22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Lleshaj doli nga dera e pasme e Drejtorisë së Policisë për ti shpëtuar protestuesve, PD e paralajmëron

PD ka paralajmëruar sot ministrin e Brendshëm, Lleshaj se do të mbaj përgjegjësi për aktet e dhunës ndaj protestuesve dhe i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë urdhrin për dhunën shtazarake të dhënë nga Lleshaj me urdhër direkt të Ramës.

“Sandër Lleshaj dhe çdo bandit me uniformë që zbaton urdhrat e tij të paligjshëm për të goditur opozitën, do të mbajnë përgjegjësi personale. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.”, tha Alibeaj.

DEKLARATA E ENKELEJD ALIBEAJ

Partia Demokratike dënon me ashpërsi dhunën kriminale të policisë kundër protestuesve të shtunën dhe kundër sekretarit organizativ Sahit Dollapi. Sandër Lleshaj, ky mbeturinë tranzicionit shqiptar do të mbajë përgjegjësi personale për urdhrat e paligjshëm që i ka dhënë policisë për goditjen e qytetarëve me gaz helmues luftarak dhe për përdorimin e dhunës fizike kundër protestuesve paqesorë.

Partia Demokratike disponon të dhëna të mjaftueshme për ta çuar sadistin Sandër Lleshajn para drejtësisë për shkelje flagrante të ligjit të policisë së shtetit! Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të provuar se urdhri për dhunën shtazarake kundër qytetarëve është dhënë nga Sandër Lleshaj me porosi të Edi Ramës.

Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe krimineli tjetër me uniformë Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë.

Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës, është duke u larguar si hajdut nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës.

Bashkimi ynë në marshimin e protestës sot ne oren 18:30, për zgjedhje të lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri e përkohshme pa kryehajdutin Edi Rama, është beteja e vërtetë europiane, që e nxjerr Shqipërinë nga udhëkryqi i rrezikshëm dhe siguron stabilitet afatgjatë për vendin.

Ne jemi sot ne krah të popullit për t’i thënë Edi Ramës dhe kujtdo tjetër që ka vendosur të ndjekë rrugën e dhunës dhe të destabilitetit, se shqiptarët e bashkuar dhe opozita nuk gjunjëzohen përpara dhunës shtazarake të një qeverie që ka ardhur në pushtet me votat e blera me krimin e organizuar.

Në pushtetin e gagarelëve të Ramës gjithçka mund të ndodhë…

Dritan LAÇI 

Gagareli nr.1 Llesh Kimiku.
Pas dy ministrave te Brendshem qe i perdori per projektin e tij kriminal politik te kanabizimit te vendit nuk kishte se si Rama mos te gjente nje gagarel per te mbrojtur llumin ku e kishte zhytur veten.

Dhe njeri me te pershtatshem se nje gagarel qe eshte i gatshem te beje gjithcka per te mbrojtur shefin e tij te inkriminuar nuk mund te gjente.

Ne fillim gagareli qe tashme njihet si Llesh Kimiku ne kulturen urbane ishte Keshilltar per Sigurine i Kapobandes.

Keshilla e tij me e vlefshme mesa duket per Sigurine e vendit duket se ka qene kanabizimi i vendit, fikja e radareve ne det qe te kalonin skafet, fikja e radareve ajror qe te kalonin lehtesisht avionet e droges; fikja e sistemit TIMS qe kriminelet te kalonin pa u gjurmuar ne pikat kufitare; zhdukja e djemve pa nam e pa nishan.

Per te gjitha keto keshilla te vyera Kapobanda Kryeminister e shperbleu gagarelin duke e bere Minister te Brendshem.

Dhe sigurisht qe misioni i Gagarelit ne sherbim te Shefit nuk perfundoi ketu por filloi ketu.
Ne fillim Gagareli regjistron zerin e tij dhe e var si megafon ne peme si ne kampet e perqendrimit duke u bere thirrje qytetareve te shperndahen.

Pastaj si Ali Kimiku ne sherbim te Sadamit qe helmoi popullin e tij u leshon qytetareve protestues gaz lotesjelles te prodhuar ne Serbi.

Duhet te ishte afermendsh nga Serbia sepse pjella komuniste nuk heq dore nga eterit jugosllave qe i sollen ne pushtet.

