qëndrimi, i gjithsecilit prej jush vëllezër e motra, të gjithë të bashkuar për një qëllim. Për të hapur derën e normalitetit politik. Që të jeni ju që e mbani peng qeverinë me votën tuaj dhe qeveria t’ju shërbej ju dhe jo krimit e oligarkisë. Kjo është rruga e vetme drejt europës. Ne jemi të vendosur për çdo rrugë e me çdo çmim për këtë qëllim, për të hapur rrugën e europën”, tha Basha në një konferencë për mediat.

Ai tha se mirëpret “ndihmën  e partnereve tanë ndërkombëtare për të zgjidhur këtë krizë”. Por, kreu i PD-së i mëshoi qëndrimit se, largimi i Ramës dhe zgjedhjet tranzitore janë kusht i panegociueshëm.

“Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partenreve nderkombetare. U kam komunikuar miqve nderkombetare se e mirepres angazhimn e tyre per zgjidhjen e krizës politike ne vend.

Partia Demokratike dhe opozita kane qene dhe jane gati te e perfshihen ne nje process te vertete politik me ndihmen e partnereve tane nderkombetare per te zgjidhur kete krize dhe per tu kthyer shqiptareve sovranitetit nga nje qeveri dhe parlament ilegjitim. Largimi i Edi Rames është çelësi qe i hap rrugën këtij procesi politik.

Nje qeveri tranzitore me detyra te eprcaktuara qarte. Te gatshem te diskutojme edhe per detyra e reforma te tjera kushtetuese e zgjedhore qe askush ne te ardhmen te mos kete me mundesi te marre peng vendin, duke marre peng zgjedhjet. Duke krijuar nje shumice te oakices qe sundon mbi shumicen e pakices. Parmet qe udhehqehin europen do te jene ato euripaine. Precedentet nuk mungojne, as ne 91 as ne 97, as ne rajon, mungon vetem vullneti I atij qe mban peng vendin. Ky eshte qendrimi me driteshkruter qe nje politikan shqiptar ka mbajtur ne keto 29 vjet. Kjo krize e thelle politike nuk mbyllet me propaganden bajate te ertv”.

“Asnjë shqiptarë nuk beson më se është zgjidhje me Edi Ramën. Nuk ka njeri në Shqipëri që me Ramën kryeministër beson se mund të ketë zgjedhje.

Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë, kjo është arsyeja pse kemi paraqitur zgjidhjen më të drejtë politike. Me Ramën Kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë koncensus politik. Vetëm largimi i tij i hap rrugën një koncensusi politik”, shtoi Basha

Basha: PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një process të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve ndërkombetarë

Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugen këtij procesi politik

Jam njohur keto 24 ore me qendrimet e partenreve nderkombetare. U kam komunikuar miqbvevenderkombetare s ee mirepres angazhimn e tyre per zgjidhjen e krixzes politike ne vend. PD dhe opozita kane qene dhe jane gati te epfshihen ne nje process te vertete politik me ndihmen  e partnereve tane nderkombetare per te zgjidhur kete krize dhe per tu kthyer shqiptareve sovranitetit nga nje qeveri dhe parlament ilegjitim.

Largimi i Edi Rames eshte celesi qe i hap rugen ketij procesi politik. Nje qeveri tranzitore me detyra te eprcaktuara qarte. Te gatshem te diskutojme edhe per detyra e reforma te tjera kushtetuese e zgjedhore qe askush ne te ardhmen te mos kete me mundesi te marre peng vendin, duke marre peng zgjedhjet. Duke krijuar nje shumice te oakices qe sundon mbi shumicen e pakices. Parmet qe udhehqehin europen do te jene ato euripaine. Precedentet nuk mungojne, as ne 91 as ne 97, as ne rajon, mungon vetem vullneti I atij qe mban peng vendin. Ky eshte qendrimi me driteshkruter qe nje politikan shqiptar ka mbajtur ne keto 29 vjet. Kjo krize e thelle politike nuk mbyllet me propaganden bajate te ertv.

Gjyq politik protestuesve, askush nuk trembet më nga kufoma politike Rama

Rama nuk tremb më as me gjyqet politike dhe burgosjet e protestuesve sikurse bëri sot në Gjykatën e Tiranës.
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për 20 nga personat e arrestuar për shkak se ishin pjesë e protestës së zhvilluar nga opozita në 11 Maj.

Ndërkohë Gjykata ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë 11 persona, ndërsa 19 të tjerë janë lënë me masën e arrestit të shtëpisë.
Vendimi është pritur me protesta nga një pjesë e të afërmve të 50 personave që u arrestuan.

