16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

“Kritikët presin me pushkë te dera që unë të dështoj”

Cristiano Ronaldo thekson se nuk është robot dhe se është detyruar të gjejë paqe me faktin se kritikët e tij gjithmonë presin me pushkë që ai të dështojë.

Në moshën 34-vjeçare, superylli portugez ka vazhduar ta ruajë nivelin e lartë të futbollit dhe e pranon se nganjëherë e pengojnë kritikat e vazhdueshme përkundër suksesit, transmeton Gazeta Express.

Çdo lëvizje e tij, brenda dhe jashtë fushës, gjithmonë është analizuar në detaje. Pesë herë fituesi i Topit të Artë e pranon se çdo ditë jeton nën presion për të pasur sukses dhe për ta ruajtur nivelin e tij të lartë.

I pyetur nga La Repubblica se si është jeta nën një mikroskop të tillë, ish-ylli i Sporting, Manchester United dhe Real Madrid ka thënë: “Nuk mendoj se njerëzit besojnë se unë jam robot, por ata më shohin mua si dike që kurrë nuk ka probleme, që kurrë nuk mund të trishtohet, që kurrë nuk mund të ketë brenga. Njerëzit e identifikojnë suksesin si shkujdesje dhe i arritur me para. ‘Si mund të jetë ai i trishtuar apo të ketë kriza nëse është milioner?’”

“Duhet ta kuptoni se jo të gjithë janë të njëjtë. Unë e kuptoj. Unë e di që njerëzit qëndrojnë të gatshëm me pushkë që unë ta humbas një penallti apo të dështoj në një ndeshje të caktuar. Ama kjo është pjesë e jetës dhe unë duhet të jem i përgatitur për këtë. Dhe kam qenë i përgatitur për shumë vjet”, shtoi Ronaldo.

Haradinaj: Mogherini e ka kry mandatin e vet, por prapë më kërkoi…

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar sërish se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

Haradinaj më tej ka theksuar se në takimin e Brdo-Brijonit që u mbajt në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini kërkoi heqjen e taksës ‘për ta ndarë Kosovën’.

‘Mogherini e tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë, a i ra kështu apo jo, dmth, si ta hiqni ju taksën unë e therras takimin për vazhdim të dialogut. Shyqyr zotit që i kemi lexuar këto projekte me kohë, taksa nuk hiqet’, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës shoti se Mogherini e ka përfunduar mandatin e saj.

‘Mogherini e ka kry mandatin e vet, ajo qëndron deri në fund të tetorit pastaj është vetëm ushtrues detyre’, u shpreh Haradinaj.

Duke folur për përfshirjen e mundshme të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përshirje edhe të Rusisë, Haradinaj tha se “ne nuk i takojmë botës së Rusisë ne i takojmë botës së Amerikës. Nuk mundet dikush me përjashtu Amerikën prej proceseve në Ballkan e Kosovë”, tha kryeministri.

Arrestohen edhe 7 protestues të tjerë me urdhër të frikacakut Rama,15 procedohen

Pas analizimit të pamjeve të kamerave të  sigurisë dhe pamje të tjera të siguruara nga policia gjatë protestës të së hënës janë arrestuar  7 persona dhe 15 të tjerë i ka proceduar në gjendje të lire për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Megjithse protesta e djeshme ishte nje shembull i një proteste madhështore dhe paqesore serish policia ka sajuar akuza ndaj mbështetësve të opozitës per ti burgosur ata.

Takimi me Berishën, amerikano-hebreja Ellie Katz: Faleminderit Shqipëri!

Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshortja e tij, Ellie Katz Neumann, dëshironin shumë të shikonin vendin ku nëna e Benjy, e mirënjohura Johanna Jutta Neumann,  gjeti strehim dhe shpëtoi gjatë Holakaustit në Luftën e Dytë Botërore.

Një vend shumë larg Shteteve të Bashkuara, në anën tjetër të Oqeanit Atlantik, madje edhe më larg, në Shqipëri, një vend tepër i vogël në sipërfaqe dhe popullsi se vendi i saj, por me dashuri të pakushtëzuar për Shtetet e Bashkuara.