Pastaj Llesh Kimiku nuk ndalet ketu por fillon arrestimet dhe ndjekjen kemba- kembes te protestuesve.

Rasti e tregoi mbreme se nuk kemi te bejme me me Polici Shteti por me nje formacion paramilitar gati ushtarak qe dhunon me cte mundet qytetaret.

Fakti qe mbreme kjo Polici tani paramilitare u shthur ne menyre per mua jo te rastesishme dhe gjurmonte rrugice me rrugice si tifozeri huligane protestuesit, eshte qartesisht nje veprim i paramenduar per te provokuar nje perplasje te paevitueshme me protestuesit.
Deduksioni im eshre i qarte.

Nese e shikoni Ramen ne ndonje cep apo Gagarelin mos u kurseni.

Mish per mish.

Dhimbje per dhimbje 

Kur dikush i veshur me pushtet perdor pushtetin per te te marre jeten, per te te sulmuar femijet, per te te cenuar mireqenien, per te te grabitur pronen, per te vjedhur ilacet qe te mbajne ne jete, nuk ka rruge tjeter pervecse perballjes dhembe per dhembe me tiranine.
Kush mendon qe nuk ka asnje motiv per te shembur kete klike kriminelesh dhe gagarelësh le te rrije te shtepia dhe te prese fatin e tij.

Nese mendoni se ne si shqiptare kemi me pak motive per te protestuar se francezet atehere askush nuk ka pse te kujdeset per fatin tuaj.

Sot Kombi na therret per here te dyte ne 30 vite ne misionin per te shembur nje junte paramilitare që po instalohet ne Shqiperi.

Nese per ju nuk eshte motiv çmimi i karburantit per liter qe harxhoni me shtrenjte se cdo qytetar i Evropes deri ne Rusine e larget; nese per ju nuk eshte motiv shembja e shtepise sepse nese nuk eshte e jotja eshte e motres, e vellait, e mikut, e shokut tend, e gjakut tend; nese nuk eshte motiv rroga qe nuk e merr ne fund te muajit apo te vonohet; nese nuk eshre motiv shendetesia mizerabel; atehere rri nga ekrani dhe shiko skecin e gagarelit qe prodhon show i Kapobandes ne pushtet.

Kaq per momentin per Gagarelin nr.1

Gagarelja nr.2 Rudina Trëndelina

Per kete do shkruaj pak me vone se kam shume per te thene…

Kaq per momentin….

Betejë me krimin dhe kryekriminelin, pse do mblidhemi masivisht sot në protestë…

Beteja me krimin dhe kryekriminelin ka filluar, prandaj, sot ora 18.30 te dyndemi drejt Tiranes te shporrim TIRANIN ed-ver. Ne protestojme dhe do e fitojme kete beteje me narkoshtetin e votave te vjedhura.

Librazhdasit, protestojne dhe kerkojne nje qeveri tranzitore per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme si e vetmja rruge per nxjerrjen e vendit nga kriza e rende, ku e ka zhytur ed-veri me rilindasit, si sekt barbare qe nuk njeh kufi ne shperdorimin e taksave te popullit dhe c’popullimin e vendit!

Librazhdi, proteston per shume arsye por me kryesoret jane..

1-Kunder,Sistemit autokratik te Ed-ver Rames!
2-Kunder vjedhjes dhe blerjes se votes!
3-Kunder pushtetit te inkriminuar dhe Mafioz!
4-Kunder oligarkise dhe diskriminimit te biznesit!
5-Kunder papunesise dhe korrupsionit ne cdo nivel!
6-Kunder pagave dhe pensioneve te uleta!
7-Kunder prokurorise dhe Gjyqesorit te inkriminuar!
8-Kunder mashtrimeve te qeveris per kerkesat e Studenteve!
9-Kunder lemoshes si ndihme ekonomike!
10-Kunder cmimit te energjise elektrike dhe gazit!
11-Kunder c mimit te karburanteve dhe lendes drusore!
12-Kunder mungeses se subvensioneve dhe planeve zhvillimore!
13-Kunder mungeses se infrastruktures dhe sherbimeve!
14-Kunder reformes teritoriale dhe grabitjes se taksave!
15-Kunder mashtrimeve per hapjen e 300.000 vende pune!
20-Kunder vjedhjes nepermjet partneritetit publik privat!
21-Kunder braktisjes se trojeve nga djemt dhe vajzave tona!
22-Kunder mashtrimeve per shendetesine falas!
23-Kunder largimeve nga puna dhe vendosjen e militanteve!
25-Kunder rritjes se cmimeve dhe imflacionit te pakontrolluar!
26-Kunder dhunes perdhunimit dhe droges!
27-Kunder politikaneve qe kane frike per vetingun e tyre!
28- Kunder uzurpimit te televizioneve nga mafiozet qeveritar!
29- Kunder varferise dhe besimit qe ka humbur!
30-Kunder fasades te krijuar nga rama me deputete qe flasin ne emrin e opozites, qe japin dhe leksione me injorancen e tyre, qe perdorin sulmin ndaj cdo kujt qe i permben per te mbrojutur batakun ku kane rene dhe perversitetin e tyre, qe oksigjenojne ramen dhe sektin e tij mavi. Turpin e tyre demokratet nuk do e falin.

