27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Kryepushti reagon nga vrima e miut ku fshihet përmes er-tv, i quan protestuesit horra

Kryepushti që nuk dihet se në cilën vrimë ëhstë futur ka reaguar përmes kanalit të tij zyrtar televizin Ertv duke i ofenduar protestueist dhe duke i quajtur horra.

Ai kërcënon se do ti burgosë ata që i kanë vënë flakën zyrës së tij në Kryeministri. Kemi të bëjmë me një provokim që mund të sjellë një radikalizm akoma dhe më të madh të protestuesve.

Ndërsa revolta vazhdon para Kryeministrisë, rama nuk dihet se ku po fshihet, megjithatë ai i ka ndërsyer protetsuesve një television fantazmë të cilin e drejton ev-të nën shembull e diktatorëve.

Fotot e protestës madhështore para Kryeministrisë!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, pas përfundimit të fjalës para mijëra e mijëra protestuesve, bëri thirrje që së bashku, krah më krah e sup, më sup të qëndrojnë në shesh.

Pas sekonda pasi ai përfundoi fjalën, mijëra qytetarë kanë ndezur telefonat duke ndriçuar të gjithë bulevardin.

Llesh kimiku, pasi hodhi gaz helmues mbi protestuesit, bën thirrje për…

Edhe në protestën e sotme, policia ka hedhur gaz helmues mbi qytetarët. Menjëherë pas kësaj situate ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili ju ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë.

Ndërkohë që kreu i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar se qytetarët nuk protestojnë kundër policëve të thjeshtë, por kundër kriminelëve në qeveri.

“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”,shkruan Lleshaj.

Pas hedhjes së gazit helmues, protestuesit kanë nisur përplasjen me policinë dhe i kanë vënë flakën kryeministrisë dhe kanë ngjyrosur muret e kryeministrisë me bojë të zezë.

Kur populli ngrihet fundërrinat bien, Basha: Liri a vdekje!

Një revoltë e madhe kombëtare ka sjellë djegien e zyrave në Kryeministri dhe ato të selisë qëndrore të parlamentit. Mijërat e protetsuesve të revoltur nuk janë nalur, por janë përballur me forcat e policisë në tentativën për të njollosur Kryeministrinë.

Me bomba molotov i kanë vendosur flakën zyrave ndërsa beteja vazhdon nga moment në moment. Eshtë tashmë e qartë se kur populli ngrihet, fundërrinat bien. Revolta është e madhe dhe masa e madhe e protestuesve është e vendosur për të mos u tërhequr për asnjë moment.

Kryetari i PD Basha prej më shumë se 45 minutash po mban një fjalim motivues për protestën duke deklaruar se kjo është një betejë për jetë a vdekje për demokracinë.

Teksa situata para kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, kryetari i PD-së Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos largohen, të jenë të bashkuar dhe të mos i tremben gazit lotjsellës të policisë.

“Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra. Protesta vazhdon e do të vazhdojë. Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit ti përdorësh ato për të helmuar protestuesit.

Prandaj si garancia e vetme për kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një mision, me një qëllim, “E duam Shqipërinë sie gjithë Evropa”, deklaroi lideri i opozitës.

Ai u shpreh se nuk do të cënojnë efektivët, dhe qëllimi i protestës është për t’i dhënë mesazh të qartë kryeministrit Rama, që qytetarër nuk do të ndalen.

“Asnjë prej nesh këtu nuk ka ardhur të lëndojë e të prekë asnjë prej vëllezërve dhe motrave tona me uniformë. Qëllimi ynë këtu është të dërgojmë një mesazh të prerë dhe final kryehajdutit, kryebanditit në krye të qeverisë s ëpaligjshme, EdiRamës dhe skotës së tij të hajdutëve.

Dhe mesazhi ynë për të është Ndaj le të vazhdojmë miqtë e mi qëndresën tonë, misionin tonë, protestën tonë, sepse misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë.këtë betejë ne nuk e bëjmë për pushtet, këtë betejë ne nuk e bëjmë për parti, këtë betejë ne nuk e bëjmë për karrige, këtë betejë nuk e bëjmë për mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra nga krimi dhe paratë e drogës, por ne ua kthyem qytetarëve”, u shpreh Basha.

Basha: Armata e lirisë është në këmbë

Kreu demokrat Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të pranishëm në protestën e opozitës, të cilin e ka cilësuar si kuvendin e shqiptarisë.

