25.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

Strategjia e opozitës për protestën e sotme në orën 18:30

Partia Demokratike i ka ftuar qytetarët sot në një tjetër protestë kombëtare ‘për Shqipërinë si Europa’, por ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste.

Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme  qe punon për mirëqenien e qytetarëve.

Në këtë protestë mungon sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës policore.

Sahit Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë, siç e kërkon ligji, ndërsa sonte do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të ndershëm të policisë së Shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.

‘Policia e Shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal’, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke iu referuar kallëzimit të pak kohëve më parë për përdorimin kriminal të gazit helmues kundër protestuesve paqësorë.

Rrjeti më i madh televiziv gjerman ZDF shkatërron Ramën: Është më keq se në komunizëm!

Rrjeti me i madh televiziv gjerman ZDF e shkaterron Edvin Kristaq Ramen!

Lexoni kroniken e gazetares te ZDF, Britta Hilpert. sb

ZDF goditje nen brez Ramës: Nuk ka negociata, protestat po mbushen me zemërim

https://www.zdf.de/…/v…/ausschreitungen-in-albanien-100.html

Protesta e djeshme e opozitës vijon të bëjë bujë edhe në mediat ndërkombëtare. Pas Euroneës, VOA dhe Ëashington Post, edhe rrjeti publik gjerman, ZDF i ka kushtuar një kronikë ngjarjeve të fundit në Tiranë.

Në kronikë theksohet se, nuk po luftohen shkaqet, që kanë sjellë këto protesta, çka i bën ato më të dhunshme.

Nga Britta Hilpert

Protestat nuk kanë qenë kurrë më të mbushura me zemërim se këtë mbrëmje.
Protestat, që kanë nisur prej muajsh, përfunduan në dhunë. Bomba me molotov u hodhën. Për orë të tëra pati përplasje të dhunshme para kryeministrisë dhe parlamentit.
“Protestojmë sepse jemi të papunë. Kemi një qeveri hajdutësh dhe kriminelësh. Nuk ka gjykatë apo polici të vëretë”, thotë një protestës.

“Protestojmë për të drejtat, për liri dhe demokraci. Është më keq se në komunizëm”, thotë një tjetër.
Në parlament, kryeministrin Edi Rama e sulmojnë me vezë, duke e akuzuar për korrupsion. Për shembull, akuzohet se anëtarët e qeverisjes së Partisë Socialiste kanë blerë vota.
Në rastin e ndërtimit të një autostrade, paratë për dëmshpërblimin e banesave, mesa duket përfunduan në xhepat e tjerë.

Protestat e para nisën nga studentët për kushtet e këqija të studimit dhe jetesës në konvikt dhe për largimin masiv të rinisë.
Prej muajsh, kërkohet që në Tiranë të ngrihen dritat e celularëve lart kundër korrupsionit dhe mungesës së perspektivës.

“Shqipëria nuk po bën përparim, por hapa të mëdhenj pas dhe njerëzit po largohen masivisht,” thotë analisti Enton Abilekaj.

Protestat po bëhen më të dhunshme pasi shkaqet e tyre nuk po luftohen.
Kjo e dëmton rrugën e vendit drejt BE-së, pasi me Shqipërinë në trazira, zor se do të hapen negociatat e pranimit në verë.

Krimi, Sahit Dollapi u qëllua me plumba para se të rrëzohej

Kanë dalë të tjera detaje lidhur me skandalin e dhunës policore ndaj Sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Burime për Boldnews.al, bëjnë me dije, se Dollapi nuk është rrëzuar vetë në tokë, ndërsa po vraponte për t’u larguar nga policët me shkopa gome, por është qëlluar me plumba gome në këmbë.

Nëse e shihni me kujdes videon, do të kuptoni se rënia e Dollapit në tokë është e çuditshme, dhe ai nuk mund të rrëzohej vetë, por është provokuar nga ‘agjentë’ të jashtëm, që në rastin konkret është plumb gome.


https://www.facebook.com/boldnews.al/videos/2388052288084168/

Rritja e notës mesatare konfuzion dy javë përpara provimeve!