Librazhdasit jane me ju z. Lulzim Basha dhe kerkojne prej jush qe 13 MAJ 2019 te jete dhe fundi i uzurpimit te institucioneve nga mafiozet e veshur me pushtetin ilegjitim!

Bujar Vreto

Kryetar, 
Dega e PD Librazhd
12-05-2019

Dy ambasadorë ndryshe‎…

Oerd BYLYKBASHI

Ne 2004, ne nje nga protestat “Nano Ik”‎, policia provokoi protestuesit duke qelluar ne ajer me arme. Protestuesit e irrituar me pas sulmuan porten e Kryeministrise.

‎Pati nga keto deklaratat standarte qe denuan protestuesit. Por nje deklarate beri diference. Ambasadori finlandez i OSBE ne Tirane Osmo Liponnen denoi provokimet e policise ndaj protestueve. ‎

Me heret, ne 2002, ambasadori gjerman i OSBE ne Tirane, Geert Ahrens punoi qe reforma zgjedhore te behej konsensuale me opoziten dhe punoi per marreveshjen e madhe politike te 5 prill 2002 Nano-Berisha qe coi ne presidentin konsensual dhe reformen zgjedhore konsensuale. Ai e kuptoi qe edhe pse PS kishte votat per te miratuar e vetme Kodin Zgjedhor, ato vota i kishte te vjedhura ne zgjedhjet e 2001 dhe nuk mund ta miratonte Kodin me mazhorance te vjedhur.‎

15 vite pas deklarates se Lipponen dhe 17 vite pas perpjekjeve per konsensus te Ahrens, protestuesit dhunohen dhe helmohen barbarisht nga policia pse kerkojne zgjedhje te lira e te ndershme.‎ Keta dy ambasadore do mbahen mend per gjurmen qe lane duke kryer misionin qe u ishte besuar.

Kemi provat që do të çojnë në arrest zinxhirin e policisë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh sot se qytetarët janë të lodhur me një drejtësi që shërben si varrmihëse e çështjeve më të rënda.

Nga gjykata, ku Salianji është paditur lidhur me çështjen e njohur si “Babalja”, ish-deputeti tha se do të bëjë kallzime penale përballë gjykatës dhe prokurorisë, për të gjithë zinxhirin e policisë të përfshirë në këtë skandal, ku u tentua me të gjitha format të mbrohet vëllai i Fatmir Xhafajt, ish-ministër i Brendshëm.

Salianji theksoi se qoftë shortimi ashtu edhe data janë të fallsifikuara  dhe duan të zhvendosin vëmendjen nga situate aktuale.

“Ka një akuzë qesharake për mua që e kam denoncuar dhe ndaj gazetarit Jetmir Olldashi që e ka investiguar.

Sot nuk do të ketë seancë, pasi një prej pjesëtarëve të trupës gjykuese do të tërhiqet, për shkak të një precedent të mëparshëm, ku ishte pjesë e një gjykimi tjetër ndaj meje”, tha Salianji.

Duke e cilësuar, procesin ndaj tij një  gjyq politik, Salianji theksoi se e gjithë çështja dhe provat do të shërbejnë për të çuar në arrest drejtorët e policisë e përfshirë në këtë çështje Andrea Marto dhe Albert Nushi.

“Edi Rama është një dordolec politik që nuk tremb më askënd. Mendoj se ky proces është një një tjetër arsyeje që qytetarët duhet të dalin dhe të protestojnë sot.

I bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të protestojnë, për të bërë të mundur ndryshimin e sistemit.

Unë kam bërë denoncime të forta ndaj skandaleve të qeverisë, lidhjeve të saj me krimin, por Edi Rama përdor njerëz kundër këtyre denoncimeve”, tha Salianji.

 

Lajthit Llesh kimiku, arreston qytetarin pse vendosi flamurin kuq e zi te zyra e Ramës!

Policia ndaloi sot një qytetar i cili paqësisht vendosi një flamur kombëtar dhe 3 pankarta kundër tek kryeministria, ku kërkohej ndalimi i largimit të shqiptareve nga vendi prej qeverisë.

Fotot dhe pamjet tregojnë qartë se si qytetari protestues, i veshur me jelek te verdhe, simbol i protestës antiqeveritare, nuk ka bërë asnjë gjest antiligjor, perveçse ka vendosur 3 parulla tek kangjellat me te cilat rrethohet kryeministria.

Në parulla shkruhet ‘Ndal gjenocidin dhe shpërnguljen masive të popullsisë’, ‘Miq perëndimorë, kontribuoni për kombin shqiptar’.

Albania, manifestanti in piazza contro premier, bottiglie molotov e lacrimogeni a Tirana

Scontri in piazza a Tirana: manifestanti hanno lanciato petardi e bottiglie Molotov contro l’ufficio del premier albanese, Edi Rama. La polizia, schierata in forze intorno al palazzo, ha lanciato lacrimogeni per disperdere la folla. E’ da oltre tre mesi che l’opposizione scende in piazza contro il governo socialista di Rama, al potere dal 2013, reclamandone le immediate dimissioni. Il leader del Partito Democratico, Lulzim Basha, ha chiesto elezioni anticipate e un governo di transizione.

Arrestohet në Kosovë burri i ministres së Ramës

Partia Socialdemokrate e Kosovës njofton se Policia ka arrestuar sot në orët e para e të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj, i cili është bashkëshorti i Besa Shahinit, ministres shqiptare të Arsimit.

Ai është arrestuar në banesën e tij dhe sipas PSD-së nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.
‘Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme’, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj, ndërsa i cilësojnë të papranueshme veprimet e policisë.‘PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre’, thuhet në reagimin e PSD-së.

Thirrja e shoqërisë civile: Të tërhiqen të gjitha kandidaturat për zgjedhjet lokale

Shoqëria Civile e cilëson gjykon si anormale shpalljen e kandidaturave për kryetarë bashkie për zgjedhjet e 30 Qershorit 2019.
Reagimi vjen nga rrjeti “Zëri i Integrimit”, që është një hapësirë e lirë debati mbi Integrimin Evropian të Shqipërisë.

Përmes një deklarate publike, “Zëri i Integrimit” thekson se zgjedhjet lokale janë një moment bashkimi, ku komunitetet e bashkive, nga vetë fjala bashkësi, zgjedhin përfaqësuesit që do jenë përgjegjës dhe do u delegohet vetë – administrimi i komuniteteve, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe paqtuese. P

ra zgjedhjet lokale nuk kanë si qëllim prevalimin e njërës palë mbi tjetrën, e njërës skuadër mbi tjetrën, por kanë si qëllim zgjedhjen e kandidatëve që kanë mundësi reale për të sjellë zhvillim ekonomik, paqe sociale dhe harmoni ndërmjet grupimeve të ndryshme të komuniteteve bashkiake.

Reagimi i plotë:
Rrjeti i profesionistëve dhe aktivistëve të #ZëriIngrimit gjykon si anormale shpalljen e kandidaturave për kryetarë bashkie për zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, nga ana e partive politike, bazuar në arsyet në vijim:

Zgjedhjet lokale janë një moment bashkimi, ku komunitetet e bashkive, nga vetë fjala bashkësi, zgjedhin përfaqësuesit që do jenë përgjegjës dhe do u delegohet vetë – administrimi i komuniteteve, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe paqtuese.

Pra zgjedhjet lokale nuk kanë si qëllim prevalimin e njërës palë mbi tjetrën, e njërës skuadër mbi tjetrën, por kanë si qëllim zgjedhjen e kandidatëve që kanë mundësi reale për të sjellë zhvillim ekonomik, paqe sociale dhe harmoni ndërmjet grupimeve të ndryshme të komuniteteve bashkiake.