Familjarët kanë hedhur akuza në drejtim të gjyqtarit të çështjes Arben Micko, duke e quajtur atë një vegël të Edi Ramës.
Në dalje të seancës ish-deputetët demnokratë me në krye Edmond Spahon thanë se vendimi ishte marrë në shkelje të ligjit, dhe se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore e çdo qytetari.

“Nuk presim tjetër nga veglat e Edi Ramës. Kur Saimir Tahiri i organizuar për trafik droge hetohet i lirë ndërsa ata që luftojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme futet në punë. Ky është një gjyq politik. Sahit Dollapin e goditën me plumb plastik dhe e rrahën ne shkop gome, keni dëgjuar ndonjë arrestim. Fundi i Ramës është i padiskutuar” tha Edmond Spaho.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për:
Sami Çela; Amdi Begaj; Drilon Çela; Ardit Boçi; Krenar Potka; Sajmir Pira; Edlir Saraçi; Elgert Gjoni; Gurali Metko; Aleksandër Palaj; Marko Bibaj; Zef Ndoci; Gerjon Rama; Klajdi Halili; Orgest Memaj; Fatjon Gjokrosa; Armand Gjoci; Vition Gjoci; Leonard Hastoci dhe Emiljan Gega.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për:
Armend Picakun; Aleksandër Çela; Arjan Rexhepi; Gjovalin Vokrri; Ervin Bami; Madrid Ulqinaku; Isuf Peqini; Ergis Luku; Erjon Gjoka; Dylber Gjoka; Emiljan Gjoci.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për:
Ilir Rexhepi; Ronaldi Leka; Alberto Bregu; Elvis Pira; Ibrahim Potka; Enea Hoxha; Angjelin Lleshaj; Gjergji Biba; Mateo Shahini; Ledio Drazhi; Erdi Kollari; Igli Bardhi; Fatjon Fufi; Bob Maluka; Hermest Shukulli; Florjan Uku; Kristian Arapi; Arsel Memaj; Anxhelo Jonuzi.

Berisha i përgjigjet Ramës: Hiq vizat dhe kthjellohu, mbathja sa më parë

Ish-Kryeministri Berisha i është përgjigjur konferencës së dytë të Ramës me gazetarët brenda tre dy ditësh me një postim të shkurtër ku i kujton atij se duhet të kthjellohet dhe të heqë vizat.

“Nuk shpetohet lekura duke braktisur zyren dhe fshehur ne vend strehimet e Enverit! Mbathja nje minute e me pare. Rama ik!”, shkruan Berisha në postimin në facebook të shqoëruar me dy foto nga protestat e opozitës.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit.
Dy foto dhe ndonje keshille per Edvinin! Edvin nuk mbahet pushteti me viza, gaz, helm, horra, strehime ne bunker dhe monologje boshe!

Hiqi vizat, kthjellohu per nje moment. Shiko vetem keto dy foto qe po ti postoj per te te ndihmuar sadopak! Nuk shpetohet lekura duke braktisur zyren dhe fshehur ne vend strehimet e Enverit! Mbathja nje minute e me pare. Rama ik! sb

Po pse spërdridhesh o burë, o burë?…

Bardh SPAHIA

Ne fillim te protestave prej 16 shkurtit nxiste deklarata te policise-militante e te ca ambasadoreve, se persona me rekorde kriminale do kryenin akte dhune ne protesta. Kur nuk arriti te provonte asgje te tille, kaloi ne variantin tjeter, se gjoja vec militantet e vet e ndjekin opoziten.

Pas marshimit te mbremshem proteste, e paska ndryshuar prape. Tani sipas piktorit deshtak ata ne proteste jane njerez te zakonshem, por te manipuluar nga opozita per te dale ne proteste!!!!

A mund te manipulohet gjithe ajo mase madheshtore protestuesish qe per 3 ore dje u bene pjese e marshimit, ne shi e te ftohte, ne 5 institucione te kapura per fyti prej nje te semuri pas karriges edhe pse u zbulua si hajdut ordiner zgjedhjesh?

O burre, o burre, mblidhe kallaballekun se po plakesh me shpejtesi drite e keq fare, je bere zhele! #MjerimKryeminister

Mënyra më e mirë për të marrë vitaminat shtesë

Mjetet ndihmëse shëruese dhe shtojcat e ushqimit mund të shkaktojnë probleme me tretjen Hekuri më së miri është të merret në stomak të thatë, ndërkaq edhe vitaminat A, D, E dhe K është më mirë të mos merren me ushqim. Nëse merren në mënyrë të padrejtë, llojet e caktuara të vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojnë probleme gastroenterologjike.