Jorida TABAKU

Padija dhe keqdashësia janë jo rrallëherë larg njëra tjetrës. Ministrja e Arsimit me paaftësinë që ka karakterizuar edhe paraardhësen e saj vazhdon të prodhojë gafa me të njëjtin standard si shërbimet ndaj kryeministrit. Dy javë përpara se të nisë sezoni i provimeve të maturës, ministrja nxjerr një VKM në lidhje me notën mesatare. Duke ndryshuar thuajse totalisht skemën e futjes në Universitet pak javë përpara se të nisin provimet. Sakaq maturantët pas këtij urdhri janë të pasigurte, të frikësuar dhe të konfonduar nga ajo çfarë kanë lexuar pak ditë përpara provimit.

Në 6 vite nuk mbaj mend një udhëzim apo VKM në shërbim të arsimit nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. Si një feud personal dhe i mbushur me paaftësi, pasi prodhoi ligjin klientelist që zbrazi studentët në shesh, pasi gënjeu studentët për gjoja bashkëbisedimin vazhdon të shkatërrojë edhe ato pak arritje të arsimit publik. Sot universitetet publike rrezikojnë falimentimin dhe dështimin, ndërkohë që qeveria ka synimin për ta rrëmbyer dhe pavarësinë e Arsimit Publik duke emëruar kukulla të vjetra apo të reja me urdhër të Ministres së Paditur të Arsimit.

Me këtë gjendje të mjerueshme të arsimit dhe drejtueses së arsimit në vend, nuk është habi që 50% e të rinjve duan të largohen nga vendi. Një në tre të rinj sot është i papunë dhe i dëshpëruar dhe nuk pret të gjejë një punë në Shqipëri, gjithnjë e më pak janë të rinjtë që duan të frekuentojnë fakultetet. Në gjithë këtë zallamahi, ministrja dhe shefi i saj vazhdojnë të prodhojnë urdhra si e si për të rënduar gjendjen e arsimit publik duke vrarë shpresën për arsim dinjitoz dhe për shkollim dinjitoz.

Partia Demokratike nuk premton mrekullinë dhe as utopinë. Beteja jonë do të jetë për të reformuar arsimin dhe për të zhbërë një herë e mirë kalbësirën e Ligjit të Arsimit të Lartë. Ne duam t’i japim të rinjve mundësinë për të zgjedhur, pasi nuk shohim tek qytetarët problemin siç qeveria Rama mendon. Ne tek të rinjtë, tek shqiptarët shohim shpresën dhe motorin e vetëm të ndryshimit. Ndaj do të luftojmë që ditën e parë për t’i dhënë mundësi të rinjve të zgjedhin, për t’i dhënë mundësi atyre që luftojnë për dijen që të jenë të suksesshëm përmes kushteve të barabarta. Ne do të luftojmë që çdokujt të mos i pritet e drejta për t’u shkolluar.

Basha thirrje qytetarëve: Bashkohuni për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq i rrezikshëm

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët përsëriti edhe një herë se, largimi i kryeministrit Edi Rama është kusht i panegociueshëm. Sipas tij, hapi i parë i zgjidhjes së krizës, është largimi i Ramës.

“Ose te futemi me kobure në brez, që siç ju thashë, ne e kemi refuzuar, ose rruga politike që kemi ndjekur duke djegur mandatet dhe duke thirrur qytetarët të vendosin ata kë do të zgjedhin deputet apo kryebashkiak. Kjo betejë bëhet që kjo e drjetë t’u kthehet qytetarëve, sepse kjo e drejtë është asgjesuar nga Edi Rama me krimin. Do ta përsëris për të gjithë ata që kanë iluzionin se me Edi ramën do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

Do të ketë një tentativë të Edi Ramës për të përsëritur 2017 dhe 2016. Ndryshimi këtë herë është që përvec kandidatëve të krimit, do të ketë kandidatë fallsco bga opozita fallco. Kjo nuk do të ndodhë. Për ne është mision kombëtar të mos lejojmë zgjedhje të diktuara nga krimi. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne kemi treguar edhe rrugën e vetme që këto mund të garantohen pa favorizuar palët, pa i dhënë pushtet në tavolinë asnjë pale. Ka dy palë zgjedhje që Edi Rama merr pushtet në tavolinë me krimin. Kjo nuk ka për të ndodhur më. Hapi i parë i zgjidhjes së krizës është largimi i kryeministrit të lidhur me krimin.