Aktualisht një pjesë e mirë shoqërisë ka formalizuar kërkesën për mos – zhvillimin e zgjedhjeve në datë 30 Qershor, nëpërmjet partive përfaqësuese të opozitës.

Nga informacionet që kemi në dispozicion, si rrjet profesionistësh dhe aktivistësh, një përqindje që varion nga 20% deri në 60% të popullsisë bashkive, në varësi të preferencave të ndryshme më bashkitë e vendit, nuk pranon zgjedhje lokale në 30 Qershor.

Pra aktualisht kemi grupime të konsiderueshme brenda komuniteteve që qartësisht refuzojnë të hynë në zgjedhje lokale. Nuk duhet harruar se me mos – pjesëmarrjen e opozitës, dhe plus pjesa gri që nuk voton, rrezikojmë që bashkitë të qeverisen nga mandati i 10 – 20% e komunitetit.

Shpallja e kandidaturave, nga partitë e lidhura me ekzekutivin qendror, pa marrë parasysh vullnetin e komuniteteve formuese të bashkive, përbën një injorim të qartë nga ana e pushtetit qendror ndaj autonimisë së pushtetit lokal.

Përtej dyshimi të arsyeshëm se kandidaturat janë de facto emërime dhe jo përzgjedhje nga brenda komuniteteve, shpallja medeomos e tyre, në një verbëri institucionale, është papërgjegjshmëri e partive ndaj shëndetit të komuniteteve formuese të bashkive.

Nuk duhet harruar se partitë politike janë të rregulluara në dokumentin themeltar të Republikës së Shqipërisë, në Kushtetutë, prandaj dhe përgjegjësia e tyre bëhet thelbësore në mbajtjen e rendit kushtetues.

Kryetarët e bashkive aktualë, të cilët janë denoncuar për të kaluar kriminale, lidhje me krimin, apo krim elektoral, aktualisht, nga të dhënat që kemi në dispozicion nga media e specializuar, ose do kandidohen, ose do t’ja lënë vendin e kandidatit një pasardhësi të zgjedhur, me shumë gjasa, po nga ata vetë, pa asnjë garë brenda partisë.

Pra ka dyshime të arsyeshme se personazhet e dyshuara të botës së krimit do i kemi sërish në krye të punëve në bashki të caktuara, por kësaj radhe jo në vetë të parë, por nëpërmjet rrethit të ngushtë.

Për më tepër disa nga bandat më me influencë, edhe politike, në bashkitë e mëdha të Shqipërisë janë në proceset e përfundimit të gjykimit dhe vendim – marrja e trupave gjykuese, për koinçindencë ose jo, bie në kalë të zgjedhjeve lokale, duke shtuar një faktor tjetër influencues, me shumë gjasa për më keq.

Reforma në drejtësi ka rralluar shkallët e gjyqësorit dhe mund të jetë faktor i shtuar influencues në vendim – marrjet e kolegjit zgjedhor. Vetë reforma në drejtësi është një proces i paragjykuar nga një pjesë e madhe e popullsisë që vetë – identifikohet me opozitën politike.

II.
Pra, duke qenë se ka elemente të mjaftueshme që paragjykojnë (1) koezionin komunitar lokal, (2) paqen sociale, (3) autoniminë lokale, (4) influencën e botës së krimit mbi administrimin e territorit, si dhe (5) aftësinë e sistemit të drejtësisë për të mbajtur balancën në raste shkeljesh dhe konflikti elektoral, rrjeti i profesionistëve dhe aktivistëve të #ZëriIntegrimit rekomandon marrjen e këtyre masave:

Tërheqjen e çdo kandidature për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit nga partitë parlamentare, si provë fillestare e angazhimit për paqen brenda komuniteteve të bashkive.

Zhvillimin e një procesi transparent për zgjedhjen e kandidatëve brenda partive dhe koalicioneve, me zgjedhje të brendshme “një anëtar një votë” dhe jo me emërim nga kryetarët, si provë fillestare e respektimit të autonomisë lokale.

Angazhim nga kandidatët se nuk do të pranojnë fitoren nëse nuk marrin më shumë se 50% + 1 të votave të komunitetit të tyre, si provë e vullnetit për të qenë përfaqësues të komunitetit dhe jo të partisë.

