31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Nuk doni të shihni! Nuk doni të kuptoni, më keq për ju…!!! 

Edi PALOKA

Ne nje dite e pak ore dy protesta kombetare.

Pas dhunes se policise dhe kercenimeve te bera e gjuhen e Rames, me gjuhen e Lleshit dhe nje leshi me kercenime e ndalime te qytetareve gjate gjithe dites, pavarsisht shiut qe nuk pushon, protestuesit sot ishin edhe me te shumte edhe me te vendosur edhe me te revoltuar.

Nuk doni te shihni! Nuk doni te kuptoni!

Me keq per ju!

Nje hajdut, nje i çmendur, i marre vete peng nga krimi po mban peng e po kercenon te ardhmen e shqiptareve vetem sepse kerkon te mbaje me dhune karrigen qe e mori me dhune e mashtrim ne bashkepunim me krimin.

Nuk doni te shihni!

Me keq per te gjithe! Per ne nuk ka kthim prapa! Beteja e shqiptareve eshte per ekzistence!

Berisha në mes të protestuesve, thirrje qytetarëve: Asnjë hap pas deri në shporrjen e qeverisë së krimit!

Ish-Kryeministri Berisha i është bashkuar protestës së opozitës në marshimin drejt Drejtorisë së Përgjithsme të Policisë.

Berisha teksa poston live protestën e Opozitës së Bashkuar në shesh, i bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë asnjë hap pas në rrugën e tyre për të rrëzuar Edi Ramën.

“LIVE – Asnjë hap pas! Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Berisha.

Fotot e para të protestës madhështore, Basha: Zgjedhje pa përdhunuesin serial të votës

Kreu i opozitës Luzlim Basha ka deklaruar në fjalimin e sotëm para qytetarëve shqiptarë, se ai që mban të bllokuara rrugët e Shqipërisë drejt Europës është përdhunuesi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Edi Rama.

‘Rruga drejt Evropës mbetet e bllokuar, sepse në Evropë nuk shkohet me zgjedhje të vjedhura, me pa ndëshkueshmëri, drejtësi të kapur që mbron kriminelët dhe politikanët e korruptuar dhe mbyll sytë ndaj krimeve të tyre.

Shikojeni këtë protestë, shikojeni sa madhështore është. Shikojeni njëri tjetrin në sy, ti japim dorën njëri tjetrit, sepse ka vetëm një rrugë: Do ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa.

Edi Rama dhe klika e tij duhet ta dijë fare mirë se ne në këtë shesh dhe qindra mijë shqiptarë jemi garancia e vetme që luftojmë për vlerat e Evropës, luftojmë për Perëndimin. E sotmja është një marshim protsete kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Rama ik.

Kundër zgjedhjeve fallco, të blera e të diktuara nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje fallco në Shqipëri. Shqipëria do të çlirohet nga zgjedhjet fallco. Do ti japim mundësi cdo shqiptari të votojë pa frikën e krimit, pa frikën e oligarkëve në pushtet, pa përdhunuesin serial të zgjedhjeve në pushtet.

E sotmja nisi me të tjera dhunime. Masivisht banditë me uniformë shoqëruan qindra protestues në Tiranë, Shkodër e anembanë Shqipërisë. Policia e dhunuar nga krimi nuk bën detyrën e saj. Ajo hesht kur kriminelë me uniformë dhunojnë qytetarët. Ja ku e kemi garancinë, marshimin më historik të protestës.

Do të jemi të gjithë bashkë në këtë marshim të shpresës, marshimin e lirisë, marshimin e demokracisë, marshimin tonë kundër dhunës qeveritare, kundër krimit në pushtet dhe qeverisë së bërë njësh me krimin’, deklaroi Basha.

Qindramijërat sfidojnë shiun dhe bashkohen me Bashën: Betejë për votën e lirë

Shqiptarët sfidojnë shiun dhe bashkohen në protestën madhështore të opozitës. Ndonëse në një mot të rënduar nga reshjet e shiut qindramijëra shqiptarë i janë bashkuar Bashës në atë që është konsideruar si marshimi ndaj të gjitha institucioneve të kapura. Basha deklaroi se nuk do të ketë asnjë hap prapa në betejën e nisur.