I mirëkuptoj ata që më thonë se po kërkon shumë pak. Sepse ky duhet të ishte në burg për ato që kanë bërë. Kjo që po kërkojmë është e panegociueshme. Është e panegociueshme, sepse nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer interesit publik. Gjithçka tjetër do ta shndërronte këtë në atë që jemi akuzuar me të padrejtë, për një Pazar”, deklaroi Basha.

Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq i rrezikshëm

Gjatë bashkëbisedimit që zhvilloi me gazetarët nga selia e PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve ti bashkohen protestës së nesërme të opozitës.

“Nëse jeni sipërmarrës, fermerë të dëshpëruar, nëse jeni profesionistë, taksoheni shumë dhe këto taksa nuk ju kthehte në inevstim, nëse jeni pensionist dhe nuk ju dalin paratë për të paguar dritat dhe ilaçet, nëse jeni me ndihmë ekonomike qesharake apo jeni nxjerrë me të padrejtë, në veçanti ju të rinjtë, ejani të ndërtojmë Europën në vendin tonë. Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq. O tirani e krimit, o demokraci europiane. Ejani nesër në protestën kombëtare në orën 18.30”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha: Duhet të shemben dosja ‘339’ dhe ‘184’ që të ndërtohet vendi

Pas konferencës për shtyp të kryeministrit Rama, ka dalë në një konferencë për shtyp kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai është shprehur se Rama po kontrollon në mënyrë absolute parlamentin. Për të ardhur në pushtet në 2017, sipas Bashës Rama fshehu një document zyrtar.

Basha ka komentuar edhe dosjen 339 dhe 184, të cilat sipas tij duhet  të hetohen por gjykatën po mundohet ta blejë Rama, kështu vendi nuk ndërtohet dotë.

“Edi Rama sot kontrollon në mënyrë absolutete parlamentin. Kontrollon statuset e ‘Facebook’  dhe kontrollon Gjykatën e lartë. E gjitha kjo ka ndodhur për një arsye të të fshehtë. Kur e thamë këtë në vitin 2017 nuk na e besuan dhe  Edi Ramës i dhuruan  pushtetin. Me kriminelët Rama ndau tenderat, pushtetin dhe krimin e organizuar. Me ta Rama e kosideroi bazën e pushtetin me drogën, kanabisin drejt vendeve perëndimore. Ndërsa Rama fshehu një dokument zyrtar që tregon se si erdhi në pushtet në 2017. Me ta Rama erdhi në krye, duke vjedhur vota, me krimin e organizuar.

Dosja 339  dhe 184 janë themeli që Rama ka organizuar këtë ngrehinë. Duhet të shemben këto që të ndërtohet vendi. Ndaj që të hetosh 339 dhe 184 duhet gjykata, të cilën Rama po mundohet ta blejë. Gjiknuri duhet të ishte i dënuar, Taulant Balla duhet të ishte i pandehur. Ulsi Manja duhet të ishte në burg në rolin e tij në blerjen e Dibrës. Në këto zgjedhje  ama po mundohet  që kryetarët e bashkive të jenë në duart e tij dhe kriminelëve dhe jo qytetarëve”, tha Basha.

Basha: Rama në panik total

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, gjatë konferencës për mediat që po zhvillohet në selinë blu, foli për planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij plani është që të godasë dhe frikësojë përballjen qytetare.

“Ndonëse sot në panik total foli me tone të ulura plani i tij është i qartë dhe i thjeshtë, të godasë frikësojë përballjen qytetare dhe për këtë duhet të shkurajojë opozitën. Në vend që në burg të ishte Damian Gjiknuri dhe oligarkët u arrestua Klevis Balliu sepse doli në krah të qytetarëve që po rriheshin barbarisht. Kjo është arsye e rrahjes barbare të Sahit Dollapit për të treguar sa larg mund të shkojë, të mbajë pushtetet në një dorë. Në vend që në burg të ishte Balla, i cili bashkë me drejtorin e policisë në FIer me urdhër të Ramës prodhuan Fredi Alizotin, merret i pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji”, u shpreh Basha.

