19.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Betejë me bandën kriminale tek Drejtoria e Policisë

Pas arrestimit të Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, kreu  PD, Basha u ka bërë thirrje protestuesve që të nisen dret Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po mbahet i ndaluar Sahit Dollapi.

‘Sahit Dollapi gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektivët e policisë, por me urdhër të Ramës dhe Lleshajt është dhunuar në mënyrën më të dhunshme. Në emër të opozitës i bëj thirrje që ta lirojnë një orë e më parë, ndërkohë që i bëj thirrje të gjithëve të nisemi drejt policisë së Tiranës’, u shpreh Basha.

Mijëra protestues kanë mbërritur tek Drejtoria e policisë duke e rrethuar atë. Protestuesit hedhin parrulla kundër Ramës dhe Lleshit.

Siç shihet edhe në foto, ka fishekzjarrë dhe tymuese edhe para drejtorisë së Policisë.

Basha ultimatum Ramës: Liro një orë e më parë Sahit Dollapin! Protestuesit rrethojnë Drejtorinë e Policisë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës që të lirojnë menjëherë Sekretarin Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Basha gjithashtu ju ka bërë thirrje protestuesve që të nisen dret Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po mbahet i ndaluar Sahit Dollapi.

‘Sahit Dollapi gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektivët e policisë, por me urdhër të Ramës dhe Lleshajt është dhunuar në mënyrën më të dhunshme. Në emër të opozitës i bëj thirrje që ta lirojnë një orë e më parë, ndërkohë që i bëj thirrje të gjithëve të nisemi drejt policisë së Tiranës’, u shpreh Basha.

Qytetarët ngrenë barrikada në rrugët e Tiranës kundër bandës në polici

Qytetarët po ngrenë barrikada neë rrugët e Tiranës kundër bandës në polici. Policët me maska dhunuan barbarisht dhe tërhoqën zvvarrë sekretarin Organizativ të PD dhe disa protesdtues të tjerë që po protestonin paqësisht para Kuvendit.

Policia hodhi gaz helmues gjatë gjithë kohës së protestës para Kuyvendit duke asfiksuar dhjetëra protestues mes tyre edhe gra e fëmijë.

Bandat në polici dhunojnë barbarisht dhe arrestojnë Sekretarin Organizativ të PD

Policë me maska dhnuan barbarisht sekretarin organizativ të PD, Sahit Dollapi dhe e tërrheqin zvarrë.

Më pas banditët në policia e kanë future në furgon sekretarin organizativ të PD dhe e jkanë dërguar në rajon. Policët me maska kanë ushtruar dhunë ndaj tij edhe në furgonin e policisë.

Forcat speciale e kanë tërhequr zvarrë sekretarin e PD dhe e kanë marrë në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Policët me maska kanë shtyrë dhe ish-deputeten Albana Vokshi.

Sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi ka qënë gjatë gjithë kohës në krye të protestës duke u bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë, nuk ka kryer asgjë të kundraligjshme.

Protestuesi në gjendje të rëndë nga gazi helmues, ambulanca vjen 25 minuta me vonesë

Një protestues ka mbetur i shtrirë për afro 20 minuta pa ndjenja në protestën që po zhvillohet në këto momente përpara parlamentit, pa iu dhënë ndihma e parë.

Sikundër raportohet ambulanca është vonuar për më shumë se 20 minuta ndërsa gjendja e tij ka qenë tejet e rëndur.

Qytetari thuhet se ka mbetur i asfiksuar nga hedhja e gazit lotsjellës. Po kështu nga gazi helmues kanë mbetur të asfiksuar edhe fëmijë.

Ndërkohë që nuk është parë e njëjta situatë për policët e lënduar të cilëve u ka ardhur në kohë të shpejtë ndihma e parë.

Albanian opposition demands fresh polls in anti-govt rally

Washington Post

Albanian opposition parties on Saturday held a protest in Tirana, calling for the left-wing government to resign and for an early parliamentary election.

Thousands of supporters of the center-right opposition gathered in front of the main government building at Tirana’s main Martyrs of the Nation Boulevard, holding anti-government posters.

They threw flares, firecrackers, Molotov cocktails and other projectiles. Police used tear gas when a group of protesters broke the police cordon and headed for the building’s entrance. President Ilir Meta called on protesters “to avoid acts of violence and confrontation.”

Interior Minister Sander Lleshaj wrote on Twitter that “democracy is not built with Molotovs, which aim at destroying Albania. But that is impossible!” The opposition accuses Prime Minister Edi Rama’s Cabinet of being corrupt and linked to organized crime, which the government denies.