Krijimin e një task force speciale, me mandat dy vjeçar, të përbërë nga elemente nga Prokuroria, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Shtetit, të përzgjedhur dhe drejtuar nga Institucioni i Presidentit të Republikës, që do të hetojë, parandalojë dhe ndëshkojë influencën e botës së krimit në këto zgjedhje lokale.

Ngritje e një komisioni të përbashkët të përbërë nga përfaqësues të koalicioneve të partive politike, që duhet të mundësojë një marrëveshje politike për llojet dhe përmasat e shkeljeve për t’u çuar në ankimim sipas shkallëve, me qëllim lehtësimin e procesit, si dhe mekanizmin e monitorimit të vendimeve të kolegjit zgjedhor.

III.
Bazuar në këto rekomandime, rrjeti i profesionistëve dhe aktivistëve të #ZëriIntegrimit gjykon se mund të kalohet ngërçi shoqëror dhe politik që është krijuar dhe si masë të parë për këtë i bëjmë thirrje Presidentit që të vlerësojë thirrjen e koalicioneve dhe partive përfaqësuese në një tryezë dialogu, si dhe mundësinë e fillimit të procedurave për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në një datë të përshtatshme, në mendimin tonë jo më shpejt se Tetori 2019.

Shënim: Kjo është një nismë vullnetare dhe jopartiake, e pa financuar nga asnjë palë e tretë.

Merkel do të qëndrojë deri në fund të mandatit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të mbetet në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme, pohon kryetarja e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer. Por spekulimet vazhdojnë.

Annegret Kramp-Karrenbauer nuk planifikon të bëhet kancelare në dy vitet e ardhshme, që do të thotë se kancelarja Angela Merkel do të mbetet në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme. Këtë e bëri të ditur Kramp-Karrenbauer në një intervistë për gazetën Welt.

Ish-kryeministrja e landit të Zarës e njohur me nofkën AKK, thotë se qytetarët presin “me të drejtë” nga kancelarja Merkel që ajo të përfundojë edhe mandatin e katërt, të cilin e ka fituar në zgjedhjet e fundit.

Në këtë mënyrë AKK u ka dhënë fund spekulimeve për mundësinë që kancelarja Merkel të largohet para kohe nga posti i saj dhe nga politika aktive në Gjermani, sepse kancelarja Merkel është propozuar nga shumë qarqe që të marrë ndonjë post në Bashkimin Evropian apo në Kombet e Bashkuara.

AKK ka deklaruar diçka të tillë edhe në një intervistë për Deutsche Wellen, pasi e fitoi postin e kryetares së Partisë Kristiandemokrate, CDU.

Por shumëkush ende mendon se AKK mund të marrë postin e kancelares para përfundimit të mandatit të tanishëm të kancelares Merkel, e cila në këtë post do të duhej të mbetej deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021.

Logjika e një vendimi të tillë do të ishte që AKK nga posti i kancelares të ketë një lloj “kredie”, që do ta ndihmonte të zgjidhej më lehtë në postin e kancelares, në zgjedhjet e ardhshme.

E dyta, kjo do të ishte një përgjigje e qartë edhe ndaj kritikëve të AKK, të cilët ende mendojnë se Friedrich Merz do të ishte kandidat më i mirë për postin e kancelarit.

Kramp-Karrenbauer është zgjedhur në dhjetor në postin e kryetares së CDU me 517 vota të delegatëve, ndërsa Merz ka fituar 482 vota. Prej këtij kongresi po punohet brenda partisë për bashkimin e forcave, sepse në sondazhe thuhet se partia CDU ka shënuar rënie të votave.

AKK ka deklaruar për gazetën Welt se pas zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian duhet të ndryshojë edhe puna e qeverisë. Por AKK pohon se vendimin për ndryshimin eventual në kabinetin qeveritar do ta marrë kancelarja Merkel. Shefja e CDU-së nuk dëshiron të marrë ndonjë post ministror, thotë ajo.

Në sondazhet e fundit thuhet se CDU ende është partia më e fuqishme në Gjermani, me rreth 29-30% të votave, që do të thotë se nga zgjedhjet e fundit ka shënuar rënie për 3%. Në vendin e dytë janë Partia Ekologjiste (19-20%). Pasojnë socialdemokratët (16-17%), Alternativa për Gjermani (13-14%) si dhe e Majta dhe liberalët me 8-9% të votave.