“Shqipëria dhe kryeministri ilegjitim i dalë nga votat e blera me ndihmën e krimit të organizuar ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë, provokime, rrahje, gaz lotsjellës e helmues. Qindra mijëra bashkëqytetarë të Tiranës e ndjenë përgjigjen, zgjdhjen e vetme që ka ofruar Rama për plagën që i ka hapur këtij vendi.

Përgjigjja e vetme e Edi Ramës ndja votës së lirë ishte dhuna.Ky është një parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Tash 2 vjet prokuroria ka vetëm një mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur Rama në bashkëpunim me kupolën e mafias, për të blerë më të shtrenjtën vlerë që ka cdo shqiptar, votën e lirë.

Edi Rama vjedh shqiptarët, u vjedh taksat, u vjedh pronat gjithçka, sepse nuk jep llogari askund përveç se tek krimi i organizuar. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron EdI Rama.

Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin.

Ne nuk jemi këtu për karrige e për pushtet, por jemi kundër dhunës, kundër krimit e kundër qeverisë së paligjshme të krimit.

Ejani me ne që ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për dinjitetin dhe lirinë e cdo shqitpari”, tha Basha.

Lubonja kundër ambasadave: Tallen me shqiptarët, dhunë strukturore ka nga qeveria jo nga opozita

Lubonja shigjeton ambasdën USA: “Tallen me ne, janë të njëanshëm” Sipas tij, mesazhet që lëshon selia diplomatike e Ëashingtonit në vend janë tallëse fyese për inteligjencen e gjithkujt.

“Keta te ambasades se SHBA duhet te na respektojne dhe mos na tallin me keto mesazhe. Dhuna strukturore e shtetit, shkelja e ligjit i ben qeveria dhe jo opozita. Kur qeveria ushtron dhune pse nuk reagojne keta amerikanet e ambasades.

U vodhen 40 mln euro tek unaza, pse heshti ambasada edhe pse aty kishin manipuluar firma amerikanesh. Pse nuk reagon ambasada per arta markun qe ska arrestuar asnje per kete skandal.

Mos na merziten keta te ambasades amerikane per parrullat ne shtepine e borchardit por per korrupsionin tek unaza fjala vjen. Jane totalisht te njeanshem. Dhuna e opozites dhe e popullit eshte per vetembrojtje”, u shpreh Lubonja në News 24.

Risia e protestës së sotme, ja nga do të marshojnë protestuesit…

Zbulohet itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita.

Nisja do bëhet nga Sheshi Skënderbej, tek Kryeministria.

Më pas marshimi do shkojë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e Parlament.

Pas tyre, e ka radhën Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.

Simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.

Një shqiptar në podiumet e teatrit belg…

Elona Zhana

«Çdo gjë ka filluar dy vite e gjysëm më parë kur Zenel Laçi, me nje dosje plot shkrime poshtë krahu, mes të cilave edhe historia e jetës së tij, erdhi të na takoje, – kështu shprehet drejtori i teatrit  të « Poche » z. Olivier Blin. Për ne ishte menjëhëre e qartë – vazhdon ai, -askush tjetër nuk mund ta aktronte atë shfaqje si Zeneli. Ndaj ne vendosëm ti hapim atij dyert e teatrit tonë më këtë kusht të vetëm dhe me koshience të plotë që duke mos qënë aktor, kjo shfaqje do të ishtë një sfidë për Zenelin dhe për ne. »

Për lexuesit mbase duhet thënë që « Theatre de Poche »  i krijuar në fillimin e viteve 50  është një institucion shumë i rëndësishëm i  botës së teatrit belg dhe më gjërë atij frankofon. Shfaqja Fritland ka filluar me datën 23-04-2019 dhe është që tani një sukses. Kjo ka bërë që teatri ta zgjasë atë gjer ne fundin e qershorit.

