30.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

Pompeo drejt Moskës për të takuar Putinin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov javën e ardhshme, në një atmosferë marrëdhëniesh të acaruara mes dy vendeve për një numër temash përfshirë Venezuelën, Iranin dhe ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e 2016-ës.

Sekretari i Shtetit niset të dielën për në Moskë për vizitën e tij të parë në Rusi si shef i diplomacisë amerikane.

Zyrtarë të lartë amerikanë, ndër ta zoti Pompeo dhe Nënpresidenti Mike Pence, e kanë akuzuar Rusinë se po punon kundër udhëheqësit të opozitës, Juan Guaido, duke mbështetur Presidentin Nicolas Maduro.

Uashingtoni e akuzon Rusinë se po përpiqet të rrisë influencën në hemisferën perëndimore përmes veprimeve në Venezuelë.

Zoti Pompeo mbërrin të hënën në Rusi, ku do të takohet me diplomatë amerikanë në ambasadën amerikane në Moskë, para takimit me përfaqësues të biznesit amerikan në kryeqytetin rus. Ai do të vendosë një kurorë tek Varri i Ushtarit të Panjohur në nderim të atyre që luftuan kundër nazizmit.

Të martën Sekretari amerikan i Shtetit MIke Pompeo do të shkojë në Soçi për bisedime me Presidentin Putin dhe Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kjo vizitë e zotit Pompeo zhvillohet ndërkohë që kanë filluar përgatitjet për takimin e G-20 në Osaka të Japonisë ku do të marrin pjesë Presidenti Trump dhe Presidenti Putin.
“Është në interesin tonë të kemi marrëdhënie më të mira me Rusinë,” tha një zyrtar i lartë.

“Kur kemi shqetësime, do t’i ngremë direkt, do të përpiqemi të ngushtojmë mospajtimet dhe të gjejmë fusha bashkëpunimi”.

Zyrtari nuk pranoi të bënte komente lidhur me mundësinë e një takimi mes dy presidentëve ndërkohë që ndodhen në Osaka për takimin e G-20.

Trump paralajmëron Kinën: “Marrëveshje tregtare para mandatit tim të dytë”

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Kinën se do të ketë pasoja nëse nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara sa më parë. Pekini do ta gjejë veten në pozitë shumë më të keqe nëse vjen puna për negociata “në mandatin tim të dytë,” u shreh presidenti përmes një postimi në Twitter të shtunën.

Dy ekonomitë më të mëdha ekonomike të botës janë mbërthyer në një luftë tregtare që ka sjellë rritje tarifash dhe nuk duket se është pranë zgjidhjes. Bisedimet tregtare mes dy vendeve u mbyllën pa sukses të premten.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë acaruar që pas rritjes së tarifave mbi mallrat që eksporton Kina në Shtetet e Bashkuara nga 10 në 25%. Mallrat e prekura nga tarifat kanë vlerë prej 200 miliardë dollarësh.

Administrata Trump këmbëngul se Kina ka përdorur taktika manipuluese për t’u dhënë avantazh konkurrimi kompanive të saj sidomos në fusha si inteligjenca artificiale, robotika apo makinat elektrike. Shumë ekonomistë e mbështesin këtë akuzë të administratës.

Shtetet e Bashkuara thonë se taktikat e Pekinit, përfshirë hakerimet në sistemet dixhitale të kompanive amerikane për të vjedhur sekrete industriale apo presioni mbi kompanitë e huaja për të ndarë me Kinën teknologjinë e tyre të avancuar, ka shtrembëruar tregtinë e drejtë e të pastër duke favorizuar kompanitë kineze.

Por ekonomistët argumentojnë se tarifat nuk janë një mënyrë efektive për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Kinën. Ata thonë se tarifat apo pengesa të tjera tregtare e dëmtojnë efikasitetin e ekonomisë. Me uljen e konkurrencës nga jashtë, kompanitë vendase humbasin shtysën për novacion apo rritje të efiçencës.

Përse shkopinjtë e pambukut janë të dëmshëm për veshët

Ekspertët thonë se përgjigja e thjeshtë është kjo: ju nuk duhet t’i futni në vesh shkopinjtë e pambukut për t’i pastruar veshët. Sipas tyre, me përdorimin e këtyre shkopinjve, ju vetëm sa e shtyni dyllin më thellë në kanalin e veshëve.