Ky është referendumi më i madh i shqiptarëve, tha Basha, duke shtuar se jemi mbledhur këtu për të mos pranuar më Shqipërinë e krimit, korrupsionit, oligarkisë. “Jemi mbledhur me një kushtrim për të mos lejuar më kurrë Shqipërinë e krimit, korrupsionit, hajdutërisë, dhe për të kërkuar Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.

Në vijim ai shtoi se shqiptarët kanë 30 vite që kërkojnë të bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa, por krimi i lidhur me qeverinë ka asgjesuar votën tuaj. “Edi Rama është kryeministri më i paaftë, më i korruptuar, më gënjeshtar dhe më i inkriminuar që ka pasur Shqipëria.

Loja me fatet e popullit ka marrë fund, ka vetëm një rrugë, të çlirojmë Shqipërinë nga zgjedhjet e krimit. Nuk ka Europë pa ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin, të kapur duke vjedhur zgjedhjet”, tha Basha.

Sipas tij, Europa e Bashkuar i çon në burg politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar. “Qytetarët i burgosin, i dhunojnë, i hedhin gaz, por prokuroria dhe drejtësia e kapur nuk prekin kriminelët, sepse ato i urdhëron një njeri, Edi Rama”, tha Basha.

“Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbldhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për shqipërinë si ngjithë europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë. Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë.

Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe. Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi. Le ta dëgjojnë misionin tonë, anembanë e duam shqipërinë si gjithë europa. Brohoritje e protesteuesve.
Sot na nderojnë me praninë e tyre në këtë protestë madheshtore anëtarët e organizatës studentorë te PPE dhe përfaqësues të partive simotra nga të gjithë vendet e Europës. Zgjedhjet europiane, triumfi i idealit të europës është sot”, tha Basha.

Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mission, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa. Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik

Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbldhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për shqipërinë si ngjithë europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë.

Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë. Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe. Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi.

Streha e krimit në Kryeministri në flakë

Streha e krimit në qeveri ëhstë në flakë. Protestuesit kanë hedhur në drejtim të zyrës së padronit të krimit që drejton qeverinë flakadanë që kanë ndezur hyrjen e Kryeministrisë dhe atë të parlamentit.

Qytetarët janë të revoltuar me një bandë që qeveris vendin jashtë të gjitha standardeve demokratike dhe e ka kthyer vend në një çiflig krimi.

Qindramijëra qytetarë janë mbledhur në një protestë kombëtare për të larguar nga qeveria Ramën. Uragani qytetar ka mbërritur nga i gjithë vendi dhe bulevardi Dëshmorët e Kombit është i tejmbushur nga numri i madh i protestuesve.

Protetsuesit po heqin pengesat dhe po përballen me policinë. Protetsuesit i kanë vënë flakën dyerve të Kryeministrisë.

Protestuesit i venë flakën Kryeministrisë dhe Parlamentit

Qindramijëra qytetarë janë mbledhur në një protestë kombëtare për të larguar nga qeveria Ramën.

Uragani qytetar ka mbërritur nga i gjithë vendi dhe bulevardi Dëshmorët e Kombit është i tejmbushur nga numri i madh i protestuesve.

Protetsuesit po heqin pengesat dhe po përballen me policinë. Protetsuesit i kanë vënë flakën dyerve të Kryeministrisë.

Me qindra mijëra qytetarë ndodhen në këto momente përballë Kryeministrisë, ku i janë bashkuar thirrjes së opozitës së bashkuar për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Në këtë momente protestuesit kanë nisur përplasjen me policinë dhe i kanë vënë flakën kryeministrisë dhe kanë ngjyrosur muret e kryeministrisë me bojë të zezë

Zëri i Amerikës transmeton direkt protestën e opozitës në Tiranë

Opozita ka nisur protestën e 4 kombëtare në Tiranë me kërkesën për largimin e Edi Ramës nga post ii Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Protesta e opozitës po transmetohet direkt në faqen e Zërit të Amerikës në rrjetin social.

Pothuajse të gjitha protestat e opozitës janë pasqyruar nga mediat ndërkombëtare, duke treguar interesin e tyre për zhvillimet në Tiranë.

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë.

Nuk dihet se çfarë skenari do të përdorë sot opozita, ndërkohë që policia veç godinës së kryeministrisë ka rrethuar edhe atë të parlamentit.

Basha me qindra studentë nga vendet e BE niset nga selia e PD për t’u bashkuar me protestuesit

Lideri i opozitës, Basha i shoqëruar nga qindra studentë nga vendet e BE niset nga selia e PD për t’u bashkuar me protestuesit në Bulevard.

“Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë që kemi përballë do të shembet nga themelet. #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Basha në një postim në Facebook.

E vërteta e një fundërrine me emrin Bamir Topi, sipas një ish deputeti socialist

Taulant Dedja, ish-deputet i PS-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me historitë e trreguara në librin e publikuar së fundit nga Bamir Topi. Ky i fundit ka zgjedhur të promovojë librin në ditë të tensionuara politike, ndërsa ka treguar dhe rasportet e tensionuara me Berishën.

Mirëpo Dedja thotë se se Topi duhet t’i mbetet mirënjohës Sali Berishës, pasi pa mbështetjen e tij nuk do të mund të bëhej kurrë president. Ai tregon se Rama i ka shkuar me lule në zyrë Topit, dhe nuk është aspak e vërtetë se mes tyre ka pasur debate.

“Të paktën atë çfarë ndodhi nga fillimi i 2007 e deri ditën që ai u bë president, ai vetë e di shumë mirë, që unë e njoh në shumë detaje. Ndërsa Edi Rama bashkinë që rimori më 2007 në radhë të parë e ka “dhuratë” nga Topi dhe PD e asaj kohe…dhe kur Topi u zgjodh president, Rama i shkoi me lule në zyrë…

Thjesht i kujtoj sot Z. Topi një telefonatë që më bëri rreth mesnatës, dy ditë para se të zgjidhej president dhe bisedën mes meje, Bamirit dhe Berishës pasi ishin takuar me Nanon.

Në këndvështrimin tim dhe analizën time, ai duhet t’i mbetet mirënjohës Sali Berishës sepse pa mbështetjen e tij nuk do t’ishte bërë kurrë president. Në radhë të dytë duhet ta falenderojë Ramën për mbështetjen “pas kuintave”, shkruan Dedja.

Postimi i Taulant Dedja
Një e shtënë e vetmuar Topi në mes të krizës politike. Lexova në disa media që ish-presidenti Topi paska promovuar një libër dje. Nuk e di pse e paska zgjedhur pikërisht tani promovimin. Lexova gjithashtu një pjesë të fjalimit të tij dhe pashë disa foto e komente ku dominonte hipokrizia.

Duke mos e patur ende në dorë librin, pyes veten vallë a e ka treguar me vërtetësi historinë se si u zgjodh president Z. Topi? Do isha shumë kurioz të lexoja çfarë ka shkruar sepse më duket qesharake ajo që thotë se “Edi Rama e paska luftuar fort në 2007”.

Unë do thoja të kundërtën sot.Të paktën atë çfarë ndodhi nga fillimi i 2007 e deri ditën që ai u bë president, ai vetë e di shumë mirë, që unë e njoh në shumë detaje. Ndërsa Edi Rama bashkinë që rimori më 2007 në radhë të parë e ka “dhuratë” nga Topi dhe PD e asaj kohe…dhe kur Topi u zgjodh president, Rama i shkoi me lule në zyrë…

Thjesht i kujtoj sot Z. Topi një telefonatë që më bëri rreth mesnatës, dy ditë para se të zgjidhej president dhe bisedën mes meje, Bamirit dhe Berishës pasi ishin takuar me Nanon.

Në këndvështrimin tim dhe analizën time, ai duhet t’i mbetet mirënjohës Sali Berishës sepse pa mbështetjen e tij nuk do t’ishte bërë kurrë president. Në radhë të dytë duhet ta falenderojë Ramën për mbështetjen “pas kuintave”.

Ndërsa Berisha nuk kam dyshim që i është mirënjohës Nanos për ndihmën që i dha për të kapërcyer një krizë që mund të çonte në zgjedhje të parakohshme, pikërisht në periudhën që i paraprinte në atë kohë hyrjes në NATO dhe shpalljes së Kosovës shtet i pavarur.

Unë personalisht votova Topin sepse mbështeta veprimin politik të Nanos.
Nga sa pashë prej fotove të promovimit, Z. Topi do ishte më i besueshëm me këtë libër nëse do kish dalë në fotografi gjatë prezantimit me Aleksandër Biberajn e Gazmend Oketën apo me Fatmir Xhaferin dhe Edmond Zajen…

Këta emra ai i njeh mirë por tani nuk i duhen më sepse është bërë “patericë” e Edi Ramës për fat të keq, për një copë vend në parlament si Kujtim Gjuzi…