Futemi në sallë e cila është plot, madje të gjitha vendet janë rezervuar edhe për javën tjëter. Dritat fiken. Publiku gjen një Zenel të relaksuar që duke qëruar patete dhe duke kaluar me shumë finesë nga një skenë humri në një skenë të dhimbshme na tregon historinë e tij. Për publikun shqiptar historia e tij i ngjan shumë të tjerave dhe mardhënia e Zenelt aktor me Shqipërinë dhe të gjithë trashgiminë e saj kulutore, morale e etike, si për një mazhorancë të shqiptarëve të diasporës, është një mardhenië  dashurie e urrjetje. Tek Zeneli ky shkëmbim materializohet nëpërmes figurës së babait, një baba autoritar që lëndon nga njëra anë me aplikimin e atyre rregullave arkaike do të thotë përjetshme të cilat kur nuk janë qesharake bëhën tragjike për shoqërinë belge në të cilën jeton tashmë familja.

Nga ana tjetër babai autoritar është një model, ai i njëriut që pavarëshit çdo gjëjë beson në ëndërren e tij dhe skena e fundit e shfaqjes, është një lloj homazhi ndaj tij ndërsa Zenel i tregon se tashmë Fritland, dyqani ku  familja shet patate të skuqura është i njohur botërisht dhe i cilësuar si më i miri i Brukselit nga Shoqata e Konsumatorëve Belg. Pra nësë historia megjithëse autentike i ngjan shumë të tjerave, risia dhe do të thoja çelësi i suksesit të aktrimit dhe pjesës qëndron në aftësine e Zenelit aktor dhe shkrimtar për të treguar me emocion dhe humor ngjarje e mardhënie që ende perceptohen si tabu.

Dhe të gjitha këto serviren me kujdesin e madh për të qëndruar larg patosit, viktimizimit apo nostagjisë.

Në fund të shfaqjes publiku ka mësuar se si Fritland është krijuar në vitet 70 nga një familje shqiptare e ushqyer me endërrën amerikane e cila vendoset në Belgjikë në pritje për më mirë. Familja Laçi blen një lokal të vogël afër Bourse dhe hapën një biznes që punon 24 orë në 24. Cdonjëri nga 6 fëmijët duhet të punojë. Nën drejtimin e një babai autoritar Zeneli punon 14 orë në ditë : patate te skuqura, salçiçe, salcë …

Ai ruan edhe sot e kësaj ditë shenjat : flokët e djegura nga yndyra, venat e dala nga të qëndruarit në këmbë, një tendinit në shpatull si pasojë e ngritjes së kovave të rënda me patate….Fritland bëhët i sukseshëm dhe familja jeton mirë. Por paratë nuk janë ëndërra e tij. Ato ç’farë don Zeneli janë letërsia, arti, të ëndërrojë, të shkruajë. Dhe késhtu ai tregon e dégjon histori me e nga klientet gjithmonë në përpjekje për të dalë nga fati i mallkuar i një patateskuqësi shqiptar, për të gjetur rrugën e tij, për të gjetur lirinë…

Mediat belge shkruajnë per Fritland :

Me humor dhe prekës ! –La Libre Belgique

Lemë aty një copë zemre ! – Le soir

Kjo shfaqje të bën çmëndurisht mirë. Qeshim më shum një herë, dalim nga aty të prekur dhe të lumtur.  – Françoise Nice

Zenel Laci të mbërthen që në çastet e para – RTBF Culture

Një spektakël intim, i ndjeshëm dhe i çmuar –Brussels is Yours

I urojmë jetë të gjatë këtij krijimi të bukur. –RTBF La Première

Ndërsa Zeneli mbyll shfaqjen duke ftuar jashtë publikun për të ngrënë patate të skuqura dhe për të folur me nga afër me autorin/aktor/ish-patateskuqës ku edhe tregon me tjeshtësne e tij karakteristike gëzimin që ka për suksesin e kësaj pjese që producentë të shumtë po shtyhen ta blejnë, ne largohemi nga aty me ndjenjën që utopia po bëhët reale: është pikërisht e larg pritshmërisë së Zenelit,  Fritland që po i kthen lirinë atij.

PD: Asnjë hap prapa në betejën tonë për zgjedhje të lira si në Amerikë, Francë, Gjermani e kudo

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Minstrisë së Brendshme si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

Qeveria që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.

Deklaratat e Ministrisë së Brendshme se Partia Demokratike ka prodhuar dhe ka shpërndarë bomba molotov për protestën e sotme janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.