Kjo pastaj ndikon që brenda në kanal të veshit vetëm të formohet një sasi më e madhe e dyllit e cila padyshim se nuk është gjë e mirë.

Veç kësaj, më e rrezikshmja është se ka raste kur njerëzit e kanë shpuar timpanin e veshit si pasojë e përdorimit të këtyre shkopinjve të pambukut.

Prandaj, cila është zgjidhja më e mirë? Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për pastrimin e veshëve është kur jeni duke bërë dush, t’i pastroni veshët me sapun dhe ujë, pastaj me peshqir t’i pastroni veshët.

Sidoqoftë, nëse veshi ju është mbyllur apo keni dyllë që ka ngecur brenda, është e domosdoshme të kërkoni ndihmë mjekësore.

Kafja nuk është e dëmshme për zemrën

Për çdo njeri që mundet t’i pijë 6 apo më shumë kafe brenda një dite, hulumtimet e reja thonë se kjo nuk është ide e mirë. Një studim i kryer nga Universiteti i Austrisë Jugore ka zbuluar se konsumimi i më shumë se 6 kafeve në ditë e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës deri në 22%.

Zbulimi me siguri se nuk do të ketë ndonjë efekt te shumica e amerikanëve, pasi që mesatarisht amerikanët i pinë rreth 1.6 kafe në ditë. Ndryshe nga amerikanët, finlandezët i pinë mesatarisht 8 kafe në ditë – sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafes.

Hulumtuesit janë përqendruar në gjenin CYP1A2, i cili besohet se ndihmon në përpunimin e kafeinës. Dhe ata kanë identifikuar se cilat shprehi të konsumimit të kafes e rrisin apo e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ata kanë zbuluar se edhe personat me gjenin CYP1A2, i cili u ka ndihmuar ta përpunojnë kafeinën katërfish më shpejt se tjerët, kishin pasur probleme pas gotë së 6-të me kafe.

Prandaj, duke marrë parasysh se shumica e njerëzve i konsumojnë më pak se 6 kafe në ditë, nuk është se kafeina mund të ketë edhe aq efekt në shëndetin tonë të zemrës, përveç nëse jeni shumë të ndjeshëm në kafeinë.

Mesazhi i fortë i aktores për protestën: Për ty që më sheh nga shtëpia…

Nga Elona Caslli 

Për ty që çdo ditë më sheh nga shtëpia, për ty që ndodhesh para atij ekrani të vogël çdo mbrëmje, për ty që dilemat të kanë pushtuar prej kohësh, ty nga Sheshi i Teatrit Kombëtar dua të t’i them dy fjalë.

E di se ndihesh i turbullt dhe i çoroditur. Ashtu ndihem edhe unë. Mos harro se jetoj në të njëjtin qytet me ty, përshkoj të njëjtën rrugë dhe i përjetoj njësoj si ti ngjarjet e papërsëritshme të këtij vendi.

E di se çdo herë që përballesh me imazhin e atyre që nuk na përfaqësojnë në Parlamentin Shqiptar , mendon se ata nuk janë gjë tjetër veçse një Vëllazëri Vesi . E mendoj edhe unë.

E di se brenda mendjes tënde vërtitet ideja për t’u larguar nga ky vend. Për të bërë gati valixhet, për t’u përshëndetur me ata pak njerëz që vërtet i ke përzemër dhe për të mos u rikthyer më kurrë. E njëjta ide vërtitet edhe në mendjen time.

E di se shpeshherë shumë e gjatë të duket dita dhe veçse një çast i shkurtër nata. Edhe mua hera-herës ashtu më duket.

E di se që kur ke filluar të gërmëzosh fjalët e para, që kur ke filluar të hedhësh hapat e parë, që kur ke filluar të lexosh , të vraposh dhe madje edhe të dashurosh , e ke dëgjuar shpesh këtë fjali të mërzitshme që duket se ka zënë rrënjë thellë në ndërgjegjien e këtij kombi- Ne e meritojmë fatin e keq.

Por vallë pse e meritokemi fatin e keq?! Mos vallë kemi lidhur kontratë me Jetën për të jetuar keq, për t’u qeverisur keq e së fundmi për t’u ndierë keq?!
Nuk jemi Populli më i mirë në Botë, por nuk jemi as Populli më i keq në Botë.
Jemi të zhgënjyer dhe për fat të keq edhe të bindur se e Mira nuk na përket.