Pasoja e marrjes së disa suplementeve mund të jetë ndjenja e pakëndshme në stomak, krupa, dhembjet dhe diarreja, theksojnë shkencëtarët nga Qendra Mjekësore Langon e Universitetit të Nju-Jorkut. Për këtë shkak është e nevojshme t’u kushtohet rëndësi disa gjërave.

Në lukth të thatë apo me racion
Ka nutrienë të cilët organizmi më mirë mund t’i shfrytëzojë nëse i merrni bashkë me racionin. Mirëpo ekzistojnë edhe disa vitamina shtesë, të cilat është më mirë të merren pavarësisht nga racioni.

Vitaminat të cilat kanë përbërje “të thartë”, siç janë vitamina C dhe folatet, mund të shkaktojnë krupë nëse merren në stomak të zbrazët. Vitaminat e zbërthyera në yndyra, siç janë vitaminat A, D, E dhe K, për dallim nga disa të tjera, më mirë përdoren nëse nuk i merrni bashkë me ushqimin.

Hekuri më së miri absorbohet nëse merret në lukth të zbrazët. Megjithatë, multivitaminat të cilat përmbajnë hekur apo suplemente hekuri, mund të shkaktojnë krupë, nëse i merrni në lukth të zbrazët.

Për këtë shkak është më mirë që hekurin ta merrni në atë mënyrë që disa vitamina dhe minerale më mirë veprojnë në kombinim, derisa disa kombinime të tjera mund të ulin absorbimin.

Hekuri më mirë absorbohet nëse merret në kombinim me vitaminën C, mirëpo nëse e merrni me kalcium, efekti do të jetë i kundërt.

Me ilaçe
Është me rëndësi që të verifikoni me mjekun tuaj cilat vitamina bën t’i merrni bashkë, si edhe a ekziston mundësia që vitaminat të ndikojnë në veprimin e terapisë e cila ju është përshkruar, nëse merrni disa ilaçe.

Ekzistojnë hulumtime të cilat sugjerojnë që ndikimet e padëshiruara të preparateve multivitaminoze më shpesh shfaqen nëse niveli i estrogjenit është i ngritur, gjë që mund të ndodhë që femra merr pilula kontracepsioni.

Ujë me limon dhe shafran, pija mrekulli-bërëse për trupin

Ta mbash trupin të hidratuar është e domosdoshme për ta siguruar funksionin optimal të tij. Megjithatë, nëse e pasuroni ujin me limon dhe shafran, atëherë ju në mënyrë drastike do t’i rritni përfitimet e konsumimit të ujit.

Nevojat tona të ujit mund të varen nga klima dhe niveli i aktivitetit, por rregulli është se duhet t’i pini 8 gota çdo ditë. Nëse i shtoni shafran dhe limon ujit dhe e konsumoni rregullisht, ju do ta përmirësoni shëndetin në shumë mënyra.

Në Ayurveda, shafrani përdoret si antoksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira të cilat e shkaktojnë kancerin, si antiseptik dhe si antipezmatues natyral.

Gjithashtu shafrani është edhe një produkt i njohur në kuzhinën indiane dhe, posa ta inkorporoni në dietë, menjëherë do të bini në dashuri me aromën e veçantë që e ka.

Shafrani ndër tjerash është agjent i fuqishëm antikanceroz, antibakterial dhe antiviral dhe është dëshmuar se i trajton shumë sëmundje, duke filluar nga aknet, problemet e lëkurës, problemet me sistem të tretjes, diabetin dhe kolesterolin e lartë.

Ndër tjerash e parandalon edhe sëmundjen e Alzheimer-it, demencën, humbjen e memories dhe depresionin. Në anën tjetër, limonët janë prej pemëve më të shëndetshme në planet sepse janë të mbushura me vitaminë C, fibra, kalium, kalcium, vitaminë B6, fosfor, acid pantotenik, etj.

Nivelet e larta të acidit citrik që gjenden në limon i zgjidhin problemet e tretjes, ndërkaq vitamina C e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, promovon humbjen e peshës, etj. Limonët e neutralizojnë aciditetin në trup, e forcojnë sistemin e imunitetit, ju mbushin energji dhe jua përmirësojnë funksionin mendor.

Në mënyrë që t’i korrni të gjitha përfitimet e limonit dhe shafranit, shtojani një lugë çaji shafran dhe lëngun e gjysmë limoni të shtrydhur një gote me ujë, pastaj pijeni atë përgjatë ditës. Për t’ia përmirësuar shijen mund t’i shtoni edhe mjaltë.