‘Ne erdhëm në Shqipëri për të parë me sytë tanë, vendet ku nëna e  Benjjy kishte jetuar dhe se çfarë lloj njerëzish u kishin dhënë strehim dhe i kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit’, tha Ellie Katz Neumann në një komunikim me gazetën online ‘Izraeli Sot’.

Shqiptarët u bënë kombi i vetëm në botë, që numri i hebrenjve ishte disa herë më i madh pas Holokaustit, se para tij. Sipas disa shifrave, nëse në Shqipëri llogariteshin se jetonin rreth 200 hebrenj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, numri i tyre mendohet se shkoi në kufijtë e 2000-3000 hebrenjve pas saj, të ardhur kryesisht nga Kosova, Greqia, Serbia, Austria, Gjermania apo Çekia.

‘Besa’, kodi i nderit të shqiptarëve ishte në themel të këtij akti të pashembullt botëror, që siç e përshkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një postim në Facebook pas takimit me dy amerikano-hebrenjtë ‘mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve nga populli shqiptar, gjatë periudhës së errët të Holokaustit, është një shembull frymëzues mbarëbotëror’.

Benjy dhe Ellie patën një agjendë të ngjeshur takimesh, përfshirë Princin Leka, nipin e Mbretit të Shqipërisë, Ahmet Zogu, i cili ka dhënë një kontribut të madh për strehimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore,  kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, apo ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Një takim edhe me anëtarë të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, kryetari i së cilës është Prof.Dr. Petrit Zorba, dhe në nga anëtarët, Rexhep Hoxha, një nga 76 shqiptarët të nderuar nga Shteti i Izraelit dhe Yad Vashem me titullin ‘Të Drejtë midis Kombeve’, apo dhe Ortenca Pilku, gjyshja e së cilës shpëtoi nënën e Benjy, Johanna Jutta Neumann.

‘Ne patëm shumë ndihmë për të bërë të gjitha lidhjet, duke filluar me ambasadorja shqiptare në SHBA, në ambasadën shqiptare këtu në DC. Ne kishim takuar tashmë shumë njerëz këtu, si Presidentin Meta dhe kryeministrni Rama. Dhe ata thanë: Eja na vizitoni. Dhe kështu, pra, ne e bëmë vizitën tonë’, tregon Ellie.

‘Ne shkuam në vendet ku Johana jetonte. Por, unë me dashje nuk postova ndonjë fotografi turistike, se sa bukur në Berat. Unë nuk doja që njerëzit të shpërqendrohen ose të mos lexojnë postimet e mia. Udhëtimi ishte i përsosur, nga fillimi në fund, çdo ditë’, tha Ellie Katz Neumann.

Nuk mungoi edhe pjesëmarrja në një darkë Shabbati në Tiranë, të organizuar nga ‘Besa&Shalom’ me në krye rabinin, Yisroel Finman, dhe ku mori pjesë edhe zëvendësambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Liora Peleg.

/Marrë nga Izraelisot.com

Shqipëria bëhet por ajo ka nevojë për kokë, jo për “Skënderbeun” e Elisës…

Nga Malcom Y

Plot tre muaj nga beteja e pakthim për institucionin e votës së lirë. Themelin e çdo demokracie funksionale dhe gjithëpërfshirëse. Protesta të përgjithshme të udhëhequra nga opozita por që i bashkë-qëndrojnë dhe plotësojnë protestat e banorëve të shpronësuar padrejtësisht të Astirit dhe Bregut të Lumit, të intelektualëve dhe artistëve që i’u kundërvënë me guxim të pashembullt prishjes së Teatrit, studentëve që ndjehen njëherazi të tradhtuar nga Pakti i kryesuesit të Bashkëqeverisjes me Popullin.

Protesta kanë bërë dhe bëjnë edhe fermerët, edhe tregtarët e vegjël e me radhë, por kryeprotesta, krah artikulimit të shqetësimeve sociale dhe mungesës së perspektivës ekonomike, ka si kryefjalë edhe të sotmen dhe të ardhmen e sistemit politik në Shqipëri. Fillin përbashkësues të së cilës e gjejmë te institucioni i votës së lirë që është prekur bash në shtyllën kurrizore të tij, në besueshmërinë.