E di se pyet veten se ç’mund të bëjë një njeri më shumë ose më pak në këtë shesh?! E pyes edhe unë veten.
Por a nuk beson ti se ka ardhur koha të rritemi?!

Dhe të rritesh do të thotë të mos i zhvendosësh përgjegjësitë e tua tek dikush tjetër.

Të rritesh do të thotë mos të lejosh dikë ta marrë të mirëqenë lirinë tënde, fjalën tënde, pronën tënde, dinjitetin tënd dhe së fundmi edhe votën tënde.

Të rritesh do të thotë të protestosh përmes fjalës dhe kurrë përmes dhunës. Të protestosh përmes ligjit dhe jo përmes dhunimit të Kushtetutës. Të protestosh jo për të rrëzuar një Qeveri dhe për të ngritur një tjetër në fuqi, por për t’i përcjellë një mesazh të vonuar kujtdo që është apo do të vijë në pushtet:
Shqipëria nuk i përket vetëm një Shqiptari, Shqipëria u përket të gjithë Shqiptarëve.

Unë mund të bëj gjithçka për ty, por nuk mund të protestoj në emrin tënd.

Prania jote është protesta jote dhe besomë kur të them se ka gjasa që Mungesa jote të ndihet më shumë se Prania e kujtdo tjetër.

Të pres sonte tek Kryeministria në orën 18.30.

Euronews: Në Shqipëri ka shpërthyer zemërimi kundër Ramës, protestat po rriten

“Zemërimi kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama shpërtheu të shtunën kur mijëra protestues dolën në rrugë në kryeqytetin Tiranë ku disa prej të cilëve hodhën bomba benzine në portën e zyrës së tij”.

Kështu nis një raportim i rrjetit prestigjioz televiziv “Euronews” i cili ka kushtuar një vëmendje të veçantë protestave të opozitës shqiptare.

“Gjatë tre muajve të fundit, protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin duke bërë thirrje që Rama të dorëhiqet për shkak të dyshimeve të përfshirjes së tij në korrupsion dhe mashtrim në zgjedhje.

Protestuesit kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi deputetët e tyre shkëputën lidhjet me parlamentin. Demonstruesit i janë rikthyer sërish sloganit popullor “Ne duam një Shqipëri Europiane” e cila u përdor gjatë demonstratave pro-demokracisë kur vendi i Ballkanit u nda nga komunizmi në vitin 1990” – shkruan Euroneës.

“Të shtunën, protestat u rritën të dhunshëm nga disa demonstrues që mbanin maska dhe që hodhën bomba benzine dhe fishekzjarrë në hyrjen e ndërtesës së qeverisë.

Disa gjithashtu përdorën bojë për të përdhosur portën e qeverisë. Policë dhe protestues u plagosën nga dhuna, thanë njoftimet. Protestuesit gjithashtu hodhën bomba benzine në ndërtesën e parlamentit ku policia u përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës” – raporton “Euroneës”.

“Ne jemi këtu me një mision, për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, për ta bërë Shqipërinë si pjesa tjetër e Evropës”, – tha Basha në një publik të ndezur. Disa orë më vonë, turma zbriti rreth policisë së Tiranës për të protestuar ndaj arrestimit të një zyrtari të Partisë Demokratike.

Bashkimi Europian dhe SHBA e kanë quajtur qeverinë e tanishme legjitime, duke i kërkuar opozitës që të kthehet në parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale më 30 qershor.

“Objektivi i deklaruar i opozitës për të bërë më të fortë demokracinë e Shqipërisë është në kundërshtim me dhunën që po kryhet aktualisht nga protestuesit”, – tha Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një deklaratë, duke dënuar dhunën dhe duke bërë thirrje për përmbajtje.

Rama i quajti politikat e opozitës “të verbër”, duke thënë se ai ishte i pikëlluar të dëgjonte një lider opozitar që lypte qeverinë e tij për t’u larguar. “Zjarri i tyre nuk dëmtoi qeverinë, por vendin,” – tha ai, e mbyll raportimin e tij “Euronews”.