Rama do lutet të ketë fatin e Gruevskit

Gjatë bisedës me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin se fundi i tij do të jetë më i keq se ai i ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski. Sipas Bashës, pushtet me dhunë nuk mund të mbahet.

“Edi Ramën e ka mundur lodhja, pushteti, zullumi dhe varfëria e  popullit, e ka mundur arroganca. Sot unë dhe PD e gjithë opozita jemi nisur për të rikthyer normalitetin politik në vend, për të rikthyer demokracinë dhe shpresën e këtij vendi.  Sot orë, pas dramës së mbrëmshme, dhunës së parë kundër opozitarëve dhe në prag të protestës kombëtare të thirrur nesër dua ti bëj një paralajmërim Ramës. Mos i kalo caqet, mos bëj të fortin. Harroje se do të mbash pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikola Gruevskit”, tha kreu i PD-së. Sipas Bashës, sot Rama kontrollon çdo pushtet.

“Kemi fatin e mirë të jemi në zemër të kontinentit dhe aleancës euro-atlantike. I vetmi mekanizëm që njeh perëndimi, votën e lirë, mund të gëzojmë edhe ne të njëjtën liri. Që pushteti të mos jetë absolut ai duhet të jetë i ndarë në 3 kolona kryesore. Të treja këto pushtet sot janë në duart e një njeriu”, u shpreh Basha.

Rama jashtë realitetit

Pas dhunës së djeshme policore mbi protestuesit, dhunimi dhe arrestimi i paligjshëm i sekretarit organizativ  të PD-së Sait Dollapi dhe  protesta e nesërme kombëtare e opozitës kanë nxjerrë në një konferencë për shtyp liderin e opozitës Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se, kryeministri Edi Rama është shumë i shkëputur nga realiteti që sheh gjithçka si film nga vila e tij.

“Kështu nuk mund të vazhdohet. Jetojmë në një vend anormal, me politikë anormale dhe me qeveri anormale. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq të shkëputur njerëzit nga qeveria dhe politikbërja? Arsyeja është filli që i bashkon krizat e bashkëathdetarëve. Është humbja e drejt peshimit që mban një shoqëri bashkë. Prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset, por sundohet. Kriza politike është fillesa e krizës kushtetuese dhe sociale që po kalon vendi”, u shpreh Basha.

Pushteti si lukuni e harbuar

Namir LAPARDHAJA

Dhuna e ushtruar ndaj Sahit Dollapit, funksionar i rëndësishëm i Partisë Demokratike dhe ish-zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, është tregues i qartë se ky pushtet jo vetëm e ka humbur arsyen, por është në grahmat e fundit të tij.

Pushteti shkelmon, dhunon, helmon, madje të rreh e të vret, sa herë që është në zgrip.

Turma e policëve të harlisur i ngjante një lukunie ujqësh të tërbuar që iu lëshua prehës së pambrojtur me egërsinë e vuvët të humbjes së arsyes sikur të ishte aty në shërbim të pushtetit e jo si shërbëtore e denjë e shtetit, i cili është pronë e të gjithëve, jo vetëm e një pale.

Ai sulm e ajo lukuni i përngjet më së miri sot pushtetit në Shqipëri, i cili guxon e dhunon njerëz e funksionar të lartë publik e politikë, ballazi të gjithëve, në sy të njerëzve dhe të objektivit të kamerave, pa u friguar.

E nëse e bëjnë një gjë të tillë kaq haptazi e pa iu dridhur qerpiku, imagjino se çfarë i bëjnë përditë, në të katër anët e Shqipërisë, në forma dhe mënyra të ndryshme, haptazi dhe fshehtazi, qytetarëve të thjeshtë, të pambrojtur dhe pa njohje publike?!

Pushteti dje rrahu, dhunoi e helmoi, por ai nesër mund të vrasë. Mund të vrasë sepse ai ka humbur arsyen dhe vepron sipas rregullave dhe filozofisë së lukunisë së urritur… Ndaj ai duhet ndalur me çdo çmim. Për të mirën e tij. Për të mirën e të gjithëve.