Në momentin që pushteti ka akaparuar çdolloj institucioni shtetëror, por ka futur nën sqetull edhe pjesën më të madhe të shoqërisë civile aspak civike, që kontrollon dhe pjesën e luanit të medias duke përdorur hëm karrotën dhe hem kërbaçin, pak apo aspak zgjedhje kanë ngelur për një opozitë të vënë me shpatulla pas murit.

Pra, mund të themi që vota e lirë si institucion ka rënë. Është transformuar dhe uzurpuar nga ata që janë në pushtet. Si rrjedhim, nuk mund të jenë zgjedhjet që do të sjellin ndryshim në Shqipëri. Në mungesë të zgjedhjeve si mekanizëm i preferuar të transferimit të pushtetit nga një grup në tjetrin, mekanizmat e mbetur janë: dorëheqja e atyre që janë në pushtet, protestat duke përdorur forma të mosbindjes civile nga opozita dhe ndërhyrjet huaja. Ndërhyrje të huaja pro demokracisë, sipas gjasave, nuk ka. Pushtetarët nuk e lëshojnë pushtetin. Atëherë mbeten protestat deri në përplasje të dhunshme, sidomos kur policia si vegël e pushtetit ka tejet qenë brutale me protestuesit.

Jetojmë në një vend që të lë pak shpresë për një të ardhme më të mirë. E keqja nuk është opozita, klima e tensionuar apo protestat. Jetojmë në një vend që ende konsiderohet demokraci hibride sipas Njësisë së Inteligjencës së The Economist apo “pjesërisht i lirë”, sipas Freedom House. Që është në vend të 99-të dhe i fundit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor për perceptimin e korrupsionit sipas Transparency International, duke shenjuar përkeqësim sidomos të korrupsionit politik dhe administrativ.

Mjaft që të përmendim që tre kompani oligarkësh marrin plot 85 përqind të tenderave të shëndetësisë dhe rehabilitimit urban. Ndërkohë janë dhënë rreth 330 leje ndërtimi këtë vit vetëm në Tiranë, pallate që shpesh ngrihen mbi truall publik. Për mos të folur për një mesatare prej rreth 60 ditësh që të bëhesh tatim-pagues. Ndërkohë që borxhi është 69.9 përqind dhe po të llogarisësh dhe borxhin e fshehur, TVSH-në e parimbursuar dhe PPP-të shkon deri në kufijtë absurdë dhe të rrezikshëm të 82-84 përqindëshit.

Një vend ku një e treta jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe kanë emigruar mbi 300 mijë vetë përgjatë gjashtë viteve të fundit sipas Eurostatit. Jo Instatit. Ku po largohet truri dhe është rikthyer krimi. Një vend që e ka bekuar Zoti dhe tradhtuar politikanët. Një vend që mund të ndryshojë, vetëm kur drejtimin e punës ta marrin të aftët, të talentuarit dhe vullnet-mirët. Shqipëria bëhet por ajo ka nevojë për kokë. Dhe jo vetëm për kokë-ministër apo Skënderbeun e Elisës.

Mediat botërore: Rama çon vendin drejt konfliktit civil!