Lidhja e obesitetit dhe migrenës

Picture of stressed fat woman having headache while standing by the window

Personat të cilët kanë kilogramë të tepërt janë të prirë për të pasur dhimbje koke të mëdha dhe migrenë, njoftojnë shkencëtarët amerikanë.

Analiza e të dhënave nga 7.600 participantë të shëndoshë sugjeron se përveç personave të trashë, edhe ata të cilët kanë masë shumë të vogël trupore janë të rrezikuar nga kokëdhimbja.

Revista “Cephalalgia” njofton se personat me peshë të tepërt janë të rrezikuar për 12 % ose 14% më shumë që të kenë kokëdhimbje, ndërsa ata me peshë të vogël trupore për 2%.

Sipas një studimi të publikuar tek revista Neurology, gratë janë tre herë më të rrezikuara se meshkujt të preken nga migrena.

Kjo mund të ndodhë pasi ato kanë më shumë dhjamë se meshkujt përreth belit, që lidhet me dhimbjet kronike të kokës. Duke qenë se obeziteti është faktor rreziku për kokëdhembjen, vënia në dijeni është e rëndësishme si për njerëzit që vuajnë, poashtu edhe për mjekët.

“Duhet të bëhen më shumë kërkime për të përcaktuar nëse synimet për t’i ndihmuar njerëzit të humbasin apo shtojnë në peshë mund të ulin rrezikun për zhvillimin e migrenës”, thotë dr. Barbara Peterlin.

Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë e shkakton migrenën, megjithatë mendohet se mund të shkaktohet nga aktiviteti jonormal i trurit dhe mund të nxitet nga lodhja dhe stresi.

Iu grabitën 15 milionë lekë në banesë, pse policia mbajti të fshehtë ngjarjen?

Kunati i deputeti socialist, Bashkim Fino ka rënë pre e grabitësve në qytetin e Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia.Banesa në fjalë i përket shtetasit Skënder Xhani, kunati i deputetit dhe ish-kryeministrit të PS-së.

Ngjarja ka ndodhur në lagjjen ‘Ushtaraku’, ndërsa raportohet se, shuma e grabitur është rreth 1.5 milionë lekë të reja.

Skënder Xhani njihet si një biznesmen në qytetin e Librazhdit, ndërsa mësohet se maskat kanë hyrë ditën në shtëpi në të cilën në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në banesë.

Rama është rëndë, dje u pa si Lymi i Tutit me kanaçen e jargëve në dorë!

Nga Kastriot ISLAMI 

Rama s’ka pasur asnjëherë as thelb, as përmbajtje, as substancë, as domethënie, në gjithcka ka bërë në jetën e tij. As si basketbollist, as si piktor, as si zhgarravinist, as si ministër kulture, as si kryetar bashkie për 11 vjet, as si kryetar i PS dhe natyrisht jo e jo si kryeministër.  Ai ka qënë vetëm fasadë e shëmtuar përmes së cilës mashtronte që s’e njihnin apo i kishte larg….

Edhe libri me zhgarravina sic e ka promovuar vetë, s’ka as titull dhe as përmbajtje, veçse zhgarravina të ngjyrosura gjatë takimeve me të të ftuarit në zyrë. Zhgarravina që as vetë s’i kupton përse i ka ngjyrosur në atë mënyrë, për shkak të turbullirës mentale gjatë kohës që bashkëbiseduesit flisnin dhe ai as denjonte t’i dëgjonte… Zhgarravinat kanë qënë vetëm fasadë dhe asgjë tjetër…

Rama s’ka pasur asnjëherë as thelb, as përmbajtje, as substancë, as domethënie, në gjithcka ka bërë në jetën e tij. As si basketbollist, as si piktor, as si zhgarravinist, as si ministër kulture, as si kryetar bashkie për 11 vjet, as si kryetar i PS dhe natyrisht jo e jo si kryeministër.  Ai ka qënë vetëm fasadë e shëmtuar përmes së cilës mashtronte që s’e njihnin apo i kishte larg….