Thirrja e fortë e Bashës: Horrat i kanë orët e numëruara, bashkim nesër në protestë për të mposhtur juntën

Kryetari i opozitës Basha deklaroi sot gjatë protestës para Drejtorisë së policisë se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga beteja kunër juntës kriminale dhe bëri thirrje për bashkim të madh popullor në protestën e nesërme për rrëzimin e kësja junte.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i është bashkuar qytetarëve para drejtorisë së Policisë së Tiranës, që protestojnë për lirimin e të arrestuarve mbrëmjen e djeshme. Basha theksoi se junta e krimit të Edi Ramës i ka orët e numëruara.

“ Pak orë më parë e gjithë qendra e Tiranës u mbush nga doza luftarake të gazit helmues që ishte akti kriminal me të cilin, kjo juntë krimianle i përgjigjet aspiratës së shqiptarëve të bashkuar për liri dhe demokraci. Populli nuk ndalet e kanë të kot. Opozita nuk ndalet. Javë pas jave, që nga dita kur Rama e mori pushtetin me bandat e krimit është asgjësuar çdo institucion.

Në ato karrige ulen figurina që janë zgjedhur nga krimi dhe jo vota e lirë e shqiptarëve. Ata përfaqësojnë llumin e këtij vendi.
Nga Parlamenti i krimit ka dalë një qeveri e krimit. E gjithë Shqipëria është e bashkuar kundër një grupi kriminelësh. Junta e krimit i ka orët e numëruara. Maduro i Ballkanit i ka orët e numëruara.

Basha riktheu vëmendjen edhe nga helmimi i studentëve të PPE që ditën e djeshme ishin në Tiranë dhe disa prej tyre përfunduan në spital. Ai theksoi se për ta si dhe shumë të helmuar të tjerë do të mbahet përgjegjësi.

Ndërsa ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës në orën 18:30, Basha përjashtoi nga protesta ata që a ii ka quajtur pseudointelektualët”, tha Basha. Ai kritikoi nata që I quajti pseudolintelektualë duke thënë se ata nuk kanë vend në protestë, port ë hanë në uturakët e Ramës.

“ Dhunuan dje edhe të rinjtë e ardhur nga BE. I helmuan me gaz sepse ishin në krahun tonë. Për këtë përgjigjia nuk do të mungojë. Junta i ka orët e numëruara. Populli shqiptar nuk ndalet. Cdo ditë beteja do të vazhdojë e fuqishme, në cdo rrugë, cdo natë. Ju bëj thirrje të gjithve ti bashkoheni protestës.

Pseudo intelektualët nuk kanë vend në protestën tonë. Ata le të rrinë të hanë në oturakët e Edi Ramës. Kjo është një betejë jo vetëm sasiore, por edhe cilësore. Ne jemi mazhoranca e vlerave. Nesër në 18:30 të gjithë sëbashku këtu në këtë shesh për të mposhtur këtë juntë.”, tha Basha.

Mijëra qytetarë rrethojnë drejtorinë e krimit: Lironi protestuesit!

Protestues të shumtë opozitarë janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar në protestë.

Ata kërkojnë lirimin e tyre, duke pretenduar se protestuesit po bëjnë burg politik.

“Edvin, hajdut, legen”, ishin disa thirrje të protestuesve, ndërsa vazhdimisht protestojnë duke brohoritur dhe ngritur zërin. Në këtë tubim janë të pranishëm edhe ish-deputetë demokratë.

Policia e Shtetit informoi sot se ka arrestuar 50 protestues, ndërsa janë proceduar mbi 40 të tjerë. Opozita ka paralajmëruar tjetër protestë të hënën, më 13 maj.

Nëse duhet te sakrifikojmë, le ta bëjmë sot, për të mos humbur nesër takimin me historinë

Nga Alban Daci

Ne nje vend demokratik nuk mund te kete mohim opozite, apo zhdukje opozite me nje te hequr lapsi. Kushdo qe do te mendonte, tentonte apo po perdorte propaganden, per te mohuar Opoziten, nuk po bente gje tjeter veçse do te kontribuonte ne nje rruge pakthim, per çuarjen e vendit drejt nje ituate et veshtire.