Dr. Ana L. Scheer/

Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë janë ndeshur së fundmi me policinë e shtetit në Tiranë. Tubimi rezultoi me dhjetëra protestues të plagosur, shumë arrestime dhe përdorimin e pakontrolluar të gazit nga policia në afërsi të banesave dhe apartamenteve duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e protestuesve dhe banorëve të Tiranës. Krerët e opozitës akuzojnë qeverinë e Edi Ramës për manipulime dhe mashtrim zgjedhor. Ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të sigurojë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Mediat botërore dhe disa zyrtarë të huaj kanë denoncuar në shumë raste qeverinë e Edi Ramës. Gjatë gjashtë viteve të tij në pushtet, Shqipëria ka qenë parajsa e kultivimit të kanabisit dhe kontrabandës së drogës, duke arritur një të ardhur prej pesë deri në shtatë miliardë euro, gjysma e PBB-së së vendit. Për më tepër, niveli i lartë i korrupsionit në të gjitha instancat e qeverisë ka dobësuar ekonominë, ka shkaktuar papunësi të mëtejshme, ka ngadalësuar procesin e integrimit drejt anëtarësimit në BE dhe ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi i tyre në numër të madh. Për gjashtë vjet, qeveria e Edi Ramës ka pasur sukses vetëm në propagandën qeveritare, pa investime të huaja, asnjë plan zhvillimi, dhe asnjë masë për të përmirësuar standardet e jetesës për shqiptarët. Sot, në Shqipëri, klasa e mesme përpiqet të mbijetojë dhe pasuria përqendrohet vetëm në duart e disa oligarkëve, të pozicionuar në krah të djathtë të Kryeministrit. Ndërkohë që Shqipëria synon integrimin në BE, qeveria e Edi Rama ka rezultuar në një dështim të plotë.

Kohët e fundit, një zyrtar gjerman deklaroi se vendet e BE duhet të jenë të vetëdijshme për rrezikun që vjen nga udhëheqës të tillë ballkanikë, të cilët në emër të stabilitetit për rajonin, shkelin parimet themelore të demokracisë dhe se Evropa duhet të bashkëpunojnë vetëm me partnerë të besueshëm. Politika e jashtme e Edi Rama, veçanërisht ajo e rajonit të Ballkanit ka shkaktuar shumë shqetësime për shkak të planit të tij dhe mbështetjes për rihartimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo iniciativë është shumë e rrezikshme sepse mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë dhe më serioz.

Në punët e tij të brendshme Rama po shfaqet si një monark i mesjetës. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, as parlament të ligjshëm, dhe ai ka arritur të sigurojë sundim të plotë dhe uzurpim në pushtetin gjyqësor dhe atë legjislative. Përfshirja e tij me krimin e organizuar dhe përfshirja e kriminelëve në detyrat e larta shtetërore është denoncuar për disa vite nga mediat botërore dhe autoritetet e huaja. Partitë shqiptare opozitare kanë lënë parlamentin dhe dorëzuan mandatet e tyre duke i kërkuar Kryeministrit të japë dorëheqjen dhe le të lejojë një qeveri tranzitore që të mbikëqyrë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të ardhshme më 30 qershor 2019.

Rama duket se po luan rolin e tij duke qenë i angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve pavarësisht refuzimit nga opozita për të marrë pjesë. Ky veprim i tij do të ketë pasoja serioze për vendin. Kjo mund ta çojë Shqipërinë në një luftë civile. Nëse Rama vazhdon me planin e tij, një konflikt civil i ashpër do të jetë i pashmangshëm. Me përfshirjen e policisë së shtetit dhe të ushtrisë, priten viktima dhe trazira të dhunshme. Kjo do të jetë një pengesë për të ardhmen e vendit dhe vetë jetën e shqiptarëve. Një luftë civile në këtë shtet të vogël ballkanik perëndimor mund të përhapet lehtësisht. Ballkani, “fuçia e barutit” e Evropës, nuk ka nevojë për shumë për të shpërthyer.

Në situatën aktuale, dorëheqja e Edi Rama duket se është e vetmja zgjidhje për të shpëtuar jo vetëm Shqipërinë dhe shqiptarët, për të parandaluar një luftë civile dhe humbje të jetës, por edhe për të shpëtuar të gjithë rajonin.

Është turp që në ditët moderne, vullneti i një njeriu të vetëm mund të vendosë për fatin e një vendi të tërë. A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta çojë vendin me vetëdije në një luftë civile?

/off-guardian.org/

Basha vizitë në Londër me ftesë të Partisë Konservatore dhe Parlamentit Britanik

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë të rëndësishme në Londër.

Burime kanë bërë të ditur se, gjatë të premtes kreu i opozitës shqiptare do të zhvillojë një sërë takimesh në Britaninë e Madhe.