Partia Demokratike ka thirrur sot një marshim proteste të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet. Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata paërpara përgjegjësisë.

Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ranës.

Partia Demokratike është e vendosur të mos bëjë asnjë hap prapa për të drejtën themelore politike të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo.

Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi. Ne jemi distancuar nga dhuna dhe e kemi dënuar atë që gjatë protestës së 11 Majit. Mediat kanë transmetuar live thirrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestuesit, që të mos cënojnë asnjë polic në krye të detyrës.

Skenarët kriminlaë të Edi Ramës, pengimi i së drejtës për të protestuar për opozitës dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur. Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa, prandaj ne kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve të ndershëm.

Një këshillë për Ramën dhe ata që bëjnë sikur nuk kuptojne: Protestat janë të atyre që dhunohen e grabiten nga Rama

Edi PALOKA

Nje keshille per Edvinin dhe dy fjale per ata qe bejne ende sikur nuk kuptojne :

Protestat jane te shqiptareve qe dhunohen, vidhen, grabiten e ju shkatrrohet jeta cdo dite nga kjo qeveri dhe ky kryeminister.

Rama ka kohe qe protestat perpiqet ti paraqese si organizim te militanteve te opozites qe lufton vetem per interesat e saj per pushtet, madje se fundmi rinxorri si “argument” banalitetin  qe e perdorte shpifur vetem Tao Balla, se lufta e opozites eshte kunder reformes ne drejtesi…

Keshilla qe do i jepja Rames eshte qe ata agjentet civile qe fut mes turmes se protestuesve, te mos i perdore vetem per provokime por te marre dhe ndonje informacion prej tyre;

A jane vertete vetem militante te opozites qe perdoren ,pjesmarresit ne proteste?

Cfare mendojne e cfare thone ata njerez? Per cfare jane ne protesta?

Jam i bindur qe po ti merrte keto informacione do ti vlenin aq sa nuk ja merr mendja.

Po me qe une kam takuar disa prej tyre , po i them se aty eshte bashke me familjaret  gruaja qe i thyen kemben kur e nxorren nga shtepia qe me pas ja prishen tek Bregu i lumit. Eshte dhe familja qe fle jashte tek Petro Nini se i moren shtepine. Jane banoret e Astirit qe jane te kercenuar me te njejtin fat sepse Rama bashke me Gjiknurin kerkojne te vjedhin 40 milion euro. Jane prinderit e Dor Protoduarit qe per here te dyte gjendet ne burg sepse mbron shtepine e vajzes se tij te vogel tek Unaza e Re. Jane prinder qe ju kane ikur femijet ne emigracion. Jane invalid te cileve ju kane hequr pensionin si ai qe dhunoi policia. Jane njerez qe i kane lene pa pune e pa buke. Jane te rinj qe kane pare birucat dhe kane provuar dhunen e policise se Lleshit vetem sepse kane dale te protestojne per te drejtat e tyre.

Te gjithe keta dhe shume te tjere i jane bashkuar protestes se opozites. Jane me mijera qe kane dale e dalin aty per problemet e tyre. E te gjithe keta o Edvin e kane ne rradhe te pare personale me ty. Po ti degjosh sic i kam degjuar une, jam i bindur qe do te merrje shpejt vendimin e duhur.

Duan te te hane te gjalle…

Por ti vazhdon me arrogance. Kercenon me burg e dhunon.

Nuk ke kuptuar asgje. Ata kane humbur gjithshka dhe ti je fajtori. Nuk i tremb dot me asgje, perkundrazi vetem i acaron e i revolton me shume.

Prandaj sa me shpejte ta kuptosh kete ti dhe ata qe te sherbejne ty, aq me mire do jete per ty.

Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë drejt Tiranës, Rama fshihet në bunkerin e Enverit

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facdebook se, Edvini i tmerruar nga Cunami ia mbathe nga Surreli ne bunkerin e Enverit ne Zall Herr!

“Dhjetra mijra qytetare guximtare kane hyre ose po vershojne drejt Tiranes! Edvini i tmerruar nga Cunami ia mbathe nga Surreli ne bunkerin e Enverit ne Zall Herr! Frike, tmerr! Rama ik! Fitore! sb, shkruan Berisha.