Edhe libri me zhgarravina sic e ka promovuar vetë, s’ka as titull dhe as përmbajtje, vecse zhgarravina të ngjyrosura gjatë takimeve me të të ftuarit në zyrë. Zhgarravina që as vetë s’i kupton përse i ka ngjyrosur në atë mënyrë, për shkak të turbullirës mentale gjatë kohës që bashkëbiseduesit flisnin dhe ai as denjonte ti dëgjonte…Zhgarravinat kanë qënë vetëm fasadë dhe asgjë tjetër…

As fluturat mbi murin e zyrës nuk kanë asnjë përmbajtje, janë thjesht dhe vetëm fasadë….

Edhe “kthimi në identitet” i godinave kur ishte në krye të ministrisë së kulturës ka qënë fasadë…

Edhe ngjyrat e “cuditshme” mbi ndërtesat e komunizmit kanë qënë vetëm fasadë…

Gjithcka nga 6 vjet në krye të qeverisë nuk ka qënë as reformë dhe as përmbajtje, por vetëm mashtrime e gjënjështra të maskuara nën një fasadë propagande….

Edhe kupola prej kaucuku te ndërtesa e kryeministrisë më shumë i ngjason me një fasade kuplaraje….

Kurse kërpudha e pakuptimtë në “oborrin” e kryeministrisë ishte dhe mbetet një element “fasade”, pa asnjë kuptim apo domethënie…

Nuk po flas për ekspozitat e “zhgarravinanve” apo të “poceve prej qelqi” që jo vetëm nuk kanë asnjë kuptim e përmbajtje, por edhe si fasada janë të shëmtuara e të neveritshme…

Rama në mungesë totale të përmbajtjes ka qënë fanatik i fasadave; dhe sa herë që i kanë prekur përmbajtjen s’e ka carë kokën. Ama kush i ka prekur fasadën është bërë xhind…

Kjo i ka ndodhur edhe dje me protestën e opozitës…

Dje me shumë elegancë, opozita ja ka mendorosur fasadën e zyrës së tij…

Ja ka ngjyer me bojë, me vula të zeza…

Ka “ngjyer” hyrjen e zyrës me tym katrani…

I kanë bërë pis kupolën prej kaucuku të përzgjedhur me kujdesin e një prokseneti…

Por ajo që e cmendur fare ka qënë menderosja që i kanë bërë zyrës së tij me projeksionet kompjuterike…

Dje media botërore, nga Uashingtoni, Nju Jorku, Berlini, Parisi, Roma, Londra, nga kudo në boetë kanë transmentuar fotot e menderosjes së të gjithë fasadave të tij.. dhe këto foto i djegin thellë në shpirt më shumë se gjithkca tjetër… sepse në të vertetë ai me ato mburret dhe realisht nuk ka asgjë tjetër për të treguar…

Dje Rama, pa përmbajtje, pa thelb, pa substancë, pa domethënie, ka dalë në sytë e të gjithë, me fasadë të menderosur. Të gjithë e kanë parë ashtu siç e panë me pantallonat e lagura  në “vëndin e keq”…

Është shumë rëndë… Nuk e kishte menduar se fasadat e tij të menderosura do të bënin xhiron e botës…

Dhe ajo që ka ja qelbur fare fasadën Ramës e Lleshit është goditja cnjerzore e Sahit Dollapit…

Dhe ajo që e tmerron është se po kupton se nuk do të ketë jetë të tretë në dashuri me fasadat…

Jeta e tretë do të jetë në rastin më të mirë sorrollatje rrugëve si LYMI i Tutit me kanaçen e jargëve në dorë.

Basha publikon mesazhin e protestës: Asnjë hap pas!…

Kreu i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale, spotin e protestës që do të mbajë pasditen e sotme opozita në bulevardin “dëshmorët e Kombit”

“Asnjë hap pas”, është mesazhi që përcillet përmes videos, ndërsa opozita poi  përgjigjet me një tjetër protestës dhunës së policisë ndaj qytetarëve në mbrëmjen e së shtunës.

Protesta e së shtunës e thirrur nga opozita pati disa incidente, ndërsa policia përdori dhunën në disa raste ndaj qytetarëve.

Situata agravoi në zonën përreth Kuvendit të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku dhjetra qytetarë u përballën me dhunën e forcave speciale të policisë.

Mes personave që u dhunuan ishte edhe Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi.

Pas ngjarjeve të ndodhura, opozita e bashkuar vendosi zhvillimin e dy protestave, një ditën e djeshme para Drejtorisë së Policisë, ndërsa tjetra do të mbahet sot para Kryeministrisë.