Opposition Democrats’ leader Lulzim Basha called on his supporters to continue the protest until Rama resigns and a transitional cabinet is formed to take the country to an early election.

“We are determined there will be … no election with Edi Rama,” Basha said. Opposition lawmakers relinquished their seats in parliament in protest, though many have now been filled by other opposition candidates. The governing Socialists have 74 seats in the 140-seat parliament.

In June, Albania expects an answer from the European Union on whether full membership negotiations will be launched, and also holds municipal elections.
The protest is the fourth national demonstration since mid-February. Regular, smaller ones are held weekly across the country.

Washington Post nga Tirana: Kërkohet largimi i qeverisë me bomba molotov

Mediat më të njohura ndërkombëtare ndërkohë po raportojnë në kohë reale protestën e opozitës. Washington Post shkruan me titullin “Opozita shqiptar tubim kundra qeveritar: Shkruan se: ‘Partitë shqiptare të opozitës po mbajnë një protestë në Tiranë, duke bërë thirrje që qeveria të japë dorëheqjen si edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mijëra përkrahës të opozitës së qendrës së djathtë janë mbledhur nga e gjithë vendi para ndërtesës qeveritare, duke mbajtur protesta anti-qeveritare. Ata hodhën fishekzjarre si edhe kokteje molotove”

Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.’
Ndërkohë që të njëjtin raportim mbi protestën bën edhe CityNeës dhe Montrealegazzete.com. të cilat shkruajnë më tej se opozita ka djeguar mandatet që në muajin shkurt dhe kërkon zgjedhje të reja të parakohshme dhe nje qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër

Zëri i Amerikës për protestën: Bomba Molotov kundër Kryeministrisë

Në Tiranë ka nisur me tensione protesta e opozitës përpara selisë së Qeverisë, e 12-ta në radhë që nga 16 Shkurti kur Partia Demokratike, Lëvizja socialiste për Integrim dhe aleatët e së djathtës u larguan nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të tyre.

Tymuese dhe qeska me bojë nisën të hidheshin drejt dritareve te ndërtesës që në momentet e para.Ato u pasuan nga shishe të shumta Molotov, jo vetëm drejt portës qendrore të Kryeministrisë por dhe drejt godinës përballë të Parlamentit.

Mësohet se afër 1500 forca të policisë janë angazhuar për manifestimin e sotëm. E gjithë zona rreth godinës së Kryeministrisë është e rrethuar me një gardh metalik sikurse dhe rrugët anësore që të çojnë drejt saj.

Një grup manifestuesish arritën të çajnë gardhin e policisë përballë hyrjes kryesore, ndërkohë që dret saj nuk rreshtnin hedhjet e shisheve Molotov. Policia ju drejtua me thirje të njëpasnjëshme që të largohen dhe më pas përdori gazin lotsjellës. Zoti Basha i cili në ato momento po mbante fjalën e tij, e ndërpreu atë për disa minuta derisa situate u qetësua përkohësisht.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi përmes një statusi në Tëitter. “Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan zoti Lleshaj.

Për situatën e krijuar ndërhyri dhe presidenti Ilir Meta. “Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkruan kreu i Shtetit.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të garantojë organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre. “12 javë pas nisjes së kësaj beteje jua them me gojën plot se gjysma e punës është kryer:

Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjysma tjetër e punës do kryer akoma”, deklaroi dje gjatë një takimi me mbështetësit e partisë së tij kryetari demokrat Lulzim Basha, i cili i ka paraprirë protestës së sotme me një tur në shumë qytete të vendit.

Nga ana e saj shumica ka përsëritur se “zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 Qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre”, ripërsëriti pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama.

Kapet një nga spiunët e Ramës në protestë, ja si e pëson…

Protestuesit kanë zbuluar spiunin e Ramës në protestën e sotme, dhe i kanë dhënë një mësim.

Siç shihet edhe në video, spiuni është infiltruar mes protestuesve dhe ka tentuar të agravojë situatën, por është pikasur nga qytetarët, të cilët e kanë përzënë menjëherë nga radhët e tyre.

Mediat botërore, jehonë protestës së opozitës në Tiranë

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së opozitës sot në mbrëmje në Tiranë.

Media si Associated Press, AFP, Daily Mail dhe të tjera pasqyrojnë pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në protestë, si dhe incidentet me policinë.

Pothuaj të gjithë agjencitë dhe gazetat kombëtar italiane, ANSA, Messaggero, Corriere Della Sera, Republica etj, kanë pasqyruar zhvillimet në Tiranë.