Basha do të jetë në Londër si i ftuar nga Partia Konservatore Britanike dhe Parlamenti Britanik.

Pas vizitës zyrtare lideri i opozitës Basha pritet te ketë dhe një takim me komunitetin shqiptare ne Britani te Madhe.

Kjo vizitë e Bashës në një nga kancelaritë me te mëdha europiane, perëndimore dhe botërore vjen në një kohe kur opozita ka braktisur Parlamentin duke kërkuar zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Lajmin e ka bërë publik kreu i degës së PD-së në Britaninë e Madhe, Naim Hasani përmes një statusi të tij në Facebook. Ai fton bashkatdhetarët të jenë të pranishëm në takimin me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Statusi i Naim Hasanit në Facebook

Dega e Partisë Demokratike në Mbretërinë e Bashkuar ju fton të merrni pjese ne takimin qe lideri i opozitës shqiptare z. Lulzim Basha do të mbaje me komunitetin shqiptar në Britani, me rastin e vizitës zyrtare qe do të zhvilloje me ftese të Partisë Konservatore dhe Parlamentit Britanik.

Ne këto momente te rëndësishme për demokracinë dhe kombin shqiptar, z. Basha është i lumtur te ndaje me neve vizionin e tij për një Shqipëri Demokratike dhe Europiane, ku kontributi i qytetarëve shqiptarë, përfshi edhe atyre në diasporë, do te jete aktiv, i vlerësueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Takimi do te mbahet ne adresën, datën dhe orën e mëposhtme;-

Tuke Hall

Regent’s University London,

Inner Circle,

Regent’s Park,

London NW1 4NS

E Premte, date 17 Maj 2019

Ora: 19:00

 

Përfundon marshimi tre orësh në shi, Basha: Asnjë pazar, çdo sakrificë për demokracinë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur në selinë e PD-së protestën kombëtare të opozitës pa asnjë tërheqje dhe i vendosur për kërkesat e opozitës. Ai tha se me gjithë shiun, qytetarët anë e kënd Shqipërisë nuk u ndalën. Basha theksoi se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi të bëjmë pazare e kompromis me të keqen.

“Mirënjohje për ju zonja e zotërinj, vëllezër e motra. Shqipëria as Europa nuk e kishte njohur ndonjëherë këtë qëndresë e vendosmëri. Për mbi 3 orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga Zoti lart në qiell e bindjen se Shqipëria nuk do kthehet kurrë atje ku ishte 3 muaj më parë nën thundrën e errësirës, krimit e korrupsionit.

Mirënjohje për të gjithë agjëruesit, Zoti ua shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë. Mirënjohje për të gjithë ata që iu bashkuan qytetarisë tiranase nga të gjitha anët e vendit. Në veçanti një mirënjohje mikpritësve tanë qytetarëve të Tiranës. Sot treguam se nuk ka forcë të ndalë për kauzën tonë zgjedhje të lira e të ndershme se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi të bëjmë pazare e kompromis me të keqen, e keqja duhet të ikë.

Në një kohë kaq të shkurtër, në mbi 3 orë kur nuk ka pushuar shiu i bekuar, në përfundim të kësaj proteste jemi edhe më të vendosur edhe me të qartë për të sakrifikuar gjithçka për demokracinë, Rama ik.

Le të jetë e sotmja, mesazhi i vendosmërisë absolute me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë të mbushur me frymëzim e shpresë, të vendosur deri në fund, të fortë e kurajozë për betejën tonë pa kthim, për liri demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa”, theksoi kreu i PD.

Tensionohet situata tek Drejtoria e Policisë së Tiranës: “Lironi vëllezërit tanë”!

Është acaruar situata tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Protestuesit duket se po e nxjerrin inatin tek policia, për shkak të arrestimeve të shumta.

Disa protestues kanë qëlluar me gurë, duke thyer xhamat e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Mijëra shqiptarë i janë bashkuar marshimit të opozitës, pavarësisht shiut të madh dhe motit aspak të qëndrueshëm.

Protestuesit kanë bërë thirrje për të liruar qytetarët e arrestuar nga policia gjatë protestave të mëparshme.