21.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Zëri i Amerikës: Sekretari i PD i pambrojtur, u sulmua nga një skuadër policie…

Zëri i Amerikës, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Në reagimin e saj Zëri i Amerikës shkruan se një skuadër policie e armatosur rëndë, ka sulmuar dhe dhunuar Sahit Dollapin.

Reagimi i Zërit të Amerikës

Një skuadër e shtuar policore, e armatosur dhe pajisur rëndë, arrestoi sonte në sheshin para parlamentit sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, edhe pasi u identifikua si politikan, duke hequr maskën anti-gaz nga fytyra, i veshur civil dhe i pambrojtur me vetëm një celular në dorë. Forca të shumta policore janë vendosur përpara institucioneve kryesore, kryeministri dhe parlament, gjatë protestës së opozitës.

Bardhi: Sahit Dollapi është rrëmbyer, qytetarët nuk largohen nga Drejtoria e Policisë pa u liruar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi u shpreh për mediat se, Sahit Dollapi është rrëmbyer nga policia. Ai tha se, qytetarët nuk do të largohen nga Drejtoria e Policisë derisa të lirohet Sahit Dollapi.

Edhe pse po arrin mesnata protestuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike duket se nuk kanë ndërmend të largohen nga Drejtoria e Policisë deri në lirimin e Sahit Dollapit, sekretarit organizativ të PD, i cili u dhunua nga efektivët e forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe më pas u shoqërua.

“Nuk ka rëndësi se sa do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, rëndësi ka që me urdhër politik janë dhunuar qytetarë dhe protestues, sekretari organizativ i PD. Ata do të marrin përgjigjen e merituar.

Ne kemi bërë protestë paqësore, policia është kthyer në organizatë kriminale. Ka rrëmbyer sekretarin organizativ të PD, gjatë protestës ai ka mbrojtur policinë. Ai është pika e kontaktit mes protestuesve dhe policisë dhe duhet të bashkëpunonte me të, por në vend që të bashkëpuninin me të e kanë dhunuar”, është shprehur për mediat Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

Policët me maska terror ndaj qytetarëve tek Drejtoria e Policisë!

Policia e Shtetit ka nisur dhunën barbare ndaj qytetarëve, të cilët ndodhen para drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Efektivë të FNSH kanë sulmuar me shkopinj gome protestues paqësorë, ndërsa më parë ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Në këtë moment ndërhyn ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila përplaset edhe fizikisht me policët.

“S’i nuk u vjen turp”-thotë Vokshi. Më pas, policët largohen nga skena.

Video e mëposhtme tregon një nga momentet e dhunës policore.

Tmerr! Rama-Lleshi mbushin me gaz helmues gjithë Tiranën, banorët e pallateve mbyten nga gazi

Sasitë masive të gazit lotësjellës të lëshuar nga policia përballë drejtorisë së Tiranës kanë qenë në atë masë sa kanë mbytur me mungesë frymëmarrjeje dhe djegje sysh edhe banorët e pallateve aty pranë.

“Megjithëse kemi mbyllur grilat dhe dritaret kemi lotim dhe djegje të forta në fyt. Gjendja po bëhet e padurueshme sidomos për femijët”, deklaroi njëri nga banorët.

Edhe të tjerë konfirmuan gjendjen emergjnte që po krijohe nga shfazimi i policisë.

Presidenti Meta thirrje Ramës e Lleshit: Lironi Sahit Dollapin, çojeni urgjent në spital

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit, të lirojnë menjëherë Sekretarin Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Në reagimin e tij meta thekson se Sahit Dollapi duhet dërguar në spital për dëmtimet që i janë shkaktuar nga dhuna policore dhe jo të mbahet në burg.

Dhuna ndaj Sekretarit të PD, reagimi i fortë i Berishës: Shpagim personalisht ndaj Ramës!

Pas dhunës dhe arrestimit të paligjshëm të Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi, vjen edhe reagimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha i quan policët kafshë që vërsulen shtazërisht mbi Dollapin.

Ish-Kryeministri shkon më tej teksa thotë se, vetë kryeministri Edi Rama do të paguajë për këtë akt.

“Kafshët që vërsulen shtazërisht mbi Sekretarin Organizativ të PD, Sait Dollapi! Shpagim, shpagim personalisht ndaj Edvin Krimit”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Studentja norvegjeze në gjende të rëndë nga gazi helmues i Llesh kimikut

Dhunës policore dhe përdorimit pa kriter të gazit lotsjellës dhe helmues nuk i kanë shpëtuar edhe të rinjtë evropianë që ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit të European Democratic Students.

E reja norvegjeze, sekretarja e përgjithshme e EDS, Sara Jurik, ndodhet në gjende të rëndë në spital pas sulmit me gaz që policia u bëri protestuesve.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili e quan kriminal aktin e policisë.

Postimi i Berishës

E reja norvegjeze, sekretarja e pergjithshme e EDS, Sara Jurik ne gjendje te rende ne spital nga helmimi me lendet toksike te hedhura kunder protestuesve paqesore nga Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku! Krim. sb

Surrati i Lleshit shndërrohet në atë të Ruçit…

Genc Sejko, ose i njohur ndryshe dhe si ‘njeriu i memeve’ ka bërë një tjetër goditje mbrëmjen e sotme.

Duke u nisur nga dhuna e policisë ndaj protestuesve, por dhe nga deklarata dhe kërcënimet e bëra nga Gramoz Ruçi ndaj Lulzim Bashës, Sejko ka bërë një tjetër meme.

Siç shihet edhe në foto, Sandër Lleshi mbrëmjen e sotme ka marrë fytyrën e Gramoz Ruçit, pasi dhuna e policisë ndaj qytetarëve, është e njëjta dhunë që protestuesit përjetuan në vitet 90-të kur në Ministrinë e Brendshme ishte Ruçi.

Tym dhe flakë tek Drejtoria e Policisë, FNSH rrethon godinën e policisë …

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar Drejtorinë e Policisë së Tiranës, atje ku janë mbledhur me mijëra mbështetës të opozitës, që kërkojnë lirimin e Sekretarit Organizativ, Sahit Dollapi.

Zyrtari i PD-së u dhunua dhe u ndalua para Kuvendit, ndërsa policia sulmoi fizikisht një grup protestuesish.

Deri më tani janë hedhur disa kapsolla në drejtim të godinës së policisë, ndërsa krahas efektivëve të repartit Shqiponja janë dislokuar edhe trupat e FNSH-së.

Ky është polici që urdhëroi dhunën shtazarake ndaj Sekretarit të PD

Është zbuluar identiteti i policit që urdhëroi arrestimin e Sait Dollapit, Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, pak më parë para parlamentit. Ai është është Arben Baro dhe është nga Tepelena. Baro është drejtuesi i FNSH-së.

Është ky polici i cili fillimisht e kapi për krahu Dollapin dhe më pas urdhëroi arrestimin dhe dhunimin e tij, në pamjet shokuese që po bëjnë xhiron e mediave.

Ndërkohë që Dollapi aktualisht mbahet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.