Shpresa per te mohuar ekzistencen politike te PD ishte nje ugur i zi dhe nje pergjegjesi per te çuar vendin drejt nje perballje te ashper e me pasoja per rendin, demokracine dhe shoqerine. Ndoshta, per fat te keq, jemi perseri ne situaten e nje fundi te dobishem, sesa ne padobine e pafundme.

Opozita nuk e ka mohuar per asnje çast mos marrjen pjese ne zgjedhje, nuk ka pretenduar te marre pushtetin pa zgjedhje, por ka kerkuar qe, para se gjithash, te kete kushte normale per zgjedhje te lira e demokratike.

Sot, vendi eshte perballe histerise kolektive te ndikuar nga e keqja. Lotet e disa politikaneve, gazetareve, me ngjajne me lotet e qytetareve ne diten e vdekjes se diktatorit. Shume hipokrizi, frike e pak vetedije qytetare e sinqeritet.

Opozita, me prova e me fakte, ka deshmuar dhe ka nenvizuar se ne kushtet aktuale dhe me personazhet aktual nuk mund te kete zgjedhje demokratike. Reagimet e Opozites dhe lenia e mandateve prej saj nuk jane kunder demokracise, por sakrifica reale per demokracine. Listat e ndryshuara nga PS per kandidatet bashkiak deshmon, se: PD ka pasur te drejte ne pretendimet e saj dhe mjafton te marrim rastin e mos konfirmimit te Vangjush Dakos.

A mund te na jap Pozita nje pergjigje perse vendosi te mos e konfirmonte Dakon? Po ashtu, vendosja ne liste te emrave qe akuzohen per blerje votash, korrupsion e shperdorim detyre, rikonfirmoi faktin se PS nuk do te distancohet nga krimi elektoral.

Perkundrazi, PS vazhdon te deshmoje se krimin elektoral e ka si mjet te vetem, per te rimarre pushtetin dhe per ta lene ne sherbim te elementeve antidemokratik. Krimi dhe demokracia nuk mund te bashkejetojne se bashku. Nese behen bashke, demokracia ka pranuar nenshtrimin, per te legjetimuar krimin.

Sot, disa media e gazetare ne sherbim te nje pushteti, i cili ka qellim dhe eshte bere mburoje e se keqes e po ashtu edhe disa politikane te rinj qe, ne fakt, duhet te jene miq te vertetes dhe demokracise, po aludojne se Opozita po prish qetesine e qytetareve si dite e shtune qe ishte.

Por, mire, more sherbetore te nje pushteti jo legjitim, çfare mund te ndodhe me qytetaret nese nuk do te reagojme sot? Çfare e pret Shqiperine nese PD nuk merr pjese ne zgjedhje? Si mund te jete Shqiperia pa pjesemarrjen e Opozites ne zgjedhje? Ndoshta, Shqiperia do jete me keq se Venezuela e me keq se edhe Kuba.

Degjojme deklaratat e nderkombetareve, te cilet jane rritur ne vende ku te inkriminuarit, trafikantet nuk bejne politike e nuk hyjne ne Parlament! Prandaj, ata nuk mund ta kuptojne realitetin, se çfare do te thote te jetosh ne nje vend si Shqiperia.

Opozita, me te drejte, ndoshta, eshte nje kontest ndryshe nga kontekstet europiane, por vete Shqiperia eshte nje vend me nje qeveri krejtesisht jashte çdo kontestit europian. Ne Shqiperi po shkohet drejt nje situate, ku e keqja pasqyrohet si monopoli me i mire dhe alternativa e te vertetes absolute.

Pozita aktuale,duke bere tentativen e deshperuar per te krijuar nje Opozite false dhe jo reale, e coi situaten drejt konfliktit dhe perplasjes se pa shmangshme. Veprimet arbitrare, prepotente e fuqiplote te pozites e zhveshen opoziten nga çdo lloj alternative demokratike. Opozita, ne situaten e krijuar, kishte dy rruge: – Te pranonte zhdukje, sepse keshtu binte rehat pushteti – Luftoje me çdo mjet, per te shpetuar veten dhe alternativen demokratike drejt nje vendi qe po shkon drejt nje diktature demokratike.

A do te ishim dakord qe ne nje vend qe kerkon te behet pjese e BE te mos kishte opozite? A mund te konsiderohen normale zgjedhjet pa pjesemarrjen e opozites?! Ne nje situate te kesaj natyre, dikush nga pozita, per hire te demokracise, duhet te reflektoje e te gjeje arsyen per te rikthyer vullnetin dhe shpresen per bere demokraci.

Si ka mundesi qe opozita, te djathtet dhe krejt PD vlejne me pak se sa nje njeri ne pushtet? A jane te gatshem drejtuesit e PS qe, per hire te egos, te cojne vendin drejt nje grehine te pamerituar? Çdo lider ka pergjegjesi politike, qytetare e per kete arsye Rama mundet te beje nje gjest krejt normal te praktikuar ne vendet demokratike, duke dhene doreheqjen.

Gjithesecili prej nesh, para se te jete politikan, pushtetar, gazetar, servil, duhet te jete mbi te gjjtha qytetar i nje vendi, qe ka nevoje me shume se kurre per fryme e alternative demokratike. Sot, perballe nje situate, ku sistemi i drejtesise nuk ekziston, opozita perjashtohet, perbuzet dhe mohohet, atehere jane te pakta shpresat, se dite me te mira do te vijne.

Nese duhet te sakrifikojme, le ta bejme sot, per te mos humbur neser takimin me historine. Atehere, kjo sakrifice nuk eshte gje tjeter veçse nje sakrifice per demokracine.

Opozita perballe nje pozite me orientim te qarte diktatorial, si dhe me natyren e dukshme te instalimit te nje “demokracie mafioze”, nuk i ka mbetur rruge tjeter, veçse te sillet ne menyre antidemokratike, per te rigjetur nje demokraci te vrare e te lenduar thelle nga nje regjim arrogante. Çdo shqiptare duhet te sillet sot si opozitar per te kuptuar ate qe po ben Pozita sot.

Basha: Të hënën protestë kombëtare, sot ora 11.00 para Drejtorisë së Policisë

Kryetari i PD, Basha deklaron pas mbledhjes së zgjeruar me strukturat policore se betja nuk do të ndalet. Ai deklaron thirrjen e një protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18.30 ndërsa nesër ora 11.00 do të jetë një tjetër protestë përpara Drejtorisë së Policisë.

Opozita do të kthehet sërish me protestë kombëtare ditën e hënë në të njëjtin orar me sot, 18:30, që do të jetë edhe protesta e pestë kombëtare në total.

Vendimi i mor në mbledhjen urgjente që kryetari demokrat Lulzim Basha zhvilloi pas mesnatës me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike dhe aleatët e opozitës.

Ndërkohë nesër në 11:00, Forumi i lartë politik i Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës do të protestojnë te drejtoria e Policisë.
“Për të thirrur protestë kombëtare në 18:30 në përgjigje të dhunës shtazarake të Edi Ramës. I bëj thirrje qytetarëve të bashkohen nesër para drejtorisë së policisë së Tiranës, ora 11:00 për të protestuar për lirimin e të arrestuarve.

E sotmja e ndau Shqipërinë me thikë. Askush të mos ,mungojë të hënën në orën 18:30 ti japim grusht vendimtar klikës kriminale dhe nesër në 11:00 qytetarët e Tiranës të bashkohen para drejtorisë së Policisë”, tha Basha.

Pasi komunikoi vendimin Basha dhe eksponentët e tjerë politik të PD-së dhe partive të tjera opozitare u nisën drejt Spitalit Ushtarak ku po trajtohet Sekretari Organizativ i PD-së, Sait Dollapi.

Rreth pesë orë protestë këtë të shtunë të 11 majit u shoqëruan me tensione, akte dhune e përplasje me policinë, fillimisht para godinës së qeverisë, më pas para parlamentit dhe në fund para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Raportohet se janë mbi 100 të shoqëruar nga policia, ndërsa ka pasur të lënduar në radhët e protestuesve dhe policisë.